EDHE NJĖ SULM KUNDĖR FAMILJES JASHARI...

Si ka ndodhur lufta e likoshanit? kush ka marrė pjesė nė kėtė aksion? Pse Adem Jashari i drejtohet me fjalėt : Hup mos te shoh me sy!"Rexhep Selimit? Pse Hashim Thaqi dhe Jakup Nura nuk janė takuar fare me Adem Jasharin? Kush jepte urdhra pėr likvidimin e intelektualėvė ne Kosovė? Pse vėllai i Sabit Gecit kundėrshton "dėnimin me vdekje" pėr dr. Ibrahim Rugovėn. Pse kam refuzuar "urdhrin" pėr tė vrarė kryeredaktorin e "Amorit"? Pse nuk e kemi ditur se ekziston Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė?


Disa ditė mė vonė u bė njė blic aksion - sulmi nė familjen Jasharaj, rreth datės 14 januar. Ademi ka qenė atė ditė nė Llaushė, kur i kemi dėgjuar pushkėt kemi dalė t`i zėmė pozicionet tona dhe i kemi shkuar nė ndihmė familjes Jasharaj. Nė ndihmė kanė shkuar njerėzit prej tė gjitha anėve. Policia nuk ka qenė fort e pėrgatitur. Ishte Ramazan. Hamėza mė ka thėnė se nuk e kishte marrė ende gjumi kur kanė ardhur shkijet. hamza ka pasur bomba, mixha Shaban, Bashkimi e tė tjerėt, fatbardhėsisht, kanė qenė mirė tė armatosur dhe i kanė ndjekur policėt, pa viktima nga ana jonė. Ademi ka shtuar se prej asaj dite mė nuk do te fle jashtė shtėpisė sė vet. Atė ditė ėshtė vrarė Hysen Manxholli prej Mikushnece te Fabrika e Municionet. Kėtė aksion e kryem me urdhrim e Adem Jasharit. Ademin e pyeta: " Si t`ia bėjmė tash e tutje?" "Duhet t`u ikim rasteve tė sulmeve nė Skėnderaj!" mė kėshilloi ai dhe shtoi:  "Ju dajo nuk jeni tė rrezikuar, nuk ju njohin!" Ishte e vėrtetė se nuk njiheshim as unė, as Rexhep Selimi, as Sabit Geci dhe askush tjetėr. Ne nuk ishim tė njohur si familje qė mund t`i sillnim telashe Serbisė, pėrpos familjės sė Shaban Jasharit.
Arrestimi i Lulit, tė birit tė Adem Jasharit...
Nė vitin 1995 u arrestua Luli nė Vushtrri, duke shkuar me gruan e Rifatit te dajat. Ademi ishte nė shtėpi dhe shtoi se i kanė telefonuar Mixhės Shaban policia serbe, Ilia Trajkovqi e Moma Perloviq dhe i kanė thenė:
-"Ta kemi zėnė nipin tėnd me re. Mixha Shaban".
-Pasi qė i keni zėnė, vrajini, se nuk e kan ndėr mend tė vij! Ju e dine se qka mė keni bėrė tė parėn herė tė 91-tės. Mė keni maltretuar. Vrajini dhe gjuajini nė rrugė se unė nuk vij me u prarqit . Pastaj aty Luli e bėn njė "trik" me policėt. Kur ata pyesin: "Lul, a ke armė?, ai u pėrgjigj: Po i kam do! "Ku ėshtė babai yt, Ademi? Pyesin Policėt. "Nuk e di... Kurse armėt i kam fshehur nė njė vend... Mė lėshoni e unė ua sjell armėt,..." u thotė Luli policėve serbė.
Ata i telefonojnė Mixhes Shaban dhe i thonė: Djali ka pranuar se ka armė!" " Le tė vijė e le t`i marrė n`i pastė" u thotė plaku policėve. Kėta e lėshojnė Lulin. Nė ndėrkohė Ademi pėrgatitet. t`i vrasė edhe djalin, edhe policinė, nė rast se Luli ka treguar pėr armė. "Unė gjallė e ata tė hyjnė nė shtėpinė time... jo, mė jo!" kishte thėnė Ademi. Pastaj i zė pritat me shokė te Fabrika e Municionit. Fati e do e luli erdhi vetėm Ademi e pėrqafon djalin e vet lulin dhe ia jep njė pushkė. Luli ua shpjegon ngjarjen. pastaj policia telefonon dhe pyet Mixhėn Shaban: A tė ka ardhur nipi?

Nipi nuk i ka dorėzuar sot armėt
- Siq duket nipin e ka zėnė babai i vet... e ka rrahur dhe e ka bėrė kėrsh... ai ikur dikund... nuk e di se ku ka shkuar", u pėrgjigjet policėve Mixha Shaban. (Tė shtoj se polici Ilia)
Ishte njė prej provokatorėve mė tė mėdhenj nė Skėnderaj. Ka qenė njėri prej policėve mė tė poshtėr qė e ka luajtur rolin mė destruktiv. Ai ka ndenjur me njerėz pėr t`ua humbur besimin te tjerėt, i ka futur nė makinėn e vet me qėllim pėr t`i pyetur, por vetėm sa pėr ti`i parė njerėzit nėpėr qendėr. Ai ka ditur tė pėrdorė taktikė idioteske kundėr shqiptarėve).
- A kemi besė pėr tė ardhur te ju? e pyesin policia.
- Po... Ejani!, u thotė plaku
- (Dy inspektorė kanė shkuar nė kullėn e Shaban Jasharit, njė shqiptar, njė serb. Mixha Shaban i ka pritur.
- Nipi nuk i ka dorėzuar sot armėt Mixha Shaban, - i thone ata.
- Pėr Zotin nipi paska ikur,- ua kthen ai.
- Ku janė djemtė?
- Ata janė nė mal.
- A kanė armė?
- Po valla... po, kanė.
- Ēfarė armėsh kanė?
- Ēka ta sheh syri... Ēka mund tė qojė njeriu me krahė ata i kanė.
- A kanė shokė?
- Po vallahi, boll. Dy treqind a katėrqind. ( Ne faktikisht nuk ishim aq shumė).
- A vijnė nė shtėpi?
- Po, vijnė... por askush nuk iu bie nė fije kur vijnė! Ata vijnė nė shtėpinė e vet... Herė vijnė e herė nuk vijnė!
- Mirė pra, me ndejtė kėtu a kemi besė?
- Po, veq sa e terrohet... Nė qdo momment djemtė mund tė vijnė, e qejf me ju zėnė kėtu nuk kam... Atėherė mė nuk keni besė... Mė mirė ecni! Pa u bėrė ora 17.00 ata largohen.