
|
. |
.. |
Andaluzia
Ne fund te shekullit
te tete, e tere Andaluzia ishte toka me e populluar, kulturuar dhe e
industrializuar ne te gjithe Evropen, dhe mbeti ashtu per shekuj me
rradhe. Tregtia e saj me boten e jashtme ishte e pakrahasueshme, dhe
ne kete kohe zgjerimi ekonomik, çifutet, te cilet ishin eliminuar
praktikisht nga nga gadishulli ne shekullin e shtate nga kristianet,
u rriten edhe nje here ne numer dhe u zhvilluan. Pershkrimi i
meposhtem i pozites se tyre gjendet ne ‘Populli Spanjoll’ i
Humes:
Krahe per krahe me
sunduesit e rinj jetonin kristianet dhe çifutet ne paqe. Keta te
fundit, te pasuruar nga tregtia dhe industria, ishin te kenaqur dhe
po i harronin kujtimet e shtypjes nga gotet kristiane, tani qe
autoret e pare te saj ishin zhdukur. Te mesuar ne te gjitha artet
dhe shkencat, te kulturuar dhe tolerante, ata trajtoheshin nga
mauret (muslimanet spanjolle) me respekt te madh ne te gjithe
Spanjen; dhe, si spaniardet kristiane nen sundimin maur – te cilet
quheshin mozarabe – kishin shkak te falenderonin padronet e tyre
te tanishem per nje kohe prosperiteti te tille qe ata nuk e kishin
njohur me pare.
Kjo tolerance e
muslimaneve ndaj kristianeve dhe çifuteve, karakterizonte shekujt e
hershem te Islamit ne Spanje. Te gjithe çifutet dhe kristianet qe
pranonin muslimanet si sundues te shtetit lejoheshin te mbanin
pronat e tyre, besimin dhe ritet fetare, dhe te vazhdonin menyren e
tyre te jeteses brenda struktures se shoqerise pavaresisht nga fakti
qe te dy komunitetet mohonin vazhdimesine e tradites profetike
pertej profeteve te tyre perkates, Musai dhe Jezusi, paqja qofte mbi
to. Muslimanet i dhane lirine kristianeve te vendosnin ne mendjet e
tyre. Perderisa muslimanet e Spanjes te ndiqnin udhezimin qe i ishte
dhene atyre, ata nuk do t’i ngitnin kristianet dhe, shkruan
Giboni:
Ne nje kohe qetesie
dhe drejtesie, kristianet nuk jane detyruar kurre te mohojne
Ungjillin apo te perqafojne Kuranin.
Si ne kohen e
sundimit te Teodorikut, Mbreti i ostrogoteve, ne Itali, megjithate,
kisha katolike nuk ishte e kenaqur me kete ujdisje. Anetaret e saj
ndjeheshin gati per detyrimin e fese zyrtare mbi çdokend qe nuk do
te pranonte kendveshtrimin e tyre. Sipas udhezimit te Islamit, ka
dispozita per tolerancen dhe pranimin e kristianeve dhe çifuteve,
‘Njerezit e Librit.’ Ne besimin e Kishes Zyrtare kishte vetem
intolerance dhe refuzim te çfaredo religjioni tjeter nga ai qe ajo
kishte formuluar. Duke pretenduar se Zoti ishte kthyer ne njeri, dhe
vdiq per njerezimin ashtu qe çdokush qe besonte ate do te shkonte
drejt e ne ‘parajse’, ajo logjikisht nenkupton se nuk kishte me
nevoje per nje profet ne toke. Nje njeri mund te bente çdo gje qe
deshironte dhe perseri te shkonte ne parajse me kusht qe ai te
perkulej perpara kryqit dhe te thoshte se besonte ne Krishtin.
Paraqitja e nje profeti tjeter mbas Krishtit (pqmt), Profeti Muhamed
(pqmt), ishte per kete arsye shume problematike per Kristianet
Zyrtare, veçanerisht kur aq shume njerez pranuan udhezimin e tij.
Ne orvatjet e saj per realizimin e synimeve dhe aspiratave te saj,
Kisha ishte gati te provonte dhe te shkaterronte Islamin, dhe te
zhdukte muslimanet, ne te njejten menyre qe ajo kishte eliminuar
ndjekesit monoteiste te Jezusit perpara tyre.
Ndersa muslimanet
mbaheshin per udhezimin qe i ishte dhene, ata ishin te mbrojtur.
Ashtu sikurse gotet ariane, muslimanet po beheshin te lekundur ndaj
aktiviteteve te kishes katolike, ne momentin qe ata filluan te
shmangeshin nga udhezimi qe i ishte dhene; procesi dinamik i
lulezimit, ne te cilin komuniteti i Kordoves arriti kulmin gjate
shekullit te nente dhe te dhjete, do te thoshte se thjeshtesia
origjinale e banoreve muslimane te pare kishte humbur. Sa me i pasur
ai te behej, aq me larg ai shkonte nga projekti i komunitetit te
pare i Medines el-Munauere, e cila kishte qene me e pasura kur
anetaret e saj ishin me te varferit. Profeti tha se ai nuk i
frikesohej varferise per komunitetin e tij, por pasurise. Ai
gjithashtu tha se çdo komb ka sprovat e tij, dhe se sprova per
muslimanet do te ishte pasuria.
El-Mansuri ishte i
fundit i sunduesve te ‘famshem’ gjate lulezimit te pare te
Islamit ne Andaluzi. Ai mori vete kontrollin e kalifatit ne Andaluzi
mbas vdekjes se el-Hakamit, biri i Abdurrahmanit te III, i cili
kishte caktuar djalin e tij te ri, Hishamin, te vinte ne fron pas
tij. Duke pretenduar se vepronte ne emer te Hishamit, el-Mansur
vazhdonte te eliminonte te gjithe ata qe perpiqeshin te merrnin
pushtetin. Ai verehej per veprimet e tij deçizive dhe vigjilencen:
Anektoda qe vijon eshte ruajtur ne autoritetin e Shualahes: Une i
thashe nje nate el-Mansurit, duke menduar se ai po me shikonte,
‘Kam frike se Zoteria jone qendron zgjuar shume gjate nates, dhe
se trupi i tij kerkon me shume gjume dhe qetesi, dhe askush nuk
njihet me mire se ai per shqetesimet te dalin nga kerkesa per nje
qetesim te plote te nervave.’ Ai pergjigjet, ‘O Shualah,
mbreterit nuk duhet te flejne kurre ndersa vartesit e tij jane
shtrire; ngase sikur une te beja gjumin tim te plote, nuk do te
kishte ne te gjithe kete metropol asgje veçse gjumashe.’
Mansuri ishte shume
aktiv kunder kristianeve te cilet, duke ndjere shkaterrimin e afert
te unitetit midis muslimaneve ne Andaluzi, kishin filluar te benin
inkursionet e para ne tokat e qeverisura nga muslimanet.
Gjith-e-gjithe Mansuri udhehoqi 52 ekspedita kunder kristianeve, dy
ne çdo vit dhe me 997, ne ekspediten e tij te pesembedhjete, ai
mori Santiago de Kompostelen, varrin e supozuar te shen. Xhejmsit.
Kur ata arriten ne Santiago, te gjithe e kishin braktisur ate, me
perjashtim te nje murgu, i cili ishte lejuar te shkonte i lire.
Varri nuk ishte prekur, por te gjitha ndertesat ishin shkaterruar.
Fatkeqesisht, Mansuri shkaterroi gjithashtu vende te tjera adhurimi
te kristianeve ne ekspeditat e tij, dhe kjo rezultoi patjeter ne
hakmarrje te njejta menjehere kur kristianet filluan te fitonin toke
ne Andaluzi. Midis veprimeve me merite te Mansurit, jane mbajtur
shenim keto qe vijojne: Ai shkroi me duart e tij nje Kuran, te cilin
ai e merrte gjithnje me vete ne ekspeditat e tij ushtarake, dhe ne
te cilat ai e kishte zakon te lexonte vazhdimisht. Ai mblidhte dhe
mbante te gjithe pluhurin qe binte mbi teshat e tij gjate marshimeve
te tij ne vendet e jobesimtareve, ose ne betejat me ta. Sa here qe
ai ndalonte ne ndonje vend, sherbetoret e tij vinin tek ai dhe me
kujdes mblidhnin pluhurin mbi shamine e tij, derisa nje çante e
mire u mbush plot, te cilen ai mbartte me vete, duke pasur si qellim
te perziente ate me parfumet qe te kujtonte trupin e tij. Ai merrte
gjithashtu qefinat e tij, duke qene keshtu gjithnje i pergatitur te
takonte vdekjen kudo qe ajo ta merrte. Qefina ishte bere prej pe
liri i rritur ne tokat e trasheguara nga babai i tij, dhe i punuar e
i thurur nga vajzat e tij. Ai e kishte zakon t’i kerkonte Allahut
vazhdimisht ta lejonte ate te vdiste ne sherbim te Tij dhe ne
lufterat kunder jobesimtareve, dhe kjo deshire iu realizua. Ai u be
i degjuar per pasterine e qellimeve te tij, i veteditur per aktet e
tij te gabuara, friken ndaj Krijuesit te tij, dhe shume virtyte te
tjera per te cilat do te merrte shume gjate t’i numeronim. Sa here
qe emri i Allahut te permendej ne prezencen e tij, ai kurre nuk
leshonte pa e permendur ate gjithashtu; dhe sikur ndonjehere ai te
tundohej te bente nje akt qe meritonte ndeshkimin e Zotit te tij, ai
i rezistonte sproves me qendrueshmeri. Pamvaresisht nga kjo, ai i
shijoi te gjitha kenaqesite e kesaj bote, te cilat sjellin gezimet e
mbreterve, me perjashtimin e vetem te veres, perdorimin e se ciles
ai e ndaloi dy vjet plot perpara se te vdiste.
El-Mansuri ra i
semure dhe vdiq ndersa ishte ne ekspediten e tij te
pesedhjete-e-dyte kunder kristianeve. I biri i tij, el-Muzafari e
trashegoi ate, por edhe ai vdiq gjashte vite me vone. Me tu varrosur
ai e grindjet per udheheqesine e muslimaneve u zhvilluan midis
familjes se Mansurit, Hishami II, nipi i Abdurrahmanit te III, i
cili ishte tashme i pafte per qeverisje, dhe disa rivaleve te tjere,
duke perfshire nje njeri qe quhej el-Mehdi, i cili perfundimisht
zuri pushtetin:
Mehdiu paraqitet nga
historianet e kohes si nje njeri me moral te degjeneruar, nje
sundues tiran dhe nje gjakderdhes. Ibn Basam thote se ai kishte nje
koesht ne te cilin kokat e armiqve te tij ishin te fiksuara ne hunj
te ngulur ne toke. Mehdiu ndoqi rrugen e te gjithe tiraneve dhe me
se fundi u hoq nga posti dhe u vra nga nje force e bashkuar
muslimane dhe kristiane, tek te cilet muslimanet i ishin drejtuar
per ndihme. Lufta per pushtet vazhdoi dhe shteti u fut ne lufte
civile. Trupi politik i muslimaneve ndahet e ndahet perseri. Brenda
pesembedhjete vjetevenga vdekja e Mansurit, e gjithe Andaluzia ishte
copetuar ne shume mbreteri te vogla, secila me nje sundues te vetin.
Ata luftuan ndermjet njeri-tjetrit vazhdimisht duke rekrutuar e
marre ndihme nga kristianet, te cilet ishin teper te lumtur te
t’ia benin kete nder:
...ngase kur ata i
bashkuan forcat e tyre, e madje ftuan njerez nga kombe te largeta te
bashkoheshin ne sulme, sunduesit muslimane te Andaluzise shihnin me
nje shkujdesje perfekte, ndoshta me gaz te brendshem, dominimet e
fqinjeve apo rivaleve te tyre te hapura ndaj te gjitha shkaterrimeve
te armikut kristian.
Ato mbreteri te cilat
kufizoheshin me tokat e okupuara nga kristianet ne veri te
gadishullit, per shkak te humbjes se unitetit te tyre, ishin te
detyruar t’i pagaunin kristianeve nje haraç vjetor ne menyre qe
te ruanin pavaresine e tyre. Ne menyre qe te paguanin kete haraç
dhe te ruanin jeten e pasur te oborreve te tyre, sunduesit e ketyre
mbreterive te vogla vendosen taksa te renda mbi popullin nen
kontrollin e tyre. Ketotaksa ishin teper te larta mbi limitin e
taksave sipas Ligjit Islam.
Ata te cilet u
perpoqen te ruanin apo rivendosnin praktikimin e fese Islame ne te
gjitha aspektet e saj, e gjeten keshtu veten e tyre duke luftuar jo
vetem kristianet por edhe te ashtuquajturit muslimane. Ishte nje
lufte e pashprese. Ata e gjeten veten e tyre ne procesin e renies
dhe prishjes qe nuk mund te kthehej mbrapsht. Per aq kohe sa
muslimanet e Andaluzise kishin mbetur te bashkuar ne praktikimin e
tyre te Islamit, ata kishin vazhduar te zgjeroheshin. Sapo ata u
ndane, numri i tyre filloi te zbriste, dhe kristianet ishin ne
gjendje t’ja nisnin nga puna per marrjen e shtetit. Veç kesaj,
per shkak te ndarjes fatkeqe ndermjet lindjes dhe perendimit brenda
Umetit Islam, asnje ndihme nga muslimanet ne lindje nuk u ofrua. Ky
mosbashkim ishte nje faktoret themelore qe kontribuoi drejt
eliminimit perfundimtar te Islamit nga Spanja, ngase ishte nje
dobesi prej se ciles kristianet moren avantazh te plote.
Menjehere pasi qe
muslimanet ne Andalus u ndane, ushtrite e kishes fituan terren ne
shtet dhe, te ndihmuar nga kristianet qe jetonin brenda tokes
muslimane, te cilet ishin rritur ne numer dhe te lulezuar nen
sundimin tolerant musliman, ndikimi i tyre ne shtet vazhdonte te
rritej. Si ne rastin e Teodorit, mbreti i ostrogoteve, mizorite e
kryera nga ushtrite e avancuara kristiane i shtyne muslimanet te
hakmerreshin mbi kristianet brenda mbreterive te tyre. Kjo vetem sa
dobesoi poziten e tyre ne toke, dhe rriti vendosmerine e kristianeve
t’i pushtonin ato. Hakmarrja stimulonte hakmarrje. Intoleranca
shkaktonte mosdurim.
Duke nisur me
kryqezaten burgundiane me 1017, shenjat paralajmeruese per me shume
kryqezata famekeqe ne lindje, kristianet filluan te benin kerdine ne
gadishullin Iberik. Marrja e Barbastros me 1064, ne te cilen mijera
muslimane u therren menjehere pasi nje rrethim i gjate u hoq mbasi
te dy krahet kishin nenshkruar nje traktat paqjeje, beri nje model
te palekundur pre ripushtimin e Andaluzise nga kristianet:
Ishte nje zakon i
pandryshueshem me kristianet, sa here te merrnin nje qytet me forcen
e ushtrive, te perdhunonin vajzat ne prezence te baballareve te
tyre, dhe grate perpara syve te burrave dhe familjeve te tyre. Por
me marrjen e Barbastros ekseset e ketij lloji te kryera nga gjembaçet
i kalonin te gjitha besimet; muslimanet nuk kishin pasur kurre me
pare nje eksperience te tille. Shkurtimisht, te tilla ishin krimet
dhe teprimet e kryera nga kristianet ne kete rast sa qe nuk ka asnje
pene te mjaftueshme t’i pershruaje ato.
Nen udheheqjen e
Alfonso VI, qytet pas qyteti ra ne duar te kristianeve, dhe nga viti
1072 ai ishte sundues ne Leon, Kastije dhe Portugali. Aktivitetet e
tij arriten kulmin me zenien e Toledos mbas nje rrethimi prej shtate
vjetesh:
...per te rritur
fuqine e tij nepermjet zhdukjes se kalifatit, dhe duke marre me mend
gjendjen e dobet e te pashprese ne te cilen muslimanet kishin rene
per shkak te veprimeve te tyre te gabuara, ai e pushtoi e plaçkiti
shtetin dhe keshtu i kerkoi el-Kadirit se ai i detyrohej atij te
rrethonte kryeqytetin e tij, Toledon, ne vitin 1085 e.r.(478 v.h.),
me kusht, megjithate, qe ai duhej t’i ndihmonte atij ne marrjen e
Valencias, te cilen ai e beri. Nuk ka asnje fuqi dhe force perveç
Allahut, te Lartit!
Mbas kapitullimit te
Toledos, Alfonso i VI shpalli veten perandori i te gjithe Spanjes,
dhe brenda nje kohe shume te shkurter po kerkonte haraç vjetor nga
thuajse te gjithe mbreterite e vogla muslimane, apo ‘tafza,’ siç
ato quheshin.
Toledo, kryeqyteti i
lashte i visigoteve, me pas u be nje qender e madhe studimi, ne te
cilen shume vepra filozofike, te cilat ishin rizbuluar apo
shkruajtur ne Spanjen muslimane, u perkthyen ne latinisht dhe gjuhe
te tjera evropiane, dhe nga aty u perhapen ne te gjithe Evropen.
Keto vepra ishin te bazuara me se shumti tek filozofet greke, veçanerisht
tek Plato dhe Aristoteli. Per shkak te kesaj, shekulli i fundit ne
veçanti ka pare nje sulm te perbashket te ‘dijetareve’
kristiane duke diskredituar Islamin me perpjekjet per te
‘provuar’ se Islami rrjedh nga mesimet e filozofevete lashte
grek, dhe prandaj mund te behet pa te, perderisa ai logjikisht ndjek
se, nese kjo eshte e vertete, ai nuk ka asnje burim paresor te
tijin. Megjithate Kurani sigurisht ka mbijetuar deri ne ditet e
sotme i pandotur nga nderhyrjet njerezore dhe ne dijme shume mbi
Profetin Muhamed (s) per argumentet e tyre te bindshme. E verteta
eshte se muslimanet, duke e bazuar veten e tyre ne Kuran, futen nje
fryme te re ne traditen filozofike efektet e se ciles jane te qarta
deri me sot.
El-Kadiri ra dakort
t’ia dorezonte Toledon Alfonsos se VI me kusht qe ky i fundit te
ndihmohte ate te merrte kontrollin e Valencias. Mbreti kristian e
mbajti premtimin e tij dhe el-Kadiri i gezuar mori pushtetin e nje
qyteti: banoret e te cilit ishin te paushtruar per lufte dhe po aq
pak te mesuar me jeten e veshtire dhe perdorimin te heshtes e te
shpates. Ata ishin, ne te kundert, te zhytur ne kenaqesi e pertaci,
dhe mendonin per asgje tjeter veç te ngrenurit e te piret.
Kadiri e ruajti
poziten e tij si sundues i Valencias duke i paguar haraçin vjetor
El Cidit te njohur, qe ishte teper i zene me themelosjen e katoliçizmit
romak ne lindje te Andaluzise, ndersa Alfonso VI po koncetrohej ne
qender dhe perendim te vendit.
Mbreria e vogel e El
Cidit ne Andaluzine lindore ishte zhvilluar shume si rezultat i
debimit te tij nga Alfonso VI. Ai e filloi syrgjynosjen e tij duke
vepruar si mercenar i cili u pajtua si ndihmes tek nje sundues
musliman qe deshironte te pushtonte nje tjeter. Rezultati i
aktiviteteve te tij keshtu ndihmuan ne ndarjen e muslimaneve. Ai
gjithmone e mbante fjalen e tij, megjithate, dhe nuk e humbte veten
e tij ne kenaqesi sensuale. Ne kete aspekt ai ishte me i drejte se
tiranet te cileve ai i ndihmoi te rrezonin pushtete apo nga te cilet
ai vendoste taksa. Keshtu ai gezoi nje respekt nga zori nga shume
muslimane qe vuajten nen udheheqesit e tyre tiran.
Eshte e qarte,
megjithate, qe El Cidi ishte i pregatitur te vinte drejtesine per aq
kohe sa ai mbeti ne pushtet. Kur, ne fund te shekullit te
njembedhjete nje fllad i ri i Islamit fryu ne Andaluzi nga Afrika
veriore me ardhjen e muslimaneve te njohur si almoravidet apo
murabitet, ai u soll shume ashper me te gjithe ata qe iu pergjigjen
ketij zgjimi te ri. Ardhja e murabiteve jo vetem qe i bashkoi El
Cidin dhe Alfonson e VI edhe nje here, por gjithashtu tregoi natyren
e vertete te aktivitetve te tij te cilat, pasi zhveshen magjepsjen e
tyre, perfshine heqjen e praktikes se Islamit dhe institucionin e
katoliçizmit romak ne vend te tij. Ne te vertete, ishte nje suksesi
i kristianeve ne kete, aktiviteti i tyre paresor qe i shkaktoi
muslimanet e Andaluzise te bashkoheshin eshe nje here, dhe te
kerkonin ndihmen e vellezerve te tyre pertej Rrugeve te
Gjibraltarit.
|