Nga Imam Neveviu

Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)


272. Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kush i rritė (duke u kujdesur) dy vajza deri nė moshėn madhore, kur tė vjen nė Ditėn e gjykimit unė dhe ai do tė jemi si kėta dy" dhe i bashkoi gishtat".

273. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thėnė:"Hyri tek unė njė grua me dy vajza tė saja tė vogla dhe lypte, kurse tek unė nuk gjeta asgjė pėrve‡ njė hurme. Ia dhashė atė hurmė, tė cilėn ua ndau dy vajzave tė veta, duke mos ngrėnė pėr vete prej saj. Pastaj u ngrit dhe doli. Pas kėsaj hyri Pejgamberi s.a.v.s. dhe unė e njoftova kurse ai tha:"Kush vehet nė sprovė sadoqoftė me vajza dhe sillet me mirėsi ndaj tyre, ato do t'i jenė perde (mbrojtje) nga zjarri".

275. Nga Ebu Shurejh Huvejlid ibn Amr el-Huzaij r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "O All-llahu im, po e legalizoj (po e bėj tė ligjshme) tė drejtėn e dy (kategorive) tė dobėtve: tė bonjakut dhe tė femrės".

278. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Pranoni rekomandimin qė grave t'u bėni mirė! Vėrtet gruaja ėshtė krijuar nga brinja. Laku mė i madh i brinjės ėshtė mė lart. Nėse provon ta drejtosh, do ta thesh, kurse nėse e lė ‡farė ėshtė, ajo mbetet e shtrembėr. Andaj pranoni rekomandimin ndaj grave".

281. Transmetohet nga Amr ibn el-Ahves el-Xhushemij r.a. se e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. nė Haxhxhin Lamtumirės duke thėnė, pasi qė i shprehu lavdi e falėnderim All-llahut, tėrhoqi vėrejtje dhe kėshilloi, pastaj tha: "Pranoni rekomandimin qė grave t'u bėni mirė, sepse nuk e keni tė lejuar mė tepėr nė to tjetėr pos asaj (do tė thotė: dėfrimin, ruajtjen e burrit dhe tė pasurisė sė tij), por nėse haptas janė tė pamoralshme, atėherė u lejohet t'i largoni prej vetes - t'i ndani nė shtrat dhe t'i rrahni, por jo tepėr. Nėse bėhen prapė tė dėgjueshme, atėherė mos kėrkoni mėnyrė tjetėr pėr t'i shtypur (ndaj tyre silluni mirė si mė parė). Ju keni tė drejta ndaj grave tuaja dhe gratė tuaja kanė tė drejta ndaj jush. Gratė tuaja nuk guxojnė nė shtratin tuaj ta pranojnė tjetėrkend, e as ta lejojnė nė shtėpinė tuaj atė qė ju nuk e doni.Kurse e drejta e tyre nė ju ėshtė qė tė kujdeseni mirė pėr to, t'u jepni ushqim dhe t'i veshmbathni si ka hije".

282. Transmetohet nga Muavije ibn Hajde r.a. se ka thėnė: "Thashė, o i Dėrguari i All-llahut, ‡farė detyra ka secili prej nesh ndaj gruas sė vet?" (Pejgamberi) Tha: "Ta ushqesh, kur tė ushqehesh vet, ta veshmbathėsh, kur kėtė e bėnė pėr vete, mos ta rrahėsh nė fytyrė, mos ta qortosh dhe mos ta lėsh vetėm askund pėrve‡ nė shtėpi".

283. Transmetohet nga Ebu Hurejre, r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Besimtari me iman tė plotė ėshtė ai qė ėshtė mė i sjellshėm, kurse mė i miri prej jush ėshtė ai qė ėshtė mė i mirė pėr gratė e veta".

285. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kjo botė (dunjaja) ėshtė pasuri, kurse pasuria e saj mė e madhe ėshtė gruaja e mirė".

287. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur burri e thirr gruan e tij nė shtrat, e ajo kėtė e refuzon dhe nėse fle (burri) dhe e kalon natėn i hidhėruar nė te, engjėjt do ta mallkojnė (atė grua) deri nė mėngjes".

288. Transmetohet, po ashtu, nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk i lejohet gruas qė tė agjėrojė (nafile) kur e ka burrin prezent, pėrve‡ me lejen e tij. Po ashtu ajo nuk lejon hyrje nė shtėpi tė tij, pa lejen e tij".

289. Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Tė gjithė ju jeni barinj dhe secili do tė jetė pėrgjegjės pėr tufėn e tij. Mėkėmbėsi ėshtė bari, burri nė familjen e tij ėshtė bari, gruaja ėshtė bareshė nė shtėpinė e burrit tė saj dhe rojtare e fėmijėve. Pra, tė gjithė ju jeni barinj dhe secili do tė jetė pėrgjegjės pėr tufėn e tij".

291. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Sikurse ta urdhėroja dikend pėr t'i bėrė sexhde dikujt tjetėr (pėrve‡ All-llahut), do ta urdhėroja gruan pėr t'i bėrė sexhde burrit tė saj".

295. Nga Ebu Hurejre, r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Tė hollat qė i ke shpenzuar nė rrugė tė All-llahut, tė hollat qė i ke shpenzuar pėr lirimin e robėrve, tė hollat qė i ke dhėnė pėr tė varfėrit dhe tė hollat qė i ke shpenzuar pėr familjen tėnde, shpėrblimi mė i madh ėshtė pėr ato qė i ke shpenzuar pėr familjen tėnde".

296. Nga Ebu Abdull-llah (e thuhet Ebu Abdurrahman) Thevban ibn Buxhdud, rob (mevla) i tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s. transmetohet se ka thėnė: "Ka thėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "Paraja mė e vlefshme tė cilėn e shpenzon njeriu ėshtė ajo qė e shpenzon pėr familjen e vet, paraja tė cilėn e shpenzon pėr mbajtjen e kafshės pėr (luftė) nė rrugė tė All-llahut dhe paraja tė cilėn e shpenzon pėr shokėt e tij nė rrugė tė All-llahut".

298. Transmetohet nga Sa'd ibn Ebu Vekkas r.a. nė njė hadith tė tij tė gjatė tė cilin e theksuam nė fillim tė librit nė kaptinėn e Nijjetit se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i ka thėnė atij: "Vėrtet, ti nuk do tė bėsh asnjė shpenzim nė emėr tė All-llahut, e qė pėr tė tė mos shpėrblehesh, madje edhe pėr atė qė e vė nė gojėn e gruas tėnde".

299. Transmetohet nga Ebu Mes 'ud el-Bedrij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur e bėn njeriu njė shpenzim pėr mbajtjen e familjes sė tij, duke llogaritur shpėrblimin e All-llahut, ajo do tė jetė pėr te sadaka".

301/1. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk ka ditė nė tė cilėn gdhihen robtė e All-llahut e qė tė mos zbresin dy engjėj dhe njėri tė thotė: "O All-llahu im, jepi kompensim atij qė ka shpenzuar", kurse tjetri thotė:"O All-llahu im, jepi shkatėrrim atij qė (dorėn e vet) ka shtrėnguar".

301/2. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Dora e sipėrme (qė jep) ėshtė mė e mirė se dora e poshtme (qė lyp). Fillo prej familjes tėnde. Sadaka mė e mirė ėshtė ajo qė bėhet duke qenė i pasur (pasi t'i ketė plotėsuar nevojat e familjes), kush bėhet dinjitoz, All-llahu ia ruan dinjitetin dhe kujt i mjafton ajo qė ka, All-llahu do t'ia mjaftojė".

303. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. qė ka thėnė: "Hasani, i biri i Aliut r.a. (si fėmijė) njėherė e mori njė hurmė nga hurmat e dhėnura pėr sadaka dhe e shtiu nė gojė. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. i tha: "Mos, mos, gjuaje atė! A nuk e di se ne nuk hamė sadaka?!"

305. Nga Ibni Umeri r.a. transmetohet se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė:"Tė gjithė ju jeni barinj dhe secili do tė pėrgjigjet pėr tufėn e tij. Imami (udhėheqėsi - sunduesi) ėshtė bari (i popullit tė vet) dhe do tė jetė pėrgjegjės pėr tufėn e tij. Burri ėshtė bari nė familjen e vet dhe do tė pėrgjigjet pėr tufėn e tij. Gruaja ėshtė bareshė nė shtėpinė e burrit tė saj dhe ajo do tė jetė pėrgjegjėse pėr tufėn e saj. Shėrbėtori ėshtė bari (rojtar) i pasurisė sė zotėriut tė vet dhe do tė jetė pėrgjegjės pėr tufėn e tij. Pra, tė gjithė ju jeni barinj dhe secili do tė pėrgjigjet pėr tufėn e tij".

306. Transmetohet nga Amr ibn Shuajb, ky nga babai i tij, e ai nga babai i vet r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Urdhėroni fėmijėt tuaj pėr (tė falė) namaz kur t'i kenė shtatė vjet, kurse detyroni me forcė (rrahni) kur t'i bėjnė dhjetė vjet dhe ndajini nė shtrat".

308. Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aisheja r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vazhdimisht mė ka porositur Xhibrili pėr fqinjin, saqė kam menduar se edhe do t'i jep tė drejtė nė trashėgimi".

309. Transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thėnė: "Mė ka thėnė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.: "O Ebu Dherr, kur tė ziesh ‡orbė, shto nė tė ujė dhe kujdesu pėr fqinjin".

310. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson!" I thanė: "Kush o i Dėrguari i All-llahut? Tha: "Ai, fqinji i tė cilit nuk ėshtė i sigurt nga tė kėqijat e tij!".

313. Transmetohet po ashtu nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush i beson All-llahut dhe Ditės sė mbramė, mos ta shqetėsojė fqinjin e vet, kush i beson All-llahut dhe Ditės sė mbrame le ta nderojė mikun (musafirin) e vet dhe kush i beson All-llahut dhe Ditės sė mbramė le tė flasė mirė ose le tė heshtė".

316. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Shokė mė tė mirė tek All-llahu i madhėruar janė ata qė janė mė tė mirė pėr shokun e vet, dhe fqinjė mė tė mirė tek All-llahu janė ata qė janė mė tė mirė pėr fqinjin e vet".

317. Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes'ud r.a. se ka thėnė: "E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: "Cila punė ėshtė mė e dashur tek All-llahu i madhėruar?" Tha: "Namazi nė kohėn e vet". I thashė: "Pastaj cila?" Tha: "Bamirėsia ndaj prindėrve".I thashė: "Pastaj cila?" Tha: "Xhihadi (lufta) nė rrugė tė All-llahut".

318. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Fėmija prindin e vet nuk mund ta shpėrblejė pėrve‡ nėse e gjen nė pronėsi tė dikujt dhe e blen prej tij pastaj e liron (nga robėria)".

321. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. qė ka thėnė: "Erdhi njė njeri tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i tha: "O i Dėrguari i All-llahut, kush ėshtė mė i merituari i njerėzve pėr shoqėrimin tim tė mirė?" Tha: "Nėna jote". Tha: "Pastaj kush?" (Pejgamberi) Tha: "Nėna jote", tha: "Pastaj kush?" Tha: "Nėna jote", tha: "Pastaj kush?" Tha: "Babai yt".

322. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a.se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "I pėrbuzur ėshtė, i pėrbuzur ėshtė, i pėrbuzur ėshtė ai qė e arrin pleqėrinė e njėrit apo tė dy prindėrve tė tij dhe nuk hyn nė Xhennet".

324. Transmetohet nga Enesi, r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush dėshiron qė t'i shtohet furnizimi dhe t'i zgjatet jeta, atėherė le tė kujdeset dhe le t'i mbajė lidhjet farefisnore".

326. Transmetohet se Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As ka thėnė: "Erdhi njė njeri te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tha: "Tė zotohem ty pėr hixhret dhe xhihad dhe kėrkoj shpėrblimin nga All-llahu i madhėruar". (Pejgamberi) Tha: "A e ke ndonjėrin prej prindėrve gjallė?" Tha: "Po, madje tė dy i kam gjallė". Tha: "Dhe po kėrkon shpėrblim nga All-llahu i madhėruar?" Tha: "Po".(Pejgamberi) Tha: "Kthehu te prindėrit tu dhe bėrju shoqėrim e shėrbim tė mirė".

327. Transmetohet, po ashtu, nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk ėshtė e mjaftueshme vetėm mbajtja e lidhjeve farefisnore, por duhet rivendosur lidhjet e ndėrprera farefisnore".

328. Transmetohet nga Aisheja r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Afėria (e gjakut) varet nė Arsh dhe thotė: "Kush i mban lidhjet me mua, All-llahu do t'i mbajė me tė, ndėrsa kush i ndėrpret lidhjet me mua, All-llahu do t'i ndėrprejė lidhjet me tė".

330. Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekėr es-Siddikut r.a., se ka thėnė: "Mė erdhi nėna ime qė ishte ende idhujtare (mushrike) nė kohėn kur i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ishte nė marrėveshje (me idhujtarėt nė marrėveshjen e Hudejbisė), unė i kėrkova sqarim duke i thėnė: "Mė ka ardhur nėna ime qė mė do dhe ėshtė pėrmalluar, andaj a tė mbaj lidhje me te?" Tha: "Po, mbaj lidhje me tė".

336. Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd el-Ensarij r.a. se njė njeri ka thėnė: "O i Dėrguari i All-llahut, mė trego pėr njė punė qė do tė mė shpie nė Xhennet dhe do tė mė largojė nga Xhehennemi?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Ta adhurosh All-llahun dhe tė mos i shoqėrosh asgjė, ta falėsh namazin, ta ndash zekatin dhe t'i mbash lidhjet farefisnore".
 

[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]