NE SHTINIM NĖ TA DHE BĖRTITNIM: AH PRITE, PRITE ADEM JASHARIN!

Cili ka qenė dialogu i plakut Shaban Jashari me policėt nė dhjetorin e vitit 1995; pse vėllezėrit Geci janė angazhuar nė LDK; pse Hashim Thaqi nė mėnyrė tė dhunshme ėshtė zgjedhur kryetar forumit rinor tė LDK-sė pėr Skėnderaj; kur dhe kush ka marrė pjesė nė aksionin e parė nė Drenicė; pse mė vitin 1993, Gani Geci, Sami Lushtaku, Fadil dhe Ilaz Kodra janė "prezentuar" si "policė tė Ibrahim Rugovės"; Cili ishte njėsiti i Prekazit; Kur janė takuar sė bashku Adem jashari, Zahir Pajaziti e Sali Qeku; pse Qeveria e Republikės sė Kosovės e ka lėnė nė "pat pozicion" Adem Jasharin; Kush ka qenė "Luli", mysafiri i panjohur i familjes Jashari; pse Adem Jashari nuk ka ditur se do tė dalė ne skenė UĒK-ja? Te gjitha keto, dhe detalje tė tjera te periudhės kohore 1991-1999, pėr herė tė parė nė shtypin shqiptar nė "Bota sot".
Edhe perkunder faktit se Llausha kishte pak armatim, aty luftohej pa pra...
Eshte me rendese te permendet se ne kete periudhe Llausha i kishte vetem 36 kallashnikove, nga te cilet shtate kallashnikove, pushko- mitralozi, pushka-snajpere dhe disa granata dore ishin prone jona, prone e shtate vellezerve Geci. Ky ishte tere armatimi qe posedonte Llausha. Ka qene vitin 1998. Jo vetem ne Llaushe, por e ter Drenica e kishte vetem kete pushkomitraloz 12.7. Llausha ishte si pike me e nxehte, sepse aty u vra nje djale nga Rakinica, mandej u vrane dy police serbe qe gjendeshin ne kamion, pastaj u vrane edhe dy police te tjere sepse nuk iu binden urdherave te Njersiteve te Llaushes. Keta dy te fundit u vrane praktikisht nga une, ata gjendeshin ne kamion. Aty i prisnim njesite speciale te Arkanit, te cilat duhej te kalonin neper Llaushe, d.m.th. ne i prisnim me gryke te pushkes. Disa ushtare tane e benin konstrollimin e rruges dhe na lajmeruan. Pas shenjes per ndalim te kamionit serb, i cili nuk e respektoi urdherin aty u vrane dy police te tjere. Kjo u komunikua pastaj nepermjet mjeteve te informimit, ku supozohej se jane qelluar ne Llaushe dhe shtohej se njeri nga ata kishte arritur deri ne Kline. Te dy policet e vrarve kishin ardhur nga Gjakova. Ata kishin ardhur prej atje te benin inspektimin me kamion, duke u interesuar se si shkonte pune ne Drenice. Kjo ishte situate e tensionuar ne Llaushe.

Si ka ndodhur lufta ne Likoshan?
Pasi qe me pare ishte plagosur nje qytetar, ai terhiqet dhe shkon te familja Ahmeti, dhe kjo merret si pretekst nga policia serbe per te masakruar familjen Ahmeti. Njesiti i Muse Jasharit kalon kete "pengese". Me kete rast, eshte plagosur Musa dhe Sabit Lladrovci, nderkaq pa asnje plag ka shpetuar Arsim Kliqina. Musa ka qene i plagosur ne koke. Sabit Lladrovci ka qene rende i plagosur ne kembe. Sabit Geci shkon per t`i ndihmuar ata dhe gjate ndihmes qe ua ofron te plagosurve, plagoset edhe vete rende. Rifat Meziu vret nje polic ne helikopter, i cili ishte leshuar shume ulet ne ndjekje te vetures se Sabitit. Rafiti takohet rastesisht me Sabitin ne rruge. Ky me kallash e gjuan helikopterin dhe e vret nje polic. Mjetet serbe te informimit e japin lajmin se eshte vrare nje polic serb ne helikopter. Ne kemi arritur me pak vonese. Me Adem Jasharin u takuam te Xhamia e Qirezit, ne mbremje. Ademi na ka pyetur se kush po shkon te Prekazet e Qirezit per te pare se q`ka ndodhur. Likoshani ishte ne pjesen tjeter, ne anen e majte, kurse Prekazet e Qirezit ishin ne anen e djathte, si ne koder. Ne ate terren aterhere nuk e njihnim. Une jam lajmeruar vullnetar, gjithashtu edhe Rifat Meziu, kurse i treti ishte Muje Shabani nga Mikushnica, pastaj edhe Xhafer Koca prej Polaci, Avni Haxha prej Aqareve, u beme pese. Avni Haxha ka qene pjesemarres i aksionit te pare te lisat e Llaushes. Ne kete aksion kemi shkuar pese vullnetar, Muje Hasani i kishte tezaket e vet dhe e njihte terrenin me mire, dhe ai na priu. Kemi shkuar ne pjesen e poshtme te shtepive te Prekazeve te Qirezit. Autoblindat gjendeshin ne koder. Gjithqka ishte e vezhguar, mal nuk kishte aty, vetem megja dhe ferra, terreni ishte shume i papershtatshem. Meqe ishte errur, ne depertuam deri afer shtepive. Me duhet te shtoj se kete aksion e kam udhehequr une. Iu thas, atyre te katerve se une do te futem ne shtepi te shoh nga kati i eperm se ku gjenden dritat, dhe te shoh me mire pozicionet e policeve serbe. Ata i ndiznin dritat, mandej edhe dilnin, pavaresisht se kishin humbje. Bellai i Brahim Ajetit dhe djali i tij i kishin vrare tre police te tjere. Ka qene rreth ores dhjete ne mbremje, te ajo shtepia qe thash, ku desha te ngjitesha dhe te shoh nga kati i trete a po duken pozicionet e shkijeve dhe ku gjeneshin automjetet dhe kembesoria e tyre. Aty kishte qene i lidhur nje qen - te deryt e hyrjes para shtepise.
Qeni filloi te lehe. Muje Shabani kishte qene specialist per kete. Iu ka afruar qenit dhe i ka zgidhur zinxhiret, pra qeni iku pa na ber asgje. Me vone ne e pame policine ne oborrin e Sheremet Prekazit, te cilit iu kishin vrare kater djem. Aty kishin qene autoblindat, terreni eshte pak si ne koder. Ne koder gjendej nje autoblinde tjeter e pak me larg e treta (autoblinde). Nje autoblinde iu kishte mbetur ne pleh, ata "ulerinin" Iu thash shokeve te mi se nuk kemi qare pa sulmuar, sepse dritat e atuoblindave ishin te ndezura e ata nuk mund ta dine se sa veta jemi, pesedhjete, njeqind apo nje mije veta. Vetem te zgjerohemi pak dhe t`i  sulmojme aty ku gjenden autoblindat. Ne ishim pak, ishte veshtire te merret vendim per te sulmuar tere ate arsenal luftarak, kurse armatimi yne ishin snajperkat, automatike dhe disa granata dore. Meqe ishim pak, ishte edhe me e lehte me merret vendimi. Aty u medyshem, dikush pyeti:
A po i sulmojme? " Po, po i sulmojme", - te gjithe u pergjigjem njezeri
Filluam sulmin. Sipas atyre qe gjendeshin ne kulm, u vrane dy police serbe. Policia filloi te terhiqet. Mendja ma merrte se ata do te terhiqen, sepse nuk e dinin se sa veta i kane rrethuar. Ne shtinim ne ta dhe bertinim: Ah prite, prite Adem Jasharin! Ata u terhoqen, shkuan ne drejtim te Likoshanit. Pushkomtralozet e autoblindave gjuanin ne drejtimin tone, por fati yne ishte se i kishim do mexha, e ne kemi rene prapa tyre dhe kemi shpetuar te gjithe pa pasoja. Pastaj u terhoqem edhe ne dhe kemi ardhu deri te xhamia e Qirezit. U be ora rreth 11.00.  Te gjithe ushtaret qe gjendeshin me Ademin kane menduar se jemi vrare, se kemi rene ne prite. Policet serbe ishin terhequr dhe kishin shkuar ne drejtim te Polacit. Ne biseduam me te vetmin person qe ishte ndalur. Ishte nje djale nga Aqareva dhe e kishte pushko-mitralozin, i cili na kishte ndihmuar prej kodres tjeter me gjuajtje, e shkijet menduan se ne jemi force e madhe. Ai quhej Miftar Qerimi nga Aqareva. Pastaj hyme ne nje shtepi ne Qirez. Aty kemi ngrene buke, me vone kuptuam se ishte vrare dikush nga kjo shtepi. Kemi ngrene buke me tambel e me gjuveq, ishim si te vdekur urie, tere diten pa ngrene asgje. Ne deshem te dilnim serish te shtepite e Qirezit, te shohim se q`ka ndodhur, sepse te shtenat me nuk degjoheshin. Mendja ma thoshte se policia e shkijeve ishin terhequr. Pastaj ia prita: "Te kthehemi te shohim se qka ndodhur te shtepite e para ku ishin!" Askush nuk me kundershtoi, te gjithe thane: "Po, po kthehemi!" Ne tash u beme gjashte veta, dhe u kthyem prej pjeses tjeter, jo nga ajo shtepi qe kishim ardhur, duke dashur qe te mos bijme ne prita te tjera. Kur shkuam te shtepite e para, u trokitem njerezve neper xhama. Nuk ndihej njeri i gjalle. Nuk kishte drita, sikur te kishin vdekur te gjithe. Kam trokitur ne xhamin e nje shtepie, sepse ne nuk e dinim te kujt ishin keto shtepi. Para shtepise se Brahim Ajetit, doli nje plak. me vone e kuptuam se ato shtepi ishin - njera e Sheremetit, tjetra e Brahim Ajetit. Pastaj foli plaku: - "Te shtepia e Sheremetit kane luftuar... Nuk e di se kush eshte vrare, as qka ka ndodhur? Vetem e di se dikush ka luftuar...". ne kemi marre rrugen skaj murit te shtepise, ngadale, askush nuk e dinte se a ka polici aty. Megjithate, ne shkuam aty duke e ditu se edhe mund te vritemi. Deshem te shohim a mos ka te vrare apo te plagosur qe presin ndihmen tone. Pastaj kemi shkuar deri ne shtepine e Sheremetit. Muje Shabani i Mikushnices shkoi ne shtepine e Sheremetit dhe e hapa deren ku e gjeta gruan dhe rene e Sheremetit me dy femije, nje djale dhe nje vajze. Shkijet i kishin gjuajtur per toke te gjitha gjerat me qellim kontrolli. Reja e Sheremetit kishte qene bije jona, Shukrije Geci, vajza e Miran Gecit, te cilen e kam pasur ne klase gjate tete viteve. Kur me pa mua m`u gjuajt ne qafe, duke klithur: " Gani, a ti je, a...? Nena e tyre me tha:" Mi' i kane vrare te kater djemte!". Ne nuk e dinim asgje se q`fare ndodhur perjashta ne oborr. Vetem i pame se i kishin duart e pergjakura; bija jone duke iu ndihmuar kuneteve, ndersa nena kater bijeve te vet. "Nuk jane vrare" - ia prita une. "I kam pare me syte e mi...", shtoi nena. Ajo e dinte shume mire se iu kishin vrare te kater djemte. Kemi dale ne oborr, nuk guxonim te ndiznim shkrepsa, per te pare diqka, sepse dukeshin dritat. Nga larg degjohej zhurma e autoblindave dhe automjeteve. Ne oborr i gjetem dy djemte nen kosh te rrotulluar; gjysma e ahurit kishte qene e rrezuar me tank, aty prane gjetem dy djemte tjere bineq te vrare, pastaj i mora me duart e mia dhe me ndihmen e shokeve i shtime ne ode. I thirrem banoret e lagjes se fshatit dhe iu tham se njehere nuk ka ketu polici. Mos ndezni drita. Dilni e kqyrni per gjenaze, per t`i varrosur. Policia serbe do t`i kishte marre keto kufoma, ashtu siq i ka marre ne Likoshan, te gjitha me vete, por ne kemi qene ata qe i kemi shpetuar se paku nga ky trishtim, dhe i kemi vrare dy police shkije. Te nesermen nuk ka ardhur policia aty. Vetem ne Likoshan kan shkuar. Nje plak na tregoi se ne nje vend jane vrare shtate veta. Kater djem te Sheremetit, djali dhe vellai i Brahim Ajetit, nje grua e cila e kishte pasur te hequr gjysmen e kokes, nje shtepine e pare, e kishte rrokur plumbi prej autoblindes permes ditares, edhe disa te tjere, per te cilet nuk dinim asgje, sepse ishte nate. Meqe ishte shume larg, ne na dhane njerezit e fsahtit nje atomjet per te shkuar ne Polac. Kemi shkuar deri ne Prelloc, ku i kishim lene me pare shoket teane, aty nuk kishte qene askush, as Ademi as te tjeret, ata i kishin marre te plahgosurit me qellim per t`i shpetuar. Ata kane menduar per ne se jemi vrare.