Nga Imam Neveviu

Rijadus-salihin
(version i shkurtuar)


416. Transmetohet nga Aisheja r.a. se ka thėnė: E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. duke thėnė: "Nė Ditėn e gjykimit njerėzit do tė ringjallen tė zbathur, tė zhveshur dhe tė pabėrė sunnet". Unė i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, a meshkujt dhe femrat bashkė, tė shikojnė nė njėri-tjetrin?" Tha: "Oj Aishe, gjendja (‡ėshtja) do tė jetė aq e ashpėr saqė askujt nuk do t'i bie ndėrmend ta shikojė tjetrin". Sipas njė transmetimi tjetėr: "€ėshtja do tė jetė mė e rėndėsishme se sa tė shikojnė njėri-tjetrin".

418. Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "All-llahu i madhėruar thotė: "Kush vjen me njė vepėr tė mirė do tė ketė shpėrblim pėr tė dhjetėfish e mė tepėr, kurse kush vjen me njė vepėr tė keqe do tė ketė dėnim vetėm sa njė vepėr, ose do ta fal. Kush mė afrohet pėr njė pėllėmbė, Unė i afrohem pėr njė kut; kush mė afrohet njė kut, Unė i afrohem atij njė pash. Kurse kush mė vjen duke ecur, Unė i shkoj atij duke vrapuar. Kush mė takon Mua me mėkate sa madhėsia e Tokės por nuk mė shoqėron asgjė, do ta takoj Unė ate me po aq falje (magfiret)".

419. Transmetohet nga Xhabiri r.a. qė ka thėnė "Erdhi njė beduin te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha: "O i Dėrguari i All-llahut, cilat janė dy veprat obliguese (qė tėrheqin pas veti shpėrblim apo dėnim nė botėn tjetėr)?" Pejgamberi s.a.v.s. tha: "Kush vdes duke mos i shoqėruar All-llahut asgjė, do tė hyjė nė Xhennet. Dhe kush vdes duke i shoqėruar All-llahut di‡, do tė hyjė nė Xhehennem".

420. Transmetohet nga Enesi r.a. se Pejgamberi s.a.v.s u nis (pėr rrugė), kurse Muadhi ishte hipur (devesė - kalit) pas shpinės sė Pejgamberit, e ai i tha: "O Muadh!" (Muadhi) Tha: "Si urdhėron, o i Dėrguari i All-llahut (Lebbejke ve sa'dejke)!" (Pejgamberi) Tha: "O Muadh!" Tha: "Si urdhėron, o i Dėrguari i All-llahut" - tri herė - (Pejgamberi) Tha: "Nuk ka asnjė njeri (rob) i cili dėshmon qė nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut dhe qė Muhammedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij me zemėr tė sinqertė - e qė tė mos ia ketė ndaluar All-llahu atij Xhehennemin". (Muadhi) Tha: "O i Dėrguari i All-llahut, a t'ua kumtoj kėtė njerėzve qė tė gėzohen?" Tha: "Atėherė, do t'i mbėshteten". Muadhi kėtė e kumtoi pak para vdekjes tij, nga frika se do tė bėjė mėkat pėr fshehjen e njė diturie".

421. Transmetohet nga Ebu Hurejre ose Ebu Se'id el-Hudrij r.a. (dyshon transmetuesi se cili prej kėtyre dyve saktėsisht ka thėnė): "Pasi u zhvillua beteja nė Tebuk, i kaploi njerėzit uria, andaj (erdhėn te Pejgamberi dhe thanė: "O i Dėrguari i All-llahut, a na lejon t'i therim devetė tona e tė ushqehemi me to dhe tė lyhemi (me yndyrėn e tyre pėr shkak tė vapės)? I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. u tha: "Bėjeni". Pastaj erdhi Umeri r.a. dhe tha: "O i Dėrguari i All-llahut, nėse e bėn (lejon) kėtė, do tė na pakėsohen devetė (dhe do tė dobėsohemi), por bėrju thirrje qė ta grumbullojnė pjesėn e mbetur tė ushqimit, pastaj lute All-llahun qė ta begatojė, ndoshta All-llahu do ta bėjė atė tė begatshėm". Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Ani, mirė" pastaj kėrkoi njė qilim lėkurė (pėr shtruarjen e ushqimit) tė cilin e shtroi, pastaj kėrkoi qė t'ia sjellin ushqimet e tyre qė u kanė mbetur. Kėshtu njė njeri solli njė grusht bukė misri, njė tjetėr solli njė grusht hurma, kurse njė tjetėr grimca (tė bukės) dhe kur tė gjitha kėto i tubuan nė shtrojen e lėkurės, e gjithė kjo ishte sasi e vogėl ushqimi. Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s bėri njė lutje (dua) pėr bereqet, e pastaj tha: "Merrni ushqim nė enėt tuaja". Dhe (njerėzit) morėn ushqim nė enėt e tyre ashtu qė nuk lanė asnjė enė tė ushtrisė pa e mbushur me ushqim. Hėngrėn derisa u ngopėn - dhe nė fund prap mbeti ushqim. Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut dhe se unė jam i dėrguar i All-llahut. Nuk e takon All-llahu asnjė rob qė i vjen me kėto dyja (me shehadet), duke mos pasur kurrfarė dyshimi, e tė jetė i penguar nga Xhenneti".

422. Transmetohet nga 'Itban ibn Malik r.a. i cili ishte pjesėmarrės i betejės sė Bedrit qė ka thėnė: "E falsha popullin tim Beni Salim. Mua dhe ata na ndante njė luginė, kur binin shira (tė mėdha) mua mė bėhej vėshtirė tė kaloj (deri) te xhamia e tyre, andaj erdha te i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. dhe i thashė: "Mė ėshtė dobėsuar tė pamurit, kurse lugina e cila gjendet midis meje dhe popullit tim vėrshohet kur bien shira dhe mė vėshtirėsohet kalimi i saj, andaj do tė dėshiroja qė tė vish e tė falesh nė njė vend nė shtėpinė time, tė cilėn unė do ta bėja faltore". I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Do ta bėj kėtė". Tė nesėrmen mė erdhi i Dėrguari i All-llahut me Ebu Bekrin r.a., pasi qė kaloi mjaftė dita. I Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. (para derės) kėrkoi leje (pėr hyrje), unė i dhashė leje, e ai pasi hyri ende pa u ulur tha: "Ku po do ti qė tė falem nė shtėpinė tėnde?" Unė i tregova vendin ku dėshiroja tė falet nė tė. I Dėrguari s.a.v.s. - aty qėndroi nė kėmbė, mori tekbir, kurse ne pas tij u radhitėm (nė saff), ku ai i fali dy rekate pastaj dha selam e edhe ne pas tij. Pastaj e mbajta nė shtėpi pėr drekė tė cilėn ia pėrgatitėm atij (nga mielli i fėrguar me dhjam). Kur dėgjuan tė afėrmit (vendėsit, fqinjėt) se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ndodhet nė shtėpinė time, u tubuan burrat, saqė u mbush shtėpia plotė. Njė njeri tha: "€'bėri Maliku, nuk po e shoh?" Njė tjetėr tha: "Ai ėshtė dyfytyrėsh, nuk e don All-llahun e as tė Dėrguarin e Tij!" I Dėrguari i All-llahut tha: "Mos thuaj ashtu, a nuk e sheh se ka thėnė: La ilahe il-lall-llah- duke dėshiruar me te kėnaqėsinė e All-llahut?" (Ai njeriu) Tha: "All-llahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri, mirėpo sa na pėrket neve, pasha All-llahun, ne nuk e shohim dashurinė e tij, as tė folurit e tij pėrve‡ te munafikėt!" Atėherė i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. tha: "Vėrtet, All-llahu ia ka ndaluar zjarrit (Xhehennemit) atė qė thotė: - La ilahe il-lall-llah - me tė cilėn dėshiron ta arrijė kėnaqėsinė e All-llahut".

425. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. qė ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s duke thėnė: "All-llahu e ka ndarė (bėrė) mėshirėn njėqind pjesė. Nėntėdhjetė e nėntė i ka mbajtur pėr Vete, kurse (vetėm) njė pjesė e ka lėshuar nė Tokė. Nga ajo pjesė tė gjitha krijesat mėshirohen mes veti, saqė edhe kafsha e ngre thundrėn (kėmbėn) e saj nga i vogli i saj nga frika se mos e lėndon". Kurse sipas njė transmetimi tjetėr: "Vėrtet All-llahu i ka njėqind mėshira (rahmete), dhe vetėm njė prej tyre e ka lėshuar nė mes tė xhinėve, njerėzve, kafshėve dhe insekteve. Dhe me atė njė mėshirė nė mes veti duhen dhe mėshirohen dhe me tė egėrsira e do tė voglin e saj. Kurse nėntėdhjetė e nėntė mėshirat e tjera All-llahu i ka lėnė pėr mėshirė ndaj robėrve tė Tij nė Ditėn e gjykimit".

426. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. duke rrėfyer nga Krijuesi i tij i madhėruar ka thėnė. "Njė rob bėn njė mėkat, dhe thotė: "O All-llahu im, ma fal mėkatin tim", kurse All-llahu i madhėruar do tė thotė: "Robi im ka bėrė njė mėkat dhe e ka ditur se e ka Krijuesin i cili e fal mėkatin, por edhe dėnon pėr mėkat". Pastaj kthehet dhe pėrsėri bėn mėkat, e pastaj thotė: "O Zot, ma fal mua mėkatin", kurse All-llahu xh.sh. thotė. "Robi im bėri njė mėkat, por e di se ka Krijuesin qė fal mėkat, por edhe dėnon pėr mėkat". Pastaj kthehet dhe pėrsėri bėn mėkat, dhe prapė thotė: "O Zot, ma fal mua mėkatin", kurse i Lartmadhėrishmi thotė: "Robi im bėri njė mėkat, por e di se ka Krijuesin i cili fal mėkat, por edhe dėnon pėr mėkat. Unė tashmė, e kam falur robin tim, le tė veprojė ‡'tė dojė!"

427. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Pasha Atė, nė dorė tė tė cilit gjendet shpirti im, sikur ju tė mos bėnit mėkat, do t'ju zhdukte All-llahu dhe do tė sillte njė popull qė bėnė mėkate, pastaj kėrkon falje dhe All-llahu e madhėruar i fal".

428. Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd r.a. qė ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s duke thėnė: "Sikur ju tė mos bėnit mėkate, All-llahu do tė krijonte krijesa qė do tė gabojnė, e pastaj kėrkojnė falje (bėjnė istigfar) dhe do tė falen".

431. Transmetohet nga Muadh ibn Xhebeli r.a. qė ka thėnė: "Isha i hipur nė gomar pas Pejgamberit s.a.v.s. kur mė tha: "O Muadh, a e di cila ėshtė e drejta e All-llahut ndaj robėrve tė tij, dhe ‡ka ėshtė e drejta e robėrve ndaj All-llahut?" Thashė: "All-llahu dhe i Dėrguari i tij e dinė mė sė miri". Tha: "Vėrtet, e drejta e All-llahut ndaj robėrve ėshtė qė ata ta adhurojnė dhe mos t'i shoqėrojnė asgjė, kurse e drejta e robėrve ndaj All-llahut ėshtė qė mos t'i dėnojė ata qė nuk i shoqėrojnė asgjė". Thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, a t'i pėrgėzoj njerėzit?" Tha: "Mos i pėrgėzo, qė tė mos mbėshteten nė tė".

432. Transmetohet nga el-Bera' ibn 'Azib r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: "Muslimani kur tė pyetet nė varr, do tė dėshmojė se nuk ka zot tjetėr pėrve‡ All-llahut dhe se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i tij". Kėtė e vėrtetojnė fjalėt e All-llahut: "All-llahu do t'i forcojė besimtarėt me fjalė tė forta edhe nė kėtė edhe nė atė botė." (Ibrahim, 27)

433. Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Vėrtet kur mosbesimtari e bėn njė bamirėsi, ai pėr te do tė shpėrblehet me furnizim (kėnaqėsi) tė kėsaj bote, kurse besimtari, atij All-llahu ia deponon shpėrblimet pėr Ahiret, kurse pėr kėtė botė i jep furnizim sipas dėgjueshmėrisė sė tij". Nė njė transmetim tjetėr thuhet: "Vėrtet All-llahu nuk e dėmton njė besimtar pėr njė bamirėsi, i jep pėr tė nė kėtė botė, por e shpėrblen edhe nė botėn tjetėr (Ahiret). Kurse mosbesimtari (kafiri) pėr bamirėsinė e tij qė e bėn pėr All-llahun e madhėruar shpėrblehet me furnizim nė kėtė botė - ndaj kur tė shkojė nė botėn tjetėr nuk do tė ketė asnjė bamirėsi qė tė shpėrblehet pėr tė".

434. Transmetohet nga Xhabiri r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Shembulli i pesė namazeve, ėshtė si shembulli i njė lumi qė rrjedh shumė para derės sė ndonjėrit prej jush nė tė cilin pastrohet ‡do ditė nga pese herė".

436. Transmetohet nga Ibni Mes'udi r.a. qė ka thėnė: "Ishim me tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. afėr dyzet veta nė njė Kuba (shtėpi arabe e vogėl, e rrumbullakėt nga tenda) kur tha: "A jeni tė kėnaqur qė tė jeni njė e katėrta e xhennetlive?" Thamė: "Po". Tha: "A jeni tė kėnaqur qė tė jeni njė e treta e xhennetlive?" Thamė: "Po". Tha: "Pasha Atė, nė dorė tė tė cilit gjendet shpirti i Muhammedit, unė me siguri shpresoj qė ju do tė jeni gjysma e xhennetlive. Ngase nė Xhennet nuk do tė hyjė kush pėrve‡ atij qė ėshtė musliman. Ju sot, kundrejt idhujtarėve, jeni sikurse qimja e bardhė nė lėkurėn e mėzatit tė zi, ose sikur qimja e zezė nė lėkurėn e mėzatit tė kuq".

443. Transmetohet nga Ebu Nexhih Amr ibn Abese es-Sulemij r.a. qė ka thėnė: "Unė kur isha nė xhahilijet (periudha paraislame) konsideroja se njerėzit janė nė lajthitje dhe ata nuk janė nė asgjė, dhe (sepse) ata i adhuronin idhujt. Kur dėgjova pėr njė njeri nė Mekke i cili kumton lajme i hipa devesė dhe shkova tek ai, kur ai njeri ishte i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s., qė fshehej nga populli i vet (tė cilėt e ndiqnin dhe mundonin), andaj unė duke u fshehur hyra te ai nė Mekke dhe i thashė: "Kush je ti?" Tha: "Unė jam pejgamber (nebijjun)". I thashė: "E ‡'ėshtė pejgamberi?" Tha: "Mua mė ka dėrguar All-llahu". I thashė: "Me ‡ka tė ka dėrguar?" Tha: "Mė ka dėrguar qė tė predikoj mbajtjen e lidhjeve familjare, thyerjen e idhujve dhe tė njėsohet All-llahu pa i shoqėruar asgjė". Thashė: "Kush ėshtė me ty nė kėtė (rrugė)?" Tha: "I liri dhe robi". Me te ishin atėherė Ebu Bekri dhe Bilali r.a. I thashė: "Unė, vėrtet, do tė pasoj ty". Tha: "Ti, vėrtet, tash assesi nuk do tė mundesh, a nuk po e sheh gjendjen time dhe tė njerėzve (tė mi)? Por, kthehu nė shtėpi, dhe kur tė dėgjosh se kam dalė publikisht, atėherė eja". (Transmetuesi vazhdon:) Tha: "Pastaj shkova nė shtėpi, kurse i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. erdhi nė Medine, dhe unė duke qenė te familja ime, fillova tė pyes pėr lajmet, i pyetja njerėzit qė vinin nga Medina derisa erdhi njė grup prej medinasve qė u thashė: "€farė po bėn ai njeriu qė erdhi nė Medine?" Thanė: "Njerėzit nxitojnė tek ai (nga tė gjitha anėt), kurse populli i tij dėshiroi ta likuidojė, por nuk ia arritėn". Pastaj unė shkova nė Medine, hyra tek ai dhe i thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, a po mė njeh?" Tha: "Po, ti je ai qė je takuar me mua nė Mekke" (Transmetuesi thotė:) I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, mė njofto nga ajo qė tė ka mėsuar All-llahu, e qė unė nuk e di, mė thuaj di‡ pėr namazin?" Tha: "Fale namazin e sabahut, pastaj prit mos fal namaz (nafile) derisa tė lind dielli dhe tė ngritet lartė sa njė shtizė. Kur lind dielli, lind nė mes dy brirėve tė djallit (dy yje kundrejt yllit Sqap - astr.) dhe atėherė atij (diellit) i bėjnė sexhde mosbesimtarėt. Pastaj fal (njė namaz) se vėrtet ai namaz ėshtė publik dhe i arritshėm, derisa tė bėhet hija e shtizės sa shtiza (kur tė shkurtohet hija maksimalisht), atėherė ndėrpreje namazin (ose: mos fal namaz), sepse atėherė merr flakė Xhehennemi, kur tė zgjatet hija, atėherė falu, sepse vėrtet ai namaz ėshtė publik dhe i arritshėm deri tė falet ikindia, pastaj prap ndėrpreje (tė falurit namaz) derisa tė perėndojė dielli sepse ai perėndon nė mes dy brirėve tė djallit (koha e djallit) dhe atėherė atij i bėjnė sexhde mosbesimtarėt". (Transmetuesi mė tutje vazhdon) I thashė (Pejgamberit): "O Pejgamber i All-llahut, mė fol mua pėr abdestin?" Tha: "Cilido njeri prej jush qė bėn pėrgatitje pėr abdest, pastaj e shpėrlan gojėn dhe hundėn deri nė thellėsi, atėherė i bien mėkatet e fytyrės, gojės dhe hundės sė tij. Pastaj, kur ta lajė fytyrėn e tij ashtu si‡ e ka urdhėruar All-llahu, atėherė i bien mėkatet e fytyrės nėpėr mjekrėn e tij bashkė me ujin. Pastaj i lan duart deri mbi bėrryla, atėherė i bien mėkatet e duarve bashkė me ujin kah majet e gishtave. Pastaj kur e fėrkon kokėn (me dorė tė lagur), atėherė i bien mėkatet e kokės bashkė me ujin nėpėr maje tė flokėve. Pastaj kur lanė kėmbėt deri te zogu i kėmbės, atėherė i bien mėkatet e kėmbėve bashkė me ujin kah majet e gishtave. Pastaj, ai nėse edhe ngrihet dhe falet; i shpreh lavdi All-llahut tė madhėruar, e falėnderon dhe lavdėron ashtu si‡ meriton, dhe e zbraz zemrėn e tij pėr All-llahun - do tė lirohet prej mėkateve tė tij ashtu si‡ ka qenė kur e ka lindur nėna e tij". Kur ia rrėfen Amr ibn Abese (transmetuesi) kėtė hadith Ebu Umamės qė ishte sahabij i tė Dėrguarit s.a.v.s. - Ebu Umame i tha: "O Amr ibn Abese, shiko ‡'po flet nė njė vend qė ta ka mundėsuar ky njeri?" Atėherė Amri i tha: "O Ebu Umame, unė jamė moshuar me vjet, dhe eshtrat mė janė dobėsuar, edhe exheli mė ėshtė afruar, dhe unė nuk kam nevojė tė gėnjej pėr All-llahun e madhėruar e as pėr tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. Po ta kisha dėgjuar kėtė prej tė Dėrguarit s.a.v.s. vetėm njė herė, apo vetėm dy herė, apo vetėm tri herė (dhe numėroi deri nė shtatė herė), nuk do ta flisja kurrė, por unė e kam dėgjuar atė edhe mė tepėr se aq".

446. Transmetohet nga Xhabir ibn Abdull-llahu r.a. se ai e ka dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s. - tri ditė para se tė vdesė duke thėnė: "Le tė mos e gjejė vdekja asnjėrin prej jush, e tė mos ketė pėr All-llahun e madhėruar mendim tė mirė (shpresė)".

447. Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thėnė: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut s.a.v.s duke thėnė: "All-llahu i madhėruar thotė: "O biri i Ademit, derisa tė thirresh nė Mua, dhe tė kėrkosh ndihmė nga Unė, do tė fal ‡ka ke vepruar. O biri i Ademit, qofshin mėkatet tua deri te vranėsirat e qiellit dhe nėse kėrkon falje nga Unė, do tė fal ty. O biri i Ademit, nėse tek Unė vjen me mėkatet mė tė mėdha gati sikur toka, pastaj mė drejtohesh, duke mos mė shoqėruar asgjė, do tė vijė unė ty me falje po aq tė madhe". Dije, se mė sė miri ėshtė pėr njeriun, kur ėshtė nė gjendje tė shėndetit tė mirė, qė tė jetė nė frikė dhe nė shpresė, dhe tė jetė frika e tij e barabartė me shpresėn. Kurse nė gjendje tė sėmundjes ėshtė e dėshirueshme qė tė anojė shpresa. Dispozitat e Sheriatit, tekstet e Kur'anit dhe tė Sunnetit dhe tė tj. - kėtė e konfirmojnė nė mėnyrė tė qartė. 448. Nga Ebu Hurejre r.a. transmetohet se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Sikur ta dinte besimtari se ‡farė dėnimi posedon All-llahu, askush nuk do tė shpresonte nė Xhennetin e Tij, dhe sikur ta dinte mosbesimtari se me ‡farė mėshire disponon All-llahu, nuk do ta humbte shpresėn nga Xhenneti i Tij".

449. Transmetohet nga Ebu Se'id el-Hudrij r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kur tė pėrgatitet xhenazja dhe njerėzit e vejnė nė krahėt e tyre, nėse ėshtė i mirė do tė thotė: Ngutuni, ngutuni (sa mė parė tė mė lėshoni nė varr)! Por nėse (i vdekuri) ėshtė jo i mirė, do tė thotė: - Mjeri unė (Vaj pėr mua), ku po mė ‡oni (mė ktheni)! Atė zė e dėgjon ‡dokush pėrpos njeriut! E sikur ai ta dėgjonte do t'i binte tė fikėt".

450. Transmetohet nga Ibni Mes'udi r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Secilit nga ju Xhenneti i ėshtė mė afėr sesa lidhėsja e mbathėses sė tij e po ashtu edhe Xhehennemi".

451. Transmetohet nga Ibni Mes'udi r.a. se ka thėnė: "Mė ka thėnė mua Pejgamberi s.a.v.s.: "Mė lexo Kur'an!" I thashė: "O i Dėrguari i All-llahut, tė tė lexoj ty, kurse ai ty po tė shpallet? Tha: "Unė dėshiroj ta dėgjoj prej tjetėrkujt". Atėherė ia lexova atij suren en-Nisa, derisa erdha te ky ajet: "Po ‡'do tė bėhet, atėherė, kur tė sjellim dėshmitarė nga secili popull, e ty do tė sjellim dėshmitarė kundėr tyre?" (en-Nisa, 41) Tha: "Mjaft pėr tash". Kur u ktheva kah ai, (ia pashė) sytė qė i rridhnin lot".

454. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Shtatė persona (lloje njerėzish) All-llahu do t'i vendosė nėn hijen (mbrojtjen) e Tij, atė Ditė, kur nuk do tė ketė hije (mbrojtje) tjetėr pėrve‡ saj: Ata janė: - Sunduesi i drejtė, - i riu qė ėshė rritur nė ibadet dhe dėgjueshmėri All-llahut, - njeriu, zemra e tė cilit ėshtė e lidhur pėr xhamtė, - dy njerėz (shokė) tė cilėt nė emėr tė All-llahut janė dashur, janė shoqėruar dhe tė tillė janė ndarė (deri nė vdekje), - njeriu, tė cilin e thėrret njė grua autoritative dhe e bukur, kurse ky i pėrgjigjet se i frikėsohet All-llahut; - njeriu i cili e ndanė sadakan fshehtė, ashtu qė dora e majtė nuk din ‡'bėn (sa ndanė) e djathta, dhe - njė njeri i cili e pėrkujton All-llahun nė vetmi dhe i mbushen sytė me lot".

455. Transmetohet nga Abdull-llah ibn esh-Shihijr r.a. se ka thėnė: "I erdha tė Dėrguarit tė All-llahut s.a.v.s., kurse ai ishte duke u falur. Kurse nė gjoksin e tij dėgjohej njė ushtimė sikurse ushtima e kazanit (kur zien) nga tė qarit".

467. Transmetohet nga el-Mustevrid ibn Shedad r.a. se i Dėrguari i All-llahut s.a.v.s. ka thėnė: "Kjo botė (dunjaja) ndaj botės tjetėr (Ahiretit) ėshtė sikur kur njėri prej jush ta vendosė gishtin e tij nė det, pastaj le tė shikojė me ‡ka i kthehet (nga uji i detit)".
 

[shko ne faqen kryesore] [shko ne faqen vijuese]