
|
. |
.. |
ISLAMI
NE AMERIKE
Alexander Russel Webb
(19 Prill 1893; Nju Jork, N.Y.)
(i ekstraktuar nga libri i Webb-it, "Islam in
America")
Natyra
thuajse universale, midis amerikaneve mendje-liberale, te dijne me
shume rreth religjioneve orientale sesa stergjysherit e tyre dinin,
ka qene produktive te pakten per nje rezultat, qe eshte, te ndaret
nga supersticionet shpirt-shkaterruese fetare; dhe zhvillimi i nje
shpirti te pamvarur e pa frike ne mendime, i cili po behet
gradualisht nje armik agresiv e i pameshirshem ndaj skllaverimit
mental te besimive. Kjo ndoshta mund te quhet evolucioni i njerezimi
te ri me te vertete, i cili eshte shume me teper i admirueshem se i
vjetri, karakteristika kryesore e te cilit ishte besimi i tij pasiv
ne dogmat fetare ne kundershtim me arsyen dhe mendimin praktik,
ndjekes te verber te udheheqesve te gabueshem, te cilet nuk ishin
kurre ne gjendje te vertetonin te drejten e tyre te udheheqjes, e as
te verteten dhe validitetin e doktrines qe ata jepnin mesim.
Ditet
e lehtebesimit te verber jane duke shkuar dalengadale e me siguri.
Thirrjet e sentimentalitetit te tepert jane duke humbur forcen dhe
efektivitetin e tyre. Klasat e zhvilluara – mendje-qartet, te
mire-balancuarit, mendimtaret racionale – kerkojne arsye per çdo
gje, duke refuzuar te besojne ne teori iracionale apo dogma te cilat
nuk kane ndonje pohim me te mire ndaj pagabueshmerise se sa nje
mbrojtje e thjeshte e nje te diplomuari ne teologji.
Qellimi
primar i ketij libri nuk eshte te rrenoje e as te dobesoje ndonje
besim apo sistem teorish, e as te beje prozelit ne Islam, por te
ngreje e te inkurajoje midis kristianeve anglisht-foles nje shpirt
te qete, te qendrueshem e nje hetim i paparagjykuar te zbatohet ndaj
sistemeve te fese se tyre dhe te tjerave gjithashtu. Vetem n.q.s.
njeri ndjen pavaresine e tij mendore e vendos ta ushtroje ate me
qendrueshmeri; vetem n.q.s. ai heq dore plotesisht nga paragjykimet
e fituara nga ata me te cilet ai ka qene ne marredhenie te
vazhdueshme gjate gjithe jetes se tij, gjykimi i tij do te jete i
nje vlere te pakte per te. Nese, siç eshte rregulli per maxhorancen
e gjere qe pretendon te jete gjykuese, ai kerkon vetem evidence te
konfirmoje te verteten e besimit te tij fetar, e te krijoje
falsitete per te tjerat, pa nje deshire te paster te njohe te
verteten, kerkimet e tij do t’i bejne atij me shume dem se mire, e
do te ishte me mire per te te mos e ndermerrte ate.
Nje
njeri, duke vrojtuar nje pejsazh nga maja e malit, nuk mashtrohet
nga dimensionet e dukshme te objekteve qe kap shikimi i tij ne
fushat poshte: ai e di se njeriu qe leviz neper kopshtin e tij eshte
me shume se tre inç (7.5cm) i gjate; se shtepia prane tij eshte me
e madhe se nje kuti; se treni hekurudhor, duke dredhuar si gjarper
ndermjet kodrave, eshte shume me teper i madh e me i shpejte ne
levizjet e tij se nje larve. Edhe pse ai mund te mos kete pasur
kurre ndonje praktike artistike, ai di mjaft nga rregullat e
perspektives e te jete ne gjendje te gjykoje me sakstesi krahasuese
madhesine e objekteve ne distance. Ai nuk arrin ne perfundimet e
shinat e tramvajes te vendosura nga dikush tjeter. Ai nuk gjykon
madhesine e njeriut, shtepine dhe trenin hekurudhor, ne drite te
teorive te nxjerra nga disa autoritete shkencore te njohura. Ai ka
mesuar se distanca e ben nje objekt t’i duket vrojtuesit me e
vogel se sa ai eshte. Ai ka pare njerez e shtepi e hekurudha prej
disa hapave larg tij, e ai di sakte sa te medha ato jane zakonisht.
Shkurtimisht, ai perdor arsyen e tij dhe perfiton nga eksperienca e
tij, pa konsultuar ndonje autoritet sidoqofte.
Por
kur ky njeri i njejte ndermerr te studioje nje sistem religjioz,
ndryshe nga ajo qe ai ka qene mesuar ne shkolle ne femijerine e tij,
ai ndjek nje drejtim tjeterfare, si rregull. Ai qendron mbi mal dhe
gjykon madhesine e objekteve poshte me madhesine e atyre mjedisit te
tij me te afert. Ai nuk eshte krejt ne gjendje te kuptoje perse
objektet poshte duhet te jene me te vogla se ato rreth tij, dhe
keshtu ai konsultohet me nje “autoritet,” shkrimtari i se ciles
ndoshta nuk ka qene kurre poshte majes se malit; ose nese ai ka
qene, ka mbetur aq afer fundit sa qe ai mund te vraponte shpejt per
ne maje nese ai gjente veten e tij ne rrezik te te mesuarit tjeter
gje mbi madhesine dhe natyren e objekteve ne distancen e
larget.
Qe
prej rikthimit ne vendin tim une jam habitur shume, jo vetem me
injorancen e pergjithshme qe mbizoteron tek te ashtuquajturit
njerezit te mesuar ne lidhje me jeten, karakterin dhe mesimet e
Profetit arab [Muhamed (s)], por gjithashtu edhe me gatishmerine e
vete-kontrolluar e lehtesine me te cilen disa nga keta njerez
shprehin opinionet e tyre per Muhamedin dhe sistemin islam. Ca
artikujshkrues me kane çuditur shume duke treguar sa pak ata dijne
per Muhamedin (s) dhe historine muslimane, dhe sa te guximshem e
agresive ata mund te jene me ate armatosjen me faktet e varfra te
tyre. Nje botues i njohur perendimor mbasi i referohej Muhamedit si
“Profeti i famshem grek,” perfundonte nje gjysem kolone prej
idioti me pohimin se, “te tjere jane perpjekur te prezantojne
Budismin ne Amerike, dhe deshtuan, ashtu siç Webb do te
deshtoje.”
Me
vjen keq qe mungesa e hapesires me ndalon te jap nje numer shembujsh
te ngjashem, e aspak absurd, te injorances qe mbizoteron tek
njerezit te cilet supozohen te jene te mire-informuar.
Nuk
ka asnje sistem religjioz per te cilin te dihet kaq pak, jo vetem
nga masat e njerezve anglishtfoles, por gjithashtu midis atyre te
cilet konsiderohen si me te mesuarit. Ky fakt eshte per shkaqe te
ndryshme, me i dukshmi i te cileve eshte mosdashja krejt e natyrshme
e muslimaneve ndaj gjuhes angleze dhe kombeve qe flasin anglisht,
mospelqimi e tyre ta kene literaturen muslimane te perkthyer ne
gjuhen tone, dhe paragjykimi i forte i cili, per tete apo nente
shekujt e fundit, ka ekzistuar midis kristianeve kunder muslimaneve
dhe Islamit.
Nuk
ka asnje karakter ne te gjithe rrjedhen e historise qe te kete qene
kaq shume dhe vazhdueshem i keqprezantuar e i keqkuptuar nga
kristianet, si Muhamedi (s). Nuk gjendet sot te ekzistoje e printuar
as edhe nje pune e vetme ne anglisht qe paraqet diçka, si nje
koncept i vertete i karakterit te Profetit te inspiruar te Arabise,
e as mbi natyren e doktrines [Islamit] qe ai mesoi, dhe eshte
praktikisht e pamundur per kerkuesin te gjeje ndonje informacion
besueshem mbi kete subjekt ne literaturen angleze, vetem nese ai i
ka fituar ca njohuri te saj prej burimesh te tjera.
Prandaj,
qellimi i pare i ketij libri te vogel eshte t’i jape botes
anglisht-folese nje pershkrim te shkurter por te sakte e te
besueshem mbi karakterin dhe qellimin e Muhamedit (s), dhe nje skice
te vogel te sistemit islam. Gjate gjashte javeve te kaluara, kam
marre nje numer letrash nga vende te ndryshme te Shteteve te
Bashkuara ku me pyesin per literaturen qe jep nje reflektim te
besueshem te religjionit islam. Keto letra me kane bindur se ka nje
deshire te sinqerte dhe te gjere midis amerikaneve mendje-hapur te
njohin te verteten, dhe me kane nxitur mua te jap kete shkrim per
publikun, perpara nje pune me te madhe e me te kompletuar, qe do te
publikohet me vone. Ne qofte se kjo perpjekje çon ne nxitjen e ca
personave qe te lirojne, edhe perkohesisht, zinxhiret qe i sjellin
ata ne kishe, dhe t’i japin doktrines islame nje gjykim te
sinqerte e te drejte te paparagjykuar, une do te ndjehem boll i
shperblyer per kohen dhe punen qe i kam dhene asaj.
Nju
Jork, 19 Prill, 1893.
|