Kastriotet

Zbulohet ne Kishen e Shenandout nje afresk qe paraqet shqipnjen e vertete te flamurit tone. Qysh nga koha e Skenderbeut nuk kishte ndonje dokument zyrtar qe ta vertetonte prejardhjen e simbolit tone pervec vules zyrtare te prijesit shqiptar.

Shqiponja dykrenare e Kastriotėve e zbuluar nė Rodon

Kisha e Shnandout nė Rodon (shen andoni)Deri mė sot nuk kishim njė vizatim autentik tė shqiponjės sė kėtij flamuri, e cila dihet qė ėshtė me shqiponjė dykrenare nė fushė tė kuqe siē na e dokumenton Barleti dhe historianėt e tjerė. Gjurma e vulės sė Skenderbeut e lėnė mbi njė akt zyrtarė tė tij e ka shqiponjėn dykrenare, por vizatimi i sajė ėshtė parė si i pėrshtatur me formėn rrumbullake qė e qarkon atė, si rendom praktikohet nė vula, dhe si do e shohim mė poshtė ky mendim ėshtė i drejtė
 

Rasti e solli qė shqiponja e Kastriotėve e pikturuar nė njė afresk tė zbulohet mbrenda tokės arbėrore e jo nė kancelaritė e arkivat e huaja, si ruhen shumica e dokumenteve tė historisė tonė.
Pas kthimit tė disa pronave kishtare komuniteteve fetare, filloi dhe interesimi i kėtyre tė fundit pėr studimin e tyre, ruajtjen dhe rindertimin. Njė nder kėto prona ėshtė Kisha e Shnandout nė Rodon (sot fshati Muzhel), ku ruhet dhe shqiponja e pikturuar e Kastriotėve, Pėr kėtė kishė dokumentet flasin qė e kanė ndertuar Gjon Kastrioti ose i biri, heroi ynė i njohur Skenderbeu.

RodonGjatė viteve kur Gjon Kastrioti I u mund nga osmanėt, atij i lanė nė pronėsi zonat e Mysjes, qė pėrfshijnė edhe Rodonin dhe kėtu thonė se zotėroi gjatė disa viteve edhe Skenderbeu pėrpara se tė ēlironte Krujėn. Njė legjendė e shėnuar nga konsulli austrohungarez i Shkodrės Teodor Ippen nė fillim tė shekullit tonė, thotė se kėtė kishė e ndertoi Mamica Kastrioti, por e saktė ėshtė qė kjo kishė funksiononte nė vitet kur Skenderbeu filloi tė ndertonte kėshtjellėn e Rodonit, qė eshtė nė afersi tė kishės. Po ky autor na njofton se ruheshin dhe themelet e Manastirit qė ishte ngjitur me kishėn, por qė sot dallohen me vėshtėrsi. Nė kuadrin e 500 vjetorit tė vdekjes sė Skenderbeut nė Rodon u bėnė kerkime mbi fortesėn e Rodonit, dhe mė kėtė rast na ėshtė dhėnė dhe pėrshkrimi i rrėnojave tė kėsaj kishe, e me gjendjen nė tė cilėn ėshtė rrėnoja sotė kuptojmė se shkatėrrimi ka vazhduar edhe gjatė kėtyre 30 vjetėve.
Ėshtė kujdesi dhe interesi i At Zef Pėllumbit qė i nisur nga gjurmėt e afreskave nė muret e kėsaj faltorje tė vjetėr e quan nė zbulimin e kėsaj shqiponje. Deri mė sot ėshtė zbuluar vetėm njė siperfaqe e vogėl e kėtij afresku qė falė natyrės dhe punės me mjete cilėsore tė realizuar para pesė shekujsh ajo u ruajtė.
Shqiponja ėshtė nė afreskun e realizuar nė brezin e poshtėm tė faqes sė harkuar tė murit tė absidės. Nė krahun e majtė tė shqiponjės dallohet figura e njė kalorsi e majtas e djathtas kėtyre janė edhe shenjat e pazbuluara plotėsishtė, siē duket edhe tė dy shqiponjave tė tjera. Kėto do dallohen e tė studiohen pasi tė pastrohet afresku tėrėsishtė.

Shqiponja ėshtė e pikturuar me ngjyrė tė kuqe tė hapur mbi suva tė bardhė dhe nė disa pjesė na ka arritur e dėmtuar, por qė dallohet qartė se ėshtė me dy kokė. Pasqyrimi tek fotografija qė po botojmė ėshtė e bėrė me objektiv nga e djathta e sajė, kėshtu qė na pėrfytyron njė zmadhim nga ky krah, por ajo nė tė dy krahėt ėshtė simetrike. Fiksimi fotografik nė kėtė pozicion u bė, sepse trualli deri lart ėshtė i mbushur me mbeturina ndertimi e dhera dhe ato nuk pastrohen, pėr ta ruajtur monumentin nga lagėshtira e tėpėrt e shirave tė stinės sė dimrit. Sipas mendimit tė studiuesit tė artit mesjetar Mustafa Arapi afresku ėshtė veper e njė piktori profesionist, mjafton tė shohėsh vizatimin e kthetrave dhe kuptohet qė ėshtė frut i njė dore tė shkathėt tė njė piktori me pėrvojė. Kjo bie nė sy edhe nga vrojtimi i figurės sė kalorsit qė sot pėr vetė fazėn e zbulimit tė afreskut nuk ka njė gjykim se kujt figure historike ose religjioze i kushtohet.

Shqiponja Origjinale e Flamurit Shqiptar te Skenderbeut

Nuk na ėshtė ruajtur nga shekulli 15 asnjė flamur kombėtar relike, qė ta njohim deri mė sot dhe as njė vizatim autentik i shqiponjės sė tij, qė ėshtė shqiponja e Kastriotėve. Studiuesit kanė konkluduar se shqiponja e flamurit kombėtarė na u ruajtė nė vizatimet e krijuara sipas shembėlltyrės sė sajė e shijeve estetiko-emocionale qė ruante e krijonte tradita shqiptare. Kjo ėshtė dhe rezultat i ndryshimit qė kanė shqiponjat e ruajtura nga pasardhėsit e derės sė Kastriotėve. Forma e vizatimit tė shqiponjės sė gdhendur nė emblemėn mbi varrin e Konstandin Kastriotit nuk ėshtė identike me trajtėn e gravuar nė njė liber uratash qė i kushtohet njė pasardhėsi tjetėr tė Skenderbeut, as me shqiponjat e gdhendura mbi varret e dy nipave tė tjerė tė heroit tonė qė i njohim e ruhen nė Itali, as me shqiponjėn e emblemės sė nipit tjetėr i njohur nė histori me emrin Skenderbeu i Ri, emblemė qė ruhet e vizatuar me ngjyra nė dorėshkrim nė bibliotekėn Marciana nė Venecie. Mė e afėrt ėshtė Shqiponja e vulės sė Skenderbeut, por dhe kjo jo identike pėr arsyet qė i thamė mė lartė. Shqiponja dykrenare e flamurit tonė kombėtar ėshtė vizatuar sipas kėtyre shqiponjave e qė nga shekulli 15 pati ndryshime nga ajo qė u pranua e u vendos nė flamurin e arbėrve me 2 mars 1444.Shqiponja e Skenderbeut, Ripunim

Ja vlen tė themi dhe dy fjalė pėr monumentin qė Donika Kastrioti i ngriti nipit tė sajė, K. Kastriotit nė varrezat e kishės Santa Maria La Nova nė Napoli. Emblemėn e gdhendur nė dy anėt e monumentit mortor e ka botuar studiuesi italian Padilione nė vitin 1870 dhe mė vonė arbėreshi Z. Skiroi nė Palermo nė vitin 1904. Pothuajse tė gjithė studiuesit shqiptarė i drejtoheshin kėsaj shqiponje dhe shpesh herė ka krijuar dhe keqinterpretime per kurorat qė ka sipėr dy kokave, deri sa mė 1967 u bė e njohur nga Dh. Pilika dhe shqiponja e vulės sė Skenderbeut. Nė njė botim shkencor heraldik tė vitit 1926, studiuesit italian emblemėn heraldike tė monumentit tė K. Kastriotit e kanė klasifikuar si emblemė tė njė pasardhėsi tė derės sė Skenderbeut. Tashi qė u njoh shqiponja e Kastriotėve pa kurora mbi dy krerėt rikonfirmon atė qė Prof. Dhimitėr Pilika ka shkruar, se kurorat janė shtesa tė pasardhėsve tė Kastriotasve nė dheun e huaj, por na hap dhe njė dritare pėr ta kufizuar dhe datėn kur ėshtė realizuar afresku mė shqiponjėn Kastriotase tė Shnandout tė Rodonit.

Skenderbeu gjatė fuqizimit tė pozitės sė tij pretendonte se ai ishte pasues i shtetit tė Balshajve e synonte pėr njė shtrirje territoriale tė shtetit pėr tė arritur zotėrimet e gjėra tė atyre tė kryezotit tė Arbėrit, Balsha II. Nė kėtė periudhė Skenderbeu filloi tė praktikoi nė vulėn e tij shtetėrore, krahas shqiponjės dykrenare tė trashėguar nga dera atėrore edhe yllin gjashtėcepash tė Balshajve, por asnjėherė shqiponjėn e kurorzuar. Vula qė njohim ėshtė e vitit 1459, pra dhe afresku duhet tė jetė realizuar para kėtij viti.
Faza nė tė cilėn ėshtė zbulimi dhe studimi i kėtij afresku tė kishės sė Shnandout na kanė shpalosur shqiponjėn e Kastriotėve, qė ėshtė njėkohėsishtė dhe shqiponja e flamurit kombėtar shqiptar, por muret e kishės kanė gjurmė dhe tė afreskave tė tjera e ndoshta do na japin dhe dėshmi epigrafike ose dhe skena tė jėtės sė atij shekulli. Kisha dokumentohet se ka funksiunuar deri nė shekullin e 17, por shpeshherė ka mbetur pa famulltar e kujdestar, kurse njė gojėdhanė thotė se ajo u dėmtua rėndė nga njė termet i mesit tė shek. 19. Materiali arkeologjik flet pėr njė tempull shumė mė tė hershėm nė atė truall e pėr rreth ka patur dhe dy kisha tė tjera tė dokumentuara qė nga shekulli 12-13. Nė Rodon thotė Barleti Skenderbeu shpinte familjen dhe shkonte edhe vetė pėr pushime e gjueti nė periudhat nė mes tė betejave. Kisha e Shnandout lidhet si njė ansambėl me shumė vlera me kėshtjellėn e Rodonit, qė e ndėrtoi Skenderbeu nė valėn e luftės.