KRISTAL
                         GAZETE LETRARE;INFORMATIVE;KULTURORE E SHKOLLES:A.Z.CAJUPI


 

Tė dashur miq adoleshentė,
nė radhė tė parė do tė kishim shumė kėnaqėsi nėse do pranonit ti quanit kėto rrjeshta si biseda apo bashkėbisedime me njė mik mė me pėrvojė nė jetė se ju dhe mė kryesorja nėse ju do tė tregoheni shumė tė hapur me ne pėr problemet tuaja apo do tė ndjenit nevojėn e njė informacioni mė shkencor qė juve ju mungon rreth problemeve tė ndryshme qė rrethon botėn tuaj  do tė ishim tepėr tė lumtur t’ju ndihmonim, sikur duke marrė dhe atė mė elementaren shėndetin dhe higjenėn. Kuptojeni mirė, se nė shėndet dhe higjenė nuk pėrfshihet vetėm tė qenit i pastėr dhe i shėndetshėm nė paraqitjen tuaj tė jashtme, jo, ajo nėnkupton ēdo gjė, tė qenit i shėndetshėm nė tėrė aspektin tuaj njerėzor, nė atė fizik, moral, shpirtėror dhe intelektual. Mos harroni ju jeni e ardhmja e adhuruar e jona, jeni progresi i shoqėrisė sonė, qė ka shumė nevojė pėr njė model tjetėr, njė njeri tė ri social, dhe ky besojmė se jeni ju, sigurisht duke u mbėshtetur dhe nė ndihmėn tonė. Ne do t’ju japim ē’ėshtė mė e mira e kulturės dhe traditės sonė, do t’ju drejtojmė nga burimet e tė resė, kontemporanes, dhe ju do na tregoni se ē’dini tė bėni mė shumė se ne, do na tregoni se jeni shumė mė tė mire se ne.
Pra, tregoni dhe kėrkoni tek ne, biles dhe gjykoni pėr ato qė ne do ju servirim herė pas here.
Kėtė herė menduam t’ju servirim njė informacion qė na u duk shumė interesant.
Ju pėrshėndesim dhe presim gjykimin tuaj
Edlira Luca
AHC (Association for a Humane Community)
Shoqata “Per nje komunitet human”
ahc@abissnet.com.al

 A ėshtė e rrezikshme ēpuarja e vendeve tė ndryshme tė trupit pėr tė vėnė vathė?
Nuk duam tu ngjasojmė prindėrve tuaj qė shpesh bėhen kritizerė tė bezdisshėm pėr ju (dhe tė themi tė vėrtetėn kanė shumė tė drejtė), por me njė fjalė tė vetme do t’ju thonim - PO.
Shpuarja e vendeve tė ndryshme  tė trupit dhe tatuazhi janė jo tė rregullta, biles nė disa vende tė Amerikės janė tė ndaluara. Qė kur shpuarja e vendeve tė ndryshme tė trupit ėshtė berė popullore, dyqane tė tilla janė pėrhapur kudo- duke pasur pak ose aspak kujdes kundra pėrhapjes sė infeksioneve dhe dėmtimeve tė tjera tė shėndetit qė vijnė nga kėto.

Pra, sa e dėmshme ėshtė shpuarja e trupit pėr tė vėnė vathė dhe sa i dėmshėm ėshtė tatuazhi?
Atėherė,njė nga organizatat mė me zė amerikane tė ruajtjes sė shėndetit dental e ka quajtur kėtė fenomen shumė tė dėmshėm, pikėrisht shpuarjen e vendeve tė gjuhės, buzės dhe faqeve, dhe i bėn thirrje publikut tė bėj shumė kujdes pėr kėtė gjė. Akademia amerikane e dermatologjisė ka marrė qėndrim kundra tė gjitha formave tė shpuarjes sė trupit pėrveē pjesės sė veshit. Dhe qė tė dyja Kryqi i Kuq amerikan dhe kanadez, nuk pranojnė dhurim gjaku nga kushdo qė ka njė shpuarje tė trupit mė shumė se njė vit ose dhe tatuazh, sepse tė dyja kėto procedura mund tė transmetojnė sėmundje tė rrezikshme tė infektimit tė gjakut.
Nqs ju jeni te vendosur per tė bere kete veprim ne njė pjesė tė trupit tuaj, atėherė ju duhet te dini se mund tė riskoni nė problemet e mėposhtme:
-infeksion kronik
-rrjedhje gjaku te plages me periudhe tė gjatė
-Hepatiti B dhe C ( qė mund tė kenė pasojja fatale)
-tetanozi
-HIV( SIDA, megjithėse nuk ka pasur ndonjje rast tė dokumentuar deri tani)
-Alergji tė lėkurės gjatė pėrdorimit tė bbizhuterive
-Absese ose puērra ( ciste tė infektuara qė formohen nėn lėkurėn tuaj nė pjesėn e shpimit, qė ju mundoheni ti shtrydhni nėpėrmjet gjilpėrave)
-vrima tė pėrherėshme nė hundė dhe vetulll (qė janė pjesė tepėr tė dukshme nė fytyrėn tuaj)
-dhėmbė tė krisur ose tė ciflosur
-pengesė nė gjuhė nga bizhuteritė
-njė e folur me tė meta
Mendoni pak pėr gojėn tuaj-e ngrohtė, e errėt dhe e lagėsht- njė parajsė perfekte pėr formimin e bakterieve, e cila krijon kushte shumė te mira kur ju e keni gjuhėn tė shpuar dhe me vėth. Ose vetulla juaj - lėkura aty ėshtė shumė e hollė dhe tepėr e ndjeshme dhe hunda qė ėshtė e pėrbėrė nga kėrce e cila, nėse infektohet ose ka grumbullim gjaku mund tė fishket sepse gjaku nuk arrin tė qarkullojė lirshėm, dhe sigurisht mbi tė gjitha mos harroni se shpuarja e trupit ka edhe dhimbjet e saja, sepse dyqanet ku bėhen kėto nuk pėrdorin anestezi.

Rreth vėthėve tė veshit dhe tė barkut.
Pse ėshtė pjesa e veshit dhe e barkut Ok pėr te bėrė shpuarje?
 Sepse ėshtė e pėrbėrė nga inde tė trasha dhe ka njė qarkullim tė bollshėm tė gjakut, dhe kjo mund t’ju ruaj shumė mirė nga infektimi.

Akoma tė interesuar?
Nqs ju pėrsėri keni dėshirė ti bėni kėto lloj shpuarjesh ekzistojnė disa mėnura qė tė bėhen sa mė pak te rrezikshme. Sigurohuni qė nė dyqanin ku ju do tė shponi tė jetė:
-i pastėr
-evitoni pėrdorimin e ēpimit me pistoletėė, tė cilat nuk janė sterile
-pėrdorim i gjilpėrave me pėrdorim tė njėėhershėm dhe vendosja e tyre nė njė enė tė vecantė
-sterilizim i ēdo gjėje qė do vihet nė pėėrdorim tė klientit (makina e sterilizimit sic ėshtė nėpėr spitale)
ne vazhdim, shpuesi duhet tė pėrdorė doreza dhe njė maskė, tė cilat duhet ti ndėrrojė pėr cdo klient.
dhe nėse e bėni kėtė duhet tė tregoni kujdes edhe pas saj, mos e prekni dhe mbajeni pjesėn tė pastėr duke e pastruar me sapun jo alkool dhe mos e prekni pa i larė mirė duart pėrpara. nėse keni njė shpuarje nė gjuhė pėrdorni larės goje antibakterial pas cdo ngrėnie.
kėshtu mendojeni gjatė e mirė para se tė vendosni tė cponi njė pjesė tjetėr tė trupit vec asaj tė veshit. mė e rėndėsishmja - mos ndėrrmerni iniciativa tė tilla pėr tė bėrė vete ēpuarjet ose nga njė person tjetėr qė nuk e njeh kėtė natyrė pune.

 

Tatuazhet
keshtu, ju po mendoni tė bėni njė tatuazh. Mirė, para se ju tė vendosni ta bėni kėtė gjė, kujtohuni qė tatuazhet janė tė dhimbshme pėr tu bėrė, tepėr tepėr tė shtrenjta pėr ti hequr dhe krijojnė probleme tė shėndetit. Ku mund tė bėni njė nė mėnyrė sa mė tė sigurt? duhet tė jetė njė studio e pastėr, e sigurt dhe profesionale. duhet tė pyesi nėse kanė njė autoklavė, a ėshtė personi i licensuar pėr kėto gjėra, nėse po profesionisti duhet tua provojė me anė tė dokumentit. por mbi tė gjitha duhet tė ndiqni instiktin tuaj, nėse studioja duket e papastėr dhe gjėrat janė tė shpėrndara pa kujdes atėherė mė e mira ėshtė ta lini dhe tė gjeni njė tjetėr studio. Nėse vendosni tė bėni tatuazhe nė vėnde tė tilla tė pasigurta atėherė ju riskoni tė infektoheni nga HIV (SIDA), hepatiti dhe turbekulozi. gjithashtu riskoni tė merrni dhe infeksione tė lėkuės dhe komplikacione tė tjera si dermatit ( irritime te shpeshta tė lėkurės). Nėse keni njė lėkurė qė ėshtė e ndjeshme ndaj ekzemės, mund tju shfaqet menjeherė si rezultat i tatuazheve. disa njerėz kanė reaksione alergjike ndaj pigmenteve tė tatuazhit. disa tė tjerė u zhvillohen shenja tė forta qė quhen keloide. Dhe besojeni ose jo problemi mė i zakonshėm i tatuazhit ėshtė “kundra tyre”! Shumė njerėz pas njė fare kohe duan tė mos e kishin njė tatuazh.
Nėse bėni njė tatuazh duhet tė bėni tepėr kujdes derisa tė pėrthahet. Tatuazhi ėshtė si njė plagė e hapur, prandaj duhet tė bėni kujdes pėr ta mbrojtur atė vazhdimisht duke pėrdorur njė krem antibiotik ( sic ėshtė neosporina) dhe duke e mbrojtur nga rrezet e diellit duke i vendosur njė fashė.
Gjatė ekspozimit nė diell tė nxehtė rekomandohet pėrdorimi i njė faktori mbrojtes 30 (SPF sun protector factor) sepse vendi i tatuazhit ėshtė shumė mė i ndjeshėm ndaj rrezeve tė dėmshme tė diellit.
kėshtu pra nė se vendosni tė keni njė tatuazh duhet tė dini mirė se cfare po bėni. nėse gjeni nje dyqan profesional dhe tė paster, risku pėr tė qenė i infektuar ėshtė shumė mė i vogėl. sidoqoftė pasi bėni tatuazhin ėshtė nė dorėn tuaj tė ruani veten nga infeksionet dhe komplikacionet e tjera. Dhe mos harroni, si per cdo gje tjetėr nė jetė, ju nuk mund tė jeni i sigurt 100% qė ju nuk do keni probleme. vetėm sigurohuni qė mos t’ju dėmtojė!