Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
632. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thėnė: "shtė pyetur i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. se ka i shpie mė sė shumti njerėzit nė Xhennet, dhe ka thėnė: "Devotshmėria ndaj All-llahut dhe karakteri i mirė". Pastaj ėshtė pyetur ka i shpie mė sė shumti njerėzit nė Xhehennem, dhe ka thėnė. "Goja dhe organet seksuale".633. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Besimtari me besim mė tė plotė ėshtė ai qė e ka karakterin mė tė mirė, kurse mė tė mirėt prej jush janė ata qė janė mė tė mirė pėr gratė e veta".
634. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet besimtari me karakter tė mirė arrin gradėn e atij qė vazhdimisht agjėron dhe qė fal namaz".
635. Transmetohet nga Ebu Umame el-Bahilij r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Unė i jam garant (dorėzan) pėr njė shtėpi nė mes kopshtit tė Xhennetit atij (besimtari) qė e flak grindjen mes veti, edhe nėse ka tė drejtė. Dhe pėr njė shtėpi nė mes tė Xhennetit, atij qė e lė rrenėn, qoftė edhe nė mahi. Dhe pėr njė shtėpi nė Xhennetin mė tė lartė, atij qė e ka moralin mė tė mirė".
636. Nga Xhabiri r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Vėrtet mė i dashuri te unė prej jush dhe mė afėr meje Ditėn e gjykimit do tė jetė ai qė ėshtė me moral mė tė lartė. Mė tė urrejturit te unė dhe mė tė largėt prej meje, Ditėn e gjykimit do tė jenė ata qė flasin shumė, ata qė flasin me mendjemadhėsi si dhe ata qė flasin me gojėn plotė". Shokėt (as-habėt) i thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, ne i njohim 'thartharėt' (qė flasin shumė) dhe 'muteshed-dikėt' (ata qė imponohen), por kush janė 'mutefejhikėt'?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Mendjemėdhenjtė!"
638. Aisheja r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet All-llahu ėshtė i butė dhe Ai e do butėsinė nė tė gjitha sendet".
639. Aisheja r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet All-llahu ėshtė i butė dhe Ai e do butėsinė dhe me butėsi fitohet ajo qė nuk fitohet me vrazhdėsi si dhe ajo qė nuk fitohet ndryshe".
641. Ebu Hurejre r.a. thotė: "Njė beduin arab hyri nė xhami dhe filloi ta kryejė nevojėn e vogėl. Njerėzit u uan nė kėmbė qė ta sulmojnė pėr kėtė vepėr tė tij, ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Lėreni, e nė vendin e urinės sė tij qiteni njė kofė me ujė ose njė kusi me ujė. Vėrtet ju jeni dėrguar pėr lehtėsim e jo pėr vėshtirėsim (komplikim)".
642. Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Lehtėsoni e mos vėshtirėsoni, pėrgėzoni e mos tmerroni".
643. Xherir ibni Abdull-llahu r.a. thotė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Atij tė cilit i mungon butėsia i mungojnė tė gjitha tė mirat", ose "Ai qė ėshtė i ndaluar nga butėsia, ėshtė i ndaluar nga tė gjitha tė mirat".
644. Ebu Hurejre r.a. thotė se njė njeri i ka thėnė Pejgamberit s.a.v.s.: "Mė kėshillo!" Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Mos u hidhėro!" Njeriu kėtė e pėrsėriti disa herė pėr kėshillė, por Pejgamberi s.a.v.s. do herė ia pėrsėriste: "Mos u hidhėro!"
645. Nga Ebu Ja'la Sheddad bin Evs r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet All-llahu ka obliguar mirėsinė pėr do gjė, prandaj kur tė vritni, vritni me njerėzi, dhe kur tė preni, preni me njerėzi. dokush prej jush duhet sė pari ta mprehė thikėn dhe ta qetėsojė kafshėn pėr therje".
646. Aisheja r.a. thotė: "Asnjėherė Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka zgjedhur nė mes dy gjėrave e tė mos ketė zgjedhur mė tė lehtėn, nėse nuk ishte mėkat. Nėse njė gjė ishte mėkat, atėherė Pejgamberi s.a.v.s. ishte njeriu mė i largėt prej saj. I Dėrguari i All-llahut asnjėherė nuk i ėshtė hakmarrė askujt pėr vetveten (nuk e ka dėnuar askend pėr vetveten), pėrve atėherė kur janė shkelur urdhrat e All-llahut, atėherė ėshtė hakmarrė pėr hir tė All-llahut".
647. Ibnu Mes'udi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "A doni t'ju tregoj se kush ndalohet prej zjarrit ose kujt i ėshtė zjarri i ndaluar? Zjarri i ėshtė ndaluar atij qė ėshtė njeri i afėrt, i lehtė, i dashur, i sjellshėm dhe i butė".
648. Aisheja r.a. tregon se i ka thėnė Pejgamberit s.a.v.s.: "A ke pasur nė jetėn tėnde ndonjė ditė mė tė vėshtirė se ditėn e Uhudit?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Kur kam shkuar te populli yt, ditėn e Akabes, ishte mė vėshtirė, iu paraqita birit tė Abdi Jalile ibnu Abdi Kulale, por ai refuzoi tė pėrgjigjet nė atė qė dėshiroja. Atėherė vazhdova udhėtimin dhe shenjat e shqetėsimit dukeshin nė fytyrėn time, nuk kam ardhur nė vete derisa kam arritur nė Karnith-thealibe. Aty e kam ngritur kokėn, kur njė re mbi mua mė bėn hije. Kur e kam shikuar atė, kam vėrejtur nė te Xhibrilin a.s., i cili atėherė thirri dhe mė tha: Vėrtet All-llahu i ka dėgjuar fjalėt e popullit tėnd qė t'i thanė, dhe e ka parė sulmin e tyre ndaj teje. All-llahu e dėrgoi melaqen e kodrave qė ta urdhėrosh tė veprojė me ta si tė dėshirosh ti. Atėherė mė ka thirrė melaqja e kodrave, mė ka pėrshėndetur me selam e pastaj ka thėnė: O Muhammed, vėrtet unė jam melaqja e kodrave dhe All-llahu mė dėrgoi te ti qė tė mė urdhėrosh tė veproj ashtu si dėshiron ti. Nėse ti dėshiron, kėto dy kodra do t'i hedh mbi ta". Atėherė Pejgamberi s.a.v.s., ashtu si tregon Aisheja r.a., ka thėnė: "Jo. Por, dėshira ime ėshtė qė All-llahu tė falė prej tyre pasardhės, tė cilėt do ta adhurojnė vetėm All-llahun xh.sh. dhe nuk do t'i bėjnė Atij shok tjetėr".
649. Aisheja r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. asnjėherė nuk e ka rrahur askend me dorėn e vet, asnjė grua, asnjė shėrbėtor, pėrve nė xhihad pėr hir tė All-llahut. Ai asnjėherė nuk e ka dėnuar askend pėr dika apo nuk ėshtė hakmarrė ndaj dikujt, pėrve atėherė kur janė thyer urdhrat e All-llahut. Atėherė ėshtė dėnuar vetėm pėr hir tė All-llahut xh.sh".
651. Ibnu Mes'udi r.a. thotė: "Sikur tash jam duke e parė tė Dėrguarin e All-llahut duke treguar pėr njė pejgamber prej pejgamberėve, mbi tė gjithė qoftė paqja dhe shpėtimi i Zotit, se si e kishte rrahur populli i vet, derisa i kishte rrjedhur gjaku. Dhe ai, duke e fshirė gjakun prej fytyrės, thoshte: "O Zoti im, falja popullit tim, sepse vėrtet ata nuk dinė".
654. Ebu Mes'ud, Ukbe bin Amr El-Bedri r.a. thotė: "Erdhi njė njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: "Unė e vonoj faljen e namazit tė sabahut, pėr shkak tė njėrit qė e zgjat tepėr namazin!" Ebu Mes'udi pastaj tregon: "Unė asnjėherė mė parė nuk e kisha parė Pejgamberin s.a.v.s. gjatė dhėnies sė kėshillave mė tė hidhėruar se atė ditė. Pejgamberi s.a.v.s. pastaj iu kthye tė pranishmėve dhe u tha: "O ju njerėz, vėrtet disa prej jush i largojnė tė tjerėt. Prandaj, ai i cili prej jush iu prin tė tjerėve le ta shkurtojė namazin, sepse pas tij ėshtė plaku, fėmija si dhe ai qė ka nevojė pėr dika tjetėr".
655. Aisheja r.a. thotė: "Erdhi Pejgamberi s.a.v.s. prej njė udhėtimi, dhe unė e kisha mbuluar njė dollap me njė perde, nė tė cilin kishte figura. Kur e pa Pejgamberi s.a.v.s. e bėri atė copė-copė dhe iu skuq fytyra (nga hidhėrimi) dhe tha: "Oj Aishe, dėnimi mė i ashpėr i All-llahut Ditėn e gjykimit do tė jetė pėr ata tė cilėt i imitojnė krijesat e All-llahut".
656. Aisheja r.a. pėrsėri thotė: "Kurejshitėt ishin tepėr tė shqetėsuar pėr shkak tė rastit tė gruas nga fisi El-Mahzumi, e cila kishte vjedhur, e pastaj kishin thėnė: "Kush do t'i flasė pėr kėtė Pejgamberit s.a.v.s.?" Pastaj thanė: "Kush do tė ketė guxim ta bėjė kėtė pėrve Usame ibnu Zejdit, i cili ishte i dashuri i Pejgamberit s.a.v.s". Usame shkoi te i Dėrguari i All-llahut dhe i tregoi se ka ardhur tė ndėrmjetėsoj pėr rastin e asaj gruaje. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ti po ndėrmjetėson qė tė mos zbatohet njė dėnim prej dėnimeve tė All-llahut?" Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit nė kėmbė dhe filloi tė flasė, ku pėrve tjerash tha: "Ata tė cilėt ishin para jush pėsuan pėr arsye se, kur nė mesin e tyre vidhte ndonjė fisnik (i pasur), e linin, nuk e dėnonin, ndėrsa kur vidhte ndonjė i dobėt (i varfėr) e zbatonin mbi tė dėnimin! Betohem me All-llahun qė sikur tė vidhte Fatimeja, e bija e Muhammedit, unė sigurisht do t'ia preja dorėn".
657. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka parė njė pėshtymė (nė tokė) nė drejtim tė kibles dhe kjo gjė e nevrikosi aq shumė saqė kjo u vėrejt nė fytyrėn e tij, u ngrit dhe e fshiu me dorėn e vet, e pastaj tha: "Vėrtet donjėri prej jush, kur ohet pėr tė falur namazin, atėherė ėshtė duke folur me Krijuesin e vet dhe Zoti i tij ėshtė nė mes tij dhe Kibles, pėr atė nuk lejohet qė askush prej jush tė pėshtyjė nė drejtim tė Kibles, por mund tė pėshtyjė nė tė majtė, apo nėn kėmbėt e tij". Pastaj mori njė skaj tė mbulesės sė tij dhe pėshtyu nė tė, e paloi njėrėn anė me tjetrėn dhe tha: "Apo le tė veprojė nė kėtė mėnyrė".
658. Ibni Umeri r.a. thotė: "Kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Tė gjithė ju jeni barinj dhe secili do tė pėrgjigjet pėr kopenė e vet. Imami ėshtė bari dhe do tė pyetet pėr kopenė e tij. Burri ėshtė bari nė shtėpinė e vet dhe ai do tė pyetet pėr kopenė e tij. Gruaja ėshtė bareshė nė shtėpinė e burrit dhe ajo do tė pyetet pėr kopenė e saj, edhe shėrbėtori ėshtė bari nė pasurinė e zotėrisė sė tij dhe ai do tė pyetet pėr ate qė e ka ruajtur. Tė gjithė ju jeni barinj dhe do tė pėrgjigjeni pėr atė qė keni ruajtur".
659. Ebu Ja'la Ma'kil bin Jesar thotė: "E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Atė rob qė All-llahu e cakton pėr ruajtjen e njė kopeje, dhe ai vdes duke e tradhtuar kopenė e tij, All-llahu xh.sh. ia ndalon atij hyrjen nė Xhennet".
660. Aisheja r.a. thotė: "E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. nė shtėpinė time duke thėnė: "O Zoti im, ai i cili udhėheq ummetin tim, nėse i mundon ata, atėherė Ti mundoje atė, ndėrsa kush udhėheq me ummetin tim dika dhe sillet mirė me ta, atėherė Ti ndihmoje atė".
661. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Beni Israilėt udhėhiqeshin nga pejgamberėt, posa vdiste njė pejgamber, menjėherė vinte nė vend tė tij tjetri. Pas meje nuk ka pejgamber tjetėr. Por, do tė ketė hulefa (pasardhės) tė shumtė". Shokėt i thanė: "O i Dėrguar i All-llahut ka na urdhėron? Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Pėrmbusheni urdhrin e tė parit, pastaj tė tjerėve jepjuni hakun e tyre dhe pastaj luteni All-llahun pėr halifen tuaj. Vėrtet All-llahu do t'i pyesė pėr tė gjitha ato gjėra pėr tė cilat kanė qenė mbikėqyrės".
662. Nga Aidh ibni Amr tregohet se ka shkuar te Ubejdullah ibni Zijadi, dhe i ka thėnė: "O biri im, unė e kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet bariu mė i keq ėshtė 'hutameja' (qė sillet vrazhdė e pa mėshirė me kopenė e vet), prandaj ruaju tė mos bėhesh i tillė!"
665. Nga Abdull-llah ibni Amr ibni El-Asi r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njerėzit e drejtė te All-llahu do tė jenė nė minbera prej nurit (dritės): ata persona qė kanė gjykuar nė mėnyrė tė drejtė, ata qė ishin tė drejtė nė familjet e tyre, si dhe ata qė janė tė drejtė me ata qė i kanė nėn mbikėqyrje".
666. Nga Avf ibni Malik r.a. thuhet: "E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Udhėheqėsit tuaj mė tė mirė janė ata qė ju duan dhe i doni, dhe ata pėr tė cilėt ju luteni dhe ata luten pėr ju. Ndėrsa udhėheqėsit tuaj mė tė kėqij janė ata tė cilėt ju i urreni dhe ata ju urrejnė si dhe ata tė cilėt ju i mallkoni dhe ata ju mallkojnė!" Avfi r.a. tha: "Atėherė ne i thamė: "O Pejgamber i All-llahut, a do t'ju kundėrvihemi ne?" Tha: "Jo, derisa tė falin sė bashku me ju namazin. Jo, derisa tė falin sė bashku me ju namazin".
667. Ijad ibni Himar r.a. thotė: "E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Banorė tė Xhennetit janė tre persona: udhėheqėsi i drejtė qė u pėrmbahet kėshillave, njeriu i mėshirshėm, zemra e tė cilit ėshtė e butė pėr do tė afėrm dhe pėr do musliman, si dhe njeriu i pastėr e i ndershėm, i cili ka shumė fėmijė".
670. Ibnu Umeri r.anhuma thotė: "E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Kush e heq dorėn e vet nga dėgjueshmėria, do ta takoj All-llahun Ditėn e gjykimit, por nuk do tė ketė argument mbrojtės. Kush vdes dhe nė qafėn e vet nuk ka besė tė dhėnė, vdes me vdekje injoranti".
677. Ibni Abbasi r.anhuma tregon se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush urren dika nga prijėsit e vet, le tė durojė, sepse ai i cili largohet nga sulltani (udhėheqėsi) i vet vetėm pėr njė pėllėmbė, do tė vdes me vdekje injoranti".
678. Ebu Bekerete tregon se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Kush e nėnmon udhėheqjen e vet, All-llahu do ta nėnmoj atė".
679. Nga Ebu Seid Abdurrahman bin Semura r.a. thuhet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "O Abdurrahman, i biri i Semurinit, mos kėrko vende udhėheqėse. Nėse vjen deri te vendi udhėheqės pa e kėrkuar atė, atėherė do tė jesh i ndihmuar, ndėrsa nėse nė vend udhėheqės vjen duke e kėrkuar pozitėn vetė, atėherė ti vetė je garant pėr tė. Nėse betohesh nė dika, por e sheh se tjetra ėshtė mė e mirė se ajo pėr tė cilėn je betuar, atėherė bėre atė qė ėshtė mė e mirė, e pėr betimin tėnd tė dhėnė mė parė jep keffaret (i paraparė pėr betim)".
683. Nga Ebu Seidi dhe Ebu Hurejre, r.anhuma, transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu nuk e ka dėrguar asnjė pejgamber si dhe nuk e ka vendosur asnjė halife e qė nuk ia ka dhėnė dy shoqėri: Njėra shoqėri e udhėzon nė punė tė mira dhe e nxit nė tė mbara, ndėrsa tjetra e udhėzon nė punė tė kėqija dhe e nxit nė tė mbrapshta. I mbrojtur dhe i ruajtur do tė jetė vetėm ai tė cilin e mbron dhe e ruan All-llahu".
685. Nga Ebu Musa El-Esh'ariu r.a. thuhet: "Hyra te Pejgamberi s.a.v.s. unė dhe dy kushėrinjtė e mi, njėri prej tyre i tha: "O i Dėrguari i All-llahut, mė emėro udhėheqės nė atė qė All-llahu ta ka dhėnė tė sundosh mbi tė". Tjetri tha tė njėjtėn gjė si i pari. Pejgamberi s.a.v.s. pastaj u tha: "Betohem nė All-llahun se ne nuk vendosim nė pozitat udhėheqėse (vali) asnjė person qė e kėrkon atė, ose atė qė e lakmon pozitėn".
687. Nga Imran bin Husejn r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Turpi sjell vetėm mirėsi".
688. Nga Ebu Hurejre r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Besimi (imani) ėshtė shtatėdhjetė e ca ose gjashtėdhjetė e ca pjesė. Pjesa mė e vlefshme e imanit ėshtė fjala "La ilahe il-lall-llah" (nuk ka zot tjetėr pėrve All-llahut), ndėrsa mė e vogla ėshtė mėnjanimi i ndonjė sendi nga rruga, qė i pengon kalimtarėt. Edhe turpi ėshtė njė pjesė e imanit".
689. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. thuhet: "Pejgamberi s.a.v.s. ishte i turpėrueshėm, mė i turpėrueshėm sesa virgjėresha nė rrobat e saja. Kur shihte dika qė nuk i pėlqente, ne e hetonim kėtė nė fytyrėn e tij".
690. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet njeriu mė i keq te All-llahu nė Ditėn e gjykimit ėshtė ai qė i zbulon fshehtėsitė e gruas sė vet, e pastaj ajo tė tijat, dhe pastaj pėrhapen fshehtėsitė".
692. Nga Aisheja r.a. thuhet: "Njė ditė ishim ne, gratė e Pejgamberit s.a.v.s. te ai, kur u duk Fatimeja r.a., qė ecte plotėsisht ashtu si ecte Pejgamberi s.a.v.s. Kur e pa Pejgamberi s.a.v.s. i dėshiroi mirėseardhje dhe tha: "Mirė se erdhe bija ime!" e pastaj ia bėri njė vend dhe e uli pranė vetes nė anėn e djathtė apo tė majtė, e pastaj i tregoi dika fshehtas dhe ajo qau shumė. Kur Muhammedi s.a.v.s. e pa dėshpėrimin e saj tė madh, pėr tė dytėn herė pėrsėri fshehtas i tha dika e pastaj ajo u gėzua dhe qeshi. Unė pastaj i thashė: "Ty tė zgjodhi Pejgamberi s.a.v.s. nė mesin tonė dhe tė tregoi ndonjė fshehtėsi!", dhe e pyeta: "'tė tha Pejgamberi s.a.v.s.?" Ajo m'u pėrgjigj: "Nuk mund t'i zbuloj fshehtėsitė e tė Dėrguarit tė All-llahut". Dhe pasi qė Pejgamberi s.a.v.s. kishte ndėrruar jetė, i thashė Fatimesė: "Tė betohem nė hakun tim ke ti, qė tė mė thuash tash se 'tė ka thėnė i Dėrguari i All-llahut, atėherė, kur nuk dėshirove tė mė tregosh, pra mė thuaj tash". H. Fatimeja mė tha: "Po. Tash mund tė tė tregoj. Sa i pėrket herės sė parė, kur mė tregoi fshehtazi, mė tha: "Pėr do vit Xhibrili njė herė ose dy herė sė bashku me tė e lexon Kur'anin dhe nė kėtė moment dy herė mė ka propozuar, unė mendoj se vdekja ime mė ėshtė afruar, por ti kij frikė All-llahun dhe kij durim. Vėrtet unė pėr ty jam paraardhės i mrekullueshėm". Pėr kėtė unė kam qarė, ashtu si mė ke vėrejtur. Por, kur Pejgamberi s.a.v.s. e pa dėshpėrimin tim tė madh, atėherė pėr tė dytėn herė mė pėshpėriti (mė foli nė vesh) dhe mė tha: "O Fatime, a nuk je e kėnaqur tė jesh prijėse (zonjė) e tė gjitha grave besimtare, apo prijėse e grave tė kėtij ummeti?" Atėherė kam qeshur dhe jam gėzuar ashtu si mė ke vėrejtur vetė".
694. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Shenjat e hipokritit janė tri: kur flet gėnjen, kur premton nuk e pėrmbush premtimin dhe kur zotohet e shkel zotimin".
695. Nga Abdull-llah bin Amr ibn El-Asi r.anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Personi tek i cili gjenden kėto katėr (cilėsi) ėshtė hipokrit i vėrtetė, kurse ai, tek i cili gjendet njė prej tyre, ai posedon cilėsi tė hipokrizisė, derisa nuk e flak atė: - kur flet, gėnjen; - kur premton, nuk e pėrmbush premtimin; - kur ėshtė nė zėnkė, sillet padrejtėsisht dhe - kur zotohet, e shkel zotimin (tradhton)".
696. Nga Xhabiri r.a.: "Pejgamberi s.a.v.s. mė ka thėnė: "Sikur tė kishte ardhur pasuria nga Bahrejni, unė do ta kisha dhėnė kėtė, kėtė dhe kėtė". Mirėpo pasuria nga Bahrejni nuk erdhi, derisa Pejgamberi s.a.v.s. ndėrroi jetė. Kur erdhi pasuria i Bahrejnit, Ebu Bekri urdhėroi qė tė kumtohet lajmi: "Kujt i ka premtuar Pejgamberi s.a.v.s. dika, ose kujt i ka mbetur borxh, le tė vijė te ne". Unė shkova te Ebu Bekri dhe i thashė: "Mua ma ka thėnė i Dėrguari i All-llahut kėtė dhe kėtė". Ebu Bekri i mori dy grushta plot nga ai thesar (pasuri), kur i numėrova, ato ishin pesėqind. Ai mė tha: "Merr dy herė aq!"
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]