Nga Imam Neveviu

                                            Rijadus-salihin
                                                        (version i shkurtuar)
 
 

153. Transmetohet nga Ebu Xhuhajfe Vehb ibn Abdull-llah r.a. i cili ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. e vėllazėroi Selmanin me Ebu Derdā-nė r.a. Njė ditė Selmani i shkoi pėr vizitė Ebu Derda-sė dhe kur e sheh nėnėn e Derdasė tė veshur thjesht i thotė: "€'ėshtė puna jote?" (Ajo) Tha: "Vėllai yt, Ebu Derda nuk ka dėshirė pėr gjėrat e kėsaj bote". Pastaj vjen Ebu Derda, i pėrgatit ushqim vėllait tė vet dhe i thotė: "Ti ha, kurse unė jam duke agjėruar". (Selmani) Tha: "Unė nuk do tė ha derisa edhe ti tė mos hash me mua". Kur erdhi nata, Ebu Derda u ngrit pėr tė falė namaz (nafile) kurse Selmani i tha: "Bjer dhe fli". Ebu Derda ra tė flejė, pastaj sė shpejti u zgjua tė falet. Selmani prapė thotė: "Bjer dhe fli!" Kur nata ishte nė pėrfundim Selmani i tha Ebu Derda-sė: "Tash zgjohu!" Pasi e falėn sabahun, Selmani i thotė vėllait tė vet: "Ti vėrtet ke detyra ndaj Krijuesit tėnd, ke detyra ndaj vetvetes dhe ke detyra edhe ndaj familjes tėnde. Jepja dhe plotėsoja secilit tė drejtėn e tij". Pastaj shkon te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ia rrėfen ngjarjen. Pejgamberi s.a.v.s. thotė: "Selmani ka thėnė (dhe vepruar) tė drejtėn".

155. Transmetohet nga Ebu Rib'ij Handhale ibn Rebi' el-Usejdijji, njė nga shkruesit e tė Dėrguarit s.a.v.s. se ka thėnė: "Mė takoi Ebu Bekri r.a. dhe mė tha: "Si je o Handhale?" I thashė: "Handhale ka bėrė hipokrizi!" (Ebu Bekri) Tha: "Subhanall-llah (Lavdi i qoftė All-llahut), ‡farė po flet?" Unė i thashė: "Ne shkojmė tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i cili na flet pėr Xhennetin dhe Xhehennemin aq qartė si‡ t'i shihnim me sytė tanė, ndėrsa kur dalim nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ne jepemi pas dėfrimit me gratė, me fėmijėt dhe gjėra tė tjera dhe harrojmė shumicėn nga ajo qė dėgjuam". Ebu Bekri r.a. tha: "Pasha All-llahun, edhe ne veprojmė ashtu!" Pastaj unė dhe Ebu Bekri u nisėm derisa erdhėm tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., kur unė i thashė: "Ka bėrė hipokrizi Handhale o i Dėrguari i All-llahut!" I Dėrguari s.a.v.s. tha: "€'ėshtė ajo?" I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut ne ishim te ti, dhe ti na e tėrhoqe vėrejtjen me Xhehennem dhe Xhennet aq qartė sikur t'i shihnim me sytė tanė, por kur kemi dalė prej teje, ne e kemi vazhduar dėfrimin me gratė, fėmijėt dhe gjėrat tjera tė kėsaj bote, saqė kemi harruar shumė nga ato qė i kemi dėgjuar prej teje". I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Pasha Atė qė e posedon shpirtin tim, sikur tė ishit tė pėrhershėm - ashtu ‡farė ishit tek unė, dhe sikur kėtė vazhdimisht ta pėrkujtoni, juve do t'ju pėrqafonin dhe do t'ua kapnin duart engjėjt nė shtratin tuaj dhe nė rrugėt tuaja, mirėpo o Handhale, orė pas ore!" Kėtė e pėrsėriti tri herė".

156. Nga Ibni Abbasi r.a. transmetohet se ka thėnė: "Derisa Pejgamberi s.a.v.s. na e mbante hutbenė, njė njeri qėndronte (nė kėmbė), andaj (Alejhisselami) pyeti pėr tė dhe (tė pranishmit) i thanė: "Babai i Israilit ėshtė zotuar se do tė qėndrojė nė diell, e nuk do tė ulet, as nuk do tė strehohet nėn hije, as nuk do tė flasė, vetėm do tė agjėrojė". Atėherė Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Urdhėrojeni tė flasė, tė strehohet nėn hije, tė ulet dhe ta plotėsojė agjėrimin e tij".

160. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Keni kujdes atė qė po ua lė; ata qė kanė qenė para jush janė shkatėrruar pėr shkak tė pyetjeve tė shumta dhe divergjencave tė tyre me pejgamberėt e tyre. Kur t'ju ndaloj prej di‡kasė, largohuni prej saj, ndėrsa kur t'ju urdhėroj pėr di‡ka, atė pėrmbusheni sa tė keni mundėsi".

162. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Krejt ummeti im do tė hyjė nė Xhennet, pėrve‡ atij qė nuk do". I thanė: "E kush nuk do, o i Dėrguari i All-llahut?" Tha: "Kush mė respekton mua, ai do tė hyjė nė Xhennet, ndėrsa kush mė kundėrvihet (nuk mė respekton), ai nuk do".

165. Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se ka thėnė: "U dogj njė shtėpi nė Medine bashkė me njerėzit e saj natėn. Kur u informua pėr rastin e tyre, i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Vėrtet ky zjarri ėshtė armik juaji, andaj kur tė flini, fikeni".

168. Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka urdhėruar qė gjatė ngrėnies tė lėpihen gishtat dhe tė fshihet ena me ushqim dhe ka thėnė: "Vėrtet ju nuk e dini se ku ėshtė bereqeti".

169. Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. i cili ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. u ngrit nė mesin tonė dhe duke na kėshilluar tha: "O njerėz, ju vėrtet do tė tuboheni tek All-llahu i madhėrishėm tė zbathur, tė zhveshur dhe tė pa bėrė sunet: "Ashtu si‡ ju kemi krijuar herėn e parė do tė pėrsėrisim atė (krijim). Ky ėshtė premtimi ynė, Ne me tė vėrtetė mund ta bėjmė kėtė" (el-Enbija, 104). Kujdes, krijesa e parė e cila do tė vishet nė Ditėn e gjykimit ėshtė Ibrahimi s.a.v.s. Disa njerėz tė ummetit tim do tė sillen nė Ditėn e gjykimit dhe do t'i grabisin tė majtit (engjėjt e Xhehennemit), e unė do tė them: "O Krijuesi im, kėta janė shokėt e mi. Pastaj do tė mė thuhet: "Ti vėrtet nuk e di ‡farė kanė bėrė ata pas Teje", kurse unė do tė them si‡ ka thėnė Robi i mirė (Isai a.s.): "Kam qenė dėshmitar derisa isha nė mesin e tyre, e pasi qė ma more shpirtin, mbete Ti mbikėqyrės i tyre? Dhe Ti je dėshmitar i ‡do sendi. Nėse i dėnon, dėnon robėrit Tu, e nėse ua fal, me tė vėrtetė Ti je i fortė e i urtė" (el-Maide, 117-118), e pastaj do tė mė thuhet: "Ata vazhdimisht janė kthyer prapa (janė bėrė murted) qysh se je ndarė ti prej tyre".

173. Transmetohet nga Aisheja r.a. e cila thotė se ka thėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Kush shpik nė fenė tonė atė qė nuk ėshtė nga ajo, ajo ėshtė e refuzuar".

176. Transmetohet nga Ebu Amr Xherir ibn Abdull-llah r.a. i cili ka thėnė: "Nė pikė tė ditės ishim tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. kur i erdhėn njė grup njerėzish tė zhveshur, tė mbuluar me guna tė leshta ose me aba, me shpata tė varura pėr trup. Ishin kryesisht nga fisi Mudar. Fytyra e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. u zbeh kur e pa mospasjen e tyre. Ai pastaj hyri dhe prap doli e pastaj e urdhėroi Bilalin i cili e thirri ezanin edhe ikametin, e pasi u falėn, e mbajti njė hutbe ku tha: "O njerėz, frikėsojuni Zotit tuaj qė ju krijoi prej njė njeriu, nga i cili krijoi edhe shokun e tij pėr jetė, dhe, prej atyre dyve bėri shumė meshkuj dhe femra. Frikėsojuni All-llahut tė cilit i luteni dhe mbani lidhjet familjare! Se All-llahu, vėrtet, gjithmonė mbi ju vigjilon". (en-Nisa, 1), dhe ajetin e fundit tė sures el-Hashr: "O besimtarė, frikėsojuni All-llahut dhe tė shikojė secili se ‡'ka bėrė pėr nesėr." (el-Hashr, 18), tė ndajė sadaka secili njeri; prej tė hollave tė tij (ar e argjend), prej petkave tė tij, njė tas grurė, njė tas hurmash", saqė tha: "Po qoftė edhe me gjysmė hurme". Pastaj erdhi njė njeri prej Ensarėve qė solli njė boh‡ė tė lidhur tė cilėn nuk mund ta mbante, bile nuk e mbante dot, e pastaj pasuan njė nga njė derisa i pashė dy grumbuj me ushqim dhe rroba, kurse fytyra e tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. shkėlqente si e praruar me ar. Pastaj i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Kush sjell njė shprehi a traditė tė mirė nė Islam do tė ketė pėr tė shpėrblim, por edhe shpėrblimin e tė gjithė atyre qė pas tij e punojnė atė, pėr pa ju zvogėluar aspak shpėrblimi i tyre. Ndėrsa kush sjell nė Islam njė shprehi a traditė tė keqe, do tė jetė barrė mbi tė, por edhe barra e tė gjithė atyre qė ashtu veprojnė pas tij, pa iu zvogėluar aspak pėrgjegjėsia dhe dėnimi i atyre tė tjerėve".

177. Transmetohet nga Ibni Mes-udi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Asnjė person nuk mbytet me dhunė, e qė birit tė Ademit (Kabilit) tė mos i bie hise nga gjaku i tij, sepse ai i pari e ka filluar vrasjen".

178. Nga Ebu Mes'ud Ukbe ibn Amr el-Ensarij el-Bedrij r.a. transmetohet se ka thėnė: "Ka thėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Kush i tregon apo e udhėzon dikend nė tė mirė, do tė ketė shpėrblimin aq sa edhe ai qė e kryen atė".

179. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush thėrret nė rrugė tė drejtė, ka shpėrblim pėr tė aq sa ka edhe ai qė e ndjek, pa u zvogėluar aspak shpėrblimi i atyre qė e kryejnė, por edhe kushdo qė thėrret nė lajthitje (nė rrugė tė shtrembėr) do tė ketė mėkat po aq sa kanė edhe ata qė e ndjekin, pa u zvogėluar aspak mėkati i tyre".

182. Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Zejd ibn Halid el-Xhuhnij r.a. i cili ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e pėrgatit (me pajisje luftarake) njė luftėtar nė rrugė tė All-llahut, edhe ai ka luftuar (e ka shpėrblimin si tė atij qė ka luftuar). Kush mbetet dhe kujdeset pėr familjen e njė luftėtari duke i bėrė mirė, edhe ai ka luftuar".

184. Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka takuar njė grup tė kalorėsve nė Revha (vend afėr Medinės) dhe u ka thėnė: "Cili popull jeni ju?" Thanė: "Ne jemi muslimanė". Ata e pyetėn: "Kush je ti?" (Pejgamberi) Tha: "Unė jam i Dėrguari i All-llahut". Pastaj njė grua e ngriti fėmijėn e saj kah Pejgamberi dhe i tha: "A edhe pėr kėtė ka haxhxh?" Pejgamberi tha: "Po, kurse ti ke shpėrblim".

185. Nga Ebu Musa el-Esh'arij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Arkėtari i besueshėm musliman i cili e zbaton urdhrin dhe jep apo paguan nė mėnyrė tė plotė me gjithė dėshirė dhe ia dorėzon atij pėr tė cilin ėshtė urdhėruar ‡dokush nga dhėnėsit e zekatit".

186. Transmetohet nga Ebu Rukajje Temim ibn Evs ed-Darij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Feja ėshtė kėshillė". Thamė: "Pėr kė (o i Dėrguari i All-llahut)?" Tha: "Pėr All-llahun, Librin e Tij, tė Dėrguarin e Tij, pėr imamėt e muslimanėve dhe njerėzit e rėndomtė prej tyre".

188. Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Askush nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė pėrderisa nuk dėshiron pėr vėllain e vet atė qė e dėshiron pėr vetvetėn".

189. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Kush nga ju sheh njė tė keqe le ta ndryshojė me dorėn e tij, e nėse nuk mundet ta bėjė, atėherė me gjuhėn e tij, e nėse nuk mundet ta bėjė kėtė - atėherė me zemrėn e tij, porse ky ėshtė imani mė i dobėt".

190. Transmetohet nga Ibni Mes'udi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Asnjė pejgamber tė cilin e ka dėrguar All-llahu te njė popull para meje - nuk ka qenė, e tė mos ketė pasur havarijunė prej ummetit tė vet dhe shokė qė iu kanė pėrmbajtur sunnetit tė tij dhe kanė ndjekur porositė e tij. Pastaj kanė pasuar pas tyre gjenerata (pasardhės) tė cilėt kanė folur atė qė nuk e kanė vepruar dhe kanė vepruar atė qė nuk u qe urdhėruar. Andaj secili qė lufton kundėr tyre me dorėn e vet ėshtė besimtar, kush lufton kundėr tyre me gjuhėn e vet ėshtė besimtar, edhe ai qė lufton kundėr tyre me zemrėn e vet ėshtė besimtar. Kush prej kėtyre tė triave nuk bėn asgjė, tek ai nuk ka iman as sa kokrra e hardallit".

191. Nga Ebu-l-Velid Ibadete ibn es-Samit r.a. transmetohet se ka thėnė: "Iu zotuam tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. pėr dėgjim dhe respektim nė vėshtirėsi dhe nė lehtėsi nė vende tė gėzimit dhe tė mėrzisė dhe pėr pėrparėsi tė tij mbi ne nė gjith‡ka, dhe se nuk do tė grindemi as s'do t'ua kontestojmė udhėheqjen atyre qė janė tė denjė, pėrve‡ nėse vėrehet kufėr (mosbesim) i hapėt pėr tė cilin kemi argumentin e All-llahut tė madhėruar. (Dhe i jemi betuar Pejgamberit) Qė tė flasim vetėm tė vėrtetėn kudo qė tė jemi dhe se nuk do t'i frikėsohemi qortimit tė askujt nė lidhje me All-llahun".

193. Transmetohet nga nėna e besimtarėve Ummi Seleme Hind bint Ebi Umejje Hudhejfe r. anha se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Me tė vėrtetė do t'ju imponohen disa sundues e ju do t'i lejoni disa veprime tė tyre e disa nuk do t'i lejoni. Kush e urren (tė keqen) me zemėr ėshtė pastruar prej mėkatit, kush e gjykon (refuzon) me gjuhė, ėshtė siguruar nga mėkati, ndėrsa kush pėlqehet dhe i ndjek";... as-habėt thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, a nuk duhet tė luftojmė kundėr tyre?" Tha: "Jo, pėrderisa falin namaz me ju".

195. Nga Ebu Seid el-Hudrij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ruajuni nga tė ulurit nėpėr rrugė!" Thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, ne nuk kemi rrugėdalje nga qėndrimi ynė nė rrugė pėr tė biseduar mes veti". Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s tha: "Nėse nuk mund t'ia dilni pa qėndruar (ulur) nė rrugė, atėherė jepjani rrugės tė drejtėn e saj!" Thanė: "E ‡farė ėshtė e drejta e rrugės, o i Dėrguari i All-llahut? Tha: "Ulja e shikimit, mospengimi nė tė, kthimi i selamit, tė urdhėruarit pėr tė mirė dhe ndalimi nga e keqja".

196. Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pa njė unazė prej ari nė dorėn e njė njeriu, ia hoqi atij atė (nga dora), ia gjuajti dhe pastaj tha: "Ndonjėri prej jush drejtohet kah gaca e zjarrit e pastaj e vė nė dorėn e vet!" Pasi shkoi i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i thanė atij njeriu: "Merre unazėn tėnde dhe shfrytėzoje!" Tha: "Jo, pasha All-llahun, unė kurrė nuk e marr pasi qė e ka hudhė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s"

197. Transmetohet nga Ebu Seid el-Hasan el-Basrij se Aidh ibn Amėr r.a. hyri tek Ubejdullah ibn Zijad dhe i tha: "O biri im i vogėl, vėrtet unė e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Bariu mė i keq ėshtė rojtari i Hutamės (Xhehennemit), ruaju tė mos bėhesh prej tyre". (Ubejdull-llahu) Tha: "Ulu, se vėrtet ti je prej firės tė shokėve tė Muhammedit s.a.v.s". (Aidhi) Tha: "Vallė, a kanė pasur ata firė?" Vėrtet fira ėshtė pas tyre dhe tek tė tjerėt".

200. Nga Ebu Abdull-llah Tarik ibn Shihad el-Bexhelij el-Ahmesij r.a. transmetohet se njė njeri e pyeti Pejgamberin s.a.v.s. kurse kėmbėn e pat vendosur nė zenxhi: "Cili xhihad ėshtė mė i mirė?" (Pejgamberi) Tha: "Fjala e vėrtetė tek sunduesi keqbėrės".

201. Transmetohet nga Ibni Mes'-udi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mangėsia e parė qė i ka goditur Beni Israilėt ka qenė se njė njeri, kur e takonte njė tjetėr i thoshte: "O ti, frikėsoju All-llahut, dhe lėre kėtė qė po vepron, sepse kjo nuk tė ėshtė e lejuar. Pastaj tė njėjtin njeri e takon nesėr, e ai nė tė njėjtėn gjendje, dhe kjo megjithatė nuk e pengon qė me tė tė hajė, tė pijė dhe tė ulet bashkė. Pasi qė vepruan kėshtu (Beni Israilėt), All-llahu ua ka rrah zemrat e njėrit pėr tjetrin". Pastaj tha (lexoi ajetet 78-81 tė sures el-Maidetu): "Janė mallkuar mosbesimtarėt nga Izraelitėt, nė gjuhėn e Davudit dhe tė Isasė, tė birit tė Merjemes, pėr shkak se ishin tė padėgjueshėm, dhe gjithmonė e tepronin. Nuk e pengonin njėri-tjetrin nga tė kėqijat qė i bėnin. Vėrtet vepronin shumė keq! I sheh shumė sish si miqėsohen me ata qė nuk besojnė. shtė me tė vėrtetė shumė keq ‡ka i pėrgatisin ata vetvetes: pėr t'u hidhėruar All-llahu nė ata, ndaj ata janė nė vuajtje tė pėrhershme. E sikur t'i besonin All-llahut dhe Pejgamberit edhe asaj ‡ka i shpallet atij, ata nuk do tė bėnin miqėsi me ata, mirėpo shumica sish janė ngatėrrestarė". Pastaj (Pejgamberi pas leximit tė ajeteve) tha: "Kujdes, pasha All-llahun ju me siguri, ose do tė urdhėroni nė vepra tė mira dhe do tė ndaloni nga tė kėqijat, ose do ta rrėmbeni dorėn e zullumqarit dhe me forcė ta detyroni nė tė vėrtetėn - dhe ta kufizoni vetėm nė tė vėrtetėn, ose All-llahu do t'ju bie (rrah) me zemrat e njėrit pėr tjetrin, e pastaj me siguri do t'ju mallkojė, si‡ i ka mallkuar ata".

202. Transmetohet nga Ebu Bekėr es-Siddiku r.a. se ka thėnė: "O njerėz, ju e lexoni kėtė ajet: "O besimtarė, kujdesuni pėr vete; nėse jeni nė rrugė tė drejtė, ai qė ėshtė i humbur nuk do t'ju bėjė dot asgjė!" (el-Maidetu, 105), dhe unė e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet kur njerėzit e vėrejnė zullumqarin e nuk e kapin pėr dorė (pėr ta ndalė e penguar) ekziston rreziku qė t'i dėnojė All-llahu pėrgjithėsisht pėr atė shkak".

203. Nga Ebu Zejd Usame ibn Zejd ibn Harithe r.a. transmetohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Nė Ditėn e gjykimit do tė sillet njė njeri dhe do tė hudhet nė zjarr (Xhehennem), e organet e barkut do t'i dalin jasht dhe do tė sillet rreth tyre sikur qė sillet gomari nė rrotulluesen e mullirit. Banorėt e Xhehennemit do tė mblidhen rreth tij e do t'i thonė: "O ti filan, ‡farė tė ka ndodhur? A nuk ke urdhėruar pėr vepra tė mira dhe ke ndaluar nga tė kėqijat?" Ai do t'ju thotė: "Po, gjithsesi, kam urdhėruar pėr vepra tė mira, por vetė nuk i kam kryer, dhe kam ndaluar nga tė kėqijat, por vetė i kam punuar".

204. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Shenjat e munafikut (hipokritit) janė tri: kur flet, gėnjen; kur premton, nuk e pėrmbush premtimin, dhe kur di‡ka i besohet, ai tė tradhton".

207. Nga Ebu Hubejb Abdull-llah ibn ez-Zubjer r.a. transmetohet se ka thėnė: "Kur ka dalė Zubejri nė ditėn e betejės rreth devesė (Jevmu-l-xhemel: beteja e njohur e cila u zhvillua nė mes tė Ali b. Ebi Talibit dhe Aishes r. anhuma), mė ftoi mua dhe shkova pranė tij e ai mė tha: "Biri im, sot vriten vetėm zullumqarėt dhe tė dėmtuarit, dhe unė e shoh veten se do tė vritem si i dėmtuar. Brenga ime mė e madhe janė borxhet e mia. A e di se borxhet tona kur t'i paguajmė, prej pasurisė tonė nuk na mbetet asgjė?" Pastaj tha: "Biri im, shite pasurinė tonė dhe paguaj borxhet tona. Mė ka porositur qė ta lė pėr vete njė tė tretėn, kurse njė tė tretėn e saj pėr bijtė e tij. Do tė thotė pėr bijtė e Abdull-llah ibn ez-Zubejr tė tretėn e tė tretės. (Pastaj) Tha: "Nėse mbetet di‡ nga pasuria jonė pas pagimit tė borxhit, atėherė njė e treta e njė tė tretės pėr bijtė e tu. Hishami tha: Zubejri atėherė posa‡ėrisht i ka zgjedhur disa nipa, ndofta Hubejbin dhe Abbadin, sepse ai atėbotė kishte nėntė djem dhe nėntė vajza". Abdull-llahu pastaj tha: "(Babai im) Edhe mė tutje mė porositi rreth borxhit tė tij e mė tha: "Biri im, nėse di‡ nga kjo nuk mund ta kryesh, atėherė kėrko qė tė ndihmojė mbrojtėsi im. Tha: Pasha All-llahun, nuk e kuptova ‡'deshi derisa i thashė: O babai im, cili ėshtė mbrojtėsi yt?" Tha: "All-llahu". Tha: Sa herė qė jam gjetur nė vėshtirėsi me borxhin e tij, unė thosha: O Mbrojtėsi i Zubejrit, paguaje borxhin e tij - dhe i paguhej. (Pastaj) Tha: Kur u vra Zubejri nuk la asnjė dinar e as dirhem, por vetėm njė tokė tė papunueshme dhe njėmbėdhjetė shtėpi nė Medine, dy shtėpi nė Basra dhe nga njė nė Kufe dhe Egjipt. (Pastaj) Tha: "Ai edhe pse ka qenė aq borxhli, kur ndonjė njeri ia binte pėr ruajtje (pasurinė e tij), Zubejri i thoshte: "Jo, unė nuk mund ta pranoj pėr ta ruajtur, unė frikohem qė mos ta humbas". Ai asnjėherė nuk ka kryer funksion tė emirit, as nuk e ka mbledhur tatimin, haraxhin a tjetėr. Ai gjithnjė ka qenė nė beteja bashkė me tė Dėrguarin e All-llahut ose me Ebu Bekrin, ose me Umerin, ose me Uthmanin r.anhum. Abdull-llahu tha: "Unė kam llogaritur sa borxhe ka, dhe kam gjetur se ai ka dy mijė e dyqind mijė (dy milionė e dyqind mijė)! Njė ditė i vjen Hakim ibn Hizami Abdull-llah ibn Zubejrit dhe i thotė: "O djali i vėllait tim, sa ka vėllai im borxh? Unė ia fsheha dhe i thashė: Njėqind mijė. Hakimi tha: Pasha All-llahun, unė nuk po shoh se pasuria juaj mund ta paguaj kėtė. Abdull-llahu i tha: "€ka mendon ti, nėse borxhi ėshtė dy milionė e dyqind mijė? Tha: Unė nuk po shoh se ju mund ta kryeni kėtė, e nėse nuk mund tė bėni asgjė prej saj, mė ftoni nė ndihmė. Tha: Zubejri e pat blerė njė tokė me ka‡uba me 170.000- kurse (djali i tij) Abdull-llahu e shiti pėr njė milion e gjashtėqind mijė pastaj u ngrit e tha: "Kujt i ka di‡ka borxh Zubejri, ja ta marrė borxhin prej kėsaj toke (me ka‡uba). Atėherė erdhi Abdull-llah ibn Xhafer, tė cilit Zubejri ia kishte borxh 400.000-, andaj i tha Abdull-llahut "Nėse doni, kėtė po ua lė juve. Abdull-llahu tha: Jo, (pastaj Ibni Xhaferi) Tha: "Nėse dėshironi, kjo pagesė le tė mbetet pėr fund, nėse kanė ngelur akoma? Abdull-llahu tha: "Jo". (Ibni Xhaferi) Tha: "Mė ndani njė pjesė (tė tokės)". Abdull-llahu tha: "E jotja ėshtė prej kėtu deri atje". Abdull-llahu e shiti njė pjesė tė saj dhe me tė e pagoi borxhin kurse atij i mbetėn 4,5 sehma (masė sipėrfaqesh). Pastaj shkoi te Muaviu tek i cili ishin Amėr ibn Uthmani, el-Mundhir ibn ez-Zubejri dhe Ibni Zem-a. Muaviu i tha: "Sa kushtoi toka (gabe-ja)?" (Abdull-llahu) Tha: "€do sehm nga 100.000". (Muaviu) Tha: "Sa ka mbetur prej saj?" Tha: "Katėr sehmė e gjysmė". Atėherė Mundhir ibn Zubejri tha: "Unė po e marr njė sehm pėr 100.000". Amėr ibn Uthmani tha: "Edhe unė po e marr njė sehm pėr 100.000". Kurse Ibni Zem-a thotė: "Edhe unė po e marr njė sehm pėr 100.000". Muaviu tha: "Edhe sa ka mbetur?" I thanė: "Njė sehm e gjysmė". (Muaviu) Tha: "Edhe unė po e marr atė pėr 150.000". (Abdull-llahu) Tha: "Abdull-llah ibn Xhaferi ia shiti Muaviut pjesėn e tij pėr 600.000". Pasi Ibni Zubejri e kreu pagimin e borxhit tė tij, atėherė fėmijėt (trashėgimtarėt) i thanė: "Na e ndaj trashėgiminė tonė!" (Abdull-llah ibn Zubejri) Tha: "Pasha All-llahun, nuk do ta ndaj mes jush derisa katėr vjet tė mos e shpall dhe tė thėrras: Veni re, kujt i ka borxh Zubejri, tė vije t'ia paguajmė". Kėshtu pėr ‡do vit thėrriste nė "mevsim" (kohė e caktuar kur tubohen njerėzit, si haxhxhi etj.), dhe pasi kaluan katėr vjetėt ua ndau (trashėgiminė) dhe e mbajti njė tė tretėn (sipas testamentit tė babait). Zubejri kishte katėr gra, secilės i takoi nga njė milion e dyqind mijė, kurse shuma e pėrgjithshme e pasurisė sė tij ishte pesėdhjetė milionė e dyqind mijė".

208. Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ruajuni dhunės (padrejtėsisė), sepse dhuna ėshtė errėsirė nė Ditėn e gjykimit, ruajuni koprracisė, sepse vėrtet koprracia i ka shkatėrruar ata popuj qė kanė qenė para jush: ajo i ka shtyrė pėr derdhjen e gjakut tė tyre dhe i ka shtyrė qė ndalimet (haramet) t'i bėjnė tė lejuara (hallall)".

[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]