
|
. |
.. |
1492-shi Tjeter
nga Greg
Noakes
Pikerisht dhjete muaj
perpara se Kolombi te zbriste ne Boten e Re, mbreteria e fundit
arabe ne Spanje ra ne duar te forcave te Kastijes. Sot, edhe pse
kane kaluar pese shekuj, el-Andalusia vazhdon te ruaje shqiptimin e
saj.
Viti 1492 ka qene nje
prove historike e gjate. Evropianet dhe Amerikanet kohet e fundit
perkujtuan 500-vjetorin e “zbulimit” te Botes se Re nga
Kristofor Kolombi, por jo pa protesta nga ata te cilet mendonin se
perfitimet nga rasti ne kete hemisfere ishin tejkaluar nga humbjet e
saj. Spanja ishte ne fokus te vemendjes ne 15-vjetorin sepse ishte
pika e nisjes se Kolombit, dhe si gastor i ekspozites universale
EXPO ’92 ne Sevilje dhe Lojrat Olimpike gjate veres ne Barcelone.
Ishte akoma nje
tjeter 500-vjetor per tu shenuar me 1992, megjithate, dhe ai
gjithashtu perfshinte Spanjen. Ndersa edhe ky rast ka pasur nje
efekt te rendesishem ne historine boterore dhe mbetet burimi i nje
ndjenje humbjeje qe vazhdon te ekzistoje, ai ka terhequr shume me
pak vemendje. Rasti eshte renia e qytetit musliman te Granades
(Gharnatah ne Arabisht), ne diten e dyte te 1492-shit, ne forcat e
mbreterve katolike te Kastijes, duke perfunduar keshtu afro tete
shekuj te sundimit musliman ne Gadishullin Iberik dhe duke mbyllur
nje nga kapitujt me te mrekullueshem ne historine Islame.
Siç shkruhet neper
disa burime historike, ushtrite muslimane arriten fillimisht ne
gadishull me 711 E.R. me kerkesen e nje prej paleve te perfshira ne
nje lufte civile te pergjakshme ne Spanjen vizigote. Qeverisja
muslimane u pranua vullnetarisht nga shume spaniarde, dhe nje numer
prej tyre pranuan Islamin. Me 732, pikerisht 100 vjet pas vdekjes se
Profetit (s), trupat muslimane kaluan Pireun te benin keshtu avancen
e tyre me te thelle ne Evropen perendimore; ata u ndaluan ne
Poitiers ne nje beteje qe shenohet ne legjendat perendimore, por qe
tregimet historike muslimane e kujtojne si, e shumta, nje konflikt i
vogel i parendesishem. Muslimanet u terhoqen shpejt perseri dhe u
perqendruan me themelimin e Islamit ne Spanje, ne territoret qe ata
i quajten el-Andalus. Shoqeria qe ata zhvilluan ishte ndoshta teper
tolerante dhe heteregjene, me emigrante arabe e berbere qe jetonin
krah per krah me muslimanet, krishteret dhe çifutet spanjolle.
Ndermartesa midis tyre ishte diçka normale.
El-Andalus u qeveris
nga halifet umajad ne Damask deri me 750, kur dinastia abaside erdhi
ne pushtet ne Lindje. Nje princ umajad i vetem, Abdurrahman ibn
Muavija, shpetoi dhe iku ne Spanje; atje ai krijoi nje shtet umajad
te pavarur me 756. Sunduesit andaluziane, sovrane politikisht,
vazhduan te pranonin halifet abaside si autoriteti fetar me i larte
per thuajse 200 vjet, por sunduesi i tete i dinastise Abdurrahmani
III el-Nasir mori titullin halif per veten e tij dhe pasaardhesit e
tij me 929.
Me halifatin umajad
andaluzian ishin vitet me te arta te el-Andalusit per sa i perket
forces politike. Dy-te-tretat e jugut te gadishullit Iberik u
bashkuan nen halifin e Kordoves (ne Arabisht, Kurtubah), dhe ai
luante gjithashtu nje rol te rendesishem ne punet e Afrikes veriore.
Ishin umajadet te cilet, permes aftesise, zgjuarsise dhe ne disa
raste te pameshirshem, qe shtrine themelet per madheshtine e
el-Andalusit.
Ndermjet viteve 1009
dhe 1031, megjithate, nje seri revoltash e sundues te dobet qe
pasonin, se bashku sollen ne shperberjen e shtetit umajad. Duke
mbushur vakumin, me se njezet monarki te vogla te pamvarura u
formuan, te quajtura “mbreter partiak” apo ne arabisht “Muluk
el-tava’if” nga fjala ta’ifah (ne spanjisht taifa), qe do te
thote parti, apo fraksion. Edhe pse keto mbreteri rivale – disa jo
me teper se qytet-shtete – ishin shume me te dobeta se halifati
umajad i bashkuar, periudha taifa perjetoi nje zhvillim ne
art dhe dije mbasi çdo sundues perpiqej te miren nga te tjeret per
prestigjin e oborrit te tij. Ashtu siç David Vasershtajn tregon ne
“Ngritja dhe Renia e Mbreterve Partiak”, liberalizmi i tepert i
sunduesve do te thoshte gjithashtu nje liri e madhe per padronet,
keshtu qe artistet, dijetaret dhe shkencetaret mund te gjenin nje
sponsorizues apo biles sposorizues konkurente, me lehtesi relative.
Megjithate, te
dobesuar nga konfliktet e shpeshta te opozitave, dekadenca e
brendshme tradhtare e mashtruese, mbreterit e taifes i
dorezonin territore te konsiderueshme mbreterive kristiane qe ishin
duke mbrojtur te drejtat e tyre ne veri te gadishullit. Nga viti
1085, kastilianet kishin marre qytetin e rendesishem te Toledos, dhe
mbreterit e vegjel i kerkuan suduesit te ri almoravid ne Marok,
Jusuf ibn Tashufin, te nderhynte. Almoravidet (ne arabisht,
el-Murabitun, “Trupat frontale”) ishin nje dinasti puritane (e
paster fetare) qe gjendej midis berbereve te Marokut jugor te
larget, dhe per nje kohe ata ishin te gatshem te ndihmonin mbreterit
taifa ushtarakisht – por me 1090 Jusufi vendosi qe pritesit
e meparshem duhet te shkonin, dhe mbreterit e vegjel u hoqen.
Almoravidet ne fillim imponuan puritanizmin e tyre dhe ortodoksine e
ashper fetare qe shihej edhe ne artin e tyre, ne Spanje, por ne
fund, edhe pse besimi i tyre mbeti i paster, ata vete u dhane pas
luksit dhe rehatise ne el-Andalus.
Fuqia e dobesuar e
almoravideve i hapi mbreterive kristiane oportunitete per
ripushtime, dhe nga viti 1145 Spanja almoravide po lekundej.
Popullata muslimane u ngrit ne revolte dhe nje grup i ri i monarkeve
taifa i kerkuan almohadeve (ne arabisht, el-Muvahhidun,
“Ata te Cilet Deshmojne Njesimin e Zotit”) – nje tjeter
levizje puritane nga Maroku jugor, te cilet zevendesuan almoravidet
ne Afriken veriore – te nderhynin. Almohadet u treguan te gatshem
per kete favor, dhe per nje kohe sunduesit e rinj afrikano-verior
paten sukses ne Spanje. Por koha u kthye ne favor te kristianeve me
1212 ne Betejen e el-‘Ikabit, e quajtur ne spanjisht Las Navas de
Tolosa, dhe brenda disa dekadave almohadet ishin terhequr prapa ne
Ngushticen e Gjibraltarit. Qytetet muslimane rane njera-pas-tjetres
deri me 1260, kur vetem mbreteria e Granades kishte mbetur.
E pasigurte ne nje
pozite te balancuar midis fuqive armike kristiane ne veri dhe
sunduesve rivale muslimane marokiene ne jug, Granada mbijetoi per
gati dy shekuj me shume. Megjithese ata gradualisht po ia leshonin
territoret forcave kristiane spanjolle, sunduesit nasr te Granades,
duke iu frikesuar gelltitjes nga shpetuesit e tyre refuzuan t’i
ktheheshin marokieneve per ndihme. Te izoluar politikisht,
granadasit vazhduan te jetonin, ne nje kohe te huazuar.
Megjithate,
historiani arkitekt Xhon Bruks shenon, “pavaresisht nga renia e
organizimit te shtetit politikisht dhe ushtarakisht gjate periudhes
se fundit te qeverisjes muslimane ne Spanje, kjo kulture origjinale
e habitshme dhe e pasur vazhdonte te zhvillohej.” Ne te vertete,
shume nga shembujt me te famshem e me te pasur te artit dhe
arkitektures andaluziane datojne nga kjo priudhe (shih Aramco World,
Shtator-Tetor 1992). Brenda enklaves se saj qe zvogelohej, Granada
lulezoi mrekullueshem artistikisht e ne kulture deri ne fund te
shekullit te 15te, kur Spanja katolike mposhti perçarjen
politike dhe efektet e Vdekjes se Zeze dhe etapa finale e
“reconquista” filloi me zell.
Nga fundi i vitit
1491 ushtrite e Ferdinandit dhe Izabeles ishin ne portat e vete
Granades. Kishte mbetur vetem nje akt final per tu luajtur, nje
kembane brengosja e se ciles do te ushtonte neper boten muslimane e
te behej legjende. Sunduesi i Granades, Muhamed XII Ebu Abdullah, i
njohur ne perendim si Boabdil, ne fshehtesi ra dakord t’ia
dorezonte qytetin kristianeve si shkembim per kalimin e tij te
sigurte jashte Spanjes. Si u largua nga qyteti, Boabdili pushoi pak
te shihte prapa pallatin Alhambra, kopshtet Generalife dhe pjesen
tjeter te Granades. Stanley Lane-Poole flet per reagimin e Boabdilit
ne vepren e tij klasike me 1887 “Mauret ne Spanje”:
“Allahu ekber!”
ai tha, “Allahu eshte me i Madhi,” si i shperthyen lotet. Nena e
tij Aisha qendroi prane tij: “Ti mund te qash si grua,” ajo tha,
“Per çfare ti nuk munde ta mbroje si burre.” Aty Boabdili i dha
nje shikim te fundit lamtumire te trishtuar qytetit te tij nga i
cili ai u debua pergjithmone, qe mban deri sot emrin e el ultimo
sospiro del Moro, “psheretima e fundit e maureve.”
Keshtu, me 2 Janar
1492, sovranitetit politik musliman ne Spanje i erdhi fundi.
Muslimanet dhe
njerezit me origjine muslimane kishin jetuar relativisht pa trazira
ne zonat kristiane perpara renies se Granades dhe vazhduan keshtu
per nje kohe; banoret e qytetit paten marredhenie bujare dhe nje
shkalle te larte lirie fetare. Ne vitin 1499, megjithate, garancite
e monarkeve katolike u prishen, dhe konvertimi me force i
muslimaneve u prezantua. Popullata muslimane u rebelua, por shpejt
revolta u shtyp. Me 1500 muslimanet spanjolle u paraqiten me nje
zgjedhje te shtangur: te konvertoheshin ne katoliçizem ose te
deboheshin nga Spanja. Ndersa disa muslimane u konvertuan, te tjere
vazhduan te praktikonin fene e tyre ne fshehtesi, kurse pjesa tjeter
zgjodhi shpernguljen, kryesisht permes mesdheut ne Afriken veriore.
Megjithese sundimi
musliman ne Spanje kishte mbaruar, trashegimia intelektuale e
kulturale e pasur e el-Andalusit mbijetoi, ne te dyja ne gadishullin
Iberik dhe ne te gjithe boten. Elemente te trashegimise islame mund
te gjenden ne te gjithe Spanjen, dhe ne vitet e fundit Spanja
moderne ka kuptuar dhe eshte me krenare per lavdite e kesaj periudhe
te historise se saj. Shume emra vendesh, te tilla si qyteti port i
Algesiras (nga el-Xhezirah el-Khadra, ishulli i gjelbert), lumi
Guadalkuivir (nga el-Uadi el-Kebir, lumi i madh), dhe rajoni jugor i
Andaluzise vete, te gjitha vijne nga arabishtja e perdorur ne
el-Andalus. Gjuha spanjolle vete eshte influencuar shume arabishtja,
veçanerisht pasurimi i fjalorit, dhe shume terma me origjine arabe
jane kaluar nga spanjishtja ne anglisht ne Boten e Re.
Disa nga monumentet
me te famshme te arkitektures se Spanjes, perfshi ketu Xhamine e
Madhe te Kordoves, Giralden e Seviljes dhe Alhambran e Granades,
datojne nga periudha muslimane; arkitektura ne Spanjen jugore dhe
Ameriken latine ka marre shume nga ndertuesit muslimane, te dyja,
nga ana materialeve te perdorura – tjegullat, stuko – dhe
elemente dizanjoje si ne oborret qendrore, zbukurime abstrakte, dhe
nje perdorim krijues i ujerave e shatervaneve. Mjeshterit dhe
zejtaret e Spanjes pas reconquista-s mbeten shumica
muslimane, dhe ata shpesh merrnin porosi nga aristokracia spanjolle;
punet e tyre mund te shihen lehte edhe sot ne te gjithe Andaluzine
– ne rezidencen mbreterore te Seviljes, Alkazari (nga arabishtja
el-Kasr, qe d.t.th. pallati), per shembull.
Instrumentet, mostrat
ritmike, konventat vokale dhe struktura ne pergjithesi dhe
organizimi i muzikes andaluziane, e nxjerrur direkt nga paraardhesit
arabe, kane pasur gjithashtu ndikimin e tyre ne muziken spanjolle
– dhe deri diku ne ate amerikane latine. Ne disa raste edhe
melodite andaluziane jane marre te plota.
Veprat e shume nga
mendimtaret dhe mjeket me te shquar te el-Andalusit, se bashku me
shkrime te tjera nga bota muslimane e lindjes, u perkthyen nga
arabishtja ne latinisht nga spaniardet (shih Aramco World,
Maj-Qershor 1992). Nepermjet ketyre perkthimeve, mendimet filozofike
dhe shkencore nga bota greke e romake, te ruajtura dhe te zgjeruara
nga dijetaret muslimane, kaluan ne koshiencen evropiane per t’i
dhene keshtu nje shkendije Rilindjes dhe Kohes se Iluminizmit.
Megjithate, ishte
perseri ne boten arabe dhe muslimane qe kultura dhe shoqeria
andaluziane paten ndikimin e tyre me te madh, edhe perpara 1492-it.
Shume kontribues te rendesishem ne historine intelektuale islame
vinin nga, apo punuan ne Spanjen muslimane: asnje relacion i
zhvillimit te filozofise ne Islam nuk mund te kompletohet pa
diskutuar per Ibn Tufejlin, i cili vdiq me 1185, dhe per nxenesin e
tij Ibn Rushdi, i lindur ne Kordova, u be Kadiu kryesor, apo
gjykates, i Seviljes, dhe vdiq me 1198. Ibn Rushdi, i njohur ne
perendim si Averoes, dha kontributet e tij me te rendesishme ne
komentimin e tij mbi Aristotelin, hodhi poshte kritiken e el-Gazalit
mbi filozofine dhe ekzaminimi i tij i relatave ndermjet arsyes dhe
religjionit. Shume nga mendimet e Ibn Rushdit ishin si parasygjerime
ne veprat me vone te Tomas Akuinas.
Ne mjekesi,
el-Andalusi nxori dijetare si el-Zahravi (vdiq rreth 1013-es), i
cili shkruajti gjeresisht mbi etiken mjekesore ne kirurgji e
farmakologji dhe marredhenien doktor-pacient. Ibn Zuhr (i njojur ne
perendim si Avenzoar), nje shekull e gjysem me vone ishte nje
mbrojtes i kerkimeve mjekesore dhe eksperimentimit praktik.
Ne literature, ibn
Hazmi (vdiq me 1064) e zgjeroi poezine romantike tradicionale me
punen e tij “Teuk el-Hamamah” (“Varesja e Pellumbit”), e
cila shtjellohet ne forma te ndryshme te dashurise kalorsiake dhe
gezimet e mjerimet qe ajo sjell. Forma e
te-sjellurit-rrotull-nje-vajze ‘Muvashshah’ e poezise kaloi nga
Andalusi ne Afriken veriore, dhe influencoi ne zhvillimin e
letersise e muzikes ne Magrib (Marok). Muzika klasike e Afrikes
veriore, e cila eshte akoma popullore vazhdon te njihet si “Muzika
andaluziane.”
Efektet e
menjehershme te ngjarjeve te viteve 1492 deri 1500 u ndien ne
qytetet e medha te Afrikes veriore, ku shumica e refugjateve
andaluziane shkuan pas debimit te tyre. Rezidente nga çdo qytet
spanjoll tentuan te emigronin ne nje qytet te veçante te Magribit
keshtu qe shume te merguar nga Valencia perfunduan ne Tunis, ato nga
Kordova ne Tlemsen, refugjatet nga Sevilje ne Fez, e keshtu me
rradhe. Dijetaret, tregtaret dhe zejtaret andaluziane e rigjalleruan
ne shume menyra shoqerine afrikano veriore duke e pasuruar kulturen
e Magribit e duke i shtuar nje influence te re tradites
arabo-berbere qe ekzistonte. Kjo influence vazhdoi per rreth 200
vjet, derisa trashegimia andaluziane u integrua plotesisht ne jeten
afrikano veriore. Megjithate, shume marokiene, algjeriane e
tuniziane te diteve te sotme akoma t’i gjejne gjurmet e tyre prapa
ne qytete specifike te Andaluzise (shih Aramco World, korrik-gusht
1991).
Kontributet e saj
intelektuale, estetike dhe kultura e saj ne nje krah, megjithate
Andaluzia i la nje trashegimi emocionale te-hidhur-e-te-embel botes
arabe muslimane. Edhe pse ndjenja e humbjes shprehet tek pasardhesit
e te merguarve andaluziane, kujtesa e el-Andalusise akoma e ruan
fuqine e saj emocionuese ne te gjithe boten islame.
Shkrimtarja irakiane
i shekullit te 20te Daisi el Amir per shembull, merr
Angline e sotme si ambienti per tregimin e saj alegorik “Nje
Tregim Andaluzian,” mbi nje student arab i cili takon “nje
spaniard qe njihte prejardhjen e tij arabe” dhe eshte krenar per
trashegimine e tij andaluziane. Regjizori tunizian i Naser Khemir
huazon titullin dhe subjektin e tij melankolik nga Ibn Hazmi ne
filmin e tij me 1990-en ‘Le colier perdu du colombe (Varesja e
Humbur e Pellumbit). Kostumet e stolisura te Khemirit, arkitektura
si-ne-endrra, ngjyrat vezulluese dhe kinematografia e çuditshme i
japin jete idealit estetik te el-Andalusise (shih Aramco World,
Janar-Shkurt 1992).
Ne boten islame sot
Spanja muslimane thirret ne dy linja. Se pari, eshte nje kujtese e
vete vendit: lumenjte qe rrjedhin dhe fushat e gjelbra te Spanjes
jugore, xhamiat dhe pallatet e mrekullueshme, kultura e lulezuar.
Kjo eshte toka qe te merguarit andaluziane i referohen akoma si
el-firdeus el-mafkud – parajsa e humbur – dhe kalimin e se ciles
i merguari nga Valencia Ibn Amira e vajton ne ‘Epistola a un
amic’:
Nje oqean trishtimi
na terbon,
Zemrat tona, te
deshperuara, digjen ne flake te perjetshme....
Qyteti ishte aq i
bukur me parqet dhe lumenjte e tij,
Netet ishin te
ngopura me aromen e embel te Narsisusit.
El-Andalusia
permendet ne nje linje tjeter si vendi i vetem qe ishte dikur –
por jo me – pjese e botes muslimane. Deri ne gjysmen e ketij
shekulli muslimanet i kane bere balle mongoleve, kryqezatave,
perandoreve e kolonizatoreve dhe akoma mbijne me identitetin e tyre
Islam te paprekur – perveç Spanjes. Edhe regjimet komuniste
ekzistuese ne Kine dhe ish-Bashkimin Sovjetik deshtuan te çrrenjosnin
Islamin, deshtuan te shkulnin nga vendi popullaten muslimane,
pavaresisht nga shpenzimi i madh i kohes, pasurise dhe gjakut, ne
perpjekje per ndertimin “e njeriut te ri socialist” (shih Aramco
World, Janar-Shkurt 1990). Fakti qe pjesa tjeter e botes muslimane e
ka ruajtur identitetin e saj fetar mbi katermbedhjete shekuj ne
ndryshimet e gjera politike, sociale, kulturale e teknologjike, e
ben perjashtimin e Spanjes me te dhimbshme per muslimanet.
Eshte megjithate nje
dhimbje qe shtrihet nen siperfaqe. Muslimanet bashkekohes jane me
pak e mundur ta mendojne Spanjen si nje armik historik apo si nje
territor qe duhet te ripretendohet, sesa si nje partner i
rendesishem tregtar, nje anetar mik i familjes se kombeve, dhe –
veçanerisht per afrikano verioret – nje burim punesimi per te
merguarit. Vendet muslimane ruajne marredhenie te perzemerta me
Madridin dhe nje numer prej tyre hapen shatorre ne EXPO ’92 ne
Sevilje dhe derguan ekipe ne Barcelone.
Dhe megjithese, gjate
viteve, Spanja muslimane e humbur eshte idealizuar shume ne boten
islame, mbetet nje vleresim i faktoeve prapa renies se saj. Disa nga
keto ishin te jashtem, te tilla si unifikimi dhe zgjerimi i
mbreterive kristiane te Spanjes dhe izolimi gjeografik e politik i
Andaluzise nga pjesa tjeter e botes muslimane. Ishin gjithashtu
faktore te brendshem qe kontribuan ne renien ne renien e
el-Andalusise, veçanerisht rivalitetet qe dobesuan dhe ndane
Spanjen muslimane, makuteria dhe indulgjenca qe terhiqte eliten e
saj, dhe humbja e vizionit fetar bashkues.
Ne krahun tjeter,
Spanja islame ishte nje toke e begatshme e pafund per dije, qe
nxirrte seri te gjata te perparimit intelektual, estetik dhe
shkencor qe i atribuohen mendimtareve muslimane, kristiane dhe çifut,
dhe atmosferes qe ata krijuan. Ky lulezim ishte si rrjedhoje
pjeserisht e shpirtit te tolerances qe mbizoteroi per shumicen,
ndonese jo te gjithen, e historise se el-Andalusise – nje
tolerance e perhapur jo vetem tek grupet e tjera fetare por
operative brenda shoqerise muslimane gjithashtu.
Pamvaresisht se kane
kaluar 500 vjet, el-Andalusia vazhdon te ruaje shqiptimin e saj. Si
vendlindja e disa nga dijetaret dhe zejtaret me te shquar te botes,
shtepia e kryeveprave te ndritshme arkitekturale, dhe ambienti i nje
shoqerie brilante e dalluar per lartesine e arritjeve dhe thellesite
e dekadences se saj, el-Andalusia ruan ndikimin e saj emocional dhe
vendin e privilegjuar ne kujtesen historike muslimane.
|