Mare nga www.KohaJone.com
E perditshme e pavarur shqiptare
05/10/01

40 Shenjtoret -- Manastiri "zbulon" Fytyren e Pare

"Manastiri i 40 Shenjtoreve" ka vlera pasi jep te dhena te rendesishme mbi fillimet e Krishterimit ne territoret shqiptare.

Ai datohet i shekullit te 6-te te e.s, dhe doreshkrimet thone se, gjate udhetimeve te tij ne Shqiperi, konti dhe arkeologu qe zbuloi qytetin antik te Butrintit, Luigi Ugolini, ka vizituar kete manastir...

Se afermi fillon faza e dyte e restaurimit te "Manastirit te 40 Shenjtoreve", ne rrethin e Sarandes, nje monument kulture me vlera te vecanta kulturore dhe arkitekturore.

Gjate kesaj faze eshte menduar restaurimi i plote i kupoles, mureve te ketij manastiri, ndersa eshte menduar per rrethimin me mur te ketij monumenti, i thane ATSH-se, specialiste te Institutit te Monumenteve te Kultures. Po sipas specialisteve, tashme ka filluar procedura ligjore per kthimin e ketij manastiri ne monument kulture te mbrojtur nga shteti.

"Ky manastir ka vlera pasi jep te dhena te rendesishme mbi fillimet e Krishterimit ne territoret shqiptare, thane specialistet.

"Manastiri i 40 Shenjtoreve", datohet i sjhekullit te 6-te te e.s, dhe doreshkrimet thone se, gjate udhetimeve te tij ne Shqiperi, konti dhe arkeologu qe zbuloi qytetin antik te Butrintit, Luigi Ugolini, ka vizituar kete manastir.

Ne ditarin e Ugolinit, gjenden shume fotografi me pamje te tij. Midis tyre eshte e fotografuar edhe pjesa e siperme dhe kupola e kishes, e cila eshte shkaterruar dhe nuk ekziston me, si pasoje e zhvillit te Luftes se II Boterore ne kete rajon.

Pas viteve '90 , manastiri u la ne meshire te fatit, duke rrezikuar shembjen e plote, nderkohe qe gjate periudhes komuniste ne Shqiperi, ai funksiononte si repart ushtarak (1945-1990).