Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)
337. Transmetohet nga Selman ibn'Amir, r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė bėjė iftar ndonjėri prej jush, le ta bėjė kėtė me hurmė, sepse ajo ėshtė begati (bereqet), nese atė nuk e ka, atėherė me ujė, sepse ai ėshtė pastėrti". Dhe ka thėnė: "Sadaka ndaj tė varfėrit ėshtė njė sadaka, kurse ndaj farefisit ėshtė sadaka e dyfishtė, sadaka dhe ndihmė".338. Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thėnė: "Unė e kam pasur njė grua tė cilėn e doja, kurse Umeri (babai i tij) e urrente dhe mė tha: "Shkurorėzoje!" Unė refuzova. Pastaj Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe i tregoi pėr kėtė. Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Shkurorėzoje!"
339. Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a. qė ka thėnė se i ka ardhur njė njeri dhe i ka thėnė: "E kam njė grua, kurse nėna ime po mė urdhėron qė ta shkurorėzoj!? (Ebu ed-Derda) Tha: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Prindi ėshtė dera e mesme e Xhennetit, nėse do, lėshoje (derėn), e nėse do, ruaje atė derė".
341. Transmetohet nga Ebu Bekrete Nufej ibn el-Harith r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "A doni t'ju njoftoj pėr mėkatet mė tė mėdha?" - tri herė - Ne i thamė: "Gjithsesi, o i Dėrguari i All-llahut!" Tha: "All-llahut nėse i pėrshkruhet shok (shirk) dhe mosdėgjimi i prindėrve". Ishte (ulur) i mbėshtetur, pastaj u drejtua dhe tha: "Veni re, edhe rrena, edhe dėshmia e rrejshme", dhe vazhdimisht e pėrsėriti kėtė saqė thamė: "Ah, sikur tė heshtte!"
342. Transmetohet nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-'As r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Mėkatet e mėdha janė: All-llahut nėse i pėrshkruhet shok (shirk); mosdėgjimi i prindėrve; vrasja e njeriut dhe betimi i rrejshėm (kur tė bėhet me qėllim dhe me vetėdije rrejshėm)".
344. Transmetohet nga Ebu Muhammed Xhubejr ibn Mut'im r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk do tė hyjė nė Xhennet ai qė i ndėrpret lidhjet". Sufjani nė transmetimin e tij thotė: "Do tė thotė lidhjet familjare". (Muttefekun alejhi) 345. Transmetohet nga Ebu Isa el-Mugire ibn Shu'be r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet All-llahu i madhėruar ua ka ndaluar (haram) mosdėgjueshmėrinė ndaj nėnave; moskryerjen e obligimit dhe kėrkimin e asaj qė nuk ju takon; dhe nėpėrkėmbjen e vajzave (varrimi pėr sė gjalli) dhe ua ka bėrė tė urrejtur (mekruh) thashethemet (kur flitet gjithka qė dėgjoni); pastaj pyetjet e shumta ( pėr ka s'ka nevojė) dhe harxhimin (e tepėrt -tė pakontrolluar) tė pasurisė (nė vende tė paparapara nga feja)".
346. Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Bamirėsi mė i mirė ėshtė qė njeriu tė mbajė lidhje me dashamirin e babait tė vet".
349. Transmetohet nga Enes ibn Maliku r.a. se ka thėnė: "Dola nė udhėtim bashkė me Xherir ibn Abdull-llah el-Bexhel-lij r.a. dhe filloi tė mė shėrbejė. Unė i thashė: "Mos vepro kėshtu!" Kurse ai m'u pėrgjigj: "Vėrtet, unė i kam parė ensarėt, kėshtu vepronin me tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. dhe unė jam zotuar nė vetvete qė asnjėrin prej tyre mos ta shoqėroj e tė mos i shėrbej".
350. Transmetohet nga Jezid Hajjan se ka thėnė: "U nisėm unė, Husajn ibn Sebre dhe Amr ibn Muslimi pėr te Zejd ibn Erkami r.a. dhe pasi u ulėm, i tha atij Husajni: "O Zejd, ti ke arritur shumė tė mira; e ke parė tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s., i ke dėgjuar fjalėt e tij, me tė ke luftuar bashkė dhe je falur pas tij. Ti, vėrtet o Zejd, ke pėrjetuar shumė tė mira, andaj na thuaj di nga ajo qė ke dėgjuar nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s.?" Tha: "O djali i vėllait, pasha All-llahun, tashmė jam plakur, ka kaluar koha ime, dika edhe kam harruar nga ajo qė mbaja nė mend nga i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., andaj atė qė jua them - pranojeni, kurse atė qė nuk jua them mos mė obligoni pėr tė", e pastaj tha: "Njė ditė, u ngrit i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe na mbajti njė fjalim te njė ujė qė quhet "Humma" nė mes tė Mekkes dhe Medines. Aty ai e falėnderoi dhe lavdėroi All-llahun, pastaj kėshilloi dhe tėrhoqi vėrejtje e pastaj tha: "O njerėz, kujdes, vėrtet unė jamė njeri, ėshtė afruar qė tė vjen i dėrguari i Krijuesit tim dhe unė do t'i pėrgjigjem, andaj po ua lė dy gjėra madhėshtore: e para ėshtė Libri i All-llahut, nė tė cilin gjendet udhėzimi dhe drita, andaj merreni Librin e All-llahut dhe pėrmbajuni atij". Nxiti dhe inkurajoi pėr Librin e All-llahut e pastaj tha: "Dhe familja ime; ua pėrkujtoj (ua tėrheq vėrejtjen) All-llahun pėr familjen time, ua pėrkujtoj All-llahun pėr familjen time!" Atėherė Husajni i tha: "E kush janė familja e tij, o Zejd? A nuk janė gratė e tij prej familjes sė tij?" (Zejdi) tha: "Gratė e tij janė prej familjes sė tij, por edhe tė gjithė ata qė u ėshtė ndaluar marrja e sadakasė pas tij, janė tė familjes sė tij". Tha: "E kush janė ata?" (Zejdi) Tha: "Ata janė familja e Aliut, familja e Akilit, familja e Xhaferit dhe familja e Abbasit". Tha: "Tė gjithė kėtyre u ėshtė e ndaluar marrja e sadakas?" Tha: "Po".
351. Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. e ky nga Ebu Bekėr es-Siddiku r.a. se ka thėnė: "Kujdesuni pėr Muhammedin s.a.v.s. nė familjen e tij".
353. Transmetohet nga Mes'ud Ukbe ibn Amr el-Bedrij el-Ensarij r.a. se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. na i prekte supet e krahėve tona (me duart e tij) gjatė namazit dhe na thoshte: "Barazohuni - drejtohuni, mos jini tė pabarazuar (nė saff), pastaj dhe zemrat tuaja do tė janė tė padrejtuara. Le tė mė pasojnė (afrohen) mua tė menurit dhe mė tė aftit, pastaj ata qė vijnė pas tyre, pastaj ata qė vijnė pas tyre".
357. Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kam parė ėndėrr se po e pėrdorja misvakun, kur mė erdhėn dy njerėz, njėri ishte mė i vjetėr se tjetri. Unė ia dhashė misvakun atij mė tė riut, kurse m'u tha: "Tė vjetrit sė pari", atėherė ia dhashė atij mė tė vjetrit".
359. Transmetohet nga Amr ibn Shuajb, nga babai i tij, kurse ai nga babai i vet r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s ka thėnė: "Nuk ėshtė prej nesh ai qė nuk ėshtė i mėshirshėm ndaj tė vegjėlve tanė dhe kush nuk ia di respektin e duhur tė vjetėrve tanė".
360. Transmetohet nga Mejmun ibn Ebi Shebib, All-llahu e mėshiroftė, se Aisheja r.a. njė lypėsi qė kaloi njėherė ia dha njė copė bukė, kurse kur kaloi njė tjetėr, qė ishte mė i veshur dhe mė i pashėm, i ofroi tė ulet, e pastaj i dha tė hajė. Kur e pyetėn pėr kėtė, ajo tha: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Gradoni njerėzit sipas gradave tė tyre".
365. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njė njeri e vizitoi njė vėlla tė vetin nė njė fshat tjetėr. All-llahu i madhėruar ia cakton njė engjėll pėr ta vėzhguar gjatė rrugės sė tij dhe kur erdhi tek ai (engjėlli) i tha: "Ku po do?" Tha: "Te njė vėlla imi nė kėtė fshat". Tha: "A mos ke ti tek ai ndonjė interes material?" Tha: "Jo, por unė atė e dua pėr All-llahun!" (Engjėlli) Tha: "Unė jam i dėrguar nga All-llahu te ti pėr tė njoftuar se All-llahu tė do ty ashtu si e do ti atė njeri".
366. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e viziton njė tė sėmurė ose e viziton vėllain e tij pėr All-llah, do tė thėrras njė thirrės (engjėll) se ti je i mrekullueshėm dhe ke vepruar pėr mrekulli, dhe se ke fituar (rezervuar) njė vend nė Xhennet".
367. Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh'arij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Shembulli i ndejės me njerėz tė mirė dhe ndejės me njerėz tė kėqinj ėshtė sikurse shitorja e miskut (parfumeria) dhe farkėtorja. Shitėsi i miskut ose tė jep (tė eros) ose tė shet, ose sė paku prej tij kundėrmon erė e kėndshme. Kurse farkėtari ose t'i djeg teshat, ose prej tij do tė vjen erė e pakėndshme (nga thėngjilli)".
368. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Gruan e martojnė katėr gjėra: pasuria materiale, prejardhja, bukuria dhe feja e saj. Andaj, pėrcaktohu pėr atė qė ėshtė e dhėnė nė fe, pėrndryshe mbetesh pėr dhé!"
369. Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. i ka thėnė Xhibrilit: "ka po tė pengon ty qė nuk po na viziton mė shpesh?" Pastaj u shpall ajeti: (Xhibrili tha) "Dhe ne, zbresim (nė Tokė), vetėm me urdhrin e Zotit tėnd. Atij i pėrket ajo qė ėshtė para nesh, dhe qė ėshtė pas nesh, dhe ajo qė ėshtė nė mes kėtyre dyjave." (Merjem, 64)
372. Transmetohet nga Ebu Musa el-Esh'arij r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njeriu nė botėn e ardhshme do tė jetė me atė qė e ka dashur".
373. Transmetohet nga Enesi r.a. se njė beduin i tha tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.: "Kur ėshtė Kijameti?" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "ka ke pėrgatitur pėr tė?" Tha: "Dashurinė pėr All-llahun dhe tė Dėrguarin e Tij". (Pejgamberi) Tha: "Ti (do tė) jesh me atė qė e ke dashur".
374. Transmetohet nga Ibni Mes'udi r.a. se ka thėnė: "Erdhi njė njeri tek i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i tha: "O i Dėrguari i All-llahut, farė thua pėr njė njeri i cili i do tė vetėt, por nuk mund t'i arrijė ata?" I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Njeriu do tė jetė me atė qė e ka dashur".
377. Transmetohet nga Usejr ibn Amr e i thuhet Ibni Xhabir se ka thėnė: "Umer ibn el-Hattabi r.a. kur i erdhėn atij njėsitė (luftarake) nga Jemeni i pyeti: "A ėshtė nė mesin tuaj Uvejs ibn Amir?" Derisa erdhi te Uvejsi r.a. dhe i tha: "A je ti Uvejs ibn 'Amir?" (Uvejsi) Tha. "Po!". "A je nga (fisi) Muradi dhe nga (familja) Karani?" (Uvejsi) Tha: "Po". (Umeri prapė vazhdoi) "A e ke pasur gėrbulėn e pastaj je shėruar prej saj pėrve njė vendi sa njė dirhem?" Tha: "Po". (Umeri) Tha: "A ke nėnė?" Tha: "Po". Tha (Umeri): "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Do t'ju vjen juve Uvejs ibn 'Amiri me njėsitė e Jemenit nga Muradi pastaj nga Karani, ai e ka patur sėmundjen e gėrbulės dhe ėshtė shėruar, pėrve nga vendi sa njė dirhem. Ai e ka nėnėn ndaj sė cilės ėshtė shumė bamirės, sikur ta luste ai All-llahun di, do t'ia plotėsojė, andaj nėse mundesh (lute) qė ai tė kėrkojė falje (magfiret) pėr ty, bėre!" (Umeri i tha): "Kėrko magfiret pėr mua!" (Dhe Uvejsi) kėrkoi falje pėr tė. Pastaj Umeri i tha: "Ku po do?" Tha: "Nė Kufe". (Umeri) Tha: "A t'i shkruaj mėkėmbėsit tė atjeshėm?" (Uvejsi) Tha: "Unė do tė jem me njerėz tė parėndėsishėm, kėtė e kam qejf mė tepėr!" Nė vitin e adhshėm nė Haxhxh vjen njė njeri i dalluar nga Kufa i cili takohet me Umerin e ky e pyet pėr Uvejsin. Ai tha: "E kam lėnė me njė shtėpi tė keqe me pak gjėsende. (Umeri) Tha: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Do t'ju vjen Uvejs ibn 'Amir me njėsitė e Jemenit nga Muradi, nga Karani, qė ka qenė i sėmurė nga gėrbula e pastaj ėshtė shėruar pėrve njė vendi sa njė dirhem. E ka njė nėnė ndaj sė cilės sillet me shum bamirėsi. Nėse i lutet All-llahut dika, ia pranon - andaj, nėse mundesh, kėrko qė tė lutet ai pėr ty". (Ky njeri nga Kufa) Shkon te Uvejsi dhe i thotė: "Kėrko falje pėr mua!" (Uvejsi) Tha: "Ti ke qenė mė vonė nė udhėtim tė mirė, andaj ti lutu pėr mua!" Pastaj i tha: "A e ke takuar Umerin?" Tha: "Po". (Mė nė fund Uvejsi) Iu lut (All-llahut) pėr faljen e atij. Pas kėsaj njerėzit e zbulojnė Uvejsin (dhe bėjnė invazion tė vėrtetė kah ai) dhe ky largohet prej tyre".
381. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.av.s. ka thėnė: "Shtatė persona (lloje njerėzish) All-llahu do t'i vendosė nėn hijen (mbrojtjen) e Tij atė ditė kur nuk do tė ketė tjetėr pėrve hijes sė Tij. Ata janė: - Imami (udhėheqėsi0 i drejtė; - njė i ri i cili ėshtė rritur nė ibadet dhe respekt tė All-llahut tė madhėruar; - njė njeri, zemra e tė cilit ėshtė e lidhur pėr xhamitė; - dy njerėz tė cilėt nė emėr tė All-llahut duhen, janė shoqėruar dhe tė tillė kanė mbetur gjer nė ndarje (vdekje); - njė njeri tė cilin e ka thirrė njė grua autoritative dhe e bukur, kurse ai e refuzon duke i thėnė se i frikėsohet All-llahut - njeriu i cili ndanė sadaka fshehurazi, ashtu qė dora e majtė nuk e di ka bėn (sa ndanė) e djathta; dhe njeriu qė nė vetmi e pėrmend All-llahun dhe i mbushen sytė me lot".
382. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s ka thėnė: "All-llahu i madhėruar nė Ditėn e gjykimit do tė thotė: "Ku janė ata qė janė dashur nė emėr tė Madhėrisė Sime? Sot do t'i vendos nėn hijen Time, nė ditėn kur nuk do tė ketė hije (mbrojtje) tjetėr pėrve hijes Sime".
383. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nuk do tė hyni nė Xhennet derisa tė besoni, dhe nuk do tė besoni derisa tė duheni ndėrmjet veti. A doni t'ju udhėzoj nė di pėr ka - nėse i pėrmbaheni do tė duheni nė mes veti? Atėherė jepni ndėrmjet veti selam".
384. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Njė njeri e vizitoi vėllain e vet nė njė fshat tjetėr. All-llahu i madhėruar ia cakton njė engjėll pėr ta vėzhguar gjatė rrugės sė tij dhe kur erdhi tek ai (engjėlli) i tha: "Ku po do?" Tha: "Te njė vėlla imi nė kėtė fshat". Tha: "A mos ke ti tek ai ndonjė interes material?" Tha: "Jo, por unė atė e dua pėr All-llahun!" (Engjėlli) Tha: "Unė jam i dėrguar nga All-llahu te ti pėr tė njoftuar se All-llahu tė do ty ashtu si e do ti atė njeri".
390. Transmetohet nga Enesi r.a. qė ka thėnė se njė njeri ishte te Pejgamberi s.a.v.s. kur kalon aty njė njeri tjetėr kurse (ky qė ishte te Pejgamberi) tha: "O i Dėrguari i All-llahut, unė vėrtet e dua kėtė njeri". Pejgamberi s.a.v.s. tha: "A e ke informuar atė (se e do)?" Tha: "Jo". (Pejgamberi) Tha: "Informoje". (Ky) E takon dhe i thotė: "Unė tė dua pėr hir tė All-llahut". (Ai) Tha: "All-llahu tė dashtė, qė tė ka bėrė tė mė duash pėr Tė".
392. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Kur All-llahu i madhėruar e do robin (e vet) i thėrret Xhibrilit: "Vėrtet All-llahu i madhėruar e do filanin, ndaj duaje edhe ti, dhe Xhibrili e do. Pastaj e shpall te banorėt e qiellit: "Vėrtet All-llahu e do filanin, ndaj duajeni edhe ju. Pastaj banorėt e qiellit e duan dhe i sigurojnė pranim nė Tokė".
394. Transmetohet nga Xhundub ibn Abdull-llah r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kush e fal namazin e sabahut, ai ėshtė nėn mbrojtjen e All-llahut, andaj mos t'i kundėrvihet askush kėsaj (mbrojtjeje) me dika, sepse kush i kundėrvihet kėsaj (mbrojtjes sė All-llahut), do ta arrijė atė All-llahu, dhe pastaj do ta gjuajė me fytyrė nė zjarr tė Xhehennemit".
396. Transmetohet nga Abdull-llah Tarik ibn Eshjem r.a. qė ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Kush thotė: LA ILAHE IL-LALL-LLAH (Nuk ka zot tjetėr pėrve All-llahut) dhe mohon hyjninė e gjithka qė adhurohet, pos All-llahut - atij i sigurohet pasuria dhe gjaku i tij, kurse llogaria (e tij definitive) ėshtė tek All-llahu".
397. Transmetohet nga Ebu Ma'bed el-Mikdad ibn el-Esved r.a. qė ka thėnė: "I thashė tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s.: "farė mendon Ti nėse unė e takoj njė njeri mosbesimtar (kafir), ne luftojmė mes veti dhe ai ma pret njėrėn dorė me shpatė, pastaj strehohet te njė lis dhe thotė: "Iu dorėzova All-llahut (u bėra musliman), a mund ta vras, o i Dėrguar i All-llahut, pasi ta thotė kėtė? (Pejgamberi) Tha: "Mos e vrit!" I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, ai ma ka prerė (kėput) njėrėn dorė, e pastaj e ka deklaruar atė!" (Pejgamberi) Tha: "Mos e vrit atė, sepse nėse e vret, atėherė ai ėshtė nė pozitėn tėnde para se ta vrasish dhe ti do tė biesh nė pozitėn e tij para se ta thotė deklaratėn tė cilėn e ka thėnė".
398. Transmetohet nga Usame ibn Zejd r.a. se ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s na dėrgoi nė Hurek (lagje e fisit) tė Xhuhejnes, e ne herėt nė mėngjes i takuam nė ujin e tyre. Unė dhe njė njeri prej Ensarėve e kapėm njėrin prej tyre, e pasi qė e paaftėsuam, ai tha: "LA ILAHE IL-LALL-LLAH" (Nuk ka zot tjetėr pėrve All-llahut), atėherė ensariu u pėrmbajt, kurse unė gjuajta me shigjetėn time dhe e vrava. Kur u kthyem nė Medine, Pejgamberi s.a.v.s. mėsoi pėr kėtė ngjarje dhe mė tha: "O Usame, a e vrave pasi qė ka thėnė: La ilahe il-lall-llah?" I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, ai kėtė e ka thėnė pėr t'u mbrojtur". (Pejgamberi) Mė tha: "A e ke vrarė pasi qė ka thėnė: La ilahe il-lall-llah?" Atėherė kėtė fjalė e ka pėrsėritur aq shumė, saqė dėshirova tė mos e kisha pranuar Islamin deri atė ditė".
402. Transmetohet nga Ibni Mes'udi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Nė atė ditė (Ditėn e gjykimit) do tė sillet Xhehennemi me shtatėdhjetė (frena dhe nė do fre do tė ketė nga shtatėdhjetė) engjėj qė e tėrheqin".
411. Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Unė vėrtet shoh atė qė ju nuk e shihni. Qielli krikėllon dhe i takon (i ka hije) qė tė krikėllojė. Nė tė nuk ka vend nė madhėsi tė katėr gishtave e tė mos ketė njė engjėll me fytyrė nė sexhde pėr All-llahun e madhėruar. Pasha All-llahun, sikur tė dinit ju ka di unė, do tė qeshnit pak e do tė qanit shumė dhe as qė do tė dėfreheshit me gratė nė shtrat, por do tė dilnit nė rrugė dhe do tė kėrkonit ndihmėn e All-llahut tė madhėruar".
413. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. qė ka thėnė: "I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. e lexoi: "Atė ditė ajo (Toka) i tregon lajmet e veta". (ez-Zilzal,4), pastaj tha: "A e dini cilat janė lajmet e saj?" Thanė: "All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri". Tha: "Lajmet e saj janė qė tė dėshmojė pėr secilin rob apo robėreshė se 'kanė punuar nė sipėrfaqen e saj dhe do t'i thotė: 'ke punuar kėtė dhe kėtė (filan punėn), nė filan ditėn!' Ja, pra, kėto janė lajmet e saj".
[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]