Komandanti legjendar Adem Jashari ia ndėrroi faqen historisė Gjilan, 26 nėntor (Kosovapress) - Pėr nder tė 28 Nėntorit, Ditės sė Flamurit dhe ditėlindjes sė komandantit legjendar, Adem Jasharit, nė Gjilan, TMK-ja ka organizuar njė manifestim, tė dielėn pasdite, nė tė cilin pos pjesėtarėve tė TMK-sė dhe strukturave institucionale e politike tė komunės, kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsues tė KFOR-it, si dhe familjet e dėshmorėve tė kombit. Manifestimi i kėsaj feste, ka filluar me intonimin e Himnit Kombėtar dhe mė njė minut heshtje, ndėrsa tė pranishmėve, me njė fjalė rasti, u ėshtė drejtuar zėvendėskomandanti i Zonės sė Gjashtė tė TMK-sė, kolonel Imri Ilazi. Kolonel Ilazi, pasi pėrshėndeti tė gjithė tė pranishmit, tha se festa e sotme ka rėndėsi tė trefishtė, si: Dita e flamurit, ditėlindja e 45 e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe paraqitja publike e UĒK-sė. "Eprorė dhe ushtarė tė TMK-sė, ju me punė dhe vetmohim keni arritur rezulate tė mėdha, si gjatė kohės sė luftės, ashtu edhe sot, nė ndėrtimin e jetės sė re. Ju bashkė me popullatėn dhe ushtarėt amerikanė, ndėrtuat dhe meremetuat shumė shkolla, rrugė, parqe, ujėsjellės e ēerdhe pėr fėmijė", - u tha kolonel Ilazi ushtarėve tė TMK-sė dhe pėrfundoi: "Komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari, bashkė me luftėtarėt tjerė tė UĒK-sė dhe mbėshtetjen e popullit, ia ndėrroi faqen historisė, zgjoi ndėrgjegjen e faktorit ndėrkombėtar dhe u bė pishtar i lirisė sė Kosovės". Nė vazhdim, tė pranishmit i argėtoi Trupa Teatrale Ushtarake, "Hamėz Jashari". Nga tė rinjtė e ARC-sė, mė kėtė rast pėrfaqėsuesve tė TMK-sė pėr kontibut tė gjithanshėm iu dhanė disa dhurata, tė cilat i ndau Yll Kastrati./g.k./ |