1301 e.r.
(Era jone)
|
Shemsudin Feruzi, mbreti i Bengalit, Indi
[1301-1322].
Formohet Sulltanati i Bruneit [1300-].
|
1303-10
|
Mongolet pushtuan
Indine me 1303,1304, 1306 dhe 1308, u munden nga sulltan
Alaudin Khilxhi ne çdo beteje ne Amroha, Delhi, Multan dhe
Punxhab. Alaudini aneksoi shtetet e Malves [1305] dhe Xhalores
[1306]. Varangel, Devagira (Deulatabad) dhe Tanori u okupuan.
Shtetet e Devagirit [1307] dhe Telinganes [1309], dhe shtetet
dekane te Duarsamundres, Madurai i Mbreterise Pandja, dhe
Rameshvaram behen nje vasal i Sulltanatit te Delhit [1310].
Sundimi khilxhian zgjerohet deri ne skajin me jugor te Indise.
Sulltan Alaudini ndertoi Mesxhid Xhamine e famshme dhe Shemsi
Hauzen ne Delhi.
|
1308-12
|
Sulltan Ebu Bekri I i
Malit ndermori dy ekspedita ne oqeanin Atlantik. Sulltani nuk
u kthye nga udhetimi i tij i dyte [1311]. Ebu Bekri II ne
‘Roudh el Kartos’-in e tij raportoi kete udhetim ne te
cilin eksploruesit zbarkuan ne Gjirin e Meksikes dhe
eksploruan brendesine e Amerikes permes lumit Misisipi. Ne
librin e tij te famshem ‘Mesaalik el-ebsaar fi Memaalik
el-emsaar’ (Rruget e Shikimit ne Provincat e Mbreterive),
historiani i famshem Shehabudin Ebu Abas Ahmed b. Fadl
el-Umari [1300-1384] pershkroi eksplorimet gjeografike te
sulltaneve te Malit.
|
1312
|
Mansa Musa, sundues i
Malit [1312-1337]; aneksoi Songain. Udhetari i famshem Ibn
Batuta vizitoi Malin ne 1324-25.
|
1313
|
Mongolet, shkaterruesit
e halifatit abasid, u zmbrapsen ne Siri. Tokte, sundues i
Kanates se Hordhive te Arta, vdiq rruges per ne Moske gjate
nje ekspedite ushtarake kur Duka i Moskes nuk po pagonte haraçin
ne kohe.
|
1315
|
Reihan rrezon nga froni
Raxha Sinha Deva i Kashmirit, konvertohet ne Islam, dhe
qeveris nen emrin Sadrud Din [1315-1339].
|
1316
|
Abdullah ibn Sanbu,
mbreti i Nubias (Sudani i sotem). Nje numer i madh i nubianeve
i rikthehen Islamit, imigrimi arab dhe intermartesat
nxiten/perkrahen.
|
1316-20
|
Sullani i Delhit, Malik
Kafur, i konvertuar ne Islam; i hequr nga pushteti brenda disa
muajve per shkak te mizorive dhe kaosit te perhapur [1316].
Sulltani i Delhit Kutbudin Mubarak [1317]. Kusro Kan, nje
hindu i konvetuar, uzurpoi ne pushtet nen titullin
‘Nasrudin’[1317-20]. Kusro Kan haptazi tallej me mesimet
islame, perdhoste Kur’anin e shenjte, vendosi idhuj neper
xhamia, dhe mburrej qe Delhi edhe nje here eshte kthyer ne nje
dominion hindu. Gjendje anarkie. Gazi Malik, guvernatori
kilxhian i Punxhabit, mposhti Kusro Kanin prane Delhit dhe
rivendosi Sulltanatin e Delhit; pranoi titullin ‘Giasudin
Tugluk’. Sundimi kilxhian mbaron [1320]. Sulltani i Delhit
Giasudin Tugluk [1320-25]. Sundimi tugluk ne Indi [1320-1413].
Tugluket ishin pasardhesit nga Turqit Kurana.
|
1322
|
Mbreteria e Bengalit
ndahet ne dy [1322].
|
1324-25
|
Mongolet pushtojne
Indine me 1324 dhe munden perseri. Sulltan Giasudin Tugluk
vdiq ne nje aksident [1325].
|
1325
|
Muhamedi IV, sundues i
Granades [1325-1333, i vrare]. Tradhtaret ne pallatin e tij
mbreteror ftojne kastilianet te pushtojne mbreterine e
Granades. Gibraltari kapet serish [1333], vritet duke u kthyer
mbrapra nga Gjibraltari. Malik el Tahir II, sundues i Samundra
Pasait, Indonezi [1325-1345].
Xhauna Kan, sulltani i
Delhit [1325-51], pranon titullin Muhamed Tugluk.
Udhetari i famshem
boteror Ibn Batuta (i lindur me 1304 ne Tangier, Marok) filloi
udhetimin e tij prej 120,000 kilometra (75,000 milje) ne
Qershor te vitit 1325 nga vendi i tij i lindjes Tangieri deri
ne Kine e me pas kthehet mbrapsht. Muhamed ibn Batuta arriti
deri ne Indine veri-perendimore (tani Pakistani) me 1333 mbasi
kreu haxhin per here te trete. Ibn Batuta sherbeu si nje
gjykates i Delhit (1334-1341) ne sulltan Muhamed Tugluk. Me
vone, Ibn Batuta u ngarkua me detyre si ambasador i sulltanit
ne Kine me 1342. Ai vazhdoi udhetimin e tij per ne Kine duke
ndjekur rrugen nga India perendimore, ishujt Maldive, Sejlon,
Bengal, Sumatra dhe Vietnam. Ibn Batuta e pershkruan udhetimin
e tij ne Rihlah.
Ibn Batuta permend
sulltanatet e Garovas dhe Lamidon e Rei Boubas ne Kamerun.
|
1326-37
|
Sulltani turk osmanlli
Orhan [1326-1359], kryeqyteti Bursa; kontrollon Nikaen [1327],
shteti i Karasit [1336], dhe Nikomedia [1337]. Sulltani otoman
martohet me Teodoren, vajza e Kantakuzinos.
|
1333
|
Abdul Halaxh Jusuf I,
sundues i Granades [1333-1354, i vrare]. I mundur nga
kristianet ne betejen e Salados. Marreveshje per paqe midis
Granades dhe Kastijes. Inkurajoi per kerkime shkencore,
letersi dhe poezi, zgjeroi pallatin Alhambra, ndertoi pallatin
Alkazar dhe te tjera vepra publike duke perfshire burimet me
uje per Granaden. I goditur me thike per vdekje ndersa falej
ne xhami.
|
1341
|
Mansa Sulejman, sundues
i Malit [1341-1363]. Udhetari i famshem Ibn Batuta vizitoi
Malin ne kthim te udhetimit te tij gjate qeverisjes se
Sulejmanit.
|
1345
|
Tahir III, sundues i
Samudra Pasait, Indonezi [1345-1400].
|
1346
|
Shah Mir, sundues i
Kashmirit [1346-1349], themeluesi i dinastise Shah Mir.
|
1349
|
Islami perhapet ne
Hausaland gjate mbreterimit te Ali Jaxhit, sundues i Kanos
[1349-1385] ne Sudanin qendror. Caktoi gjykates per rregullat
e Sheriatit. Xhemshidi, sundues i Kashimirit [1349-1350, i
rrezuar nga froni].
|
1351
|
Sulltani i Delhit Firuz
Sheh Tugluk [1351-88]; ndertoi 100 spitale, 150 ura, 50 diga,
30 rezervuare, 30 kolegje, dhe 200 qytete. Shtetet vasale:
Bengali dhe Xhanxhagari (Orisa e sotme) [1359] dhe Tata
[1362]. Prezantoi shume reforma, anulloi shumicen e taksave,
rikerkoi token e paperdorur, vendosi zyra punesimi dhe
martese, ndertoi nje kryeqytet te ri ‘Firozabad’ ne Delhi.
|
1361
|
Turqit otomane
kontrollojne disa pjese te Traces, krijojne kryeqytetin ne
Demolika, Trace [1361]. Bizantinet munden ne betejen e Matizes
[1365].
|
1368
|
Vite te arta te
muslimaneve ne Kine gjate dinastise Ming (1368-1644). I pari
perandor ming Çu Juan-çang [1368-1399], mbreteresha e tij Ma
Hou dhe disa princa Hsti Ta, Ç`ang Ju-ç’un, Hu Tahai, Li
Uen-çung, dhe Mu Jing ishin muslimane kineze me prejardhje
arabe. Muslimanet u integruan plotesisht ne shoqerine hane.
|
1369
|
Amir Temur [1369-1405],
sundues ne Transoksiana. Sundimi çungtai mbaron.
Vdekja e udhetarit te
famshem te botes Ibn Batuta [1304-1369] ne Marok. Shih 1325.
|
1371
|
Turqit osmane
kontrollojne territorin bullgar deri ne Ballkanin e siperm.
|
1377
|
Turqit osmane mposhtin
forcat e bashkuara hungareze, serbe, boshnjake dhe vallakiane
buze lumit Marica. Magan II, sundues i Malit [1377-1378].
|
1380-84
|
Toktamish, nje princ i
Hordhive te Bardha te Siberise, merr pushtetin [1380] dhe
behet sundues i Hordhive te Arta te Kanates. Amir Temur
pushton Kurasanin dhe Heratin, pushton Persine [1380], anekson
Sistanine dhe Kandaharine [1381], Astrabadine, Mazandarane,
Rajen dhe Sulltanijen [1384].
Sheih Karimul Makdum,
nje dijetar dhe gjykates arab, arriti ne Mindanao ne 8 Nentor
1380. Me viziten e Makdumit, Islami shtroi themelet ne
Filipine. Mindanao, vendi i me se 10 milione muslimaneve,
eshte rajoni i dyte per nga madhesia ne Filipine. Shih 1405,
Sulltanati i Sulut.
|
1391-98
|
Amir Temur aneksoi
territorin e Muzafarit [1391], territorin e Xhalajes, Bagdat
[1393]; marshoi per ne Moske dhe mposhti Duken e Moskes
[1394]; mundi Toktamishin, Sarai i shkaterruar, sundimi
Hordhite e Arta Kanate (te lugines Volga) mbaron [1395],
aneksoi principaten kurasane [1396], dhe Delhin [1398].
Shkaterrimi i Sarait ishte i njejte me ate te Bagdatit ne
1258; dy shekuj zhvillimi kulturor te shkaterruar. Kjo
tragjedi shenoi ngritjen e Rusise dhe fillimin e renies se
sundimit musliman ne Evropen lindore.
|
1395
|
Vdekja e Ibn Haldunit
(sociologji, filozofi e historise, shkenca politike;
themeluesi dhe
babai i sociologjise dhe shkences se historise; 1332-1395).
|
1400
|
Sulltanati i Melakes
[1400-1511] formohet ne Malaja, Azia juglindore. Parmeshvara
pranoi Islamin, u martua me nje princese nga shteti musliman i
Samundra Pasait ne Sumatra, dhe qeverisi me emrin Muhamed
Skender Sheh [1400-1424].
|
1405
|
Vdekja e Amir Temurit
ndersa udhehiqte nje fushate kunder Kines, i varrosur ne
Samarkand. Perandoria e tij u zgjerua nga Ganges (Indi) ne
lindje deri ne Mesdhe ne perendim. Sheh Ruh, sundues timurian
[1405-1445].
Vdekja e Ed-demirit; ai
ishte nje zoologjist i famshem i cili shkruajti ‘Hajat
el-Hajavan’.
Sulltanati i Sulut
[1405-1915] krijohet, i cili perfshinte Mindanaon dhe
Ma’manilan (Manila), Azia juglindore.
Admirali musliman Çeng
Ho [Zheng He], i autorizuar nga perandoret ming, filloi ate çfare
me vone u be shtate ekspeditat detare te medha ne oqeanin
Indian ndermjet 1405 dhe 1433. [317 anije ne ekspediten e
1405-1407, 249 anije ne 1407-1409, 48 anije ne 1409-1411, 63
anije ne 1413-1415, 41 anije 1421-1422, dhe 100 anije ne
ekspediten e 1431-1433].
|
1408
|
Jusuf III, sundues i
Granades [1408-1417]. Kastilianet pushtojne mbreterine e
Granades dhe zejne Antekueren; mbreteria e Granades humb nje
pjese te territorit te saj ne nje marreveshje me kastilianet.
Ebu Said i ndihmuar nga Jusuf III pushton Marokun dhe behet
amir.
|
1417
|
Muhamedi VIII, sundues
i Granades [1417-1427]. Sundues i dobet. Amiret e Benu Saraxh
dhe Sagris ngrihen ne revolte. Ia mbath per ne Tunizi.
|
1425
|
Ebul Hajr, nje princ
uzbek, sundues i Siberise perendimore [1425-1468], okupon
Kavarazmen [1430] dhe Farganen [1449].
|
1430
|
Turqit osmane zejne
Thesaloniken. Shqiperia behet nje province osmane sanxhake.
|
1439
|
Ulug Muhamed i Hordhive
te Arta u terhoq nga Sarai dhe formoi principaten e Kazanit.
|
1445
|
Ulug Beg, sundues
timurian [1445-1449], gjithashtu astronom.
Muhamed X, sundues i
Granades [1445-1454, i shkarkuar]. Agjentet e Kastijes
konspirojne te bejne mbreterine e Granades nje shtet vasal.
|
1446
|
Turqit osmane fitimtare
ne betejen e dyte te Kosoves, Bosnia nje shtet vasal.
Stergjyshet e familjes
mbreterore el-Saud te vendosur ne Uadi Hanifa, si origjine
erdhen nga Darija ne Gjirin e bregdetit te Arabise.
|
1448
|
Rene D’Anjou themeloi
‘Rregulli i Gjysmehenes’ i cili ishte nje rregull i
ristrukturuar i ‘Rregulli i Anijes dhe Gjysmehenes se
Dyfishte’. Rene (1408-80) mbajti nje sere titujsh si Mbreti
i Napolit dhe Siçilise, Mbreti i Aragonit, Valencias,
Majorkes, dhe Sardines, Mbreti i Hungarise, Mbreti i
Jeruzalemit (duke shfaqur nje plan sekret afatgjate deri ne
nje fare mase, mbasi Jeruzalemi ishte nen kontrollin e
muslimaneve), dhe me heret si Duka i Lorainit dhe kont i
Provences dhe Piedmontit. Rene D’Anjou ruajti pozita te
larta me ‘Ordre de Sion’ (Rregulli i Zionit) i cili u
riquajt ‘Prieure de Sion’ me 1188 (shih 1090, 1099, 1128,
dhe 1188 E.R.). Njera nga vajzat e Renes u martua me Henri VI
i Anglise.
|
1451
|
Sunduesi osman turk
Muhamed II [1451-1481]. Qeverisja sejide mbaron ne Delhi
[1414-51], sundimi i Lodit vihet ne Indi [1451-1526]. Bahlol
Lodi, sundues i sulltanatit te Delhit [1451-1489]. Ai ishte
sunduesi i pare musliman me prejardhje afgane. Te gjithe
sundueset e meparshem muslimane te Sulltanatit te Delhit ne
Indi ishin me prejardhje turke nga Azia qendrore.
|
1453
|
Turqit osmanlli kapin
Konstandinopojen, kryeqyteti i perandorise bizantine (romake
lindore).
|
1454
|
Vallakia, nje shtet
vasal i turqve osmane [1454].
Sead b. Ali i vene
sundues i Granades [1454-1465] nga agjentet kastiliane. I
pagoi Kastijes nje haraç vjetor fillimisht por deshtoi per ta
vazhduar ne 1462.
|
1455
|
Papa nxori nje qarkore
ku autorizonte katoliket romake te “mos i sherbenin asnje
njeriu te pafé.” (te pafe konsideroheshin ato njerez jashte
kristianizmit zyrtar, dhe termi u perdor fillimisht per
muslimanet).
|
1456
|
Turqit osmane aneksojne
Serbine.
|
1457
|
Sheh Ismail
[1457-1524], sundues i Persise.
Keshilli i kardinaleve
takohet ne Hollande dhe vendosin per kryqezatat ne Afrike.
|
1461-64
|
Turqit osmane aneksojne
Bosnia-Hercegovinen [1461] dhe Shqiperine [1462].
Sead b. Ali deshtoi t`i
paguante Kastijes nje haraç vjetor ne 1462; kastilianet
sulmojne mbreterine e Granades. Sead humbi me shume qytete si
pjese e nje marreveshjeje mbi haraçin e mosdhene dhe per
ndalimin e luftimeve nga kastilianet.
|
1463
|
Islami pranohet
gjeresisht ne Kano (me pas ne Sudanin qendror) gjate
mbreterimit te Muhamed Himfas [1463-1499]. Sunduesi i pare
musliman i Kanos te zbatoje faljet e Bajramit. Kano behet nje
qender kulturore.
Teologu i famshem
el-Magili shkruajti libin ‘Obligimet e Princave’ per
sunduesin Muhamed Himfa.
|
1465
|
Abul Hasan, sundues i
Granades [1465-1482, i rrezuar]. Rimori disa qytete ne kufi.
Ferdinandi, sundues i Kastijes, martohet me Izabelen,
sunduesja e Aragonit. Mbreterite e Kastijes dhe Aragonit
sulmojne mbreterine e Granades me 1482. Abul Hasan rimerr
Zahran, ndersa kristianet zejne el-Hamane, nje qytet kryesor i
Granades. Grindjet ne familjen mbreterore ne Granade me
ardhjen ne fuqi te birit me te vogel te Abul Hasanit nga
gruaja e tij kristiane, Izabela. Abul Hasani i shkarkuar nga
djali i tij i madh Abu Abdullah (Boabdil).
Ma Uen-Sheng, nje
pasardhes i familjes se Abu Alisenga Kuang-çou, sherbeu si
Minister i Luftes nen perandorin ming Hsien-tsung [1465-87].
Ai ndertoi nje xhami ne T`ai-juan-fu, provinca Shan-si.
Familja Ma u vendos ne Shan-si.
|
1469
|
Shteti timur prishet.
Vdekja e Ibn
Tagribirdi; shkruajti ‘Analet e Egjyptit’.
|
1470
|
Haxhi Khan [1470-71],
Hasan Sheh [1471-1489], Fatih Khan (Fatih Sheh) [1490-97],
Muhamed Sheh [1497-1526, i hequr nga posti], sundues te
Kashmirit. Anarki, disa sundues gjate 1526 dhe 1561.
Fundi i Dinastise Sheh
Mir [1346-1561].
|
1473
|
Turqit osmane mundin
Persine.
|
1476
|
Ali b. Dunama (Ali
Gazi), sundues i perandorise Kanem-Bornu [1476-1503],
kryeqyteti i Nigazaragamut.
|
1482
|
Ebu Abdullah (Boabdil),
sundues i Granades, rrezohet nga froni shpejt mbas grindjes se
tij nga forcat e bashkuara te babait dhe xhaxhait te tij
Muhamed el Zagal, sundues i Malagas. Boabdili kerkon strehim
tek kristianet. Gjendje anarkie ne Granade.
|
1482-87
|
Muhamed el Zagal,
sundues i Granades [1482-1487]. Kristianet sulmojne mbreterine
e Grandes dhe zejne kalane Loskas [1486] dhe ate te Velezes.
El Zagali largohet per ne Marok.
|
1487-92
|
Ebu Abdullah (Boabdil,
Muhamedi XII) emerohet si sundimtar i Granades me 1487 nga
kristianet. Forcat kristiane te mbreterise se Kastijes dhe
Aragonit sulmojne mbreterine e Granades, zejne Malagan [1488],
Bazen [1489]. Boabdil kapitulloi me 2 Janar, 1492, dhe u lejua
te largohej nga Granada.
|
1489
|
Nizam Kan (Skender
Lodhi), sundues i Sulltanatit te Delhit [1489-1517].
Shpernguli kryeqytetin e tij nga Delhi ne Agra.
|
1492
|
Renia e Granades
muslimane, Spanje. [shih Marreveshja e Granades]. Fundi
i qeverisjes muslimane ne Andaluzi [711-1492]. Kristofor
Kolombi pranon kontraten ne Pallatin Al-Hambra te Granades per
udhetimin e tij te pare. Kolombi nje here punoi per Rene
d’Anzhoun (shih 1448 E.R.). Kolombi bie ne dashuri me
Beatriz Boabdila ndersa ishte ne Gomera (ishujt Kanari).
Pinzonet (bin Zejn), kapitenet e anijeve Pinta dhe Nina, ishin
me origjine muslimane dhe kishin lidhje me sulltanin e Marokut
Ebuzejn Muhamed III (1362-66) i dinastise marine. Me 21 Tetor
1492, Kolombi raportoi se kishte nje xhami ne nje mal prane
Gibaras ne Kuben veri-lindore.
Suni Baru, sundues i
Songeit [1492-1493, i rrezuar nga froni].
|
1493
|
Askia Muhamed Tur
(Turi), sundues i Songeit [1493-1528, i hequr nga posti];
udhehoqi nen ligjin islam; nje perkrahes i dijes, zhvilloi
Timbuktun, pranoi titullin ‘Kalifi i Sudanit perendimor’
ne Meke ndersa kryente haxhin me 1497.
|
1494
|
Kryqezatat afrikane
filluan.
|
1496
|
Ne Dhjetor 1496, mbreti
portugez Manuel I urdheroi per debimin e te gjithe muslimaneve
dhe çifuteve deri nga Tetori 1497, perndryshe i priste
konfiskimi i pasurise dhe vdekja, perveç atyre qe ishin
pagezuar ne besimin kristian.
|
1497
|
Vasko de Gama drejton
lundrimin nga Lisboni, Potugali, per ne pjerresiren jugore te
Afrikes veriore dhe shpreson te hyje oqeanin Indian. Vasko de
Gama ishte nje Kalores i Krishtit qe ishte nje tjeter emer per
Kaloresit Templare, zyrtarisht te njohur dhe inkorporuar me
1128 si nje rregull ushtarak-fetar nga keshilli i kishes i
mbajtur ne Troje, Shampenje. (shih 1090, 1099, 1128, 118, 1448
e.r.)
|
1498
|
Gjate udhetimit te tij
te trete, ndersa ishte prane Trinidatit, Kolombi raportoi te
kishte pare vendas qe vishnin rroba maure. [shih Muslimanet
ne Amerikat perpara Kolombit].
Vasko de Gama arriti ne
Kalikuta, Indi, me 20 Maj 1498 me ndihmen e pilotit
(timonierit) arab musliman ‘Luani i detit’ Ahmed ibn
Mexhid. De Gama sillte urdherin per plaçkitje e mizori te
vazhdueshme. Ai bombardoi qytetin e pambrojtur te Kalikutes
per tre dite me topa, i priste te burgosurve veshet, hunden
dhe duart perpara se t’i digjte ata te gjalle. Ai zuri nje
anije te madhe qe mbartte ngarkese dhe haxhinj ne detin Arab,
i vuri zjarrin dhe e fundosi ate bashke me 700 pasagjeret e
saj. Pastaj ai dergoi ekuipazhin e tij te qellonin me heshta
te mbijetuarit ne uje. Ai i varte muslimanet malabare nga
direku i anijes duke i perdorur ata per te praktikuar cross-bow
(nje arme ne forme shigjete qe perdorej per hedhje guresh
etj.)
|
1499
|
Beteja e Lepantos,
turqit osmane mposhtin floten veneciane.
Babar, sundues i
Farganes (Turkmenistan), me vone i njohur si themeluesi i
dinastise mugale ne Indi.
Muhamed Kimoko, sundues
ne Kano [1499-1565] ne Sudanin qendror, zhvilloi tregtine dhe
industrine. Kano u be e njohur si qendra per ngjyrosje dhe
punime lekure.
|
1500
|
Pagezim i detyruar i
masave muslimane te Granades. 1,005,000 volume te veprave
muslimane ne shkence, art, filozofi dhe kulture u dogjen ne
sheshin publik te Vivarramblas.
Papa Aleksanderi i VI
nxori nje qarkore ku shpallte mbretin e Portugalise ‘Lordi i
marines, pushtimeve dhe tregut ne Etiopi, Arabi, Persi, dhe
Indi’. Pedro Alvarez Kabral drejton lundrimin per ne
Kalikuta, Indi, me 13 anije dhe 1200 ushtare. Vasko de Gama
lundroi ne Lindje perseri me nje flote prej 20 anijesh.
Sulltanati i Açehut
[1500-1650] i themeluar ne Sumatra-Maleja, Azia jug-lindore.
|
1502
|
Rregulli mbreteror i
mbretereshes Izabela per muslimanet spanjolle: Zgjedhje midis
pagezimit (konvertim ne kristianizem) ose debimit.
Inkuizicion. Islami ishte ilegal dhe praktikimi i tij
konsiderohej krim. Me 31 Korrik, Kolombi shenoi te kishte pare
njerez xhamajkian te veshur ngjashem me muslimanet e Granades.
Françisko Boabdilla (Ebu Abdullah), i cili vepronte si
perfaqesues i familjes mbreterore, i vuri prangat Kolombit dhe
e solli ate nga Santo Domingo ne Spanje. Rodrigo de Triana
(Rodrigo de Lepe) i cili ishte i pari te veshtronte token e
Amerikes, iu kthye perseri Islamit duke e lene besimin e tij
kristian.
|
1503-05
|
Kapiteni detit
portugez, Rui Lorenco Ravasko, rrenoi e bastisi Zanzibarin
[1503]; sulltani i Zanzibarit ra dakort te paguante haraç
vjetor. Ravasko sulmoi anijet pergjate bregdetit Suahili, i
mbante ato derisa te paguanin haraçin ne ar. Me 1505, Françisko
d’Almedia arriti me nje flote prej 11 anijesh me armatim te
rende per te marre kontrollin e qyteteve me te rendesishme
(qytetet muslimane ne Kilva, Mombasa, Mogadishu etj.);
shkaterroi shumicen e xhamive ne Kilva.
|
1507
|
Kardinal Ksimenes,
arkbishopi i Toledos, u caktua si Gjenerali Inkuizicionit ne
Spanje.
|
1510
|
Spanja kontrollon disa
qytete bregdetare te Tunizise; me vone zevendesohen nga
Kaloresit e Shen. Gjonit ne Malte.
Alfonso de Albukuerke
zuri ishullin Goa, Indi, nga sulltani i Bixhapurit. Alfonso
kreu masakra me nje sadizem jo me pak spektakular se ai qe
perdori Vasko de Gama. Mbas zenies se Goas ai i dergoi
mesazhin sulltanit, “Une dogja qytetin dhe luftuam çdokend
dhe per kater dite njerezit e tuaj derdhen gjak vazhdimisht.
Kudo qe i gjenim ata, ne nuk kursyem jeten e asnje muslimani;
ne i mbushem xhamiat me to e pastaj i vume zjarrin...”
|
1511
|
Babar, Mugal sundues
[1511-1530], kryeqyteti ne Kabul; me vone i njohur si
themeluesi i dinastise mugale ne Indi.
|
1512-20
|
Selimi i I, sulltani i
Turqise [1512-1520], aneksoi Egjyptin [1517] nga maluket dhe
merr kalifatin; ndertoi 150 anije e 100 galera [1519]. Fundi i
mamlukeve [1517].
|
1513
|
Harta Piri Re’isi , e
vizatuar me 1513 dhe e prezantuar sulltanit osman Selimi I me
1517, u gjet ne biblioteken e Seralos ne Stamboll nga Halid
Et-hem Bej me 1929. Harta, e vizatuar ne gazele dhe e
pikturuar me bojra te ndryshme, tregonte hemisferen
perendimore, Ameriken jugore dhe Antarktiken, me nje vije
bregdetare te sakte te habitshme te Brazilit.
|
1520
|
Sulltan Sulejmani i
Turqise [1520-1566], i njohur si “Kanuni” (Ligjvenes) dhe
“Lordi i Epokes.” Okupoi Beogradin [1521], dhe ishullin e
Rodes [1522] nga Kaloresit e Shen. Gjonit. Potreti i Sulltan
Sulejmanit varet ne galerine e Senatit Amerikan.
|
1524
|
Sheh Tahmeps
[1524-1576], sundues ne Persi. Papa i jep lejen Çarlit V te
eliminoje muslimanet e mbetur te Andaluzise (Spanje). Papa
Klementi VII leshoi nje qarkore ku largonte ÇarlinV prej çdo
detyrimi ndaj premtimeve te bera muslimaneve spanjolle.
|
1525
|
Dekreti i Çarlit V me
25 Nentor 1525: Debimi i muslimaneve spanjolle nga Valencia
deri nga 31 Dhjetori 1525 dhe nga Katalonia e Aragoni deri nga
31 Janari 1526. [shih artikullin
Valencia, Granada dhe Kordova].
|
1526
|
Afersisht e gjithe
popullata muslimane e Spanjes pagezohet.
Deulet Kan Lodhi,
governatori i Punxhabit, u ngrejt ne revolte ndaj Sulltanatit
te Delhit dhe ftoi Babarin, sunduesi i Kabulit, te pushtonte
Indine. Babari mposhti Ibrahim Lodhin ne Panipat. Fundi i
sundimit Lodhi [1451-1526] dhe Sulltanatit te Delhit
[1206-1526]. Dinastia mugale krijohet ne Indi [1526-1857].
Babari formon kryeqytetet e tij ne Delhi dhe Agra. [shih Muslimanet
ne Indi ]
|
1526-35
|
Shtatedhjete mije maure
(muslimane spanjolle) ikin dhe vendosen ne Algjeri nga
admirali osman Hajrudin. Turqit osmane sulmojne Hungarine si
reagim ndaj fyerjes dhe tortures se bere ndaj delegacionit
turk ne pallatin e mbretit Luiz II i Hungarise, mposhtin
hungarezet ne betejen e Mohakeve [1526], merret Budapesti
[1526], rrethimi i Vienes [1529] dhe teheqja me 14 Tetor 1529,
e njohur tek austriaket si ‘Dita e Çlirimit.’
Osmanllinjte okupojne Tabrizin, kryeqyteti i Persise, dhe
Bagdatin [1534].
|
1528
|
Musai, sundues ne
Songai [1528-1531, i hequr nga froni]. Lufte per trashegimi,
shtate Askia gjate 1531 dhe 1591. Askia Daut [1549-1585]
krijoi nje Bejtul Mal. Universiteti Sankore ndertohet ne
Timbuktu.
Portugezet plaçkisin
Mombasen; Sulltani i Mombases refuzon te paguaje haraç.
Portugezet plaçkisin Mombasen perseri ne vitin 1589.
Xhamia Babri nertohet
nga Mir Baki gjate viteve 1528-29 ne Ajodhja, prane Faizabadit
ne Indi. (shih 1788 e.r.)
|
1530
|
Humejun, perandori
mugal [1530-1540, 1555-56]; aneksoi Guxharatin [1535].
|
1537
|
Sulltan Bahadur Shah i
Guxharatit vritet nga portugezet ndersa qendronte ne bordin e
anijes se tyre gjate negociatave per paqe dhe rikthimin e
ishullit Diu perseri Sulltanatit te Guxharatit. Trupi i
sulltanit u hodh ne det.
|
1539
|
Toka e Pare gjate
kalimit per ne Amerike nga Azemori (Estevaniko i Azamorit).
Arizona dhe Meksika e Re ia detyrojne fillimet e tyre ketyre
eksplorimeve. Humejun mundet ne betejen e Kauzes.
|
1540
|
Sheh Shah Suri, sundues
ne Indi [1540-1545]; ndertoi 3,000 milje rruge e njohur si
‘Linja e Madhe’ nga Sonargani (ne Bengalin lindor, tani
Bangladeshi) e deri ne Atok (tani ne Pakistan), anulloi taksat
e doganat, miratoi reforma legjislative e administrative.
|
1543
|
Muslimanet ne kolonite
e kontrolluara spanjolle ne Amerike u debuan. Spanja e
konsideronte perhapjen e Islamit tek indianet e Amerikes si
problem i madh serioz. [shih: Islami dhe Amerika e Kolombit].
[Muslimanet ne Amerikat perpara Kolombit].
|
1546
|
Vdekja e Addmiralit
turk Hajrudin (Barbarosa, gjithashtu ‘mbreti detit
mjekerkuq’).
Vdekja e Martin Luterit
(1483-1546), themeluesi i kishes protestante; Luteri e dinte
arabishten shume mire.
|
1547
|
Hungaria perendimore
(sundues Ferdinandi) nje shtet vasal i turqve osmane.
|
1552
|
Kanati musliman i
Kazan-it [est. 1437] aneksohet nga Rusia.
|
1556
|
Principata muslimane e
Astra Kanit [est. 1466] aneksohet nga Rusia. Perandori mugal
(mogul) Ekber [1556-1605].
|
1560
|
Portugezet fillojne
inkuizicionin ne Goa, Indi.
Vdekja e biografit turk
Tashkopruzada.
|
1561
|
Gazi Kan Shak
[1561-63], Nasirudin Shah [1563-69], Ali Shah [1569-79], dhe
Jusuf Shah [1579-1586, i hequr nga Abdel Shak dhe i rikthyer
nga mugalet], sundues te Kashmirit. Trazirat shia-suni gjate
1563-1569. Mugalet aneksojne Kashmirin [1586]. Baz Bahadur, i
biri i Shuxhat Kanit, mundet nga Ekberi, dhe Malva aneksohet
ne perandorine mugale.
|
1565
|
Turqit osmane
kontrollojne Detin e Kuq, marrin Asenin dhe Jemenin. Marina
turke operon ne Gjirin Persik, Bregdetin Indian dhe Azine
jug-lindore. Turqit kontrollojne me shume se 4,000,000 milje
katrore ne Evrope, Afrike dhe Afrike te organizuar ne 21
provinca dhe 250 Sanxhake. Mugalet aneksojne Gonduanane, ne
Indi.
|
1566
|
Selimi i II, sulltani i
Turqise [1566-1574].
Vdekja e Nostradamus,
fizikant dhe astrolog francez. Gjyshi i Nostradamusit Zhan de
Seint-Remi ishte nje astrolog, fizikant dhe intrigant çifut.
Remi sherbeu ne oborrin e Rene d’Anzho (1408-80) i cili
gjithashtu mbante nje sere titujsh si Mbreti i Jeruzalemit
(shih 1448 e.r.; gjithashtu 1090, 1099, 1128, dhe 1188 e.r.).
Disa besojne se shume nga profecite e Nostradamusit mund te
mos jene fare profeci perveçse sugjerime, mesazhe te
mistershme, instruksione, dhe afate per te vepruar.
|
1567-68
|
Dekreti me 1567 nga
Filipi II: Te gjitha ritet, zakonet, dhe gjuha e moriskove
ishin te ndaluara dhe denoheshe. Te gjitha ‘Banjot publike
per dush’ ne Granada u shkaterruan. [Citime mbi
Civilizimin Maur]. Kryengritja Alpuxhara e moriskove
(muslimanet spanjolle) [1568]. 60,000 moriskos te vrare ne
Spanjen jugore gjate 1567-71.
|
1570
|
Islami perhapet ne
Bornu nen Mai Idriz Alomen [1570-1602].
|
1572
|
Dekreti me 6 Tetor 1572
per moriskot ne Spanje ne njezet e tre seksione. Moriskot te
mbahen nen survejim te perhershem. Çdo morisko duhej te
rregjistrohej ne vendbanimin e tij.
|
1576
|
Ekberi mposht Raxhputet
ne betejen e Haldigatit, shfuqizoi taksat mbi pelegrinet
hindu, ndaloi martesat feminore dhe detyrimet mbi ‘Sati’
(djegien e vejushave) [1579].
|
1582
|
Ekberi shpall
‘Din-e-Ilahi.’
|
1585-1601
|
Mugalet aneksojne
Kashmirin [1586], Sindin [1593], Balukistanin [1594],
Kandaharin [1595], dhe Kandeshin [1601].
|
1586
|
Rebelimi i dyte i
alpuxhareve ne Spanje.
|
1587
|
Sheh Abaz [1587-1629],
i njohur si “Abazi i Madh,” sunduesi me i madh i Dinastise
Safauide, lejon britanezet dhe hollandezet te ndermarrin
operacione ne portin Hormuz (Bandar Sheh Abaz).
|
1588
|
Sulltanati i Mataramit
[1588-1749] krijohet ne Azine jug-lindore.
|
1590
|
Turqit mundin
persianet, okupojne ne Tabriz, Azerbajxhan, Shirvan, dhe
Nuristan.
Murgu kristian Fra
Morino gjen doreshkrimin e ‘Bibla e Barnabait’ ne
biblioteken e mikut te tij te ngushte Papa Sikstus i V
[1585-1590], merr doreshkrimin me vete, dhe mbasi e lexon ate
pranon Islamin.
|
1598
|
Abul Fazl ne
‘Ajn-e-Ekberi-n e tij permend qe profetet Shish (Seth) dhe
Ejub (Xhob) paqja qofte mbi to, jane te varrosur ne Ajodhja,
ne Indi.
|