Spanja
e Shekullit te Gjashtembedhjete
Fundi
i Mudexhareve
Nga fillimi i shek. te 16te e tere
Spanja ishte nen kontrollin e katolikeve, dhe te praktikuarit e
lirshem te Islamit ne menyren e tij sociale ishte bere i pamundur.
Ndodheshin akoma muslimane, veçanerisht ne fshatrat e largeta
malore ku kishte qene Spanja muslimane, por pas tre shekujsh lufte e
persekutimi, nje numer i madh i muslimaneve ne Spanje ishin te vrare
ose ishin larguar. Ata te mbeturit perpiqeshin te praktikonin
Islamin me aq sa kishin mundesi, por megjithate i duhej te
perballoheshin me rrezikun e skllaverise qe po rritej.
Duke i kthyer muslimanet ne skllever, veçanerisht
ne veri, Kisha tani synonte t’i kthente ata ne skllever kristiane.
Kristianet filluan nje fushate te perbashket ne te gjithe Spanjen te
eliminonin te gjithe ata qe akoma praktikonin detyrimet themelore te
Islamit, dhe ata te cilet pohonin se nuk ishin pagezuar. Komunitetet
fshatare te mudexhareve ne veri te Andaluzise ishin objektivi
kryesor. Deri ne kete kohe atyre iu ishte lejuar nje liri e kufizuar
te praktikonin besimin nga pronaret te cilet vareshin nga puna e
tyre per te gjitha te ardhurat e tyre. Ata jetonin se bashku ne
komunitetet e tyre te veta, ishin te lire te faleshin dhe nuk ishin
akoma te detyruar te beheshin kristiane. Influenca e kishes ishte
tashme shume e madhe, megjithate, dhe me nenshtrimin e muslimaneve
te Granades, pozita per marreveshje e mudexhareve nuk ishte me e
forte. Nje vit pas shtypjes se rebelimit ne Alpuxharas, procesi i
kristianizimit te mudexhareve filloi ne veri:
Dhjete vjet mbas debimit te çifuteve, Izabela,
me 12 Shkurt 1502, nxori nje urdher mbreteror ku i jepte maureve te
mbetur ne mbreterite e Kastijes te zgjidhnin midis pagezimit dhe
debimit. Shumica e komuniteteve vendase maure, mudexharet, zgjodhen
te qendronin e te pagezoheshin. Sa e lire ishte nje zgjedhje e tille
ilustrohet nga fakti se emigrimi ishte bere zyrtarisht i pamundur.
Historiani Galindez de Karvajel thote se megjithese mauret ishin
teknikisht te lire te largoheshin nese ata zgjedhnin, ne praktike
autoritetet nuk do t’i lejonin ata te shkonin dhe ne vend te kesaj
do t’i detyronin te pranonin pagezimin. Ne te tilla kushte masa e
popullates se mbetur maure e Kastijes u fut ne grupin katolik.
Procesi i konvertimit te mudexhareve te Kastijes ne religjionin
zyrtar u pershpejtua me ndarjen e familjes se tyre. Sipas dekretit
te Izabeles, te gjithe meshkujt nen moshen katermbedhjete dhe te
gjitha femrat nen moshen dymbedhjete u ndane nga familjet e tyre dhe
iu dorezuan kishes per tu edukuar si kristiane. Dekreti i Izabeles
dha shenje per fillimin e nje fushte te shpejte kunder mudexhareve
ne te tere veriun, por kishte nje perjashtim i rendesishem e
domethenes:
Ndoshta per fisnikeri te tij, apo ne ndekje te
nje politike me te mesme, Ferdinandi vazhdimisht i paralajmeronte
inkuizitoret e Aragonit te mos e persekutonin popullaten maure apo
t’i detyronin te konvertoheshin.
Ne kete menyre Ferdinandi i mbante me afer
subjektet e tij ne nje gjendje te qete, e i kthente nje sy qorr asaj
çfare ndodhte ne pjesen tjeter te Spanjes.
Nje tjeter frenim ne kristianizimin e
mudexhareve ne kete moment ishte influenca e fisnikeve dhe pronareve
te tokave, veçanerisht ato ne Valencia, te cilet kishin popullaten
me te madhe fshatare te muslimaneve ne Spanje. Ata i trajtonin
aktivitetet e Inkuizicionit spanjoll midis punetoreve te tyre
skllever me frike perderisa çdo problem ne forcen punetore sillte
nje humbje ne fitimet e tyre. Situata e mudexhareve ne Valencia
eshte e ngjashme me ato te nje regjimi kolonialist, apo me vendet
jugore te Shteteve te Bashkuara te Amerikes ku muslimanet, ashtu si
zezaket, stergjysherit e te cileve ndodhte te ishin shpesh
muslimane, formonin nje mase te shtypur te urryer nga proletariati i
vjeter kristian i qyteteve, dhe te perbuzur, por te shfrytezuar e
prandaj te mbrojtur, nga aristokratet e vjeter kristiane
kolonialiste.
Kur Çarli V u kurorezua si mbret, kerkesa te
reja iu bene nga fisniket te rishikonte Inkuizicionin spanjoll, dhe
te vendoste pak me shume drejtesi ne proceduren e saj. Si rezultat i
ketyre protestave mbreti i ri premtoi qe ata as nuk do te deboheshin
e as nuk do te detyroheshin te pagezoheshin. Keshilltaret e tij
katolike, megjithate, siguruan qe liria qe gezonin inkuizitoret nuk
do te kufizohej ne asnje menyre. Ne kete shkalle, edhe papa me
keshillin e tij, te cilet kishin qene pergjegjes per institucionin e
inkuozicionit qe ne fillim, nuk mund te influenconin inkuizicionin
spanjoll, e po kaq i forte ishte ky vendim edhe per token. Ne Korrik
te vitit 1519, Papa Leo X:
... shkruajti tre vendime papale, nje Çarlit,
nje Gjeneralit te Inkuizicionit, dhe nje gjykates se Saragozes, ku
ulte fuqine e inkuizicionit deri ne kufijte e ligjit te zakonshem te
kishes, dhe anullonte te gjitha privilegjet speciale te dhuruara nga
papa perpara tij. Çarli dhe zyrtaret e tij refuzuan te lejonin
publikimin e vendimeve papale ne Spanje, e nje proteste e forte u
dergua ne Rome ne vend te kesaj. Papa tani e ndryshoi poziten e tij
dhe i pezulloi vendimet pa i anulluar ato.
Plani i inkuizicionit spanjoll u ndihmua ironikisht nga lakmia e fisnikeve,
dhe u avancua pa ndonje qellim nga zemerimi i kristianeve te varfer
te cilet shfrytezoheshin gjithashtu nga pronaret e tokave. Me 1520,
ndodhi nje revolte e komonereve kunder fisnikeve. Komonet, te
zemeruar nga eksploitimi nga fisniket u bashkuan ne vellazeri, te
njohurit ‘Komuneros’-it e Kastijes dhe ‘Germania’ e
Valencias, dhe u perpoqen t’i benin presion fisnikeve qe tu jepnin
atyre me shume te drejta e nje trajtim me te mire. Mudexharet nuk u
perfshine ne revolte. Megjithate, disa nga Germania ishin te idese
se pagezimit te tyre me force, jo per shkaqe fetare, por si shprehje
armiqesie ndaj fisnikeve. Ata arsyetonin se duke pagezuar mudexharet
e duke i dhene keshtu te drejta te barabarta me kristianet, ata do
t’i lironin ato ne nje krah e do te forconin poziten e pales se
tyre duke marre keshtu nga lordet e tyre perkrahjen e ngritur nga
numri dhe bindja e mudexhareve. Perderisa pagezimi i mudexhareve
ishte pikerisht çfare inkuizitoret deshironin, nuk eshte e
habitshme te zbulosh se ata ishin pergjegjes per kete levizje qe ne
fillim.
Per sa i perket argumentit qe kthimi ne fe qe i
detyrueshem, pergjigja model u dha edhe njehere, e cila ishte:
zgjedhja e pagezimit si nje alternative e vdekjes shihej si nje
zgjedhje e lire, e cila e bente ceremonine e pagezimit te vlefshme.
Inkuizicioni u vazhdua nen supozimin qe çdo pagezim i kryer
saktesisht ishte i vlefshem. Detyra nuk ishte qe te shpetoheshin
moriskot prej kthimit ne fene e tyre te vjeter.
Moriskot
e Andaluzise jugore
Fati i moriskove ne jug te Andaluzise nuk ishte
shume ndryshe nga ai i moriskove te veriut. Pagezimi i tyre ne mase
i cili u organizua prej Ksimenes ne vitet e para te shekullit te
16-te perfundoi perpara pagezimit ne mase te mudexhareve ne veri,
dhe persekutimi prej spanjolleve ishte shume here me i rende ne jug
se sa ne veri. Muslimanet e Granades nuk ishin mposhtur plotesisht
deri ne fillim te shekullit te 16-te dhe pa marre parasysh pagezimin
ne mase, shpirti i tyre ishte akoma i gjalle dhe relativisht i
panenshtruar. Ne vitin 1526, inkuizicioni i Zhanit e transferoi
qendren e tij ne Granada, dhe shtoi presionin mbi banuesit ne menyre
qe te braktisnin Islamin. Ne menyre qe te merrnin zakonet e tij, ai
nxori nje ligj qe i ndalonte moriskot te perdornin gjuhen arabe dhe
gjithashtu i ndalonte se perdoruri emrat e tyre muslimane. Per
shumicen e moriskove kjo do te thoshte heshtje kurdo qe ata te ishin
ne prezencen e kristianeve katolike pasi arabishtja ishte gjuha e
vetme qe ata njihnin. Ata ndaloheshin edhe nga veshja e rrobave
karakteristike per muslimanet:
... rrobaqepesit nuk duhej te qepnin rroba dhe
argjendaret nuk duhej te prodhonin stoli me gure te çmuar sipas
stilit te tyre islam; te gjitha lindjet kryheshin nen mbikqyrjen e
mamive kristiane ne menyre qe çdo rit maur te ndalohej se
perdoruri; çarmantosja ishte e detyrueshme prej nje ligji te rrepte
mbi lejet e armembajtjes; dyert duhej te qendonin te hapura ne ditet
e festave, te premteve, te shtunave dhe diteve te dasmave ne menyre
qe asnje zakon maur te mos perdorej dhe zakonet kristiane te
adoptoheshin; shkollat per edukimin e femijeve ne Kastije duhej te
vendoseshin ne Granada, Guadiks, dhe Almeria; emrat maure nuk duhej
te perdoreshin dhe ata ndaloheshin se mbajturi maure te papagezuar
qofshin keta skllever apo njerez te lire.
Asnje
grua me origjine maure nuk duhej te ushtronte zanatin e mamise. Nje
mami kristiane ishte caktuar per cdo fshat. Ajo mbikqyrte te gjitha
grate muslimane shtatzena dhe menjehere pasi femija lindte, vinte
prifti dhe femija pagezohej. Ne kete menyre nuk ishte e mundur te
kendohej ezani ne veshin e foshnjes
dhe neqoftese foshnja ishte djale ai nuk lejohej te behej
synet dhe asnje dash nuk lejohej te behej kurban ne shenje
falenderimi. Me e shumta qe mauret mund te benin nen keto rrethana
ishte te lanin femijen aty ku prifti e kishte prekur ne perpjekje
per te fshire pagezimin.
Ishte
gjithashu e pamundur
te
kryeje
xhenazen e
te
vdekurit
ne
perputhje
me ligjet e Islamit.
Kushdo qe mbeshtillte nje person me nje cope te paster menjehere gjykohej si nje
heretik. Gjithashtu ishte e pamundur te kryeje faljen e funeralit te
varrimit ose te recitoje ajete te Kuranit ne varrin e nje personi te
vdekur. Moriskot lejoheshin te kishin varrezat e tyre por kufizime
ishin vene edhe mbi keto. Ishte e lejuar:
... qe varrezat te vendoseshin afer kishave dhe jo xhamive, por kristianeve
te vjeter nuk u hiqej
e drejta prej varrosjes ne keto vende neqoftese deshironin. Kjo i kenaqi ata
pjeserisht dhe e vazhuan kete rit deri ne vitin 1591 kur u dha
urdheri qe ata duhej te varroseshin brenda kishave, e cila ishte kaq
e neveritshme per ata saqe ata preferonin te jepnin 30 mije dukate
ari neqoftese mbreti apo papa i lejonte ata te varrosnin te vdekurit
e tyre diku tjeter madje edhe ne plehra.
Midis lindjes dhe vdekjes muslimanet u
perballuan me nje persekutim te vazhdueshem, dhe gjate kesaj kohe
struktura e familjes pati shume efekte negative.
Jo vetem
qe
morisket u
ndaluan qe te martoheshin sipas rregullave Kuranore dhe
atyre
te
synetit por ata
gjithashtu u ndaluan qe te kishin me teper se sa nje grua. Kushdo qe
kishte ne teper se sa nje grua denohej menjehere.
Referencat
P. de Gayangos, “Muhammadan Dynasties in
Spain,” Vol.2
H. Kamen, “The Spanish Inquisition.”
H.C. Lea, “The Moriscos of Spain."
|