Nderohet Dritero Agolli ne 70 vjetorin e tij.

Aktivitet me trajta kombetare ku Agolli mori titullin "Qytetar nderi" i Tiranes

TIRANE- Ne pallatin e Operas ne Tirane eshte perkujtuar me nje solemnitet te rralle jeta artistike e pasur e shkrimtarit devollian Dritero Agolli. vete protagonisti i kesaj veprimtarie theksoi se ishte teper i emocionura nga nje varg nderiemsh qe po i beheshin nga mbare qytetarte shqiptare. Ai falenderoi edhe pushtetet lokale ne rrethe per akordimin e disa titujve "Qytetar Nderi".

Por ne kete kuader te njejtin titull respekti Dritero Agolli e ka marre mbreme edhe nga autoritetet vendore te kryeqytetit te cilet e kane shpallur ate "Qytetar Nderi" i Tiranes. Shkrimtari Dritero Agolli ka festuar ne kete veprimtari finale 70 vjetorin e tij pas nje turi festiemsh qe iu be ne jug.

Agolli eshte lavderuar per artine tij te te shkruarit por dhe te tjera angazhime te tij, nga presidenti Rexhep Mejdani, kryeministri Ilir Meta dhe drejtues te tjere te larte te shtetit. Veprimtaria eshte cilesuar si nje feste e vertete kombetare.

Shkrimtari Dritero Agolli me te afermit e tij disponon ehde nje shtepi botuese me emrin "Dritero" ne Tirane.


 

Ketu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

 

Vdekja e Nenes


U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s'e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze