Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
697. Abdull-llah ibn Amr ibn As r.anhuma thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. mė ka thėnė: "O Abdull-llah, mos u bėj si filani, i cili natėn e shndėrroj nė namaz e pastaj e la edhe namazin e natės".700. Ebu Dherri r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Asnjė punė tė mirė mos e nėnmo, pra edhe atė qė ta takosh mikun tėnd me fytyrė tė qeshur".
701. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. kur e thoshte njė fjali, ai e pėrsėriste nga tri herė derisa tė kuptohej prej tij. Ndėrsa kur vinte nė mesin e njerėzve, pėrshėndette me selam deri nė tri herė.
702. Aisheja r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. nė fjalimin e vet ishte i qartė dhe dokush qė e dėgjonte e kuptonte".
703. Xherir ibni Abdil-lahi r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. nė haxh-xhetul veda mė ka thėnė: "Kėrko prej njerėzve qė tė kenė vėmendje". Pastaj tha: "Mos u ktheni pas meje nė pabesimtarė (kuffarė), qė njėri-tjetrit t'i mėshoni nė qafė".
706. Muavije ibn El-Hakem Es-Sulemi r.a. thotė: "Derisa unė isha duke u falur me Pejgamberin s.a.v.s. njė njeri prej tė pranishmėve teshėtiu dhe unė thashė: "Jerhamukell-llah" (All-llahu tė mėshiroftė)! Njerėzit e pranishėm mė shpuan me shikimet e tyre! Unė thashė me vete: "Medet pėr mua, nėna ime! 'keni, pse mė shikoni?" Ata filluan t'i rrahin gjunjtė. Pasi i pashė se heshtėn, unė mė nuk bėra zė. Pasi qė Pejgamberi s.a.v.s. u fal, dhe ai pėr mua ishte mė i dashur se prindėt e mi. Betohem nė prindėt e mi se nuk kam parė kėshillues mė tė mirė para dhe pas tij. Betohem nė All-llahun se ai nuk mė ka pėrqeshur, nuk mė ka fyer e as nuk mė ka qortuar. Ai tha: "Nė kėtė namaz, nuk lejohet kurrfarė tė folurit prej fjalėve tė njerėzve. Nė kėtė namaz ushtrohet vetėm tesbihu, tekbiri si dhe leximi i Kur'anit, apo ashtu si ka thėnė Pejgamberi" Unė pastaj thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, unė jam shumė afėr me kohėn e injorancės, ndėrsa tash All-llahu na dhuroi Islamin. Te ne ka njerėz tė cilėt shkojnė te fallxhorėt!" Pejgamberi tha: "Po ti mos shko!" Unė pastaj i thashė: "Te ne ka njerėz tė cilėt qesin fall me shpezė!" Ai mė tha: "Kėto janė gjėra, tė cilat ata i gjejnė nė kraharorėt e tyre, por ti mos e ndiq rrugėn e tyre!"
707. Irbad ibni Sarije r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. na mbajti njė kėshillė prej sė cilės u dridhėn zemrat dhe lotuan sytė".
708. Aisheja r.a. thotė: "Unė asnjėherė nuk e kam parė tė Dėrguarin e All-llahut tė kapluar nė tė qeshur qė t'i duket nofulla. Ai vetėm ka buzėqeshur".
711. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush beson nė All-llahun dhe Ditėn e fundit, le ta nderojė musafirin, dhe kush beson nė All-llahun dhe Ditėn e fundit, le t'i ndihmojė tė afėrmit, dhe kush beson nė All-llahun dhe Ditėn e fundit, le tė flasė mirė ose le tė hesht".
713. Ebu Ibrahimi, i cili quhet edhe Ebu Muhammed dhe Ebu Muavije Abdull-llah ibni Ebi Evfa r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. e ka pėrgėzuar Hatixhen r.anha me njė shtėpi nė Xhennet prej margaritarėve, nė tė cilėn nuk ka zhurmė, as monotoni e as lodhje.
714. Nga Ebu Musa El-Eshariu r.a., i cili mori abdest nė shtėpinė e vet, pastaj doli nga shtėpia dhe tha: "Gjithsesi do ta shoqėroj Pejgamberin s.a.v.s. dhe do ta kaloj me tė kėtė ditė". Shkoi nė xhami dhe pyeti pėr Pejgamberin s.a.v.s. Tė pranishmit i thanė: "Shkoi atje!" Esh'ariu tha: "Unė dola prej xhamisė dhe shkova pas tij, duke pyetur pėr tė, derisa arrita te pusi i Erisit. Aty qėndrova te dera, derisa Pejgamberi s.a.v.s. i kreu punėt e veta dhe mori abdest. Pastaj u ngrita afėr tij, ndėrsa ai ishte ulur nė pusin e Erisit, qėndronte nė mesin e lartėsisė sė pusit, i kishte pėrvjelur kėmbėt dhe i kishte lėshuar nė pus. Unė e pėrshėndeta me selam, pastaj u ktheva dhe u ula te dera dhe thashė: "Vėrtet sot do tė jem portieri tė Pejgamberit s.a.v.s". Pastaj arriti Ebu Bekri r.a. e shtyu derėn dhe unė i thashė: "Kush ėshtė?" Tha: "Unė jam Ebu Bekri". Unė pastaj ia ktheva: "Prit pak!" Pastaj shkova te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i thashė: "Ebu Bekri kėrkon leje tė hyjė!" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Lėre tė hyjė dhe pėrgėzoje se do tė shkojė nė Xhennet!" Unė pastaj u ktheva te Ebu Bekri dhe i thashė: "Urdhėro, hyr. Pejgamberi s.a.v.s. tė pėrgėzon me Xhennet. Ebu Bekri hyri dhe u ul nė anėn e djathtė tė Pejgamberit s.a.v.s. nė pjesėn e sipėrme tė arkės sė pusit dhe tė dy kėmbėt i shtiu nė pus, ashtu si kishte vepruar i Dėrguari i All-llahut, dhe i pėrvoli teshat. Unė prapė u ktheva dhe u ula, dhe e lashė nė shtėpi vėllain tim tė marrė abdest dhe tė vijė pas meje. Atėherė kam thėnė: "Nėse All-llahu xh.sh. i jep ndonjė tė mirė (duke menduar nė vėllain tim, i cili kishte mbetur nė shtėpi duke marrė abdest), do t'i vijė". Kur, dikush trokiti nė derė, dhe unė pyeta: "Kush ėshtė?" Ai u pėrgjigj: "Umeri, i biri i Hattabit!" Unė i thashė: "Prit pak!" Pastaj shkova te Pejgamberi s.a.v.s., e pėrshėndeta me selam, pastaj i thashė: "Umeri kėrkon tė hyjė!" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Lėre dhe pėrgėzoje me Xhennet". Unė u ktheva te Umeri r.a. dhe i thashė: "Urdhėro, hyr! Pejgamberi s.a.v.s. tė pėrgėzon me Xhennet". Ai hyri dhe u ul nė anėn e majtė tė Pejgamberit s.a.v.s. nė pjesėn e epėrme tė pusit dhe i shtiu kėmbėt nė tė. Pastaj unė u ktheva, u ula dhe thashė: "Nėse All-llahu ia dėshiron tė mirėn (mendon nė vėllain e vet), do t'i vijė". Atėherė dikush trokiti nė derė. Unė prapė pyeta: "Kush ėshtė?" Ai u pėrgjigj: "Uthmani, i biri i Affanit". Unė iu pėrgjigja: "Prit pak!" Pastaj shkova te Pejgamberi s.a.v.s. dhe e lajmėrova pėr ardhjen e Uthmanit. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Lejo tė hyjė dhe pėrgėzoje me Xhennet si dhe belanė e cila do t'i ndodhė". Unė u ktheva te Uthmani dhe i thashė: "Urdhėro, Pejgamberi s.a.v.s. tė pėrgėzon me Xhennet dhe belanė e cila do tė ndodhė". Uthmani r.a. e gjeti pjesėn e epėrme tė pusit tė mbuluar dhe u ul nė anėn tjetėr tė pusit". Seid ibnu Musej-jeb thotė: "Uljen e kėtyre e kam shpjeguar me varrezat e tyre". Ebu Musa El-Esh'ariu nė njė rivajet shton: "Kur Uthmani mori vesh pėr lajmin e gėzuar pėr Xhennet, e falėnderoi All-llahun xh.sh. e pastaj tha: "All-llahul Musteanu (All-llahu ėshtė Ai prej tė cilit kėrkoj ndihmė)".
716. Ibnu Shumaseta thotė: "Shkuam ta vizitojmė Amr ibnul Asin r.a. tė shtrirė nė shtratin e vdekjes, i cili qau shumė. Pastaj e ktheu fytyrėn kah muri. I biri i tij filloi t'i flasė: "O babai im! A nuk tė ka pėrgėzuar Pejgamberi s.a.v.s. me kėtė dhe kėtė?" Ai u kthye me fytyrė kah ne dhe tha: "Mė e vlefshmja dhe ajo nė tė cilėn llogarisim mė sė shumti ėshtė fjala e dėshmisė (shehadeti) se nuk ka Zot tjetėr pėrve All-llahut dhe se Muhammedi s.a.v.s. ėshtė i Dėrguari i Tij. Unė vėrtet kalova nėpėr tri periudha: E konsideroja veten se isha armiku mė i madh i Pejgamberit s.a.v.s., mė dukej se askush nuk e urrente mė shumė se unė, dhe nė atė kohė nuk do tė kishte pėr mua kėnaqėsi mė tė madhe ve ta mbytja Pejgamberin. Sikur tė vdisja nė atė gjendje, do tė isha me siguri gjithmonė nė Xhehennem. Mirėpo, kur All-llahu e vendosi Islamin nė zemrėn time, shkova te Pejgamberi dhe i thashė: "Shtrije dorėn e djathtė qė tė betohem (zotohem)". Ai e shtriu dorėn e tij tė djathtė, ndėrsa unė e tėrhoqa dorėn time. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "'ke o Amr?" Unė pastaj i thashė: "Dua tė tė kushtėzoj!" Pejgamberi u pėrgjigj: "Kushtėzo 'tė duash!" Unė pastaj i thashė: "Dua qė tė mė falen gabimet!" Pejgamberi tha: "A nuk e di se Islami rrėnon (shlyen) do gjė qė ka qenė mė parė? A nuk e di ti se hixhreti rrėnon do gjė qė ka qenė mė parė? A nuk e di se haxhxhi rrėnon do gjė qė ka qenė mė parė?" Pėr mua atėherė nuk kishte njeri mė tė dashur se Pejgamberi s.a.v.s. si dhe mė tė madh se ai nė sytė e mi. Unė nuk mundesha t'i ngop sytė me tė pėr shkak tė respektit qė kisha ndaj tij. Sikur tė mė pyet sot dikush qė ta pėrshkruaj, nuk do tė mundesha ta bėj, pėr arsye se unė nuk i kam ngopur sytė e mi me tė. Sikur tė kisha vdekur nė atė gjendje me siguri do tė shpresoja qė tė jem prej xhennetlinjve. Pastaj ishte periudha (e tretė), isha i ngarkuar nė vende udhėheqėse me pėrgjegjėsi (veli) dhe nuk e di gjendjen time si jam gjendur gjatė kėsaj kohe. Pėr kėtė kur tė vdes, tė mos mė pėrcjell mua vajtimi e as zjarri, ndėrsa kur tė mė varrosni, hidheni mbi mua dheun nga pak, pastaj qėndroni rreth varrit tim aq sa tė mund tė prehet kurbani dhe tė copėtohet mishi i tij, qė tė heq mėrzinė me ju deri sa tė shoh se me ka t'ju drejtohem tė dėrguarve tė Krijuesit tim".
717. Ebu Sulejman Malik ibni El-Huvejrith r.a. thotė: "Shkuam te i Dėrguari i All-llahut dhe tė gjithė ne ishim tė ri dhe tė njė mosheje. Te ai qėndruam njėzet netė, ndėrsa Pejgamberi s.a.v.s. ishte i mėshirshėm dhe i dashur. Ai mendoi se na ka marrė malli pėr familjet tona, andaj na pyeti kė kemi prej familjes e ne i treguam, pastaj ai tha: "Kthehuni te familjet tuaja dhe rrini me ta, mėsoni dhe urdhėroni ata (nė tė mira) dhe faleni kėtė namaz nė kėtė kohė dhe namazin tjetėr nė kohėn tjetėr. E kur tė vijė koha e namazit, njėri prej jush le ta thėrrasė ezanin e mė i moshuari nga ju le tė dalė imam".
718. Umer ibnu Hattabi r.a. thotė: "Kėrkova leje prej Pejgamberit s.a.v.s. pėr kryerjen e Umres (vizita e Qabes jashtė kohės sė haxhxhit), mė lejoi dhe mė tha: "Mos na harro o vėlla, nga lutjet e tua!" Ai e tha njė fjalė e cila mė gėzoi mė tepėr se sa tė bėhej e tėrė bota imja".
721. Enesi r.a. thotė: "Erdhi njė njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: "Unė kam vendosur tė udhėtoj, mė pėrgatit me dika". Pejgamberi s.a.v.s. tha: "All-llahu tė pėrgatittė me devotshmėri (takvalluk)!" Njeriu prapė tha: "Shto dika tjetėr!". Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Dhe t'i faltė mėkatet!". "Shto prapė!". I Dėrguari i All-llahut tha: "Dhe ta lehtėsoftė ty tė mirėn (hajrin), kudo qė tė jesh!"
722. Xhabiri r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. na mėsonte istiharen (tė kėrkuarit e asaj qė ėshtė mė sė miri)) nė tė gjitha gjėrat, ashtu sikurse na i mėsonte suret e Kur'anit. Ai thotė: "Kur dikush prej jush dėshiron tė bėjė dika, le tė falė dy rekate, jashta farzit, pastaj le tė thotė: "O Zoti im, Ty tė drejtohem qė tė mė orientosh me dijen Tėnde pėr atė qė ėshtė mė mirė pėr mua. Ty tė drejtohem qė tė mė japish fuqi pėr kryerjen e punėve tė mira, me fuqinė Tėnde, kėrkoj dhuntinė Tėnde tė pakufishme, Ti je i Gjithėfuqishėm, ndėrsa unė nuk kam fuqi, Ti je Ai qė posedon dituri, ndėrsa unė nuk di dhe Ti je Ai qė i di tė fshehtat. O Zoti im, nėse sipas dijenisė Tėnde, kjo punė ėshtė e mirė (hajr) pėr mua, pėr fenė time, jetėn time si dhe pėr pėrfundimin tim - ose tė thotė: Pėr kėtė jetėn time kalimtare dhe pėr jetėn e ardhshme tė amshueshme - atėherė Ti mė ndihmo nė kėtė punėn time, lehtėsoma mua dhe bėre atė tė begatshme. Po, nėse nė dijeninė Tėnde e di, se kjo punė pėr mua ėshtė e dėmshme (sherr), nė fenė time, nė jetėn time dhe nė pėrfundimin tim - ose tė thotė: Nė kėtė jetė timen si dhe jetėn e ardhshme tė pėrhershme - atėherė largoje atė prej meje dhe mė largo mua nga ajo. Mė cakto mua tė mirėn (hajrin) kudo qoftė, pastaj mė bėj tė kėnaqur me tė".
723. Xhabiri r.a. thotė: "Nė ditėn e Bajramit, Pejgamberi s.a.v.s. e ndėrronte drejtimin e kthimit tė vet".
724. Nga Ibnu Umeri r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. (nė Medine) shkonte rrugės "Tarikush-shexhere", ndėrsa kthehej rrugės Muarrese "Tarikul-muarres". Kur hynte nė Mekke, hynte grykės sė sipėrme, ndėrsa dilte grykės sė poshtme.
725. Aisheja r.anha thotė: "Pejgamberit s.a.v.s. i pėlqente pėrdorimi i pjesėve tė djathta tė trupit nė tė gjitha ėshtjet e tij: nė gjėrat e pastra, ecje si dhe nė mbathje".
726. Aisheja r.anha thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. e pėrdorte dorėn e djathtė pėr punėt e pastra dhe ushqim, ndėrsa dorėn e majtė e pėrdorte pėr punėt e papastra dhe izjet".
728. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė mbatheni, filloni me tė djathtėn tuaj, ndėrsa kur tė zbatheni, filloni me tė majtėn, le tė jetė e djathta e para qė mbathet dhe e mbrama qė zbathet".
729. Nga Hafseja r.anha tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. pėrdorte dorėn e djathtė pėr ushqim, pije dhe veshje, ndėrsa dorėn e majtė pėr gjėrat e tjera.
730. Nga Ebu Hurejre r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė visheni dhe kur tė merrni abdest, filloni me tė djathtat tuaja".
733. Nga Aisheja r.anha tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur dikush prej jush fillon tė hajė, le ta pėrmendė emrin e All-llahut tė madhėruar, por nėse harron ta pėrmend nė fillim tė ngrėnies, atėherė le tė thotė: "Me emėr tė All-llahut nė fillim dhe nė mbarim tė ushqimit (Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu)".
734. Xhabiri r.a. thotė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Kur njė njeri hyn nė shtėpinė e vet dhe e pėrmend emrin e All-llahut xh.sh. para se tė hyjė, si dhe para se tė hajė, atėherė shejtani do t'u thotė shokėve tė vet: "Kėtu nuk keni as tė ndejtur e as ushqim". Ndėrsa kur njė njeri hyn nė shtėpinė e vet, por nuk e pėrmend emrin e All-llahut xh.sh. para se tė hyjė, atėherė shejtani thotė: "Keni gjetur vend pėr tė ndejtur". Ndėrsa kur njeriu nuk e pėrmend emrin e All-llahut xh.sh. para se tė hajė, atėherė shejtani u thotė shokėve tė vet: "Keni gjetur tė ndejtur dhe ushqim".
735. Hudhejfeja r.a. thotė: "Ne, kur prezentonim nė ushqim sė bashku me tė Dėrguarin e All-llahut, nuk e zgjatnim dorėn nė ushqim, para se t'ia fillonte Pejgamberi s.a.v.s. Njėherė ishim duke ngrėnė sė bashku me Pejgamberin s.a.v.s. dhe erdhi njė shėrbėtore (xharije), sikur e shtyrė nga dikush, erdhi dhe deshi ta vėrė dorėn e saj nė ushqim, por Pejgamberi s.a.v.s. e kapi pėr dore. Pastaj erdhi njė beduin (malėsor), sikur i shtyrė nga dikush, edhe kėtė Pejgamberi s.a.v.s. e kapi pėr dore e pastaj tha: "Vėrtet, shejtanit i lejohet tė hajė nė ushqim nėse nė tė nuk ėshtė pėrmendur emri i All-llahut. Shejtani ka ardhur me kėtė shėrbėtore qė tė hajė sė bashku me tė, dhe pėr kėtė unė e kapa pėr dore (e pengova tė hajė), pastaj shejtani erdhi me kėtė beduin, qė nėpėrmes tij tė hajė, prandaj edhe kėtė e kapa pėr dore, e pengova. Pasha Atė, nė dorėn e tė cilit ėshtė shpirti im, vėrtet ėshtė dora e tij (shejtanit) nė dorėn time, me duart e tyre (tė shėrbėtores dhe beduinit) nuk kam vepruar me dėshirėn time, por me urdhrin e Tij i kam penguar qė tė hanė me ne, pa e pėrmendur emrin e All-llahut". Pastaj i Dėrguari i All-llahut e pėrmendi emrin e All-llahut tė Madhėruar".
736. Umejje bin Mahshia Es-Sahabiu r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. ishte ulur dhe njė njeri pranė tij hante pa e pėrmendur emrin e All-llahut para se t'ia fillojė tė hajė ushqim. Pasi gati kishte kryer ngrėnien, kur e afroi kafshatėn e fundit te goja tha: "Bismil-lahi evvelehu ve ahirehu". (Me emėr tė All-llahut nė fillim dhe nė pėrfundim tė ushqimit). Pejgamberi s.a.v.s. qeshi, pastaj tha: "Shejtani hante vazhdimisht me tė, por kur e pėrmendi emrin e All-llahut, e volli gjithė atė qė e kishte nė barkun e vet".
737. Nga Aisheja r.anha thuhet: "Pejgamberi s.a.v.s. ishte duke ngrėnė ushqim me gjashtė shokėt e vet. Erdhi njė nomad dhe e hėngri ushqimin me dy kafshata. Pejgamberi s.a.v.s. u tha shokėve tė vet: "Sa i pėrket atij, sikur ta kishte pėrmendur emrin e All-llahut do t'u kishte mjaftuar edhe juve".
738. Nga Ebu Umame r.a. bėhet e ditur se Pejgamberi s.a.v.s. kur e onte sofrėn e vet, thoshte: "Falėnderimi i qoftė All-llahut nė ushqimin e mjaftueshėm (bollėk) tė mirė e tė pastėr dhe tė begatshėm, nga i cili Krijuesi ynė nuk na ka bėrė tė panevojshėm dhe tė mjaftueshėm".
740. Nga Ebu Hurejre r.a. thuhet: "Pejgamberi s.a.v.s. asnjėherė nuk ka pėrmendur tė meta nė asnjė ushqim, nėse i ka ardhur i shijshėm e ka ngrėnė, e nėse nuk e ka pėlqyer e ka lėnė".
741. Nga Xhabiri r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. kėrkoi nga familja e vet t'i sjellin pėr ushqim erėza, por ata i thanė: "Nuk kemi asgjė tjetėr pėrve uthullės". Pejgamberi s.a.v.s. atėherė kėrkoi uthull, pastaj filloi tė hajė duke thėnė: "Sa tė mira janė erėzat dhe uthulla, sa tė mira janė erėzat dhe uthulla!"
743. Ebu Mes'ud El-Bedriu r.a. thotė: "Njė njeri e ftoi Pejgamberin s.a.v.s. nė njė ziafet, tė cilin e kishte pėrgatitur pėr tė dhe pėr katėr tė tjerė, kėshtu qė Pejgamberi s.a.v.s. ishte prej atyre tė pestėve i pesti, por i ishte bashkangjitur edhe njė njeri gjatė rrugės pėr nė ziafet. Kur arritėm te dera e tė zotit tė ziafetit, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Ky na ėshtė bashkangjitur gjatė rrugės, pra nėse e lejon edhe kėtė lejoje, e nėse jo, atėherė ky le tė kthehet!" Atėherė i zoti i shtėpisė tha: "Gjithsesi unė e lejoj, o i Dėrguari i All-llahut (qė tė jetė sė bashku me ne nė ziafet)".
744. Umer ibnu Ebi Selem r.anhuma thotė: "Isha fėmijė dhe nėn mbikėqyrjen e Pejgamberit s.a.v.s. nė shtėpinė e tij. Njėherė, para se t'ia fillojmė ushqimit, zgjata dorėn nė njė enė tė ushqimit, por Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: "Djalosh, thuaj 'Bismil-lah', pėrmende emrin e All-llahut, ha me dorėn e djathtė dhe ha para vetes".
745. Seleme ibni Ekva r.a. tregon se njė njeri ka ngrėnė te Pejgamberi s.a.v.s. me dorėn e majtė, e i Dėrguari i All-llahut i tha: "Ha me dorėn e djathtė!" Ai tha: "Nuk mundem!" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Si nuk mundesh, nuk tė pengon asgjė pėrve mendjemadhėsisė!" Pas kėsaj, njeriu nuk e afroi dorėn e majtė te goja".
746. Xhebelete bin Suhajm thotė: "Njė vit tė urisė kam ngrėnė hurma me Ibnu Zubejrin. Pranė nesh kaloi Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma e ne ishim duke ngrėnė hurma, ndėrsa ai na tha: "Mos i hani nga dy hurma menjėherė, sepse Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar qė tė hahen nga dy hurma pėrnjėherė", pastaj thotė: "Pėrve nėse njeriu ia lejon vėllait tė vet ngrėnien e dy hurmave menjėherė".
749. Abdull-llah ibn Busr r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. kishte njė enė qė quhej "El-garrau", tė cilėn e onin katėr persona (sini apo sofėr). Pasi qė as-habėt e falnin namazin e paradrekės (Salatu-d-Duha) e binin sofrėn e madhe (me pėrshesh me valė) dhe uleshin tė pranishmit rreth saj. Kur ishte numri i madh, atėherė Pejgamberi s.a.v.s. ulej nė gjunj (qė tė ulen sa mė shumė). Njė beduin, i cili e kishte vėrejtur, pyeti: "farė ulje ėshtė kjo?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Vėrtet All-llahu mua mė ka bėrė rob tė ndershėm e nuk mė ka bėrė tiran kokėfortė". Pastaj tha: "Hani prej skajit tė enės dhe lene mesin e saj qė tė keni bereqet nė ushqim!"
751. Enesi r.a. thotė: "E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. tė ulur nė pjesėn e mbrapme tė trupit duke ngrėnė hurma".
754. Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka urdhėruar lėpirjen e gishtėrinjve si dhe lėpirjen e enės dhe ka thėnė: "Ju nuk e dini se nė cilin ushqim gjendet bereqeti".
755. Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nėse dikujt prej jush i bie kafshata e bukės, le ta marrė dhe le ta pastrojė nėse nė tė ka ndonjė send, pastaj le ta hajė, e mos t'ia lejė atė shejtanit. Kur ta kryejė ushqimin, mos t'i fshijė gishtėrinjtė me faculetė derisa tė mos i lėpijė, sepse nuk e di se nė cilin ushqim ėshtė bereqeti".
757. Enesi r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. hante ushqim, i lėpinte gishtėrinjtė e vet tri herė dhe thoshte: "Nėse bie ndonjė kafshatė e juaj duhet marrė atė dhe duhet pastruar nėse nė tė ka dika, dhe duhet ngrėnė e tė mos i lihet shejtanit". Ai na urdhėroi qė ta fshijmė tepsinė dhe tha: "Ju nuk e dini se nė cilin ushqim tuajin ėshtė bereqeti".
758. Nga Seid ibni El-Harith tregohet se e ka pyetur Xhabirin r.a. rreth prishjes abdestit me prekjen e ushqimit qė e ka kapė zjarri, me 'rast ai u pėrgjigj: "Jo! Vėrtet ne nė kohėn e Pejgamberit s.a.v.s. nuk gjenim ushqim tė tillė, vetėm nė raste tė rralla, por edhe sikur tė gjenim, ne nė atė kohė nuk kishim faculeta, pėrve skajeve tė teshave tė duarve dhe kėmbėve tona. Pastaj faleshim dhe nuk merrnim abdest".
761. Nga Enesi r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. merrte frymė kur pinte ujė nga tri herė.
762. Nga Ibni Abbasi r.anhuma tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Mos pini pėrnjėherėsht ashtu si pijnė kafshėt, por pini me dy ose me tre (gllėnjka) sė bashku. Pėrmendni emrin e All-llahut kur tė filloni, dhe falėnderoni All-llahun kur ta pėrfundoni (pirjen)".
763. Nga Ebu Katade tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar frymėmarrjen nė enė.
765. Nga Sehl ibni Sa'd r.a. tregohet se Pejgamberit s.a.v.s. i kishin sjellur dika pėr tė pirė, piu prej saj, por nė anėn e djathtė kishte njė djalosh, ndėrsa nė anėn e majtė ishin disa njerėz tė moshuar, e i Dėrguari i All-llahut i tha djaloshit: "A mė lejon mua qė sė pari t'u jap kėyre?" Djaloshi u pėrgjigj: "Jo, pėr All-llahun, unė askujt nuk i jap pėrparėsi nė atė qė mė takon prej teje". Pejgamberi s.a.v.s. me dorėn e vet i dha tė pijė". Ky djalosh ishte ibni Abbasi.
766. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet: "I Dėrguari i All-llahut ndaloi kthimin e grykės sė enėve pėr pije". (Fjala ėshtė pėr enė pėr pije prej lėkure, kur gryka e saj kthehet ashtu qė pjesa e brendshme tė dalė jasht).
769. Nga Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar fryerjen nė ujė. Njė njeri ka thėnė: "Qimen tė cilėn e shoh nė enė?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Derdhe atė!" Njeriu tha: "Unė nuk ngopem me njė frymėmarrje". Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Largoje atėherė enėn nga goja jote (dhe merr frymė)!"
771. Ibni Abbasi r.a. thotė: "I dhash ujė Pejgamberit s.a.v.s. prej Zemzemit dhe ai piu duke qėndruar nė kėmbė".
775. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka ndaluar qė njeriu tė pijė ujė nė kėmbė. Katade thotė: "E pyetėm Enesin: 'E ngrėnia e ushqimit?'" Enesi u pėrgjigj: "Ajo ėshtė edhe mė e keqe dhe mė e shėmtueshme!"
776. Ebu Hurejre r.a. thotė se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Asnjėri prej jush tė mos pijė nė kėmbė, e nėse harron, le ta kthejė".
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]