Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
1554. Nga Semurete b. Xhundubi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut u fliste mjaft shokėve tė vet: "A ka parė ndonjė prej jush ndonjė ėndėrr?" Atij do t'ia rrėfente ėndrrat e veta ai tė cilat All-llahu i ka dhėnė ta bėjė. Njė mėngjes i Dėrguari i All-llahut na tha: "Mbrėmė mė kanė ardhur dy njerėz dhe mė thanė: do gjė lėre dhe eja me ne. Unė shkova me ta dhe hasėm njė njeri tė shtrirė, kurse njeriu tjetėr mbi tė qėndronte me njė gur, me tė cilin nė ast ia dėrrmoi kokėn (e atij qė ishte shtrirė), duke e hedhur prej sė larti mbi tė. Guri nė kokėn e tij tė dėrrmuar u ndalė. Njeriu qė e hodhi gurin u ul ta marrė atė; kurse ai me kokė tė dėrrmuar pėr njė ast u shėrua si edhe ka qenė, koka e tij u kthye nė gjendjen e mėparshme. E pastaj njeriu me gur e pėrsėriti veprimin e tij dhe bėri atė 'bėri herėn e parė". (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "Atyre tė dyve me tė cilėt kam udhėtuar u kam thėnė: Subhana-ll-llah (Lavdia i qoftė All-llahut), 'ėshtė kjo? Ata tė dy mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Kemi ecur dhe erdhėm te njė njeri tjetėr, i cili ishte i shtrirė nė shpinė, kurse njeriu tjetėr mbi tė qėndronte me sharrėn e hekurt. Ky njeriu e kapi atė qė ishte shtrirė nė shpinė, pėr njėrėn faqe (tė fytyrės) dhe me sharrė ia preu njė nofull deri pas qafės, njė vrimė tė hundės me kanxhė hekuri dhe njė sy ia preu deri pas qafės. Pas kėsaj, po ky kaloi nė anėn tjetėr tė fytyrės. Dhe bėri tė gjitha ato qė i bėri nė anėn e parė. Ai as nuk e mbaroi anėn e dytė, kurse ana e parė e fytyrės sė tij nė tėrėsi u shėrua sikur edhe ka qenė. Njeriu me sharrėn prej hekuri vazhdoi tė bėjė 'bėri mė parė". Pejgamberi mė tej tha: "Unė atėherė, pasi tė gjitha i pashė, thashė: Subhanall-llah, 'ėshtė mė kėta tė dy? Dy shokėt e mi mė thanė: 'Vazhdo, ec!'Ecėm mė tej dhe arritėm mė nė fund te di e ngjashme me tennurin (furrėn e pėrflakur)". Transmetuesi konsideron se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "E kur nė atė tennur britma dhe zhurmė. Kur vėshtruam nė tennur, e aty kishte meshkuj dhe femra tė zhveshura, kurse nė ast nėn ta flaka e zjarrit i goditte, e kur i kapte flaka, ata rėnkonin. Unė sėrish u thashė shokėve tė mi: ''ėshtė me kėta!' Dy shokėt e mi mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Ecėm mė tej dhe arritėm deri te njė lumė, (Transmetuesi thotė: "Mė duket se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė se: "ai lumė ka qenė i kuq si gjaku"), e kur nė lumė njė njeri noton, kurse nė breg tė lumit njė njeri tjetėr qėndron dhe kishte tubuar njė grumbull tė madh me gurė. E kur notuesi, qė notonte nėpėr lumė, notoi deri tek njeriu nė breg tė lumit i cili kishte tubuar njė grumbull tė madh tė gurėve, e hapi gojėn e vet, njeriu me gurė ia qiti njė gur nė gojė, e ai u kthye dhe notoi dhe sėrish u kthye deri tek ai. Sa herė qė vinte deri te njeriu me gurė nė breg, ai ia hudhte nė gojė nga njė gur. Sėrish u thashė shokėve tė mi: ''ėshtė me kėta tė dy?' Dy shokėt e mi mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Ecėm mė tej dhe arritėm deri te njė njeri, me pamje mjaft tė shėmtuar, mė tė shėmtuarėn qė kam parė ndonjėherė, kurse tek ai njė zjarr, tė cilin ai e ndez dhe rreth tij sillet. Sėrish i pyeta shokėt e mi: ''ėshtė me kėtė!' Ata sėrish mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Ecėm dhe erdhėm deri te njė kopsht,qė ishte i tėri nė terr, kurse nė tė tė gjitha llojet e luleve pranverore. Sipėr kopshtit qėndronte njė njeri i gjatė, aq i gjatė saqė pothuaj nuk ia kam parė kokėn, e cila pėr shkak tė gjatėsisė sė tij ishte nė qiell. Rreth atij njeriu kishte fėmijė, aq shumė, sa kurrė mė parė s'kisha parė. Unė sėrish u thashė shokėve: ''ėshtė me kėtė dhe 'ėshtė me kėta (fėmijėt)?' Ata sėrish mė thanė: 'Vazhdo, ec!' Ecėm dhe arritėm deri te njė dru (tendė) i madh, farė mė parė pėrkah bukuria dhe madhėsia kurrė s'kisha parė. Ata mė thanė: 'Hyr, ngjitu brenda'. Hymė brenda nė njė qytet, tė ndėrtuar nga tullat e arta dhe tė argjendta dhe erdhėm deri te dyert e qytetit dhe trokitėm, e kėrkuam hapjen e tyre. Dyert na u hapėn kurse ne hymė nė qytet, aty na pritėn njerėzit te tė cilėt njėra anė ishte pėrkah pamja aq e bukur sa nuk ke parė, kurse tjetra anė ishte pėrkah pamja aq e shėmtuar, sa nuk ke parė. Shokėt e mi u thanė atyre: 'Shkoni dhe kėrceni nė kėtė lumė, si tė ecte pėr sė gjeri, uji i tė cilit ishte si qumėsht i pastėr nė bardhėsi. Ata shkuan (deri nė lumė) dhe hynė nė tė, pastaj u kthyen te ne. Shėmtia qė ishte nė njėrėn anė tė fytyrės sė tyre u zhduk, kurse ata u bėnė me pamje shumė tė bukur". Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Dy shokėt e mi mė thanė: 'Ky ėshtė Xhenneti Adni, kurse kjo ėshtė banesa jote'. Shikimi im u ngrit nė lartėsi, kur atje njė pallat, i ngjashėm me retė e bardha. Ata mė thanė mua: 'Kjo ėshtė banesa jote'. Unė u thashė atyre tė dyve: 'All-llahu ju bekoftė tė dyve, mė lejoni tė hyj nė kėtė pallat'. Ata mė thanė: 'Tani pėr tani jo, kurse ti do tė hysh nė tė tjetėr herė'. U thashė atyre? 'Vėrtet unė kėtė natė kam parė udira, 'ėshtė ajo qė kam parė?' Mė thanė: 'Lidhur me kėtė, ne tė sqarojmė: E para: Sa i pėrket njeriut tė parė, tek i cili erdhėm, koka e tė cilit dėrrmohej me gurė, ky ėshtė njeriu qė e ka marrė (nė krye) Kur'anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara. E dyta: Sa i pėrket njeriut, fytyra, nofulla, vrimat e hundės dhe sytė e tė cilit nxirren, copėtohen dhe prehen, ky ėshtė njeriu qė zgjohet nė shtėpi tė tij, e pastaj vazhdon tė gėnjejė saqė ajo arrinė anembanė. E treta: Sa u pėrket njerėzve dhe femrave tė zhveshura qė mundohen nė furrėn e pėrflakur me flakė tė zjarrit; kėto janė laviret dhe lavirėt. E katėrta: Sa i pėrket njeriut notar nėpėr lumė, te i cili erdhe kurse tė cilit i hedhnin gurė nė gojė, ai ėshtė fajdexhi qė ka ngrėnė kamatė. E pesta: Sa i pėrket njeriut me pamje shumė tė shėmtuar tek zjarri, i cili e ka ndezur dhe rreth tij sillet, ai ėshtė Maliku, portieri i Xhehennemit. E gjashta: Sa i pėrket njeriut tė gjatė nė kopsht, ai ėshtė Ibrahimi. E sa u pėrket fėmijėve rreth tij, ata janė fėmijėt qė kanė vdekur nė pastėrtinė e tyre fėmijėrore (fitreh)". Nė transmetimin e Berkaniut thuhet: "(fėmijėt) tė lindur nė pastėrtinė e tyre fėmijėrore (fitreh)". Disa muslimanė kanė thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, edhe fėmijėt e idhujtarėve?" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Edhe fėmijėt e idhujtarėve". "E shtata: Sa i pėrket popullit, njėra anė e fytyrės e tė cilėve ishte e bukur kurse ana tjetėr mjaft e shėmtuar, kėta janė njerėz qė i kanė pėrzier punėt e mira dhe tė kėqija, kurse tė cilėve All-llahu ua ka falur punėt e kėqija".1555. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njeriut i mjafton gėnjeshtra, sikur t'i rirrėfente tė gjitha ato qė i dėgjon".
1556. Nga Semure r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ai qė transmeton hadithin, duke e ditur se ėshtė i rrejshėm, radhitet ndėr ata qė janė gėnjeshtarė".
1558. Nga Ebu Bekrete r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "A dėshironi t'ju njoftoj pėr mėkatet mė tė mėdha?" Thamė: "Gjithqysh, o i Dėrguari i All-llahut!" Ai tha: "T'i shoqėrohet di All-llahut, keqtrajtimi i prindėrve", meqė atėherė ishte i mbėshtetur, u ul dhe tha: "A nuk ėshtė ajo edhe tė folurit e rrejshėm dhe tė dėshmuarit e rrejshėm". Kėto fjalė aq i pėrsėriti, derisa thamė: "Sikur tė pushojė t'i pėrsėrisė?"
1559. Nga Ebu Zejd b. Thabit b. ed-Dahhak el-Ensariu r.a. i cili qe nga pjesėmarrėsit e Marrėveshjes sė Hudejbisė (Bejaturr-rridvanit,), transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush pėrbetohet me be joislame duke gėnjyer me qėllim, ajo (beja) ėshtė si ka thėnė, kush e mbytė veten me di, me tė do tė dėnohet nė Ditėn e gjykimit. Njeriu nuk ėshtė i obliguar ta kryej fjalėn e dhėnė tė pamundur, kurse mallkimi i besimtarit ėshtė i ngjashėm me mbytjen e tij".
1560. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Pėr njeriun e sinqertė nuk ėshtė e denjė tė jetė mallkues".
1561. Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ata qė betohen dhe mallkojnė shumė, nė Ditėn e gjykimit nuk mund tė jenė ndėrmjetės dhe dėshmitarė".
1562. Nga Semurete b. Xhundub r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos u mallkoni ndėrmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemėrimin e Tij, as me zjarrin e Tij".
1563. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk ėshtė besimtar i mirėfilltė ai qė e sulmon dhe ofendon tjetrin, qė e mallkon tjetrin, qė shprehet jomoralshėm dhe qė ėshtė i paturpshėm".
1564. Nga Ebu ed-Derdai r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet mallkimi i njė robi ndaj dikahit ngrihet nė qiell, e dyert e qiellit mbyllen nga ai, e pastaj mallkimi kthehet nė tokė, por edhe dyert e tokės mbyllen nga ai. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqėndrim, kthehet kah i mallkuari, nėse ėshtė i meritueshėm, por nėse nuk e meriton mallkimin, atėherė i kthehet mallkuesit".
1565. Nga Imran b. Husejn r. anhuma transmetohet se ka thėnė: "Derisa i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka udhėtuar nė njė udhėtim, njė grua nga el-Ensaritė ishte hipur nė deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojė. Kėtė e dėgjoi i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe ka thėnė: "Merreni nga ajo pėrgatitjen, kurse atė lėreni, sepse ajo ėshtė e mallkuar". Imrani (transmetuesi) ka thėnė: "Sikur tash po e shoh se si ecėn deveja mes njerėzve, kurse askush nuk kthehet kah ajo".
1567. Nga Ibni Mes'udi r. anhuma transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ta blasfemosh (shashė) muslimanin ėshtė mėkat, kurse ta vrasish ėshtė mosbesim (kufr)".
1570. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "Pejgamberit s.a.v.s. i sollėn njė njeri qė ishte dehur. (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "Rraheni atė!" Ebu Hurejrete ka thėnė: "Disa nga ne e kanė goditur me dorė, disa me mbathėsen e tyre, e disa me rrobat e tyre". Kur rrahja mbaroi, njė nga tė pranishmit ka thėnė: "All-llahu tė marroftė!" Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Mos fol kėshtu, mos i ndihmo shejtanit kundėr tij".
1573. Nga Abdull-llah b. Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Musliman i mirėfilltė ėshtė ai, nga gjuha dhe duart e tė cilit janė tė sigurt muslimanėt e tjerė; dhe muhaxhir i mirėfilltė ėshtė ai, qė largohet nga ajo qė All-llahu e ka ndaluar".
1575. Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Mos e urreni njėri-tjetrin, mos ia keni zili njėri-tjetrit, mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit gjatė zemėrimit, as mos i shkėputni marrėdhėniet tuaja dhe bėhuni, robėr tė All-llahut, vėllezėr tė mirėfilltė. Pėr muslimanin nuk ėshtė e lejuar tė jetojė nė zėnkė me vėllain e tij e tė mos flasė mė tepėr se tri ditė".
1576. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Dyert e Xhennetit hapen do tė hėne dhe do tė entje, dhe gjatė atyre ditėve All-llahu ia falė secilit njeri qė nuk i shoqėron asgjė All-llahut, pėrve atij qė ėshtė nė zėnkė me vėllain e tij. Atėherė do tė thuhet: "Lėrini kėta tė dy, derisa nuk pajtohen! Lėrini kėta tė dy, derisa nuk pajtohen!".
1578. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ruanu nga mendimet e kėqija, sepse mendimi i keq ėshtė gėnjeshtra mė e madhe. Mos e pėrgjoni as mos e spiunoni njėri-tjetrin, mos garoni nė tregti njėri me tjetrin, as mos ia keni zili njėri-tjetrit. Mos e urreni njėri-tjetrin, as mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit. O robėr tė All-llahut, bėhuni vėllezėr, si ju ėshtė urdhėruar. Muslimani pėr muslimanin ėshtė vėlla, prandaj nuk guxon t'i bėjė tė padrejtė, ta dėshpėrojė, as ta nėnmojė. Devotshmėria ėshtė mu kėtu. Devotshmėria ėshtė mu kėtu, duke treguar nė kraharorin e tij. Pėr njeriun ėshtė e keqe e mjaftueshme nėse e nėnmon vėllain e tij musliman. do musliman pėr do musliman ėshtė i shenjtė, i pacenueshėm: gjaku i tij, nderi i tij dhe pasuria e tij. All-llahu nuk shikon nė trupat tuaj, as nė pamjen tuaj, as nė punėt tuaja, por shikon nė zemrat tuaja".
1579. Nga Muaviu r.a. transmetohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet, nėse t'i i ndjekė tė metat e muslimanėve, atėherė do t'i nėnmoje ata, apo gati do ta bėje kėtė".
1580. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se njėherė e sollėn njė njeri pėr tė cilin kanė thėnė. "Ky ėshtė filani, mjekrra e tij pikon verė". (Ibni Mes'udi) ka thėnė: "Neve na ėshtė ndaluar ta hulumtojmė dhe ta spiunojmė njėri-tjetrin, por nėse di paraqitet haptazi, atėherė ne pėr tė dėnojmė".
1581. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ruanu nga dyshimi, sepse dyshimi ėshtė gėnjeshtra mė e madhe".
1583. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė Xhennet kush ka nė zemrėn e tij sa njė atom mendjemadhėsi". Njė njeri tha: "Vėrtet njeriu dėshiron qė rrobat dhe mbathėset tė jenė tė bukura". (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "All-llahu ėshtė i bukur, dhe e do tė bukurėn. Mendjemadhėsia ėshtė refuzim i pranimit tė sė vėrtetės dhe nėnmim i njerėzve tjerė".
1584. Nga Xhundub b. Abdull-llah r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njė njeri ka thėnė: "Pėr All-llahun, All-llahu nuk do ta falė kėtė person!" All-llahu i madhėruar nė kėtė tha: "Kush ėshtė ai qė sundon me Mua, qė Unė mos ta fal kėtė person! Vėrtet Unė e fala atė, kurse ty (qė pohon atė pėr Mua), ta shkatėrrova punėn tėnde".
1585. Nga Vathilete b. Eska r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos iu gėzo fatkeqėsisė sė vėllait tėnd, sepse All-llahu mund ta mėshirojė atė, kurse fatkeqėsinė e tij tė ta caktojė ty".
1586. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Dy gjėra te njerėzit pėr ta janė mosbesim kufr): Ngacmimi (fyerja) nė lidhje me afėrsinė, prejardhjen dhe vajtimi pėr tė vdekurin".
1587. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush na drejton armėn, nuk ėshtė prej nesh, dhe kush na mashtron, nuk ėshtė prej nesh".
1590. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ka thėnė: "Njė njeri i theksoi tė Dėrguarit tė All-llahut se ėshtė mashtruar nė blerje. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Atij qė tė shet di thuaj: La hilabete (nuk ka mashtrim te muslimanėt)".
1591. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e nxit (pėr pėrarje) gruan e njė njeriu apo tė robit tė tij, ai nuk ėshtė i yni".
1594. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "do i pabesė nė anėn e prapme tė tij Ditėn e kijametit do ta ketė flamurin e tradhtisė. Shėmtia e tij do tė jetė mė e madhe sesa do tė jetė tradhtia e tij. Kujdes, nuk ka tradhti dhe pabesi mė tė madhe sesa pabesia e sunduesit tė gjithėmbarshėm popullor".
1595. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu i madhėruar thotė: "Me tre njerėz do tė konfrontohem nė Ditėn e kijametit: me njeriun i cili premton nė emrin Tim e nuk e zbaton, me njeriun i cili e shet njeriun e lirė dhe ato tė holla i pėrdor, dhe me njeriun i cili angazhon mėditės dhe, pas kryerjes sė punės, mėditjen e kontraktuar nuk e paguan".
1596. Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Me tre vetė All-llahu Ditėn e gjykimit nuk do tė flasė; as nuk do t'i shikojė, as nuk do t'i pastrojė nga mėkatet. Pėr ta ėshtė caktuar dėnim i dhembshėm". Transmetuesi ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tri herė i pėrsėriti kėto fjalė". Ebu Dherri ka thėnė: "Janė shkatėrruar dhe kanė humbur, kush janė ata, o i Dėrguari i All-llahut". (Pejgamberi s.a.v.s.) ka thėnė: "Zgjatėsi (ai qė i lėshon poshtė rrobat apo flokėt nė shenjė mendjemadhėsie), ai qė i numėron mirėsitė e veta dhe ua mban nė hundė personave qė u ka bėrė mirė dhe ai qė mallin e tij tė pavlefshėm e shet duke u betuar rrejshėm".
1597. Nga Ijad b. Himari r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu mė ka shpallur qė ithtarėt e mi duhet tė jenė modestė ndaj njėri-tjetrit, qė askush askujt mos t'i bėjė padrejtėsi dhe qė askush mos tė lavdohet kundruall tjetrit".
1598. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur njė njeri thotė: 'shtė shkatėrruar njerėzia', ai ėshtė mė i shkatėrruari".
1599. Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos i ndėrpreni lidhjet reciproke, as mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit, dhe bėhuni, o robėr tė All-llahut, vėllezėr tė mirėfilltė. Pėr muslimanin nuk ėshtė e lejuar tė jetojė nė hidhėrim me vėllain e tij mė tepėr se tri ditė".
1602. Nga Xhabiri r.a. transmetohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet shejtani tashmė ka rėnė nė dėshpėrim se nė Siujdhesėn Arabe nuk do tė adhurohet nga falėsit e namazit, por nuk ka rėnė nė dėshpėrim se do t'i ngatėrrojė dhe ndėrprejė marrėdhėniet e tyre reciproke".
1603. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Pėr muslimanin nuk ėshtė e lejuar tė jetojė nė hidhėrim (ngatėrresė) me vėllain e tij mė tepėr se tri ditė. Kush mban hidhėrim mbi tri ditė, dhe vdes, do tė hyjė nė zjarr (tė Xhehennemit)".
1606. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė jenė sė bashku tre vetė, mos tė pėshpėrisin dy prej tyre pa tė tretin".
1607. Nga Ibni Mes'udi r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė jeni tre vetė, atėherė dy vetė mos tė pėshpėrisin mes veti, pa personin e tretė, deri atėherė kur nuk pėrziheni me njerėz, qė mos tė dėshprohet i treti".
1608. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Njė grua do tė dėnohet pėr shkak tė maces. E ka mbyllur nė shtėpi, derisa ka ngordhur, e pėr kėtė do tė hyjė nė zjarr. As s'e ka ushqyer, as nuk i ka dhėnė ujė kur e ka mbyllur, as nuk e ka lėshuar qė vetė tė ushqehet me zvarritėsit dhe insektet e tokės".
1608/1. Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet se ai ka kaluar pranė disa djelmoshave nga fisi Kurejsh, tė cilėt e kishin vendosur njė shpend pėr ta qėlluar; dhe ata e qėllonin me shtiza. Kush nuk e qėllonte, shtizėn e vet ia jepte pronarit tė shpendit. Kur e panė Ibni Umerin, djelmoshat u shpėrndanė, kurse Ibni Umeri u tha: "Kush bėn kėshtu? All-llahu e ka mallkuar kush bėnė kėshtu. Vėrtet i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e ka mallkuar dokend qė merr krijesė tė gjallė pėr cak nė tė cilin qėllohet me di".
1610. Nga Ebu Alijj Suvejd b. Mukarrini r.a. transmetohet se ka thėnė: "Unė di pėr veten nga shtatė ne vėllezėrit, bijtė e Mukarrinit. Kemi pasur vetėm njė robėreshė (shėrbėtore), tė cilėn e ka rrahur mė i vogli prej nesh fėmijėve. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. (pasi mori vesh) urdhėroi qė ta lirojmė nga robėria".
1611. Nga Ibni Mes'ud el-Bedrij r.a. transmetohet se ka thėnė: "Njė ditė unė e rraha robin tim me kamxhik, kur papritmas e dėgjova njė zė pas vetes: "Dije o Ebu Mes'ud!" - por unė nuk e kuptova zėrin nga hidhėrimi. Pasi m'u afrua zėri, ai ishte i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., qė mė tha: "Dije, o Ebu Mes'ud, se All-llahu ėshtė mė i fuqishėm se ti mbi ty se qė je ti mbi ta, me kėtė djalosh (rob)". Atėherė unė i thashė: "Unė mė kurrė nuk do ta rrahė robin tim". Nė njė transmetim thuhet: "Nga dora ime mė ra kamxhiku nga frika prej Pejgamberit s.a.v.s".. (thotė Ebu Mes'udi).
1612. Nga Ibni Umeri r.anhuma transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e rrah djaloshin (robin) e vet, pėr atė qė nuk i ėshtė pėrgjigjur, apo kush i bie shuplakė pėr kėtė shkak, atėherė kompensimi i vetėm pėr tė ėshtė ta lirojė".
1613. Nga Hisham b. Hakīm b. Hizam r. anhuma transmetohet se ai ka hasur nė Damask njė grup njerėzish nga Nabatejėt, tė
cilėt qėndronin nė diell kurse nė kokat e tyre hedhej yndyrė, e ai ka thėnė: "'ėshtė kjo?" Thanė: "Po dėnohen pėr shkak tė haraxhit". Nė njė transmetim thuhet: "Janė mbyllur pėr shkak xhizjes". Atėherė Hishami ka thėnė: "Dėshmoj se kam dėgjuar nga i Dėrguari i All-llahut duke thėnė: "Vėrtet All-llahu do t'i dėnojė ata qė i dėnojnė njerėzit nė kėtė botė". Pastaj shkoi te sunduesi dhe i tregoi ka ka dėgjuar nga Pejgamberi s.a.v.s. Sunduesi urdhėroi qė menjėherė tė lirohen Nabatejėt, dhe i kanė liruar".
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]