Nga Imam Neveviu

Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)


211. Transmetohet nga Aisheja r.anha se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush bėn zullum (dhunė, padrejtėsi) sa njė pėllėmbė tokė, do tė jetė i ngarkuar me shtatė (do ta bartė nė qafė nė Ditėn e gjykimit)".

212. Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s ka thėnė: "Vėrtet All-llahu i jep jetė tė gjatė mizorit, ndėrsa kur ta rrėmbejė nuk i shpėton dot", pastaj lexoi: "Ja, ashtu dėnon Zoti yt kur dėnon qytete qė kanė bėrė mizori. Dėnimi i tij ėshtė fort i dhembshėm". (Hūd, 102)

213. Transmetohet nga Muadhi r.a. se ka thėnė: "Mė dėrgoi i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e mė tha: "Ti do t'i vish njė populli prej Ehli Kitabit ( tė cilėve u ėshtė shpallė Libri, tė krishterėve apo jehudėve), andaj thirri ata nė dėshmi se nuk ka zot pėrve‡ All-llahut dhe se vėrtet unė jam i dėrguari i All-llahut. Nėse ata kėsaj i binden atėherė mėsoi ata qė All-llahu i ka urdhėruar me pesė namaze ‡do ditė e natė, e nėse edhe kėtė e pranojnė, atėherė mėsoi ata qė All-llahu i ka obliguar me sadaka (zekat) tė cilėn do t'ua marrish pasanikėve tė tyre e do t'ua japėsh tė varfėrve tė tyre, e nėse edhe kėtė e pranojnė, atėherė ruaju (mos merr) nga gjėrat e ‡mueshme tė pasurisė sė tyre. Dhe ruaju nga mallkimi (nėma) e tė dėmtuarit, sepse nė mes mallkimit tė tij dhe All-llahut nuk ka perde (pengesė)".

214. Transmetohet nga Ebu Humejd Abdurrahman ibn Sa'd es-Saidij r.a. se ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. e angazhoi njė njeri nga Ezdi tė cilin e quanin Ibni Lutbijje- pėr ta mbledhė zekatin. Kur ka ardhė (ky) ka thėnė: "Kjo ėshtė juaja, kurse kjo ėshtė dhuratė pėr mua". Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.av.s. u ngrit nė minber dhe pasi e falėnderoi dhe madhėroi All-llahun tha: "Unė e kam angazhuar njė njeri nga ju tė ma kryejė punėn me tė cilėn mė ka ngarkuar All-llahu, e ai vjen dhe mė thotė: Kjo ėshtė juaja, kurse kėtė e kam dhuratė qė mė ėshtė dhuruar mua. E pėrse nuk ka ndenjur nė shtėpinė e prindėrve tė vet qė ta marrė atje atė dhuratė, nėse ėshtė i sigurt? Pasha All-llahun, ‡dokush nga ju qė, pa tė drejtė, merr pjesė tė zekatit do tė vijė nė Ditėn e gjykimit duke e bartur nė qafėn e vet. Nėse e ka marrė devenė do ta bartė nė qafė dhe ajo me pėllitje do ta kumtojė turpin e tij. Nėse e ka marrė lopėn, do ta bartė nė qafė dhe ajo me palljen e vet do ta kumtojė turpin e tij. Nėse e ka marrė delen, do ta bartė nė qafė dhe ajo me blegėrimėn e vet do ta kumtojė turpin e tij". Pas kėsaj (I Dėrguari) i ka ngritur duart e veta aq sa e kemi parė bardhėsinė e sqetullave tė tij, pastaj ka thėnė: "O All-llahu im, a kam komunikuar (mjaftė)?".

215. Transmetohet nga Ebu Hurejre, r.a. se Pejgamberi s.a.v.s ka thėnė: "Kush i ka bėrė njė padrejtėsi (zullum) vėllait tė vet nė nderin e tij apo diku tjetėr, le t'i kėrkojė falje atij pėr tė sot, para se kur nuk do tė ketė dinarė e as dirhemė: nėse e ka njė vepėr tė mirė - do t'i paguhet me tė padrejtėsia; por nėse nuk do tė ketė vepra tė mira, atėherė do t'i merren mėkatet e tė dėmtuarit dhe do t'i jipen atij (qė ka bėrė zullum)".

216. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-As r. anhuma se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Musliman (i mirėfilltė) ėshtė ai nga gjuha dhe dora e tė cilit janė tė qetė muslimanėt. Kurse muhaxhir (i mirėfilltė) ėshtė ai qė i braktisė plotėsisht ndalimet e All-llahut".

219. Transmetohet nga Ebu Umame Ijas ibn Tha'lebe el-Harithij r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush ia merr tė drejtėn njė muslimani me dorėn e tij tė djathtė, All-llahu ia pėrcakton Xhehennemin dhe ia ndalon Xhennetin". Njė njeri i thotė: "Edhe nėse ėshtė ndonjė ‡ėshtje e lehtė, o i Dėrguari i All-llahut!? Tha: "Po, qoftė edhe njė rrem nga druri i misvakut".

223. Nga Ebu Hurejre r.a. pėrcillet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "A e dini kush ėshtė i falimentuar (muflis)?" (As-habėt) Thanė: "I falimentuar te ne ėshtė ai i cili nuk ka as para e as mall". Tha: "I falimentuar i ummetit tim ėshtė ai qė vjen nė Ditėn e gjykimit me namaz, me agjėrim, me zekat, por edhe me mėkatin e sharjes sė njė personi, me shpifje tė njė tjetri, me ngrėnien e pasurisė sė njė tjetri, me gjakderdhjen e njė personi, me rrahjen e njė tjetri, e kur t'u jipen atyre prej veprave tė mira tė kėtij dhe nėse harxhohen mirėsitė e tij para se t'u paguhen borxhet, atėherė do tė merren prej mėkateve tė tyre dhe do t'i ngarkohen kėtij, pastaj edhe ky do tė hudhet nė zjarr".

224. Transmetohet nga Ummi Seleme r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet unė jam njeri, ju nė konfliktet tuaja mė drejtoheni mua. shtė e mundshme qė ndonjėri prej jush ėshtė mė i aftė qė t'i shtrojė argumentet e veta dhe unė tė gjykoj nė dobi tė tij, sipas asaj qė kam dėgjuar. Andaj kujt t'ia shqiptoj tė drejtėn e vėllait tė tij, vėrtet ia kam shkėputur njė pjesė tė zjarrit (tė Xhehennemit)".

225. Transmetohet nga Ibni Umeri r. anhuma se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Besimtari ėshtė vazhdimisht nė hapėsirėn e fesė sė tij, derisa tė derdhė gjak nė mėnyrė tė palejuar".

226. Transmetohet nga Havla bint Thamir el-Ensarije - gruaja e Hamzės r.a., se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Vėrtet disa njerėz shkelin nė pasurinė e All-llahut pa tė drejtė, andaj nė Ditėn e gjykimit i pret zjarri i Xhehennemit".

227. Transmetohet nga Ebu Musa r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s ka thėnė: "Besimtari me besimtarin ėshtė i lidhur sikurse ndėrtesa, elementet e sė cilės njėri me tjetrin janė tė lidhur fort", dhe i pėrzieu gishtat e tij".

228. Transmetohet nga Ebu Musa r.a. po ashtu se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush kalon kah xhamitė apo tregjet tona, e me vete ka shigjeta (apo ‡farėdo arme), le t'i mbajė nė vendin e tyre ose le t'i kapė pėr maje (tė hekurt), qė me to tė mos pengojė ndonjė musliman".

259. Transmetohet nga En-Nu'man ibn Beshir r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Besimtarėt nė marrėdhėniet mes tyre; nė mėshirė, dashuri e miqėsi janė si njė trup, e nėse sėmuhet njė organ edhe pjesėt e tjera tė trupit shqetėsohen dhe mbarė organizmi vuan nga dhembjet, pagjumėsia dhe ngritja e temperaturės".

230. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se ka thėnė: "Pejgamberi s.a.v.s. e puthi Hasanin, tė birin e Aliut r.a., kurse tek ai ishte el-Akre' ibn Habis qė tha: "Unė kam dhjetė fėmijė dhe asnjėrin prej tyre ende nuk e kam puthur". I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e shikoi dhe tha: "Kush nuk bėnė mėshirė (ndaj tė tjerėve), nuk do tė bėhet mėshirė ndaj tij (prej All-llahut)".

231. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thėnė: "Erdhėn disa njerėz (arabė) tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e i thanė: "A i puthni ju fėmijėt tuaj?" Tha: "Po". (Ata) Thanė: "Ne, pasha All-llahun, nuk i puthim!" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "€ka mund t'ju bėjė, nėse All-llahu e ka shkėputur mėshirėn nga zemrat tuaja".

233. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nėse ndonjėri prej jush u prin njerėzve nė namaz, le tė lehtėsojė, sepse nė mesin e tyre ka tė dobėt, tė sėmurė dhe pleq. Kurse kur tė falet ndonjėri prej jush vetė, atėherė le ta zgjasė sa tė dojė".

236. Nga Ebu Katade el-Harith ibn Rib'ij r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet unė ngrihem pėr namaz dhe dėshiroj tė qėndroj gjatė nė te, por kur dėgjoj vajin e fėmijės, e lehtėsoj (shkurtoj) atė, duke mos patur dėshirė qė t'ia vėshtirėsoj (punėn) nėnės sė fėmijės".

238. Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit: nuk i bėn atij padrejtėsi e as nuk e lė nė baltė. Atij qė i ndihmon vėllait tė vet qė ta pėrballojė vėshtirėsinė dhe t'i plotėsojė dėshirat e do t'ia largojė vėshtirėsitė e tij. Atij qė ia lehtėson vėllait tė vet njė barrė (vėshtirėsi), All-llahu do t'ia lehtėsojė atij vėshtirėsitė nė Ditėn e gjykimit. Atij qė ia mbulon muslimanit ndonjė turp, All-llahu do t'ia mbulojė turpin nė Ditėn e gjykimit".

240. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Mos i bėni zili njėri-tjetrit, as mos e mashtroni njėri-tjetrin; mos e urreni njėri-tjetrin; mos ia ktheni shpinėn njėri-tjetrit, duke u hidhėruar; mos iu impononi njėri-tjetrit nė shitblerje. Bėhuni, rob tė All-llahut, vėllezėr tė vėrtetė. Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit. Nuk i bėn atij padrejtėsi, nuk e pėrul, nuk e lėshon. Devotshmėria ėshtė kėtu". Tri herė tha duke bėrė shenjė nė gjoksin e tij. "Njė njeriu i del mjaftė e keqja, nėse e nėn‡mon vėllain e tij musliman. Secilit musliman patjetėr i janė tė shenjta dhe tė paprekshme: jeta, pasuria dhe nderi i muslimanit tjetėr".

241. Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Askush nga ju nuk do tė jetė besimtar i vėrtetė derisa s'tė dėshirojė pėr vėllain e tij atė qė dėshiron pėr vetveten".

242. Transmetohet, po ashtu nga Enesi r.a., se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Ndihmoje vėllain tėnd, mizor qoftė apo i dėmtuar!" Njė njeri i tha: "O i Dėrguari i All-llahut, i ndihmoj tė dėmtuarit, por mė njofto, si t'i ndihmoj nėse ėshtė mizor?" Tha: "Ta ndalosh atė nga dhuna - kjo ėshtė ndihmė pėr te".

243. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimani ndaj muslimanit i ka pesė detyra: - Kthimi i selamit, vizita e tė sėmurit, pėrcjellja e xhenazes, tė pėrgjigjurit nė ftesė, tė pėrgjigjurit me lutje (Jerhamukell-llah, All-llahu tė mėshiroftė! - atij qė teshė dhe thotė: el-hamdu li-l-lah)".

244. Transmetohet nga Ebu Umare el-Bera ibn Azib r.a. se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. na i ka urdhėruar shtatė (gjėra) dhe na i ka ndaluar shtatė: Na ka urdhėruar vizitėn e tė sėmurit, pėrcjelljen e xhenazes, pėrgjigjen me lutje atij qė teshė, pranimin e vėrtetėsisė sė betimit, ndihmėn e tė dėmtuarit, tė pėrgjigjurit nė ftesė dhe pėrhapjen e selamit. Kurse na e ka ndaluar: vėnien e unazave tė arit, pirjen prej enės sė argjendtė, shtruarjen e jastėkut tė mėndafshtė tė mbushur me pambuk nė shpinė tė deves pėr hipje, bartjen e jelekut tė mėndafshtė tė qėndisur me lara tė linjta, bartjen e rrobave tė mėndafshta, rrobat prej arma‡it dhe prej mėndafshit, tė hollat dhe tė trashat".

245. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk e mbulon asnjė rob (njeri) robin tjetėr nė kėtė botė, e tė mos e mbulojė atė All-llahu nė Ditėn e gjykimit".

246. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Gjithė ummeti im do tė jetė i falur pėrve‡ mėkatarėve publikė, kurse prej mėkateve publike ėshtė kur njė njeri e bėn njė punė natėn, pastaj gdhihet duke qenė i mbuluar (mėkati i tij) nga ana e All-llahut, por ai thotė: "O filan, unė mbrėmė e kam bėrė kėtė dhe atė vepėr". Atė mbrėmė e pat mbuluar Krijuesi i tij, kurse ai, kur u gdhi, e zbulon atė qė ia pat mbuluar All-llahu".

248. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se ka thėnė: "Ia sollėn Pejgamberit s.a.v.s. njė njeri qė kishte pirė (alkool) dhe tha: "Rraheni!" Ebu Hurejre ka thėnė: "Tė gjithė e rrahėn; dikush me dorė, dikush me kėpucė, e dikush edhe me rroba!" Pasi u nis, disa njerėz i thanė: "All-llahu tė turpėroftė!" (Pejgamberi) Tha: "Mos thuani kėshtu, mos i ndihmoni djallit kundėr tij".

249. Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimani ėshtė vėlla i muslimanit, nuk i bėn atij padrejtėsi e as nuk e lė nė baltė. Atij qė i ndihmon vėllait tė vet qė t'i kalojė vėshtirėsitė dhe t'i plotėsojė nevojat e veta, All-llahu do t'ia plotėsojė dėshirat dhe do t'ia largojė vėshtirėsitė. Atij qė ia lehtėson muslimanit ndonjė vėshtirėsi, All-llahu do t'ia lehtėsojė vėshtirėsitė nė Ditėn e gjykimit. Atij qė ia mbulon muslimanit ndonjė turp, All-llahu do ta mbulojė turpin e tij nė Ditėn e gjykimit".

250. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Atij, qė besimtarit ia lehtėson njė brengė tė kėsaj
bote, All-llahu do t'ia lehtėsojė njė nga brengat e botės tjetėr. Atij, qė tė varfėrit ia lehtėson gjendjen, All-llahu do t'ia lehtėsojė edhe nė kėtė botė edhe nė botėn tjetėr. Atij, qė i mbulon turpet e njė muslimani, All-llahu do t'ia mbulojė atij nė tė dy botėt. All-llahu do t'i ndihmojė robit tė vet, derisa ai rob i ndihmon vėllait tė vet. Kush niset rrugės sė fitimit tė diturisė, All-llahu (pėr atė) do t'ia lehtėsojė rrugėn deri nė Xhennet. Asnjėherė nuk mblidhet njė grup i njerėzve nė njė prej shtėpive tė All-llahut (nė xhami) pėr ta lexuar Kur'anin dhe pėr ta mėsuar nė mes veti, e qė mbi ta tė mos lėshohet dhe t'i mbrojė mėshira e All-llahut, dhe qė tė mos i rrethojnė engjėjt ose qė All-llahu tė mos i lavdėrojė nė mesin e atyre qė janė tek ai (engjėjt, pejgamberėt dhe njerėzit e mirė). Atė qė e zbraps puna e tij, nuk mund ta pėrparojė prejardhja e tij".

251. Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh'arij r.a. se ka thėnė: "Kur i vinte Pejgamberit s.a.v.s. ndonjė njeri pėr ndonjė nevojė (kėrkesė), kthehej kah tė pranishmit dhe u thoshte: "Angazhohuni, ndėrhyni e do tė shpėrbleheni! All-llahu pėrcakton nėpėrmjet gjuhės sė pejgamberit tė Vet ‡'tė dojė".

253. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nė ‡do nyje tė njeriut, ‡do ditė kur paraqitet dielli, duhet dhėnė sadaka. Nėse i pajton dy (veta) dhe sillesh drejt mes tyre, edhe ajo ėshtė sadaka. Nėse dikujt i ndihmon qė tė hipė nė kalė, ose i ndihmon qė ta ngarkojė barrėn nė kalė - edhe kjo ėshtė sadaka. Edhe fjala e mirė ėshtė sadaka. Secilin hap tė cilin e bėn pėr namaz, po ashtu ėshtė sadaka. Largimi nga rruga i asaj qė i pengon kalimtarėt - edhe ajo ėshtė sadaka".

254. Nga Ummi Kulthum bint Ukbe Ebi Muajt r.a. transmetohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Nuk ėshtė gėnjeshtar ai qė vendos rregull dhe paqe (pajton) mes njerėzve, pastaj pėrcjell lajme tė mira ose flet mirė".

257. Transmetohet nga Harithe ibn Vehb r.a. qė ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "A doni t'ju kumtoj (di‡) pėr banorėt e Xhennetit? €do musliman i dobėt (nga modestia duket i tillė) dhe i pėrbuzur (nga njerėzit), nėse betohet nė All-llahun pėr di‡, All-llahu do t'ia plotėsojė. A doni t'ju kumtoj di‡ edhe pėr banorėt e Xhehennemit? (I tillė ėshtė) €do njeri kokėfortė, vetjak dhe mendjemadh".

261. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. qė ka thėnė se njė grua zezake ose njė djalosh i ri e ka fshirė me fshesė xhaminė. Pasi qė humbi (njė kohė), i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. pyeti pėr tė, e i thanė: "Ka vdekė!" (Pejgamberi) Tha: " Pėrse nuk mė keni njoftuar pėr kėtė?" Ata sikur e nėn‡mojnė atė. Ai u tha: "Ma tregoni varrin e saj apo tė tij". Pasi ia treguan varrin, ai ia fali xhenazen e pastaj tha: "Vėrtet kėto varreza janė tė errėta pėr pronarėt e tyre, dhe All-llahu i madhėruar do t'i ndri‡ojė ata pėr hir tė namazit tim pėr ta".

263. Transmetohet nga Usame r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Qėndrova nė derė tė Xhennetit, kur nė tė hynin pėrgjithėsisht tė mjerėt, kurse pasanikėt ishin tė burgosur dhe pritnin thirrjen e mbikėqyrėsve tė Xhehennemit pėr tė hyrė nė te. Dhe qėndrova nė derė tė Xhehennemit, kur nė tė pėrgjithėsisht hynin gratė".

264. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vetėm tre (fėmijė prej Beni Israilėve) kanė folur nė djep: "Isai, biri i Merjemes,dhe pronari i Xhurejxhit (tė tretit transmetuesi nuk ia pėrmend emrin). Xhurejxhi ka qenė njė njeri qė bėnte ibadet. Ai ndėrtoi pėr vete njė ndėrtesė tė posa‡me (savme'a) dhe nė tė bėnte ibadet. Duke qenė aty (njė ditė) i vjen nėna e vet, e gjeti nė namaz dhe i tha: "O Xhurejxh!" (Xhurejxhi) Tha: "O Zoti im, nėna ime apo namazi?" Dhe u pėrcaktua pėr vazhdimin e namazit, kurse nėna e tij shkoi prapė. Tė nesėrmen nė agim, prapė i erdhi nėna dhe pėrsėri e gjeti nė namaz dhe i tha: "O Xhurejxh!" (Ky pėrsėri nė namaz me zemėr) Thotė: "O Zoti im, nėna ime apo namazi im". Vendosi ta vazhdojė namazin gjer nė fund (dhe kur ta kryejė namazin atėherė t'ia ‡elė derėn dhe t'i pėrgjigjet nėnės, por nėna nuk e pret dhe kthehet si ditėn e kaluar). Ditėn e tretė, nėna e tij vjen pėrsėri dhe fillon tė thėrrasė: "O Xhurejxh!" (Xhurejxhi qė falte namaz) Tha: "O Zoti im, nėna ime apo namazi im?" Dhe prap (Xhurejxhi) e zgjedh namazin. (Nėna) Tha: "O All-llahu im, mos e vdis derisa tė shohė fytyrat e lavireve!" Beni Israilėt ndėrmjet veti e pėrmendin Xhurejxhin dhe ibadetin e tij. Aty ishte edhe njė grua lavire e cila shquhej me bukurinė e saj. (Kur dėgjoi pėr Xhurejxhin) Tha: "Nėse doni, unė e provokoj dhe e mashtroj?! "Pastaj, ajo iu ofrua, por ai as qė ia vuri veshin. Atėherė kaloi (atypari) njė bari me njė kope i cili i kullotte rreth vendit tė ibadetit (savme'a) tė Xhurejxhit, tė cilit ajo gruaja iu ofrua, me tė cilėn bariu pati marrėdhėnie intime dhe ajo mbeti shtatzėnė. Kur lindi, ajo tha: "Kjo foshnje ėshtė me Xhurejxhin!" Pastaj erdhėn (njerėzit) te savme'a e tij, ia rrėnuan dhe filluan ta rrahin. (Xhurejxhi) Tha: "€'keni, o njerėz?" Thanė: "T'i ke bėrė mėkat (zina) me kėtė lavire, dhe ajo ka lindė me ty". Tha: "Ku ėshtė foshnja?". Pasi ia sollėn aty, tha: "Mė lejoni derisa tė fal namaz, dhe u fal, pasi e kreu (namazin) erdhi te fėmija, e preku nė bark dhe tha: "O fėmijė, kush ėshtė babai yt?" (Fėmija) Tha: "Filan bariu". Pastaj iu afruan (njerėzit) e filluan ta puthin, ta pėrqafojnė dhe pastaj i thanė. "Po ta ndėrtojmė savme'an tėnd prej ari". Tha: "Jo, ma ndėrtoni pėrsėri prej balte, ‡farė ka qenė". Dhe ia ndėrtuan. Duke thithur foshnja gji te nėna e vet, kalon atypari njė kalorės hipur nė njė deve tė shtrenjtė e tė bukur dhe nėna e tij tha: "O All-llahu im, bėre djalin tim sikurse ky!" Fėmija e la gjirin, u kthye kah njeriu, e shikoi dhe tha: "O All-llahu im, mos mė bėjė si ai!" Pastaj u kthye kah gjiri dhe vazhdoi tė thithė". (Transmetuesi tregon e thotė) "Sikur po e shoh tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. se si e vė gishtin e tij tregues dhe fillon tė thithė duke na treguar". Pastaj (Pejgamberi) tha: "Pastaj (njerėzit) kaluan me njė robėreshė duke e rrahur dhe i thonin: "Ke bėrė zina, ke vjedhur". Kurse ajo thoshte: Hasbijall-llahu ve ni'mel-vekil" (All-llahu mė mjafton pėr gjith‡ka dhe Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė), nėna e foshnjės atėherė tha: "O All-llahu im, mos e bėj djalin tim si kjo". Foshnja e la thithjen dhe shikoi kah ajo e tha: "O All-llahu im, mė bėjė mua si ajo". Kėtu pėrsėritet tregimi: Nėna e foshnjės tha: "Kaloi njė njeri me pamje tė bukur, e unė thashė: "O All-llahu im, bėre djalin tim sikur ky!" Kurse ti the: "O All-llahu im, mos mė bėjė si ai". Pastaj kaluan me robėreshėn tė cilėn e rrihnin dhe i thonin se ka bėrė zina dhe ka vjedhė. Thashė: "O All-llahu im, mos e bėj djalin tim si ajo", kurse ti the: "O All-llahu im, mė bėjė mua si ajo!" (Foshnja) Tha: "Vėrtet, ai njeri ėshtė tiran, andaj dhe kam thėnė, o All-llahu im, mos mė bėrė si ai! Kurse ajo pėr tė cilėn thonin se ka bėrė zina e nuk ka bėrė, ka vjedhė, e ajo nuk ka vjedhė - thashė: O All-llahu im, mė bėjė mua si ajo".

267. Transmetohet nga Sehl ibn Sa'd r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Unė dhe mbrojtėsi (kujdestari) i bonjakut do tė jemi nė Xhennet kėshtu", dhe bėri shenjė me gishtin tregues dhe gishtin e mesėm dhe i ndau nė mes veti".

270. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Ai qė kujdeset pėr tė shkretėt dhe tė varfėrit ėshtė si ai qė lufton nė rrugė tė All-llahut". (Transmetuesi thotė) Mendoj se (Pejgamberi) tha: "Si ai qė falet pandėrprerė dhe si ai qė agjėron pandėrprerė".
 

[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]