Ish-kryetari i PPK Abdullah Öcalan ne interviste me DW thote se gjate qendrimit ne brug deri me tani ka lexuar mbi 300 libra
Abdullah Öçalan
udheheqes militant i Partise Puntore te Kurdistanit, i cili qe tre vjete vuan
burgun ne Turqi ka kundershtuar akuzen se kurdet kane synime seperatiste. Ne
nje interviste dhene programit turk te DW-se, ai ka thene:kurdet asnjehere ne
histori nuk kane synuar krijimin e nje shteti te tyre. Öcalan ka perforcuar
qendrimin se kurdet gjithnje kane deshiruar qe te ruajne koegistencen e tyre
politike brenda shoqerise turke. Tekstualisht ai ka thene: Per kete ka edhe
shembuj ne histori. Qe nga ardhja e turqeve,zgjerimi i ndikimit te perandorise
osmane,deri te krijimi i republikes turke,kurdet ishin gjithnje ne aleance me
turqit. Dhe eshte e njohur se vete kurdet ishin te interesuar per bashkjetese.
Abdullah Öçalan i gjykuar
me denim per vdekje ne vazhdim duke u pergjegjur ne pyetjen se perse eshte
denuar dhe eshte ndalaur aktiviteti i Partise se tij,thote:kjo ka ngjare per
arsye se shteti turk nuk eshte mjaft i demokratizuar.Sipas tij deri te
kryengritja e armatosur e kurdeve ka ardhur si rezultat i asaj se ne Turqi
kurdeve nuk i eshte ofruar liri per te artikulaur ate qe duan. Ai edhe me tej
shpreh besimin ne vllazerimin turko-kurd.Dhe se asnjehere ne histori nuk kishte
armiqesi midis dy popujve. Kur une fillove luften per ceshtjen kurde shumica e
atyre qe me perkrahen ishin turqe,thote Öcalan duke shtuar se urrejtja ndaj
kurdeve mund te shkoj vetem ne interes te seperatizmit.
Sa i perkete denimit me
vdekje, ai thote se nuk ka frike,dhe se me vite te tera ka kerkuar partner per
bisedime per ti dhene fund luftes. Historia duhet te shkruhet rishtazi,une
vazhdoi te luftoi per ti dhene fund problemit te pazgjidhur.
Abdullah Öçalanit ne vitin 1999 i eshte shqiptuar denimi me vdekje,mirpo ne Turqi ka 18 vite qe vene ne zbatim praktika e ekzekutimit.Ai cdo dite ne burg kontrollohet nga mjeku dhe gjate tri viteve te qendrimit ne burg ka lexuar 323 libra dhe u ka dhene autorizim 170 avoketeve.