Kthehu Mbrapa

Kush e ndėrtoi sfinksin

Sfinksi ne Giza mund te cilesohet si monumenti me i njohur ne bote, dhe me i mistershmi. Ndryshe nga piramidat dhe tempujt qe i qendrojne prane, Sfinksi nuk eshte ndertuar me blloqe guri por eshte gdhendur direkt nga guri. Kjo statuje me fytyre njeriu e trup luani, eshte rreth 22 metra e larte dhe 70 metra e gjate, dhe qendron me shikimin drejt lindjes.

Historianet dhe arkeologet mendojne qe kjo statujė eshte ndertuar rreth 2500 vjet para eres sonė gjate sundimit te faraonit Khafre (te cilit i dedikohet piramida e dyte ne Giza). Por studimet e fundit te disa grupeve studjuesish te perbere nga historianė, arkeologė, sociologė dhe matematicienė kanė dhėnė pėrfundime qe jo vetem hedhin poshte kete hipotezė, por e bejne historinė e kesaj statuje akoma me te mistershme.

E vetmja arsye pse arkeologet mendojne qe faraoni Khafre ka ndertuar Sfinksin eshte fakti qe piramida e faraonit Khafre eshte me afer Sfinksit se piramidat e tjera. Sidoqofte, Sfinksi eshte rreth 550 metra larg piramides, dhe nuk eshte gjetur asnje lloj shenimi ose shenje qe te tregojė lidhjen midis Khafre dhe Sfinksit. Gjithashtu distanca midis dy monumenteve nuk verteton qe kanė qenė pjese e nje projekti te madh.

Zbulimi qe po ngjall habi dhe mosbesim mbi prejardhjen e Sfinksit eshte burimi i errozionit te Sfinksit. Deri tashme, mendohej qe shenjat e errozionit qe kanė shfyrezuar Sfinksin kanė qenė stuhitė e shumta te reres gjate shekujve. Ne fakt, autori dhe matematicieni francez Schwaller de Lubicz ne librin e tij "Shkenca e Shenjte" (1961) vuri ne dukje se Sfinksi ka shenja errozioni nga uji. Shkencetarė te tjere vune re qe shenjat e erroziont ne statujen e Sfinksit nuk jane horizontale, shenja qe le errozioni i eres, por jane vertikale, qe krijohen vetem nga shirat e shumta. Po nga erdhen keto shira te shumta? Saharaja nuk ka pare shira te shumte qe prej mijra vjet me pare se koha e faraonit Khafre. Si ka mundesi qe vetem Sfinksi ka shenja errozioni nga uji dhe monumentet e tjera, piramidat dhe tempujt qe gjenden prane, kane vetem shenja errozioni nga era. Keto jane pyetje qe po mundojne historianet e arkeologet e sotem.

Nga Revista Rruzull