Marreveshja
e Granades, 1492
Kapitullimi
i 1492-shit permbante gjashtedhjete e shtate artikuj ndermjet te
cileve ishin keto si me poshte:
"Qe
te gjithe te medhenj e te vegjel duhet te jene plotesisht te sigurte
si individe, familje, dhe pasurite.
Qe
ata duhet te lejohen te vazhdojne ne banesat e rezidencat e tyre
kudo, ne qytet, periferi, apo ndonje pjese tjeter te vendit.
Qe
ligjet e tyre do te ruhen siç ishin me pare, dhe askush nuk mund
t’i gjykoje ato perveç se me ato ligje.
Qe
xhamite e tyre, dhe vakefet fetare qe i perkasin atyre, duhet te
mbesin siç ishin ne kohen e Islamit.
Qe
asnje kristian nuk duhet te hyje ne shtepine e nje muslimani, apo ta
ofendoje ate ne asnje menyre.
Qe
asnje kristian apo çifut qe mban zyra publike me caktimin e
sulltanit te fundit nuk duhet te lejohet te ushtroje funksionet e
tij apo te qeverise mbi to.
Qe
te gjithe roberit muslimane te zene gjate rrethimit te Granades, nga
çfaredo pjese te vendit qe ato vijne, dhe veçanerisht fisniket e
prijesit e permendur ne marreveshje, duhet te lirohen.
Qe
te tille rober muslimane qe mund te kene shpetuar nga padronet e
tyre kristiane, e te strehuar ne Granada, nuk duhet te dorezohen;
por qe sulltani duhet te jete i detyruar te paguaje çmimin e atyre
roberve te zoterve te tyre.
Qe
te gjithe ata qe mund te zgjedhin te kalojne ne Afrike duhet te
lejohen te nisen brenda nje kohe te caktuar, dhe te shoqerohen andej
me anijet e mbretit, dhe pa ndonje takse qofte edhe te vogel te vene
mbi to, pertej çmimit te udhetimit, dhe Qe mbas mbarimit te atij
afati asnje musliman nuk duhet te pengohet nga nisja, nese ai
paguan, perveç çmimit te udhetimit, nje te dhjeten e çfaredo
pasurie qe ai mbart me vete.
Qe
asnje nuk duhet te persekutohet dhe denohet per krimin e nje njeriu
tjeter.
Qe
kristianet qe kishin perqafuar religjionin Muhamedan nuk duhet te
detyrohen ta braktisin ate e te adaptojne besimin e meparshem.
Qe
çdo musliman qe deshiron te behet kristian duhet t’i lejohen disa
dite te mendoje hapin qe ai ishte gati te merrte; mbas te cilit ai
do te pyetej nga te dy, nje gjykates muhamedan dhe kristian ne
lidhje me ndryshimin e tij te qellimshem, pas ketij ekzaminimi, nese
ai akoma refuzon te kthehet ne Islam, ai duhet te lejohet te ndjeke
sipas deshires se tij.
Qe
asnje musliman nuk duhet te persekutohet per vdekjen e te vrarerve
kristiane gjate rrethimit; dhe Qe asnje demshperblim per pasurine e
marre gjate kesaj lufte nuk duhet te imponohet.
Qe
asnje musliman nuk duhet te shtrengohet te kete ushtare kristiane te
strehuar me urdher tek ai, apo te transferohet tek provincat e kesaj
mbreterie perkunder deshires se tij.
Qe
asnje rritje nuk duhet t’i behet taksave e tatimeve te zakonshme,
por qe, ne te kundert, te gjitha taksat e renda te impozuara tani
vone duhet t’i jepen fund menjehere.
Qe
asnje kristian nuk duhet te lejohet te pergjoje mbas mureve, apo ne
shtepite e muslimaneve apo te hyje ne xhami.
Qe
çdo musliman qe zgjedh te udhetoje apo te banoje midis kristianeve
duhet te sigurohet plotesisht si person dhe pasurine e tij.
Qe
asnje simbol apo shenje dalluese te vihet mbi to, siç ishte bere me
çifutet dhe mudexharet.
Qe
asnje muezin nuk duhet te nderpritet gjate thirrjes se njerezve ne
namaz, e as muslimanet te ngacmohen qofte ne kryerjen e obligimeve
ditore, qofte kur agjerojne, apo ne ndonje ceremoni tjeter fetare,
por nese nje kristian gjendet duke u tallur me to ai duhet te
ndeshkohet per kete.
Qe
muslimanet duhen te perjashtohen nga te gjitha taksat per nje numer
te caktuar te viteve.
Qe
Lordi i Romes, Papa, duhet t’i kerkohet te jape miratimin e tij
ndaj kushteve te mesiperme, dhe te firmose vete marreveshjen."
Marreveshja e vitit 1492 ishte keshtu nje perpjekje per te fituar
tolerancen fetare per te gjithe muslimanet e mbetur ne Spanje. Ata
nuk ishin me sunduesit e vendit por shpresohej se ata te pakten te
lejoheshin te adhuronin Zotin e tyre (Allahun) ne menyrat e mesuara
nga Profeti i tyre. Keto shpresa u forcuan kur marreveshja u
ratifikua nga Ferdinandi e Izabela ne nje deklarate solemne te bere
disa muaj me vone me 29 Nentor, 1492. Ata u betuan ne Zotin se te
gjithe muslimanet duhet te kene liri te plote besimi, pune dhe
tregti. Muslimanet do te trajtoheshin si individe te lire te
mbretit, duke ushtruar religjionin e tyre lirisht.
POR...................
|