Zbulohet ne Kishen e Shenandout
nje afresk qe paraqet shqipnjen
e vertete te flamurit tone. Qysh
nga koha e Skenderbeut nuk
kishte ndonje dokument zyrtar qe
ta vertetonte prejardhjen e
simbolit tone pervec vules
zyrtare te prijesit shqiptar.
Shqiponja dykrenare e
Kastriotėve e zbuluar nė Rodon
Deri
mė sot nuk kishim njė vizatim
autentik tė shqiponjės sė kėtij
flamuri, e cila dihet qė ėshtė
me shqiponjė dykrenare nė fushė
tė kuqe siē na e dokumenton
Barleti dhe historianėt e tjerė.
Gjurma e vulės sė Skenderbeut e
lėnė mbi njė akt zyrtarė tė tij
e ka shqiponjėn dykrenare, por
vizatimi i sajė ėshtė parė si i
pėrshtatur me formėn rrumbullake
qė e qarkon atė, si rendom
praktikohet nė vula, dhe si do e
shohim mė poshtė ky mendim ėshtė
i drejtė
Rasti e solli qė shqiponja e
Kastriotėve e pikturuar nė njė
afresk tė zbulohet mbrenda tokės
arbėrore e jo nė kancelaritė e
arkivat e huaja, si ruhen
shumica e dokumenteve tė
historisė tonė.
Pas kthimit tė disa pronave
kishtare komuniteteve fetare,
filloi dhe interesimi i kėtyre
tė fundit pėr studimin e tyre,
ruajtjen dhe rindertimin. Njė
nder kėto prona ėshtė Kisha e
Shnandout nė Rodon (sot fshati
Muzhel), ku ruhet dhe shqiponja
e pikturuar e Kastriotėve, Pėr
kėtė kishė dokumentet flasin qė
e kanė ndertuar Gjon Kastrioti
ose i biri, heroi ynė i njohur
Skenderbeu.
Gjatė
viteve kur Gjon Kastrioti I u
mund nga osmanėt, atij i lanė nė
pronėsi zonat e Mysjes, qė
pėrfshijnė edhe Rodonin dhe kėtu
thonė se zotėroi gjatė disa
viteve edhe Skenderbeu pėrpara
se tė ēlironte Krujėn. Njė
legjendė e shėnuar nga konsulli
austrohungarez i Shkodrės Teodor
Ippen nė fillim tė shekullit
tonė, thotė se kėtė kishė e
ndertoi Mamica Kastrioti, por e
saktė ėshtė qė kjo kishė
funksiononte nė vitet kur
Skenderbeu filloi tė ndertonte
kėshtjellėn e Rodonit, qė eshtė
nė afersi tė kishės. Po ky autor
na njofton se ruheshin dhe
themelet e Manastirit qė ishte
ngjitur me kishėn, por qė sot
dallohen me vėshtėrsi. Nė
kuadrin e 500 vjetorit tė
vdekjes sė Skenderbeut nė Rodon
u bėnė kerkime mbi fortesėn e
Rodonit, dhe mė kėtė rast na
ėshtė dhėnė dhe pėrshkrimi i
rrėnojave tė kėsaj kishe, e me
gjendjen nė tė cilėn ėshtė
rrėnoja sotė kuptojmė se
shkatėrrimi ka vazhduar edhe
gjatė kėtyre 30 vjetėve.
Ėshtė kujdesi dhe interesi i At
Zef Pėllumbit qė i nisur nga
gjurmėt e afreskave nė muret e
kėsaj faltorje tė vjetėr e quan
nė zbulimin e kėsaj shqiponje.
Deri mė sot ėshtė zbuluar vetėm
njė siperfaqe e vogėl e kėtij
afresku qė falė natyrės dhe
punės me mjete cilėsore tė
realizuar para pesė shekujsh ajo
u ruajtė.
Shqiponja ėshtė nė afreskun e
realizuar nė brezin e poshtėm tė
faqes sė harkuar tė murit tė
absidės. Nė krahun e majtė tė
shqiponjės dallohet figura e njė
kalorsi e majtas e djathtas
kėtyre janė edhe shenjat e
pazbuluara plotėsishtė, siē
duket edhe tė dy shqiponjave tė
tjera. Kėto do dallohen e tė
studiohen pasi tė pastrohet
afresku tėrėsishtė.
Shqiponja ėshtė e pikturuar me
ngjyrė tė kuqe tė hapur mbi suva
tė bardhė dhe nė disa pjesė na
ka arritur e dėmtuar, por qė
dallohet qartė se ėshtė me dy
kokė. Pasqyrimi tek fotografija
qė po botojmė ėshtė e bėrė me
objektiv nga e djathta e sajė,
kėshtu qė na pėrfytyron njė
zmadhim nga ky krah, por ajo nė
tė dy krahėt ėshtė simetrike.
Fiksimi fotografik nė kėtė
pozicion u bė, sepse trualli
deri lart ėshtė i mbushur me
mbeturina ndertimi e dhera dhe
ato nuk pastrohen, pėr ta
ruajtur monumentin nga
lagėshtira e tėpėrt e shirave tė
stinės sė dimrit. Sipas mendimit
tė studiuesit tė artit mesjetar
Mustafa Arapi afresku ėshtė
veper e njė piktori profesionist,
mjafton tė shohėsh vizatimin e
kthetrave dhe kuptohet qė ėshtė
frut i njė dore tė shkathėt tė
njė piktori me pėrvojė. Kjo bie
nė sy edhe nga vrojtimi i
figurės sė kalorsit qė sot pėr
vetė fazėn e zbulimit tė
afreskut nuk ka njė gjykim se
kujt figure historike ose
religjioze i kushtohet.
Nuk na ėshtė ruajtur nga
shekulli 15 asnjė flamur
kombėtar relike, qė ta njohim
deri mė sot dhe as njė vizatim
autentik i shqiponjės sė tij, qė
ėshtė shqiponja e Kastriotėve.
Studiuesit kanė konkluduar se
shqiponja e flamurit kombėtarė
na u ruajtė nė vizatimet e
krijuara sipas shembėlltyrės sė
sajė e shijeve
estetiko-emocionale qė ruante e
krijonte tradita shqiptare. Kjo
ėshtė dhe rezultat i ndryshimit
qė kanė shqiponjat e ruajtura
nga pasardhėsit e derės sė
Kastriotėve. Forma e vizatimit
tė shqiponjės sė gdhendur nė
emblemėn mbi varrin e Konstandin
Kastriotit nuk ėshtė identike me
trajtėn e gravuar nė njė liber
uratash qė i kushtohet njė
pasardhėsi tjetėr tė Skenderbeut,
as me shqiponjat e gdhendura mbi
varret e dy nipave tė tjerė tė
heroit tonė qė i njohim e ruhen
nė Itali, as me shqiponjėn e
emblemės sė nipit tjetėr i
njohur nė histori me emrin
Skenderbeu i Ri, emblemė qė
ruhet e vizatuar me ngjyra nė
dorėshkrim nė bibliotekėn
Marciana nė Venecie. Mė e afėrt
ėshtė Shqiponja e vulės sė
Skenderbeut, por dhe kjo jo
identike pėr arsyet qė i thamė
mė lartė. Shqiponja dykrenare e
flamurit tonė kombėtar ėshtė
vizatuar sipas kėtyre
shqiponjave e qė nga shekulli 15
pati ndryshime nga ajo qė u
pranua e u vendos nė flamurin e
arbėrve me 2 mars 1444.
Ja vlen tė themi dhe dy fjalė
pėr monumentin qė Donika
Kastrioti i ngriti nipit tė sajė,
K. Kastriotit nė varrezat e
kishės Santa Maria La Nova nė
Napoli. Emblemėn e gdhendur nė
dy anėt e monumentit mortor e ka
botuar studiuesi italian
Padilione nė vitin 1870 dhe mė
vonė arbėreshi Z. Skiroi nė
Palermo nė vitin 1904. Pothuajse
tė gjithė studiuesit shqiptarė i
drejtoheshin kėsaj shqiponje dhe
shpesh herė ka krijuar dhe
keqinterpretime per kurorat qė
ka sipėr dy kokave, deri sa mė
1967 u bė e njohur nga Dh.
Pilika dhe shqiponja e vulės sė
Skenderbeut. Nė njė botim
shkencor heraldik tė vitit 1926,
studiuesit italian emblemėn
heraldike tė monumentit tė K.
Kastriotit e kanė klasifikuar si
emblemė tė njė pasardhėsi tė
derės sė Skenderbeut. Tashi qė u
njoh shqiponja e Kastriotėve pa
kurora mbi dy krerėt rikonfirmon
atė qė Prof. Dhimitėr Pilika ka
shkruar, se kurorat janė shtesa
tė pasardhėsve tė Kastriotasve
nė dheun e huaj, por na hap dhe
njė dritare pėr ta kufizuar dhe
datėn kur ėshtė realizuar
afresku mė shqiponjėn
Kastriotase tė Shnandout tė
Rodonit.
Skenderbeu gjatė fuqizimit tė
pozitės sė tij pretendonte se ai
ishte pasues i shtetit tė
Balshajve e synonte pėr njė
shtrirje territoriale tė shtetit
pėr tė arritur zotėrimet e gjėra
tė atyre tė kryezotit tė Arbėrit,
Balsha II. Nė kėtė periudhė
Skenderbeu filloi tė praktikoi
nė vulėn e tij shtetėrore,
krahas shqiponjės dykrenare tė
trashėguar nga dera atėrore edhe
yllin gjashtėcepash tė Balshajve,
por asnjėherė shqiponjėn e
kurorzuar. Vula qė njohim ėshtė
e vitit 1459, pra dhe afresku
duhet tė jetė realizuar para
kėtij viti.
Faza nė tė cilėn ėshtė zbulimi
dhe studimi i kėtij afresku tė
kishės sė Shnandout na kanė
shpalosur shqiponjėn e
Kastriotėve, qė ėshtė
njėkohėsishtė dhe shqiponja e
flamurit kombėtar shqiptar, por
muret e kishės kanė gjurmė dhe
tė afreskave tė tjera e ndoshta
do na japin dhe dėshmi
epigrafike ose dhe skena tė
jėtės sė atij shekulli. Kisha
dokumentohet se ka funksiunuar
deri nė shekullin e 17, por
shpeshherė ka mbetur pa
famulltar e kujdestar, kurse njė
gojėdhanė thotė se ajo u dėmtua
rėndė nga njė termet i mesit tė
shek. 19. Materiali arkeologjik
flet pėr njė tempull shumė mė tė
hershėm nė atė truall e pėr
rreth ka patur dhe dy kisha tė
tjera tė dokumentuara qė nga
shekulli 12-13. Nė Rodon thotė
Barleti Skenderbeu shpinte
familjen dhe shkonte edhe vetė
pėr pushime e gjueti nė
periudhat nė mes tė betejave.
Kisha e Shnandout lidhet si njė
ansambėl me shumė vlera me
kėshtjellėn e Rodonit, qė e
ndėrtoi Skenderbeu nė valėn e
luftės.
|