Citime
mbi
Civilizimin
Maur (Islam)
Dr. A. Zahoor
Muslimanet
e Gadishullit Iberik, te cilet ishin ne fuqi ne Spanje midis viteve
711 deri 1492 e.r., njihen me emrin Maur. Ata e quajten token e tyre
Andaluzi e cila ne peridhen e hershme te tyre permblidhte
Portugaline dhe Francen Jugore, dhe ne peridhen e fundit perfshinte
vetem mbreterine e Granades. Fjala Andaluzi e ka prejardhjen nga
fjala arabe al-Andalus e cila ka disa kuptime. Nje nga ata eshte
‘te lulezohet mbas nje thatesire,’ dhe historia e Gadishullit
Iberik kaloi pikerisht ne kete faze gjate pushtetit musliman ne
Spanje.
Ne humbjen e pare te tyre ne Francen Jugore,
muslimanet u munden ne Tur-Poitier (rreth dy te tretat e rruges per
ne Paris) gjate muajit te Ramazanit me 732 e.r. Ky vend njihet si
Sheshi i Martireve dhe ne kronikat muslimane si Balaat
ash-Shuhada’. Kontrolli musliman i Toluzes, Narbones, Lionit dhe
zonave te tjera prane ndryshonte nga koha ne kohe, sepse disa nga
territoret humbnin, rimerreshin, dhe pastaj humbnin perseri. Kjo
vazhdoi keshtu deri me 975 e.r.
Fjala Maur eshte nje fjale e devijuar e cila u
referohet njerezve qe zbriten nga Maroku. kristianet e Gadishullit
Iberik filluan te perdornin kete term vecanerisht per muslimanet
sidomos kur ata humben kontrollin administrativ te pjeseve veriore
te Spanjes dhe Portugalise. Me vone, fjale te tjera si Moriscos dhe
Mudexhares u perdoren per ta ne fillim dhe ne mes te shekullit te
trembedhjete.
Kur muslimanet arriten ne fillim ne Spanje me
711 e.r, ata ishin ne pergjithesi arabe dhe berbere nga Afrika
Veriore. Brenda dy dekadash nje shumice e banoreve te Andaluzise,
sidomos shume nga Kristianet Unitare dhe klasat e shtypura, e
pranuan islamin lirisht duke njohur paqen, sigurine dhe lirine e
besimit dhe shprehjes nen ligjin musliman. Me ardhjen e 770 e.r.
njerez nga te gjitha racat nga Afrika e Veriut dhe Arabia emigruan
ne Andaluzi (Spanje dhe Portugali). Ata u perzien me kombet e
ndryshme perfshi ketu edhe vendasit spanjolle-muslimane. Rezultat i
ketij procesi ishte berja e Spanjes nje vend homogjen brenda pak
kohe dhe brezash. Gjate kohes se Abdur-Rahmanit, fajkoit te
Andaluzise (755 – 788), ata filluan punen per ndertimin e nje
civilizimi islam te ngjashem me ate qe pati lulezuar me perpara ne
Damask, Baghdad dhe shume qendra te tjera. Brenda nje shekulli te
aktivitetit te tyre, ata paten ngritur nje shoqeri shume me te
perparuar nga ato evropiane. Kontributi i tyre i madh u njoh me
emrin civilizimi maur.
Stenli
Lein-Pul ne ‘ Mauret ne Spanje’ :hyrje (The Moors in
Spain:Introduction)
“
Per rreth tete shekujsh, nen qeverisjen muhamedane, Spanja u be nje
shembull i shkeqyer ne gjithe Evropen per civilizimin dhe ngritjen
intelektuale. Provincat e saj pjellore duke u trajtuar nga aftesite
industriale dhe ingjinierike te pushtuesve dhane frytet e tyre,
qytete te panumerta u krijuan neper luginat e pasura ne Guadalkuivir
dhe Guadiana emrat e te cileve rikujtojne lavdite e zbehura te se
kaluares se tyre.
“...Kordoves i perket e gjithe bukuria dhe
ornamentet qe cuditin syrin. Vija e saj e gjate e sulltaneve formon
kuroren e lavdise se saj; varesja e saj e qafes ka brenda perlat e
poeteve te mbledhura nga oqeani i gjuheve; fustani i saj eshte bere
nga flamujt e dijes, te qepura bukur nga burrat e saj te shkences;
dhe mjeshtrat e cdo arti dhe industrie jane qepjet e veshjeve te
saj.
“Arti, literatura dhe shkenca ecen perpara si
asnjehere me perpara apo ne ndonje vend tjeter te Evropes...
“Matematika, astronomia, botania, historia,
filozofia dhe jurisprudenca mund te mesoheshin shkelqyer vetem ne
Spanje. Cfaredo qe e ben nje mbreteri te madhe dhe te perparuar,
cfaredo qe ka per qellim rafinimin dhe civilizimin, mund te gjendej
vetem ne Spanjen muslimane...
“Me Granaden ra e gjithe madheshtia e Spanjes.
Per nje kohe te shkurter, sidoqofte, reflektimi i shkelqimit maur
hodhi nje drite te dobet mbi historine e tokes te cilen me perpara e
pati ngrohur me rezet diellore te saj. Epoka e madhe e Isabelles,
Carlsit V dhe Filipit II, te Kolombit, Kortezit dhe Pizarros, ishin
nje rikujtim i dobet i periudhes e monumenteve te ketij shteti te
madh. Dhe me mbrapa filloi shkaterrimi, inkuizicioni dhe erresira ne
te cilen Spanja ka rene dhe ndodhet ende.
“Ne token ku shkenca kishte qene kryesore nje
here e nje kohe, doktoret spanjolle u bene te famshem per asgje
tjeter vec injorances dhe kapacitetit te vogel. Artet e Toledos dhe
Almerias u zhduken ne parendesi.
“Toka
te ciles iu hoq e drejta e perpunimit nga aftesia e maureve, u rrit
e varfer dhe e lene menjane, luginat me te pasura dhe me pjelloret u
zhduken dhe u shkretuan, dhe pjesa me e madhe e qyteteve te cilet
paten ekzistuar ne cdo zone te Anadaluzise, rane ne nje renie te
thelle; dhe lypesit, murgjerit dhe banditet zune vendin e
shkollareve, tregtareve dhe fisnikeve. Aq poshte ra Spanja pas
perzimit te maureve. Kaq i madh eshte kontrasti melankolik qe
ofrohet nga historia e saj.”
Konde
i cituar nga Preskot, ‘Philip II of Spain,’ Vol. III.
“
Dhe keshtu u largua nje here e pergjithmone nga territoret e Spanjes
ky popull trim, inteligjent dhe i ditur, i cili me dijet dhe punen e
tij i dha jete kesaj toke, te cilen krenaria e kote e goteve e pati
denuar me sterilitet, dhe e zgjeroi ate me perparim, rregull dhe
kanale te panumert, keta njerez, kurajoja e te cileve ishte e
njejte, si ne lumturi ashtu dhe dhimbje, nje mbeshtetje e forte ndaj
fronit te halifeve, gjenialiteti i te cileve, progresi dhe
mendjendritesia ngriti ne qytetet e tyre nje qender drite e cila
dergonte rrezet e saj ne Evrope dhe e frymezoi ate me pasionin e
shkences, dhe shpirti i shkelqyer i te cilit i mbeshtolli te gjitha
aktet e tij me nje ngjyre te pakrahasueshme madheshtie dhe
fisnikerie, dhe e shpalosi ate para syve te pasardhesve me nje
madheshti te jashtezakonshme dhe ngjyre terheqese heroizmi e cila
sjell prane kohen magjike te Homerit dhe e cila prezanton ata tek ne
nen veshjen e gjysem zotave greke.
“Arabet u shfaqen papritmazi ne Spanje si nje
yll i cili kalon neper ajer me driten e tij, shperndan flaket e tij
ne horizont dhe pastaj zhduket perseri neper nate. Ata u shfaqen ne
Spanje per ta mbushur ate menjehere me aktivitetin e tyre dhe frytet
e gjenialitetit te tyre, dhe e veshen ate me nje shkelqim te
lavdishem i cili u perhap qe nga Pirrenejte deri ne Gjibraltar dhe
nga oqeanet ne Barcelone. Por nje dashur e madhe per lirine dhe
pavaresine, nje karakter i vendosur, injorimi i virtyteve te vjetra,
nje fillim i pafat i revolucionit, i provokuar vazhdimisht nga
flaket e imagjinates se ndezur, pasionet e dhunshme dhe ambiciet,
shpirti i dominimit, dhe faktore te tjere te renies, punuan gjate
kohes, per te shkaterruar kete veper te madhe te ngritur nga burra
si Tarik, ‘Abdul Rahman al-Nasir, Muhamed ibn al-Ahmer, dhe i coi
arabet ne percarje te brendshme, e cila iu rrezoi fuqine dhe i shtyu
ata drejt shnderrimit ne hic.
“Miliona maure e lane Spanjen duke marre me
vete pasurine dhe artin – shpirtin i nje shteti. Cfare kane
krijuar spanjollet ne vend te tyre? Ne mund te themi asgje, por nje
ndjese e perjeteshme mbush kete toke ne te cilen natyrat me te
lumtura morren fryme kohe me pare. Sidoqofte ka ende disa rrenoja
monumentesh te cilat ende bien ne sy midis ketyre zonave te
deshperuara, por nje britme e vertet ushton nga thellesite e ketyre
monumenteve dhe rrenojave: Nder dhe lavdi per te pushtuarit maur dhe
renie dhe mjerim spanjollet fitimtare!”
Gustav
Lebon
“Per
pese apo gjashte shekuj librat ne gjuhen arabe dhe vecanerisht ato
ne disiplina te ndryshme kane qene gati i vetmi burim i mesimdhenies
ne universitetet evropiane. Dhe ne mund te themi pa ndonje dyshim se
ne disiplina te vecanta si pershembull mjekesia, idete e arabeve
jane ende ne fuqi ne Evrope. Shkrimet mjekesore te Ibn Sines
(Avicena) kane qene shpejguar deri nga fundi i shekullit te
meparshem ne Monabiliah.”
“Roxher
Bakon, Leonard, Erno Al Felkuni, Raymond Lot, Shen Thoma, dhe
Azfonish X Kashani kane qene mbeshtetur shume ne librat arabe.”
Renan
“Alberti
i Madh eshte borxhli ndaj Ibn Sines dhe Shen Thomai po ashtu ndaj
Ibn Rushdit (Averroesit).”
Homeldi
mbi Shkencen
“Ishin
arabet ta te cilet per here te pare shpiken metoden e pergatitjeve
kimike te mjekesise, dhe ishte nga ky burim ardhja tek ne e
keshillimit dhe procedurave te eksperimentimit, te cilat u paten
ngritur lart nga Shkolla e Saliramit dhe qe atje mbas nje kohe te
gjate u perhapen ne gjithe Evropen Jugore. Mjekesia dhe elementet
natyrore mbi te cilat varet plotesisht mjekimi ishin shkaku per
studimin e bimeve, Kimise. Ne kete menyre qe te dyja keto studime
vazhduan paralelisht ne dy menyra teresisht te ndryshme dhe keshtu
dera e nje kohe te re per studimin e kesaj shkence u cel nga arabet.
Mjafton te permendim per te vertetuar dijen e gjere arabe mbi
mbreterine e bimeve se ata shtuan dy mije bime mbi ato te
Zulefuredasit. Ka shume bime mjekesore ne farmacine e tyre te cilat
greket nuk i paten pare as ne enderr.”
Sideo
“Gjate
mesjetes, vetem arabet ishin mbajtesit
standart per civilizimin.”
“Kur arabet fituan ekspertize ne Astronomi,
ata i kushtuan vemendje te vecante shkencave matematike dhe fituan
nje nivel te larte dije dhe po ashtu kane qene mesuesit tane ne kete
fushe.... Kur ne konsiderojme te gjithe ate qe u transferua nga
arabet tek latinet, ne mesojme se kjo u be e mundur vetem ne emer te
Gerbert Silvester II, gjate kohes se te cilit midis 970-980 e.r, te
gjitha ato shkenca qe ai i pati studiuar ne Andaluzi u futen ne
Evrope.”
...” Kerkimi tone ndalon edhe mbi ligjin
maliki, perderisa ne kemi pasur kontakte me Afriken, dhe Franca
urdheroi njerezit e saj te ditur te perkthenin ne frengjisht librin
e shkurter mbi Fikun (jurisprudence) te permbledhur nga Ishak bin
Yakub (vdiq me 1242 e.r, libri i tij titullohet
“Kitab-e-Khalil”)
...” Per plot gjashte qind vjet punimet e tij
(Ibn Sines, Avicenes) mbizoteruan neper institucionet edukative ne
Evrope. Libri i tij Al-Kanun (Kanuni) u perkthye ne pese volume dhe
u rishtyp, meqenese procesi i mesimdhenies ne France dhe dhe Itali
varej plotesisht tek ai.”
Martin
Hjume ne ‘Populli Spanjoll’
“Sulltani
Abd-er-Rahman ishte nje nga udheheqesit e derguar nga qielli per
njerezit. I shpejte por edhe i kujdesshem ne keshilla dhe lufte, i
paskrupull, krenar dhe i duruar, ai ishte po aq i gatshem te
hakmerrej tmeresisht, sic ishte politikan dhe ne gjendje te falte
kur i leverdiste. Berber dhe Jemenite njesoj u pajtuan ne mendimin
se me ne fund ata kishin gjetur udheheqesin e tyre... Ai udhehoqi
deri ne vdekjen e tij me 788, me ashpersine, diturine, dhe
drejtesine te cilat bene token e tij me te organizuaren ne Evrope,
dhe kryeqendren e tij me te bukuren ne bote.”
S.P.
Skot (Scott) ne ‘Historia e Perandorise Maure ne Evrope.’
“Sidoqofte
dija dhe shkenca ekzistonin kudo pervecse ne Evropen katolike. Ne
nje kohe kur mbreterit nuk dinin te shkruanin edhe te lexonin, nje
mbret maur kishte nje biblioteke private prej gjashte mije librash.
Ne nje kohe kur nentedhjete e nente per qind e kristianeve ishin
plotesisht analfabete, qyteti maur i Kordoves kishte teteqind
shkolla publike, dhe nuk kisht asnje fshat brenda kufijve te
perandorise ku bekimi i edukimit nuk mund te gezohej nga femijet e
fshatareve me te varfer,... dhe ishte e veshtire te takoje qofte
edhe nje fshatar maur qe nuk dinte te lexonte dhe te shkruante.”
Thomson
ne ‘Muslimanet ne Andaluzi’
“Evropa
ishte teresisht ne terr pas perendimit te diellit, Kordova
shkelqente nga llampat e rrugeve; Evropa ishte e piset, Kordova pati
ndertuar nje mije banja;..., Kordova nderronte nderresat per dite;
Evrope rrinte ne batak, rruget e Kordoves ishin te shtruara;
Pallatet e Evropes kishin vrima per tymin ne tavan, arabeskat e
Kordoves ishin te mrekullueshme; Fisnikeri Evropiane nuk mund te
hidhte dot firmen, Femijet e Kordoves shkonin ne shkolle; murgjerit
Evropiane nuk lexonin dot as sherbimin e pagezimit, Mesuesit e
Kordoves paten krijuar nje biblioteke te dimensioneve Aleksandriane.
(800 – 1000 e.r)
Dozy
ne ‘Muslimanet ne Spanje’
“Kriminele dhe fanatike, lionezet shume rralle
kishin meshire, kur ata pushtonin ndonje qytet zakonisht te gjithe
banoreve u vinin shpaten. Tolerance te tille si ajo qe muslimaneve
ndaj kristianeve nuk mund te pritej prej tyre.”
H.
Kamen, ‘Inkuizicioni Spanjoll’
“Si rezultat i perpjekjeve te tij te egra
(Kardinal Ksiemenes), permendet se ne 18 Dhjetor 1499 rreth tre mije
maure u pagezuan nga ai dhe nje nga xhamite kryesore te Granades u
konvertua ne kishe. ‘Te konvertuarit’ u inkurajuan qe te
dorezonin librat e tyre Islam, disa mijera prej te cileve u
shkaterruan nga Ksimenesi ne publik. Disa libra te rrale mbi
mjekesine u ruajten per Universitetin e Alkales...(Ksimenes) thoshte
se...mauret paten humbur cdo te drejte nen kushtet e kapitullimit
(te Granades). Atyre tani duhej tu jepej e drejta per te zgjedhur
midis pagezimit dhe perzenies... Ne Andaraks xhamia kryesore, ne te
cilen ishin futur grate dhe femijet, u plas me barut... te gjitha
librat ne arabisht, vecanerisht Kurani, u mblodhen per tu djegur...
kardinal Ximenes:.. thuhet qe gjate fushates se tij te konvertimit
mes maureve te Granades me 1500 te kete djegur ne sheshin publik te
Vivarramblas mbi 1,005,000 volume, perfshi ketu dhe vepra unike te
kultures maure.”
H.C.Lea,
‘The Moriscos of Spain.’
“
....qe varrezat te vendoseshin prane kishave ndryshonte nga xhamite,
por kristianet e vjeter nuk do ndaloheshin neqoftese do te donin te
varroseshin atje... kjo vazhdoi deri me 1591 kur doli urdheri se ata
duhej te varoseshin brenda kishave, gje qe ishte aq pa kuptim per ta
saqe pa marre parasysh asgje ata do te jepnin me teper se tridhjet
mije dukate qe mbreti apo papa ti lejonte te varroseshin ne vend
tjeter, madje edhe neper kodra.
“... Rrobaqepesit nuk lejoheshin te benin
veshje dhe punime ari apo argjendarie sipas zakoneve te tyre
(maure); banjot e tyre u ndaluan; te gjitha lindjet duhej te
kontrolloheshin nga mami kristiane per te bere te sigurt se nuk
kryhej asnje rit maur; carmatimi do te behej nga nje inspektim i
rrepte i lejeve te armeve; dyert e tyre duhej te mbaheshin hapur ne
ditet e festave, te premteve, te shtunave, dhe gjate martesave, per
te bere te sigurt braktisjen e rriteve maure dhe kryerjen e atyre
kristiane...po ashtu edhe emrat maure nuk lejoheshin te perdoreshin
dhe ata nuk mund te mbanin ‘gacis’ apo maure te pa pagezuar
qofshin te lire apo skllave.”
|