1031
e.r.
Era
jone
|
Fundi
i sundimit umajad ne Spanje, Portugali dhe Francen jugore
[756-1031]; mbreteri te vogla ne Spanje: Malaga nen Benu
Hamudet, Granada nen Zauidet, sevilje nen Benu Abadet,
Toledo nen Zun Nunet, Saragosa nen Benu Hudet. El-Kaim,
halifi abasid [1031-1075, i shkarkuar dhe i rikthyer ne
poziten e tij si halif nga Tugril Beu ne 1059].
|
1033
|
Sulltan
Mesudi i Gaznit themeloi tashme nje komunitet te suksesshem
musliman ne Kashmir [perpara 1947 India perfshinte
Pakistanin dhe Bangladeshin e sotem].
|
1035
|
El
Mustensir, halifi fatimid [1035 – 1094].
|
1036
|
Tugril
Beu, mbreti i selxhukeve [1036 – 1063].
|
1040
|
Sundimi
el-Moravid ne Afriken veriore. Emri Moravid vjen nga
Marabouts dhe Ribat, nje komunitet i shenjte i berbereve ne
Sinhaxha te vendosur ne nje ishull ne lumin Senegal.
Selxhuket mposhten gazanavidet ne betejen e Dandankanit.
Sundimi gaznavid shtrihej deri ne Afganistan dhe Indi.
Sundimi i Kalbit mbaron ne Sicili. Vdekja e El-Hajthamit
(Alhazenit) (fizike, optike, matematike; 965-1040).
|
1042
|
Shumica
e paganeve Ilik Hans nga familja mbreterore e Azise qendrore
pranojne Islamin.
|
1048
|
Sulltani
buvahid Malik Rrahijm [1048 – 1055]. Sulltani gaznavid Ali
[1049 – 1051]. Vdekja e Ibn Ebu Reihan el-Biruni
(astronomi, matematike, percaktoi perimetrin e tokes;
973-1048)
|
1049
|
Uar
Xhabi, sunduesi i Tekurit (lugina me e ulet e Senegalit),
pranoi Islamin.
|
1055
|
Buvahidet
e rrezuar nga froni nga Tugril Beu. Sundimi i Buvahideve
mbaron [945-1055]. Halifi abasid El Kaim i dha Tugril Beut
titullin ‘Sulltan’ (Tugril Beu, sulltani i pare selxhuk
[1055-1063]).
|
1060
|
Marakeshi
i formuar nga Jusuf b. Tashfin, sunduesi moravid ne Magrib
[1060-1106]. Bugi, kryeqyteti i ri i Ziridit.
|
1067
|
P’u
Tsung-Meng [1032-1098], pasardhes i familjes se Ebu Aliut ne
Kuang-Çou, sherbeu si editori i Pallatit, Sekretari i Madh
dhe zev. Minister nen perandorin sung Shen-tsung [1067-85].
|
1068
|
Gjeografi
i famshem musliman Ebu Bekri e pershkroi Ganen si te
perparuar dhe si nje shtet te lulezuar ekonomikisht. Shumica
e ministrave dhe arketareve te mbretit ishin muslimane;
ngjarjet e rregjistruara dhe korrespondenca ne arabisht.
|
1071
|
Beteja
e Malazgerdit (Manzikert). Perandori bizantin i zene rob nga
selxhuket.
|
1075
|
Halifi
abasid El Muktadi [1075-1094].
|
1076
|
El
Moravidet zune Ganen.
|
1082
|
El
Moravidet pushtuan Algjerine. Territoret e tyre u zgjeruan
nga Afrika veriore deri ne Senegal.
|
1085
|
Renia
e Toledos ne duar te kristianeve. Umm-Xhilmi, sundimtari i
Kanemit (Çadi verior modern) [1085-1097] pranoi Islamin.
|
1086
|
Sulltani
selxhuk bizantin Kilixh Arsalan [1086-1107].
|
1087
|
Moravidet
mposhten kristianet ne Spanjene betejen e Zalakes. Pjesa me
e madhe e Spanjes muslimane nen el-moravidet. Vdekja e El
Zarkalit (Arzakel) (astronomi, shpiku astrolabin; 10281087).
|
1091
|
Fundi
i sundimit musliman ne Sicili mbas 264 vjetesh, normanet
pushtojne Siciline.
|
1094
|
Halifi
abasid Mustahzir [1094-1111]. Sulltani selxhuk Barkiaruk
[1094-1104]. Halifi fatimid El Mustali [1094-1101].
|
1095-98
|
Papa
Urban II shpall Kryqezaten e Pare me 1095 ne Keshillin e
Klermontit. Sulltan Kilixh Arsalan mposht Pjetrin e Hermitit
[1097], Edesa dhe Antioki [1098]. Ushtria clirimtare
muslimane e udhehequr nga Kabuka, joefektive. Kanibalizmi
nga ushtrite (kryqtare) franceze ne Ma’ara.
|
1099
|
Kryqtaret
e udhehequr nga Godfri (Godfroi de Bouillon) zune
Jeruzalemin. Prifterinjte koptik, sirian, armenian,
gjeorgjian dhe grek u debuan nga Kisha e Varrit te Shenjte
nga kryqtaret. Masakra dhe plaçkitje. Kryqtaret vrasin
dhjete mije qytetare ne Jeruzalem, duke perfshire edhe ata
qe u strehuan ne xhamine al-Aksa mbas nje premtimi sigurie
ne te. Kryqtaret e kthyen Kubéne e Gurit ne nje kishe dhe
al-Aksan ne nje stalle kuajsh dhe ngriten nje kryq mbi te.
Ushtria çlirimtare egjiptiane joefektive. Al-Haravi, Kadiu
i Damaskut, udhehoqi nje delegacion prej refugjatesh per ne
Bagdat si proteste ndaj mosreagimit te halifit.
Godfroi,
themeluesi i ‘Ordre de Sion’, mori titullin ‘Mbrojtesi
i Varrit te Shenjte’.Naits Templar operoi nen Ordre de
Sion (Rregulli i Zionit).
Sulltani
Gaznavid Mesud III [1099-1114].
|
1100
|
Formohet
Timbuktu. Shumica e nenshtetasve te Zhenes dhe Timbuktit
deklarojne Islamin. Beldvin (Bedeuin, vellai i vogel i
Godfrit), konti i Edeses, shpall veten Mbreti i Jeruzalemit.
|
1101
|
Halifi
fatimid Al-Amir [1101-1130].
|
1104
|
Sulltani
selxhuk Muhamed I [1104-1118]. Kryqtaret te mposhtur ne
Haran.
|
1106
|
Sunduesi
moravid Ali[1106-1143].
|
1109
|
Renia
e Tripolit ne 12 Korrik 1109 ne duar te kryqtareve mbas nje
rethimi prej 2000 ditesh. Shumica e banoreve u shiten si
skllever, ndersa ata qe mbeten u grabiten dhe u debuan.
|
1110
|
Sipas
Sungut, rregjistrimi i bere gjate kohes se Hui-tsung
[1101-25], popullata kineze muslimane ishte 2 milion (4.3% e
te gjithe popullates kineze prej 47 milion njerezish).
Renia
e Bejrutit me 13 Maj 1110; msakra te tmerrshme ndaj banoreve
nga kryqtaret. Mbreti Sigurd i Norvegjise arriti nga deti me
forca te reja ushtarake ne 60 anije per t’iu bashkuar
kryqtareve. Renia e Saides (Sidonit) tek kryqtaret ne 4
Dhjetor 1110.
|
1111-12
|
Halifi
abasid Mustarshid [1111-1134, i vrare.
Ibn
al-Kashib, kadiu i Alepos, organizoi nje demonstrate kunder
halifit te Bagdatit per te kerkuar nderhyrje ne okupacionin
kryqtar.
Kristianet
zejne Saragosen, Spanje.
Vdekja
e el-Gazalit (Algazel)
(sociologji, teologji, filozofi; 1058-1111).
Muslimanet mbrojne Tireun kunder kryqtareve.
|
1119
|
Ilgazi,
sundimtari i Alepos, shtyp kryqtaret ne Sarmanda.
|
1124-25
|
Kryqtaret
kapin Tireun. Ibn al-Kashab, kadiu i Alepos, vritet nga
sekti hashashin (asasinet).
|
1127
|
Imad-ud-Din
Zangi [1127-1146, i vrare], sundues ne Masul; rregulli i
Zangit. Kaurzam Shah Açiz [1127-1156].
|
1128
|
Najts
Templar i njohur zyrtarisht dhe i perfshire ne urdherat
fetare-ushtarake nga keshilli i kishes i mbajtur ne Trojes, Champagne.
Kjo disipline u be e njohur si ‘Ushtria e Krishtit’ dhe
‘Kaloresit e Krishtit’.
|
1130
|
Sulltani
selxhuk Tugril Beu II [1130-1134]. Halifi fatimid el-Hafiz
[1130-49].
|
1134
|
Halifi
abasid Al Rashid [1134-1135, i hequr nga posti]. Sulltani
selxhuk Mesud [1134-1152].
|
1135
|
Halifi
abasid El Muktafi [1135-1160].
|
1137-39
|
Imad-ud-Din
Zangi kapi Fulkun, mbretin e Jeruzalemit, pastaj e leshoi
ate. Papa Inocent II nxori nje qarkore qe thoshte se
Templaret duhej te lidhnin besnikerine vetem me Papen.
|
1140
|
Aleanca
e Damaskut dhe kryqtareve kunder Zangit.
Principata
e Gur-it nen
gaznavidet deklaroi veten te pavarur dhe e ndryshuan
aleancen e tyre tani me selxhuket turq. Sundimi gur
[1140-1206]. Guridet ishin indigjenet e Hazaraxhit ne
Afganistan, nje zone e ftohte ndermjet Gaznit dhe Heratit.
Sulltani gur Izudin Husein [1140-44].
|
1147-49
|
Kryqezata
e dyte, e udhehequr nga Konrad III, perandori i Gjermanise,
dhe Luiz VII, mbreti i Frances. Najts Templars perdoren ne
beteje majat e hapura te flamujve me kryqin e kuq. Odo i
Deuilit, nje murg i shen. Denisit dhe kapelan i Luizit VII,
raportoi se nje numer i madh kryqtaresh u konvertuan ne
Islam.
|
1147
|
El-Mohadet
rrezuan el-Moravidet ne Magrib. Ebul Mumin [1147-1163].
Sundimi moravid mbaron [1040-1147].
|
1149
|
Halifi
fatimid el-Zafir [1149-1154].
|
1154
|
Nuredini
bashkon Sirine muslimane nen autoritetin e tij.
Halifi
fatimid Al Faiz [1154-1160].
|
1156
|
Sulltani
selxhuk bizantin Kilixh Arsalan II [1156-1192]. Kauarzam
Sheh Arsalan [1156-1172].
|
1158-59
|
Sulltani
selxhuk Sulejman [1159-1161].Vdekja e Alaudinit [1158].
Sulltani gur Giasudin [1158-1202]. Sundimi gaznavid
kufizohet deri ne Indi [1158].
|
1160
|
Halifi
abasid el Mustenxhid [1160-1170]. Halifi fatimid el Adid
[1160-1171]. Sulltani gaznavid Kusro Malik [1160-1186].
|
1167-69
|
Muslimanet
pozicionuan 20’000 aparate solvente (vajguri) ne Fustat
kunder ushtrise se
mbretit kryqtar te Jeruzalemit, Amalrik I, per ta penguar
nga Kairo.
Shirkuh,
toger i Nuredinit, merr ne kontroll Egjiptin dhe shpallet
vezir. Ai vdiq dy muaj me vone. Salahudini, nipi i Nuredin
Zangit, caktohet Vezir.
|
1170
|
Halifi
abasid el Mustadi [1170-1179].
|
1171
|
Fundi
i fatimideve [909-1171]. Sulltan Salahudin Ejubi
[1171-1193]. Dinastia ejubie u themelua ne Egjipt.
|
1178
|
Papa
Aleksander III nxori nje qarkore ku konfirmonte posedimet e
Ordre de Sion-it ne France, Spanje, Siçili dhe Palestine.
|
1180
|
Halifi
abasid el Nasir [1180-1225].
|
1183
|
Sulltan
Salahudini merr Alepon. Egjypti dhe Siria bashkohen perseri.
|
1186
|
Sulltani
gaznavid Kusro Malik zbritet nga froni nga sulltan
Shahabudin Guri ne Punxhab. Sundimi gaznavid mbaron
[962-1186]. Guri (Gauri apo Gori) sundon ne Indi
[1186-1206].
|
1187
|
Kryqtaret
e udhehequr nga Gerard de Rideford mposhten nga sulltan
Salahudini ne Hitin, prane liqenit Tiberias. Gjashte nga
Fisniket e Guy de Lusignanit,, mbreti i Jeruzalemit,
pranojne Islamin ne prag te betejes ne Hitin. Sulltan
Salahudini çliron Jeruzalemin dhe shumicen e kolonive
kryqtare.
|
1188
|
Rendi
i Rose-Croix i formuar nga Zhan de Gisors. ‘Rregulli i
Zionit’ (Ordre de Sion) dhe ‘Fisniket Templar’
(Knights Templar) ndahen; ‘Ordre de Sion’ riquhet
‘Prieure de Sion’.
|
1189-92
|
Kryqezata
e trete e udhehequr nga Riçardi i Anglise, Frederik
Barbarosa i Gjermanise dhe Filip Augusti i Frances. Roberti
i shen. Albans, nje Templar anglez pranoi Islamin, u martua
me mbesen e sulltan Salahudinit.
|
1192
|
Marreveshja
e 1192-it (Nentor) ndermjet Riçardit dhe sulltan
Salahudinit. Kristianet lejojne hyrje te lire ne Jeruzalem
per peligrinazh.
|
1193
|
Vdekja
e sulltan Salahudin Ejubit me 4 Mars 1193, ne Damask; u
varros ne pronen e Xhamise Umajade. Sulltani ejubit el Aziz
[1193-1198], lufte civile gjate regjimit te tij.
|
1193-98
|
Fundi
i sundimit selxhuk [1055-1194]. Sulltan Shahabudin Guri
mposhti Pritvi Raxh, sundues i Delhit, ne Tarain prane
Karnalit [1193]. Guridet zune Delhin [1194], Axhmerin,
Kanauxhin, Benaresin, Udantapurin, dhe Nadian. Kutbudin
Ajbek, komandati kryesor i forcave guride ne Indi, aneksoi
Guxharatin. Kuaxha Moinudin Kisti (ra) arrit ne Axhmer, Indi
[1195].
|
1202
|
Sulltani
gur Mahmud [1202-1210, vritet]. Kryqezata e katert
[1202-1204]: kryqtaret marrin Konstandinopojen, plaçkisin
qytetin; bizantinet zejne perseri qytetin me 1261. Kryqezata
kunder muslimaneve deshton dhe terhiqet.
|
1206
|
Sulltan
Shahabudin Guri vritet. Kutbudin Ajbek, komandati kryesor i
forcave guride ne Indi, shpall veten Mbreti i Lahores
[1206-10]. Sunduesi i pare musliman te perdore fjalen
‘mbret’ si titull. Aram Sheh [1210-1211] rrezohet nga
froni nga Ilutmish [1211-1236] i cili u be i njohur si
sulltani i pare i Delhit i Dinastise Mamluke [1211-90].
|
1217-21
|
Papa
shpall kryqezaten e peste. Kryqtaret pushtojne Egjiptin,
marrin Damieten, e perfundimisht zmbrapsen nga sulltan el
Kamil.
Nga
kjo kohe deri ne fund te shekullit te 13te pushtimet
kryqtare dhe mongole duken te kene pasur te njejtin qellim:
te rrenojne dhe eliminojne sundimin musliman ne te gjithe
boten muslimane. Kryqtaret ishin aktive ne te gjithe
mesdheun nga Jeruzalemi dhe perendimi deri ne Spanjen
muslimane, ndersa mongolet ishin aktive ne plaçkitjen e
tokave e pronave muslimane nga fronti lindor me se shumti
musliman, Azia qendrore dhe perendimore, Indi, Persi e deri
ne zemren e tokave arabe.
|
1221
|
Çangez
Kan (mongole) u duken ne bankat e Indusit ndersa ndiqnin
Kavarzam Sheh Xhelaludin Mangbarni. Nepermjet strategjive
ushtarake dhe diplomacise se Iltutmishit, Çangez Kan u
largua nga lugina Indus dhe India i shpetoi plaçkitjeve
kalimtare te mongoleve.
Dunama
II, sundues i Kanemit [1221-1259]. Ambasada e Kanemit u vu
ne Tunizi [1257].
|
1225
|
Halifi
abasid Zahir [1225-26].
|
1226
|
Halifi
abasid el Mustansir [1226-1242].
|
1227
|
Sunduesi
mohad Mustesim [1227-1229].
|
1228
|
Gjeografi
Jakut el-Hamdavi permend ne librin e tij ‘Mu`xham
el-Buldan’ dy fusha te medha nafte ne Bakune muslimane
(Azerbajxhan).
|
1230
|
Sundimi
i Kauarzam Shehit mbaron [1077-1230].
Muhamed
b. Jusuf b. Nasr nga Benu Ahmar shpall veten Amir i
mbreterise se Granades nga bashkimi i disa mbreterive te
vogla muslimane ne Spanjen jugore. I njohur si Ibn el-Ahmar
(biri i se kuqes per shkak te flokeve te tij te kuqe) dhe
themeluesi i mbreterise se Granades, Muhamedi I mbajti
titullin ‘el Galib bil-lah’, dhe qeverisi nga 1230 deri
me 1272. Sunduesit e perkrahur kristiane te Kastiljes dhe
Aragonit, e izoluan ate nga te ndihmuarit mbreterite e tjera
te vogla muslimane, qe solli perfundimisht renien e
Kordoves,Seviljes dhe Mursias. Te dy sunduesit kristiane
pastaj sulmuan Granaden dhe okupuan disa territore te
Granades dhe kerkuan haraç.
|
1230-36
|
Sulltan
Iltutmish i detyrohej besnikeri halifit abasid el Mustensir
dhe njihet si nje nga sundimtaret me te medhenj te shekullit
te 13te. Ai njihej per drejtesi dhe njerezit e
zakonshem mund t`i paraqitnin ankesat e tyre ne çfaredolloj
kohe pa nevojen e ndonje ndermjetesuesi. Kutub Minar u
ndertua. Halifi el Mustensir [1226-1242] i dhuroi atij
titullin ‘Sulltan-e-Azam’.
|
1236
|
Sulltani
i Delhit Ruknudin Feroz Sheh [1236-37]. Renia e Kordoves
muslimane ne duar te kristianeve.
|
1241
|
Sulltani
i Delhit Bahram Sheh [1241-42]. Pushtimi mongol i
territoreve muslimane filloi ne lindje; qytetaret muslimane
ne Lahore masakrohen.
|
1242
|
Halifi
abasid Mustasim [1242-1258, vritet]. Sulltani i Delhit
Alaudin Mesud Sheh [1242-1246].Mongolet plaçkisin Multanin.
Sunduesi mohad Ebu Hasan [1242-1248].
|
1244
|
Kryqtaret
munden, Jeruzalemi çlirohet. Mongolet plaçkisin Multanin.
Abdurrahmani
sherbeu si Kryetar i Financave dhe Taksave se Perandorise
Kineze; Toregene Hatun, regjent [1241-1246].
Shehu
sufi Xhelaludin Tabrizi arriti ne Bengal, Indi.
|
1249
|
Sundimari
ejub Shexhrul Durr [1249-1250].
|
1250
|
Sundimtari
ejub El Ashraf b. El Zahir b. Sulltan Salahudin Ejubi
[1250-52]. Sundimi ejubie mbaron [1171-1252].
|
1253-62
|
Mongolet
(nga shtepia Çungtai nga Transoksiana) grabiten Punxhabin
ne disa sulme. Kryeministri i sulltanit te Delhit, Balbani,
shkarkohet nga detyra nga nje grup i amireve
(administratoreve) turq te sulltanit me 1253 dhe rikthehet
perseri mbas nje viti. Vellai i Balbanit, Kishlu Kan,
Guvernatori i Multanit, revoltoi dhe i ofroi besnikerine e
tij Hulaku Kanit, sundimtari kan i Persise. Kokaret e
Punxhabit i ndihmuan mongolet ne mesymjet e tyre. Prane
Delhit, hindut e Doabit, meoset e Mevatit revoltuan kunder
qeverise muslimane. Forcat e bashkuara te mongoleve dhe
Multanit te udhehequra nga mongoli Bujin Salin pushtuan
Indine. Giasudin Balbani mundi mongolet vendosshmerisht
prane Delhit. Pathyeshmeria e mongoleve thyet nga mamluket e
Indise dhe mongolet rane dakort per te mos sulmuar me ne
Indi. Revolta nga guvernatori i Bajanes shtypet.
|
1255
|
Mansa
(perandor) Vali, sundimtari i pare i Malit qe konvertohet ne
Islam [1255-1270].
|
1257
|
Berek
Kan, sundimtari Horde Kanate i Arte [1257-1266] i nje shteti
qe perfshinte nje pjese te Rusise dhe Evropes lindore, me
kryeqytet ne Sarai, lugina Vollga. Berek Kan ishte i pari
sundimtar mongol i cili ishte musliman, u konvertua ne Islam
perpara se te vinte ne pushtet.
|
1258
|
Kryetari
mongolez Hulaku (Hulegu), nipi i Gengis Kanit, plaçkit
Bagdatin. Halifi Mustasim egersisht vritet nga mongolet,
masakra te papershkrueshme dhe kërdi mbi qytetaret,
biblioteka te shkaterruara dhe librat te hedhur ne kanale e
lumenj. Tigris u ndot per shume vite. Berek Kan i terhoqi
kontigjentet e tij nga Iraku ne proteste. Fundi i halifatit
abasid [750-1258]. Sundimi i Hulakut, Il-Kanet mongoleze,
formohet ne Irak dhe Persi me kryeqytetin ne Margah.
|
1260
|
Mamluket
e Egjyptit mposhtin mongolet ne Ajn Xhalut, Siri.
Pathyeshmeria mongole shpartallohet. Sulltani mamluk Bejbars
[1260-1277].
Islami
perhapet ne brendesi te Kines gjate Dinastise Juane
[1260-1368]; astronomet dhe shkencetaret muslimane
kontribuan ne ndertimin e observatorit Shensit (shaanksi)
gjate dinastise Juane.
|
1265
|
Vdekja
e Hulakut.
|
1267
|
Shteti
i pare musliman i Samundra Pasait ne Indonezi nga Malik ul
Salih. Murtada pushton Marokun me ndihmen e kristianeve
spanjolle dhe deshton.
|
1269
|
Sundimi
el Mohad mbaron ne Marok [1145-1269].
|
1270
|
Kryqtaret,
te udhehequr nga Luizi IX, pushtojne Tunizine; kryqezata
deshton. Mansa Vati, sundimtar i Malit [1270-1274].
|
1275
|
Mansa
Ebu Bekr, sundimtar i Malit [1275-1285].
Nubia
(Sudani i sotem) behet nje protektorat musliman i mamlukeve
te Egjiptit.
|
1277
|
Vdekja
e sulltan Bajbarit i cili mundi Hulagu Kanin ne Ajn Xhalut.
|
1288
|
Osmani,
i biri i Ertogrulit, [1288-1326]: themeluesi i dinastise
osmane turke qe zgjati per me shume se gjashteqind vjet. Nje
vasal i selxhukeve bizantin, Osmani e deklaroi veten e tij
Amir ne 1302 kur selxhuket bizantin u grabiten nga mongolet.
Vdekja
e Ibn el-Nafis Damishki (anatomi; 1213-1288).
|
1290
|
Amiret
mamluke ftojne Xhelaludin Khilxhin, guvernatori mamluk i
Punxhabit, per te shpetuar shtetin nga disintegrimi.
Dinastia mamluke mbaron ne Indi [1186-1290]. Sulltani i
Delhit Xhelaludin Khilxhi [1290-96], i njohur si ‘Mbreti i
Meshires’. Sundimi khilxhian [1290-1320]. Bugra Kan
deklaroi Bengalin si te pavarur nga Sulltanati i Delhit dhe
merr titullin Sulltan Nasirudin [1290-91].
|
1294-99
|
Mosmarreveshjet
midis sulltanit dhe Alaudinit mbi problemet e Dekanit
[1294], sulltan Xhelaludin Khilxhi vritet [1296]. Gjendje
anarkie. Sulltani i Delhit, Alaudin Khilxhi [1296-1316]. I
pari sundues musliman te kontrolloje te gjithe Indine, nje
gjeneral i madh ushtarak, qe nuk humbi kurre ndonje beteje,
dhe nje administrator i madh. Gjate sundimit te sulltan
Alaudinit mongolet pushtuan Indine mbi dhjete here me nje
force ushtarake prej gati 200,000 vete. Sulltan Alaudini i
mundi mongolet ne Xhulundur me 1296, perseri prane Delhit me
1297 ku 10,000 mongole u zune rob. 200,000 mongole nen
Kutlugun pushtuan Indine perseri me 1298, terror i
pergjithshem ne Punxhab dhe rrethuan Delhin. Sulltan
Alaudini i mundi mongolet perseri prane Delhit dhe vetem
disa mijera prej tyre munden te shpetonin mbrapsht per ne
shtepite e tyre ne Transoksiana. Sulltan Alaudini aneksoi
Guxharatin ne 1299, u martua me ish-mbretereshen e
Guxharatit, Kamala Devin, mbasi ajo u be muslimane. Nje vit
me vone vajza e saj Dreview Devi u martua me djalin e madh
te sulltanit, Hizr Kan.
Mongolet
pushtojne Sirine [1299].
|