DISA ASPEKTE TĖ LUFTĖS PĖR ALFABETIN SHQIP NĖ STAMBOLL

 

Hasan Kaleshi

 

E pashė tė nevojshme qė kėtė kumtesė ta filloj me fjalėt e dy iluministėve tė mėdhenj shqiptarė, dy sajuesve tė dy alfabeteve tė para shqipe, dy mendimtarėve, tė cilėt problemin e pėrhapjes sė arsimit dhe tė diturisė e ngritėn nė nivelin e problemeve kyēe tė ēlirimit dhe emancipimit tė popullit shqiptar – me fjalėt e Naum Veqilharxhit dhe tė Sami Frashėrit. Naum Veqilharxhi nė “Enqiklikėn pėr tėrė tė pasurit tė mėsuarit shqiptarė ortodoksė”, mė 1836 thotė: “...Sa kombe qė kanė mbetur ndėr padije u ngjasin robėvet duke punuar nga dita pėr fatbardhėsin’ e qytetėruarve e tė fuqishmėve, tė cilėt vetėm atėherė kanė pėr tė dalė nga gjendja e bagėtishme ku ndodhen , kur tė nisin tė lėrojnė gjuhėn e tyre kombėtare. Po kjo nuk fitohet ndryshe veēse me shkronja tė veēanta kombėtare qė janė filluar para meje. Po me tė pėrzjerit e tė huajvet edhe me dinakėritė e disa njerėzve tė nakartė mbetnė tė gjitha pa marrė fund”[1].

Ēėshtjen e alfabetit e shtron nė njė mėnyrė edhe mė tė ashpėr Sami Frashėri, sipas tė cilit problemi i shkrimit dhe i kėndimit, pra, problemi i alfabetit ėshtė i lidhur me fatin e ekzistimit tė popullit shqiptar si komb. Nė vitin 1879 nė librin “Alfabetarja e gjuhėsisė shqip”, Samiu shkruan: “Ėshtė pėr t’u ēuditur qysh ka rrojtur gjer mė sot komb’ i shqiptarėvet, duk mos me shkruar’ e duk mos me kėnduarė gjuhėn’ e re, kur janė humburė kaqė kombe, qė shkruanin’ e kėndonin’ gjuhėn’ e tyre si syrjanėtė, kaldenjasitė, llatinėt e tė tjerė”[2].

S’ka dyshim se shumica e kongresistėve tė Manastirit kanė qenė thuajse tė tė njėjtit qėndrim me kėta dy paraardhės tė tyre tė mėdhenj, kanė qenė tė vetėdijshėm se nė ato ditė po ia vėnin gurin e themelit jo vetėm alfabetit tė pėrbashkėt shqip, por edhe kulturės sė pėrbashkėt shqipe, zhvillimit tė tė gjuhės dhe tė shkrimeve shqipe, aq divergjente e aq tė pėrēara gjer nė atė kohė.

Mirėpo, zhvillimi i ngjarjeve tė mėvonshme argumenton se nuk ishin vetėm kongresistėt tė vetėdijshėm pėr rėndėsinė e vendimeve qė ishin marrė pėr historinė e mėtejshme kulturore dhe politike tė popullit shqiptar, por gjithashtu tė vetėdijshėm ishin edhe tė gjithė ata tė cilėve u pengonte emancipimi i popullit tonė – qarqet sunduese tė shteteve fqinj, qeveria xhonturke, e sidomos qarqet klerikale tė larta katolike, ortodokse e muslimane. Kjo ėshtė drejt e kuptueshme sepse bashkė me luftėn pėr alfabet, bėhet edhe lufta pėr pavarėsi. Lufta pėr alfabet ishte pėr shkollat laike, e si pasojė logjike e kėsaj do tė ishte tė shkuputurit shpirtėror e mendor nga zinxhirėt e ideologjisė kishtare. Pikėrishte njė muaj para kongresit, organi i jezuitėve tė Shkodrės “Elēija e zemrės sė Jezu Krishtit” i sulmoi librat dhe gazetat e reja shqipe, duke i quajtur “nji mjet fort i keq nė duert e tė pazotėve, tė atyne qė kanė ngritur luftėn kundėr kishės, qė prishin zemrėn dhe mendjen e njeriut”[3], “Shkollat janė laicizue fare dhe prej tyne janė largue priftėrit”[4], se shkolla asht si nji pyell me bisha t’egra, se “shkollat, nė mos qofshin tė shejta, janė shpellat e djallit”[5] etj.

Njė luftė shumė mė tė ashpėr, mė tė organizuar, mė tė tmerrshme sepse kėrcėnohej edhe rreziku i shkombėtarizimit, qė nė tė vėrtetė ishte ushtruar shekuj me radhė – vinte nga kleri ortodoks, i cili e kishte pėrkrahjen e dy qendrave tė forta: tė Athinės, tė cilėn e udhėhiqte “megalli ideja” – ideja e Greqisė sė madhe dhe Patrikana e Stambollit, e cila shekuj me radhė e ka ndjekur njė fushatė helenizimi ndaj tė gjithė popujve ortodoksė tė Ballkanit. Me plot rė drejtė njė gazetė shqipe nė vitin 1911 pat shkruar se “Krahas me agjentėt e fshehtė, kleri i kishės greke, haptazi me anė tė fjalės sė ungjillit dhe tė kryqit tė shenjtė pregatit nė Shqipėri idejėn e mallkuar tė panhelenizmės”[6]. Pėr ta kompletuar idenė se kleri ortodoks nuk i zgjidhte mjetet pėr ta luftuar ēdo ide e ēdo veprimtari kulturore tė shqiptarėve, mjafton ta pėrmendim vrasjen dhe helmimin e patriotėve mė tė shquar shqiptarė: Helmimin e Naum Veqilharxhit mė 1866, vrasjen e Pandeli Sotirit mė 1891, vrasjen e Papa Kristo Negovanit mė 1906, tė Petro Nino Luarasit mė 1911. Njė varg tė dhėnash provojnė se kisha greke me tė gjitha mjetet ngrihet kundėr ithtarėve tė alfabetit duke i ekskomunikuar nga kisha.

Njė politikė e kėtillė e Patrikanės i ka rėnė nė sy edhe korrespondentit tė Tajms – it tė Londrės nė Stamboll, i cili i kushton asaj njė artikull, tė cilin e riboton gazeta e Stambollit “Tasvir – i Efkar” mė 3 dhjetor 1909, ku thuhet se prej tre muajsh nė Shqipėrinė e Jugut janė acaruar marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe grekėve. Pėrgjegjės kryesor pėr kėtė ėshtė rruga qė ndjek Patrikana greke. Kur u shpall kushtetuta, shqiptarėt u bashkuan me xhonturqit pėr shkak se morėn premtime se do t’u jepet ndihmė nga ana e pushtetit qė nė shkollat private tė pėrdoret gjuha shqipe. Mirėpo, tė gjitha pėrpjekjet e patriotėve shqiptarė, tė cilėt u takojnė familjeve intelektuale dhe toskėve muslimanė, pėrpjekje tė drejtuara kah zgjimi i patriotėve tė vet kah pėrhapja e arsimit dhe letėrsisė, janė penguar nė mėnyrė mė tė ashpėr nga ana e patrikut tė Stambollit. Ēdo lėvizje qė ka pasur pėr qėllim civilizimin e shqiptarėve, organizimin e njė jete qytetare, ēdo kėrkesė pėr pėrmirėsimin e administratės shtetėrore apo tė zgjimit tė ndjenjave kombėtare, Patrikana e ka shikuar si njė rrezik tė madh. Edhe nė shkollat e pakta shqipe, shumica e nxėnėsve dhe e mėsuesve kanė qenė ortodoksė. Ata qė nuk janė grekė prej tri brezash, pėr t’i greqizuar ka bėrė njė shtypje si nje makinė shtrydhėse. Me anė tė intrigave, me ndihmėn e organeve qėndrore turke, deportohen dhe burgosen shqiptarėt muslimanė dhe krishterė. Kėshtu, nė mbarim tė vitit 1908, dy dhespotėt (sulltani dhe patriku) ia arrijnė t’i mbyllin shkollat shqipe. Mbeti vetėm shkolla shqipe e Shkodrės, edhe kjo nė sajė tė vendosmėrisė dhe kurajos sė njė mėsueseje dhe tė intervenimeve tė tė shoqatės misionare amerikane. Nė vazhdim flitet edhe mbi pėrpjeket e shqiptarėve ortodoksė e muslimanė pėr ta themeluar kishėn autoqefale shqiptare, mirėpo Patrikana e kundėrshton kėtė pėr shkak se ėshtė duke bėrė njė propagandė tė madhe edhe me anė tė kishės.[7]

Po kėshtu, nė “Tasvir-i Efkar” mė 28.08.1909 ribotohet njė artikull i gazetės “Freie Presse” ku thuhet se pas shpalljes sė konstitucionit janė hapur shumė shkolla nga ana e qeverisė, ku shqiptarėt e mėsojnė lirisht gjuhėn e tyre. Kėshtu, tash, pėrveē njė shumice shkollash greke, shtohen edhe shkollat shqipe. Sė shpejti do tė mbahet njė kongres nė Elbasan nė tė cilin shqiptarėt ortodoksė do tė shpallin se nuk do t’i pėrulen mė Patrikanės. Sado pėrpjekje qė janė bėrė, Patrikana nuk ka bėrė gjė qė shqiptarėt ta pėrdorin gjuhėn e tyre nė kishė. Nė Elbasan ndodhet njė mitropolit grek, dy kisha greke , kurse nė rrethinat afėr njėmijė manastira.

Njė qėndrim tė tillė ndaj shkollave shqipe e rrjedhimisht edhe ndaj alfabetit, e ndjejmė edhe te kisha serbe, madje edhe ndėr disa qarqe zyrtare, gjė qė meriton kėrkime tė posaēme.

Mirėpo, rreziku mė i madh pėr fatin e alfabetit vinte nga ana e klerit tė lartė musliman. Po e theksojmė fjalėn rreziku mė i madh pėr shkak se kleri i lartė musliman shqiptar kishte si pėrkrahės shumicėn e qarqeve feudale muslimane, qeverinė xhonturke, e cila nė fillim fshehurazi e mė vonė haptazi, e sidomos duke i mbyllur sytė ose duke i inkurajuar organet mė tė ulėta nėpėr vilajete, u vu nė anėn e kundėrshtarėve tė alfabetit latin, sadoqė, siē do tė shihet mė vonė edhe ndėr intelektualėt turqė kemi disa persona tė shquar, qė janė pėrkrahės tė alfabetit shqip. Kjo luftė, sipas mendimit tim, ka filluar nė Stamboll, nga Stambolli ėshtė dirigjuar dhe ndoshta aty ėshtė reflektuar mė sė miri, sadoqė nė aspekte tė ndryshme. Vetė fakti qė Stambolli ėshtė kryeqytet, qė kėtu ėshtė koncentruar kleri mė i lartė shqiptar, se ai ėshtė nė kontakte direkte me qarqet qeveritare dhe fetare turke, se kėtu ndodhet elita politike shqiptare duke bėtė luftė edhe nė parlament. Kėtė luftė duhet ta shikojmė me njė sy tjetėr. Dua tė them se njė ithtar i alfabetit shqip nė Stamboll nuk ka mundur tė shkruajė e tė veprojė si bashkėmendimtarėt e tij nė Bukuresht, Bruksel apo Kairo. Kėtu gjejmė njė taktikė tjetėr, argumente tjera nga ata qė i ndeshim gjetiu. Pra, nė kėtė kumtesė, ne do tė pėrpiqemi ta pėrcjellim kėtė luftė nė Stamboll, aq mė parė se na duket se ky aspekt i luftės pėr alfabetin shqip ka ngelur i errėt nė shkrimet tona tė botuara qoftė ndėr ne, qoftė nė Shqipėri, qoftė jashtė.[8] Duke ndjekur gazetat e Stambollit, sidomos gazetėn “Tanin”, organin e organizatės “Bashkim e pėrparim”, qė ėshtė njėkohėsisht edhe organi gjysmėzyrtar i qeverisė xhonturke, si dhe gazetėn “Tasvir-i Efkar”, gazetė me traditė mė tė madhe drejtuar nga Ebuzzije. Teufiku – shkrimtar i shquar, nga themeluesit e lėvizjes xhonturke dhe bashkėpunėtor i Naim Kemalit, ideologut tė konstitucionit dhe disa gazetave tjera, mund tė konstatohet se lufta e hapur dhe e organizuar e alfabetit filloi kah gjysma e vitit 1909 dhe nė fillim tė vitit 1910, ajo e arrin kulmin. A thua vallė, pse? Sipas mendimit tim, arsyet duhet kėrkuar nė shkaqet qė vijojnė:

1. Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1908 dhe gjysmėn e parė tė vitit 1909, Turqia dhe opinioni turk janė akoma tė okupuar me aneksimin e Bosnjės dhe Hercegovinės nga Austrohungaria, me shpalljen e pavarėsisė bullgare dhe me ēėshtjen greke. Xhonturqit, duke e pasur pėrkrahjen mė tė madhe nė shqiptarėt, akoma tė pastabilizuar nė pushtet, duke jetuar nga frika e ndonjė grushteti nga Sulltan Hamidi, nuk kanė interes tė hyjnė nė luftė tė hapur me shqiptarėt.

2. Nė komitetin xhonturk “Bashkim e pėrparim” kishte njė numėr tė konsideruar shqiptarėsh. Themeluesi i kėtij komiteti ishte shqiptari Dr. Ibrahim Temo[9], nja nga zbatuesit mė tė shquar tė ideve tė komitetit dhe ekzekutuesi ushtarak ishte major Ahmed beg Nijaziu nga Resna[10], shumica e oficerėve tė armatės III tė stacionuar nė Maqedoni e nė Kosovė, ishin anėtarė tė komitetit; mbledhja e Ferizajt sadoqė u organizua pėr qėllime tjera, u shfrytėzua nga ana e xhonturqėve dhe qe faktor me rėndėsi qė e detyroi sulltanin pėr ta shpallur konstitucionin. Pėrveē kėsaj, shqiptarėt intelektualė, e marrin me plot seriozitet dhe sinqeritet revolucionin, duke kujtuar se me zhdukjen e dhespotizmit hamidian, do tė zhduken tė gjitha tė kėqijat dhe se xhonturqit do t’i mbajnė premtimet e tyre qė arrin deri nė dhėnien e autonomisė.[11] Kėshtu, botuar mė “5 vjesht’ e tretė 1908”, nė artikullin “Dhe dy fjalė nė vend tė programit”, thuhet se gazeta do tė ketė pėr qėllim “tė pėrhapurit dhe tė mėsuarit e gjuhės shqip, pėr t’i pėrpjekur qė sa mė shumė tė fortėsohet konstitucioni dhe tė mbahet kjo udhė qė ka zėnė tani qeveria qė tė muntninė dhe shqiptarėt duke pėrhapur mėsimin e gjuhėsisė tė mbanjėn anėn e tyre nė udhė tė qytetėrisė dhe tė pėrparimit... Bujarė, bejler’ e parėsija duhet gjithnjė ndėr mend tė ketė e tė pėrkujdeset duke kėshilluar vogėlinė dhe kėshtu udhėtojmė nė kėtė udhė tė re qė na ēel dhe e cila quhet e lirisė e e konstitucionit”.[12]

3. Qėndrimi i klubit tė Stambollit, i cili nė fillim e pėrkrah alfabetin latin, e mė vonė, nėn presionin e qeverisė, sidomos tė njė pjese tė madhe shqiptarėsh qė zėnė pozita jashtėzakonisht tė larta hierarkinė fetare, e ndryshoi. Pikėrisht, nė lidhje me kėtė pikė, kisha vėnė nė pah se ndėr disa shkrime gjejmė se klubi i Stambillit ka pasur qysh nė fillim qėndrim negativ ndaj alfabetit shqip. Nė saje tė numrit tė parė tė “Besės” sė Stambollit, e dimė se “tė hėnėn mbrama, u nisėn me tren pėr nė Arnautllėk Ismail Hakki[13] hoxha Vildan efendiu, Shaqir efendiu, Fazil pashė Toptani, deputet i Prishtinės Faut pashė Prishtina, Riza beg DIbra, Maliq beg Luma, tė gjithė anėtarė tė shoqnisė shqiptare “Bashkimi”.[14] Nė stacion u pėrcollėn nga njė shumicė e anėtarėve tė klubit. Me kėtė rast para nisjes sė trenit, haxhi Vildani e mbajti njė fjalim tė bukur dhe u prit me duartrokitje tė madhe. Nė kongres ekzistonte njėfarė frike nga qėndrimi i delegatėve tė klubit tė Stambollit, sepse nė klubin e Manastirit mbretėronte njė bindje e thellė se ata janė nė realitet delegatė tė xhonturqėve dhe se do ta kėrkojnė pėrvetėsimin e alfabetit arab. Mirėpo, kėtė mendim e zhduli haxhi Vildan efendiu. Pasi e demaskoi sundimin dhespotik tė Abdulhamitit dhe e lėvdoi kushtetutėn, ai e thkesoi nevojėn e bashkimit tė shqiptarėve, tė cilat tani do tė bashkohen edhe me njė alfabet, e alfabeti – tha haxhi Vildani – ėshtė njė vegėl e fuqishme qė i pėrshtatet mė sė miri gjuhės sė tij, prandaj shqiptarėt e zgjedhin alfabetin shqiptar. Turqit gjithashtu nuk kishin shkronja pėr ta shkruar gjuhėn e tyre – ata i kanė adaptuar shkronjat arabe. Sa pėr drejtimin se si jypsej tė shkruhej – nga e majta nė tė djathtė, apo nga e djathta nė tė majtė – kjo nuk ėshtė punė me rėndėsi. Sa i pėrket fesė, ajo i takon zemrės sė njeriut, kėshtuqė secili ėshtėi lirė t’i ketė pikėpamjet e veta.[15]

Kjo la njė mbresė tė thellė dhe thuajse ua mori nga dora ēdo iniciativė edhe atyre tė paktėve qė mendonin tė shtrojnė diskutim edhe ēėshtjen e alfabetit arab.

4. Duhet tė bėjmė njė dallim tė dukshėm midis periodės sė parė tė qeverimit tė komiteti xhonturk “Bashkikm e pėrparim” prej 24 korrikut 1908 e deri prill 1909, kur u bė pėrpjekja e kundėr-revolucionit nga ana e suultan Hamidit, e cila dėshtoi dhe sulltani u internua nė Selanik. Thėnė shkurt, kėtė e argumentojnė tė gjitha burimet se bashkėpunimi i shqiptarėve me xhonturqit ishte i madh; komitetet shqiptare bashkėpunonin me komitetet xhonturqe dhe shqiptarėt intelektualė me entiziazėm e pritėn konstitucionin. Gjatė kėsaj periode, sidomos gjatė 1908, kemi themelimin e aktivitetin e madh tė klubeve shqiptare, nxjerrjen e gazetave tė shumta, hapjen e shkollave – pra, njė aktivitet tė gjerė kulturalo – arsimor.[16] Pėrkundrazi, nė periodėn e dytė, xonturqit e marrin tėrė pushtetin nė duart e veta, vendosin diktaturėn ushtarake civile, fillojnė luftėn kudėr ēdo lėvizjeje politike dhe kulturale qė ishte nė kundėrshtim me politikėn e tyre unioniste panturkiste. E padyshim, elementi mė i rrezikshėm e mė i madh pėr ta ishin shqiptarėt.[17] Prandaj, ata, prej gjysmės sė dytė tė vitit 1909 e tutje e ndėrmarrin njė varg masash politike e ushtarake kundėr shqiptarėve. Nė kėtė periodė bie lufta kundėr alfabetit, mbyllja e shkollave shqipe, ndalimi i gazetave, burgosja e patriotėve, ekspeditat ndėshkimore, presioni pėr mbledhjen e tatimeve, mbledhja e armėve, e lidhur me kėtė kemi kryengritjet mė tė mėdha tė Kosovės.

Por, me gjithė kėto arsye, me vendimet e Kongresit e Manastirit, padyshim nuk ishin tė kėnaqur as xhonturqit, as qarqet feudale dhe klerikale shqiptare, sidomos ato tė veriut dhe tė Kosovės. Pėr turqit e rinj, sidomos pėr qarqet ekstremiste qė kapėn pushtetin nė dorė, shqiptarėt dhe turqit bėnė njė komb tė pėrbashkėt, alfabeti latin ishte grusht kundėr njėsimit, ai do t’i bashkonte gjithė shqiptarėt, do t’i kontribonte zgjimit te idesė  sė tyre kombėtare, e si pasojė do t’i ndante nga Turqia. Ata nė fillim nuk kishin as forcė as guxim tė hyjnė nė njė luftė tė hapur, por nxisnin njė fushatė kundėr alfabetit latin qysh nė muajin shkurt tė vitit 1909, duke pėrdorur si vegėl pikė sė pari hoxhallarėt. Po nė atė kohė, nė Stamboll formohet njė shoqėri nga ulemaja shqiptare, e cila kishte pėr qėllim pėrhapjen e shqipes me shkronja arabe.[18] Kongresi i Dibrės qė filloi mė 23 korrik 1909 i organizuar nga xhonturqit nėn parullėn “Komisioni konstitucional osmanli – shqiptar” qė kishte pėr qėllim manifestimin e vėllazėrisė turko – shqiptare, sadoqė qėllimet e tij kryesore dėshtuan, nė lidhje me alfabetin pat pasoja negative, sepse dha shkas qė nėpėr shkolla tė mėsohet shqipja me tė dy alfabetet, me atė latin dhe arab.[19]

 

Nė ditėt kur Xhavit pasha kishte e ndėrmarrė aksionin e ndėshkimit dhe tė qetėsimit tė shqiptarėve tė veriut, nė shtator tė viti 1909, mbi tė cilin gjejmė shumė lajme nė shtypin e Stambollit, fillojnė edhe sulmet e para kundėr alfabetit latin. Kėshtu nė “Tasvir – i Efkar” mė 04.09.1909 botohet artikulli i gjatė i Sulejman Nazifit – shkrimtar me zė dhe njė nga redaktorėt e gazetės me titull: “Osmanizmi – shqiptarėt” ku vihet nė pah se sado qė mendojmė se me zhdukjen e absolutizmit dhe vendosjen e konstitucionalizmit, do tė zhduken kundėrshtimet e brendshme, nėpėr vende tė ndryshme filluan tė dalin nė dritė edhe kundėrshtime mė tė ashpra dhe kėrkesa mė tė mėdha. Ndėr bashkėatdhetarėt shqiptarė ka filluar tė shfaqet njė nacionalizėm, i cili mė tepėr mund t’i dėmtojė ata vetė dhe ta sjellė nė pyetje ekzistimin e tyre. Derisa nė veri nė ēdo mėnyrė pėrpiqen tė mbeten osmanli, nė jug, nėn ndikimin e ideve greke, ka tendenca separatiste. Por edhe bė veri Austria duke pėrdorur ēdo mjet dhe me metoda tė ndryshme, me anėn e njė grupi priftėrish katolikė, bėnė sulm kundėr karakterit tė pastėr tė shqiptarėve dhe me anė tė katolicizmit pėrpiqeshin ta pėrhapin ndikimin e vet. Mjerisht, nė disa vende ka edhe sukses. Ata qė preferojnė qė gjuha shqipe tė skruhet me germa latine, janė ose shėrbėtorė tė Austrisė ose shėrbėtorė tė kėsaj ideje. Pasi tė pranohet alfabeti latin, leximi i Kur’anit bėhet absurd dhe nė bazė tė kėsaj, duke hyrė shqiptarėt nė ndikimin e zonės krishtere do t’u ndihmojnė atyre qė synojnė t’i shtijnė shqiptarėt nėn influencėn e vet... Duke i pėrforcuar me tepėr ndjenjat kombėtare sesa ato fetar, dalėngadalė ata do ta lėnė pas dore edhe fenė. Ne kėtu duam t’i sqarojmė dhe t’i numėrojmė mjetet dhe intrigat qė i pėrdor Austria me anė tė jezuitėve dhe franēeskanėve – thotė Sulejman Nazifi, por duam vetėm ta theksojmė pasojėn qė rrjedh nga ēėshtja e alfabetit. Shqiptarėt le ta mėsojnė dhe ta pėrdorin gjuhėn e tyre si tė duan, mirėpo, duhet qė tė mos heqin dorė nga kujtesa se sot nė Perandorinė osmane ka njė varg gjuhėsh tė pėrsosura dhe tė zhvilluara sė cilave shqipja kurrsesi nuk mund t’u bėjė konkurrencė... Ajo kurrė nuk do tė bėhet gjuhė zyrtare, e njė gjuhė e tillė ėshtė e dėnuar tė stagnojė e tė degjenerohet.

Kėto mendime tė Sulejman Nazifit u pritėn me entuziazėm nga njė anė, por edhe shkaktuan polemika tė mėdha, nė anėn tjetėr. Ato do tė merren mė vonė shpesh nėpėr gojė si argumente kundėr alfabetit latin. Kėshtu, mė 9 shtator nė njė artikull tė botuar nė “Tasvir-i Efkar” me titull: “Falėnderime me rastin e botimit tė artikullit mbi shqiptarėt”, thuhet se redaksia ka marrė dhe ėshtė duke marrė shumė letra ku kritikohet artikulli nė fjalė, por ėshtė mė i madh numri i letrave, tė cilat e pėrshėndesin artikullin dhe nė tė cilat pėrforcohen idetė e artikullshkruesit mbi bashkimin kombėtar osmanli dhe bashkimin gjuhėsor. Nė artikull botohet letra e njėrit nga parėsia e Gjakovės, Emin Beut, tė birit tė Numan Pashės, meqėnėse kjo letėr pėrmban thelbin e njė vargu letrash tė tjera. Nė letėr thuhet “Shqiptarėt jetojnė pėr osmanizmin madhėshtor dhe pėr bashkimin me tėgjithė osmanlinjtė. Pėr kėto qėllime janė gati ta sakrifikojnė jetėn. Ata e dinė mirė se shpėtimi dhe lumturia e atdheut ndodhen nė bashkimin dhe nė pėrparimin e pėhershėm. Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė gjuhės, gjuha jonė ėshtė shqipja dhe turqishtja. Ėshtė e mundur tė mėsohet ēdo gjė, pra, edhe feja jonė me pėrdorimin e shkronjave arabe”.

Mirėpo, mė 10 shtator botohet njė letėr e gjatė e njėfarė A. Gj. nga Kruja, i cili me njė ton bindės e me njė stil polemizues e hedh poshtė njė nga njė tė gjitha argumentet e artikullshkruesit.

Sadoqė fryma, fjalėt, mėnyra e atė argumentuarit tė Sulejman Nazifit do tė mbizotėrojnė nė shtypin turk tė Stambollit, sidomos nė artikujt e autorėve turq, kemi edhe raste ku bėhen pėrpjekje pėr t’i kuptuar edhe pėrkrahur tendencat shqiptare drejt qytetėrimit dhe arsimimit.

Si shembull tė njė qėndrimi tė tillė pozitiv ndaj synimeve kulturore shqiptare do tė pėrmendim njė artikull tė gjatė tė korrespondentit tė gazetės “Tasvir-i Efkar” (17 shtator 1909) kushtuar kongresit tė Elbasanit. Artikullshkruesi nė pjesėn e parė kushtuar shqiptarėve dhe pozitės sė tyre nė regjimin e ri thotė se nė lidhje me ngjarjet e fundit nė Arnautllėk, mund tė fitohet pėrshtypja se shqiptarėt janė kundėr regjimit konstitucional. Nė kėtė shkohet aq larg saqė shqiptarėt akuzohen se janė reaksionarė, separatistė etj. Mirėpo, nėse nuk shikohen ēėshtjet nė mėnyrė tė pėrpiktė, do tė konstatohet se thelbi i ēėshtjes ėshtė se shqiptarėt nuk mund tė jenė tė kėnaqur me qeverinė konstitucionale. Qė tė pėrmirėsohen marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe turqve, duhet tė zgjidhen disa ēėshtje. Duhet ditur se shqiptarėt u kanė bėrė rezistencė mė tė madhe nė Ballkan pushtimeve osmane. Sadoqė ne fund janė mundur, osmanlinjtė kurrė nuk e kanė vendosur pushtetin e tyre tė plotė nė Arnautllėk. Me tė vėrtetė ata e kanė pranuar shumica fenė islame, por kanė ruajtur shumė veti tė vetat, e kanė pėrzier fenė e re me elementet e fesė sė vjetėr, e kanė ruajtur gjuhėn dhe zakonet. Pastaj, sulltanėt e fundit osmanlinj pėr t’i qetėsuar shqiptarėt qė tė mos bėjnė kryengritje, u kanė bėrė shumė lėshime joligjore, gjė qė sot ka pasoja negative. Duke qenė se qeveria absolute, pėr shkak tė administratės sė keqe dhe anarkisė shkonte kah zhdukja, intelektualėt shqiptarė tė vetėdijshėm se me zhdukjen e shtetit osman, do tė mund tė shpėtojnė nga apetitet e fqinjve tė tyre, bėnė ē’mos qė tė hiqet regjimi i vjetėr dhe tė shpallet konstitucionalizmi. Mirėpo, tė gjithė nuk mund ta kuptojne dallimin mes regjimit tė vjetėr dhe tė riut, shumė masa administrative hasin nė kundėrshtime tė hapta tė shqiptarėve.[20] Pėr t’i bėrė shqiptarėt pėr vete, nuk ka mjet tjetėr pėrpos tė drejtohen kah rruga e qytetėrimit. Pėrdorimi i dhunės nuk sjell kurrfarė rezultati, zbatimi i kompromisit ėshtė gjė e papėrshtatshme. Ja kjo ėshtė njė ēėshtje delikate qė qeveria duhet ta zgjidhė. Pėrndryshe, idetė e ngjarjes nga osmanizmi dhe tė krijuarit e njė administrate tė pavarur nė njė anė apo pėrpjekjet qė tė kthehet regjimi absolutist, nė anėn tjetėr, - do tė gjejnė fushė tė hapur nė veri, ashtu edhe nė jug. Prandaj duke mos e humbur asnjė ēast, duhet tė bėhet pėrpjekja pėr ta qytetėruar kėtė popull, duke i ndihmuar qė tė shpėtojnė nga varfėria. Njė popull i prpambetur mund tė ndėshkohet dhe tė qetėsohet sot, mirėpo nesėr shfaėen po ato kėrkesa dhe i nxjerrin pėrsėri kokėēarje qeverisė.

Nė vazhdim flitet mbi vendimet e kongresit gjuhėsor (Lisan Kongresi) tė mbajtur nė Elbasan, tė cilat, sipas mendimit tė autorit, do tė kenė pasoja pozitive nė rrugėn e pėrparimit dhe arsimimit tė shqiptarėve. Midis vendimeve tė tjera nė kongres ėshtė vendosur edhe hapja e shkollės normale, nė shumė vende do tė hapen shkolla private, shkolla bujqėsore – me njė fjalė ėshtė menduar qė tė ngritet niveli i diturisė.

“Nga gjendja e mjerushme nė tė cilėn ndodhen shqiptarėt, vetėm arsimi mund t’i shpėtojė. Por, me keqardhje shihet se qeveria edhe disa vjet nuk mund tė japė nė lėmin e arsimit aq ndihmė sa i nevojitet popullsisė. Prandaj, duke e ditur se kongresi i Elbasanit ėshtė njė iniciativė e dobishme edhe pėr gjithė shtetin, ėshtė detyrė qė edhe ai me tėrė sinqeritetin ta pėrkrahė. Duhet tė jemi tė bindur se lidhjet e shqiptarėve me atdheun osman nuk janė aq tė kalbura sa mendohet. Deri nė ē’shkallė ne do tė kemi besim tek ata, deri nė atė shkallė ata do t’i pėrforcojnė lidhjet me ne?”.

Nė fund tė artikullit jepet pėrkthimi integral i vendimeve tė kongresit, tė cilat nuk po i botojmė kėtu, sepse dihen.

Ka gjasa se luftėn e hapur mes dy palėve e shkaktoi deputeti i Pejės, Mahmud Bedriu. Mė 11 janar 1910, thuajse nė tėrė faqen e dytė tė gazetės “Tanin” e botoi letrėn e hapur shqiptarėve.” Nė tė ai ēohet kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin, duke theksuar se e gjithė bota muslimane arabė, persianė, hindasit muslimanė, afganas, popullsia nė Indonezi e pėrdorin alfabetin arab, e shqiptarėt janė tė vetmėt qė tani po ndahen. 150 vjet pas ardhjes sė turqve, thotė Mahmud Bedriu, shqiptarėt kanė filluar tė shkruajnė shqip me shkronja arabe. Unė jam bindur, thekson ai, se shqiptarėt muslimanė janė pėr kėtė alfabete njė referendum do ta kishte argumentuar kėtė mė sė miri. Ai u bėn apel shqiptarėve qė t’i ēojnė fėmijėt e tyre nė shkollat turke qė qysh nė fėmijėri ta mėsojnė turqishten si gjuhė zyrtare, e nė kėtė mėnyrė tė mbeten tė lidhur jo vetėm me Turqinė, por edhe me gjithė botėn islame. Duke e mėsuar vetėm gjuhėn shqipe nėpėr shkollat shqipe, ata e sjellin nė rrezik vetveten, sepse qysh nė nuk e mėsojnė gjuhėn zyrtare. E kjo nė mėnyrė direkte tė ēon kah ndarja nga perandoria osmane dhe kah shkėputja e vėllazėrimit me osmanlinjtė. Njė nga argumentet kundėr alfbetit latin ėshtė edhe Austrohungarisė dhe e Italisė, tė cilat me anė tė alfabetit latin, librave tė botuara nė Vjenė, e pėrhapin influencėn e tyre nė Arnautllėk me qėllim qė njė ditė ta gėlltisin.[21] Nė fund, meqėnėse kjo ēėshjte ka tė bėjė me problemin e shkollave, pra, me Ministrinė e arsimit dhe tė financave, kėrkon prej tyre qė tė marrin qėndrim dhe ta shfaqin mendimin e vet.

Do tė ndalemi pak nė ēėshtjen se si shikohet nga Stambolli politika e Austrohungarisė, e cila mbas aneksimit tė Bosnjės dhe Hercegovinės, shfaq aspirata tė hapura ndaj Sanxhakut tė Novi Pazarit dhe Shqipėrisė. Duhet theksuar se opinioni publik i Stambollit ndien njė averzion ndaj Austrohungarisė, gjė qė shtypi pėrpiqet ta shfrytėzojė edhe nė lidhje me alfabetin e shqipes. Mbi kėtė gjejmė materiale tė shumta, por ne do tė ndalemi vetėm nė disa reagime.

Nga njė polemikė midis Hasan Prishtinės dhe njėfarė B. M. Elbasanit, e kemi pėrshtypjen se Hasan Prishtina akuzohet nė mėnyrė direkte se me dashje e ignoron depėrtimin kulturor tė Austrohungarisė nė Arnautllėk. Nė pėrgjigjen e vet (Tanin, 28 shtator 1909) Hasan Prishtina thotė se Austrohungaria ka protektoratin fetar pėrmbi katolikėt e Ballkanit qe disa shekuj, e kjo ėshtė njė ēėshtje e qeverisė. Sa u pėrket shkollave misionare dhe aktivitetit misionar, ata ndodhen jo vetėm nė Arnautllėk, por edhe nė njė varg vendesh islame, tė cilat ndodhen nėn Turqi, e lėnė mė ndėr vendet ku ka katolikė. Ai nuk ėshtė i mendimit qė ndikimi i kėtyre shkollave tė jetė aq i madh.

Mė 3 janar 1909 nė “Tanin” botohet pėrsėri letra e B. M. Elbasanit me titull “Arnautllėku – deputetit tė Prishtinės Hasan beut”. Hasan Prishtina shkruan se ndėr katolikėt e Kosovės nuk ekziston ndikimi i milionave qė i derdh Austria nė Shqipėri. Mirėpo, thotė B. M. Elbasanasi, duke filluar nga Rugova, Malėsia e Gjakovės e Luma dhe deri nė Podgoricė e Tuz, nė vende ku banojnė ku banojnė pjesėtarė tė njėzet bajraktarėve nė vobektėsinė mė tė madhe, mund tė shohim kisha tė forta e tė mrekullueshme dhe brenda tyre edhe shkolla. Duke kaluar nėpėr shkrepa tė tmerrshme dhe bjeshkė qė e fusin frikėn, do tė shohėsh meshkuj e femra se si i mbajnė abetaret nė dorė, shkojnė nė shkollat kishtare. Kėto abetare janė shkruar shqip, por me alfabetin austriak. Pėrveē kėsaj nė Shkup, Prizren, Pejė, Shkodėr, brenda avlive tė kishave janė ndėrtuar shkolla nga materiali i fortė. Librat dhe tė gjithė mjetet tjera shkollore janė dėrguar nga Austria. Por, jo vetėm kaq. Austria bėn propagandė dhe ndėr muslimanė... Unė kam frikė qė nėse puna vazhdon kėshtu, do tė gjendemi nė njė situatė shumė tė keqe.

“Pėrsa i pėrket ēėshtjes sė alfabetit, ju thoni se kėtė do ta zgjedhė koha. Mirėpo, koha ėshtė e lidhur me pėrpjekje, d.m.th. aveniri varet nga mundi i derdhur. Ju thoni se shkollat nė Elbasan janė shqip. Mirėpo, pse nuk u erdhėn ndėr mend ato rrafshina tė gjėra ku kini lindur ju. A mund tė hapni atje shkolla tė tilla dhe nėse do t’i hapnit ēdo tė ngjante”.

Mė 18 janar nė gazetėn Ikdam ėshtė botuar pėrgjigja e Hasan Prishtinės drejtuar gazetės austriake “Fremdenblat” ku ėshtė analizuar politiks e Austrohungarisė dhe e Italisė. Por, mjerisht kėtė artikull nuk e kam. Mė 27 korrik 1909 Tasvir-i Efkar boton njė kryeartikull me titull: “Shqipėria veriore dhe jugore dhe Austria dhe Italia.” Nė artikull theksohet se sadoqė Austria e humbi luftėn me Italinė mė 1866 dhe bashkė me tė edhe Venedikun, ajo akoma mendon se vendet qė kanė qenė nėn influencėn e Venedikut duhet tė mbeten e Austrisė e jo tė Italisė. Ajo ia mohon haptazi Italisė interesat nė bregdetin jugor shqiptar, duke qenė se edhe Italia ka aspirata ndaj kėtyre vendeve. Nė fillim tė tetorit boton njė kryeartikull gazeta “La tur quie nouvelle” e mė 8 tetor dhe Tasvir-i Efkar me titull: “Shqipėria veriore dhe politika e Austrisė”. Thelbi i tė dy artikujve ėshtė se Austria duke pėrfituar nga udhėheqėsia e Turqisė, aneksoi Bosnėn e tash duke u paraqitur si mbrojtės zyrtar i katolikėve shqiptarė, e duke nxitur fshehurazi fiset shqiptare nė kryengritje, pėrpiqet qė jo vetėm ta fusė, por edhe ta pėrgjithėsojė influencėn e saj nė Shqipėri. Njėri nga njerėzit qė ka bėrė shėrbime mė tė mėdha nė vendosjen e influencės austriake nė Ballkan ėshtė Leduhaski (?), njė nga kryetarėt e shoqatės propagandistike austriake. Jezuitėt dhe franēeskanėt, bashkė me prfitėrinjtė e Zagrebit, me ndihmėn e qeverisė austriake, kanė hapur nė Shkodėr tri shkolla, njė spital, njė manastir, kurse nė Durrės, Tiranė, Pejė dhe Gjakovė gjithashtu shumė shkolla. Mitropoliti katolik i Shkupit, i cili qėndron nė Prizren, ėshtė nėnshtetas gjerman. Nė tė vėrtetė – vazhdon kryeredaktori i Tasviri Efkar-it Ebuzzia Teufik, Austria ėshtė pronare e bregdetit shqiptar, sepse posttelegrafat, transporti, komunikacioni ndodhen nėn monopolin e saj. Vaporet e lojdit austriak arrijnė deri nė skelen mė tė vogėl shqiptare. Ta merr mendja se kėto nuk janė vetėm punė tregtare, por edhe punė politike. Ata shqiptarė tė rinj qė kanė dėshirė tė mėsojnė nė shkollat austriake, marrin ndihmė nė tė holla, kurse bejlerėt shqiptarė, ēifliqet e tė cilėve kanė ngelur tė shkretė, me tė hollat qė i kanė marrė hua nga Austria, i ringjallin. Nė kėtė mėnyrė bien nėn influencėn austriake. Artikullshkruesi nė vazhdim pėrmend njė vepėr tė Leopold Franges botuar nė kohėt e fundit nė Lajpcig, sipas sė cilės mė 1908 ėshtė nėnshkruar njė marrėveshje sekrete midis Austrisė dhe Greqisė. Kjo marrėveshje parasheh qė tokat shqiptare nė jug tė Shkumbinit t’i takojnė Greqisė, kurse tokat nė veri tė Shkumbinit e deri nė Selanik, Austrisė. Austrohungaria akuzohet njėkohėsisht se edhe kryengritjen mė tė vogėl tė ndonjė fisi shqiptare zmadhon dhe e pėrhap nėpėr Evropė me anė tė propagandės sė vet. Sa i pėrket alfabetit, ai nxit dhe materialisht i pėrkrah jo vetėm shkollat katolike, por i shtyn edhe muslimanėt qė ta pranojnė kėtė alfabet me qėllim qė sa mė lehtė t’i ndajė nga Turqia dhe t’i nxjerrė vėshtirėsi Turqisė.

Deputeti i Shkupit, Seid Idrizi, emri i tė cilit do tė pėrmendet disa herė nė kėtė punim, si armik i alfabetit shqip, nė letrėn e botuar nė Tasviri Efkar mė 19 shkurt 1910 thotė: “Duke qenė nė Anadolli me vėmendje i kam ndjekur pėrpjekjet e njė grupi shqiptar qė ta pranojnė mėnyrėn perėndimore tė tė shkruarit. Sė pari, kėtė e merrja si njė sėmundje qė tė imitohet mėnyra evropiane “alla franga”. Por, sė fundi konstatova se me nxitjen e Austrisė dhe Italisė ka marrė dimensione tė mėdha. Pėr t’u ndaluar kjo bashkė me 4 deputetė tjerė i dėrguam njė memorandum kryeministrit Haki Pashės. Grupi tjetėr paraqiti memorandumin e kundėrt, madje njė deputet shkoi aq larg saqė kėrkoi tė japim dorėheqje (kėtu mendon pėr Hasan Prishtinėn). Mirėpo, nė tė vėrtetė, ai duhet tė japė dorėheqje, e jo ne. Mitingu qė u mbajt nė Shkup, e pas atij edhe ai i Manastirit, nuk ishin gjėra tė rastit.

Apeli i Mahmud Bedri Pejanit i ka shqetėsuar tė dy palėt. Vetėm katėr ditė mė vonė, mė 15 janar 1910, botohet njė pėrgjigje edhe mė e gjatė e Gani Frashėrit, deputetit tė bregdetit. Meqėnėse mbrojtja e alfabetit nė Stamboll do tė bėhet pak a shumė me argument tė ngjajshėm, do tė ndalemi pak mė gjaė nė tė.

Sipas Gani Frashėrit, i cili pas shpalljes sė pavarėsisė shqiptare ka kaluar nė Shqipėri dhe ka botuar njė libėr mbi luftėn e tij, alfabeti tė cilin Mahmud Bedriu e quan alfabet latin, nė realitet nuk ėshtė alfabet latin, por alfabet shqip. “Kėtė alfabet nuk e kanė shpikur ata qė nuk e njohin fenė islame, por dijetarėt e lartė, si muderisi i nderuar Dregovanli Omer efendi (duhet tė jetė anėtar i shoqėrisė sė Stambollit, por pėr tė s’kam mundur tė gjej gjė) i pėrmunduri pėr kah asketizmi Hoxha Tahsini dhe i ndjeri Shemsedin Sami Frashėri, tė cilėt e kanė nderuar fenė islame me veprat shkencore. Ata nderohen si personalitete tė shquara islame”.

Sė dyti, sikurse kam sqaruar nė artikullin e tashėm tė botuar nė “Yeni Tanin”, jo vetėm muslimanėt, por edhe krishterėt, pėr tė mirėn e tyre, duhet tė mėsojnė nė mėnyrė tė pėrsosur gjuhėn zyrtare shtetėrore – turqishten. Mirėpo, sadoqė bashkėatdhetarėt shqiptarė jetojnė nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtat kushte, sikurse grekėt dhe bullgarėt, prapė janė shumė mė poshtė se kėta nė shkallėn e diturisė.[22] Nuk mjafton nėse nga tre milionė shqiptarė, ēdo njėqind vjet dalin nga 5-6 vezirė, shkencėtarė dhe dijetarė, pėrparimi varet nga tė pėrhapurit e dritės sė diturisė ndėr tė gjithė pjesėtarėt e popullit. Prandaj, nuk ka tjetėr rrugėdalje, pėrveē arsimit fillestar tė jetė nė gjuhėn e vendit. E sa i pėrket alfabetit, jam i mendimit qė t’i lihet popullit qė tė zgjedhė vetė.

Bedri efendiu, vazhdon Gani Frashėri, pėrmend se me alfabetin arab shkruhet nė Afganistan, Sumatra etj. Mirėpo, a e di Bedri efendiu se nė ēfarė shkalle kulturore ndodhet popullsia e kėtyre vendeve? A do qė edhe neve tė na shohė nė kėtė shkallė?

Tashmė, pėrmendėm se jo vetėm Mahmud Bedriu, po edhe kundėrshtarėt tjerė, si argument e marrin propagandėn e Austrohungarisė. Ai hudh poshtė se Arnautllėkut i kanoset rreziku nga Austrohungaria, ide qė e gjejmė edhe nė njė artikull botuar pėrpara nga Hasan Prishtina. Rreziku pėr shqiptarėt, thotė Gani Frashėri, vjen nga dy anėt: sė pari nė veri tė vilajetit tė Kosovės vjen nga sėrbėt, tė cilėt me termin “Sėrbia e vjetėr” e kuptojnė Shkupin, Pejėn, Gjakovėn dhe krahinat tjera. Pėr kėto pretendime tė tyre ekziston njė raport i hollėsishėm i konzullit rus tė Shkupit, pėrmbledhja e tė cilit ėshtė botuar nė gazetėn “Figaro” tė Parisit. Ata, duke u mbėshtetur nė disa tė drejta historike, nuk heqin dorė nga kėrkesat pėr kėto vende. Me propagandėn e tyre, ata e kanė bėrė pėr vete opinionin evropian. Sėrbėt, tė cilėt ia kanė hudhur syrin kėtyre krahinave, qė tė mund tė pėrfitojnė nga teoria se “njė komb pa gjuhė, s’mund tė jetė as komb, kurse njė gjuhė qė nuk ka as alfabet as letėrsi tė veten, nuk mund tė jetė gjuhė”, nuk duan qė ndėr ato vende tė pėrhapet alfabeti i posaēėm i shqipes.

Rreziku i dytė vjen nga grekėt, nė lidhje me Epirin, d.m.th. vilajetin e Janinės, tė cilėt me anė tė kishės dhe duke mos pasur shqiptarėt alfabetin e tyre, tė gjithė ortodoksėt shqiptarė i marrin si grekė dhe kanė pretendime pėr kėto vende. Propaganda e tyre e fortė nė Evropė dhe simpatia ndaj grekėve tė vjetėr, kanė bėrė qė opinioni evropian tė jetė me ta.[23]

Duke folur pėr arsyet e pėrvetėsimit tė alfabetit tė shqipes, Gani Frashėri thotė: “Ėshtė e natyrshme qė sė pari u mendua tė merret alfabeti arab. Mirėpo, duke marrė parasyh se kėtij alfabeti i mungojnė zanoret dhe ėshtė vėshtirė pėr t’u mėsuar, u hoė dorė nga ky mendim. Sė dyit, duke marrė parasysh se njė pjesė e shqiptarėve janė krishterėm tė cilėt kanė pėrdorur alfabete tjera dhe nuk janė mėsuar me alfabetin arab, u sajuat alfabeti shqip. Duke e bėrė kėtė, sajuesit e tij nuk janė tėrhequr nga kurrfarė ideje e ndarjes nga perandoria osmane ose nga ideja e pavarėsisė. Ky alfabet ėshtė i lehtė, saqė ēobani pėr njė muaj mėson tė lexojė gazeta, e kjo gjė, shikuar edhe nga pikėpamja e dobishmėrisė pėėr perandorinė osmane, ėshtė pozitve. Nėse kėrkohet civilizimi i shqiptarėve – e pėr kėtė askush nuk dyshon – njė rezultat i tillė mund tė arrihet vetėm nėse mėsimet bėhen nė gjuhėn e tyre. Shqiptarėt edhe pėr nga jeta 500 vjeēare edhe pėr nga interesat e pėrbashkėta, janė tė lidhur me osmanizmin dhe me turqit. Tė supozosh se shqiptarėt do ta braktisin turqishten do tė thotė t’ua mohosh atyre tė drejtėn e jetesės. Shqiptarėt nuk do ta mėsojnė turqishten si pėrpara – sepse regjimi i sulltan Hamidit nuk ka bėrė asgjė pėr ta pėrhapur arsimin ndėr shqiptarėt, por e ka ndjekur rrugėn e pėrhapjes sė paditurisė – por do tė mėsojnė shumė mė tepėr se pėrpara.[24] Mirėpo, tė mėsuarit e turqishtes nė mėnyrė tė pėrsosur ėshtė ēėshtje e arsimit tė lartė,  kėtė mund ta ndjekė vetėm njė shqiptar nė njė mijė. Fėmijėt e fshatarėve dhe tė esnafėve, tė shtrėnguar tė punojnė pėr tė jetuar, s’mund tė ndjekin shkollėn vite me radhė. Ja pėr ē’arsye mėsimi fillestar duhet tė jetė nė gjuhėn shqipe. E kjo mund tė arrihet vetėm me alfabetin shqip, i cili ėshtė i lehtė dhe praktik. Nėse nuk mendohet vetėm kėshtu nė lidhje me shqiptarėt, do tė jetė njė rrezik i madh si pėr ekzistimin e tyre, ashtu edhe pėr perandorinė osmane.

Artikullin e vet, Gani Frashėri e pėrfundon me kėto fjalė: “Thuhet se me tė hollat e Austrisė po ndėrtohen shkolla dhe kisha. Kjo mund tė jetė e vėrtetė. Pėr ta joshur njė njeri dhe pėr ta bėrė atė pėr vete, duhet tė bėsh punė qė i pėlqejnė atij. Duke dashur t’i tėrheqin shqiptarėt e duke e ditur se sa ka rėndėsi pėr to tė mėsuarit e gjuhės sė tyre, Austria bėn shėrbime, pikėrisht nė lėmin e gjuhės. Unė kisha pasur dėshirė sikur opinioni publik osman, bashkė me qarqet qeveritare, ta kuptonin se sa ka rėndėsi pėr shqiptarėt t’i bėhen shėrbime gjuhės sė tyre.[25] Pėr ta qetėsuar dhe rregulluar popullin shqiptar, masa mė e ēmueshme do tė ishte qė qeveria ta ndihmojė tė mėsuarit e gjuhės sė tyre.

Duke e pėrfunduar artikullin, po nxjerr nė dritė se shpresa e sotme e shqiptarėve ėshtė gjuha. Ta kundėrshtosh kėtė dėshirė tė shqiptarėve ėshtė njė gabim i madh politik”.

Nga artikujt e tė dyve, ku mė sė miri reflektohen pikėpamjet kundėrshtare, del qartė se nuk bėhet lufta vetėm pėr alfabet, por edhe pėr shkollat fillore – a do tė jenė turqisht a po shqip, vazhdimisht trajtohet politika e Austrohungarisė, ēėshtja e autonomisė apo pavarėsisė, me njė fjalė aveniri i popullit shqiptar. Prandaj, e gjej tė nevojshme t’i them disa fjalė nė lidhje me kėrkesat pėr autonomi, problem ky qė mė duket shumė i komplikuar dhe kėrkon studime tė posaēme duke filluar prej Lidhjes sė Prizrenit e kėndej.

Nė artikullin e pėrmendur, Gabi Frashėri i kushton njė vėmendje tė posaēme kėsaj ēėshtjeje. E ajo pėrshkohet edhe nė shumė artikuj tjerė tė shqiptarėve tė shquar, tė botuara nė gazetat e Stambollit. Sipas Gani Frashėrit Arnautllėku ėshtė i rrethuar nga tė katėr anėt me popuj tė huaj, e nėse e fiton pavarėsinė, duhet tė luftojė me kėta popuj qė nga jugu e gjer nė veri, duhet t’i mundė qė tė gjithė menjėherė, e njėkohėsisht ta ketė pėr vete edhe dashurinė e simpatinė e opinionit publik evropian. “Me keqardhje jemi tė shtrėnguar tė pranojmė se fuqia, pasuria, shkalla e diturisė sė shqiptarėve nuk janė nė gjendjen e duhur. Pavarėsia e popullit shqiptar ka qenė e mundur para 100 vitesh...”

Deputeti i Shkupit Seit Idrizi nė njė letėr dėrguar Ebuzia Teufikut, kryeredaktorit tė Tasvir-i Efkar (16 tetor 1909) nė mėnyrė kategorike i hedh poshtė thėniet nėpėr shtypin e huaj dhe atė tė Stambollit lidhur me atė se shqiptarėt kėrkojnė autonomi dhe pavarėsi”. Krutani A. Gj. nė njė letėr tė botuar nė “Tasvir-i Efkar” mė 11 shtator 1909 i hedh poshtė fjalėt e redaktorit Sulejman Nazifit, i cili pat shkruar se ndėr toskė toskėt ekzistojnė tendenca pėr autonomi pavarėsi, e ndėr gegėt ekziston dėshira qė tė mbeten gjithmonė vėllezėr me turqit, gjė qė u vėrtetua edhe nė kongresin e Dibrės. Krutani ia bėn kėtė pyetje: “Vallė, a nuk ishin edhe toskėt nė kongresin e Dibrės, apo ata nė kongres proklamuan se nuk janė osmanlinj dhe nuk duan tė mbeten tė tillė?”. Ndoshta mė karakteristike ėshtė deklarata e deputetėve tė shquar shqiptarė nė parlamentin turk, botuar mė 7 korrik 1909, ku midis tjerash thuhet se disa gazeta tė Stambollit – qoftė nė trajtė pėrkthimi – botojnė kohė pas kohe lajme tė marra nga shtypi evropian qė kanė pėr qėllim t’i paraqesin shqiptarėt se luftojnė pėr pavarėsinė dhe ta nxisin kryengritjen aty-kėtu. Arsyeja se shqiptarėt tė pėrmendur pėrkah mendjemadhėsia, gjallėria, vendosmėria, deri mė tash nuk kanė mundur t’i japin hov prirjes sė tyre natyrore, nuk mund tė jetė tjetėr pasojė tjetėr, pėrveē asaj tė dhespotizmit. Secili e ka tė qartė se ekzistenca e Arnautllėkut vetėm nė njė bashkim osman tė mbėshtetur nė konstitucionalizėm. Shpresa e vetme e shqiptarėve ka qenė liria dhe themelimi i konstitucionalizmit nė atdheun tonė tė pėrbashkėt – perandorinė osmane. E deri nė ē’shkallė kanė bėrė shpėrblime nė kėtė drejtim, do tė flasė historia. Pa i marrė parasysh lidhjet materiale dhe morale tė forcuara nga vėllezėria turko-shqiptare e mbėshtetur nė baza tė forta 500 vjeēare, shqiptarėt nė rast tė njė ndarjeje nuk do tė mundnin tė jetojnė vetėm pėr arsye gjeografike dhe pėr shkak se janė tė rrethuar. Nuk ka dyshim se lajme tė tilla janė trillime tė atyre qė duan tė nxjerrin ndonjė dobi. Prandaj, e hedhin poshtė plotėisht njė gjė tė tillė duke theksuar se ideja e autonomisė dhe e pavarėsisė nuk i bie ndėr mend asnjė shqiptari tė ndershėm dhe patriot. Ėshtė interesante se kėtė deklaratė e kanė nėnshkruar deputetėt mė tė shquar shqiptarė nė parlamentin turk, midis tė cilėve gjejmė edhe ithtarė edhe armiq tė alfabetit shqip (Ismail Qemali ishte nė mėrgim): deputeti i Beratit Aziz (Vrioni), deputeti i Durrėsit Esat (Toptani), senatori Manastirli Ismail Hakiu, senatori Manastirli Sulejmani, deputeti i Dibrės Ismaili, deputeti i Prizrenit Sherifi dhe Emini, deputeti i Prishtinės Hasan (Prishtina), deputeti i Prevezės Ahmed Hamdiu, deputetėt e Shkupit Seit (Idrizi) dhe Mehmet Nexhip (Draga), deputeti i Senicės Hasan Muhedini dhe deputeti i Korēės Shahin Teki (Kolonja).[26]

Kėtė deklaratė deputetėt shqiptarė e bėnė vetėm njė ditė pas interplacionit tė Hasan Prishtinės, Ali Gjakovės, Hasan Senicės, FuatPashė Prishtinės dhe Seit Idrizit qė e bėnė nė kryesinė e parlamentit nė lidhje me vrasjet e djegiet e Xhavit Pashės nė Gjakovė, Pejė dhe Malėsi. Nė lidhje me kėtė u bė njė dyluftim shumė i ashpėr midis Fuat Pashė Prishtinės dhe Hasan Prishtinės, nė njė anė dhe misnistrit tė punėve tė brendshme Ferid Pashės nė anėn tjetėr. Madje dialogu u acarua aq shumė saqė u ndėrpre seanca.[27]

U ndalėm pak nė kėtė ēėshtje pėr disa arsye: Sė pari nuk ka dyshim se njė grup i shquar edhe midis deputetėve, si Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Shahin Kolonja, Aziz Vrioni kanė qenė pėr autonomi e pavarėsi e plotė, gjė qė e kanė argumentuar me punėn e tyre tė mėvonshme. Mirėpo, nė ato ēaste tė turbullta kanė frikė nga njė pavarėsi e plotė, sepse janė tė bindur se njė shtet i pavarur shqiptar do tė jetė nė gjendje t’u bėjė ballė shteteve fqinje. Pėrveē kėsaj, si deputet nė parlamentin osman dhe si nėnshtetas tė atij shteti, janė tė detyruar ta pėrdorin njė taktikė tė posaēme. Prandaj, duke e ēmuar dhe duke e vlerėsuar kėtė ngjarje, duhet ta bėjmė dallimin mes atyre qė vepronin brenda kufijve tė Turqisė dhe atyre qė ishin jashtė. Pastaj, ēėshtja e autonomisė ėshtė gjithashtu e lidhur me ēėshtjen e alfabetit. Turqit e kishin tė qartė se alfabeti latin i shpie shqiptarėt kah njė evropizim e domosdo edhe kah pavarėsia. Prandaj, ithtarėt e alfabetit i akuzonin se janė pėr pavarėsi e pėr ndarje nga perandoria osmane. Kėtu me tė vėrtetė nuk u mashtruan.

Mė duket se deri nė kėtė kohė, si qarqet qeveritare, ashtu edhe kundėrshtarėt e alfabetit ndodhen nė njėfarė defanzive, si nė Stamboll, ashtu edhe ndėr provincat. Mirėpo, tani fillon njė luftė e organizuar dhe e sinkronizuar nė tė gjitha anėt. Hapin mė tė ashpėr, i cili sjell njė pėrēarje tė plotė jo vetėm ndėr pėrfaqėsuesit mė tė lartė politikė, por edhe ndėr tė gjitha organet e ulta dhe ndėr masa, e bėri njė grup deputetėsh shqiptarė nė parlamentin e Stambollit. Nė mesazhin drejtuar kryeministrisė, kopja e tė cilit botohet nė “Yeni Tanin” , mė 19 janar 1910, thuhet se deputetėt e nėnshkruar, interpretues tė ndjenjave tė popullit shqiptar, nė emėr tė popullsisė sė vilajeteve tė Kosovės, tė Shkodrės dhe tė Manastirit (bie nė sy qė nuk ai i Janinės se sigurisht deputetėt toskė kanė qenė pėr alfabetin shqip) nė lidhje me gjuhėn e popullit shqiptar dhe mėnyrėn e tė shkruarit konstatojnė se faktori kryesor, qė i lidh shqiptarėt e turqit ėshtė feja, e alfabeti ėshtė i pandarė nga baza fetare. Prandaj, ata kėrkojnė qė tė ruhet trajta e vjetėr e shkrimit, gjė qė sipas fjalėve tė tyre ėshtė aprovuar nė mbledhjen e Feriazjt dhe pas kėsaj nė kongresin e Dibrės, ku delegatėt e hodhėn alfabetin latin. “Prandaj, ne, si pėrgjegjės pėr fatin e popullit, vendosėm qė ky alfabet tė mos pranohet dhe tė mos futet nėpėr shkolla. Ne me neveri mė tė thellė e shikojmė propagandėn pėr alfabetin latin, tė cilin duan tė na fusin tė huajt qė duan ta gėlltisin atdheun tonė dhe duke bėrė lloj-lloj intrigash, duan ta shkatėrrojnė bashkimin tonė me perandorinė osmane”. Si rezultat i kėsaj propagande, kanė lidhur mosmarrėveshje, grindje dhe pėrēarje tė padėshirueshme dhe prandaj kėrkohet prej qeverisė qė t’u japė fund tė gjitha kėtyre gjėrave. Ata kėrkojnė nga qeveria ta pėrkrahė dhe ta pėrhapė kėtė alfabet, tė cilit i janė shtuar disa germa[28], tė ndalohet pėrdorimi i alfabetit perėndimor. Nė pajtim me kėtė alfabet tė hartohet propagandimi dhe t’i kushtohet rėndėsi arsimit ndėr vilajetet shqiptare. Mesazhin e kanė nėnshkruar:

Deputeti i Elbasanit – Aliu

Deputeti i Shkupit – Seid (Idrizi)

Deputeti i Prishtinės – Shaban Emini

Deputeti i Prishtinės Fuati

Deputeti i Plevlės – Ali Vasfi

Deputeti i Prizrenit – Jahja

 

Nė lidhje me kėtė i kanė deponuar nėnshkrimet edhe:

Deputeti i Shkodrės – Rizaj

Deputeti i Shkodrės – Murtezaj

Deputeti i Manastirit – Mehmed Vasif

Deputeti i Pejės – Mahmud Bedri

Deputeti i Pejės – Ahmed Hamdi

Deputeti i Dibrės Hasan Basti

Deputeti i Senicės Hasan Muhjidrin

 

Se fushata ėshtė sinkronizuar e tregoi mitingu i Shkupit kundėr alfabetit, mbajtur mė 2o janar 1910, qė kishte pėr qėllim tė tregojė se shqiptarėt me tė vėrtetė e pėrkrahin kėtė grup. Nėnshkruesi i parė i mesazhit Seit efendiu ėshtė njėkohėsisht udhėheqėsi i mitingut tė Shkupit, nė tė cilin, sipas burimeve turke kanė marrė pjesė disa mijėra veta, kurse sipas zyres austriake vetėm disa qindra veta, gjė qė ekzagjerojnė tė dy palėt se kanė arsye pėr kėtė.[29]

Vetėm dy ditė pas mitingut, mė 22 janar, botohet pėrgjigja e Hasan Prishtinės. Nė fillim ai thotė se do tė vijė pėrgjigja e argumentuar e deputetėve tjerė shqiptarė, por ai do tė vėjė nė pah vetėm disa ēėshtje. Ēėshtjen e alfabetit, do ta zgjidhė koha, nėse nuk e ka zgjidhur. Ēėshtja nuk ėshtė e nje natyre tė tillė si mendojnė disa, se nuk mund tė trajtohet shkel e shko, sidomos pėr shkak se zgjidhja nuk mund tė kryhet sipas dėshirės apo mosdėshirės sė deputetėve. Ajo mund tė zgjidhet vetėm nga pikėpamja atdhetaree jo duke thėnė: “Ne duam apo nuk duam kėtė zgjidhje”... “Sot, sikurse qė ithtarėt e alfabetit tė shqipes nuk mund tė thonė se medoemos duhet tė shkruhet dhe tė lexohet me alfabetin me germa turke, nuk mund tė thonė se s’mund tė lexohet me alfabetin shqip, madje, mėnyra e tė lexuarit dhe e tė shkruarit nuk mund tė vihet nė monopol si duhani”.

Secili ėshtė i lirė nė pėrpjekjet e veta – thotė Hasan Prishtina – dhe askush s’ka tė drejtė t’i thotė pėr kėtė asgjė. Mirėpo, nėnshkruesit e peticionit tė dėrguar kryeministrisė, ta quajnė veten si tė vetmit interpretė tė ndjenjave tė Arnautllėkut, e sidomos kur disa prej tyre s’kanė kurrfarė lidhje me shqiptarėt as pėr nga gjaku, as pėr nga gjuha, kur ndėrhyrje nė punė pėr tė cilat nuk kanė as atribute as kompetenca – kėtė nuk mund ta marr as me mend.

“Qė tė mundė tė kuptohet se deri nė ē’shkallė kanė fuqi e ndikim fjalėt e deputetėve nė rrethet ku janė zgjedhur, nevojitet qė tė gjithė deputetėt ta japin dorėheqjen dhe zgjedhjet tė mbahen pėrsėri”. Nėse kundėrshtarėt pranojnė kėtė vetėmohim dhe nė kėtė mėnyrė pajtohen qė kėshtu tė tejkalohet njė pengesė e madhe – do tė provojnė se janė gati ta japin provėn e lartė tė besnikėrisė sė tyre ndaj popullit. Ja, ky ėshtė megdani provės. Pėrndryshe, ėshė mėkat qė pėr tė siguruar qėllimet vetjake ta mashtrosh opinionin publik. Secila nga tė dy anėt ėshtė nė gjendje tė shkruajė peticione. Mirėpo, gjėja kryesore duhet tė jetė ndėrgjegja jonė”.

Siē paralajmėroi Hasan Prishtina, mė 24 janar 1910 botohet peticioni i deputetėve, ithtarė tė alfabetit shqip, nėnshkruar nga:

Ismail Qemal Vlora – deputet

Aziz Vrioni – deputet i Beratit

Esat Tiranasi – deputet

Mehmed Nexhip Mitrovica – deputet

Hasan Prishtina – deputet

Shahin Kolonja – deputet i Korēės

Mufis Gjirokastra – deputet i Gjirokastra

Gani frashėri – deputet

Ali Hjadari – deputet dhe

Hamid Margėlleci – deputet

 

Duke i hedhur poshtė fjalėt e palės kundėrshtare, ata veēanėrisht theksojnė se lloji i germave nuk ka kurrfarė lidhje me fenė. Nė mbledhjen e Ferizajt, kjo ēėshtje nė asnjė mėnyrė nuk ka qenė objekt diskutimi, kurse nė kongresin e Dibrės u kėrkua me kėmbėngulje hapja e shkollave shqipe, ndėrsa zgjedhja e alfabetit u la si gjė fakultative.

Me njė ironi tė mprehtė, pėr palėn kundėrshtare thuhet se ata qė e ndjejnė veten pėrgjegjės pėr fatin e popullit shqiptar, qė i japin vetes kompetenca se ata duhet ta vrajnė dhe tė lthjellin, ata janė ose turq ose njerėz qė janė larg nga gjuha, ndjenjat dhe kombėsia shqiptare. Fjalėn vendimtare nė kėtė ēėshtje duhet ta kenė shqiptarėt – ekspertė gjuhe, ata qė janė shqiptarė edhe pėr nga gjuha, edhe pėr nga gjaku. Prndaj, duke u pėrpjekur pėr pėrparimin e popullit shqiptar, duke marrė parasysh se gjuha e shkruar shqipe ėshtė njė realitet dhe se pėrparimi i popullit shqiptar shkon nė dobi tė shtetit osman, fjalėt e tyre i hudhin poshtė me neveri tė thellė. Njėkohėsisht ata e njohtojnė kryeministrinė se nė kėtė punė nuk janė nė fazėn fillestare. Nė kohėn e sadrazemllėkut tė Ali Pashės – thuhet nė vazhdim – me qėllim qė shteti osman tė prientohet sipas gjendjes nė Evropė, duke i rrespektuar kėrkesat e tė gjithė shqiptarėve muslimanė e krishterė duke menduar nė mėnyrė tė urtė shtetėrore, u sajua ky alfabet nga ana e tė parėve dijetarė shqiptarė qė ndodheshin nė Stamboll dhe pas kėrkesės qė iu bė qeverisė, me sugjerimin e Ali Pashės, sulltan Abdul – Azizi dha leje. Nė bazė tė kėsaj, me kėtė alfabet iu dėrgua sulltanit njė letėr pėrshėndetėse.[30] Pas meshrutijetit, nė kryeqytetin tonė u formua njė komision tjetėr, i cili e pėrmirėsoi alfabetin e pėrmendur dhe me lejen e Ministrisė sė Arsimit, redigjoi dhe botoi dy gazeta tė pėrkohshme “Dritėn” dhe “Diturinė” dhe njė shumicė tė madhe librash.[31] Mė vonė, me gjithė shtypjen dhe ndalimin qė ngjanė nė kohėn e regjimit tė vjetėr, ky lloj shkrimi vazhdoi nė mėnyrė graduale, kurse kur plasi liria e meshrutijetit, u pėrhap nėpėr tėrė Arnautllėkun. Si u tha mė lartė, ai qe objekt diskutimi nė kongresin e Dibrės, e pastaj edhe nė kongresin e Elbasanit, e duke marrė nė shqyrtim tė dy dialektet, atė tė jugut dhe atė tė veriut, alfabeti shqip, sajuar para 40 vitesh e reformuar, u pranua nė mėnyrė tė prerė dhe unanime. “Nė gjendjen e tashme, tė gjithė klubet shqiptare dhe shumica e intelektualėve dhe mendimtarėve shqiptarė, sillen dhe manovrojnė brenda kėtyre vendimeve. Ky alfabet nuk ėshtė nė pėrdorim vetėm nė shkollat private shqipe, por edhe nė idadijet si dhe nė shkollėn e lartė administrative tė Stambollit, ku 70 studentė mėsojnė me kėtė alfabet.[32]

Sot ndėr tre milionė shqiptarė, mijėra tė tillė, tė cilėt e ndjekin mendimin e tij, janė tė lidhur me kėtė ide dhe dhe nė kėtė mėnyrė bėjnė qė tė prezentohet humanizmi i tyre. Prandaj – theksohet nė vazhdim – nė kėtė mėnyrė nuk duhet tė hapet shtegu i grindjeve me popullin shqiptar, i cili ėshtė shtylla mė e fortė e perandorisė osmane nė Evropė. Nga qeveria kėrkohet qė qė tė mos jetė e padurueshme nė kėtė ēėshtje, qė pėrparimi i shqiptarėve nuk duhet ta brengosė, sepse shqiptarėt nuk kanė rrugė tjetėr pėrveē osmanizmit, ata janė tė shtrnėguar tė jetojnė bashkė me elementin osman, ata janė tė detyruar ta mėsojnė osmanishten, e duke e mėsuar edhe gjuhėn e tyre, pėrparojnė nė mėnyrė tė natyrshme dhe tė shpejtė, gjė qė e ka argumentuar edhe eksperienca. Pėrveē kėsaj, duhet ditur se ndėr shqiptarė ka edhe njė milion krishterė, tė cilėt gjithashtu janė pjesėtarė tė perandorisė osmane.”.

Prandaj, kėrkohet nga qeveria duke u mbėshtetur nė kushtetutėn, e cila e lirė tė mėsuarit e gjuhės amnore, qė ta vazhdojė rrugėn dhe mos ta ndryshojė, mos tė bėjė hapa tė rrezikshėm, duke e inkurajuar njėrėn pjesė tė popullit dhe duke iu kėrcėnuar pjesės tjetėr dhe t’ua bėjė tė ditur nėpunėsve jashtė Stambollit qė tė punojnė sipas ligjit. Gjithė puna le t’i lihet zhvillimit tė natyrshėm qė ėshtė rruga e vetme, e cila do ta zgjidhė kėtė problem.[33]

Nė kohėn kur botohet pėrgjigja e Hasan Prishtinės dhe e deputetėve ithtarė tė alfabetit shqip nė gazetėn “Tanin”, nė njė gazetė tjetėr “Osmanischer Loyd” qė ka dalur nė Bejoglu tė Stambollit, botohet njė intervistė e redaktorit tė gazetės me deputetin e Gjirokastrės Mufid Bej Lebohovėn. Nė kėtė intervistė ai i paraqet tė njėjtat argumente si Hasan Prishtina dhe deputetėt e pėrmendur, duke theksuar pėrsėri se shumica e deputetėve autorė tė memorandumit dėrfuar kryeministrisė nė tė cilin e kanė kėrkuar ndalimin e alfabetit latin, nuk janė shqiptarė as pėr nga gjuha as pėr nga ndjenjat dhe se nuk punojnė nė interes tė popullit shqiptar. Ai njėkohėsisht e akuzon valiun e Kosovės Masar beun dhe disa oficerė se janė organizatorė tė mitingut nė Shkup dhe se bėjnė propagandė kundėr alfabetit arab. Duket se kjo i ka shkaktuar dhembje tė fortė anės kundėrshtare, prandaj mė 16 shkurt botohet letrae njėfarė “Aranut Ramadanit”, tregtar ng Shkupi. Letra na duket me rėndėsi pėr tė vetmėn arsye se na jep disa tė dhėna pėr ca deputetė mbi tė cilėt nuk dimė gjė. Pėr deputetin e Shkupit, Seit Idrizit, thuhet se ėshtė shqiptar brez pas brezi, se pleqtė e tij kanė ardhur nga njė fshat nga Shqipėria, i ati i tij – Hoxha Idrizi e ka fituar nderimin e gjithė vilajetit. Si luftėtar pėr konstitucionalizėm dhe kundėr absolutizmit, ai ia ka parė sherrin regjimit dhespotik dhe ka vdekur nė internim. I biri i tij Seit efendiu gjithashtu ka qenė internuar nė Anadoll. Ai ėshtė patriot i shquar shqiptar.[34] Pėr deputetin e Pejės, Bedri efendiun, autori thotė se ėshtė brez pas brezi shqiptar i biri i shqptarit. Tė gjithė e dinė se mėse 40 vjet ndodhet nė shėrbime tė ndryshme, ėshtė njeri me eksperiencė tė madhe dhe me patriotizėm tė sprovuar. S’ka njeri qė nuk e di se nė kohėn e regjimit tė vjetėr, pėr shkak se e pati guximin tė ēohet haptazi kundėr tatimeve tė padurueshme tė Izet Pashės dhe Zeqi Pashės, u bė objekt i persekutimeve tė ndryshme. Gjyshi i tij Zeqirja Spahiu ka rėnė nė luftė nė Kalfatė, kurse i ati i tij ka treguar trimėri tė jashtėzakonshme nė luftėn e Sėrbisė. Ai ėshtė pjesėtar i fisit tė Gashit – njė nga fiset mė me rėndėsi nė sanxhakun e Pejės. Sa i pėrket valiut tė Kosovės – Masar beut, pėr tė thuhet se nuk ka gisht nė miting, ndėrsa fjalėt se gjoja oficerėt kanė bėrė propagandė pėr a;fabetin arab janė pa kurrfarė baze. “Pėrkundrazi, propagandė tė hapur janė duke bėrė dy deputetėt tanė. Por, qė tė dy nuk kanė mė besim nė bilajetin tonė.[35]

Se kemi punė me njė aksion tė sinkronizuar dhe tė organizuarargumenton edhe artikulli i gjatė i Sureja Vlorės, njė nga njerėzit mė tė shquar tė Vlorės, njeri me autoritet tė lartė nė Stamboll, autor i njė vepre turke “Divergjencat islame”, artikull i botuar mė 15 janar 1910 nė “Yeni gazete” me titull: “Alfabeti arab dhe gjuha shqipe”. Si njohės i mirė i historisė islame dhe i fesė muslimane ai jep njė varg argumentesh se Kur’ani nuk ka zbritur me alfabetin arab, se ky nuk ėshtė alfabet fetar, por edhe vetė arabėt e kanė huazuar dhe pėrmirėsuar, se feja nuk ėshtė e lidhur me shkronja dhe germa, por me ndjenjat e zemrės dhe me dijeni. Si mund tė jetė besnik i mirė xhahili e periudha 500 vjeēare ka argumentuar se shqiptarėt nuk kanė mundur tė pėrparojnė me alfabetin arab? Mė 22 shkurt del pėrgjigja e njėfarė Melekut, ish – defterdar i vilajetit tė Bejrutit, gjithashtu shqiptar. Pėrgjegja mė tepėr trajton ēėshtje tė fesė dhe tė Kur’anit. Pėrveē argumenteve fetare, ai thotė se shqiptarėt duke e braktisur alfabetin arab, e braktisin edhe gjuhėn turke dhe nė kėtė mėnyrė i humbin shanset tė marrin pjesė nė administratėn turke, ku zėnė pozita tė larta, sepse turqishtja do tė mbetet gjuha zyrtare. Ajo shkruhet me alfabetin arab dhe pėrmban shumė fjajė arabe. Mė 4 mars kemi pėrsėri pėrgjigjen e Sureja Vlorės, botuar poashtu bė Tasvir-i Efkar. Sipas tij ēėshtja e alfabetit nuk ėshtė nuk ėshtė njė ēėshtje fetare, por njė ēėshtje kulturore e njėkohėsisht edhe ēėshtje ekonomike se ka tė bėjė me pėrparimin e njė populli. Pėr hir tė bashkimit tė popullit shqiptar duhet ta pranojnė alfabetin latin, se pėrndryshe do t’u duhej tė ndahen nga shqiptarėt krishterė. Nė njė varg qytetesh janė hapur shkolla pėr jomuslimanėt dhe pushteti nuk mund t’i detyrojė qė ata ta alfabetin arab. Me alfabetin latin janė botuar mijėra libra dhe trajtesa, e tė gjithė shqiptarėt duhet tė pėrfitojnė prej tyre. T’i ndalosh nga kjo do tė thotė qė jomuslimanėve t’u japėsh mundėsi tė pėrparojnė e tė qytetėrohe, kurse muslimanėt t’i mbash nė errėsirė. Ėshtė gabim tė mendosh se shqiptarėt do t’i mbash besnikė ndaj fesė, kombėsisė, shtetit, hilafetit, nėse i mban nė padituri. Duke pėrfituar nga kultura dhe dobitė e saj, kėto lidhje do tė forcohen dhe do tė zhvillohen.

Nė kėtė polemikė ėshtė pėrzier edhe “Njė i interesuar nga Korēa”, Ali Zulfiēari artikulli i tė cilit me titull “Njė konsultim me shqiptarėt” ėshtė botuar nė “Tanin” mė 25 shkurt 1910. nė artikull thuhet se artikujt e botuar nė gazetat e Stambollit. Nė lidhje me gjuhėn shqipe e kanė nxitur interesimin e arsimtarėve tė Arnautllėkut nė gazetat dhe librat qė botohen, kėto ēėshtje janė objekt studimi. Artikullshkruesi thotė se nė kėtė artikull dėshiron t’i ndriēojė disa ēėshtje, t’ua tėrheqė vėmendjen shqiptarėve dhe tė bėjė njė konsultim me ta nė njė mėnyrė thjeshtė objektive. Pėr mendimet e veta ai thotė se nuk janė vetėmmendime vetjake tė tij, por ndoshta ėprfshijnė ndjenjat e popullsisė sė njė sanxhaku tė tėrė.

Tė gjithė e dimė, thotė korēari, se nė ēėshtjen e gjuhės shqipe mė sė shumti ėshtė thelluar Shqipėria e jugut, e nė jug vendin e parė e zė qyteti i Korēės, ndėrsa, pėr sa i pėrket aktivitetit gazetaresk, pėrparėsi kanė shqiptarėt e jashtėm. Pasi kanė kaluar njė kohė nė Amerikė, Rumani, Misir e tė tjera, ku shtypi ka qenė i lirė dhe i pėrparuar, duke u kthyer nė atdhe ata kanė ndjekur tė njėjtin program dhe e kanė dhėnė kontributin e tyre.

Qysh nė kohėn e absolutizmit nė Korēė ėshtė hapur shkolla e parė shqipe. Duke pėrfituar nga liritė pas shpalljes sė knstitucionit, disa dashamirė tė arsimit, por jo korēarė, kėtu themeluan njė shtrypshkronjė dhe e ngrehėn gazetėn “Korēa” dhe “Liria ortodokse” si dhe ia filluan botimit tė disa librave dhe revistave. Nė lidhje me gazetėn “Korēa”, artikullshkruesi thotė se gazeta e pėrmendur botohet me germa latine. Mirėpo, shumica e numrave shitet me anė tė abonimeve dhe shkon pėrjashta. Nė anėn tjetėr, janė shumė tė pakėt ata lexues qė cilėt mund ta kuptojnė. Nė tė vėrtetė, njė shfaqje e tillė ėshtė pėr t’u vajtuar, mirėpo, ku ėshtė arsyeja e mungesės sė dijes, ku ėshtė burimi i xhahiljeti tė tillė?

Pikė sė pari, alfabeti shqip, do tė thotė latin, tė cilin disa e pėrdorin, nuk has nė mirėpritje dhe miratim. Meqėnėse Korēa ėshtė selia e shoqatės arsimore shqiptare “Pėrparimi”, e cila nė saje tė pėrpjekjeve se bashkėqytetarėve tanė e ka pėrhapur gjuhėn kombėtare nėpėr tėrė Arnautllėkun, por me germa tė pėrmendura, atyre qė dėgjojnė nga jashtė pėrmbi shkollėn e Korēės, u duket se ajo e ka rangun e njė unversiteti e pėr ne korēarėt mendojnė se e dimė nė mėnyrė tė pėrsosur tė shkruajmė dhe tė kėndojmė shqip me germat latine. Pėr ata qė i marrin si tė vėrteta reklamat e redaksisė sė gazetės puna ėshtė kėshtu. “Por, mjerisht, ne korēarėt qė jemi nė thelb tė punės, gjendjen e dimė krejt tė kundėrt. Nė shkollėn shqipe, pėrpara sė cilės kalojmė ēdo ditė, numri i nxėnėsve – tė gjithė fėmijė tė bashkėvendasve tanė tė krishterė – bashkė me dhaskenjtė e tyre – nėse them se ėshtė 50, mos e besoni! Pse duhet ta fshehim tė vėrtetėn? Nė shkollat greke, numri i nxėnėsve arrin nė 1.000, kurse nė shkollėn Idadije, Ruzhdije dhe shkollat fillore turke, numri arrin nė 300. Atyre bashkėatdhetarėve qė pėr hir tė krishterėve e preferojnė alfabetin latin, ua kishim bėrė kėtė pyetje: “A shumica duhet ta ndjekė pakicėn, apo pakica shumicėn?” Nėse supozojmė se numri i atyre qė e preferojnė alfabetin latin bashkė me 300.000 krishterė arrin 1.000.000, vallė a ka nevojė tė drejtohemi pėr mendimin e atyre dy milionėve tjerė? Pėrveē kėsaj, s’duhet ta harrojmė se midis krishterėve ekziston njė rrymė e fortė qė ėshtė pėr alfabetin grek. Pėr shkak tė propagandave tė ndryshme rreth alfabetit, nė Rumeli kemi arritur nė njė situatė shumė tė ēuditshme. Pėr shembull, nė njė familje tė vetme i ati ėshtė partizan i alfabetit arab, i biri duke qenė se ka jetuar nė ndonjė vend tė jashtėm, e preferon alfabetin latin. Po kėshtu nga dy vėllezėr ortodoksė njėri shkruan me alfabetin grek, e tjetri me atė latin. E nėse pyetni ndonjė fshatar, ai do tė pėrgjigjet: “Neve na mjafton turqja – muslimanja”. Ja pėrpekkjet tona nė Korēė shkojnė nė kėto drejtime.

Disa bashkėatdhetarė ekstremistė thonė se qysh prej 30 – 40 vitesh ky alfabet ėshtė pranuar dhe me tė shkruhet e lexohet dhe nė kėtė mėnyrė dalin nė teorinė e vjetėrsisė. Sido qė tė jetė puna, ne i rrespektojmė bashkėatdhetarėt qė kanė punuar nė kėtė ēėshtje. Por, vallėe a s’kanė mundur edhe ata tė gabojnė? A i kanė njohur ata tė gjitha intrigat e jashtme qė i njohim ne sot dhe a i kanė marrė parasysh?

Sipas mendimit tonė pėr t’i dhėnė fund kėsaj ēėshtjeje, rruga mė e drejtė ėshtė kjo: Dijetarėt, shkencėtarėt dhe tė menēurit e Arnautllėkut tė veriut dhe tė jugut tė mbledhen nė njė kongres tė pėrgjithshėm e tė marrin vendime, tė cilat do tė jenė nė konformitet edhe me Sheriatin. Thuhet se njė kongres i tillė u mbajt vitin e kaluar nė Manastir dhe se vendimet e tij u vėrtetuan dhe u pėrkrahėn edhe nė kongreset e Dibrės dhe tė Elbasanit. Nė lidhje me kėtė duhet thėnė se kongresi Dibrės kishte qėllime shoqėrore dhe nuk ka kurrfarė lidhje me alfabetin. Sa u pėrket kongresėve tė Manastirit dhe tė Elbasanit mjafton ta shqyrtojmė – me pėrjashtim tė disave – se nga janė, saqė numri i tyre nga kush u zgjodhėn. Tė shkosh me aprovimin e 10 apo 100 vetėve e ta japėsh votėn nė emėr tė mijėra e mijėra banorėve tė njė sanxhaku, e pastaj vendimet e marra nga delegatėt e caktuar nė kėtė mėnyrė, t’i pėrgjithėsosh – ua lė lexuesve ta ēmojnė se sa vlerė kanė mendimet e tilla. Nė vazhdim korēari polemizon me Hasan Prishtinėn dhe deputetin Gani Frashėri, mendimet e tė cilėve i pamė mė lartė.

Nė atė kohė, si pjesė e fushatės kundėr alfabetit, fillon organizimi i njė vargu mitingjesh nė favor tė alfabetit arab, tė cilėt nė disa vende, e sidomos nė toskėri shkaktojnė mitingje protestuese dhe mitingje pėr mbrojtjen e alfabetit shqip. Pas mitingut tė Shkupit, u mbajt mitingu i Manastirit, gazetat e Stambollit, tė cilat informojnė pėr kėtė miting thonė se mitingu ėshtė mbajtur mė 24 janar, kurse nė njė burim tjetėr gjejmė se ėshtė mbajtur mė 6 shkurt.[36] Sipas Tasvir – i Efkar dhe Tanin, mė 8 shkurt 1910, nė mitingu e Manastirit, nė tė cilin kanė marrė pjesė 12.000 veta, u refuzua rreptėsisht alfabeti latin dhe u dėrguan telegrame nė njėsitė administrative tė varura prej vilajetit tė Manastirit sė arsimit dhe kryeministrisė. Kryetari i mitingut ka qenė myderizi Mehmet, kurse anėtarė myderizėt: Sadudin, Sejfudin, Nazif dhe Mahmet.

Nė “Neyr – i Hakikat”, artikullin e tė cilit e botoi edhe “Tasvir-i Efkar” kemi njė pėrshtypje mė tė gjatė tė kėtij mitingu, ku gjejmė edhe disa elemente tė reja. Mitingu u mbajt nė xhaminė dhe oborrin e Is’hak Ēelebisė dhe megjithėse binte shi, u grumbulluan mėse 10.000 veta. Mitingun e hapi myderizi Sadudin, i cili vuri nė dukje se Kur’ani i bashkon gjithė muslimanėt. Sadoqė popujt muslimanė kanė gjuhė tė ndryshme, Kur’ani ėshtė shkruar me germa arabe dhe s’mund tė shkruhet tjera. Ai numėroi njė varg arsyesh qė s’lejojnė tė pranohet alfabeti latin. Tė gjithė tė pranishmit u betuan dhe e lidhėn besėn duke thirrur: “I mallkojmė shkronjat latine, kurrsesi s’do tė lejojmė tė hyjnė nė fshatrat tona”. Pastaj foli gjuhėn shqipe pėrplasi Rashid Aga, i cili tha se nėse kėrkon nevoja qė tė ruhet bashkimi fetar, shqiptarėt do ta braktisin edhe gjuhėn e tyre. Pas mbarimit tė mitingut ata shkuan nė konakun e hyqymetit dhe i pėrsėritėn kėrkesat e tyre dhe u propozuan organeve tė pushtetit qė tė hiqet nga Manastiri qendra e pėrgjithshmė e klubeve tė Bashkimit. Kėshilli i mitingut dėrgoi pastaj telegram nė Shkodėr, Shkup, Dibėr, Janinė, Korēė, Elbasan, Tiranė, Ohėr, Kėrēovė, Prilep dhe Florinė e veēanėrisht kryeministrisė, Ministrisė sė arsimit, kretarit tė Bashkisė sė Manastirit, kryetarit tė mitingut tė Shkupit – Xhelaludin efendisė, deputetit tė Manasirit Mehmet Vasifit, duke theksuar se nė snjė mėnyrė nuk do tė pranojmė qė shqipja tė shkruhet me germa latine.

S’ka dyshim se numri i pjesėmarrėsve ėshtė i tepruar, por duhen marrė me rezervė edhe disa burime austriake, sipas tė cilave nė tė kanė marrė pjesė vetėm disa qindra.

Por, nė kėtė ditė idadijen e Shkupit, bėhen turbullime me rastin e fillimit tė mėsimeve tė shqipes me alfabetin latin. Pėr kėtė shkak u mor vendimi qė mėsimet tė mbahen me germat arabe.[37]

Mė 8 shkurt 1910 nė “Tasvir-i Efkar” botohet peticioni i 280 vetave nga ulemaja, parėsia, kryepleqtė dhe pėrfaqėsuesit e Prishtinės dėrguar kryeministrisė dhe kryesisė sė parlamentit. Nė tė thuhet se njė grup i vogėl njerėzish me ambicje personale dhe pėr interesa vetjake pėrpiqen ta pėrgjithėsojnė pėrdorimin e alfabetit latin, duke krijuar kėshtu pėrēarje. Ky grup i vogėl, sadoqė midis tyre ndodhen edhe disa deputetė, e ndjek kėtė ide tė keqe me qėllim qė shqiptarėve t’ua afrojė doket dhe besimet latine. Mirėpo, kjo ėshtė nė kundėrshtim tė plotė me mendimet e popullit shqiptar. Kurrė nuk do tė jetė e mundur tė mėsuarit e gjuhės shqipe me alfabetin latin. Nė kėto vende tė mėsuarit e shqipes ka filluar me shkronja arabe dhe mund tė konstatohet njė sukses i plotė. Popullsia e vilajeteve tė Kosovės, Janinės, Manastirit dhe Shkodrės ėshtė 90% muslimane, e ajo ėshtė e lidhur me qeverinė konstitucionale dhe me hilafetin e shenjtė, ajo nuk do t’i braktisė germat arabe qė tė marrė germa tė huaja, tė cilat i copėtojnė kėto lidhje tė shenjta. Duke e larguar kėtė peticion, na ju njohtojmė se pėrsėri kemi lidhur besėn se kurrė nuk do ta pranojmė alfabetin latin dhe se kurrė nuk do tė ndahemi nga qeveria legale dhe konstitucionale.

Lirisht mund tė thuhet se thuajse nė ēdo qytet tė vilajeteve tė kosovės, Shkupit, Shkodrės dhe Manastirit mbahen mitingje kundėr alfabetit latin. Sadoqė ėshtė rrėnjosur mendimi se Elbasani dhe e tėrė toskėria kanė qenė unanimisht pėr alfabetin latin, materialet e nxjerrura nga shtypi i Stambollit argumentojnė se edhe atje kemi mitingje pėrkrahjeje tė alfabetit arab. Mė 11 shkurt 1910 nė “Tanin” botohet telegrami dėrguar mė 27 janar 1910 i nėnshkruar prej 146 vetave nga parėsia dhe njerėzit e shquar “nė emėr tė mijėra vetave” ku thuhet se me gjithė zemėr e pėrkrahin peticionin e 14 deputetėve shqiptarė qė kėrkuan nga kryeministria – ndalimin e alfabetit latin. Mė 20 shkurt nė “Tanin” botohet telegrami qė i kishte ardhur klubit tė “Bashkimit” nė Stamboll nga Elbasani,, ku thuhet se mė 5 shkurt e gjithė paria, shehlerėt, trėgtarėt dhe esnafėt si dhe popullsia e katundeve e mbajtėn njė miting nė tė cilin u zotuan ta ruajnė alfabetin shqip tė sajuar dhe tė pėrdorur tani e 40 vjet mė parė. Komunikatėn e fundit tė Ministrisė sė arsimit, tekstin e sė cilės e japim mė poshtė, ata e konsiderojnė nė kundėrshtim me meshrujetin dhe lirinė e arsimit. Telegramin e kanė nėnshkruar kryetari i mitingut dervish Jusuf Begzade, kurse anėtarėt sheh Mehmeti, Galip Shahsuvar Begzade, qehaja i esnafėve Beqiri dhe Hasan Has Topalli.[38] Mė 16 shkurt kemi njė telegram nga Selaniku, ku thuhet se shqiptarėt gjatė 6 shekujve e kanė argumentuar me fakte se kanė ngelur osmanlinj, mirėpo, nė lidhje me alfabetin ata janė ithtarė tė rreptė tė alfabetit shqip. Prandaj, kėrkohet nga qeveria qė t’i pėrkrahė ata qė janė pėr kėtė alfabet. Telegramin e kanė dėrguar klubet e Jenixhes, Karaferies, si dhe klubet arsimorė shqiptarė tė Selanikut. Nė tė njėjtėn ditė e kemi telegramin nga Tirana, nėnshkruar nga 117 veta, ku thuhet se qysh mė 3 shkurt kanė dėrguar njė telegram, nėnshkruar nga myftiu Musaj dhe qehaja i esnafėve Abdullah efendiu, nė tė cilin kanė kėrkuar alfabetin arab. Mirėpo, nja 30 veta janė ngritur dhe kanė dėrguar kundėrtelegram. Nė telegramin e ri pėrkrahet telegrami i parė, pėrkrahen deputetėt qė e kanė kėrkuar alfabetin arab dhe demantohen kėta 30 veta. Mė 12 shkurt arrin telegrami nga Shkodra, ku thuhet tekstualisht: “Me dhimbje kexojmė nė gazetat se njė grup zotėrinjsh nga Arnautllėkut e ka marrė iniciativėn nė emėr tė gjithė shqiptarėve qė gjuha shqipe tė mėsohet dhe tė ligjėrohet me germa latine. Nė qė jemi shqiptarė tė veriut, duke qenė tė njė mendimi me deputetėt tanė qė kėrkojnė alfabetin arab, nė asnjė mėnyrė nuk e pranojnė alfabetin latin. Kombėsisė sonė ai ka pėr t’i sjellur vetėm dėm. Ne jemi osmanlinj e me njė gjė tė tillė nuk e njollosim e nuk e kompromentojmė vėllazėrimin, dashurinė dhe lidhjen e sinqertė me osmanllėkun. Nėse ėshtė nevoja qė ta mėsojmė gjuhėn tonė, kėtė do ta bėjmė me shkronja arabe”,[39] etj. Telegramin e kanė nėnshkruar nė emėr tė popullit katėr veta nga ulemaja dhe 5 veta nga parėsia (Tanin, 12 shkurt 1910). Mė 3 mars nga njė miting protestues kundėr alfabetit latin, tė mbajtur nė Elbasan nėn kryesinė e Haxhi Hafiaz Sulejmanit, i dėrgohet telegram deputetit tė Elbasanit Haxhi Ali efendisė nė tė cilin e njohtojnė se me poste do t’ia dėrgojnė kėrkesėn e pėrgjithshme. Po atė ditė, i dėrgohet njė telegram qė kanė mbajtur fshatarėt e 5 fshatrave nė rrethinat e Elbasanit, tė cilėt gjithashtu kėrkojnė tė shkruhet me alfabetin arab. Po kėtė ditė kryepleqtė e 12 fshatrave tė rrethit tė Korēės, nga tė cilėt mundėm tė ubikojmė vetėm Bregasin dhe Dardhėn, i dėrgojnė njė telegram deputetit tė Elbasanit, Haxhi Ali efendisė, duke theksuar se nė kohėn e dhespotizmit hamidian kanė kėrkuar qė administrivisht tė lidhen me sanxhakun e Elbasanit, por, meqėnėse ishte nevoja tė japin 10 lira, puna kishte ngelur pezull. Me rastin e zgjedhjeve parlamentare, ata e kanė votuar pėr Shahin bej Kolonjėn, duke kujtuar se ai do t’i bėjė shėrbime atdheut tė tyre tė shenjtė dhe nderės islame. Meqenėse tash identiteti i tij doli nė dritė[40], tani ata e shpallin haptazi se si deputet tė tyre e njohin deputetin e Elbasanit, Haxhi Ali efendinė “Ne e lidhėm besėn dhe u betuam se do tė shkruajmė me germa turko – arabe dmth. me germat e Kur’anit dhe kurrė nuk do t’i pranojmė germat latine”.[41]

Nė gjimnazin (Idadijen) e Prevezės ka filluar mėsimi i gjuhės shqipe me alfabetin latin. Nė lidhje me kėtė, 66 veta ia dėrgojnė njė peticion Ministrisė sė arsimit, ku theksojnė se me gjithė kėrkesėn e popullsisė,dėrguar Ministrisė sė arsimit, qė shqipja tė mėsohet me alfabetin arab, nė bazė tė njė kėrkeseje qė e ka bėrė njė numėr i vogėl mutesarifit dhe disa zyreve tjera – ka filluar mėsimi me alfabetin latin. Njė numėr prej tyre janė me tė vėrtetė banorė tė Prevvezės, por njė numėr nuk mund tė llogaritet si vendės as qė kanė fėmijė nė shkollė, ndėrsa disa janė nėpunės tė jashtėm. Prandaj, pėrsėri ju lutemi qė mėsimet tė bėhen me alfabetin arab.

Mė 20 shkurt nė Tasvir-i Efkar, botohet telegrami dėrguar nga Peqini drejt deputetit tė Elbasanit – Haxhi Ali efendisė (Peqini i takonte sanxhakut tė Elbasanit) me tė cilin e njohtojnė se popullsia e Peqinit e kishte dėrguar me postė kėrkesėn kundėr pėrdorimit tė alfabetit latin.

Natyrisht, qeveria turke ėshtė gjetur nė njė situatė shumė delikate. Pa marrė parasysh dėshirat e saj intime, ajo nuk ka mundur tė marrė qėndrim publik pėr njėrėn apo tjetrėn palė. Sė pari, asaj nuk i konvenonin shqetėsimet nė Arnautllėk. Pastaj, Ismail Qemali ishte kryetar i partisė liberale tė parlamentit, Hasan Prishtina parlamentarist i shquar, fjalimet e tė cilit i pėrcillte edhe shtypi ndėrkombėtar. Opinioni i brendshėm i kryeqytetit gjithashtu nuk ishte unanim, madje Hysejn Xhihad, kryeredaktori i organit xhonturk Tanin, deputet dhe njeri me influencė si nė parlament, ashtu edhe nė organizatėn xhonturke “Bashkim e pėrparim”, jo vetėm qė kėrkonte vazhdimisht qė qeveria tė mbetet neutrale, por nė njė kryeartikull, mbi tė cilin do tė flasim mė vonė, ua uroi shqiptarėve qė kanė ndėrmarrė njė hap aq tė urtė e shkencor, duke e aprovuar alfabetin latin. Qeveria mori njė vendim solomonik, i cili pėr nga forma duket neutral, por nga brendėsia i jep pėrkrahje alfabetit arab. Nė “Tanin” tė 4 shkurtit 1910 lexojmė sa vijon:

“Qeveria ka marrė vendim tė prerė tė ngelė neutrale rreth ēėshtjes se me ēfarė alfabeti do tė shkruhet shqipja dhe qė zgjidhjen e kėsaj t’ua lėjė dijetarėve shqiptarė. Nė lidhje me kėtė, dje ministria u ka dėrguar vilajeteve tė Selanikut, Kosovės, Manastirit, Janinės dhe tė Shkodrės kėtė telegram:

“Nė bazė tė disa lutjeve tė bėra pas revolucionit tė lumtur (dmth pėr revolucionin xhonturk), qeveria ka ndihmuar qė nė disa shkolla zyrtare tė mėsohet gjuha shqipe nė mėnyrė fakultative, edhe qysh prej asaj kohe nė kėto shkolla ėshtė duke u mėsuar kjo gjuhė. Nė kohėt e fundit, nė bazė tė kėrkesave tė vazhdueshme, merret vesh se njė pjesė bashkėatdhetarėsh tanė shqiptarė e mėsojnė kėtė gjuhė me alfabetin arab, kurse pjesa tjetėr me alfabetin latin, sikurse qė ka vepra tė shkruara dhe tė botuara edhe me alfabetin arab, prandaj pėrdorimi i alfabetit lihet i lirė, le ta pėrdorin sipas dėshirės. Qeveria osmane, e cila u ka dhėnė liri popujve qė t’i mėsojnė gjuhėt e tyre, sadoqė nuk e gjen tė volitshme tė ndėrhyjė nė kėtė ēėshtje, prapėseprapė ka marrė vendim qė t’u jepet leja atyre qė dėshirojnė tė mėsojnė me germat arabe. Pėr t’u zbatuar ky vendim, nėse e kėrkon nevoja qė nė shkollat zyrtare tė emėrohet edhe nga njė mėsues pėr gjuhėn e dytė, ata le tė emėrohen dhe le t’u catohet rroga. U rekomandohet vilajeteve qė tė veprojnė sipas kėtij vendimi”.

Kam pėrshtypje se ky vendim u jep edhe mė tepėr nxitje ithtarėve tė alfabetit arab qoftė nė Stamboll, qoftė nėpėr vilajete, tė cilėt tash e pėrhapin fushatėn nė tė gjitha anėt.

Mė 11 shkurt, nė Tanin botohet Manifesti i Ulemasė shqiptare tė Stambollit ku thuhet:

“Tue qenė se populli fisnik shqiptar ėshtė osmanli dhe musliman. Ekzistojnė obligime fetare dhe kombėtare nė germat e arabishtes t’i skalisė nė kokė. Ne e shpallėm vendimin e marrė se e pranojmė alfabetin arab pėr ta shkruar gjuhėn tonė, i cili a;fabnet pėrbėn njė varg rregullash tė lavdishme dhe njė seri virtytesh. Me ashpėrsinė mė tė madhe i refuzojmė germat e huaja qė duan t’i zbatojnė disa.”

Deklaratėn e kanė nėnshruar:

1) Ish – kėshilltar i ministrisė sė drejtėsisė – Ahmet Shukriu, i biri i Ali efendi Gjakovės,

2) Profesor i autorizuar pėr ixhazet – Zejnel Abidini nga Prizreni,

3) Deputeti i Elbasanit – Aliu, i biri i Mehmetit,

4) Njė nga dijetarėt e famshėm, profesor nė Medresenė e Fatihut Adem Nuri,

5) Sekretari i Zyrės sė vendimeve juridike pranė Fetvahanės dhe profesor i medresesė sė Fatihut – Shauki,

6) Muftiu i Manastirit – Rexhep Xhudi,

7) Profesor i Medresesė sė Fatihut dhe sekretar nė Fetvahane – Mehmet Azemi nga Korēa,

8) Profesor i Medresesė sė Fatihut – Ibrahim Ed-hemi,

9) Profesor i Medresesė sė Fatihut – Abdul Xhemili,

10) Profesor i Medresesė sė Fatihut – Ismail Haki nga Tetova,

11) Profesor i Medresesė sė Fatihut – Osman Nuri nga Gjakova,

12) Sekretar i Fetvahanes dhe profesor i Medresesė sė Fatihut – Husin Nexhmedini nga Prizreni,

13) Profesor i Medresesė sė Fatihut – Hafėz Rexheoi nga Prilepi,

14) Profesor i Medresesė sė Fatihut – Musa Qazimi – nga Dibra.

Siē shihet, shumica prej tyre janė profesorė tė Medresesė sė Fatihut. Kjo medrese, nė atė kohė ishte fakulteti mė i shquar teologjik. Shihet qartė se sa i madh ka qenė numri i profesorėve shqiptarė nė tė. E kur tė merret parasysh se nė Stamboll ka pasur edhe njė varg medresesh tė kėtilla na rang tė Fakultetit teologjik, del qartė se sa i madh ka qenė numri i profesorėve dhe rrjedhimisht edhe i studentėve shaiptarė nė to.[42] Diēka mė vonė, vken edhe rekomandimi i Shjeh Islamit, dėrguar mufterilerėve nėpėr vilajete qė ta luftojnė alfabetin latin.[43] Nė mars tė vitit 1910, Arif Hikmeti, me origjinė shqiptare, ish – agjent sekret i ish – inspektorit tė pėrgjithshėm tė Maqedonisė – Husejn Hilmi Pashės, e fillon aktivitetin e madh midis masave tė pavetėdijshme nė Kosovė dhe Maqedoni dhe ka mjaft sukses. Nė prill 1910 themelohet nė Stamboll gazeta e parė dhe e fundit nė gjuhėn shqipe me alfabetin arab.

Nė njė situatė tė kėtillė, si na paraqitet lufta pėr alfabet nė Stamboll, a thua u kėrkua ndonjė rrugėdalje? Natyrisht, kemi edhe propozime tė kėtilla. Mė 26 shkurt, njėfarė Qemali u propozoi bashkėatdhetarėve tė vet, shqiptarėve tė nderuar, qė, sikurse nė vitin e kaluar (sigurisht mendon pėr kongresin e Manastirit),  tė bėjėn njė mbledhje njerėzit e pendės dhe tė dijes, e tė diskutojnė dhe tė konsultohen, t’i analizojnė argumentet logjike e shkencore tė tė dy palėve. Poqese ėshtė nevoja le tė thirren edhe njerėz tjerė tė paanshėm tė dijes dhe tė shkencės dhe le tė merret vendim e tė bėhet njė marrėveshje pėr gjuhėn e alfabetit tė kėtij kombi, i cili ka aq nevojė pėr arsimin, madje pėr arsimin fillor. Ne shqiptarėt me polemikat tona – pėrfundon Qemali – i shtyjmė edhe armiqtė tanė tė qeshin sa t’u rrjedhin lotėt nga sytė.

Menjėherė nėn kėtė tekst e kemi apelin e dibranit – Hoxhė Vildan Faikut, tė cilin tashmė e kemi pėrmendur, ku thuhet se ēėshtja se me ēfarė alfabeti do tė shkruajnė shqiptarėt, nuk mund tė zgjidhet me anė tė polemikave, as qė u ka hije qė ta ēelin gojėn pėr kėtė ēėshtje ata qė nuk dinė se ēdo tė thotė shkronjė dhe politikė. Kjo ēėshtje kėrkon specialistė. Ai propozon qė tė premten, nė klubin e Bashkimit nė Divan Yollu, tė mbledhen njerėzit e dijes dhe tė shkecės pėr tė diskutuar. Njėkohėsisht, ftohen qė tė vijnė tė marrin pjesė edhe dy grupet kundėrshtare tė deputetėve shqiptarė qė e kanė hapur diskutimin mes tyre. Nuk kemi lajme nėse u mbajt ky diskutim apo jo.

Por, mė duket se propozimin mė interesant e bėn kryeredaktori i gazetės “Tanin”, tashmė i pėrmenduri Huesjn Xhahid.[44] Ai, qysh mė 20 janar shkroi njė kryeartikull nė Tanin, nė tė cilin mes tjerash thotė: “Ata qė nuk janė shqiptarė, ata qė nuk kanė dije tė thellė mbi gjuhėn, sipas mendimit tonė, nuk kanė kurrfarė kompetence tė pėrzihen nė kėtė ēėshtje. Mirėpo, meqėnėse, ēėshtja ka dalur jashtė kuadrit tė formės shkencore dhe ka marrė njė ngjyrė politike, e ndiejmė nevojėn qė nga kjo pikėpamje tė parashtrojmė disa vėrejtje”. Pasiqė vė nė dukje se pas revolucionit janė zhdukur shumė mosmarrėveshje midis turqve dhe shqiptarėve, ai thekson se tash pėr njė pikė relativisht tė parėndėsishme, nuk ka nevojė pėr tė dalur nė dritė mosmarrėveshje tė reja. Kjo pike ėshtė ēėshtje e alfabetit. Tė pengosh njė popull pėr ta mėsuar gjuhėn e vet, mund tė kosiderohet si njė ide e praptė politike. Por, pasiqė gjuhės i jepet liria, kjo gjuhė le tėshkruhet me ēfarėdo alfabeti qoftė – kjo nuk ka rėndėsi tė madhe. Tė mendosh se duke zgjedhur alfabetin e posaēėm pėr gjuhėn e tyre, ata po e harrojnė besnikėrinė ndaj osmanizmit dhe islamizmit, ėshtė gjė e padrejtė, ėshtė njė imputacion qė meriton ēdo qortim. Njė gazetė turke dje pat shkkruar se shqiptarėt, duke u ndarė nga turqit e Rumelisė, qoftė edhe me alfabetin, i ndjellin vetes njė rrezik tė madh. Kėtė rrezik le t’ua lamė vetė shqiptarėve qė ata ta vlerėsojnė. Sepse, nėse me tė vėrtetė ekziston ndonjė farė rreziku, ata kanė mend dhe zgjuarsi qė vetė ta kuptojnė.

Pastaj, sadoqė gazetat turke tė shkruajnė se tė shkruarit e shqiptarėve me alfabetin latin, do tė merret si provė ndarjeje nga ana e turqve, se turqit shumė do tė preken nga kjo gjė – unė nuk jam i kėtij mendimi. Sepse gjėja qė na bashkon me shqiptarėt nuk janė kėto vija tė shtrembėta qė i kemi pėrdorur pėr tė shkruar. Sikur shqiptarėt ta kishin harruar gjuhėn e tyre, pastaj ta kishin mėsuar e pėrvetėsuar turqishten e tani sikur tė pėrpiqeshin ta ringjallin gjuhėn e tyre tė harruar, atėherė do tė kishim arsye tė gjykojmė se ekziston njė qėllim ndarjeje. Mirėpo, meqėnėse gjuha e tyre ekziston, pranimi i alfabetit qė i pėrshtatet mė fort natyrės sė gjuhės – kjo asnjėherė nuk do tė thotė ndarje.

Meqėnėse i jam kushtuar pak edhe shkencės sė gjuhėsisė, mund tė them se bashkėatdhetarėt tanė shqiptarė qė dėshirojnė ta pėrvetėsojnė alfabetin latin, synojnė kah njė hap shkencor pėrpara, qė meriton ēdo urim. Sepse njė ēoban shqiptar brenda njė jave, por edhe pėr njėqind javė, nuk mund t’i mėsojė fshatarėt tanė tė lexojne e tė shkruajnė. Po, nė kėtė pikėpamje do tė ekzistojė ndarja, por jo nė mėnyrėn se si ėshtė menduar. Nė saje tė alfabetit edhe arsimi i tyre do tė ppėrparojė, sikurse edhe ai i bashkėatdhetarėve tanė grekė dhe ermenė, ata do tė mėsojnė shkrim e lexim mė shpejt, ndėrsa ne me kėto shkronjat tona tė cunguara, tė papėrshtatshme pėr gjuhėn tonė, do tė mbetemi xhahila. Por, ndarja nė kėtė mėnyrė do tė shfaqet. Nė bazė tė kėsaj, jo vetėm qė s’duhet tė pengojmė kėtė rrjedhim shkencor dhe logjik, por sikur tė ishte e mundur, do tė ishte mirė qė edhe ne tė pranonim se ėshtėi dobishėm pėr turqizmin.”

Kah fundi i shkurtit i njėjti autor boton edhe njė kryeartikull nė lidhje me alfabetin shqip. Pasiqė jep pasqyrėn e ngjarjeve, kėrkesat e dy palėve tė deputetėve shqiptarė, telegramet pėr e kundėr mitingut etj. Ai thotė se nga telegramet del nė shesh se shumica e njerėzve tė lartė fetarė janė pėr alfabetin arab, kurse shumica e laikėve pėr atė latin. Mirėpo, nė lidhje me kėtė luftė rreth alfabetit, thotė Husejn Xhahid, paraqitet njė rrezik, ai i pėrēarjes sė popullit shqiptar. Shpesh kemi disa telegrame nga i njėjti qytet nė tė cilat disa e kėrkojnė njėrin e disa tjetrin alfabet. E njė pėrēarje e tillė duhet tė na shqetėsojė edhe neve qė pėrpiqemi pėr njė unitet tė brendshėm tė shtetit. Sa mė tė bashkuar t’i shohim bashkėatdhetarėt tanė shqiptarė, duhet tė jemi aq mė tė lumtur. Sipas mendimit tim, thekson ai, gjėja qė duhet bėrė ėshtė e thjeshtė: kundėrshtimeve qė do tė vijnė duke u shtuar, nuk duhet t’u japin njė hov. Mosmarrėveshja na fazėn e tanishme ėshtė ende nė fillim tė fillimit. Jemi tė bindur se tė dy palėt kanė qėllime tė mira. Ēfarėdo tubimi nuk do tė kishte kompetenca t’u japė fund kėtyre mosmarrėveshjeve. Tė mblidhen ithtarėt e anėve nė kundėrshtim nė njė konsultė nuk mjafton, sepse shohim se pėr atė ėshtė i interesuar i gjithė Arnautllėku. Prandaj, duhet njė kongres i gjerė nė tė cilin do tė mblidheshin pėrfaqėsuesit e gjithė popullit, madje edhe nga fisi e fshati mė i vogėl. Atėherė, ata meqėnėse do ta pėrfaqėsojnė gjithė popullin shqiptar, le ta zgjedhin alfabetin qė u pėrgjigjet. Vendimet e shumicės duhet t’i pranojnė tė gjithė.

Sidoqoftė, zgjidhja duhet tė kėrkohet sa mė parė. Qeveria, nėse anon kah ndonjė palė, e nxit njėrėn anė, duhet tė dėnohet, sepse me ēdo shtyrje tė zgjidhjes, shqiptarėve u sjell vetėm dėm e gjithashtu edhe arsimit tė tyre. E ky ėshtė me tė vėrtetė njė dėm i madh.

Nė favor tė alfabetit latin shkruan edhe oficeri turk e mė vonė profesor dhe gazetar nė Selanik, Kazim Nami, i cili kishte kaluar 10 vjet nėpėr qytetet shqiptare dhe e kishte mėsuar shqipen. Nė artikullin “Arnavutēa” (Shqipėria dhe shqipja) botuar nė gazetėn “Rumeli” organ i Komitetit “Bashkim e pėrparim”, ai ėshtė ithtar jo vetėm i alfabetit latin, po edhe i shkollave shqipe, madje edhe i administratės nė gjuhėn shqipe. Por, menjėherė u akuzua nga gazetari Shehbenderzade Filibeli Hilmi nė tė njėjtėn gazetė, e njėkohėsisht organet e vilajetit filluan ta persekutojnė.[45] Bashkė e me kėtė aksion nė fillim propagandistik e mė vonė administrativ pėr heqjen e alfabetit shqip dhe futjen e alfabetit arab, kemi edhe njė aksion tjetėr, praktik e ky ėshtė botimi i abetareve, i librave dhe i gazetave me alfabetin arab dhe shpėrndarjen e tyre.

Pėr ta kryer kėtė punė nė mėnyrė tė organizuar, mė 4 mars 1910 themelohet nė Stamboll Arnavud mahfil maarifi (Rrethi arsimor shqiptar). Mbi ceremoninė e themelimit na lajmėron gazeta “Tasvir-i Efkar”, datė 5 mars 1910, ku thuhet:

“Dje nė orėn 8 nė Radeler, nė afėrsi tė Askaraj – it, nė njė ndėrtesė tė posaēme, u hap zyrtarisht “Arnavud – muhfil maarifi”, i cili do t’i bėjė pėrpjekjet pėr pėrhapjen e arsimit nė Arnautllėk me shkronjat arabe... Pėrveē ulemasė shqiptare dhe deputetėve, aty u mblodhėn edhe 2.000 shqiptarė.

Nė orėn 8, deputeti i Pejės, Bedriu, e hapi ceremoninė e ia dha fjalėn deputetit tė Elbasanit – Haxhi Ali Beut, i cili mbajti njė fjalim tė gjatė, tė prekshėm e tė argumentuar nė gjuhėn shqipe. Pastaj dhjetėvjeēari Hulusi, i biri i tetovarit – Haxhi Iljaz efendiut, lexoi njė nasihatllame nė gjuhėn shqipe (trajtesė qė pėrmban kėshilla). Pas fjalėve tė deputetit Jahja beg efendisė,[46] tė pranishmit e lidhėn besėn se nė asnjė mėnyrė nuk do t’i pranojnė shkronjat latine. Pastaj, kryetari i pėrkohshėm i Kėshillit foli mbi lidhshmėrinė e shqiptarėve me atdheun osman dhe mbi shėrbimet e shqiptarėve kundrejt perandorisė osmane, mbi rregulloren, e cila iu paraqit mbledhjes. Rregullorja parasheh hapjen e njė shtėpie botuese (Daru t-te’lif) pėr botimin e librave shqipe me alfabetin arab. Po kėshtu, mbajtėn fjalime edhe deputetėt nga vilajetet tjera, madje tė vilajeteve tė vendeve arabe si dhe nėnkryetari i parlamentit.

“Vardari” nr. 23, datė 08.04.1910 shkruan se nė Shkup ėshtė formuar njė kėshill i posaēėm nga shqiptarėt me autoritativė me detyrė qė tė punojė nė pėrhapjen e alfabetit arab nga shkrimet dhe shkollat shqipe. Lidhur me kėtė fletė edhe njė dokument (Dok. XXVIII) K-11-786 AKM ku thuhet se nė Shkup ėshtė themeluar njė shoqėri me emrin “Shoqėria pėr tė shkruarit e gjuhės shqipe me shkronja arabe” dhe se pėr kryetar tė Shoqėrisė ėshtė emėruar Haxhi Ali efendiu, deputet nga Elbasani, kurse kėshilli pėrbėhej nga Bedri begu, deputet i Pejės dhe Sait efendiu, deputet i Shkupit.

Nė materialet e Stambollit qė i kam unė nė dispozicion nuk kam gjetur kurrfarė lajmi mbi kėtė shoqėri tė Shkupit, ndėrsa disponojmė me disa materiale pėr shoqėrinė tjetėr turke “Subban-i vatan”. Duke marrė parasysh se cilėt njerėz pėrmenden nė kėto dy burime si udhėheqės tė shoqėrisė, mua mė duket se kėtu ėshtė fjala pėr shoqėrinė “Mahfil-i maarif” pėr tė cilėn folėm mė lart dhe se autorėt e dy burimeve tė larta e kanė kuptuar gabimisht ēėshtjen. Haxhi Ali efendi Elbasani dhe Bedri beg Pejani janė themelues tė shoqėrisė sė pėrmendur nė Stamboll. Ndoshta kėtu ėshtė puna pėr ndonjė filialė tė kėsaj shoqėrie nė Shkup, por kjo do argumentim.

Hapja e kėtij rrethi apo shoqate pat si reaksion themelimin e Shoqatės sė studentėve tė Universitetit tė Stambollit (Dar ul funun), numri i tė cilėve arrinte nė 150 veta. Shoqatėn e tyre tė formuar ata e quajtėn “Shoqatė e intelektualėve tė rinj shqiptarė” dhe u ngritėn haptazi nė mbrojtjen e alfabetit shqip.[47]

Mirėpo, ėshtė gjė e njohur se alfabeti arab nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr sistemin fonetik shqip pėr shkak tė karakterit tė tij konsonantik dhe mungesės sė disa shkronjave pėr tė shėnuar disa tinguj tė posaēėm tė shqipes. Prandaj, ėshtė dashur njė plotėsim dhe modifikim i tij, njėsoj si ėshtė dashur njė plotėsim pėr alfabetin latin. Kėsaj pune i ėshtė pėrveshur Rexhep Voka, mufti i Manastirit, pra, njeri mė i lartė fetar i vilajetit, me origjinė nga Tetova, si nėnshkruhet edhe vetė “Kalkandelenli Recep Cudi ibn Nuredin Voka” (Tetovari Rexhep Xhudi, i biri i Nuredin Vokės). Si pėrfaqėsues i Tetovės ai ka marrė pjesė edhe nė mbledhjen e Ferizajt pėr tė cilėn ka shkruar njė artikull tė gjatė turqisht nė revistėn e shquar tė asaj kohe “Beyanu l-Hakk”, tė cilėn e drejtonte njė shqiptar tjetėr, muderizi i shquar i Manastirit, Ismail Hakki, Voka ėshtė armik i madh i alfabetit latin, bashkė me klubin e oficerėve tė Vlorės ndėrmerr njėė fushatė tė gjerė nė favor tė alfabetit arab. Nė muajin mars 1910 ai i paraqet parisė sė Janinės njė trajtesė tė vogėl me tė cilėn rekomandon tė shkruarit e shqipes me alfabetin arab. Klubi i Janinės i dėrgoi protestė vezirit tė madh dhe Manastirit tė arsimit nė Stamboll duke theksuar se toskėt kanė vendosur tė mbajnė alfabetin latin.[48] Nė njė deklaratė, kėtė qėndrim tė vetin ai e justifikon kėshtu: “Populli shqiptar shkruan dhe arsimohet nė gjuhėn e vet. Duke pėrdorur alfabetin arab, ai mė lehtė do tė mundė ta mėsojė gjuhėn letrare turke. Nė kėtė mėnyrė ne do tė kemi mė tepėr shqiptarė nė administratėn shtetėrore, nga njė anė dhe mė lehtė do ta hudhin poshtė mendimin e keq mbretėrron midis turqve se jemi renegatė tė Turqisė, nga ana tjetėr”.[49] Voka e adaptoi alfabetin arab pėr shqipen dhe mund tė themi me sukses tė plotė.[50] Me disa modifikime, duke iu pėrmbajtur grafikės arabe, ai trillon shenja pėr c, e, ė, ll, nj, o, rr, y dhe x. Abetaren e tij Voka ia pat dėrguar edhe parėsisė sė Janinės nė fund tė shkurtit 1910. Por, klubi shqiptar i Janinės protestoi menjėherė te Veziri i madh dhe ministri i arsimit, duke theksuar se toskėt nuk do tė heqin dorė nga alfabeti latin.[51] Me alfabetin e tij mund tė lexohet shqip pa kurrfarė vėshtirėsie. Mė 1910 u botua abetarja e tij nė 10.000 copė dhe u dėrgua nėpėr kėto vende, kurse mė duket se sė shpejti u botua edhe njė edicion i dytė. Abetarja e tij ka gjithsej 20 faqe dhe si abetaret e sotme ka edhe ushtrime.

Nė faqen e parė ėshtė shkruar turqisht se alfabeti i kushtohet “popullit tė zgjuar shqiptar qė fėmijėt tė shkruajnė dhe tė lexojnė nė gjuhėn e vet amnore, kėshtuqė tė arrihet njė pėrparim material e shpirtėror”, si dhe dy bejte shqip:

O dije o drit  O yll i Zotit tė Naltė

Li, li, e na zhėndrit se ena nė terr e nė balt.

Nė fund tė librit kemi fjalėt: “Ėshtė konstatuar se me kėto germa, qė janė rezultat i studimeve tė gjata, mund tė lexohet shumė mirė”. Vetėm duhet njė pėrvojė. Fundi i fundit, a nuk ndodhi kėshtu me ēdo gjuhė tjetėr.[52] Pėr ta pėrhapur sa mė tepėr alfabetin e tij, Voka boton mė 1911, prapė nė Stamboll librin “Arnavutēa mufesal ilmihal” (Libri i hollėsishėm i mėsimeve fetare shqipe).

Mirėpo, vepra mė interesante e mė e rėndėsishme e Vokės ėshtė padyshim Mendime, botuar nė Stamboll mė 1911. Siē ka qenė zakon nė atė kohė, vepra ka nė fillim njė invokacion (lutje). Kapitulli i tretė mban titullin Mėcim, i cili ėshtė mė i rėndėsishmi nė kėtė libėrth. Kėtu flitet mbi prapambetjen e shqiptarėve, mbi zullumin e qeverisė sė sulltan Abdulhamidit, mbi pėrparimin e popujve tjerė tė Ballkanit, mbi domosdoshmėrinė e hapjes sė shkollave. Kėto, nė tė vėrtetė, janė ide qė i gjejmė te tė gjithė shkrimtarėt e Rilindjes. Si detyrė tė parė tė shqiptarėve, Voka shtron:

“Tash nė xhi jemi fara shqiptar tu qan nė kėt vend ma shum ma fort e ma tė par, ma tė menēim e ma tė vėnjėjēim edhe me shum halle qera e me huje tė mira tė lėvduejm, sot, mo Zot ma keē, me pa kėndim e me pa mėcim, e na mbet pri tanve ma mbrapa. Spo duėjn me na ngjoft e me na dit se jemi, as fara xhi kemi mbrenda, as Avropa. Kėsaj asxha sėmun i thomi mbasi na ka lan ditunija, nuk asht tu na ba dobi fuqija e trimnija. Ni njeri mėcim, kėndim e fėtim si tė mos ket ska si e siell ndor as kėt jet, as at jet kushedi sa me u pėrpek e me hakat, ope syn zgjohet ni dit”.     

“Meqtevet t’i hapim, ene nė mos mundshim me mbarue binaja tė mėdhaja, kolibe me kashtue, veē fėminė me e mbledh e me e kėndue. Mos rrim, mos rrim, po i madh e i vogėl me vrap tė kėndojm e tė mėcojm”. “Sot dynjaja osh ba qetir, sall me pushk e me thik nuk po fitohet, po po lihet edhe kalem e kndim, fjal e mendim”.

Unė do tė pėrmend edhe njė mendim tė Vokės nė lidhje me fenė e kombėsisė, ku shprehet qartė tedenca e lėvizjes kombėtare, sepse edhe Voka, sadoqė ka qenė njeri i lartė fetar, thuajse i jep pėrparėsi kombėsisė nė krahasim me fenė. Ai thotė: “Tė mos thomi ki musliman e ai i krishter, jo tosk jo geg, se xhith jemi shqiptar, jemi ni fis e ni far”.

Vepra ėshtė shkruar nė prozė tė rimuar, qė ėshtė padyshim ndikim arabo – turk, por ndoshta edhe pėr arsye praktike, qė tė mbahet mend mė lehtė. Vepra pėrmban edhe dy vjersha, njėra e vet autorit, e tjetra e njėfarė Juzbash (kapiten) Kamber efendi Elbasani, pėr tė cilin s’kemi mundur tė gjejmė asgjė. Vjershat nuk kanė ndonjė vlerė tė madhe artistike.

Nė tė njėjtin vit kur botohen “Mendimet” e Vokės,  nė Stamboll botohet edhe Gramatika elementare e shqipes (Sarfi iptidal Arnavudi), sajuar nga Fazil Tiranasi. Nė hyrje tė gramatikės qė gjithsej ka 32 faqe, autori jep alfabetin, duke theksuar se atė e ka sajuar Muftiu i Manastirit, Rexhep Voka. Gramatika ėshtė pėrpiluar sipas gramatikave turke tė asaj kohe dhe nuk ka nevojė vlerė shkencore, por ėshtė njė dokument nė vargun e pėrpekjeve pėr pėrhapjen e alfabetit arab.[53]

Kur tė gjitha kėto masa nuk dhanė pėrfundimin e duhur, qeveria xhonturke filloi tė marrė masa mė tė rrepta administrative. Nė gazetat e Stambollit, mė 22 gusht 1910, lexojmė se nė bazė tė vendimit tė kėshillit tė vilajetit tė Manastirit, pėr arsye fetare dhe politike dhe pėr arsye tė ardhėmirisė sė perandorisė, mbyllet shkolla normale e Elbasanit. Po nė kėtė muaj Valiu i Janinės Zihni pasha Balaganzade, me rastin e inspektimit nėpėr vilajet, i lėshoi nga detyra tė gjithė nėpunėsit, tė cilėt e pėrkrahnin alfabetin latin. Nė fillim tė majit 1910 deportohen nga Korēa personalitetet patriotike dhe kulturore mė tė shquara. Nėpėr tėrė Arnautllėkun mbyllen klubet shqiptare, gazetat dhe shtypshkronjat. Por, pasi edhe kėto masa nuk ndihmuan gjė, madje gjithnjė shkaktuan revoltėn edhe mė tė ashpėr, kur qeveria reaksionare xhonturke pa se nuk do tė jetė lehtė tė bėhet shkombėtarizimi apo osmanizmi i shqiptarėve, nėn parullėn e pacifikimit tė Arnautllėkut, tė mbledhjes sė armėve dhe tė tatimeve, u ndėrmorrėn njė varg ekspeditash ushtarake. E pas dėshtimit tė kryengritjes sė Kosovės nė verė tė vitit 1910, kemi njė varg gjykimesh, internimesh e deportimesh. Por as tė gjitha kėto masa nuk mundėn ta ndalojnė depėrtimin e ideve tė Manastirit. Kah fundi i vitit 1910, qeveria turke qe detyruar ta pezullojė tė ashtuquejturin ligjin mbi bandat, tė shpallur mė 27 shtator 1910, ligj qė ishte drejtuar kryesisht, kundėr shqiptarėve, u shtrėngua tė heqė dorė nga aksioni i ēarmatimit tė popullit dhe ta lejojė hapjen e shkollave shqipe. Nė mars tė vitit 1911, ministria e brendshme turke, me njė letėr qarkore, rekomandon hapjen e shkollave shqipe dhe pėrdorimin e alfabetit shqip.[54] Njė rekomandim i tillė vjen edhe nga ministria e arsimit ku thuhet se qeveria, nė mbledhjen e ministrave ka vendosur qė shkollat fillore (iptidaje) tė shndėrrohen nė shkolla shqipe.[55] Sadoqė organet qeveritare turke dhe qarqet konservatore shqiptare akoma nuk hoqėn dorė nga pėrpjekjet pėr pėrhapjen e alfabetit arab, marrja e kėtyre vendimeve ishte provė disfate e njėrės palė dhe dėshmi triumfi e palės tjetėr.

Kėshtu mori fund lufta pėr alfabetin shqip nė tė cilėn morėn pjesė, jo vetėm shqiptarėt dhe turqit, por edhe fuqitė e mėdha dhe shtet fqinje, fenomen ky qė nuk e njohim nė lidhje me alfabetin e ndonjė popullit tjetėr. Qysh nė fillim tė betejės, Hasan Prishtina, me njė vizion profetik pat thėnė: “Kėtė ēėshtje do ta zgjidhė koha, nėse tashmė nuk e ka zgjidhur”. E koha me tė vėrtetė e kishte zgjidhur. Me shpalljen e pavarėsisė mė 1912, vetėm u vėrtetuan aktet revolucionare tė marra nė Manastir.

 

Nga sa paraqitėm mė lartė, del nė dritė – sadoqė me kohė do tė gjenden edhe materiale tjera, midis tyre edhe arkivole – se lufta pėr alfabetin shqip ka filluar nė Stamboll, prej aty ėshtė pėrhapur, atje ka marrė dimensionet mė tė ashpra, atje ėshtė reflektuar mė sė miri. Kjo s’ėshtė pėr t’u ēuditur aspak, sepse nė Stamboll si kryeqytet tė perandotisė osmane, ndodhet e pėrqėndruar pjesa dėrmuese e inteligjencės shqiptare, nė parlamentin turk ėshtė njė grup i madh deputetėsh shqiptarė. Me fillimin e luftės pėr alfabet, shohim njė polarizim tė rreptė midis dy grupeve: grupit pėrparimtar, mė tė pakėt, por, jashtėzakonisht tė vendosur, tė pajisur me njė kulturė tė thellė dhe me pikėpamje tė gjera politike dhe grupit konservator, i cili me shumicė pėrbėhet nga ulemaja e Stambollit. Qeveria turke dhe intelektualėt turq kanė qenė thuajse nė tėrėsi nė anėn konservatore. Por, kemi raste ku disa prej tyre kanė njė qėndrim ndaj pėrpjekjeve shqiptare pėr emancipimin kulturor dhe shoqėror. Lufta ėshtė bėrė kryesisht nė trajtė polemikash nė gazetat turke, mė sė shumti nė dy gazetat mė tė njohura – “Tanin” dhe “Tasvir-i Efkar”, por, kemi lajme edhe nė “Zeman”, “Ikdam”, “Yeni gazete”, “La Turquie nouvelle”, “Osmanischer Loyd”, etj. Ėshtė pėr t’u theksuar njė liri e madhe e tė shfaqurit tė mendimeve nė shtypin e atėhershėm turk, i cili pėrjeton njė periudhė lulėzimi pas shpalljes sė konstitucionit. Mėnyra e tė diskutuarit, toleranca, stili dhe gjuha qė e pėrdorin tė dy palėt, meritojnė ēdo rrespekt. Duke dhėnė pjesė tė gjera nga artikujt e tė dy palėve, kemi pasur pėr qėllim t’i njohim lexuesit dhe gjurmuesit – tė cilėt kėto burime mund t’i pėrdorin me vėshtirėsi jo vetėm me qėndrimet e tė dy palėve, por edhe me argumentet qė pėrdorin, mėnyrėn e tė shkruarit e tė menduarit e tyre, gjė qė do tė shėrbejė mė vonė edhe si material i vyeshėm nėse pėrpilohet njė ditė historia e publicistikės shqiptare. E sadoqė ata – emrat e njė shumice kėtu pėrmenden pėr herė tė parė – shkruajnė nė gjuhėn turke, janė shqiptarė, qė shkruajnė pėr ēėshtje jetėsore tė popullit tė vet, prandaj edhe duhet tė gjejnė vend nė njė vepėr tė tillė.

Natyrisht, vetė lufta pėr alfabet, shikuar nga Stambolli, implikon njė varg ēėshtjesh: relacionin fe – kombėsi, politikėn e Patrikanės, politikėn e Austro – Hungarisė, situatėn nė Ballkan, ēėshtjen e autonomisė sė popullit shqiptar etj. Prandaj, edhe neve na ėshtė dashur qė tė ndalemi nė kėto probleme, por gjithmonė duke e vėnė nė plan tė parė Stambollin – si ėshtė trajtuar atje nė atė kohė kjo apo ajo ēėshtje, pse janė pėrdorur nė luftė kundėr alfabetit ēėshtje tė kėtilla. Njė vėmendje tė veēantė, gjithashtu, ia kemi kushtuar edhe luftės sė deputetėve shqiptarė nė parlamentin turk, jemi pėrpjekur qė pėr disa tė japim ndonjė shėnim – gjė qė mungon krejtėsisht nė histografinė tonė. Kur njė ditė tė shkruhet historia e partive ndėr shqiptarėt, mendoj se kėsaj periudhe duhet t’i kushtohet njė kujdes tė madh. Do tė ishte gabim sikur kėto parti t’i konsideronim si parti thjeshtė turke. Vallė, a mund tė injorohet partia liberale nė krye tė sė cilės ndodhej Ismail Qemali, apo partia demokratike nėn kryesinė e Ibrahim Temo – Starovės. Kėto parti kanė pasur edhe filialet e tyre nėpėr Arnautllėk. Duke qenė se organizimi i mitingjeve kundėr alfabetit latin ėshtė pasojė e luftės qė bėhej nė Stamboll, kemi dhėnė lajme edhe pėr to – pėr disa mė shumė e pėr disa mė pak, varėsisht nga fakti se ēka dihet deri tash pėr to. Nga materialet tona njėkohėsisht del qartė se sa i madh ka qenė numri i shqiptarėve nė kuadrin e profesorėve tė lartė tė Stambollit, sa punė e madhe i pret gjurmuesit nė lėmėn e historisė sė kulturės.

Pas njė pasqyre tė kėtillė del qartė pse ėshtė formuar qarku arsimor shqiptar (Arnaut Mahfir Mearifi), na del krejtėsisht nė shesh roli dhe aktivitet i njėrit nga ithtarėt mė tė mėdhenj pėr alfabetin arab, Rexhep Vokės nga Tetova, pėr tė cilin kemi shkruar para 13 vjetėsh (Krh. Hasan Kaleshi, Prilog Poznavanju albanske knjizhevnosti iz vremena Preporoda, Godishnjak I, Balkanoloshkog instituta u Sarajevu, Sarajevo 1957), gjė qė atėherė nuk e kemi kuptuar plotėsisht. Me njė fjalė, nė kėtė punim jemi pėrpjekur ta japim pasqyrėn sa mė tė plotė tė luftės pėr alfabetin shqip qė ėshtė zhvilluar nė Stamboll, nė njė anė, dhe tė paraqesim sa mė tepėr material pėr problemet e ndryshme tė lidhura me kėtė problem, nė anėn tjetėr. Shpresojmė se tė dy gjėrat kanė munguar deri tash nė studimin e kėsaj ēėshtjeje tė rėndėsishme dhe se nė kėtė mėnyrė pėrmbushet njė zbrazėtirė e dukshme.

 

 

H a s a n  K A L E S H I

 

 

 

 



[1] Cituar sipas  Sh. D E M I R A J  -  K. P r i f t i ,  Kongresi i Manastirit -  ngjarje me rėndėsi nė lėvizjen kombėtare shqiptare,  Tiranė  1968,  11.

[2] Alfabetarja e gjuhėsė shqip,   Stamboll  1879,  29.

[3] “Elēija e zemrės sė Jezu Krishtit”,  shtator  1908,  nr. 9, cituar sipas  Sh. D E M I R A J  -  K.  P r i f t i, op. cit. 56.

[4] Po aty,  prill  1910,  nr.  4.

[5] Po aty,  dhjetor 1911,  nr.  12.

[6] “E vėrteta”, 3/16 prill  1911,  nr.  3.  1.  cituar sipas Sh. D E M I R A J  -  K. P r i f t i,  op.  cit.  57 Krh.  Gjithashtu Stavro Skendi ,  The Albanian National Aėakening  1878-1912. Princeton University Press 1967, 368. Mbi lidhjen e ngushtė midis Patrikanės sė Stambollit dhe qarqeve shtetėrore, kishtare e kulturore greke ka aq materiale tė botuara nė shumė gjuhė saqė nuk e gjej tė nevojshme ta pėrmend ndonjė vepėr.

[7] Dihet se Patrikana dhe qarqet qeveritare panheleniste greke te Athinės kanė bėrė pėrpjekje qė shqipja tė shkruhet me germa greke. Mbi kėtė kemi njė shėnim interesant nė Tanin, 30.11.1808 ku thuhet: “Se propozimi i njė komisioni tė formuar nė Greqi qė shqipja tė shkruhet me germa greke kurrė s’do tė zbaohet, ne kemi shkruar nė numrat e mėparshėm tė gazetės sonė. Nė lidhje me kėtė kemi marrė njė letėr nga Dibran Mehmet Shefqeti, e cila mbaron me kėto fjalė: “Po ta shikojmė histoirnė, do tė shohim se me shumė popuj kemi pasur kundėrshtime dhe marrėdhėnie tė mira. Por tė gjithė kanė dashur tė na gėlltisin dhe tė na zhdukin. Mė vonė, bėmė marrėdhėnie vėllazėrore me turqit. Shekuj me radhė jetuam sė bashku me ta e edhe sot jetojmė. Tė gjitha interesat tona, ndjenjat qė i kemi tė pėrbashkėta. Ne jemi bashkuar deri nė atė shkallė saqė s’ka fuqi qė mund tė na ndajė”.

[8] Padyshim se nėpėr arkivat e Stambollit, sidomos nė arkivin sekret tė sulltan Abdulhamidit II, mund tė gjenden materiale tė shumta mbi kėtė ēėshtje. Gjithashtu, duhet kontrolluar edhe gazetat edhe revistat e shumta turke tė Selanikut, Manastirit etj. Prandaj, as qė jemi tė mendimit se nė kėtė kumtesė do tė mundė tė pėrfshihen tė gjitha materialet qė gjenden Stamboll. Por, kjo njėkohėsisht provon se me gjithė pėrparimin e madh qė ėshtė bėrė pėr ndriēimin e shumė ngjarjeve edhe shumė probleme tjera mbetėn pėr t’u studjuar.

[9] Ibrahim Temo (Starova) i ka botuar nė Rumani mė 1939 memoaret e veta nė gjuhėn turke me titull: Ibrahim Temo, Formimi i Komiteti “Bashkim e pėrparimn” – kujtimet e mia mbi shėrbimet atdhetare dhe revolucionin kombėtar.

[10] Krh. Kujtimet o tia: Kujtimet e Nijaziut apo nja faqe nga historia e revolucionit tė madh osman. Edhe nga kujtimet e Dr. Temos edhe nga ato tė Nijaziut del qartė se ata mendonin sė pari ta shpėtojnė Perandorinė osmane dhe flasin kryesisht pėr shėrbimet e veta qė kanė bėrė mė kėtė drejtim. Te Dr. Temoja kemi edhe disa tė dhėna interesante mbi aktivitetin e tij pas krijimit tė shtetit shqiptar.

[11] M. Edith Durham kėshtu e pėrshkruan shpalljen e konstitucionit nė Shkodėr, ku ėshtė ndodhur nė atė kohė: “Tėrė Shqipėria e veriut ndodhej nė njė entuziazėm gėzimi. Muslimanėt dhe krishterėt tė bashkuar! Mendohej se Evropa kishte hyrė ndėrmjet dhe turku nuk do tė mbretėrojė mė. Malėsorėt, tė veshur me teshat mė tė bukura, u lėshuan nga malet teposhtė dhe nė qytet i prisnin duke brohpritur: “Rroftė konstitucioni!” Ata qitėn aq pushkė saqė nuk mund tė gjendej asnjė fishek nė qytet. Brenda dy ditėve e dy netėve, nė qytet u mblodhėn mėse 200.000 njerėz e nuk ndodhi asnjė rast ērregullimi, sadoqė nuk ndodheshin fuqi tė mjafta tė policisė. Nė njė artikull tjetėr tė nėnshkruar me pseudonimin “Viator”, M. Edith Durham shkruan: “Ne jemi tė lirė, ne jemi tė lirė” – mė thonte ēdo njeri. “Tanė jetėn e kam prit kėtė ēast. Shyqyr Zotit, tash e ndi vetem tė lumtun”.

[12] Kultoj se nuk ėshtė e tepėrt tė theksojmė se Ismail Qemali, qysh nė fillim kishte qėndrim negativ ndaj xhonturqėve. Nė memoaret e veta (f.221) ai shkruan: “I dorėzova pėrfaqėsonjėsit tė Sulltanit pėrgjigjen qė kėshillonte madhėria e tij pa asnjė vonesė ta shpallė kushtetutėn, meqėnėse ajo ishte rruga e vetme e sigurtė pėr tė grumbulluar rreth fronit tė tij popujt e perandorisė. Dhe meqėnėse tani e kuptoja mentalitetin dhe moralin e turqve tė rinj si dhe aryset pėr vijėn politike qė e ndiqnin, e porosita sulltanin gjithashtu qė t’i marrė tėrė masat e nevojshme pėr t’ua prerė rrugėn aventurierėve qė kėrkojnė ta hedhin fuqinė nė dorė me forcė dhe tė bėjė pėr vete, pa ndėrhyrjen e kėtyrė aventurierėve, besimin dhe ndihmėn e popullit shqiptar.”

Ismail Qemali ishte kryetar i partisė liberale (Ahrar) e njėkohėsisht kryetar i opozitės nė parlamentim turk. Kur sulltan Hamiti me garnizonin e Stambollit e rrėzoi qeverinė xhonturke, Ismail Qemali u emėrua kryetar i parlamentit, e kur Armata e Selanikut hyri nė Stamboll dhe u vendos diktatura ushtarake xhonturke dhe sulltani u internua nė Selanik, Ismail Qemali iku nė Athinė. Pra, kemi njė varg ēėshtjesh jashtėzakonisht tė ndėrlikuara qė kėrkojnė gjurmime tė hollėsishme.

[13] Manastirli Ismail Hakki ka qenė profesor nė medresen e Fatihut dhe nė univerzitet. Ėshtė autor i shumė veprave fetare. Ėshtė konsideruar si njeriu mė i ditur nė disiplinat teologjike nė atė kohė.

[14] Stavro Skendi nė veprėn e cituar (f. 373) thotė se delegacioni i klubit tė Stambollit pėrbėhej nga tre vetė. Mirėpo, nė listėn e delegatėve qė na e jep Leka dhe sipas njė shkrimi tė Fishtės, botuar nė Hylli i dritės, nuk gjejmė asnjė pėrfaqėsues tė klubit tė Stambollit. Ėshtė interesante se akoma nuk i dimė saktėsisht emrat e 33 delegatėve. Kėshtu nė Leka nuk e gjejmė Rrok Berishėn, delegat tė Shkupit dhe Azizin. Delegat tė Starovės dhe Emzot Kaēorrin qė i gjejmė nė kujtimet e Fishtės. Lista e delegatėve qė e ka dėrguar konzulli italian Visarti nė Romė, ėshtė gati i njėjtė me atė tė Fishtės, me pėrjashtim tė Rrok Berishės, tė cilin nuk e gjejmė nė kėtė listė. Arsyeja qė emrat e shumė delegatėve te Manastirit nuk pėrmendet, ndoshta duhet kėrkuar nė faktin se njė pjesė e tyre nuk ishin pėrfaqėsues tė klubeve, prandaj nuk kishin karakter zyrtar.

[15] Stavro Skendi, op. cit. 375. Nė lidhje me fjalimin e hoxha Vildan efendiut qė bėri fjalė pėr lirinė, vetėdijėn dhe bashkimin. Folėsi duhet nisur – tha- se me qenė se ka ikur i vogėl nga mėmėdheu dhe s’e pėrdor dot bukur gjuhėn shqipe, kėrkoj leje tė flas turqisht; fjalėt ca nga ca pėrktheheshin nė shqip prej Abdul be Ypit. Pėrndryshe klubi “Bashkimi” i Stambollit qe i pari klub i shqiptarėve pas shpalljes sė konstitucionit. Sipas shembuulit tė tij, u hapėn edhe klube tjera. Deri mė 24 korrik 1909, pra, pėr njė vit, u hapėn 21 klube tė tilla. Padyshim se emrin e kanė marrė nga fjala e parė e organizatės xhonturke “Bashkim e pėrparim”

[16] Krh. p. sh. I. G. Senkoviē...

[17] Krh. Ismail Qemal Vlora, Kujtimet, pėrktheu nga anglishtja Rexhep Agaj, Harmony Printing Limited, Canada 1968, 245.

[18] Krh. Stavro Skendi, Historia e abecesė shqipe. Njė rasė zhvillimi kulturor dhe politik tė ndėrlikuar. Nxjerrė nga Albania vėll. 1, nėntor 1962. 367.

[19] Mbi kongresin e Dibrės kemi tė dhėna tė ēmueshme nė kujtimet e pjesėmarrėsve: Konan Manastirli, Debre Kongresi, Istanbul 1328; Rexhep Bey Tetova, Kujtimet e KOngresit Dibrėse, Manastir 1909, pastaj kujtimet e Abdul Jupit dhe Hafėz Ali Korēės, botuar mė 1918, kurse vendimet e kongresit janė botuar turqisht e shqip; Vendimet e kongresit tė Dibrės, Manastir, 1909. Mjerisht, asnjė nga kėto libra nuk i kam pasur nė dorė.

[20] Nė njė varg lajmesh tė botuara nė gazetat turke nė lidhje me kryengritjet shqiptare ne vjeshtė tė vitit 1909, i gjejmė tė njėjtat ide. Kėshtu, kryengritjet nė Pejė, Gjakovė, Lumė dhe Podrimė dhe ekspedita e Xhavit Pashės, sqarohen me faktin se shqiptarėt kanė qenė tė privilegjuar gjatė regjimit tė vjetėr e tash refuzojnė tė kryejnė obligimin ndaj shtetit. Nė “Tasvir-i Efkar” kemi njė shėnim tė tillė: “Ndodhesha nė Prizrenkur erdhi bajraktari i njė fisi nė qendėr tė hyqymetit dhe e pyeta: A jeni tė kėnaqur me meshrutijetin? – Ne kėrkojmė vetėm sheriat, ēėshtė meshrutijeti ne e kemi kuptuar. Me sheriat ne kemi qenė gjithmonė tė lirė dhe prandaj e kėrkojmė periodėn e mėparshme.

[21] Kėto tė dhėna kanė njė dozė tė madhe tė sė vėrtetės. Austria, nė bazė tė sė drejtės sė prolektoratit fetar, qė nė tė vėrtetė do tė thotė protektorat kishtar pėrmbi katolikėt e Shqipėrisė, tė fituar nga Turqia nuk e kufizonte aktivitetin e vet vetėm mbi ēėshtje kishtare dhe kulturore tė elementit katolik, por kishte edhe interesa mė tė mėdha, nė radhė tė parė politike. Njė nga arsyet politike ishte pengimi i depėrtimit serb e bullgar ndėr viset e banuara nė shumicė me shqiptarė dhe bashkė me kėtė tė luftohet influenca ruse nė Ballkan. Mirėpo, aktiviteti i saj nuk ishte aq i madh sa e paraqitnin gazetat turke dhe propaganda e xhonturqve. Mbi veprimtarinė e Austrohungarisė nė lėmin arsimor krh. Dr. Jashar Rexhepoviē, Razvoj prosvete i shkolsiva albaneske narodnosti na teritoriji donashnje Jugoslavije do 1913. Prishtina 1968, 198 e vazhdim.

[22] Grekėt nė saje tė Patrikanės sė Stambollit gjithnjė kanė pasur shkollat e tyre. Pas periodės sė Tanzimatit, duke pėrfituar nga intervenimet e fuqive tė mėdha, ata hapin shkolla greke edhe ndėr vende ku popullsia ka qenė vllehe. Kėshtu, njė shkollė greke kanė hapur nė Prizren mė 1870. bullgarėt duke pėrfituar nga dekreti i sulltanit, mė 11 mars 1870, me tė cilin ėshtė njohuregzarhati bullgar dhe me kėtė e drejta qė t’i mbrojė tė drejtat e tė gjithė sllavėve tė Ballkanit tė pėrkrahur me tė gjitha mjetet edhe nga diplomacia ruse, sidomos ajo e Stambollit, hapin kudo shkollat e veta, madje edhe nė Kosovė, sadoqė kėtu s’ka pasur bullgarė. Pozita sėrbe ka qenė mjaft e dobėt pėr shkak tė privilegjeve qė kanė pasur grekėt e bullgarėt, mirėpo ajo pėrforcohet sidomos kah viti 1895, kur nė Stamboll vepron si ambasador i Sėrbisė Dr. Vlladan Gjorgjeviēi. Nė raportin e vet dėrguar qeverisė sėrbe mė 1896 ai lavdėrohet se ka mundur tė marrė lejen pėr hapjen e gjimnazeve sėrbe nė Stamboll, Shkupe Selanik, janė hapur diku 50 shkolla sėrbe nė vilajetin e Kosovės etj. Nga ana tjetėr. Turqit duke i konsideruar shqiptarėt muslimanė si osmanli kurrė nuk kanė shikuar me sy tė mirė tė hapurit e shkollave shqipe. Edhe ato pak shkolla qė u hapėn pas shpalljes sė konstitucionit, u mbyllėn pas kundėrrevolucionit.

[23] E. b. V. Nė veprėn e cituar, f. 42 me plot tė drejtė thekson se “rreziku grek ishte padyshim mė i madh pėr shqiptarėt. Ka mėse 100 vjet qė grekėt e kanė gėrmuar tėrė vendin lart e poshtė. Ata, si ndihmės e kanė kishėn me ndikimin e saj moral dhe pa pra punojnė punė tė kota. Jo vetėm familje, fashtra dhe qytete, por edhe krahina tė tėra janė greqizuar. Edhe nė fashatin mė tė vogėl, afėr kishės ndodhet edhe shkolla qė synon ta bėjė pėr vete rininė shqiptare pėr idealet greke. Kjo propagandė faqėzeze nuk njeh kufij; tė gjithė shqiptarėt ortodoksė deri nė vilajetin e Kosovės duhet tė bėhen pjesėtarė tė tė vetmit komb tė madh nė Ballkan, tė kombit grek”. Ėshtė gjė e njohur fare mirė se nė kongresin e dytė tė Elbasanit, Petėr Laurasi ankohej kundėr propagandės greke. Prandaj, u propozua qė tė kėrkohet mbrojtje nga organet turke. Njė fenomen tė greqizimit tė shqiptarėve me anėn e kishės dhe tė shkollės e gjejmė edhe sot nė Stamboll midis emigrantėve shqiptarė, qofshin ekonomikė apo politikė, tė fesė ortodokse.

[24] Po kėtė ide e gjejmė nė numrin e parė tė “Besės”, ku thuhet: “Deri sot kena heq shumė tė kėqija prej qeverisė lozonjare qė u pėrmbys, ajo qeveri kurrė nuk ka bėrė gjė, veē tė kėqija pėr Turqinė, edhe ca pare tė shkreta qė i kanė mbledhur prej robėrisė i kanė prishur, kur gjuhėn kurdoherė pėr t’i liga atdheut. Prandaj, edhe neve shqiptarėve nuk na linin ta mėsojmė gjuhėn tonė, sepse dimė fort mirė qė gjithė shqiptarėt me gjuhė turqishte nuk mund tė zgjohen e tė qytetėrohen, se gjuhėn turke nuk e dinė ta flasin, turqishtja ėshtė gjuhė qė nuk mėsohet lehtė, tė varfėrit s’kanė kohė ta mėsojnė 10 a 15 vjet. Shqipen ēdo shqiptar i pasur, i varfėr, bujk, bari mund tė mėsojė me pak kohė.

[25] Duket se shqiptarėt e Stambollit e kanė marrė hapjen e shkollave shqipe nga ana e Austrohungarisė dhe Italisė si argument pėr tė bėrė presion te qeveria turke pėr tė hapur shkolal shqipe. Kėshtu nė nr. e parė tė gazetės “Besa” kemi edhe kėto fjalė: “...nė Toskėri grekėt dhe nė Gegėri Austria e Italia me anė tė priftėrinjve katolikė, kanė hapur njė shumicė shkollash dhe punojnė kundėr interesave tė qeverisė. Autoritetet e vendit po heshtin, e nė anėn tjetėr edhe njė ilmihal tė shkruar nė shqip e konfiskojnė. Si rezultat i kėsaj ėshtė se sot shumica e shqiptarėve s’mund tė mėsojnė dhe nuk dinė asgjė nga bazat e fesė islame”. Nė vazhdim thuhet se ēdo popull shkollat fillore duhet t’i ketė nė gjuhėn e vet. “Sot shkollat qė ndodhen nė Arnautllėk janė edhe tė pakta edhe pėr nga drejtimi e mėsimi janė pėr faqe tė zezė. Nė disa katunde, ka shkolla fillore, mėsimet zhvillohen arabisht e turqisht, kėshtuqė as nxėnėsit s’kuptojnė as mėsuesit s’dinė t’ua sqarojnė... Ministria e arsimit duhet tė kujdeset menjėherė tė botojė libra shqip pėr mėsimet fetare dhe tė gjitha librat e fillores nė mbarė Arnautllėkun...” Natyrisht se edhe kundėrshtarėt e alfabetit, sikurse pamė, e pėrdorin hapjen e kėtyre shkollave si arhument nė luftė kundėr alfabetit.

[26] Krahaso gjithashtu Takvimi vekai, mė 23 haziran 1325;

[27] Krahaso Takvim-i vekai, 23 haziran 1325.

[28] Kėtu sigurisht mendojnė pėr alfabetin e Rexhep Xhudit – Vokės nga Tetova, myfti i manastirit pėr tė cilin do tė flasim mė vonė, por ndoshta edhe pėr ndonjė tjetėr alfabet, sepse nė atė kohė qarkullonin dy-tre alfabete, tė botuara me alfabetin arab.

[29] Pėrmbi mitingun e Shkupit krh.: Muhamet Pirraku, Mitingu i alfabetit nėe Shkup, Fjala nr. 8, tetor 1968.

[30] Sadoqė nė disa burime gjejmė se shoqėria e Stambollit qe formuar nė mėnyrė sekrete nga patriotėt shqiptarė, unė nuk dyshoj asnjė fjalė se kjo shoqėri u formua me dijen dhe lejen e organeve turke dhe tė vetė sulltanit, pėrveē fjalėve tė sipėrme, duhet ditur se shoqėria u quajt turqisht “Shoqata shqiptare e diturisė”. Pastaj, rregullorja e shoqėrisė qė ėshtė botuar nė gjuhėn shqipe, vetėm mė 1926 nė Dituria, nė Stamboll u botua nė gjuhėn turke nė vitin e themelimit tė shoqėrisė nė revistėn shkencore Mecmu’a ulum dhe bėri bujė tė madhe si ndėr qarqet kulturore ashtu edhe ndėr qarqet politike.

[31] Kėtu shohim se bėhet fjalė pėr dy alfabete, ose qė komisioni sajoi njė herė njė alfabet e mė vonė qė u pėrmirėsua. Njė gjė e tillė mė duket se nuk e kemi ditur edhe unė e marr me rezervė, sadoqė kemi edhe njė burim tjetėr qė e argumenton tė njėjtėn gjė. Nė veprėn Albanskoto vrazhdanie (Sofia 1909, 28), shkruar nga njė autor bullgar me pseudonimin Diplomat (e citojmė sipas tė dhėnave tė prof. Antolakut nė punimin e tij nė kėtė numėr tė Gjurmimeve), thuhet se komisioni i Stambollit i ka studjuar disa variante tė kėtij alfabeti – njė nė bazė tė greqishtes, propozuar nga Jard Vretoja, njė nė bazė tė latinishtes, propozuar nga Vaso Pasha, njė krejt origjinal, propozuar nga hoxha Tahsini e i katėrti nė bazė tė latinishtes me disa germa greke, propozuar nga Sami Frashėri. Prej tė gjithė kėtyre, komisioni bėri njė alfabet mozaik, tė pėrbėrė nga shkronja greke, latine, bullgare, serbe dhe disa krejtėsisht tė reja. Por, kur u provua se ky alfabet nuk ishte praktik, u la dhe u muar ai i Samiut. Pra, kjo ėshtė njė ēėshtje qė duhet studjuar.

[32] Shihet qartė se kėtu ėshtė fjala pėr alfabetin e Stambollit, kurse kongresi i Manastirit dhe alfabeti i tij nuk pėrmendet fare.

[33] Mbi demarshet e tė dyja palėve gjejmė njė shėnim tė shkurtėr nė revistėn Leka 1937 numėr kujtimor XXV i vjetorit tė pavarėsisė kombėtare 28. XI. Bleni 1. Lajmi ėshtė ribotuar nga “Lirij” e Selanikut nr. 74, vj. 1910.

[34] Seit Idrizi mbi tė cilin bėhet fjalė shpesh kėtu, gjatė kohės sė ish – Jugosllavisė ka jetuar nė Shkup dhe ka qenė aktiv nė xhemijetin.

[35] Kėtu sigurisht mendon pėr Hasan Prishtinėn dhe Nexhip Dragėn. Ekzistojnė disa shėnime nga tė cilat shihet se janė bėrė pėrpjekje qė t’i hiqet mandati Nexhip Dragės. Pėr qėndrimin e Nexhip Dragės nė Shkup njohton edhe gazeta “Vardar” e Shkupit, e cila mė 24 janar 1910 shkruan: “Tė mėrkurėn e kaluar nė xhaminė e sulltan Muratit ėshtė mbajtur njė miting i madh nė tė cilin kanė marrė pjesė 600 muslimanė me shumicė shqiptare. Flitet se shkaku pėr kėtė miting ėshtė ardhja e deputetit shqiptar tė kėtushėm Nexhip Dragės nga Stambolli pėr ta agituar njė alfabet latin qė pranohet nga shqiptarėt”.

[36] I.  G.  Senkeviē, Mladotureckaja revolucija 1908 g. I albaskoe divizhenie: Sovelskoe Vostokovedenie 1958,  1,  150. Nuk besoj se kėtu ėshtė puna pėr diferencėn midis kalendarit tė vjetėr dhe tė ri, sepse ēdo numėr tė gazetave turke tė asaj kohe shėnohet data sipas kėtij kalendari.

[37] Tanin, 7 shkurt 1910. Baba Qazimi, shehu i teqes sė bektashinjve te Gjakovės ėshtė njė nga tė rrallėr qė i mban mend disa ngjarje nė lidhje me luftėn pėr alfabet. Nė vitet 1910 – 1911, Baba Qazimi ka qenė nxėnės i shkollės normale tė Shkupit. Sipas kujtimeve tė tij, nė vitin shkollor 1910 – 1911, pra, kur lufta midis ithtarėve tė dy alfabeteve kishte arritur kulmin, nxėnėsit shqiptarėt i kanė bėrė lutje Ministrisė sė arsimit tė Stambollit, parlamentit turk dhe Hasan Prishtinės. Por, si pasojė, ka arritur mėsuesi, Salih Gjuka nga Peja. Drejtori Sabri Xhemili, gjithashtu shqiptar – tregon Baba Qazim – na thirri dhe na tha se kemi marrė urdhėr t’ju mėsojmė shqip, por nuk kemi vend. Njė gjakovar – Murat Gjakova – i tha drejtorit: “A nuk ka mundėsi tė na jipni zyrėn tuaj e ju tė kaloni nė zyrėn e profesorėve”. Na thamė: “Duam vetėm me kėndue shqip, shkojmė edhe nė akull”, mbas ditėsh erdhi ministri i brendshėm i Turqisė Haxhi Adili beu dhe apostafat pėr me na trembė, na u prunė nė klasė tonė. Nė prezencėn e tij na pyeti drejtori: “Kush asht prej jush qė do me kėndue shqip me Gaur alfabeti”. Na u ēuam ma shumė se gjysma e klasės. Mėsimet e shqipes vazhduan, por jashtė orarit zyrtar. Deri nė kryengritje kemi kėndue shqip. Por, na prunė si mėsues Abdulhakim Himetin nga Gostivari, por ai ma tepėr fliste turqisht. Shokėt mė shtynė mue me u ēue kundėr tij se isha ma i ri e nuk mė kapte ligji dhe kėrkova qė mos tė vijė ma se nuk e dinte shqipen dhe mbas 4 – 5 mėsimesh nuk erdhi ma.”

[38] Sh. Demirajt – H. Prifti (op. cit. 59) ky miting u mbajt mė 4 shkurt 1910 nė njė nga sheshet e qytetit nė tė cilin morėn pjesė 7.000 qytetarė dhe fshatarė nga shpati dhe katundet tjera tė Elbasanit. Po kėtė numėr pjesėmarrėsh e gjejmė nė numrin e pėrmendur tė Lekės, 465.

[39] Skendi (op. cit. 386) e pėrmend kėtė miting, por pėrmend edhe demonstrat e katolikėve nė favor tė alfabetit latin, tė mabjtura nė fund tė muajit shkurt. Nė Leka (nr. i pėrmendur 465) lexojmė: “Nė Shkodėr kje pregatitė nji miting kundra shkronjave shqype. Porsa u hap ky lajm, katolikėt u betuan me Malcina e katunde e me Mirditė, qė po t’u bate kėsi soj mitingu, ma ba nji tė kundėrt prej 60.000 vetash pėr mbroje tė germave shqype”.

[40] Shahin Kolonja ishte njė nga ithtarėt e alfabetit shqip.

[41] Nė numrin e pėrmendur tė Lekės (465), e cila la nxjerrur tė dhėnat nga nr. 74, 1910 tė gazetės “Liria” tė Selanikut, thuhet se “nė Korēė i mbajt nji mbledhje kundra shkronjave arabishte e prej 15.000 vetash tė pėrbėm edhe prej rretheve tė Korēės. Nė Kolonjė 1.500 veta veshun me petka kombėtare, 700 veta kalorė e tjera kambė, banė nji miting pėr mbroje tė shkronjave shqype. Nė Vlorė u mblodhėn 40 tregtarė edhe prej Tirane, Kruje e Kavaje pėr me ia ba nji shkresė qeveris turke, tue iu dishmue se ishin antarė tė shkrimit shqyp”. Klubi i Filatit, kur mori vesh se 12 hoxhallarė kanė ndėr mend ta prganizojnė njė miting ė favor tė alfabetit, i dėrguan njė telegram Portės duke thėnė se do ta derdhin edhe gjakun pėr alfabetin latin (Skendi, op. cit. 385).

[42] Fitohet pėrshtypja se tė gjithė njerėzit e fesė ishin kundėrshtarė tė alfabetit. Mirėpo, nga rasti i Haxhi Vildan efendiut, pamė se nuk ėshtė ashtu. Njė rast tjetėr e kemi Hafėz Ali Korēėn, autor tė disa mevludėve dhe shumė librave fetare, i cili nė mitingun e ithtarėve tė alfabetit shqip nė Korēė, e bėri duanė dhe e bekoi alfabetin shqip. (Krh. S. Rizaj, Albanska abeceda u rauēnoj literaturi, Jugosslovenski istorijki ēasopis br. 1-2/1969, 190.

[43] Mė 5 prill 1910 Shejhu Islami u dėrgoi njė letėr qarkore muftilerėve tė Arnautllėkut ku thuhej: “Ne shpejtojmė t’ju njoftojmė se mė 23 mars 1826 ua kemi tėrhequr vėrejtjen qė tė mos e lejojnė pranimin e alfabetit latin pėr gjuhėn shqipe dhe tė kujdesen qė tė ndalohet rreptėsisht zbatimi i tij nė shkollat shqipe. Kėtė letėr qarkore ua dėrgojmė muftilerėve tė qyteteve dhe tė kasabave shqiptare qė tė mund tė orientohen nė pajtim me tė.

[44] Husejn Xhahidin e pėrmend edhe Ismail Qemali nė memoaret e veta, por ndoshta me gabim tė pėrkthyesit me emrin Xhavid. Nė f. 234. Ismail Qemali e quan “Xhavidi i urrejtur, drejtor i gazetės Tanin tė xhonuturqve”, kurse nė f. 246. flet mbi njė artikull shpifės, botuar kundėr tij nė fletoren e turqve tė rinj, Tanin.

[45] Krh, Kazim Nami Duru, Arnavutlluk ve Makedonya Hatiratim, Sucuoglu Matbasi, Istanbul 1959, 19–20.

[46] Jahja beg efendiu ka qenė deputet i Prizrenit.

[47] S. Skendi, op, cit. 368.

[48] S. Skendi, op, cit, 385.

[49] Krh. gazetėn Vesti r.r. 67, datė 10 shkurt 1909 qė botohej nė gjuhėn bullgarishte nė Stamboll.

[50] Sadoqė letėrsia shqipe me alfabetin arab fillon qysh nga shekulli XVIII, pėrpjekje pėr adaptimin e alfabetit arab e ka pėrpiluar Daut Boriēi nga Shkodra dhe e ka botuar nė Stamboll mė 1861 ose mė ribotuar 1869 (Krh. Nexhim Bushati. Tė dhėna rreth biografisė sė Daut Boriēit. Buletini pėr shkėmbimin e eksperiencės, Shkodėr 1954, nr. 9). Mirėpo, nuk dimė nėse Boriēi ka bėrė modifikime apo jo. Po kėshtu, Hoxha Tahsini, pėrveē alfabetit tė posaēėm, ėshtė pėrpjekur pėr alfabet arab, por as edhe kėtė alfabet tė tij nuk e njohim fare.

[51] Krh. Stavro Skendi, Historia e abecesė shqipe... 368.

[52] Unė kam nė dorė dy “Abeja shqip” tė Vokės, edicionin e parė tė botuar nė Mahmud bey matbaasi dhe tė dytin nė Matbaa-i Ebuz – Ziya. Qė tė dyja janė tė botuara mė 1327 (1910). Midis dy edicioneve ka vetėm dallime tė vogla.

[53] Mė gjatė pėrmbi kėtė gramatikė shih: Hasan Kaleshi, Gramatika shqipe e Fazil Tiranasit, Pėrparimi 5, Prishtinė 1955.

[54] S. Skendi, op. cit. 390.

[55] Krh. Shkupi, 1911, nr. 12, 2, cituar sipas Dr. Jashar Rexhepagiē: op. cit. 278.