Nga Imam Neveviu

Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)


1002. Ebu Musa El-Esh'ariu r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Shembulli i besimtarit qė lexon Kur'anin, ėshtė sikurse shembulli i qitrės (etruxhxhetu): aroma e sė cilės ėshtė e mirė dhe shijen e ka tė mirė; shembulli i besimtarit qė nuk e lexon Kur'anin, ėshtė sikurse hurma (temretu): nuk ka erė, por shijen e ka tė ėmbėl; ndėrsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kur'anin, ėshtė sikurse shembulli i krizantemės (lule vjeshte) (rejhanetu), aroma e sė cilės ėshtė e mirė, ndėrsa shija e idhėt. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kur'anin, ėshtė sikurse shembulli i kungullit tė egėr (handzaletu), qė nuk ka aromė, kurse shijen e ka tė idhėt".

1003. Umer ibnul Hattabi r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet All-llahu me kėtė Libėr do t'i ngrit disa popuj, ndėrsa disa tė tjerė do t'i degradojė".

1004. Ibnu Umer ibnul Hattabi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk ka xhelozi, vetėm nė dy veta: Njeriut tė cilit All-llahu ia ka dhėnė Kur'anin dhe ai ėshtė me tė ditė e natė, dhe njeriut, tė cilit All-llahu i ka dhėnė pasuri dhe ai atė e harxhon natė e ditė nė bamirėsi".

1005. Berra bin Azib r.anhuma thotė: "Ishte njė njeri i cili lexonte suretul Kehf, dhe te ai ishte njė kalė i lidhur me dy litarė. Nė njė moment zbriti njė re dhe filloi t'i afrohet, ndėrsa kali filloi tė ikė prej saj. Pasi agoi, njeriu erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tregoi pėr atė qė kishte ndodhur. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Kjo ėshtė mėshirė, zbriti pėr hir tė Kur'anit".

1008. Abdull-llah ibnu Amr ibnul Asi r.anhuma tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Poseduesit tė Kur'anit do t'i thuhet: Lexo dhe hip lartė, lexoje ashtu si e ke lexuar nė dynja. Vendi yt do tė jetė ke ajeti i fundit tė cilin do ta lexoshė".

1009. Ebu Musa r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ruajeni kėtė Kur'an, betohem nė Atė qė shpirti i Muhammedit ėshtė nė duart e Tij, vėrtet Kur'ani shpėton (harrohet) mė shpejtė sesa deveja e lidhur".

1010. Ibnu Umeri r.anhuma tregon se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "Vėrtet shembulli i njė hafidhi tė Kur'anit, ėshtė sikurse shembulli i njė deveje me kėmbė tė lidhura - nėse gjithnjė e mban lidhur do ta ketė atė e nėse e lėshon, do t'i shkojė".

1011. Ebu Hurejre r.a. thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "All-llahu nuk i lejon askujt atė qė ia ka lejuar Pejgamberit, qė me zė tė bukur, tė lartė e melodik ta lexojė Kur'anin".

1013. Berra bin Azib r.anhuma thotė: "E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke lexuar nė namazin e jacisė "Vettini. Vezzejtuni". Unė nuk kam dėgjuar zė mė tė bukur se zėrin e Pejgamberit s.a.v.s".

1017. Ebu Seid El-Hudriu r.a. tregon se njė njeri e ka dėgjuar njė tjetėr duke lexuar: "Kul huvall-llahu ehad", tė cilėn sure e ka pėrsėritur. Pasi agoi, shkoi te i Dėrguari i All-llahut dhe i tregoi se ai e nėn‡monte suretul "Ihlas". Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Pėr Atė, shpirti im nė duart e tė cilit ėshtė, kjo sure ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur'anit".

1019. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė se: "'Kul huvAll-llahu ehad' ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kur'anit".

1024. Ebu Mes'ud El-Bedrijj r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush i lexon dy ajetet e fundit tė sures "Bekare" gjatė njė nate, do t'i mjaftojnė".

1027. Ebu Hurejre r.a. thotė: "Mė autorizoi Pejgamberi s.a.v.s. pėr ruajtjen e zekatit tė Ramazanit (sadakai fitrit) dhe mė erdhi njė udhėtar, qė filloi tė marrė ushqim, e kapa dhe i thashė: "Gjithsesi do tė tė dėrgoj te i Dėrguari i All-llahut!" Ai tha: "Unė jam i nevojshėm, unė kam familje dhe nevojė shumė tė madhe". Unė e lejova tė shkojė. Kur agoi, i Dėrguari i All-llahut tha: "O Ebu Hurejre, ‡ka bėri dje robi me ty?" Unė i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, u ankua nė nevojshmėri dhe familje, mė ėshtė dhimbsur dhe pėr kėtė e lashė tė hyjė. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Sa i pėrket atij, ai tė ka gėnjyer dhe prapė do tė vijė". Pasi e dija se do tė vijė prapė, sipas fjalėve tė Pejgamberit s.a.v.s., unė e pritja: erdhi dhe filloi tė marrė ushqim. Unė i thashė: "Tė dėrgoj te Pejgamberi s.a.v.s". Ai prapė tha: "Mė lėsho, unė jam i nevojshėm, kam shumė fėmijė dhe nuk do tė vij tjetėr herė". Mu dhimbs dhe e lėshova tė shkojė. Tė nesėrmen i Dėrguari i All-llahut mė tha: "O Ebu Hurejre, ‡ka bėri me ty robi?" Unė i thashė: "Ankohej se ka nevojė shumė tė madhe dhe ka shumė fėmijė. Mu dhimbs dhe e lirova tė shkojė". Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: "Ai tė ka gėnjyer dhe pėrsėri do tė kthehet". E prita pėr tė tretėn herė kur erdhi tė marrė ushqim. E kapa dhe i thashė: "Gjithsesi do tė tė dėrgoj te Pejgamberi s.a.v.s. Kjo ėshtė hera e tretė qė ti thua se nuk do tė kthehesh dhe prapė vjen". Ai mė tha: "Liromė, sepse unė do t'i mėsoj disa fjalė, tė cilat do tė sjellin dobi te All-llahu". I thashė: "Cilat janė ato?" Ai mė tha: "Kur tė shkosh tė fleshė nė shtratin tėnd, lexoje ajeti Kursinė deri nė fund tė ajetit: "All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu", dhe se All-llahu atė natė do tė mė ruajė dhe se shejtani nuk do tė mė afrohet deri nė agim. Pėr kėtė e lejova tė shkojė. Tė nesėrmen pas agimit, Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: "€ka bėri robi me ty dje?" Unė i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, ai mė premtoi se do tė mė mėsojė disa fjalė me tė cilat All-llahu do tė mė sjellė dobi, pėr kėtė e lejova tė shkojė". Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: "Cilat janė ato fjalė?" Unė i thashė se ai mė tha: 'Kur tė shkosh tė flesh lexoje ajeti Kursinė prej fillimit deri nė fund tė ajetit: "All-llahu la ilahe il-la huvel hajjul kajjumu", dhe mė ka thėnė se All-llahu do tė mė ruajė atė natė, dhe shejtani nuk do tė mund tė mė afrohet derisa tė zgjohem. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Tė ka thėnė tė vėrtetėn, edhe pse ai ėshtė gėnjeshtar i madh. A e di se me kend ke biseduar tri ditė o Ebu Hurejre?" Pasi unė i thashė jo, Pejgamberi s.a.v.s. mė tha: "Ai ishte shejtani!"

1030. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ata njerėz qė tubohen nė njėrėn prej shtėpive tė All-llahut (xhami), qė tė lexojnė Librin e All-llahut dhe ta studiojnė nė mes veti, do t'ju vijė atyre paqja (qetėsia) e plotė e All-llahut dhe do t'i mbulojė mėshira e Tij, dhe melaqet do tė kujdesen pėr sigurimin e tyre e All-llahu do t'i lavdėrojė".

1032. Ebu Hurejre r.a. tregon: "E kam dėgjuar mikun tim s.a.v.s. duke thėnė: "Veshja solemne (rrobat dhe stolitė), e besimtarit do tė arrijė deri ku ka arritur abdesti".

1035. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur merr abdest robi musliman - besimtari - kur ta lajė fytyrėn e vet, prej fytyrės sė tij del ‡do mėkat qė ka bėrė duke shikuar me sytė e vet, kėto mėkate bien sė bashku me rėnien e ujit ose me pikėn e fundit tė ujit. Ndėrsa kur t'i lajė duart e veta, atėherė ‡do mėkat i dorės bie me ujin ose me pikėn e fundit tė ujit tė dorės. Kur t'i lajė kėmbėt, atėherė ‡do mėkat i kėmbės do tė bie prej kėmbės sė bashku me ujin e abdestit, apo me pikėn e fundit tė ujit tė abdestit nga kėmba, kėshtu qė kur tė kryhet abdesti, mbetet i pastėr prej mėkateve".

1037. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "A dėshironi t'ju tregoj se me ‡ka All-llahu i shlyen mėkatet e juaja dhe me ‡ka i lartėson gradat tuaja?" Tė pranishmit i thanė: "Po, o i Dėrguari i All-llahut!" Pejgamberi s.a.v.s. u tha: "Marrja e abdestit edhe atėherė kur ėshtė vėshtirė, shkuarja e shpeshtė nė xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo ėshtė fortifikatė, kjo ėshtė fortifikatė".

1041. Muavija r.a. thotė se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Muezinėt do tė jenė mė qafėgjatėt (mė tė pashmit) nė Ditėn e gjykimit".

1042. Abdull-llah ibni Abdurrahman bin Ebu Sa'asaa tregon se Ebu Seid El-Hudriu i ka thėnė: "Unė tė shoh ty qė i do dhentė dhe shkretėtirėn, kur tė jesh me dhen nė shkretėtirė dhe kur tė thėrrasėsh ezanin pėr namaz, atėherė ngrite zėrin. Vėrtet ‡dokush qė e dėgjon zėrin e namazit, qoftė xhind, njeri ose di‡ka tjetėr, do tė bėhet dėshmitar Ditėn e gjykimit". Ebu Seidi pastaj tha: "Unė kėtė e kam dėgjuar prej tė Dėrguarit tė All-llahut".

1043. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur thirret ezani pėr namaz, atėherė shejtani lėshon njė zė dhe ikė qė tė mos e dėgjojė ezanin. Dhe kur tė kryhet ezani, ai kthehet derisa tė tubohen njerėzit pėr namaz dhe derisa tė bėhet ikameti, atėherė u afrohet njerėzve dhe u pėshpėrit: Pėrkujtoje kėtė, pėrkujtoje atė, etj., tė cilėn gjė njeriu nuk do ta kishte pėrkujtuar pa namaz, kėshtu qė njeriu nuk di sa ka falur".

1044. Abdull-llah ibni Amr ibni As r.anhuma thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Kur ta dėgjoni ezanin, thuani ashtu si‡ thotė muezini, e pastaj bini salavat pėr mua, sepse kush bie salavat pėr mua njė herė, All-llahu i madhėruar vetėm pėr atė salavat pėr mua, do tė bijė dhjetė salavate pėr tė. Pas salavateve lutne All-llahun pėr mua pėr "vesile", e ai ėshtė vend i posa‡ėm nė Xhennet, i cili i takon njė robi prej robėrve tė All-llahut e shpresoj se ai rob do tė jem unė. Ai i cili bėn lutje (dua) pėr "vesile", unė do t'i bėhem atij ndėrmjetės (shefaatxhi)".

1046. Xhabiri r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush thotė pasi ta dėgjojė thirrjen (ezanin): "O Zoti im dhe Zot i kėsaj thirrjeje tė pėrsosur dhe i namazit qė do tė falet, jepja Muhammedit "vasilen dhe fadilen", vend tė posa‡ėm dhe pėrparėsi dhe ringjalle atė nė vendin mė tė famshėm, tė cilin ia ke premtuar, kush e thotė kėtė do tė jem shefaatxhi i tij nė Ditėn e gjykimit".

1048. Enesi r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Lutja (duaja) nė mes ezanit dhe ikametit nuk kthehet".

1049. Ebu Hurejre r.a. thotė se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "€ka mendoni, sikur tė ishte njė lumė para derės sė njėrit prej jush, nė tė cilin do tė lahej pėr ‡do ditė nga pesė herė, a do tė mbetej nė tė ndytėsi?" Tė pranishmit thanė: "Nuk do tė mbetej kurrfarė ndytėsie". Pejgamberi s.a.v.s. atėherė tha: "Ky ėshtė shembulli i pesė kohėve tė namazit. All-llahu me faljen e namazeve i shlyen mėkatet".

1050. Xhabiri r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Shembulli i pesė kohėve tė namazit ėshtė sikurse njė lumė i rrjedhshėm dhe i pastėr para derės sė njėrit prej jush, nė tė cilin ai lahet pesė herė nė ditė".

1051. Ibnu Mes'udi r.a. tregon se njė njeri e kishte puthur njė grua vetėm njė herė dhe erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. qė t'i lajmėrojė (i penduar pėr atė mėkat). Atėherė All-llahu e shpalli ajetin: "Fale namazin ditėn dhe natėn, vėrtet punėt e mira i shlyejnė punėt e kėqija". Njeriu atėherė i tha Pejgamberit s.a.v.s.: "A vlen kjo pėr mua?" Pejgamberi s.a.v.s. iu pėrgjigj: "Pėr mbarė ummetin tim!"

1053. Nga Uthman bin Affan r.a. thuhet se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Cili njeri prej muslimanėve kur hyn koha e rregullt e namazit, merr abdest e falė namazin me pėrpikėri tė plotė duke i kryer tė gjitha ruknet e tij, ky do tė jetė keffaret (larje gabimi) pėr mėkatet e mėparshme, derisa tė mos bėjė mėkate tė mėdha. Kjo vlen nė mėnyrė tė vazhdueshme".

1059. Burejde r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e lė namazin e iikindisė i humb e tėrė puna e tij".

1060. Ebu Hurejre thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush zgjohet herėt dhe shkon nė xhami, All-llahu do t'i pėrgatit atij banesa nė Xhennet, ‡do herė qė zgjohet herėt dhe kur bie vonė".

1061. Ebu Hurejre r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush pastrohet nė shtėpinė e vet, e pastaj shkon nė njė shtėpi prej shtėpive tė All-llahut (xhami), pėr ta kryer njėrin prej farzeve tė All-llahut, pėr ‡do hap qė bėn i shlyhet njė mėkat, ndėrsa hapi pas tij ia lartėson gradėn".

1062. Ubejj ibnu Ka'bi tregon se ishte njė njeri prej Ensarėve, nuk e di se ndokush ishte mė larg se ai prej xhamisė (e kishte shtėpinė shumė larg xhamisė), por ai nuk e linte asnjė kohė tė namazit pa e falur nė xhami. Njerėzit i thonin: "Sikur ta kishe blerė njė gomar me tė cilin do tė udhėtoje deri nė xhami dhe anasjelltas, gjatė natės dhe nė kohėn kur bėn vapė e madhe". Ai u tha: "Unė nuk dėshiroj qė shtėpia ime tė jetė afėr xhamisė, unė dėshiroj qė tė mė shkruhet udhėtimi im nė xhami, si dhe tė mė shkruhet udhėtimi im kur tė kthehem te familja". I Dėrguari i All-llahut tha: "All-llahu tė gjitha kėto t'i ka bashkuar".

1063. Xhabiri r.a. thotė: "Hapėsira rreth xhamisė nė Medine ishte e zbrazėt dhe fisi Benu Selime dėshironte tė vendosej nė afėrsi tė xhamisė. Pėr kėtė mori vesh Pejgamberi s.a.v.s. dhe u tha: "Jam informuar se ju dėshironi tė vendoseni nė afėrsi tė xhamisė?!" Ata iu pėrgjigjėn: "shtė e vėrtetė, o i Dėrguari i All-llahut, ne kėtė e dėshirojmė". Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. u tha: "O Beni Selma, rrini nė shtėpitė tuaja, juve do t'ju shkruhet udhėtimi juaj, juve do t'ju shkruhet udhėtimi juaj! Pėr largėsinė nė mes shtėpive tuaja dhe xhamisė All-llahu do t'ju shpėrblejė". Ata i thanė: "Ne nuk i gėzoheshim transferimit".

1066. Ebu Hurejre r.a. tregon se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė: "A dėshironi t'ju tregoj se me ‡ka All-llahu i shlyen mėkatet dhe me ‡ka i lartėson derexhet?" Tė pranishmit i thanė: "Gjithsesi dėshirojmė, o i Dėrguari i All-llahut". Pejgamberi s.a.v.s. atėherė u tha: "Marrja e abdestit edhe kur ėshtė vėshtirė (bėn kohė e ftohtė), shkuarja e shpeshtė nė xhami, pritja e namazit pas namazit. Kjo ėshtė fortifikatė. Kjo ėshtė fortifikatė".

1070. Enesi r.a. tregon se Pejgamberi s.a.v.s. e ka vonuar faljen e namazit tė jacisė njė natė deri nė mesnatė, e pasi qė e fali namazin u kthye me fytyrė kah ne dhe tha: "Kėta njerėz janė falur, kanė fjetur, por gjithnjė ishin nė namaz, gjatė kohės sė pritjes sė namazit".

1073. Ebu Hurejre r.a. thotė: "Njė njeri i verbėr erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: "O i Dėrguari i All-llahut, unė nuk kam udhėrrėfyes qė mė ‡on deri nė xhami". E luti Pejgamberin s.a.v.s. qė ta lirojė nga shkuarja nė xhami dhe tė falet nė shtėpinė e vet. Pejgamberi s.a.v.s. e liroi nga shkuarja nė xhami, pasi qė ai ia ktheu shpinėn, Pejgamberi s.a.v.s. e thirri dhe i tha: "A e dėgjon ti thirrjen e ezanit pėr namaz?" Njeriu i verbėr u pėrgjigj: "Po, e dėgjoj!" Pejgamberi s.a.v.s. atėherė i tha: "Pėrgjigjju thirrjes!"

1078. Uthman ibni Affani r.a. thotė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Kush e fal namazin e jacisė me xhemat, ėshtė sikurse ai qė fal namaz vetėm deri nė gjysėm tė natės. Ndėrsa ai, qė e fal namazin e sabahut me xhemat, ėshtė sikurse ai i cili ėshtė falur vetėm gjithė natėn".

1079. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Sikur ta dinin se ‡'vlerė kanė namazi i jacisė dhe i sabahut, ata do tė vinin nė xhami rrėshqanas (zhagaz)".

1080. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk ka namaz mė tė rėndė pėr munafikėt (hipokritėt) se namazi i sabahut dhe i jacisė, e sikur ta dinin se ‡ka ka nė ta, do tė vinin nė xhemat, nė kėto dy namaze edhe rrėshqanas".

1083. Ibnu Umeri r.anhuma thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Mua mė ėshtė urdhėruar qė tė luftojė me njerėzit (me pabesimtarėt), derisa tė mos dėshmojnė se nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Tij (hyjninė e All-llahut dhe pejgamberinė e Muhammedit), si dhe derisa tė mos falin namazin dhe tė mos japin zekatin, e kur i kryejnė kėto, atėherė gjaku dhe pasuria e tyre janė tė sigurta, pėrve‡ sipas parimeve islame, ndėrsa sa i pėrket sinqeritetit tė tyre ėshtė ‡ėshtje e Perėndisė".

1084. Muadhi r.a. thotė: "Mė dėrgoi Pejgamberi s.a.v.s. nė Jemen dhe mė tha: "Ti do tė shkosh te populli qė ėshtė posedues i Librit (ehlul kitab). Thirri ata qė tė dėshmojnė se nuk ka Zot tjetėr pėrve‡ All-llahut dhe se unė jam i Dėrguari i Tij, e nėse binden nė kėtė, atėherė mėsoi ata se All-llahu i ka obliguar me pesė kohė tė namazit pėr ‡do ditė dhe natė, nėse binden nė kėtė, atėherė mėsoi ata se All-llahu i ka obliguar me zekat (lėmoshė), e cila merret prej tė pasurve tė tyre dhe u jepet tė varfėrve. Nėse binden nė kėtė, atėherė ruaju vlerės sė pasurisė sė tyre, si dhe ruaju mallkimit tė tė shtypurit, sepse nė mes tė tė shtypurit dhe All-llahut nuk ka perde".

1085. Xhabiri r.a. thotė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut duke thėnė: "Nė mes njeriut, shirkut dhe kufrit ėshtė lėnia e namazit".

1086. Burejde r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Obligimi dhe zotimi nė mes nesh dhe atyre ėshtė namazi, dhe ai qė e lė atė ka bėrė kufr".

1087. Shekik ibni Abdull-llah, i cili ishte prej tabiinėve dhe ishte i njohur pėr pėrsosuri, thotė: "Shokėt e Muhammedit s.a.v.s. nuk e shihnin (konsideronin) lėnien e asnjė pune pėr kufr, pėrve‡ lėnies sė namazit".

1089. Xhabir ibni Semure r.anhuma thotė: "Pejgamberi s.a.v.s. doli nė mes nesh dhe tha: "Pse nuk po i mbushni safat (radhėt), ashtu sikurse radhiten melaqet ke Krijuesi i tyre?" Ne i thamė: "O i Dėrguari i All-llahut, po si radhiten melaqet nė safe para Krijuesit tė tyre?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "I mbushin safet e para dhe i ngushtojnė safet nė mes tyre".

1090. Ebu Hurejre r.a. thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Sikur njerėzit ta dinin vlerėn e ezanit dhe tė safit tė parė, ata nuk do tė kishin mbetur pa hudhė short (se kush do ta thirrė ezanin dhe kush do tė ulet nė safin e parė)".
 

[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]