Nga Imam Neveviu

Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)


1480. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu im, ma pėrkryej fenė time, qė ėshtė mbrojtja e jetės (punės) sime, ma pėrkryej botėn time, nė tė cilėn ėshtė jeta ime e tashme, ma pėrkryej ahiretin tim, nė tė cilin ėshtė kthimi im i pėrhershėm, ma bėnė jetėn pėrparimtare nė ‡do tė mirė dhe vdekjen tė sigurt (qetė) nga ‡do e keqe".

1481. Nga Aliu r.a. transmetohet se ka thėnė: "Mė ka thėnė mua i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Thuaj: All-llahu im, mė udhėzo dhe gjithnjė mė mbaj nė rrugė tė drejtė".

1482. Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut pat thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga paaftėsia dhe pėrtacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia. All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga dėnimi i varrit dhe tė mbeshtetem Ty nga sprovat e jetės dhe tė vdekjes".

1483. Nga Ebu Bekr es-Siddiku r.a. transmetohet se ai i ka thėnė tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.: "Ma mėso njė lutje (dua) qė do ta bėj nė namazin tim?" (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "Thuaj: All-llahu im, vėrtet unė i kam bėrė vetes shumė dhunė dhe meqė mėkatet nuk i fal kush tjetėr pėrve‡ Teje, atėherė mė fal me faljen Tėnde dhe mėshirohu ndaj meje. Vėrtet Ti je falės dhe mėshirues i madh".

1485. Nga Aisheja r. anha transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. pat thėnė nė lutjet e tij: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga e keqja e asaj ‡'kam vepruar dhe nga e keqja e asaj qė nuk e kam vepruar".

1486. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thėnė: Prej lutjeve tė tė Dėrguarit tė All-llahut ka qenė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga ndėrprerja e dhuntive Tua, dhe nga ndėrrimi i mbrojtjes Tėnde, dhe nga zemėrimi Yt i papritur, dhe nga dufi Yt i papritur dhe nga ‡do hidhėrim Yti".

1487. Nga Zejd b. Erkame r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut pat thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga paaftėsia dhe pėrtacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga dėnimi i varrit. All-llahu im, m'i jep devotshmėrinė personale shpirtit tim, ma pastro shpirtin tim nga ‡do negativitet, sepse Ti je pastruesi mė i mirė, Ti je miku dhe mbrojtėsi im personal. All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devotshme, nga shpirti i pangishėm dhe nga thirrja tė cilės nuk i pėrgjigjesh".

1488. Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pat thėnė: "All-llahu im, Ty tė dorėzohem, Ty tė besoj, Ty tė mbėshtetem, te Ti marr siguri, me ndihmėn Tėnde dhe pėr Ty hidhėrohem, dhe Ty tė drejtohem pėr zgjedhje, prandaj mė fal ‡'kam vepruar mė herėt dhe mė vonė, ‡'kam fshehur dhe ‡'kam komunikuar. Ti je Ai qė edhe mė parė edhe mė vonė je Krijues, nuk ka zot tjetėr peve‡ Teje". Disa transmetues shtojnė: "Nuk ka forcė as fuqi pa ndihmėn e All-llahut".

1489. Nga Aisheja r. anha transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė lutur me kėto fjalė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dėnimi i Xhehennemit, nga e keqja e pasurisė dhe e varfėrisė".

1490. Zijad b. Ilakate transmeton nga axha i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. pat thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga punėt e qortuara morale, afariste dhe tė vullnetit".

1491. Nga Shekel b. Humejdi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, ma mėso njė lutje!" Ka thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga e keqja e tė dėgjuarit tim, nga e keqja e tė pamurit tim, nga e keqja e gjuhės sime, nga e keqja e zemrės sime dhe nga e keqja e dėshirave (organeve gjenitale) tė mia".

1492. Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. pat thėnė: "All-llahu im, tė mbėshtetem Ty nga gėrbula, ‡menduria, zgjeba dhe nga tė gjitha sėmundjet e shėmtuara".

1494. Nga Aliu r.a. transmetohet se i ka ardhur njė rob i hyrė nė borxh qė i tha: "Unė nuk kam mundėsi ta paguaj kompensimin tim nga robėria, prandaj mė ndihmo!" (Aliu r.a.) tha: "Do t'i mėsoj ca fjalė, tė cilat mua mė ka mėsuar i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., e sikur ti tė kesh sa njė mal borxh, do ta paguash atė. "Thuaj: "All-llahu im, mė kėnaq me hallallin Tėnd nga harami Yt, dhe mė bėn tė mėvetėsishėm me mirėsinė Tėnde nga ‡do gjė, pėrve‡ Teje".

1495. Nga Imbran b. Husajn r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka mėsuar babain e tij Husainin me dy fjalė, me tė cilat ai e ka bėrė lutjen: "All-llahu im, mė frymėzo me orientim tė drejtė dhe mė ruaj nga e keqja e vetvetes sime".

1496. Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. transmetohet se ka thėnė: "Kam thėnė: O i Dėrguari i All-llahut, mė mėso me di‡ me ‡ka do t'i drejtohem All-llahut tė madhėruar".. Ka thėnė: "All-llahun luteni pėr shėndet". Pasi kaluan disa ditė, sėrish i erdha dhe i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, mė mėso me di‡ me ‡ka do ta lus All-llahun e madhėruar". (Muhammedi s.a.v.s.) mė tha: "O Abbas, o axha i tė Dėrguarit tė All-llahut, All-llahun luteni pėr shėndet nė kėtė botė dhe nė Ahiret".

1497. Nga Shehr b. Havsheb transmetohet se ka thėnė: "I kam thėnė Ummi Selemes r. anha: "O nėna e besimtarėve, cilėn lutje mė sė shumti e thoshte i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., kur gjendej te ti?" Tha ajo: "Lutja mė e shpeshtė e tij ka qenė: "O lėvizės i zemrave, pėrforcoje zemrėn time nė fenė Tėnde".

1500. Nga Ebu Emame r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka bėrė dua tė shumta, por ne nuk mbajtėm mend asgjė nga ato. I thamė: "O i Dėrguari i All-llahut, ti bėre lutje tė shumta por ne nuk mbajtėm mend asgjė". Ai tha: "Tash unė do t'ju drejtoj nė di‡ qė i pėrmban tė gjitha. Thuani: "All-llahu im, unė tė lus pėr tė mirė pėr tė cilėn tė ka lutur Pejgamberi Yt, Muhammedi s.a.v.s., dhe tė mbėshtetem Ty nga e keqja e atij nga e cila tė ėshtė mbėshtetur Pejgamberi Yt Muhammedi s.a.v.s.. All-llahu im, Ti je Ai qė ndihmon dhe vetėm Ti je arritės (i qėllimeve tona). Nuk ka forcė as fuqi pa ndihmėn e All-llahut".

1501. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se ka thėnė: "Nė mesin e lutjeve tė tė Dėrguarit tė All-llahut ka qenė edhe: "All-llahu im, unė tė lus pėr mėshirėn Tėnde tė obligueshme, pėr faljen Tėnde dhe shpėtimin Tėnd tė domosdoshėm nga ‡do mėkat, dhe pasurinė nga ‡do e mirė, pėr fitoren me Xhennet dhe pėr shpėtimin nga zjarri".

1502. Nga Ebu ed-Derda r.a. transmetohet se e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Nuk ka rob musliman, qė e lut All-llahun pėr vėllain e tij jo tė pranishėm, e qė engjėlli mos t'i thotė: "Edhe ty tė qoftė po ashtu!"

1503. Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pat thėnė: "Lutja e njė njeriu musliman pėr vėllain e tij jo tė pranishėm ėshtė e pranueshme. Te koka e lutėsit ėshtė njė engjėll i autorizuar, i cili, kur lutėsi kurdoqoftė bėnė njė lutje nė dobi tė vėllait tė tij, engjėlli i autorizuar nė lutje thotė: "Pranoje o Zot, edhe ty tė qoftė po ashtu!"

1504. Nga Usame b. Zejd r. anhuma transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ai qė pėr mirėsinė e bėrė i falėnderohet mirėbėrėsit me fjalėt: "All-llahu tė shpėrbleftė me tė mirė - e ka shprehur mirėnjohjen e tij tė duhur".

1505. Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos e mallkoni veten, mos i mallkoni fėmijėt tuaj, mos mallkoni pasurinė tuaj. Mos ja qėlloni ‡astit nė tė cilin All-llahu lutėsit ia plotėson ‡do gjė tė kėrkuar, qė edhe mallkimit tuaj t'i pėrgjigjet pozitivisht".

1507. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Lutjet do tė pranohen derisa njerėzit nuk nguten duke folur: Unė lus (qysh moti) Krijuesin tim, kurse lutja nuk mė pranohet".

1508. Nga Ebu Umame r.a. transmetohet se ka thėnė: "I ėshtė thėnė tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.: "Kur ėshtė lutja mė e pranueshme?" Ka thėnė: "Pjesa e fundit e natės dhe nė fund tė namazeve tė obliguara".

1509. Nga Ubadete b. Samiti r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nė tokė nuk ka asnjė musliman, i cili di‡ e lut All-llahun, e qė kėtė All-llahu nuk do t'ia japė, ose pėr ndėrrim me kėtė nuk do t'ia heq ndonjė tė keqe, pėrve‡ nėse lutėsi lutet pėr mėkat ose pėr ndėrprerjen e farefisnisė". Njė njeri nga tė pranishmit tha: "Atėherė tė lutemi shumė!" (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "All-llahu edhe mė shumė jep".

1510. Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. nė situatat e vėshtira thoshte: "Nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut tė madhėruar dhe thotė; nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut, sunduesit tė Arshit tė madh; nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut, krijuesit tė qiejve dhe krijuesit tė tokės; krijuesit tė Arshit fisnik"..

1512. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nė popujt e kaluar ka pasur muhaddethė (njerėz tė drejtė), e nėse te populli im ka ndonjė, atėherė ai ėshtė Umeri".

1513. Nga Xhabir b. Semurete r. anhuma transmetohet se ka thėnė: "U ankuan banorėt e Kuffes te Umer b. el-Hattabi r.a. pėr Sa'din dmth. pėr Ibn Ebi Vekkasin r.a., kėshtu qė Umeri r.a. (nė vend tė Sa'dit) e vendosi pėr mėkėmbės Ammarin. Ata u ankuan sa theksuan qė ai nuk falė mirė. Ai e ftoi atė tė vijė ku i tha: "O Ebu Is'hak, kėta pohojnė se ti nuk falė mirė!" (Sa'di) tha: "Pasha All-llahun, sa mė pėrket mua, unė me ta fali namazin e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. nga i cili unė nuk heq dorė. Unė falė dy rekate tė jacisė, nė tė cilėt e zgjas qėndrimin nė kėmbė, kurse nė dy tė fundit e shkurtoj." Umeri r.a. tha: "I kėtillė ėshtė mendimi pėr ty, o Ebu-l Is'hak!" Atėherė Umeri r.a. i dėrgoi me tė njė apo dy njerėz nė Kuffe, tė cilėt i pyetėn banorėt e Kuffes pėr Sa'din nė ‡do xhami. Tė gjithė xhematlinjtė u shprehėn mirė pėr tė. Kur i deleguari i Umerit r.a. erdhi nė xhaminė Beni Absi, njė njeri u ‡ua nė kėmbė, tė cilin e quanin Usame bin Katade, kurse kishte ofiqin Ebu Sa'd, dhe tha: "Pasi ti na pyet pėr Sa'din unė tė pohoj se Sa'di e ka lėnė luftimin me ushtrinė, se drejtėsinė nuk e ndan drejtė dhe se aktgjykimet nuk i shqipton drejtė". Atėherė Sa'di tha: "Sa mė pėrket mua, unė vėrtet pėr kėtė do ta bėjė njė lutje (nėmė) pėr tri gjėra: "All-llahu im, nėse ky robi yt ėshtė gėnjeshtar dhe ėshtė ngritur nė kėmbė pėr t'u parė e pėr t'u dėgjuar, atėherė zgjatja jetėn, jepi varfėri tė gjatė dhe ekspozoje sprovave". Kėshtu ka ndodhur, pastaj kur e pyetnin pėr gjendjen, thoshte: "Unė jam plak i moshuar me shumė sprova, mė ka zėnė nėma e Sa'dit". Abdulmelik b. Umejri rrėfen se Xhabir b. Semure i ka thėnė: "Unė e kam parė pas asaj se si i kanė rėnė vetullat nė sy nga pleqėria e shtyrė, e kur fqinjėt e takonin nė rrugė, nė tė cilat shtrihej, ata i shmangeshin".

1514. Nga Urvete b. Zubejr transmetohet se Erva binti Evs e ka paditur Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejlin r.a. te Mervan b. Hakemi. Ajo ka pohuar se Seid b. Zejdi ka marrė di‡ nga toka e saj. Seidi atėherė tha: "Unė tė marrė di‡ nga toka e saj, pas asaj ‡ka kam dėgjuar prej tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.?" (Mervani) tha: "€'ke dėgjuar nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.?" (Seidi) ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Kush e merr njė pėllėmbė tokė me dhunė nga tjetri, me tė do tė ngjeshet deri nė shtatė palė tokė". Mervani i tha atij: "Unė nuk tė pyes mė pėr sqarim pas kėsaj". Seidi atėherė tha: "All-llahu im, nėse ajo ėshtė gėnjeshtare, atėherė verboja sytė dhe bėje tė vdekur nė tokėn e saj". Transmetuesi i kėtij hadithi thotė: "Ajo nuk ka vdekur derisa nuk ėshtė verbuar, dhe derisa ecte nėpėr tokėn e saj, ra nė njė pus dhe nė tė u pėrmbyt".

1519. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush beson nė All-llahun dhe nė Ditėn e gjykimit, le tė fletė mirė ose le tė heshtė".

1522. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet njeriu me njė fjalė tė folur, pėr tė cilėn ai deklarohet (pa e menduar), mund tė rrėshqet drejt zjarrit mė larg se distanca ndėrmjet lindjes dhe perėndimit".

1523. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet njeriu me njė fjalė tė folur, me tė cilėn All-llahu ėshtė i kėnaqur, kurse nė tė cilėn ai edhe nuk ka kujdes, do tė jetė i ngritur nga All-llahu nė shkallė (tė nderit). Dhe vėrtet njeriu me njė fjalė tė folur, me tė cilėn All-llahu s'ėshtė i kėnaqur, kurse nė tė cilėn ai edhe nuk ka kujdes, do tė hudhet nė Xhehennem".

1524. Nga Ebu Abdurrahman Bilal b. el-Harith el-Muzenij r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet njeriu flet njė fjalė me tė cilėn All-llahu ėshtė i kėnaqur, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do tė arrijė di‡. All-llahu pėr kėtė atij do t'ia shkruaj kėnaqėsinė e tij deri nė ditėn e takimit me tė. Dhe vėrtet njeriu flet njė fjalė, tė cilėn All-llahu nuk e do, nga e cila ai nuk ka shpresuar se do tė arrijė di‡, All-llahu pėr kėtė atij do t'ia shkruaj zemėrimin e tij deri nė ditėn e takimit me tė".

1525. Nga Sufjan b. Abdull-llahu r.a. transmetohet se ka thėnė: I kam thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, mė thuaj di‡ qė tė mbrohem me tė!" Tha: "Thuaj: krijuesi im ėshtė All-llahu, e pastaj vazhdo me ngulm (nė kėtė)!" Kam thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, pėr ‡ka mė frikėsohesh mė sė shumti mua?" (I Dėrguari i All-llahut) e kapi gjuhėn e vet e pastaj tha: "Nga kjo".

1526. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos flitni shumė pa pėrmendjen e All-llahut. Sepse, shumė biseda pa pėrmendjen e All-llahut,e vdesin zemrėn. Kurse vėrtet mė sė largu nga All-llahu janė ata qė i kanė zemrat e vdekura".

1528. Nga Ukbete b. Amiri r.a. transmetohet se ka thėnė: Kam thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, ‡'ėshtė shpėtimi?" Ka thėnė: "Zotėro me gjuhėn tėnde, rri nė shtėpinė tėnde dhe qaj pėr mėkatet tua".

1529. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur zgjohet njeriu, tė gjitha gjymtyrėt e tij i kthehen gjuhės duke i thėnė: "Kij frikėn All-llahut lidhur me ne, sepse ne jemi me ty. Nėse ti je nė rrugė tė drejtė, edhe ne jemi nė rrugė tė drejtė, e nėse ti lajthitė, edhe ne kemi lajthitur".

1531. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "A e dini ‡'ėshtė pėrgojimi?" (As'habėt) thanė: "All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri!". (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "Pėrmendja e vėllait me atė qė nuk u vjen mirė". Dikush tha: "E ‡'mendon, nėse ajo qė flas pėr vėllain tim ėshtė e vėrtetė?" (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "Nėse ėshtė e vėrtetė ajo qė ti e flet, atėherė e ke pėrgojuar, e nėse ajo qė e flet nuk ėshtė e vėrtetė, atėherė e ke shpifur".

1532. Nga Ebu Bekri r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. nė hutben e tij nė bajramin e kurbanit nė Minne, nė Haxhxhin lamtumirės, ka thėnė: "Me tė vėrtetė gjaku juaj, pasuria juaj dhe nderi juaj janė tė shenjta pėr ju, ashtu si‡ ėshtė e shenjtė kjo dita juaj, nė kėtė muajin tuaj dhe nė kėtė vendin tuaj. A po e kam pėrcjellur porosinė?!"

1534. Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur mė ngritėn nė Mi'raxh, kam hasur nė njė popull qė kishin thonjtė nga bakri, me tė cilėt i lėndonin fytyrat e tyre dhe kraharorėt e tyre. Unė thashė: "Kush janė kėta, o Xhibril?" Tha: "Ata janė ata qė kanė ngrėnė mishin e njerėzve dhe nderin e tyre e kanė dėmtuar".

1535. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimani nė tėrėsi ėshtė i ndaluar pėr muslimanin: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij".

1536. Nga Ebu Derdai r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush pengon qė vėllait tė tij t'i thyet nderi, All-llahu Ditėn e gjykimit nga fytyra e tij do ta pengojė zjarrin".

1537. Nga Itban b. Maliku r.a. transmetohet se, nė hadithin e tij tė gjatė dhe tė njohur, qė ėshtė theksuar nė kreun "Shpresa", ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė ngritur tė falė dhe tha: "Ku ėshtė Malik b. Duhshumi?" Njė njeri tha: "Ai njeri ėshtė hipokrit, qė nuk e do All-llahun as tė Dėrguarin e Tij". Pejgamberi s.a.v.s. i tha: "Mos fol kėshtu, a nuk e ke parė qė pohon publikisht se nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut pėr shkak tė All-llahut. Dhe vėrtet All-llahu ia ka ndaluar zjarrin atij qė thotė: 'Nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut' vetėm pėr hir tė All-llahut".

1538. Nga Ka'b b. Maliku r.a. transmetohet se nė hadithin e tij tė gjatė pėr rrėfimin e pendimit tė tij, i cili ėshtė theksuar nė kreun pėr "Pendimin" ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė duke qenė ulur mes luftėtarėve nė Tebuk: "€'ka bėrė Ka'b b. Maliku?" Atėherė njėri nga Beni Seleme ka thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, e ka penguar guna e tij dhe shikimi nė vetvete". Pastaj Muadh b. Xhebeli r.a. i ka thėnė atij: "E shėmtuar ėshtė ajo ‡'ke thėnė!" "Pasha All-llahun, o i Dėrguari i All-llahut, ne pėr tė dimė vetėm mirė!" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e heshti kėtė (dhe nuk e kundėrshtoi)".

1539. Nga Aisheja r. anha transmetohet se njė njeri kėrkoi leje tė hyjė te Pejgamberi s.a.v.s., e ky me atė rast tha: "Lejone atė, bashkėfis i keq ėshtė ai!"

1545. Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka kaluar pranė dy varreve dhe ka thėnė: "Kėta dy janė nė adhab (duke u dėnuar). Ata nuk janė nė adhab pėr ndonjė mėkat tė madh (sipas tyre), kurse nė tė vėrtetė ėshtė mėkat i madh (tek All-llahu). Njėri prej tyre ėshtė pėrcjellės i fjalėve tė huaja (shpifės), kurse i dyti nuk ėshtė ruajtur nga pikat e urinės".

1546. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "A dėshironi t'ju tregoj ‡'ėshtė 'el-ad'hu'? Kjo ėshtė pėrcjellja e fjalėve tė huaja me qėllim urrejtjeje mes njerėzve".

1547. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Asnjė nga shokėt e mi tė mos mė tregojė asgjė pėr shokėt e mi. Unė vėrtetė dua tė dal mes jush zemėrpastėr (tė kem mendim tė mirė pėr ju)".

1548. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Do tė konstatoni se njerėzit janė tė ndryshėm: Do t'i gjeni ata qė kanė qenė tė zgjedhur dhe fisnikė nė xhahilijet, dhe kanė mbetur tė atillė, tė zgjedhur edhe nė Islam dhe kanė mėsuar dispozitat e fesė. Do ta gjeni llojin tjetėr tė njerėzve tė mirė e tė zgjedhur qė e mėrzisin fenė tonė. Mė nė fund, do tė gjeni se njerėzit mė tė kėqij janė ata me dy fytyra: njėrės anė i afrohen me njė fytyrė, kurse tjetrės me fytyrėn tjetėr".

1550. Nga Ebu Mes'udi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "E drejta tė shpie deri te e mira, kurse e mira shpie nė Xhennet. Njeriu, derisa e flet tė vėrtetėn, do tė shkruhet tek All-llahu ndėr tė drejtėt. Ndėrsa gėnjeshtra shpie deri nė mėkate, kurse mėkatet shpien nė zjarr. Njeriu, derisa gėnjen do tė shkruhet tek All-llahu si gėnjeshtar".

1551. Nga Abdull-llah b. Amr. b. el-Asi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Personi, te i cili gjenden kėto
katėr cilėsi, ėshtė hipokrit i mirėfilltė, kurse te i cili gjendet njė prej tyre, ai posedon cilėsi tė hipokrizisė derisa nuk e shporr atė: -kur i besohet di‡, tradhėton, -kur flet, gėnjen, -kur premton, mashtron, dhe -kur ėshtė nė konflikt, sillet jomoralisht".

1552. Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush mburret nė tė rrėfyerit e ėndrrave qė nuk i ka parė, do tė jetė i obliguar t'i lidhė dy qime, qė s'mund ta bėjė kurrė, kurse kush e pėrgjon bisedėn e dikujt, tė cilit nuk i vie mirė ta bėjė kėtė ai, Ditėn e gjykimit veshėt do t'i mbushen me plumb. Kush krijon figura, do tė dėnohet dhe do tė obligohet t'u japė atyre shpirt (ruh), kurse ai kėtė s'do tė mund ta bėjė".

1553. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Shpifja (iftira) mė e keqe ėshtė qė njeriu tė tregojė se ia kanė parė sytė atė qė nuk ia kanė parė".

[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]