Kryeqytetet
dhe qytetet me te medha.
Hyrje
Sot
ne po kalojme nepermjet shekullit te 15-te te Hixhras ose shekullit
te 20-te te eres kristiane. Tani do ti hedhim nje sy disa prej
qyteteve te botes islame ne ditet e saj te shkelqimit, dhe disa prej
qyteteve me te medhenj te perendimit te asaj kohe. Lexuesi do te
shohe nje ndryshim te madh midis ketyre te dyjave. Ai do te
befasohet duke pare ne njeren ane jete, gjalleri dhe civilizim qe
eshte ne boten islame dhe ne anen tjeter nje zone te prapambetur te
botes primtive qe eshte perendimi. Ne duam te krahasojme qytete e
medha te ketyre dy zonave dhe te prezantojme perpara jush situaten
qe ekzistonte ne qytetet e botes perendimore ne menyre qe juve te
jeni ne gjendje te formoni nje ide te ekonomise se tyre, shtrirjen e
qyteteve te tyre dhe standarti i jeteses se banoreve te ketyre dy
zonave.
Anglia
– nga shekulli i 7-te-te deri
ne ate te 10-te-te.
LA
Face dhe Rombo shkruajne ne librin e tyre te historise se botes:
“Anglia
anglo-saksone e shekullit te 7-te deri ne shkullin e 10-te dhe akoma
me vone se sa kjo periudhe, ishte nje shtet shume i varfer, i ndare
prej pjeses tjeter te botes. Injoranca, egersia dhe barbarizmi ishin
te pafrenueshme. Shtepite ishin te ndertuara prej guresh te
paqendrueshem te cimentuara me balte. Edhe dyshemete gjithashtu
ishin te bera prej balte. Shtepite ishin te vogla dhe daljet e tyre
dhe vendet e ajrosjes ishin shume te vogla, dyert ishin te dobeta,
dhe vendet e caktuara per kafshet ishin pa ajrosje fare. Gjedhet qe
ishin pasuria e vetme e kesaj zone vdisnin vazhdimisht si pasoje e
semundjeve te ndryshme. Per sa i perket banesave dhe menyres se
jeteses kushtet e njerezve nuk ishin shume me te mira nga ato te
vete kafsheve. Kryetari i fisit jetonte ne kasollen e tij bashke me
fisin e tij, sherbetoret dhe te tjere te lidhur me te. Te gjithe
keta njerez mblidheshin ne nje dhome te madhe ne qender te se ciles
ndodhej nje oxhak dhe ne ne qender te catise ndodhej nje vrime per
daljen e ajrit. Ata hanin te gjithe ne te njejten tavoline ne te
cilen kryetari i familjes dhe gruaja e tij zinin njeren ane. Thikat
dhe pirunet nuk njiheshin ne ate kohe. Pocet duhej te mbaheshin ne
dore perndryshe personi qe hante ne ate poce duhej ta hante ushqimin
menjehere. Pasi hanin darken kryetari i familjes shkonte ne dhomen e
tij, kurse te tjeret deheshin ne dhomen e madhe. Pas kesaj cdokush
merrte jastekun e vet dhe shpaten dhe flinte ne dysheme. Cdokush e
mbante armen ne dore sepse hajduteria ishte shume e perhapur
dhe hajdutet ishin aq shume ne numer saqe cdokush duhej te qendronte
ne gadishmeri.
“shumica
e tokes ne Evrope ishte
e mbuluar me pyje te dendura. Agrikultura ishte ne shkallen e
saj fillestare. Perreth qyteteve ndodheshin pellgje te medha
me uje te qelbur, era e te cilave aq demshme per shendetin e bente
atmosferen te qelbej gjithandej, dhe njerezit e varfer binin pre e
shume semundjeve dhe vdisnin ne numer te madh. Ne Paris dhe Londer
shtepite ishin te ndertuara prej balte e perzier me kashte dhe dru,
ashtu sic gjenden neper fshatra gjate gjysmes se shekullit te
fundit. Nuk kishte as dritare as dyer neper dhomat e ketyre
shtepive. Krevatet ishin dicka e
panjohur prej tyre. Krevatet
e tyre ishin kashta dhe bari i thate te cilat e benin
siperfaqen e forte te tokes pak
me te rehatshme. Ata ishin teresisht injorante persa i perket
pastertise dhe masave te tjera higjenike. Jashteqitjet e kafsheve
dhe mbeturinat e guzhines hidheshin perpara shtepive te tyre dhe
ngeleshin aty derisa qelbeshin. E gjithe familja flinte ne te
njejten shtepi. Ajo qe ata quanin krevat ishte nje thes i mbushur me
kashte. Ulluqet nuk ekzistonin ne ane te rrugeve te cilat nuk ishin
te ndricuara. Qyteti me i madh ne Evrope nuk mund te kishte me teper
se sa 15,000 banore.”
Kjo
ishte situata ne Evrope deri ne shekullin e 11-te sic eshte pranuar
edhe vete nga shrkimtare evropiane.
Gjendja
e qyteteve ne Boten Islame
Tani
le ti hedhim nje sy qyteteve te lindjes duke mos harruar edhe ato qe
lexuam per Perendimin keshtu qe pas ketij krahasimi ju mund te keni
nje ide te qyteteve dhe kryeqyteteve te medha te botes islame si
Bagdati, Damasku, Kordova, Granada dhe Isabela dhe kushtet e
civilizimit dhe kultures ne keto qytete.
Le
te fillojme me qytetet e
Andaluzise meqenese ata jane me afer Evropes me te cilen edhe do te
krahasohen. Keshtu ne mund t’ia nisim me Kordoven dhe do te ishte
e drejte per ne te fillonim me paraqitjen e ketij qyteti duke lene
te gjitha anet e tjera te ketij qyteti pa i prekur.
Kordova
Kordova
ishte kryeqyteti e Andaluzise muslimane gjate periudhes se udheheqesit
Umajad, Abd-al-Rahman III. Gjate nates ky qytet ishte i ndricuar me
llamba me xhama ne forma te ndryshme. Njerezit mund te udhetonin per
16 kilometra nen driten e ketyre rrugeve pa veshtiresine me te
vogel. Te gjitha rruget ishin te shtruara dhe te gjitha mbeturinat
mblidheshin prej rrugeve publike duke i lene ato te pastra. I gjithe
qyteti rrethohej prej koriesh te dendura. Cdokush qe vinte ne qytet
do te hynte ne te pas nje udhetimi te kendshem nepermes ketyre
korijeve te dendura dhe parqeve publike. Kishte mundesi te mbante me
teper se sa 1,000,000 banore pernjeheresh ne nje kohe kur asnje
qytet evropian nuk kishte nje popullsi me teper se sa 25,000
njerezish. Kishte 900 Hamame (banjo turke) dhe 283,000 shtepi.
Vendet dhe vilat e tjera te medha ishin 80,000. Ndodheshin 600
xhami. Periferia e qytetit ishte 30 Farsakh ose 30,000 jarde ( rreth
27 kilometra). Te gjithe banoret ishin te edukuar. Ne pjesen lindore
te qytetit 170 gra punonin si shkruese te Kuranit. Te gjitha ato e
shkruanin Kuranin ne shkrimin Kuf. E gjithe kjo ishte pothuajse ¼ e
qytetit. Gjendeshin 80 shkolla ne qytet. Studentet e varfer merrnin
mesime falas. Gjendeshin gjithashtu 50 spitale per te plotesuar
nevojat e qytetit. Sa per xhamine e madhe te Kordoves, ishte dhe
akoma vazhdon te jete nje monument i qendrueshem ne termat e
arkitektures. Minaret e saj per thirjen e ezanit ishin 45 kubik
(rreth 79 kembe) te larta. E gjithe xhamia qendronte ne 1093 shtylla
te ndertuara prej lloje te ndryshme mermeri dhe rrjeshtat dukeshin
si fushe shahu, 19 kolona gjatesisht dhe 38 gjeresisht. 4,700 llamba
ndriconin xhamine gjate nates duke harxhuar 24,000 paund vaj ulliri
cdo vit. Ne anen jugore gjendeshin 9 dyer. Ato ishin te ndertuara
prej pllakash prej nje lloj bornzi te cuditshem. Megjithate, hyrja
kryesore kishte pllaka prej floriri te fiksuara ne te. Te ngjashme
me hyrjen kryesore gjendeshin 9 hyrje te tjera ne lindje dhe
perendim te xhamise. C’do ark i xhamise do te ishte i mjaftueshem
qe ti bente historianet te thoshin:
“cfaredo
qe syri i njeriut ka perjetuar kjo eshte me e mahnitshmja e te
gjithave prej tyre, dhe shkelqimi i saj nuk gjenden ne asnje nga
monumentet e botes se lashte”.
Al-Zahra,
pallati i Kordoves
Ne
afersi te Kordoves gjendej nje pallat i quajtur Al-Zahra. Nga
kendeveshtrimi arkitekturor vleresohet si nje nga mrekullite e
botes. Historiani turk Zia Pasha ka thene rreth ketij pallati:
“ky
pallat eshte kaq i mrekullueshem sa qe nje koncept ndertimi i ketij
lloji nuk do ti bjere rasti asnje njeriu te shohe qe nga koha e
formimit deri ne kete dite dhe qe inteligjenca njerezore ka deshtuar
se prodhuari nje veper te ngjashme me kete pallat apo edhe vetem ti
afrohet per nga bukuria e ndertimit.”
Kupolat
e tij qendrojne mbi 4316 kollona te llojeve te ndryshme mermeresh,
por kishin stoli te ngashme. Dyshemeja e tij ishte shtruar me panele
ne ngjyre blu qielli dhe floriri. Ne vilat brenda pallatit
gjendeshin burime me uje te fresket, i cili kalonte neper cisterna
te medha dhe ne fund grumbullohej ne nje cisterne te pergjithshme
shume te madhe qe gjendej ne pallatin e kalifit. Nje rose e arte me
nje perle ne koken saj notonte neper uje. Kjo cisterne e madhe
kishte lloje te ndryshme peshqish dhe per te ushqyer keta peshq
harxhoheshin 12,000 copa buke cdo dite. Gjendej nje dhome pritjeje e
cila quhej “pallati i Kalifatit”, tavani dhe muret e te cilit
ishin prej llojesh te ndryshme mermeresh dhe prej ari. Ne qender te
ketij pallati gjendej nje ene e madhe e mbushur me merkur. Nga te kater anet e kesaj dhome
pritjeje gjendeshin 8 porta ne forme harku te ndertuara prej
fildishti dhe ebani dhe me flori dhe perla te llojeve te ndryshme te
cilat qendronin mbi kolona prej guresh me ngjyra dhe mermeri pa
njolla. Drita e Diellit hynte nepermjet ketyre portave dhe rezet
ndriconin muret dhe qendren e dyshemese. Ndricimi ishte i madh aq sa
te verbonte syte. Dhe kalifi, Al-Nasir, kur nuk ishte ne gjendje
shpirterore te mire, per te frikesuar ndokend qe i vinte verdalle, i
bente nje shenje sklleverve te tij te cilet e leviznin merkurin ne
enen e madhe te permendur me lart ne menyre te atille te gjithe kete
pamje ne nje nga ndricimet me te medha qe rrethonte te gjithe
asemblene. Ky iluzion vazhdonte per aq gjate sa merkuri nuk mund ti
perballonte dot. Vendi rrethohej nga gure te medhenje edhe te
mprehte dhe pas kesaj ndodheshin fusha te medha edhe te gjera. Akoma
me tutje shtrihej mburoja perreth gjithe ketij qyteti. Pallati i
Al-Zahras perbente vilen e kalifit, te fisnikeve dhe pallatet e
zonjave. Pervec kesaj gjendeshin disa holle te medha ne te cilat
kalifi mbante gjyqet. Vendi ku ulej zakonisht kalifi njihej me emrin
“Satah-e-Mutamarrid” ose platforma e ngritur mbi te cilen
gjendej nje kupole e ndertuar prej tullash argjendi dhe ari. Por kur
Kazi Munzar bin-e-Said e kritikoi rende kalifin ne perurimin e
xhamise se Kordoves, ne nje mbledhje te madhe, per perdorimin e arit
dhe argjendit ne ate menyre, ai e shakterroi ate dhe e ndertoi me
tulla te zakonshme. Brenda ketij pallati gjendeshin edhe shume
fabrika ne te cilat vegla te ndryshme (perfshi edhe armet e luftes)
prodhoheshin. Ne kete menyre edhe fabrikat e armeve funksiononin
brenda ketij pallati.
Ne
keto kohe kur ne kemi armatime te reja , duhet te sjellim ndermend
qe ka qene nje kohe kur ne i prodhonim armet vete dhe nuk duhej
t’i luteshim kurrkujt per ato. Gjendej nje fabrike per prodhimin e
pjeseve dekoruese, skulpturave dhe ndertimit te anijeve. Pervec
kesaj kishte edhe qendra te biznesve te ndryshme. 6000 gureve u
jepej forma e kerkuar cdo dite. Keto gure ishin shume me teper ne
numer se sa ato qe perdoreshin per te shtruar dyshemene. 10,000
njerez punonin me turne te ndryshme dhe 1,400 mushka ishin gjate
gjithe kohes ne transportimin e materialit. Cdo dite te trete 1,100
gamile te ngarkuara me bli dhe materiale te tjera vinin brenda
qytetit. Ne xhamine e Al-Zahres punonin cdi dite 1,000 artizanate me
pervoje. Kjo xhami mbaroi brenda 48 ditesh. Eshte
e veshtire te gjesh nje ndertim kaq te shpejte edhe ne ditet
e sotme.
Ne
vitin 351 v.h. (962 e.r.) Al-Mustansir i uroi mireseardhjen mbretit
te Spanjes kristiane Ordon bin-e-Azfonish ne te njejten ndertese
madheshtore. Kur ai hyri ne Al-Zahra dhe perjetoi shkelqimin e ketij
qyteti dhe armatimet dhe furnizimet ai u habit. Kur ai hyri ne
asemblene e Almutansirit dhe pa fisniket ndermjet te cileve shume
ishin dijetare, oratore dhe gjenerale ushtrie, habia e tij nuk
njihte me kufij. Kur ky qeveritar spanjoll i’u afura mbretit ai
hoqi kuroren e vet, hapi mbeshtjellesen e vet dhe vazhdoi te
perkulej perpara tij derisa e la kalifi. Gjate takimit balle per
balle me kalifin ai u perkul pastaj u cua beri disa hapa dhe perseri
u perkul perpara kalifit. Deri ne kohen kur ai takoi mbretin ai
ishte perkuluar aq shume here saqe kur arritit tek ai u ul ne gjunje
dhe u puthi doren. Pas ketij veprimi ai per te mos ofenduar as
mbretin as kalifin ai u terhoq per ne vendin qe i kishin caktuar.
Kalifi duke i uruar mireseardhjen ne mesin e tyre tha: ”ne te
urojme mireseardhjen ty ketu. Le te jete vizita juaj ketu nje rast i
gezueshem meqenese neve kemi opinion shume me te mire per ju se sa
ju mund te mendoni.” Ai u kenaq shume nga keto fjale, u ul ne
gjunje puthi token dhe pas ketyre veprimesh tha: ”une jam nje
sherbetor i perulur i Zotit tim. Ne meshiren e tij vendos fatin tim
dhe shpresoj te favorizohem per tij. Kam shume besim tek ai. Dhe
cfaredolloj sherbimi qe ai me beson, une shpresoj te vazhdoj me
qellim te sinqerte.” Pas kesaj kalifi i tha:”Ti ke nje pozite te
mire ne opinionin tone dhe ne shpresojme qe kjo te jete nje shenje
krenarie per ty mes njerezve te tu dhe ti do te mesosh cfare
avantazhesh ti ke duke u mbeshtetur tek ne dhe duke jetuar nene
mborjtjen tone.”
Me
aq madheshti i tha kalifi keto fjale saqe ne degjimin e ketyre
fjaleve mbreti spanjoll edhe njehere u ul per tu perkulur perpara
kalifit, u lut per jetegjatesine e tij dhe prosperitetin e tij
meqenese ai e siguroi mbretin per mbeshtetjen e vet.
Granada
Akoma,
kur ne vijme tek Granada, madheshtia e arkitektures se saj shfaqet
perpara nesh ne formen e Al-Hamares. Ata qe e kane pare kane ngelur
te mahnitur. Megjithe doren e ashper te kohes edhe sot e kesaj dite
eshte qender e terheqjes per udhetaret e botes. Ky pallat u ndertua
ne reze te malit te Granades ne fushat e gjera e te gjelberta te
cilat e rrethojne nga te gjitha anet. Keshtu kjo ndertese vleresohet
si nje nga ndertesat me
te bukura te botes. Ka holle te bollshme dhe dhoma te medha. Per
shembull, holli i gurit te zi, dy dhoma menjehere pas ketij holli te
ndertuara prej guresh te bardhe edhe te zinj, dhoma e ndenjes, dhe
dhoma per te takuar ambasadoret qe ju lejohej ky nder.
Me
pak fjale nuk eshte e mundshme per ne te pershkruajme te gjitha
meritat dhe bukurite e Almahras. Mjafton te themi qe madheshtia te
cilen poeti i njohur boteror, Viktor Hygo, duke folur per te shpreh
idete dhe ndjenjat e tij ne kete menyre:
“O
Hamara! O Hamara! O pallati ne te cilin engjejt te zbukuruar sipas
deshires se imagjinates, dhe te gjykojne ty si nje simbol te
rregullit dhe shijes se mire, si te aftesive. O ti keshtjelle e
madheshtise. Dekorimet e tua ne forme lulesh dhe vizatimesh te
degeve te perkulura ja vlejne ti shohesh. Kur rezet e arta te henes
kalojne nepermjet minareve perendimore, bien mbi muret, gjate nates
nje pershperitje degjohet qe i magjeps te gjithe ata me zemra te
ndejshme.”
Isabela
( Sevilje)
Sa
per qytete te tjera te Andaluzise dhe pershkrimit te madheshtise dhe
progresit te tyre, kjo eshte nje hisori e gjate. Duke lene menjane
qytete e tjera do te ishte e mjaftueshme
te thuhej se Isabela kishte 6,000 makina per te prodhuar rroba prej
mendafshi. Ky qytet ishte i rrethuar nga te gjitha anet nga peme
ullinjsh dhe per kete arsye ne kete qytet gjendeshin 100,000 makina
per nxerrjen e vajit prej ketyre ullinjve.
Bagdati
Tani
le te kthehemi ne krahun lindor te botes islame per te pare kushtet
qe ekzistonin ne qytetet e saj te medha dhe civilizimin e saj te
shkelqyer.
Bagdat,
perpara se te ndertohej dhe te perhapej, ishte nje fshat i vogel, i
cili shtohej nga tregetare te cilet vinin cdo vit nga zonat perreth.
Kur kalifi i njohur abasid, Mansur, vendosi ta ndertonte dhe
perhapte Bagdatin si qytet ai solli me vete inxhiniere dhe arkitekte
te medhenj. Ai gjithashtu therriti edhe eksperte te agrikultures dhe
ndarjes se tokes. Ai ishte i pari qe vendosi tullen e pare ne
ndertimin e ketij qyteti dhe recitoi: ” Ne
emer te Zotit, Meshiruesit, Meshireberesit. Lutje i qofte
Allahut, Mbeshtetesi i boteve: Toka eshte e Allahut. Ai e jep ate
per trashegimni atij qe deshiron ai. Rezultati eshte per ata qe
mbajne fjalen drejt Allahut.” (Al-Kur’an 1:1;7-te:128).
Pas
kesaj ai tha:
”vazhdoni ne emer te Allahut”. Shuma e parave te shpenzuara ne
kete ndertim ishte 4 milion rupi. 100,000 punetore u punesuan ne
kete ndertim. Ndodheshin 3 mure te qytetit afer me njeri
tjetrin.2,000,000 eshte numri me i madh i popullsise se ketij
qyteti. Krahu lindor i qytetit kishte 6,000 rruge dhe rrugica dhe ne
krahun perendimor 4,000. Pervec lumenjve Tiger dhe Eufrat gjendeshin
edhe 11 degezime te medha, uji i te cilave rridhte ne cdo pjese te
qytetit dhe ne cdo shtepi te tij. Vetem ne lumin Tiger gjendeshin
pika te shumta lundrumi dhe 30,000 lundra perdoreshin per te cuar
njerezit nepermjet ujrave. Gjendeshin 60,000 hamame ose banjo turke
dhe gjate diteve te fundit te qeverisjes prej abasideve ky numer
kishte rene ne 10,000. Numri i xhamive kishte arritur 300,000.
Do
te ishte me vend te permendej nje vecori e Bagdatit bere prej Abu
Bakr Al-Khateeb : ”duke permendur Bagdatin ne humbasim disa nga
karakteristikat e tij te cilat gjenden vetem ne Bagdat dhe askund
tjeter neper lindje dhe perendim. Midis ketyre karakteristikave jane
miresjellja e qytetareve, cilesite e mira te karakterit te tyre, uji
i freket aq i kendesh kur pihet, frute me shije dhe me bollek,
prosperitete gjeneral, eksperienca ne industri, ndihmesa per te bere
gjithcka, numri i madh i njerezve te ditur, studentet e ligjit,
matematicienet, gramaret, poetet me te mire eksperte te e artit dhe
letersise te terhequr nga afer dhe larg, e thene shkurt prezenca e
gjithckaje ne te gjitha kohet.”
Gjenden
frute te llojeve te ndryshme ne cdo lloj stine, vecanerisht ne
perudhen midis veres dhe dimrit. Neqoftese nje qytetari i duket
shtepia e tij e papershtatshme per punet e tij ai fare lehte mund te
gjeje nje tjeter shtepi. Neqoftese dikujt i pelqen nje shtepi tjeter
me teper se sa e tija nuk do te ishte shume e veshtire qe kjo
deshire te kthehej ne realitet. Qytetaret mund te marrin shtepi ne
cdo pjese te qytetit qe ata deshirojne. Neqoftese nje person u
largohet armiqve eshte shume e lehte per te te kerkoje azil ne kete
vend. Keshtu shume njerez do te dalin vullnetare ta ndihmojne ate.
Tregetaret e medhenj, mbreter, dhe fisniker qe jetonin neper vila te
medha ishin te gatshem dhe disa prej tyre tashme kane dhene ndihmesa
te medha atyre qe kane nje shtrese jetese me te ulet se e e ajo e
tyre. Dhe ky eshte nje proces ne vazhdimesi. Shkurtimisht, keto jane
dhuratat e Allahut qe natyren dhe poziten e vertete vetem ai e
njeh.
I
njejti autor shkruan ne nje vend tjeter:
“Bagdati
ishte nje qytet i pakrahasueshem per nga madheshtia, numri i madh i
dijetareve dhe fisnikeve, dallimi midis elites dhe njerezve te
tjere, perhapja e lagjeve dhe ato ne brigjete lumenjve, bolleku i
pallateve dhe shtepive te njerezve te thejshte, xhamive dhe banjove
turke, hoteleve dhe dyqaneve, ajer
dhe uje i paster, dendesia e popullates dhe shendeti qe japin pranvera dhe
vjeshta.
“Ky
qytet ka arritur kulmin gjate periudhes se Harun Rashidit, dhe
popullsia e tij u be
maksimale kur kishte banesat me te mira dhe burimet te me te mira te
ushqimit. Ne cdo ane kishte gjelberim dhe freski, dhe rruget ishin
te mbushura me njerez. Megjithate erdhi nje periudhe shakterrimi.
Njerezit ishin ne crregullsi. Qyteti ishte i shkrete, i papopulluar
dhe i izoluar. Familje te tera e braktisen qytetin. Por perpara
koheve tona gjendja nuk ishte kaq e keqe. Kudo ka kaos dhe njerezit
jane te mjerueshem. Por ka qene nje kohe kur ky
qytet ishte i dalluar prej te gjithe qyteteve te tjera dhe
prej disa prej tyre ne vecanti ne cdo lloj aspekti.”
Industria
e prodhimit
Te
gjitha qytetet e Andaluzise ishin shume te populluar, dhe cdo qytet
ishte shume i njohur per disa industri te vecanta dhe interesi i
evropianeve dhe spanjolleve ishte i pakrahasueshem. Helmetat dhe
armoret spanjolle ishin shume te njohura. Celiku perdorej ne shume
lloj menyrash vecanerisht armet. Porosi nga e gjithe evropa u
merrnin ketu. Ne kohet moderne ne duhet te mendojme pak perpara se
ta permbushim nje kerkese te tille. Zeno shkruan ne librin tij
“Pushtimi i Frances”: “ Kur arabet pushtuan Francen
e Jugut nga Andaluzia nen udheheqjen e Musmah Kholanit,
Anbasah Kalabi dhe Hur Thakafi pushtuan Rabonen, Fartashonah, Afnion
dhe Lion ata ishin te armatosur me arme te tilla te cilat nuk
gjendeshin as ne ushtrine angleze.
Madheshtia
e te kaluares, rrenojat e kohes se sotme
Jemi
duke i dhene fund ketij diskutimi me nje pershkrim te Bagdatit te
periudhes se Al-Muktadir-Bi-Allah, shkelqimi dhe madheshtia e tij.
Gjithashtu gjate periudhes kur i derguari i perandorit romak kishte
qene prezent ne disa mbledhje te senatit, cfare ishte madheshtia e
kalifatit islam ne Bagdat. Ne Bagdat, shtepia e kalifatit , numri i
njerezve qe jetonin ishte shume here me i madh se sa numri me i madh
i banoreve te qyteteve me te medha siriane. Vetem numri i eunukeve
ishte 11,000.
Kur
i derguari i pernadorit romak vizitoi ai u prit si mik shtepie. Nga
shtepia ku ai u vendos deri ne shtepine e kalifatit ushtria shtrihej
ne te dyja anet e rruges duke numeruar 160,000 veta. Kur ky i
derguar u fut ne “shtepine e pemes” ai u mahnit nga pamja e saj.
Kjo peme ishte e bere prej argjendi me peshe prej 500,000 dirhame
(rreth 1750 kg). Kishte 28 dege, te cilat ndaheshin ne dege te tjera
me te vogla. Dhe ne keto dege qendronin lloj te ndryshme zogjsh dhe
florinjsh.
Gjethet
e kesaj peme ishin te vizatuara ne forma dhe ngjyra te ndryshme dhe
lekundeshin me nje fllad te lehte. Te gjithe zogjte ishin vendosur
ne pozicione te atilla qe kur te frynte ere kjo te hynte nepermjet
sqepave te tyre dhe te krijonte njefere tingulli te mrekullueshem te
ngjashem me ate te zogjve naturale. Afer me “shtepine e pemes”
gjendeshin 15 statuja kaloresish te cilet mbanin heshta te
vogla ne duart e tyre.
Pas kesaj i derguari hyri ne pallatin e quajtur Al-Firdaus ne te
cilin gjendeshin shume lloj armesh. Pas kesaj ate e cuan nga nje
pallat i kohes se Harunit ne nje tjeter derisa vizitoi 33 pallate me
radhe. Kaq te lodhshme ishin vizitat e
tij saqe atij i duhej te pushonte shtate here perpara se te
ishte gati perfushdimisht te shkonte ne asemble ne prezence te
kalifit Al-Muktadir Bi-Allah.
Historianet
ne regjistrimet e tyre kane shkruajtur:
“
numri i tapeve te shperndare ne pjese te ndryshme te “shtepise se
kalifatit” ishte 22,000 duke perjashtuar ketu sigurisht ato qe
normalisht ishin atje. 38,000 mendafsh dhe ar
mbulonin perdet ne pallate te ndryshme. Vendet e vizituara
prej te derguarit te perandorit romak perfshinin edhe kopshtin
zoologjik ne te cilin gjendeshin lloje te ndryshme kafshesh te egra
“
Pas
vizites qe i beri shtepise se kalifatit i derguari nga perandori
romak ishte i mahnitur, meqenese nuk kishte pare vende aq te bukura
me pare.
Kjo
eshte e mjaftueshme per te deshmuar per madheshtine, fuqine dhe
shkelqimin e qyteteve, pallateve, vilave dhe ndertesave te tjera ne
ditet e kulmit te civilizimit tone.
|