Nga Imam Neveviu

Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)


777. Ebu Katade r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ai qė i shėrben njerėzit nė pije, pin i fundit".

779. Abdull-llah ibni Zejdi r.a. thotė: "Na erdhi Pejgamberi s.a.v.s. e i qitėm ujė nė njė enė bakri dhe ai mori abdest".

780. Xhabiri r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka shkuar te njė njeri prej Ensarėve dhe me te ishte njė shok i tij. Pejgamberi s.a.v.s. i tha zotit tė shtėpisė, ensariut: "Nėse ke ujė prej mbrėmė nė kirbe (kirbe ėshtė enė prej lėkure pėr ujė qė i ngjan janxhikut), e nėse jo, ne do tė pimė ujė nga burimi uji qė ka qėndruar nė kirbe ėshtė mė i ftohtė)".

783. Ibni Abbasi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Veshuni me rroba tė bardha, sepse ato janė veshja mė e pastėr dhe mė e mirė e juaja. Nė tesha tė bardha mbėshtillni tė vdekurit tuaj".

786. Ebu Xhuhajfe, Vehb ibni Abdil-lah r.a. thotė: "E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. nė Mekke, nė Ebtah (vend afėr Mekkes), nė tendėn e tij tė kuqe prej lėkure. Doli Bilali me ujin pėr abdest. Disave u kullonte uji i abdestit, e disa e fshinin. Atėherė doli Pejgamberi s.a.v.s. qė kishte veshur njė pallto tė kuqe. Sikur edhe tash i shoh kėrcijtė e tij tė bardhė. Mori abdest, ndėrsa Bilali e thirri ezanin. Unė e pėrcillja se ‡ka flet me gojėn e vet, duke u kthyer herė nė tė djathtė e herė nė tė majtė: "Ejani nė namaz, ejani nė shpėtim!" Pastaj para veti e vuri njė shkop tė shkurtėr, doli pėrpara dhe u fal. Para tij kalonin qentė dhe gomerėt pa pengesė".

787. Ebu Remthe Rifaatut-Tejmijje thotė: "Unė e kam parė tė Dėrguarin e All-llahut tė veshur me dy rroba tė gjelbra".

788. Xhabiri r.a. tregon se : "Pejgamberi s.a.v.s. ditėn e ‡lirimit tė Mekkes ka hyrė nė tė me ‡allmė tė zezė".

789. Ebu Seid Amr ibni Hurejth r.a. thotė: "Sikur tash jam duke e parė tė Dėrguarin e All-llahut me ‡allmė tė zezė, anėt e sė cilės preknin nė krahėt e tij".

791. Aisheja r.anha thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. doli njė ditė nė mėngjes i veshur me njė pallto lara-lara prej gėzofi tė zi leshi".

792. Mugire ibni Shu'be r.a. thotė: "Njė natė udhėtova me tė Dėrguarin e All-llahut, e ai mė tha: "A ke ujė?" Unė iu pėrgjigja: "Po!" Ai atėherė zbriti prej kafshės kalėruese tė vet dhe shkoi larg derisa mė nuk dukej nga terri i natės, pastaj u kthye. Unė atėherė ia pėrgatita njė enė me ujė dhe ai e lau fytyrėn e vet, por pasi e kishte veshur njė xhybe prej leshi, nuk mundej t'i nxirrte duart, derisa i pėrvjeli mėngėt nga ana e poshtme e xhybes. Pastaj i lau bėrrylat dhe i dha mes-h kresė. Unė desha t'i ndihmoj qė t'i heq tė dy mestet, e ai tha: "Lėre, i kam mbathur nė kėmbė tė pastra", atėherė vetėm iu ka dhėnė mes-h mesteve".

794. Esma binti Jezid El-Ensari r.anha thotė: "Mangėt e kėmishės sė Pejgamberit s.a.v.s. ishin tė gjata deri ke nyjat".

797. Ebu Hurejre r.a. thotė: "€ka ėshtė nėn zogthin e kėmbės prej veshjeve e ka vendin nė zjarr".

798. Ebu Dherri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Treve All-llahu xh.sh. nuk do t'u flasė Ditėn e gjykimit, as qė do t'i shikojė, e as nuk do t'i falė, por do t'i dėnojė shumė ashpėr". Tha: "Kėtė i Dėrguari i All-llahut e ka pėrsėritur tri herė", e Ebu Dherri ka thėnė: "Kanė dėshtuar dhe kanė pėsuar ata, e kush janė ata, o i Dėrguari i All-llahut?" Pejgamberi s.a.v.s. u pėrgjigj: "Ai qė me rroba shet mendjemadhėsi, ai qė bėn intriga dhe shpif dhe ai qė e shet pasurinė e vet duke u betuar rrejshėm".

800. Ebu Xhurejj, Xhabir ibni Sulejm r.a. thotė: "Kam parė njė njeri, nga i cili njerėzit nuk e largonin shikimin e tyre, dhe ‡do gjė qė ai thoshte, ata e pranonin me zemėr". Pyeta: "Kush ėshtė ky?" Ata mė thanė: "I Dėrguari i All-llahut!" Unė atėherė i thashė dy herė: "Alejkes-selamu ja Resulull-llah!" (Nė ty qoftė paqja, o i Dėrguari i All-llahut!), e ai mė tha: "Mos thuaj: 'Alejkes-selamu', sepse 'alejkes-selamu' ėshtė pėrshėndetje e tė vdekurve, por thuaj: 'Es-selamu alejke'". Transmetuesi pastaj vazhdon e thotė: "Unė atėherė i thashė: "A je ti i Dėrguari i All-llahut?" Ai mė tha: "Unė jam i Dėrguari i All-llahut, i cili nėse tė ndodhė ndonjė fatkeqėsi dhe ti e thėrret nė ndihmė, Ai do ta largojė ty atė fatkeqėsi, e nėse tė ndodhė e keqja e vitit, dhe ti e thėrret nė ndihmė, Ai do ta bėjė vitin tė begatshėm, nėse ti gjendesh nė ndonjė mal apo shkretėtirė dhe e humb kafshėn tėnde, nėse e thėrret Atė nė ndihmė, Ai do ta kthejė". Transmetuesi tregon: "Unė pastaj i thashė: "Mė obligo me di‡ka!" Ai mė tha: "Mos e fyej askend!", dhe vėrtet pas kėsaj askend nuk e kam fyer, qoftė i lirė apo rob, qoftė deve apo dele. "Mos e nėn‡mo asnjė tė mirė, tė flasėsh fytyrėqeshur me vėllain tėnd, sepse edhe ajo ėshtė prej gjėrave tė mira. Ngrite izarin tėnd deri nė kėr‡ik, e nėse kėtė nuk e don, atėherė deri nė zogth tė kėmbės. Ruaju nga veshja tejet e gjatė, sepse ajo ėshtė shenjė e mendjemadhėsisė, ndėrsa All-llahu nuk i do mendjemėdhenjtė. Nėse dikush tė fyen dhe tė turpėron me atė qė e di te ti, ti mos e turpėro me atė qė e di te ai. Vėrtet turpi do tė bie mbi tė".

806. Muadh ibni Enes r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e lė stolisjen me rroba pėr shkak tė modestisė ndaj All-llahut, edhe pse ka mundėsi pėr tė, All-llahu do ta thėrrasė Ditėn e gjykimit para gjithė krijesave dhe do t'i ofrojė tė zgjedhė ‡farėdo rroba tė imanit pėr t'i veshur".

807. Nga Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe nga gjyshi i tij, transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet All-llahu dėshiron tė shohė gjurmėn e begative tė Tij nė robin e vet".

809. Umer bin Hattabi r.a. thotė: "E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet, mėndafshin e vesh ai qė nuk ka fat".

810. Enesi r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e ka veshur mėndafshin nė kėtė botė, nuk do ta vesh atė nė botėn e ardhshme (ahiret)".

812. Ebu Musa El-Eshariu r.a. thotė se: "Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Veshja e mėndafshit dhe e arit ėshtė e ndaluar pėr meshkujt e ummetit tim, ndėrsa u lejohet femrave".

814. Enesi r.a. thotė: "I Dėrguari i All-llahut ua lejoi veshjen e rrobave tė mėndafshta Zubejrit dhe Abdurrahman ibni Avfit, pėr shkak tė zgjebes qė e kishin".

815. Muaviu r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Mos hipni nė shalė mėndafshi e as nė atė prej lėkurės sė tigrit".

816. Ebul Melih nga babai i tij thotė se Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar pėrdorimin e lėkurės sė luanit.

819. Berra ibni Azib r.a. thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. mė ka thėnė: "Kur tė shkosh nė shtrat, merr abdest sikurse pėr namaz, e pastaj shtriju nė anėn e djathtė dhe thuaj: 'O Zoti im, Ty tė dorėzohem me shpirtin tim, te Ti drejtohem me fytyrėn time, Ty tė autorizoj pėr ‡ėshtjen time, Ty tė dorėzohem pėr dėshirat dhe peripecitė e mia. Nuk ka strehim dhe shpėtim pėrve‡ te Ti. Unė i besoj Librit Tėnd tė shpallur si dhe Pejgamberit Tėnd tė dėrguar'. Le tė jenė kėto fjalėt tua tė fundit".

820. Aisheja r.anha thotė: "I Dėrguari i All-llahut i falte gjatė natės njėmbėdhjetė rekate, dhe kur agonte i falte dy rekate tė shkurta, pastaj shtrihej nė anėn e tij tė djathtė derisa vinte muezzini dhe e thirrte ezanin".

823. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush ulet nė njė vend pėr ulje dhe nė tė nuk e pėrmend All-llahun, ai do tė jetė i larguar nga All-llahu. Gjithashtu edhe kush ėshtė i shtrirė nė shtrat, nė tė cilin nuk e pėrmend All-llahun, do tė jetė i larguar dhe i ndėrprerė prej All-llahut".

825. Xhabir ibni Semure r.anhuma thotė: "I Dėrguari i All-llahut kur e falte namazin e sabahut, ulej kėmbėkryq derisa lindte mirė dielli".

826. Ibni Umeri r.anhuma thotė: "E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. nė oborrin e Qabes tė mbėshtjellur kėmbė dhe duar kėshtu (u ul, i mblodhi kėmbėt nė gishtėrinj, duke i kapur me duar), kjo ishte tė ndenjurit kėmbėkryq".

828. Shedid ibni Suvejd r.a. thotė: "Kaloi i Dėrguari i All-llahut para meje, dhe unė isha ulur kėshtu: e kisha vėnė dorėn time tė majtė pas shpine dhe isha mbėshtetur nė shpinėn e dorės sime, e Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: "E preferon uljen e atyre tė cilėve All-llahu u ėshtė hidhėruar?"

831. Xhabir ibni Semure r.anhuma thotė: "Kur shkonim te i Dėrguari i All-llahut, ‡donjėri prej nesh ulej nė fund ku kishte vend".

832. Ebu Abdull-llah Selman El-Farisiu r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "€do njeri qė lahet ditėn e xhumasė dhe pastrohet sa mė mirė qė tė jetė e mundur, pastaj pėrdor yndyrė dhevė parfum dhe niset nė namazin e xhumasė dhe nuk i ndan dy vetė qė janė ulur, pastaj fal namazin e obliguar dhe hesht gjatė kohės kur imami e lexon hytben, All-llahu i madhėruar me siguri do t'ia falė mėkatet e javės sė kaluar".

833. Amr ibni Shuajbi, nga babai i tij dhe ai nga gjyshi i tij, r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk lejohet qė njė njeri tė ulet nė mesin e dy personave, pa marrė lejen e tyre".

834. Hudhejfe ibnul Jeman r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. e ka mallkuar atė qė ulet nė mesin e rrethit.

838. Ibnu Umeri r.a. thotė: "Tė pakta ishin ato tubime prej tė cilave i Dėrguari i All-llahut ‡ohej pa e thėnė pėr tė tubuarit kėtė lutje: "O Zoti im, na jep frikėn tėnde e cila do tė na largojė nga gabimet, dhe jepna pėrulshmėrinė tėnde, e cila do tė na ‡ojė nė Xhennetin Tėnd, jepna besimin e fortė, qė do tė na i lehtėsojė fatkeqėsitė e kėsaj bote. O Zoti im, forcona tė dėgjuarit tonė, tė pamurit tonė dhe fuqinė tonė, sa tė jemi tė gjallė. Na dhuro trashėgimtarė. Na bė superiorė mbi ata qė na shtypin, na jep ndihmėn Tėnde kundėr armikut tonė, mos lėsho fatkeqėsi nė fenė tonė, mos na bėjė kujdesin tonė mė tė madh pėr jetėn e kėsaj bote e mos na kufizo dijeninė tonė dhe as mos na nėnshtro te ai qė nuk na mėshiron".

840. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ata njerėz qė rrijnė nė njė tubim dhe nė tė nuk e pėrmendin All-llahun e madhėruar si dhe nuk thonė salavate pėr Pejgamberin s.a.v.s., ata meritojnė dėnimin, e All-llahu nėse do i dėnon, nėse dėshiron i fal".

841. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush ulet nė njė vend tek nuk pėrmendet All-llahu xh.sh., ai ėshtė nė humbje. Gjithashtu i tillė ėshtė edhe ai qė bie tė pushojė dhe nuk e pėrmend All-llahun xh.sh. gjatė pushimit, atė e pret dėnimi dhe qortimi i All-llahut".

846. Ebu Katade r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "ndrra e mirė - nė njė rivajet tjetėr: ėndrra e bukur - ėshtė prej All-llahut, ndėrsa ėndėrrimi i keq ėshtė prej shejtanit. Prandaj, ai qė sheh nė ėndėrr di‡ka qė nuk i pėlqen, le tė fryjė tri herė nė tė majtė, dhe le tė kėrkojė mbrojtjen e All-llahut nga shejtani dhe nuk do t'i bėjė dėm asgjė".

847. Xhabiri r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur dikush prej jush sheh ėndėrr tė keqe, tė pėshtyjė nė tė majtė tri herė dhe tė kėrkojė mbrojtjen e All-llahut nga shejtani tri herė e tė kthehet nga ana nė tė cilėn ishte shtrirė".

848. Ebul Eska, Vathil ibnul Eska r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet prej shpifjeve mė tė mėdha ėshtė qė njeriu tė pranojė pėr baba atė tė cilin nuk e ka baba, apo tė vėrtetojė se ka parė nė ėndėrr atė qė nuk e ka parė, ose tė deklarojė pėr tė Dėrguarin e All-llahut atė qė nuk e ka thėnė".

850. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Pasi All-llahu e krijoi Ademin a.s. i tha: "Shko dhe pėrshėndete atė grup tė meleqve qė janė ulur, dhe dėgjo si do tė pėrshėndesin. Ajo pėrshėndetje do tė jetė pėrshėndetja jote si dhe pėrshėndetja e pasardhėsve tu". Ademi a.s. u tha: "Es-selamu alejkum", e ata u pėrgjigjėn: "Es-selamu alejke ve rahmetull-llah!" (Paqja dhe mėshira e All-llahut qoftė mbi ty!), duke ia shtuar: "Ve rahmetull-llah" (mėshira e Zotit)".

851. Ebu Umare El-Berra ibni Azib r.anhuma thotė: "Pejgamberi i All-llahut mė ka urdhėruar me shtatė gjėra: vizitėn e tė sėmurit, pėrcjelljen e xhenazes, kėrkimin e shėndetit pėr atė qė tesh, ndihmėn e tė dobtit, ndihmėn e tė shtypurit, pėrhapjen e selamit - paqes dhe pranimin e betimit tė atij i cili betohet nė di‡ka".

852. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė besoni, dhe nuk do tė besoni derisa tė mos duheni nė mes veti. A nuk dėshironi t'ju udhėzoj nė njė gjė, nėse e bėni atė do tė duheni nė mes veti? Pėrhapni selamin (pėrshėndetjen) nė mes jush!"
 

[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]