Roke Zhunior, frikė nga Tare
Roke Zhunior, mbrojtėsi brazilian i Milanit, i trembet lojės ajrore tė
Breshias, sidomos qendėrsulmuesit shqiptar Igli Tare. Milani do tė presė nė
"San Siro" Breshian, nė ndeshjen e parė tė fazės sė dytė tė
Serisė A. Takimi i fazės sė parė u mbyll nė barazim 2-2, ku sulmuesi
shqiptar ishte autor i dy golave pėr skuadrėn e tij. Breshia kryesoi 2-0 pas
dy golave tė Tares, por nuk mundi tė merrte mė tepėr se njė pikė.
Megjithatė, shqiptari shkaktoi surprizėn e madhe, me dy gola me kokė, tė
parin pas njė dyluftimi me Kostakurtėn dhe tė dytin pas njė kėmnbėnguljeje
dhe vėmendjeje tė madhe nė ndjekjen e aksionit, duke lėnė tė befasuar
portierin Abiati. Roke Zhunior kujton gjithēka, duke u shprehur se Tare i
shpalos cilėsitė e tij mė tė mira nė lojėn nė ajėr, pa harruar faktin se
Breshia vjen nga kualifikimi historik nė gjysmėfinalet e Kupės sė Italisė,
duke eliminuar Romėn.
"Do tė ndeshemi me njė Breshia qė eliminoi kampionėt e Italisė nga
Kupa dhe prandaj ėshtė shumė e motivuar. Pėr ne, mbrojtėsit, do tė jetė
ndeshje mjaft e vėshtirė, sepse Breshia ka dy sulmues shumė tė fortė
fizkisht. Toni ėshtė i zoti nė mbrojtjen e topit, ndėrsa Tare shpalos cilėsitė
e tij mė tė mira nė lojėn me kokė",- thotė Roke Zhunior. Ndėrkohė,
nė Kupėn e Italisė, Breshia do tė luajė gjysmėfinalen e parė nė Parmė,
mė 23 janar. Ndeshja e kthimit do tė jetė nė stadiumin "Rigamonti",
mė 7 shkurt. Nė rast kualifikimi nė finale, pėr Breshian ėshtė pothuajse e
sigurt pjesėmarrja nė Kupėn UEFA nė sezonin e ardhshėm, edhe nėse nuk e
fiton trofeun, pėr shkak se kundėrshtari i mundshėm nė finale do tė dalė
nga Milani, Juventusi ose Lacio, tė cilat mund tė prenotojnė qė tė gjitha
njė vend nė Ligėn e Kampioneve.
Nga Sporti Shqiptar