Historia e Dinarit
dhe Dirhamit Islam
Dirhami dhe Dinari
jane perdorur si valuta zyrtare islame ne fillim te Kalifit te dyte
te Islamit (634-644 C.E.). Dinari eshte pesha e arit e barabarte me
4.3 grame ndersa Dirhami eshte pesha e argjendit e barabarte me 3.0
grame. Keto mareveshje u vendosen nga kalifi i dyte musliman Umar
Ibn al-Khattab (ra) si " 7 dinare duhet te jete te barabarte me
10 dirhame". Kjo mase dhe perdorimi i monadhave prej ari dhe
atyre prej argjendi qendruan valuta zyrtare e shteteve muslimane
pergjate shekujve deri ne renien e kalifatit Islam pas Luftes se
Pare Boterore. Ibn Khaldun ka thene ne librin e tij "Mukaddimah"
se pesha e dinarit prej ari eshte sa 72 kokrra elbi.

Monedhat e para
muslimane jane shtypyr gjate kalifatit te Uthmanit (ra), 644-656 C.E.,
dhe ishin te ngjashme ne paraqitje me dihamin prej argjendi.
Monedhat muslimane perfshinin shkrimin e fjales " Ne emer te
Allahut" ( ne arabisht) ne anet e kesaj monedhe. Muslimanet e
mbajten kete tradite te te shkruarit te kesaj fjalie ne monedhat e
tyre edhe shume shekuj me vone dhe vazhdojne edhe sot e kesaj dite
kete praktike.
Shtypja e pare e
dirhamit u be ne vitin 695 (75A.H.) gjate pushtetit te kalifit Abdul
Melik. Ato ndoqen standardin e vene nga Umar Ibn al-Khattabi (ra).
Keto monedha mbanin edhe frazen "Allahu eshte i pashok, Allahu
eshte i perjetshem". Duke filluar me keto monedha perdorimi i
figurave njerezore dhe atyre te kafsheve u nderpre. Dinari dhe
dirhami kishin forme te rrumbullaket. Ne njeren ane te monedhes
ishte shtypyr fjala " Nuk ka te adhuruar tjeter pervec Allahut"
dhe " falenderimi i takon vetem Allahut" , ndersa nga ana
tjeter ishin shkruar emri i kafilit dhe data e shtypjes se monedhes.
Shtypjet e monedhave te mevonshme muslimane paraqesin shehadetin,
nje ajet prej Kur'anit dhe Madheshtine e Allahut. Cilesia e
shkrimit dhe stampimit varionin me kalimi e kohes, vendit dhe
teknologjise qe perdorej per stampimin e ketyre monedhave. Monedhat
Andaluziane te shekullit te 8 njihen si monedhat e dizanjuara me
mire nga muslimanet.
Valuta ne leter hyri
ne tokat muslimane gjate kohes koloniale dha vazhdoi ne pas-kolonizimit.
Leket prej letre jane nje mjet pagimi prej shtetit ndersa monedhat
prej ari dhe argjendi sherbyen si komoditet duke patur vleren dhe
peshen e tyre.
|