shko ne faqen kryesore

Pelegrini

Unė jam prej kohėsh pelegrin, 
Udhėtar nė vendin e shpresės sė thyer,
Jam ndarė pa dashur nga karvani im
Mes shtigjeve nga vapa e shirat gėrryer.
Kėrkoj karvanin tim nė rėrė e nė shpat, 
Karvanin qė e ka ndėrruar drejtimin me kohė, 
Ndaj nė udhė jam krejt i humbur, 
jam fillikat Me shami tė grisur lidhur nė kokė.
Pėr ujė buza ime u dogj, u bė zhur 
Dhe sytė mė shpojnė nga shterrja e lotit;
Mė duhet tė arrij karvanin e tretur qėkur 
Ēapitur mes vapės, mes shiut e tė ftohtit
Unė jam prej kohėsh pelegrin,
Shtegtar i karvanit tė humbur
Dhe bart prej kohėsh njė premtim
Tė dhėnė nė hirin e gjyshėrve tė mundur

Berberi

Shumė njerėz ka qethur berberi nė jetėn e gjatė
Atje nė floktoren e kthesės sė rrugės 'Naimi',
Shumė vdiqėn, fatmirė a tė ngratė,
Shumė u vranė, u burgosėn dhe jetėn ua mori mėrgimi.
Qethi djaj e fisnikė e kusarė dhe mjaft deputetė, 
Dijetarė e memurė, kapterė e plot gjeneralė, 
Presidentė tė shkuar e tė ardhshėm, dramaturgė e poetė, 
Kardiologė e xherahė e dentistė qė shkulin dhėmbė e dhėmballė.
Ah, nga gjithė mullarėt me koka ē'na mbetėn! 
Po tė bėnte berberi njė album nga kokėt e qethura, 
Sigurisht, do i hapej njė nam i madh tėrė jetėn 
Si poetit tė shquar nė librin e zgjedhur me vjersha tė zgjedhura:
"ja ky flok i takonte filan presidenti, 
Filan presidenti qė vdiq, a mbaroi i burgosur. 
Kėto balluke i mbante kusari i madh i qytetit 
Ndėrsa ato mė tutje i kishte njė pusht i brengosur".
Kėshtu do lexonim tė zgjedhurat flokė, si libėr 
Nga vetitė e prodhimit tė leshit nė kokat shqiptare. 
Lėre, 
Berberi vėrtet do bėnte njė Bibėl Po tė kishte nė kokėn e tij dy tri pare!

Kreu i familjes
(Pas grindjes)

Prej kohėsh jam lokomotivė e shtėpisė,
Vagonat i tėrhoqa deri diku me mundim e me bindje
Mes vapės sė lodhjes e shirave gri tė mėrzisė,
Vagonat qė quhen sė bashku familje.
Tani jam lokomotivė e lodhur, si: duket, 
Kam mbetur njė rrangallė e vjetėr, 
E shoh se vagonat s'tėrhiqen mė tutje, 
Braktismėni dhe gjeni njė tjetėr!...

Tre pleqtė e lajthitur

Vdiq pardje dhe mė e madhja putanė
Nė moshėn e thellė tė njė pleqėrie pak tė vėshtirė
Nė njė pijetore diku nė Tiranė,
Vdiq nga cironka e prishur, por vdiq duke pirė.
E qanė tre pleqtė, e mbetur ende gjallė, 
Nė pijetoren me tym me emrin 'Omar Khajami'. 
Kur ishin tė rinj i shkonin shpesh nė mėhallė, 
Kėpucėn e saj me raki e mbushnin, e pinin dhe qanin.
Ndaj qajnė dhe sot tre pleqtė putanėn e ikur 
Dhe flasin pėrēart: 'si s'la ndonjė ēupė t'i ngjante pak nėnės'! 
Vėrtet, tre pleqtė e mėhallės mbetėn tė tre tė lajthitur 
Nė pijetoren, ku xhamin e shpon briri i hėnės...

Fushė-Kosovė

Ah, tė ēlirohej vetėm me vjersha Kosova, 
Unė e ēliroja i pari, mua lavdia mė ndriste tė parit. 
Me shpatėn e vargut si pjepra do prisja gjokse dhe koka 
Dhe flamurin do ta ngrija majė Sharrit!
T'i qeshte Kosovės vetėm nga vjershat liria dhe fati, 
Unė do bėja me vargjet kėrdinė e hatanė:
Nė Fushė-Kosovė s'do vritej vetėm sulltan Murati,
Do vriteshin katėrmbėdhjetė sulltanė,
Ti qeshte Kosovės vetėm nga vjershat liria dhe fati!...

Mos ma kujto

E shkuara ka ēaste dhe orė tė hidhura, mos ma kujto, 
Pėr shembull, mė pe me duar tė lidhura, mos ma kujto!
Pėr shembull mė pe nė rrugė tė pirė^mos ma kujto, 
Tė pirė e tė humbur, tė sharė e tė grirė, mos ma kujto!
Pėr shembull mė rrahėn dy-tre vagabondė, mos ma kujto, 
Tek shihja njė grerėz tek rrinte mbi gonxhė, mos ma kujto!
Pėr shembull pėsova diku njė disfatė, mos ma kujto, 
Dhe gjumi s'mė zinte me ditė e me natė, mos ma kujto!
Pėr shembull mė pe duke ecur e qarė, mos ma kujto, 
Mbėshtetur pas murit me zemėr tė vrarė, mos ma kujto!
Pėr shembull mė pe duke ngrėnė e gėnjyer, mos ma kujto, 
Tė prishur, tė shthurur, tė rėnė e tė thyer, mos ma kujto!
Pėr shembull nė shtrat s'u bėra pėr burrė, mos ma kujto, 
I turpshėm i drodha si qėngj nėn lėkurė, mos ma kujto!
E shkuara ka orė dhe ēaste tė hidhura, mos ma kujto, 
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen tė thirrura, mos ma kujto!

Njė trung a njė gur

E dua pa mend vendin tim 
Dhe s'gjej njė trung a njė gur, 
Ku tė ulem pa brengė e trishtim, 
Mos ulem si murg.
Kalova mes erėrash pėr tė, 
U ktheva nė hi e nė shkrumb, 
Pa tė nuk doja tė isha asgjė 
Dhe prapė s'gjej njė gur a trung,
Ku tė ulem i qetė nė agim a nė muzg...


Malli pėr heronjtė

S'ka heronj, heronjtė i pėrzumė, 
Me lavdi pėrditė i nanuritėm 
Dhe me lajka dalėngadalė i vumė 
Njė nga njė nė prehje dhe nė gjumė.
S'ka heronj, heronjtė u mėrzitėn, 
Prisnin ėndrrat, ėndrrat u vonuan, 
Duke pritur heshtėn dhe dremitėn 
Dhe ne nina - nana u kėnduam.
Ē'digjeni nga malli pėr heronjtė? 
Kushedi kur kthehen nga kjo anė! 
Ē'i kėrkoni? Pritja ėshtė e kotė, 
S'ka heronj, tani ka pehlivanė!


Do tė mė kujtosh

Unė do shkruaj njė libėr me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relikė
Dhe duke qėruar patate tė ardhura nga vjeshta
Gishtin do presėsh me thikė.
Duke vėnė gishtin nė gojė,
Mua do mė kujtosh nė kuzhinė
Dhe do tė thuash para dollapit tė lyer me boje
Pėr pak e harrova ditėzinė'!


Sofra e historisė

Nė sofrėn e shtuar tė historisė 
Presin tė marrin lugėn tė gjithė,
Vėshtrojnė thelat dhe duan tė hanė 
Kurnacė, grykės, batakēinj, pehlivanė;
Po historia u jep nga njė kafe mė kėmbė 
Dhe thotė e pėrmbajtur diēka nėpėr dhėmbė:
'Na falni se presim nė sofėr tė vijnė 
Ata qė bėjnė vėrtet historinė!'


Vdekja e nėnės

U zvogėlua nėna dhe u tret e gjitha, 
U bė si pulėbardhė e lehtė 
Dhe njė mėngjes pa zbardhur ende drita 
Rėnkoi e fluturoi mbi retė.
Andej u fsheh si ylli Afėrdita 
Dhe ne pastaj s'e pamė, pastė ndjesė! 
Veē ndodh qė valė e ėndrrave tė trishta 
E sjell nė breg tė shtratit tim si shpezė.


Jam Sokrati plak

Jam plak gazmor qė dehem nga rakia, 
Ku rrugės mė ngacmon njė pijetore, 
Pastaj me zor shtyj kėmbėt tek shtėpia 
Nė ēaste vape, shiu apo dėbore.
Dy sytė e mi, tė dy si xixėllonja, 
Largojnė njeri-tjetrin, qajnė e feksin 
Dhe dy pastruse rrugės si dy zonja, 
Mė duket se plot nderim mė presin.
Jam plak ēapkėn, i ēmendur nga rakia, 
I ēmendur jam, por jam shumė i gėzuar. 
Dhe si Sokratin plak nė shan Sadija, 
Sadija ime, grua e bekuar...


Pleqtė e hyrjes sė parė

Tri hyrje ka pallati ynė i lartė. 
Nė hyrje u rralluan pleqtė e shkretė, 
Disa nuk dalin dot nga shkallėt jashtė, 
Disa u shuan si qirinj tė zbehtė.
Nė hyrjen fqinjė s'mbeti plak nė derė. 
Kėtej kam mbetur unė dhe Jashari, 
Takohemi veē rrallė e tek nė verė. 
Nė dimėr s'dalim se na grin acari.
Dhe presim kush i pari tė largohet 
Dhe cili nė arkivol tė vėrė krahėt;
Jashari ėshtė ushtar qė s'dorėzohet, 
Ndėrsa dhe unė sheshit s'i hedh armėt..
Kėshtu, vėllezėr, jam pak mė i vėshtiri, 
S'largohem po s'u nis andej Jashari, 
Ta shoh si ndrit nė varr tė tij qiriri, 
Tė kem dhe njė pėrvojė pėr sė mbari.


Poeti dhe vdekja

Veē me vdekjen 
s'jam takuar kurrė, 
Ndaj e pres nderuar nė shtėpi, 
Pėr respekt - njė qengj manar nė furrė, 
Pėr humor - njė shishe me raki.
Do ta ftoj nė sofėr bashkė tė pijmė:
Vdekja mbretėreshė e unė mbret! 
Dehur bashkė natėn do ta gdhijmė, 
Dehur do tė dalim nė qytet.
Xurxull vdekja do kėndojė: 'u prisha! Moralisht u prisha!... 
Ah, ē'mėkat!' 
Do ēuditet president Berisha. 
Paska dehur vdekien kv lugat!... 


Pak nga pak

Kalojmė njė shteg, kapėrcejmė njė prag 
Ēdo ditė udhėtojmė e vdesim nga pak.
Nga pak e nga pak, nė trup e nė shpirt. 
Diku vetmitarė e diku bashkarisht.


Ankimet

Ankime nga miqtė, ankime nga rruga, 
Ankime nga gruaja ime;
Veriu fshikullon, ngre pluhurin juga;
Ankime, ankime, ankime...
Ankime nė letėr, ankime nė gjellė, 
Ankime nga lopėt nė fushė, U ēmenda! 
Do tė iki tė fshihem nė shpellfi 
Tė fle pa ankime me njė ujk a arushė,


Kujdes me fjalėn

Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė, 
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri! 
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė, 
Gatuan male dhe kakėrdhi.
Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė, 
Pikojnė ēezma me helm tė zi. 
Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė, 
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!
Nga fjala humbėn Judė e Pilatė, 
Strategė e mbretėr me mbretėri! 
Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė, 
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!
Kur fjala nxirret nga buzėt jashtė, 
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi. 
Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė, 
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!


Pėrulja e madhe

S'gjen dhimbje mė tė madhe nė ke parė 
Njerinė e ndershėm nė mjerim e vaj, 
Tek lutet i pėrulur, zemėrvrarė 
Dhe ndihmė e shpresė pret nga maskarai.


Para avionit

Me kėtė avion do tė desha tė nisesha pėr rrugė, 
Me pak pare nė xhep si gjithmonė. 
Nė aereoportin e vogėl do fryjė jugė 
Dhe retė e ēara larg do vrapojnė.
Ah, sikur me kėtė avion si patė 
Tė degdisesha diku, nė Tanganikė, 
Tė martohesha me njė negre a mulate, 
Se m'u mėrzitėn tė gjithė!...


U rrahėn pleqtė

U rrahėn dhe pleqtė me njėri-tjetrin, 
Plaku i vjetėr e rrahu tė vjetrin.
E shtrenjta ime, pse kaq u skuqe? 
Pleqtė rrihen se kanė edhe huqe!
Pleqtė rrihen veē pėr tė moēmen 
Dhe ndoshta rrihen dhe pak pėr te soēmen.
Kur rrihen pleqtė pėr besa besėn 
S'ka rėndėsi aspak pėr tė nesėrmen.


Varfėria

Nė Drashovicė erdhėn italianėt 
Me ndihma me kuti me gjalpė. 
U derdhėn lebėrit nga tė katėr anėt 
Me pardesy, me guna, me qylafė.
U hodhėn me rrebesh pėrmbi kutitė 
Dhe gunat mbi kutitė lanė, 
Ata qė topin dje nė Drashovicė 
Nga gryka zinin me Selam Musanė.


Kujtimet

Nė lėndinė katėr qeparisė 
Mjekėrgjelbėr tunden si dervishė.
S'di pse duke ulur nė lėndinė 
Sjell ndėrmend Haxhi Bektash Velinė.
Sjell ndėrmend dhe gjyshin tim sykaltėr 
Me tespeie dhe qostek tė artė...
Gjyshi i shkretė ndaj Haxhi Bektashit 
Rrinte sus si unė para Marksit.
Dhe tė dy ne ishim besimtarė:
Gjysh e nip, tė krisur dhe tė marrė.
Plaku ēirrte mjekrrėn, nėmte Marksin 
Unė i ēmendur mbi Haxhi Bektashin!...
Na dėgjonin katėr qeparisė, 
Duke tundur xhybet si dervishė.


Ndihmėsi i Zotit

0 Zot, pėrmbyse botėn mbarė, 
Pastaj ndėrtoje pėrsėri, 
Themelet hap, hidh gur e parė, 
Se ke pėrvojė e menēuri.
Po veē njė lutje, Zot, kam unė 
Dhe gjunjėzuar po tė flas:
Ndėrtim i botės ka mjaft punė, 
Ndaj mua ndihmės merrmė pas.
Na duhet dhe njė krah i tretė, 
Se puna ndofta tepėr zgjat, 
Prandaj ti shko dhe zgjidhe vetė 
Ndonjė tė shquar pėr argat.
Veē pėr argat ndėr presidentėt 
Asnjė nga vendi im mos merr, 
Se bėhet gjel dhe lart ngre pendėt, 
Pastaj mes nesh ndez zjarr e sherr.
Dhe kur tė dy na kap uria
Nė prush tė punės plot mundim
Ai nga mendjemadhėsia
S'na sjell dot torbėn me ushqim...
Nga vendi im i mirė, i vjetėr
Mjaftoj veē unė e tjetėr s'ke!... 
Poet i madh jam, - mend e letėr, 
Dhe mjekrėn tėnde di ta kreh;
Po kam njė ves, s'e mbaj dot gojėn 
Pėr pakėz verė e plot raki... 
0 Zot, mė fal, siē fale Noen, 
Kur pinte lakuriq nėn shi.
Se ēdo njeri i madh, tė paktėn, 
Njė ves e ka si trashėgim:
Sarhoshi Noe bėri Varkėn, 
Shpėtoi njė botė e njerėzimin.
Ndaj ti mė ke pėr Noe mua:
Pėrmbyse botėn, bėje shesh, 
Ta ngre dhe Varkėn, vetėm dua 
Si Noen ndihmės tė mė kesh.
0 Zot, kur fund t'i japėsh botės, 
Provomė e mua sa mė shpejt:
Po ngrita Varkėn si tė Noes, 
Gjeni mbi Noen jam vėrtet...


Ti ngremė gotat

Ti ngremė gotat gjer nė fund, 
Tė dalė e ku tė dalė! 
Nga vreshta rrushi vjen nė but, 
Nga kupa shpirti - valė.
Ta bėjmė botėn krejt pėrshesh, 
Tė dalė e ku tė dalė! 
Nga vala kodra bėhet shesh, 
Nga vera fjala - fjalė.
Tė derdhemi nė trimėri, 
Tė dalė e ku tė dalė! 
Se trimėrinė gjer tani 
E patėm pak tė rrallė!


Profeti i nėmur

Mallkoni dhe shani dhe ēirrni turinjtė, 
Jam shpirt i njė guri, ku falen qirinjtė;
Mbllaēisni proverbat dhe tirrni gėnjeshtrat, 
Mė kthehen nė ikona dhe strofat dhe vjershat;
Lėshom blasfema, pėrcillni dhimbje, 
Nėnqesh se nė male mė pret dhe njė lindje;
Qėlloni me fjalė e gotitni me hekur, 
Unė jam i pavdekshėm, pėrgjersa s'kam vdekur...


Dėshirat
Lermė t'i shoh plantacionet e trupit tėnd;
Jam bujk i veēantė e si bujk mė vjen mirė:
Dy buzėt, qershitė me lėng, 
Ku hesht njė mall, njė psherėtirė.
Lermė t'i shoh plantacionet e trupit tėnd, 
Tė mbjellat aq tė begata;
Dy kodrat e gjoksit qė tė lenė pa mend, 
Luginėn mahnitėse mes kofshėve tė bardha.
Lermė t'i shoh plantacionet e trupit tėnd:
Fushėzėn joshėse nėn kėmishė, 
Nė mesin e fushės, cipėz argjend, 
Gropkėn kėrthizė...


Prostituta

Qendron prostituta si pemėz frutore pas pemės mė kėmbė,
Po s'vete njeri t'i kėpusė dy fruta dhe vuan
Tek tundet andej e kėndej diēka pėshpėrit nėpėr dhėmbė:
'Fabrikat e vendit dhe kurvat e vendit, siē duket s'i duan!'
Pastaj, pas pemės kėrcen e lodhur njė tango tė lashtė 
Sikur tė mos kishte shtėpi e drita rreth saj, 
por shpella dhe guva. 'Ne jemi mall vendi, 
s'na duan, do sjellin kurva nga jashtė! 
Heu, bota ndihmon. 
Ne bėhemi me kurva!'



Rastėsitė

Nė supin tim papritur erdhi tė ulej njė flutur. 
Njė sup tė tillė kjo flutur ē'pati qė zgjodhi? 
Tė thuash qė ishte njė sup i bukur, Gjepura! 
Kjo duhej tė ndodhte dhe ndodhi!
Shumė gjėra s'dimė pse ndodhin nė luftė a nė paqe,
Pėr shembull, 
s'tė zuri mes luftėrave plumbi,
Nė paqe tė vjen njė grerėz,
Me thumb tė thumbon nė faqe,
Dhe ti qė s'vdiqe nga plumbi, 
Vdes njė ditė nga thumbi...


Poeti plak

Dhe shkruaj i heshtur vjersha pak e nga pak 
Fshehur prej gruas dhe tinės tė tjerėve, 
Se fshehur flasin: 'iku nga mentė ky plak!'
I ulur diku nė njė qoshe fletorkėn e mbaj 
Mes gjunjėve kockė e lėkurė e tinės tė tjerėve, 
Dhe pi si Firdusi tė hidhurin ēaj.
Dhe kur mė zhurmon sė largu njė ēap, 
Atje ku tulitem tinės tė tjerėve, 

E fsheh fletorkėn dhe veshėt i hap.
Ē'ti bėsh? S'mė rrihet pa shkrepur njė varg
Larguar prej gruas e tinės tė tjerėve,
Kur tė lajthiturit ēirren: 'Mbyll gojėn ti plak!'
Ah, dua t'i them ato qė s'i thashė dikur,
Ndaj kohėn e shtyj mes vargjeve tinės tė tjerėve
Diku nė njė qoshe veēuar si gur.
Rri shkruaj veēuar jo se i trembem njeriu, 
Po s'dua t'u hapet goja pėr mua tė tjerėve 
Dhe s'dua tė grijnė: 'lajthiti i ziu!'
E di se jetoj me tė ēmendur, nė gas e nė vaj, 
Ndaj shkruaj fshehur prej gruas e tinės tė tjerėve 
Dhe pi si Firdusi tė hidhurin ēaj...


Para fatit

Tė njėllojtė para fatit s'dalin 
Dhe njėlloj as rrugėn nuk e nxjerrim, 
Fati njėrit i dhuron veē kalin, 
Tjetrit edhe kalin edhe frerin.
Edhe unė e njoha fatin herėt, 
Nga kjo njohje sofra pati bukė, 
Veēse mė dalloi pak nga tė tjerėt:
Mė dha kalė e fre, mė la pa rrugė...


Peshqit

Mua peshqit mė lenė pa mend, mė ēudisin 
Me buzėt e tyre pėrēmuese, pėrqeshėse;
Pastaj, kur mė kthejnė kurrizin 
Mė flakin fytyrės indoferencėn rrėnqethėse!
E ndjej se s'duan tė ma shohin as bojėn... 
Ah, kėta peshqit! 
Pėr mua tėrr, s'ua bėn syri i xhamtė;
Si pėr tė vjellė e hapin vesh mė vesh gojėn 
Dhe haptas mė thonė: 'Koka tė plastė!'
Mendjemėdhenj sa peshqit s'do ketė kjo botė;
Aty tė pėrqeshin, aty tė pėshtyjnė aty dhe tė vjellin,
Dhe janė tė gjithė aq shumė gjakftohtė,
Sa kokėn vėrdallė si trupi i peshkut ta sjellin.



Kali
Baladė

1.
Limo Labinoti hipi kalin 
Dhe u nis tė blinte njė qemane. 
Nė Pazar takoi evgjit nallbanin, 
Ia la kalin hyri nė mejhane.
Pa ia nisi gotave t'i zbrazte, 
Pa ia nisi lodrat me me ēingjitė, 
Pa ēingjive ē'u pėlqente nazet, 
Ē'u pėlqente kėmbėt, sisėt, gjinjtė.
Mburrur mes ēingjive tha njė fjalė:
- Kush e ka qemanen mė tė mirė, 
Pėr qemanen unė e jap njė kalė, 
Qė s'e ka arab nė shkretėtirė.
- Unė e kam! - tha njė nga muzikantėt 
Dhe qemanen vithe-femėrngriti. 
Sytė e tij tė turbullt e tė vakėt 
Feksėn nė lėkurėn prej evgjiti...
Limo Labinoti i ra ballit:
S'i t'ia jepte kalin njė zuzari!
- Ky evgjit nuk vlen sa bishti i kalit, 
Kali im kėtij i vė samarin!
Kalė, o kalė, plumbin s'e pėrfillje, 
Me revan ia pritje rrugėn plumbit 
Kalė, o kalė, hėnėn e pėrpije 
Kur e ngrije kokėn anės lumit.
Kalė, o kalė, ē'm'u fatit qemania 
Ē'mė plagosi kėngė e saj pa emėr, 
Do ta nxjerr qemanen nga mejhania, 
Do ta ngjit nė mal, t'i fut njė zemėr.
Harkun e qemanes ta bėj kalė 
Dhe qemanen kodėr mbi njė fushė, 
Tė trokasin kodrat valė-valė, 
Kur ta vė nėn sup, ta mbaj nėn gushė.

2.

Ky evgjit nallbani qimedrizė 
Solli kalin drejt e nė mejhane,
Ia dha sazexhiut mustaqespicė, 
E la Limon vetėm me qemane.
Limo Labinoti sazexhinė 
E vėshtroi me dy thėngjinjtė e vėngėr:
- Merre kalin, hidhu nė lėndinė, 
Tė krekosesh si ēomagė e shtrembėr.
Po mė prit, evgjit, nga hija e ftonjve 
Tė dėgjosh me smirė e ngashėrimė 
Nga qemania trokun e potkonjve 
Vėrshėllimė jelesh, hingėllimė...
Dhe i tha: - 
Evgjit, unė ta jap kalin Veē ma lėr ēingjinė ta nxjerr jashtė. 
T'i tregoj si hėna rri mbi malin, 
Si pėrgjon mullarin tim me kashtė;
Ta mėsoj si barku i mullarit 
Bėhet shtrat nga shtretėrit mė tė lumte 
Ku pikon nga hėna pikė e arit 
Dhe vjen erė e lumit e pėrhumbur.
Limo Labinoti hop nė kalė, 
Hop mbi kalin bashkė e me ēingji 
Dhe vrapuan ngjitur nė njė shalė, 
Njė kurriz, njė park plot pėrcėllin
Vrap e vrap dhe zbritėn pas mull 
Ku kėndonm bulkthit kėngėshume 
Ku pėrgjonte breshkėz e ugarit 
Zgjatur qafėn nga samari i murrn
Heshtni, bulkthe, mos ma kėrkėri 
Dhe ti, breshkėz, mbaje brenda qafen
Limo Labinotin do ta shihni, 
Kur mullarit plak t'i futė flakėn.
Obo-bo, mullar, ē'tė panė sytė, 
Obo-bo, ti kashta e florinjtė! 
Hėnė e kallaisur plot me yjtė 
Panė si kėrcejnė valle gjinjtė!
Panė si kafshon ēingjia kashtėn, 
Kur pėrdrdhet si purtekė e thanfi! 
Panė si shalon njė pelė natėn 
Limo Labinoti i qemanes.
Panė si ky Limo Labinoti 
U bė hark qemane mbi ēingjinė, 
Harku nxirrte tinguj, pika loti, 
Nė fėrkim me barkun e me gjinė.
Lumė, o lumė, mos i trego fushės 
Britmat e ēingjisė dhe ofshamat, 
Kur ia vinin buzėt zjarrin gushės, 
Tek kumbonin cicave kambanat!
Kalė, o kalė, mos rrėfe ē'ke parė, 
Mos rrėfe pėr pelėn qė kam hipur, 
Kjo ēingjija - pelė krejt mullarė 
Ma rrėzoi pėrdhe me kėmbėt ngritur...
Kur u kthyen gjithė evgjitėt panė 
Qafėn e kafshuar tė ēingjisė 
Dhe qemaneve nė aheng u ranė 
Shtrembėruar sytė prej rakisė.
Lere, lere Limo Labinotin, 
Nga qemania sytė seē iu prishėn! 
Jashtė kali qante pėr tė zotin, 
Brenda kurva nė akull ftohte sisėt.
Mjegull e mejhanes ra mbi brengat, 
Gjokset e ēingjive u mbuluan, 
Heshtėn harqet, u nemitėn kėngėt, 
Gotat flakėn blu nė buzė e shuan.
Limo Labinoti ngrti telat
Pa i ra qemanes mė tė qarė.
Qau pėr kalin gjersa thirrėn gjelat
Dhe kur shkoi nė fshat i thanė: 'I marrė!...'


Shėn Pjetri
(sipas Sollogubit)

Nė portėn e Parajsės me mėrzi,
Me shkop Shėn Pjetri vrenjtur do mė prese
- Ē'kėrkon kėtu dhe cili qenke ti,
Me kaq guxim, kaq krenari dhe shpresė?
Dhe do t'i them: 
- Nė prozė e poezi 
Kam ngjallur shpirtėra, por dhe infektuar 
Apostull Pjetėr, nė pėrgjithėsi 
Mėkati im ėshtė mjaft i ndėrlikuar!
Por jam poet, kam ardhur tek ky prag 
Me vete mbart mėkatet nė njė trastė... 
-Do pėrlotohet pak Shen Pjetri plak 
Dhe unė do hyj i falur nė Parajsė...


Nisja pa fat

Do shkoj nė Parajsė me njė autobus
Pa fat si gjithmonė,
Koha do tė jetė e errėt si pus,
Nė kthesėn e rrugės do shpohet njė gomė.
Do pres mes pyllit me dushk;
Kjo sigurisht do mė vonojė aq shumė
Sa portėn e parajsės s'do ma hapė askush:
Shėn Pjetri do ketė rėnė nė gjumė...


Korija
Baladė

Koka nė jastėkun e pėrgjumur, 
Mendja nė korijen e pėrhumbur.
Lisat e korijes janė prerė, 
Shkon andej sė koti mendje e mjerė.
Nė korije vetėm katėr lisa 
Ngrihen sipėr mjekrrave me driza.
Ku barinjtė varin katėr torba, 
Ku me sqep krra-krrasin katėr korba.
Katėr korba krah pėr krah krra-krrasin 
Dhe me sqep jastėkun tim ēukasin.
Mos mė joshin larg nė katėr lisat, 
Ku lėvizin katėr mjekrradrizat?
Mos krra-krrasin: 'erdhi pleqėria, 
Tė mbaroi dhe ty, o mik, korija!?'
Koka nė jastėkun e pėrgjumur, 
Mendja nė korien e pėrhumbur,
Ku mbi katėr lisat - katėr torba, 
Njera - tjetrėn ngasin katėr korba:
Presim tė na vijė e ta gostisim, 
Torbė e tij e ka tė zgjedhur lisin'...'


Lamtumira e flamujve

Ju flamujt e mi lamtumirė, 
-Ju flamuj gjakosur e grisur, 
-T'iu mbaja ka qenė e vėshtirė, 
T'u hidhja, s'kam qenė i lajthitur.
Ndaj vdisni nė gjurmėt e gėrryera, 
Pėrzihi mes hirit dhe rėrės 
Dhe shtrihi me shtiza tė thyera 
Nė shkallėt e verdha tė hėnės
Atje nė Saharėn e ėndrrės...


Pėrshėndetja e zogjve ne e librit tim tė parė

Ish festė e librit tim tė parė, 
-Kjo mes lulishtes ndodhi, 
-Nė gotėn time tė shpėlarė
Njė zog njė glasė hodhi.
Mė vinte glasa drejt nga zogjtė 
Vėrtet si pėrshėndetje... 
Nė jetėn time asnjė gotė 
S'kam pirė aq me etje.
S'ka gjė se miqtė e mi bėrtasin 
Me qeshje dhe thumbime:
Ēudi, kur zogu zgjodhi glasėn, 
Pse zgjodhi gotėn time?...

Breshka nė bulevard
Fabul
E gjetėn Breshkėn nė mal tė Dajtit 
Ta shpinin tė jetonte bulevardit.
Braktisi Breshka ferrat e greminės 
Dhe tha nė bulevard mes psherėtimės:
-Po ēmendem nga mėrzia unė e mjera, 
I bukur bulevardi, po s'ka ferra'!...


Pronat e fėmijėrisė

Me tersin Jaēe Buba 
Ne ishim fqinj nė lagje;
Ai mbante pėllumba 
Dhe unė mbaja mace.
Vraponim me kopaēe, 
Fjaloseshim me thumba, 
Se njėri rriste mace 
Dhe tjetri veē pėllumba.
Dhe derdheshim si plumbat, 
Me thonj i ēirrnim faqet, 
Kur grindeshin pėllumbat 
Pėrmbi ēati me macet.
Pronarė ishim nė lagje 
Me kokat xhumba-xhumba, 
Se njeri kishte mace 
Dhe tjetri veē pėllumba.
Si unė e Jaēe Buba 
Nga pronat s'kishim paqe;
Njė merrej me pėllumba, 
Njė bėnte qejf me mace...


Gri

Shumė ujė gri, 
shumė qiej gri, 
Gri nė dritare, gri nė vetmi. 
Ikin lejlekėt larg nė arrati, 
Shumė ujė gri, shumė qiej gri.
Pikojnė strehėt melankoli, 
Shumė strehė gri, shumė pika 
Postjer pėrtaci vjen nė shtėpi 
Me pallto gri, me letra gri.
Hesht pas dritares maēoku i zi 
Gazeta hapet me tituj gri. 
Gri nė dritare, gri nė vetmi, 
Ikin lejlekėt larg nė arrati...


Letėr

I dashur mik,
Kur vjershat e mia lexon varg pėr varg, 
Ti thua se unė nė vatėr kam lumturi? 
Vėrtet, vėlla, ashtu tė duket nga larg, 
Ndėrsa aspak nuk e di!
I dashur mik,
Ēdo natė tė shtrihesh nė tė njėjtin krevat, 
Tė ngrihesh nga i njėjti shtrat ēdo mėngjes, 
Dyzet vjet tė njėjtin varr e tė njėjtin fat 
Dhe i lumtur tė jesh?


Nostalgjia e plakės

Po ai sėnduk i drunjtė me letėr tė ngjitur, 
Po ajo vazo e vockėl me lule zambaku, 
Po ai mulli kafeje me mbulesė tė grisur, 
Po ato tespihe - kujtim i vjetėr nga plaku.
Jeton me kėto pak gjėra e shkreta:
E prek sėndukun e drunjtė e tė lashtė,
I ledhaton tespihet cipėsedefta,
E fshin vazon e vockėl brenda e jashtė.
Dhe nusja e djalit e sheh dhe prish cepin e buzės 
Me kokėn e bukur mėnjanė;
Vėshtrimin plaka e ndjen me duart kryq sipėr bluzės
Dhe thotė me vete: 
Po ē'kanė me mua, ē'kanė"?


Predha e mbetur

Njė copėz predhė ende kam nė kokė 
Dhe shpesh si thika mbrėmjeve mė pret, 
Ka zėnė vend nė mishin tim me kohė 
Si deputet ballist nė parlament.
Prej njė granate lufte mė ka mbetur, 
Nga truri asnjė fletėz nuk e ndan, 
Njė gjysėm shekulli s'lėviz ky hekur 
Me peshėn mė tė pakėt se tre gram.
Por ky tre gramsh nė tru mė ngre furtunė 
Dhe dhimbja e kujtesės mė bėrtet. 
Ah, predhė e vockėl, brenda rri tek unė, 
Si deputet ballist nė parlament


Ēast nė Norvegji

Dhe gdhihet vonė e ngryset shpejt, 
Mėrzi e hidhur tė rrish vetėm. 
Kur s'njeh njeri, kur s'njeh qytet, 
Kur bėn ta zėsh e s'e zė jetėn.
Dhe aq mė keq kur ke nė xhep 
Njė grosh krimbaē, njė krimb tė mjerė, 
Kur gdhihet vonė e ngryset shpejt, 
Kur as kėrkush s'kėrcet nė derė.
Dikur dhe ndofta njė viking 
Njė poēe birrė mund tė sillte 
Me ty tė rrinte dhe si mik 
Nga tryeza kokėn mos ta ngrinte.
Ah, s'ka vikingė! Veē nė prag 
Tė shfaqet Nora vetmitare, 
Qė Ibseni ta sjell nga larg 
Tė rraskapitur dhe pa pare.
Dhe thellė natės nė qytet 
Ti humb i humbur tok me Norėn:
Kur gdhihet vonė e ngryset shpejt 
Nuk ēmallesh dot as me dėborėn...



Mė prit se po vij shpejt

(Sikur njė ditė tė sėmurem, 
nuk shkoj tė shtrohem nė spital N. Smelakov)

Nėse sėmundja vjen tek unė, 
Ju mos mė shpini nė spital, 
Mė merrni fshehur e pa zhurmė, 
Mė ngjitni lart diku nė mal.
Atje dyshek e shtrat nuk dua 
Dhe as ēarēaf e as jorgan, 
Por tek njė ēesmė e tek njė krua 
Mė shtoni dushk e jargavan.
Ma lidhni kokėn me njė kulpėr, 
Ma njomni buzėn nė burim, 
Dhe kur tė vijė andej njė flutur 
S'ka gjė se rri nė ballin tim.
As infermier nuk dua pranė, 
As neurolog as profesor, 
Tė kem pėrkrah njė dash tė bardhė, 
Tė kem pėrbri njė cjap pėrēor.
Tė m'i lėpijė faqet dashi, 
Tė qajė cjapi laraman, 
Tė ulė sqepin shpejt larashi 
Me mors tė japė telegram.
Tė presė plot trishtim fshatari, 
Nė shkop mbėshtetur me mėrzi, 
Duke pėrtypur fije bari, 
Duke pėrtypur kullumbri.
Nga guvė e lisit tė ngarkuar 
Tė derdhet bleta gjithė zgjim, 
Mbi trupin tim e turbulluar 
Si lėmsh tė sillet me tėrbim.
Tė ndalet udhėtari i mirė, 
Tė pij'ė i heshtur njė duhan, 
Tė thotė; "mjaft qėndrove shtrirė, 
Pėr ty e gjora rrugė qan!"
Dhe, ju betohem, 
po s'u ngrita, 
I madh, i bukur, plot shėndet, 
Dhe rrugės sime nga e nisa 
Ti them: "mė prit se po vij shpejt!"


Dashuri e vėshtirė

Ti nė kanape tani dremit, 
Ndofta gjumi ende s'tė ka zėnė, 
Abazhuri ende s'tė ka dritė, 
Libri nga gishtrinjtė tė ka rėnė.
Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe sharė, 
Jemi ndarė hidhur nė udhėtim, 
Po drejt njeri-tjetrit kemi ngarė.
Dhoma hesht e rruga larg gjėmon, 
Ti sheh ėndrra kaltėroshe shumė, 
Unė, ndonėse pi dhe mogadon, 
Mezi He, se jam njeri pa gjumė.
Je pėr mua ėndėrr ēast e orė, 
Teoremė e turbullt dhe dilemė... 
Po tė jem vėrtet njė Pitagorė, 
Ti je mė e vėshtira teoremė.


Qėngji

Pa eja tek unė, 
o qėngji symanushaqe, 
Afromi buzėt e tua qė vijnė erė qumėsht e bar, 
Afromi buzėt e lėpimė nė qafė e nė faqe, 
Se dua diēka prej teje tė marr.
Aspak mos iu tremb nikotinės qė nxorri duhani
Dhe ra nė gishtrinjtė e mi tė thatė,
Le tė duket pena ime si fyell ēobani
Dhe kopsa e jelekut si syri i njė bejke tė bardhė.
Pa eja tek unė, o qėngj i argjendtė,
Dhe nė vesh ngadalė blegėrimė,
Tė blegėrij edhe unė me ty sa tė luaj nga mendtė,
Se malli aq mė ka marrė pėr fėmijėrinė...
Kecat nė rrugė
Nė mes tė rrugės nėn faqen e malit ngeca,
Vetura ime s'ecte pėrpara!
Ē'ka ndodhur?
Njė tufė me keca
Tė bardhė, tė zinj, lara-lara!
Ah, sikur veē njėrin ta fut nė makinė
E ta shpie nė Lidhjen e Shkrimtarėve dhe Artistėve
Ta njohė shejtani krijimtarinė,
Ta njohė shejtani jetėn e gazetarėve e revistave!...
Nė mes tė rrugės nėn faqen e malit ngeca,
Ju faleminderit, o keca!


Mikroborgjezi

Ē'tė vrasim mendjen?
Rrimė nė kuzhinė;
Bie erė gjellė,
pa ngrėnė s'mbesim;
Na pihet ujė,
pimė;
Na rriten thonjtė,
i presim!


Sikur s'jetoj nė vendim tim

Mė ndodh sikur s'jetoj nė vendin tim, 
Po nė njė vend tė huaj dhe tė largėt 
Nė njė qytet me buba dhe me minj 
Mes mureve tė rrjepur dhe tė largėt.
Ēuditem pse kėshtu mė duket shpesh, 
Kur s'ka njeri shtėpia, kur jam vetėm, 
Kur shiu nė dimėr flluska ngre nė shesh 
Dhe mua flluska-flluska ma bėn jetėn.
Mė ngjan sikur dhe strehėt derdhin helm, 
Helmohemi ēdo ēast me njėri-tjetrin... 
S'e di nga vjen ky helm e s'kam se ē'them 
Veē shoh se rrobat tona helm na rrjedhin.
Ky vend mė duket do helmohet krejt 
Nga helmi rrjedhur vrimash nė themelet, 
Pastaj do tundet nė tėrmet 
Dhe Djalli i Madh do qeshė e do zgėrdheshet
I huaj jam nė vendin tim mjerisht 
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerėz. 
Kjo mė lėndon dhe shpirtin ma gėrvisht, 
Mė bėn tė qaj si nxėnės para derės.


Dėshirė pėr heshje

Tė heshtėsh fillikat diku nė kafe, 
Tė ndjekėsh shushuritjet nė filxhanet 
Pa njė mendim tė keq, pa zhurmė e llafe, 
Tė shohėsh shiun tek kėrcen nė xhamet;
Tė heshtėsh nė ėndėrrim pėr diēka tjetėr 
Diēka tė largėt mjegullit mbuluar 
Si dorėshkrim a testament i vjetėr 
Diku i fshehur, tretur e harruar;
Tė ngrihesh e tė ikėsh pėrsėri i heshtur 
Nė trotuarin ku pėshtyjnė retė, 
Nėn sqetull ēantėn viteve tė rrjepur, 
Ku mban njė laps me dy-tri-katėr fletė;
Ti lutesh vetes rrugės duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosėm, s'kemi ē'themi prapė!...' 
Njė ēredhe zogu nė ballkon ka mbetur 
Nga verė e shkuar plot me ankth e vapė.


Ėshtė koha

Ėshtė koha kur dalin kusarėt rrugicave 
Dhe macet bashkohen nėn mure e nėn tuba tė trashė, 
Ėshtė koha kur kurvat tė mpita prej rrugicave, 
Kthehen tė flenė e tė dalin tė nesėrmen jashtė;
Ėshtė koha kur unė e braktis ballkonin e vjetėr 
Me rraqe e rrangulla mbėshtetur pas murit;
Ėshtė koha kur shkoj e vi duke mbajtur nė dorė njė letėr 
Njė letėr tė bardhė pa gjurmėt e shenjat e trurit,
E trurit tim qė ka heshtur nė ēast si ora e madhe 
Apo si aparati i morsit tė hershėm, 
Qė shenja s'jep pėr informacione me ngjarje 
Pėr njerėz tė vdekshėm e tė pavdekshėm;
Ėshtė koha kur macet dėgjoj nė tubat e shiut tė taracės 
Dhe gishtat kėrcas si kokrra arrash tė forta;
Ėshtė koha koha kur mbldhem shuk nėn peshėn e natės 
Dhe pres i frikshėm kusarėt tė vijnė tek porta;
Nė fakt, tė vinė e tė vjedhin tek porta pėrballė, 
Ajo ėshtė e pasur, siē thonė! 
Ndėrsa unė asgjė s'kam me vlerė tė rrallė, 
Frigoriferi pėr buzėt e mia tė thara ka katėr limonė.


Dėshira ideale

Ti je kaq e brishtė e kaq e mirė, 
Ia kalon nė botė dhe mė tė bukurės, 
Aq sa poezinė e kam dėshirė 
Ta shėnoj pėr ty nė krah tė fluturės.
Futura pastaj tė marrė dhenė 
Tu tregojė maleve dhe fushave:
"Shkruan vargje njė poet me penė 
Edhe sikur krahėve tė fluturave..."


Hamėsit e mėdhenj

Ju futni dhėmbėt
Nė muskujt e kuq tė domates
Me sy tė ēaplyer plot neps e plot epsh
Nė sheshin e skuqur tė pjatės,
Ku bėhet kjo luftė e pėrgjaktė,
Kjo luftė agresive
Qė kurrė nuk hesht.
Prej buzėve tuaja
Dėgjoj lebetitjen e qėngjit tė butė,
Dėgjoj rėnkimin e viēit qyqar
Pa ngopur ende me jonxhė e me bar,
Dėgjoj nga mustaqet tuaja nė formėn e furēės
Tmerrin e pulės dhe lepurit tė fushės.
Kėtu, ku ju pėrpiqni krahė e buzė e gishtrinj, 
S'vėshtroj tryezėn, po luftėn. 
Nė muskujt e qėnieve tė gjalla dhėmbė e turinj 
Tė pėrgjakur u futėn...
Ju shoh
Dhe dridhem si fletė e lofatės
Mė duket sikur i futni dhėmbėt
Nė muskujt e mi
Dhe jo nė muskujt e kuq tė domates,
Ju hamės,
Triumfatorė tė luftės me emrin lakmi.


Nėpėr gjurmėt

Kuti e shkrepseve e vitit gjashtėdhjetė, 
Njė disk i vjetėr gramafoni me njė tango... 
Pastaj kalon njė psherėtimė e lehtė 
Kollutkut qepur nė kurriz me spango.
Tė gjitha tė harruara me kohė
Si rrėnjėt nėn njė hi nė pėrcėllimė.
Nė oborr qimton dėborė e pakėz llohė,
Mbi disk tė gramafonit shket njė psheretimė...


Trashėgimia

Ē'i mbeti zogut tė vdekur nė fluturim? 
Njė pendė e lėnė atje nėpėr degėt, 
Njė ēerdhe nė lis a nė plep mbi burim, 
A kopshtit e fshehur nėn strehėt.
Ē'i mbeti zogut tė vdekur, vėrtet? 
Ai nuk hodhi si unė vargje nė letėr. 
Ah, mbetėn kėngėt qė la si poet, 
Nė trashėgim pėr njė letėr!


Retė

Filluan retė e rėnda si anije 
Lundrimin nė njė det pa anė e fund 
Tė humbėn nė tallaze kaltėrsie 
Sikur piratėt djalj t'i bėnin shkrumb.
Kėto anije si pėrbindėsha shtrirė 
Tė duket se asgjė s'i tund e tret, 
Por vjen njė ēast dhe shpejt nė hapsirė 
Prej tyre s'mbetet qoftė e njė skelet.


Kur nisem diku

Gjithmonė kur nisem diku nė udhėtim 
Mė mbeten pa bėrė plot punė:
Njė mikut tim harroj t'i dėrgoj njė shėnim:
Mos lodhet tė kthehet tek unė;
Njė zogu s'i le nė dritare pak mel, 
Siē bėj zakonisht ditė pėr ditė;
Pa pritur nga mendja mė del 
Tė shkoj tė paguaj qiranė pėr ujė e pėr dritė;
S'vė re se kėmisha njė kopsė s'mė ka, 
Pėr dreq askush s'u kujtua t'i qepė njė tjetėr, 
Njė lidhėse e kėpucės s'e di se ku ra, 
Mė duhej, megjithėse e vjetėr.
Ka gjėra thjesh njerėzore. 
Pėr shembull, njė telefon
S'kujtoj t'i bėj njeriut tė sėmurė,
Pastaj nė udhėtim ky faj mė mundon,
Mė dukesh sikur ata qė le pas, mė zenė me gurė.
Kėshtu, gjithmonė kur shkoj diku nė udhėtim, 
Pėrgjysmė i le punėt, s'arrij t'i mbaroj asnjėherė, 
Rri zgjuar natėn e fundit e sytė i hap si hutin, 
Po gjėrat pėrzjehen si fletėt nėn erė.


Nė kthim me avion

Sikur tė rrėzohet nė mal ky avion, 
Ku imė udhėtoj nga Greqia, 
Askush s'e mbaron Fletorkėn pėrgjysmė me vjershat e mia.
Atė do ta hapė Sadija e mjerė
Pa dashur, ashtu kot sė kotit,
Mbi vjershėn e lėnė pėrgjysmė do bjerė
E nxehta pikėz e lotit.
Pastaj do ta nxjerrė nga ēanta shaminė
E vetme nė dhomė,
Fletorkėn do mbyllė me njė psherėtimė:
"1 shkreti, i linte gjėrat pėrgjysmė gjithmonė".


Po ti nuk je

Nuk je kurrkund. Kjo ditė e nxehtė e gjate 
Mbuloi me pluhur rrugėn gjer nė fund 
Vėshtroi nė zheg, nė pluhurin e thatė, 
Po ti nuk je kurrkund.
Dhe me gishtrinj mbuloj fytyrėn time, 
Pastaj kėmishėn e rėnduar shkund, 
Nga pluhuri pėrdhe rrėzohen thėrrimt 
Po ti nuk je kurrkund.
Jam gati tė kėrkoj ēdo kokėrr pluhuri 
Dhe nė kėrkim si arkeolog tė humb, 
Veē tė tė gjej, e humbura qėkuri, 
Po ti nuk je kurrkund.


Mos dil nė ballkon

Pėrse po kėndon i nėmuri gjon
Nė plepat e gjatė?
Mos dil nė ballkon,
Nuk dihet se ē'vjen nga kjo natė.
Ky gjon i vemuar diēka tė hidhur po ndjeu
Diēka tė fshehtė e tė turbullt.
E sheh atė plak qė po vjell
Nėn shtyllėn e dritės sė purpurt?
S'e dimė nga erdhi ky plak fillikat, 
Pėshtetur nė shtyllė si konkė. 
Po mbase pėrhumbur nė njė restorant 
Ka ngrėnė njė vezė a cironkė.
Cironka ka qenė ndofta me helm 
Me helm nga fermenti. 
Mos dil nė ballkon po tė them, 
Sjell erėn e prishur qyteti.


Tė shthur diēka

Mė jepni diēka tė shthur, 
Pėr shembull, njė xhoke prej plaku, 
Njė torbė dervishi tė mbajtur dikur, 
Apo njė qylaf tė gjatė shajaku.
Mjafton tė kem pėr tė shthurur diēka, 
Diēka nė bodrum a nė guvė, 
Pėr shembull, litarin e varur nė tra,
A brekėt qė mbathte njė kurvė.
Vėrtet, marimanga e fjetur nė mur 
Ka thurur qė prej kohėsh njė rrjetė, 
Ma lini rrjetėn e ndritur ta shthur, 
Me fijet e saj tė bėj njė xhaketė.


Qytet me shumė qen

Ky qytet ka ndofta mijėra qen, 
-Veē rrugica ime ka dyzet! 
-Po mėrzitem shumė e keq mė vjen 
Se ka qen dhe s'ka asnjė poet.
Ah, sikur nga qentė veē njė qen 
Pėr ēudi tė kthehej nė poet, 
Sinqerisht, o miqtė e mi, ju them 
S'do ta kishte shokun ky qytet!


Kohė mė vonė

Kohė mė vonė a ndofta mė shumė,
Kur tė ketė bleruar njė dardhė
Dhe kur lumi nė prill tė zbresė me shkumė,
Unė e di, do vij me kalin e bardhė.
Para jush do shfaqem, 
Qė s'e patėt fat tė mė njihni
Se disa nga ju, vėrtet u lindėn mė vonė
Dhe tė tjerėt mbase s'e dinin
Qė mes tyre jetoja diku nė njė dhomė
Dhe shkruaja librin e fundit 
Tė vėshtirin, korigjuar radhė mė radhė. 
-Unė e di, do vij kur ju tė notoni mes gjumit,
Mos marroni, do vij me kalin e bardhė.


Tė bėhem pėllumb?

A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba, 
Mė kini pėllumb qė tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla 
Dhe kthehem pėllumb nga njeri.
Filloj tė gugasė si pėllumbat gugasin 
Andej e kėtej kuturu:
Gu-gu mbi ballkonini, gu-gu mbi pullazin, 
Gu-gu nė dritaret, nėn sterhėt gu-gu.
A doni tė bėhem pėllumb mbi pėllumba, 
Mė kini pėllumb me gjithė mend, 
T'ju ēmendė gu-guja nga gusha me pulpa, 
Pastaj nė mėrzi tė mė vrini nė vend.


S'mė lenė asgjė

Trishtimi im ēdo mėngjes ėshtė i madh 
Dhe nervat tė prishura;
Kėrkoj ēorape tė pastra tė mbath, 
I gjej tė grisura.
Ka shumė njerėz shtėpia ime kėtu 
Dhe dera sa mbyllet, aq hapet, 
S'mė lenė asgjė pa pėrdorur, nė lesh a nė 
Dhe veēanėrisht ēorapet.
Nė djall tė gjitha, s'mė duhet asgjė, 
Jam plak dhe as ngrohem, as ftohem, 
Ndaj hiqem mėnjanė e s'bėj zė, 
Veē pėr ēorapet tėrbohem!...


Ēdo ditė

Ēdo ditė i grisėm kėpucėt, i prishėm dhe dhėmbė, 
Njė herė i shkojmė dentistit, pastaj kėpucarit, 
-I thyejmė telat e ēadrės tek lagim rrugėve kėmbėt 
Gjersa tė vijmė pas zjarrit...
Ēdo ditė i grisėm kėpucėt, i prishėm dhe dhėmbėt,
Kėshtu na shkon kjo jetė nė asfalt e nė llucė,
Ku mbajmė trupin mbi kėmbėtGjersa mos kemi nevojė pėr dhėmbė e kėpucė.


Kostumi

Kėrkoi njė kostum se tė vetin e kishte tė vjetėr, 
Do shkonte diku nė njė vend. 
Punė e tij. 
Ia dhashė kostumin, megjithėse tė hollė si letėr, 
Por ndofta pak mė tė ri.
U kthye nga rruga e largėt.
Kostumin vonoi tė ma sillte. 
S'ka gjė. Ishim miq.
Njė ditė e mora vesh nga njerėz tė afėrt,
Mė thanė se vdiq...
Nuk mbylla sy atė natė.
Tė nesėrmen shkova ngadalė nė varrim.
I shkreti! Edhe nė rrugėn e gjatė
E mbajti tė veshur kostumin tim.
Kėpucėt s'i desh e s'ia dhashė...


Njė mendim vetėtimthi

I humba tė gjitha, po lypės s'u ktheva, 
S'ia zgjata dorėn askujt dhe veten e mbajta. 
Ē'u bėnė vajzat e bukura Drita, Maria dhe Eva? 
Atyre dorėn me gaz mund t'ua mbaja.
Po tė gjitha ato u plakėn si unė 
Dhe bukurinė e dikurshme s'e kanė, 
Megjithatė drejt tyre synoj ngaherė e mė shumė 
Sesa drejt guhakėve me qyrk e me famė.
I humba tė gjitha, mė mbetėn vetėm kujtimet dhe kockat 
Mė mbeti lėkura dhe bebja e syrit tok me shkėndijat. 
Tani pėrballė shtėpisė sime kėndojnė bretkosat, 
Gėzohem se janė tė gjitha tė mijat.

shko ne faqen kryesore