
|
. |
.. |
Muslimanet ne U.S.S.R ( ish Bashkimi Sovietik)
Nga A. Kalam
Numri i muslimaneve ne ish Bashkimin Sovietik eshte rreth 80 milion. Megjithate numrin e tyre te madh eshte e qarte se bota e jashtme nuk di shume gjera per ata. Nga 16 shtete te cilat perbenin Bashkimin Sovietik, Muslimanet ishin shumica e popullsise ne tete nga keto shtete kur komunistet morren fuqine me 1917. Zonat ne te cilat muslimanet perbenin shumicen ne Bashkimin Sovietik ishin: 1. Uzbekistan, 2. Taxhikistan, 3. Azerbajxhan, 4. Gjeorgjia dhe Armenia, 5. Kazakistan, 6. Kirgizia, 7. Tatar dhe Bashkar, 8. Kaukazia dhe 9. Krimea.

ushtare Rus ne parade ne sheshin e kuq
ne Moske
Islami erdhi ne Uzbekistan ne shekullin e tete gjate kohes se Khalifatit Umajad dhe Khalifit Abdul Malik bin Maruan. Per 1200 vjet, e gjithe zona qendroi nen qeverisjen e Muslimaneve. Nga Uzbekistani kane dale nje sere shkollaresh te mirenjohur te Hadithit dhe Fikut, se bashku me filozofe, fizikane dhe matematikane. Ishte pikerisht ne fillim te shekullit te tete, kur gati e gjithe popullsia e Taxhikistanit pranoi Islamin, me perpara edhe se mesazhi i Islamit te arrinte ne Afganistan. Mesazhi islam arriti ne Azerbajxhan me 14 AH (636 e.r), dhe u be pjese e botes Muslimane ne vitin 113 AH gjate kohes se khalifit Umajad Hisham bin Abdul Malik.
Tregtaret muslimane cuan Islamin ne Rusine Evropiane ne fillim te shekullit te dhjete. Ka perreth 10 milion muslimane ne Tatar, Bashkar, Kazan, Uralet dhe ne luginen e lumit Vollga.

Mazoleumi i liderit mongol Tamerlan ne
Samarkand, Uzbekistan
Deklarata e nenshkruar se bashku nga Lenini dhe Stalini me 4 Dhjetor 1917 thoshte: " Per muslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare te Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberise apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, per te gjithe ata xhamite dhe vendet e shenjta te te cileve dhe besimi dhe traditat e tyre u jane prekur nga caret e Rusise apo tirane te tjere; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturore dhe kombetare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnje nuk do te kundershtoje kete ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jeten tuaj kombetare pa interferenca dhe pengesa nga jashte." Megjithate Ruset e dinin se e vetmja fuqi qe mund te ishte nje rrezik per revolucionin e tyre ishin shtetet muslimane. Brenda nje viti ata nderruan menyren dhe pushtuan shtetet muslimane.
Per mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytezimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobesoi shpirtin e tyre te lirise. Djalli i socializmit pati gllaberuar perreth pesedhjete mije ulema dhe udheheqes fetare deri me 1940 dhe duke u bazuar ne statistikat Ruse, komunistet paten mbyllur 14,000 xhami ne Turkistan deri me 1941. Ne republiken e Turkmenise, gjate vitit 1954, u bene rreth 700 fjalime kunder fese. muslimanet u quajten "Balmeek" e cila do te thote fundamentalist dhe percares. Cdo musliman mund edhe te vritej pasi deklarohej si Balmeek.
*
* *
Bashkimi Sovietik eshte duke u shperbere. Ka humbur shume nga republikat e tij. Megjithate ceshtja mbetet se cfare do te ndodhe me Muslimanet ne ate vend te pastabilizuar. Ka perreth 80,000,000 muslimane ne ish Bashkimin Sovietik. Me gjithe se ky number eshte shume i madh bota e jashtme duket se di shume pak per ta. Ish Partia Komuniste dhe KGB i paten izoluar ata aq keq saqe pjesa me e madhe e Muslimaneve nuk u perpoqen per clirim. Per mese 74 vjet kolonizimi dhe shfrytezimi i pati shkretuar tokat e tyre, pati harxhuar rezervat natyrore, dhe dobesoi shpirtin e tyre te lirise.
Nga 16 shtete qe perbenin Bashkimin Sovietik, Muslimanet ishin shumica ne tete prej tyre kur komunistet erdhen ne fuqi me 1917. Ata u sollen ne fillim si simpatizante te muslimaneve. Madje dhe deklarata e 4 Dhjetorit, 1917 e firmosur nga Lenini dhe Stalini thoshte: "Per muslimanet ne Rusi, qofshin ata tartare te Volges, banoret e Krimeas, Kaukazit, Siberise apo Turkistanit, turqit e Kaukazit, per te gjithe ata xhamite dhe vendet e shenjta te te cileve dhe besimi dhe traditat e tyre u jane prekur nga Caret e Rusise apo tirane te tjere; Jetoni te qete tani sepse traditat tuaja, besimi, institucionet kulturale dhe kombetare do te jene te lire qe nga kjo dite, dhe asnje nuk do te kundershtoje kete ne te ardhmen. Ju jeni te lire te organizoni jeten tuaj kombetare pa interferenca dhe pengesa nga jashte."
Nje deklarate tjeter e 15 Nentorit 1917 e firmosur po nga Lenini dhe Stalini thoshte: "Kombet ne Bashkimin Sovietik kane te drejte te vendosin vete per te ardhmen e tyre ne cdo kohe. Ata kane te drejte qe te shkeputen nga Bashkimi dhe te shpallin liri te plote, gjithashtu kane te drejten per te braktisur nqs duan te gjitha vlerat kombetare dhe fetare si dhe diskriminimin." (Gazeta Qeveritare Komuniste e Nentorit 3, 12, 1917).
Megjithate Ruset e dinin se e vetmja fuqi qe mund te ishte nje rrezik per revolucionin e tyre ishin shtetet muslimane. Brenda nje viti ata nderruan menyren e sjelljes dhe pushtuan shtetet muslimane. Zonat ne te cilat muslimanet perbenin shumicen nė Bashkimin Sovietik ishin: 1. Uzbekistan, 2. Taxhikistan, 3. Azerbajxhan, 4. Gjeorgjia dhe Armenia, 5. Kazakstan, 6. Khirgistan, 7. Tatar dhe Bashkar, 8. Kaukazia dhe 9. Krimea.
Republika e Uzbekistanit
Uzbekistani (173,600 milje katror) ka nje popullsi prej 20 milion nga te cilet 80 perqind jane muslimane Uzbeke. Tashkenti eshte kryqyteti i ketij shteti ndersa Samarkandi eshte qyteti i dyte per nga madhesia. Bukara, Fargana, Kashkadarja dhe Sorekani, jane disa nga provincat e tij. Ai ka kontribuar shume shkollare te mirenjohur ne Hadith dhe Fik, dhe po ashtu filozofe, fizikane, matematikane dhe astrologe. Perreth 60 perqind e pambukut rus prodhohet ne Uzbekistan. Bukara eshte qendra e qilimave te nje cilesie shume te mire, ndersa Kiva eshte e njohur per blegtorine.
Islami erdhi ne Uzbekistan ne shekullin e 8 gjate kohes se khalifit umajad Abdul Malik bin Maruan. Muxhahidi i mirenjohur musliman Kuataiba bin Muslim Bahli e beri kete zone pjese te botes muslimane me 706 pas nje xhihadi qe zgjati per 9 vjet. Pak kohe me vone arabishtja u adoptua si gjuha zyrtare. Per 1200 vjet, e gjithe zona qendroi nen ligjin musliman, dhe shtetet islame te Bukaras, Kheuas, Oazakut dhe Kokandit u formuan ne kete toke. Cari i Rusise e aneksoi perseri Uzbekistanin ne shekullin e 19-te.
Me 1917 kur regjimit te Carit i erdhi fundi, muslimanet formuan shtetet e tyre te pavarura ne Samarkand, Khoqand, dhe Bukhara. Keto shtete luftuan kunder komunisteve per 5 vjet.
Ne Prill te 1922, nje Konference Turkistane islame u mbajt ne Samarkand dhe ajo vendosi qe Turkistani te ishte nje republike e pavarur. Komunistet derguan atehere Ushtrine e Kuqe, nen M.Feroze dhe filluan vrasjen ne mase te muslimaneve. Mbas deshtimit te kesaj perpjekje, filloi nje propagande antiislame. Ulemate u vune ne shenjester te kesaj propagande dhe u bene perpjekje qe keta te zevendesoheshin me njerez te paskrupuj dhe te korruptuar. Sume institucione fetare u mbyllen dhe faljet ne grup u ndaluan. Cdokush qe mund te gjendej duke u falur gjobitej rende. Medresete u mbyllen dhe ulemave iu dhane denime te renda. Metoda te ndryshme perdoreshin per likuidimin e tyre. Per shembull ata dergoheshin ne kampe pune nga te cilat nuk kishte shpetim. Ne fillim te kesaj fushate kishte rreth 7000 medrese ne Turkistan nga te cilat thuajse nuk ka mbetur asnje. Nje brez i 'ulemave' socialiste u formua gjate kesaj kohe. Pati gjithashtu dhe perpjekje qe te shtyhej brezi i ri drejt imoralitetit dhe alkoholi dergohej me shumice ne zonat muslimane.
Ne menyre qe te distanconin muslimanet nga Kurani dhe Hadithi, shkrimi arab u zevendesua ne fillim me shkrimin latin i cili me vone u nderrua ne cirilike.
Gjate luftes se Dyte Boterore, kur gjermanet pushtuan Rusine, komunistet e lehtesuan pak politiken e tyre kunder fese sepse muslimanet duheshin per te sherbyer ne ushtri. Muzeu Nacional i Moskes ka shume flamuj te muslimaneve ne te cilet gjendet e shkruar dhe Kalima Shahadeti. Mbas Luftes Boterore, politika kunder fese u rikthye perseri dhe nje periudhe e re veshtiresish filloi per muslimanet.
Republika e Taxhikistanit
Taxhikistani ( siperfaqe 55250 milje) kane kufi Afganistanin dhe disa nga zonat e tij jane ne Afganistan. Nga nje popullsi totale pre 5 milion, 98 perqind jane Muslimane me origjine Tajik apo Uzbeke. Komunistet i vune emrin Stalinabad kryeqytetit historik Dushanbe. Dy qytete te tjera te medha jane Leninabad dhe Horuxh. Sheiku Yaub Carki, nje dishepull i talentuar i Sheik Kuaxha Bahaudin Nakshband, eshte varosur ne Dushanbe dhe e gjithe zona eshte nen nje influence te fuqishme nga shenjtet muslimane.
Me ardhjen e islamit ne keto zona ne shekullin tete, e gjithe popullsia e Taxhikistanit pranoi islamin, madje edhe me pare se sa ky mesazh te arrinte Afganistanin. Ruset e pushtuan kete republike ne shekullin e 19-te.
Qeverisja e Carit perfundoi me 1917 dhe muslimanet moren kontroll mbi te gjitha keto zona. Komunistet nuk treguan ndonje shenje keqdashje kunder muslimaneve por sapo morren fuqine ne dore, ata pushtuan Taxhikistanin ashtu si dhe pjeset e tjera te Turkistanit. Kjo republike iu aneksua Bashkimit Sovietik dhe deri ne kete kohe shume xhami dhe ulema u eliminuan. Lumi Amu (Daria) i kalon midis zonave te banuara nga njerez taxhik foles qe jetojne ne Rusi dhe Afganistan. Gjate xhihadit afgan, ushtaret ruse taxhik foles mbeten perballe muslimaneve afgane dhe kjo gje krijoi shume konfuzion. Kur ruset morren vesh per kete, ata i terhoqen ushtaret taxhik dhe i zevendesuan ata me evropiane te cilet nuk e dinin gjuhen lokale.
Republika e Turkmenise
Turkmenia (186,400 milje katrore) ka nje popullsi prej 3,5 milion, 90 perqind e se ciles eshte muslimane. Ishabadi eshte kryeqyteti i republikes ndersa Ciajo, Poltek dhe Maru, kane qene qendra te civilizimit islam. Disa nga muhadithet me te famshem paten jetuar ketu. Xhamia Hamdani ne Mari eshte nje monument historik i cili e pati marre emrin nga Sheik Yusuf Hamdani i cili pati udhehequr Turkistanin kunder pushtimeve nga jashte.
Ne shekullin e 18-te, Turkmenia u be pjese e botes muslimane dhe qendroi nen qeverisjen muslimane deri ne shekullin e 19-te kur ushtrite e Carit e pushtuan.
Mbas revolucionit komunist, Turkistani mbeti i pavarur, por u pushtua shpejt nga Ushtria e Kuqe dhe u be pjese e Bashkimit Sovietik. Me vone, u deklarua si Republika e Turkmenise dhe nje qeveri komuniste u krijua atje. Ulemate u derguan ne kampe pune dhe shume njerez u punesuan qe te predikonin ateizmin. Vetem gjate vitit 1954, u mbajten rreth 700 fjalime kunder fese. muslimanet u quajten "Balmeek" e cila do te thote fundamentalist dhe percares. Cdo musliman mund edhe te vritej pasi deklarohej si Balmeek.
Republika e Kirghizise
Kjo eshte republika e katert e formuar nga komunistet ne Turkistan. Ka nje siperfaqe prej 76,460 milje katrore dhe nje popullsi prej 4 milion nga te cilet 92 per qind jane muslimane. Farmand ishte kryeqyteti i kesaj republike. Islami mberriti ketu ne shekullin e 18-te dhe shume shpejt shumica e popullsise perqafuan ate, dhe po ashtu qeveri Muslimane morren ligjin ne dore. Se fundi, Ushtria e Carit e pushtoi kete zone ne shekullin e 19-te.
Mbas rrenies se Carit, muslimanet u rrezuan nga komunistet. Simbas shkrimtareve kristiane, djalli i socializmit pati gllaberuar rreth 50,000 ulema dhe udheheqes fetare deri me 1940-ten dhe, duke u bazuar ne statistikat ruse, komunistet paten mbyllur 14,000 xhami ne Turkistan deri me 1941.
Republika e Kazakistanit
Republika e Kazakistanit, eshte republika e peste e perfshire ne Turkistanin rus, eshte rreth 1,048,310 milje katrore dhe ka nje popullsi prej 16.5 milion, 70 perqind nga te cilet jane muslimane.
Islami erdhi ketu ne fillim te shekullit te tete. Sot turqit kazake jane te njohur per besimin e tyre te forte. Tribute kazake gjithashtu e perqafuan islamin ne fillim te shekullit te 17-te. Ata ishin njerezit e fundit qe adhuronin idhuj ne Turkistan dhe qe te futeshin ne islam. Por ne shekullin e 19-te, pati nje renie te islamit meqe ushtrite e Carit filluan sulmet kunder Kazakstanit.
Kazaket turq e themeluan republiken e tyre te pavarur me 1920 ne fund te dominimit te Carit por komunistet aneksuan kete republike me dhune me 1936. Gjuha kazake e cila pati qene gjuha zyrtare e republikes deri me 1921, u zevendesua me vone nga rusishtja dhe kenget kazake dhe islame u ndaluan. Nje numer i madh ulemash u perzune dhe xhamite u konvertuan ne klube dhe shkolla. Disa nga xhamite madje u shnderruan ne shtepi publike. Muslimanet u ndaluan te shkonin ne haxh. Nje gjeneral rus i quajtur Tober, shkruan ne nje nga librat e tij se 200 muslimane turkistane aplikuan per leje per te shkuar ne haxh, por vetem 17 aplikime iu derguan Moskes per aprovim.
Republika e Azerbajxhanit
Azerbajxhan (siperfaqe 33,450 milje katrore), ndodhet ne perendim te Detit Kaspik dhe veri te Iranit, ka nje popullsi prej 7 milionesh nga te cilet 80 per qind jane Muslimane: 77 perqind jane turq dhe 10 perqind arabe dhe iraniane. Ne perendim te saj jane Armenia, Turqia dhe Iraku. Pra, ka lidhje direkte me boten muslimane nepermjet Iranit dhe Turqise. Kjo republike e pasur ne nafte eshte burimi kryesor per Bashkimin Sovietik.
Mesazhi islam arriti ne Azerbajxhan me 14 A.H. kur ushtria islame arriti nen komanden e Bakr bin Abdullah. Sidoqofte u be pjese e botes islame ne vitin 113 Hixhra gjate periudhes te Halifit umajad Hisham bin Abdul Malik. Deri ne kete kohe, mijera muslimane arabe qene vendosur ne Azerbajxhan dhe paten filluar te perhapnin mesimet islame kudo.
Pushtimi i pare rus i Azerbajxhanit qe ndodhi ne shekullin e 13-te coi ne luften Rusi-Iran per kontrollin e kesaj republike. Ne fund te luftes, ushtria e Carit arriti te kapte veriun e Azerbajxhanit dhe ushtroi shume dhune mbi muslimanet e kesaj zone e cila coi ne nje eksod te madh per ne Iran dhe Turqi.
Mbas revolucionit Bolshevik, Muslimanet Azerbajxhanesit shpallen pavaresine me 28 Maj, 1918, dhe qeveria komuniste e Rusise e njohu kete. Parlamenti i pare azerbajxhan perfshinte 84 muslimane, 2 armene dhe 11 ruse.
Por vetem mbas 2 vjetesh, Ushtria e Kuqe pushtoi Azerbajxhanin nga njera ane dhe ushtrite armene u futen ne Azerbijan nga ana tjeter dhe me se fundi ai mbeti ne doren e sovietikeve ne 17 Gusht, 1939. Enderra ruse per te pushtuar rezervat e naftes te Azerbajxhanit u realizua. Shpejt mbas kesaj, xhamite, shkollat fetare dhe ulemate u eliminuan dhe Ruset paten sukses ne vendosjen e nje sistemi ateist me ndihmen e disa ulemave te cilet u bene sherbetoret e tyre.
Kaukazia (Kaukaz)
Kaukazi i Jugut perfshin Azerbajxhanin, ndersa zona veriore e tij eshte tradicionalisht nje zone me nje shumice muslimane e cila perfshin Dagestanin dhe Carkasin. Kaukazi i veriut (siperfaqe: 166,177 milje katrore) ka nje popullsi prej 10.25 milion banore. Dagestani, i cili u fut ne halifat qe me 24 hixhri (ah), ishte nga te parat zona qe u fut ne islam. Me vone, shashanet dhe ankoshet pranuan islamin. Kjo toke lindi shume luftetare te medhenj. Ruset bene nje sere sulmesh ne kete toke ne shekullin e 16-te dhe kapen te gjithe zonen ne shekullin e 19.
Fiset qe jetonin ne kodrat e Kaukazit deklaruan lufte te hapur kunder Rusise nen komanden e Sheik Mansurit. Pas tij erdhen me radhe Kazi Mullah, Hamza Bak, Mohamasud-Din dhe Imam Shamili. Imam Shamili vazhdoi xhihadin per 30 vjet dhe fitoi shume beteja kunder ruseve. Me se fundi, Ruset munden ta kapnin ate me 1859. Arrestimi i tij u be shkak per nje vale destabilizimi ne gjithe Kaukazin dhe vitin tjeter, qeveria ruse u detyrua te deklaronte se kaukazve do u jepej liri e plote.
Mbas Revolucionit te 1917-tes, muslimanet e Kaukazit krijuan qeverine e tyre indipendente te quajtur Turk Dagstan. Turqia dhe Gjermania e njohen kete shtet. Me vone edhe komunistet e e bene kete gje.
Me 1921, nje konference ne Kaukaz ne te cilen merrte pjese dhe Stalini, arriti ne perfundimin se Republika e Kaukazit do te formohej ne perputhje me Sheriatin islam dhe traditat e popullit kaukaz. Fotografite e Imam Shamilit u ngjiten neper zyrat e qeverise. Megjithate, vetem mbas pak vitesh, komunistet treguan fytyren e tyre te vertete dhe duke zbatuar nje program te ndare ne faza, xhamite, shkollat fetare, ulemate dhe tregetaret muslimane gradualisht u zhduken. Me 1937, gjurmet e mbetura te islamit u fshine ne emer te "levizjes popullore." Simbas nje autori kaukazian, rreth 1,000, 000 muslimane u martirizuan ne Kaukaz.
Gjeorgjia dhe Armenia
Shumica Muslimane ne keto republika u kthye ne nje minoritet mbasi revolucioni komunist dhe kristianet morren ligjin ne dore. Levizja islame megjithate ka filluar ne keto republika dhe ne Mars te 1991 u be nje revolte e madhe ne Gjeorgji ne te cilen 18 vete humben jeten. Pati te dhena edhe per perplasje me forca te armatosura. Kjo ishte levizja e pare e organizuar mbas shpallej se perestrojkes nga Gorbacovi.
Krimea
Ky ishull pjellor ndodhet ne Detin e Zi ne drejtim te Turqise veriore dhe ka nje siperfaqe prej 27,000 milje katrore. Ne shekullin e 13-te, udheheqesi krimean Barkah Khan pranoi islamin dhe nxiti halifet abbaside te dergonin misione muslimane per Da'uah ne shtetin e tij. Me ftesen e tij, shume ulema, tregtare muslimane, shkollare te fikut dhe predikues arriten ne Krimea nga vende te ndryshme islame dhe filluan te punonin per dauah. Me 1482, nje qeveri e pavarur dhe sovrane u vendos ne kete zone e udhehequr nga Alhaj Mangle Karai. 69 pinjolle te dinastise se tij u bene udheheqes te Krimeas nje pas nje. Afer fundit te kohes se tyre, forcat e Carit filluan perplasjet me ushtrine krimeane. Me 1475, Krimea u perfshi ne prandorine Ottomane. Ky shtet zgjati per 300 vjet deri me 1774, kur u deklarua i pavarur pas negociatave midis qeverive ruse dhe ottomane. Por me 1783, ruset e pushtuan ishullin pas nje masakre te madhe mbi muslimanet.
Mbas Revolucionit Rus, muslimanet krimean shpallen pavaresine e tyre dhe Muftiu i Madh i Krimeas u zgjodh president. Disa vende e njohen pavaresine e saj. Sidoqofte, komunistet e pushtuan Krimean me 1918 dhe formuan qeverine e tyre atje mbas dy vjetesh. Nje udheheqes komunist i quajtur Kali Ibrahim u caktua si guvernator. Ne kete proces ruset masakruan mijera Muslimane.
Muslimanet ne Rusine Evropiane
Ka rreth 10.25 milion muslimane ne Tatar, Bashkar, Kazan, Urale dhe ne luginen e lumit Vollga. Muslimanet jane shumice ne Tatar dhe Bashkar por ne vend qe te shpalleshin si republika te vecanta, keto zona u bashkuan te gjitha ne Bashkimin Sovietik.
Tregtaret muslimane sollen islamin ne keto zona ne shekullin e 10. Me 921, udheheqesi musliman Ajmas Khan bin Silki dergoi perfaqesuesit e tij te halifi abbasid Muktadir Billah duke kerkuar qe grupet e ulemave dhe shkollareve te fikut te dergoheshin ne keto zona per shperndarjen e sheriatit islam ne keto zona. Ai gjithashtu ftoi dhe inxhinieret muslimane qe te percaktonin drejtimin e kibles dhe per ndertimin e xhamise. Shume ulema dhe reformatore u linden ne keto toka, perfshi ketu edhe shkrimtarin dhe historianin e famshem Kazi Jakub Nauman.
Ruset pushtuan keto toka me 962, dhe Kazani u be nje pjese e perandorise Ruse me 1552, dhe muslimanet e atjeshem vuajten nje sere veshtiresish. Me vone, qindra mijera muslimane u detyruan te deklaronin veten e tyre si kristiane.
Mbas Revolucionit Komunist, keto zona u cliruan dhe muslimanet filluan te ndertonin xhami te reja. Por me 1918 Ushtria e Kuqe pushtoi Kazanin. Si rezultat i kesaj mijera ulema shkuan si refugjate ne Mancuri dhe Japoni. Me 1919, u formua nje republike socialiste e kombeve Tatar dhe Bashkar. Mbas kesaj shkrimi arab u ndalua, xhamite u konvertuan ne klube dhe shtepi publike, Ata qe u perpoqen te rezistonin, iu merrej toka. Me 1931, pati nje kryengritje ne Tatar dhe Bashkar e cila u shtyp me dhune nga Ushtria e Kuqe.
Mbi 70 vjet te dominimit rus asnjehere nuk e shuan pasionin e muslimaneve per pavaresin. Ky pasion u rizgjua perseri me 1990 pas deshtimit te komunizmit.
Terheqja e turpshme e sovietikeve nga Afganistani e theu nje here dhe pergjithmone imazhin e tyre si te pathyeshem dhe superiore dhe njerezit morren guxim qe tu dilnin tankeve perballe. Lufta afgane ishte gjithashtu nje mundesi qe ushtaret ruse te futnin brenda letersi islame, perfshi ketu kuranin e shenjte. Disa grupe muxhahidinesh madje sulmuan edhe teritoret ruse pergjate lumit Amu e cila rriti moralin e muslimaneve vendas.
Revolucioni iranian gjithashtu ka frymezuar levizjen clirimtare ne Azerbajxhan. Ish presidenti Zia ul-Haq ishte i pari qe e coi zerin per clirimin e muslimaneve ruse. Nje clirim qe tashme po behet realitet.
*
* *
Allah: Allah eshte emri arab per zotin e madh, krijues dhe perkujdeses i universit. Perdoret gjithashtu edhe nga kristianet arabe dhe hebrejte per zotin (Eloh-im ne hebraishte: 'Allaha' ne aramisht, gjuha e nenes e Jezusit, pbuh). Fjala Allah nuk ka as shumes dhe as gjini. Zoti nuk ka ndonje ndihmes apo partner, dhe nuk lind ose te linde. SWT eshte nje shkurtim i fjaleve Arabe te cilat kane kuptimin 'Lavdia qofte mbi te.'
|