Spitalet
dhe shkollat e mjeksise
Hyrje
Nje
nga bazat mbi te cilen struktura e civilizimit tone mbeshtetet eshte
se, si nevojat fizike ashtu dhe ato shpirterore kane qene
vazhdimisht te ruajtura. Civilizimi islam I kushtoi kujdes te
vecante aspektit fizik te njerezve, keshtu qe se bashku me nje
shpirt te pasur ata mund te arrjne skajin me te larte te evolucionit.
Ne lidhje me kete ja vlen te permendim fjalet e themeluesit te
civilizimit islam, profetit Muhamed (a):
“ Eshte e sigurt qe trupi ka nje rendesi te vecante per ju”.
(Bukhari dhe Muslimi)
Nese
te gjitha format e adhurimit islam do te studioheshin me kujdes,
parimet e higjenes dhe shendetit
publik, qe jane dhe objektivat me te rendesishem te mjeksise, kane
qene gjithmone nen nje mbikqyrje te vecante. (Keshtu, Ali bin Abasi
e definon mjeksine si: “Lenda ne te cilen diskutohet shendeti dhe
kthimi ne nje gjendje te mire shendetesore”.)
Veme
re se te gjitha kushte e faljes, agjerimit dhe peligrimazhit (haxhit),
ashtu sikurse te gjitha menyrat te cilave trupi ju nenshtrohet gjate
praktikimit te tyre, jane te nevojshme per higjenen, shendetin dhe
nje trup sa me te fresket dhe aktiv. Kur se bashku me kete, ne
shohim se si civilizimi islam luftoisemundjet dhe perhapjen e tyre,
dhe si si njerezve I eshte treguar trjatimi per cdo semundje, ne
shohim qarte qe edhe mjeksia bazohet ne parime te qendrueshme dhe te
forta dhe arritjet kane qene vertet te medha. U thmeluar institute
dhe spitale qe I sherbyen te gjithe njerezimit. Nga keto institute
dolen mjeke te nje vlere te jashtezakonshme; me veprat e te cileve,
ne fushen e studimit dhe praktikes, krehohet e tere bota sot.
*********
********** *******
Arabet studionin mjeksi qe ne periudhen e injorances
Arabet
ishin njohur me kolegjin e mjeksise ne Candesapur, i cili u themelua
nga mbreti i Iranit ne gjysmen e dyte te shek. VI p.e.r.. Disa nga
fizikantet Arab u specializuan atje. Nje nga ata ishte Harith bin
Kaldah i cili jetoi gjate kehes se profetit i cili ishte mjeku qe u
kujdes per shume nga shoket e tij kur ata semureshin.
*********
********** *******
Spitali
i pare
Muslimanet
e themeluan spitalin e tyre te pare gjate periudhes se Velid bin
Abdulmalikut. Ky spital trajtonte vetem semundjen e lebres.
Fizikanteve qe punonin ne kete spital iu dhane prona te shumta dhe
paga te larta. Pacientet qe pranoheshin ne spital mund te qendronin
aty pergjithmone (paciente te brendshem). Keta paciente ashtu
sikurse te verberit, merrnin para ne forma asistence. Kur numri i
tyre u shtua, spitali u quajt azili i te semureve.
*********
********** *******
Dy
kategorite e spitaleve
Spitalet
ishin te dy llojeve. Te paret shin Dispanceri te levizshme dhe te
dytet spitale te themeluara neper ndertesa. Nje nga keto dispanceri
te sevizshme veproi ne kohen e profetit gjate “Luftes se Hendekut”.
Ne kete lufte u ndertua nje tende e vecante per te plagosurit. Kur
Sad bin Muadhi u plagos dhe krahu I tij rridhte shume gjak, profeti
dha urdher qe ta dergonin ne tenden e te plagosurve keshtu qe ai
vete do te kujdesej per te. Kjo do te behej e mundur kur Muadhi te
ishte prane tij. Kjo ishte deispanceria e pare levizese. Me vone,
lideret dhe mbreterit perhapen dhe zhvilluan ato deri aty ku
pacientet do te gjenin ne te gjithcka, duke perfshire ketu trajtimin
mjeksor, dieten, ilacet, veshmbathje, doktore dhe infermiere. Keto
spitale levizese kalonin neper ato fashatra ku nuk kishte qendra
spitalore.
Ministri
Isa bin Ali bin Xharah I shkroi keto fjale per Sinan bin Thabgit I
cili ishte ne mbikqyrje te spitalve ne Bagdad dhe rrethinave te tij.
“Kam
qene duke menduar per banoret e fshatit Savad Aimindermjet te cileve
ka te semure qe nuk po marin mjekimin e duhur, sepse nuk ka asnje
doktor ne ate zone. Ju lutem, dergoni nje grup doktoresh dhe
gjithashtu nje sasi te madhe ilacesh per mjekimin e pacienteve atje.
Ky grup dujet te shkoje ne ate fshat, te qendroje atje deri sa te
jete nevoja dhe pasi te gjithe pacienteve ti jete dhene sherbimi I
nevojshem te vazhdojne ne fashtra te tjere.
Gjate
periudhes se Sutan Muhamed Selxhukit spitlet levizese arriten
permasa aq te medha saqe per te pransportuar mjetet e tyer
nevojiteshin 40 deve.
Sa
per qendrat spitalore, mund te themi qe ato ishin aq te shumta sa qe
cdo qytet I madh e I vogel gjente perfitim. Edhe qytetet me te vogla
kishin me teper se nje spital. P.sh. erdhinje kohe kur Kordoba
kishte 50 Spitale kryesore.
*********
********** *******
Spitale
te ndryshem
Edhe
keto spitale kishin ndryshuar natyren e tyre. Disa nga keto pranonin
vetem ashtare dhe kishin doktore te vecante. Pervec ketyre, kishte
specialiste te vecante qe kujdeseshin per udheheqesit, komandantet e
ushtrive dhe njerezve te shquar. Gjithashtu kishte spitale te
vecanta per te burgosurit. Te burgosurit vizitoheshin cdo dite dhe u
jepej ndihma e nevojshme. Ministri Ali bin Isa bin Xharah bin Thabit
shkruan keto fjale per drejtorin e spitaleve ne Bagdad:
“Jam
shume i shqetesuar per te burgosurit. Numri i madh i tyre se bashku
me
kushtet e burgjeve
kerkon shume me teper mjeke qe te kujdesen per ata. Per kete,
une jam i mendimit qe ata duhet te kene doktorin e tyre qe do
ti vizitoje ata cdo dite dhe
do te jape aty trajtimn dhe ilacet e nevojshme. Keto doktore duhet
te vizitojne te gjithe
burgjet dhe te trajtojne te gjithe te semuret atje”.
*********
********** *******
Qendrat
e ndihmes se shpejte
Disa
spitale ishin te hapur per kedo dhe ne cdo ore te dites apo te nates.
Ato ndaheshin ne dy kategori:
1-
spitale per burra
2-
spitale te vecuara per gra
Ato
ishin teresisht te ndara dhe secila kategori trajtonte semundje te
ndryshme si per shembull:
1-
Patologjia
2-
Ofthalmologjia (semundjet e syrit)
3-
Kirurgjia
4-
Ortopedia
5-
Semundjet mendore
Patologjia
ndahej me tej ne dy seksione:
-
seksioni qe merrej me dhembjet e kokes dhe temperaturat e
larta dhe
-
seksioni qe merrej me sistemin e tretjes
Cdo
departament kishte nje shef dhe nje zevendes dhe secili nga ata
kishte edhe nje specialist si ndihmes. Kishte gjithashtu nje
mbikqyres qe kontrollonte punen dhe manaxhimn e te tere
institucionit. Ai njihej me emrin Sa’ur.
Mjeket
kishin nje orar fiks gjate te cilit ata vizitoninte gjithe pacientet
qe vinin ne departamentin e tyre. Cdo spital kishte nje staf
te tere infermieresh te rinj. Dhe keta kishin ndihmesit e tyre.
Pagat e tyre ishin fikse dhe te kanaqshme. Cdo spital kishte
farmacine e tij. Ato gjithashtu perfshinin shurupe te ndryshem dhe
ushqime te zgjedhura dhe komposto te keshilluara nga mjeket. Per me
teper aty gjendeshin dhe shume lengje dhe pergatitje qe mund ti
gjeje vetm neper spitale dhe askund tjeter. Ato gjithashtu kishin
instrumente kirurgjikale dhe ene te mira xhami qe m pare perdoreshin
vetem ne pallatet mbreterore.
*********
********** *******
Spitalet
prane kolegjeve mjeksore
Keto
spitale sherbenin gjithashtu per specializimin e studenteve te
mjeksise. Cdo spital kishte nje salle te madhe ku jepeshin leksione
per studentet. Te gjithe, drejtues, mjeke, specialiste dhe studente
mblidheshin atje. Pas vizitave te kryera studentet do te uleshin
perballe mesuesve per te diskutuar problemet mjeksore. Keto
distutime ishin praktikisht shume te vlefshem. Tekstet shkollore
ishin te nje standarti te larte. Shume shpesh mesuesit do te merrnin
studentet e tyre neper pavionet e spitaleit me qellim qe ata te
shikonin punen praktike dhe te takoheshin me paciente te ndryshem.
Ibn
Ali Usaibah, I cili kreu studimet ne Spitalin Nuri ne Damask,
shkruan:
“Kur
Dr. Muhazabudin dhe Dr. Imran mbaronin vizitat e tyre, une do te
ulesha se bashku me to dhe sheik Raziudin Rahabi per te degjuar
argumentet e tyer kur ata vendosnin per diagnozat e ndryshme. Une
diskutoja me ta te gjtha deklaratat
apo recetat qe ata leshonin per pacientet e tyre.
Fizikantet
e specializuar
Jo
cdo kush ishte I lire te praktikonte per interea personale. Ata qe
kerkonin te benin kete duhet te paraqitnin kerkesat e tyre prane
drejtorise se spitaleve qe ishte caktuar nga qeveria te vendoste per
kete. Personi duhet te dorezonte nje shkrim per temen ne te cilen ai
deshironte te specializohej. Ky shkrim mund te ishte I tij ose I
ndonje personi tjeter te cilin I pari mund ta analizonte apo
komentonte. Drejtori qe kujdesej per keto probleme do te
intervistonet personin gjate e gjere rreth temes se zgjedhur. Vetem
ne qofte se I interesuari do te pergjigjej pyetjeve me sukses, ai do
te kishte te drejte per te praktikuar profesionin e tij. Gjate
perudhes se Muktadir Billah, rreth viteve 930 e.r.(319 H.) u
raportua nje incident. Nje pacienti ju dha trajtimi I gabuar dhe kjo
solli vdekjen e tij. Udheheqesi I shtetit urdheroi qe te gjithe
doktoret te ekzaminoheshin edhe nje here. Keshtu qe drejtori I
Spitaleve, Sinan bin Thabit, provoi edhe nje here aftesite e te
gjithe doktoreve. Me kete rast u pa qe numri I ketyre doktoreve
ishte 860 dhe kjo nuk perfshinte ata qe kishin kohe te gjate qe
praktokonin profesionin e tyre dhe as ata qe ishin ne sherbim te
njerezve te shquar dhe udheheqesve. Keta doktore dhe fizikante nuk
kishin nevoje per nje test te tille.
Bibliotekat
mjeksore dhe spitalet
Duhet
mos te harrojme qe cdo spital I madh kishte nje librari te madhe nga
e cila perfitonin se doktoret ashtu edhe studentet. Thuhet qe ne
biblioteken e spitalit Ibn Tulum ne Egjipt gjendeshin me teper se
100 mije libra qe I perkisnin degeve te ndryshme te mjeksise.
Trajtimet
falas
Dyert
e ketyre zpitaleve ishin te hapura per keto dhe te gjitha sherbimet
ishin falas. Nuk kishte dallim midis te pasurit dhe te varferit, te
afermit dhe te panjohurit, vendasit apo te huajit, te njeriut te
thjeshte apo te njeriut te shquar. Per nje pjese te pacienteve
recetat leshoheshin per ne shtepi. Per kur gjendja e pacientit ishte
serioze dhe kerkonte
kujdes te vecante pacienti pranohej per shtrim ne spital. Ata
dergoheshin per tu pastruar dhe vishnin uniformat e spitalit
nderkohe qe rrobat e tyre mbaheshin ne magazinat e spitalit. Personi
do te shoqerohej me pas ne pavionin e caktuar dhe do te gjente nje
drevat me carcafe te paster. Trajtimi I leshuar nga mjeku do te
fillonte menjehere. Pacienti I nenshtrohej nje diete te vecante qe
ndihmonte ne permiresimin e shendetit te tij. Edhe cilesia e djetes
ishte e caktuar. Djeta permbante mish qengji, mish vici, mish
shpendesh shtepiake dhe shpende te tjere. Kriteri per nje shendet te
plote ishte qe personi te konsumonte te njejten sasi buke qe
konsumon nje njeri I shendetshem shoqeruar me nje shpend te tere te
pjekur. Nese pacienti do ta trese kete sasi me lehtesi atehere ai
konsiderohej te ishte I sheruar. Ata te cilet e kalonin semundjen
per ishin akoma te dobet shoqeroheshin ne nje pavion per te kuruarit
ku do te jepej trajtimi deri ne gjendjen e tyre te plote fizike.
Para se te dilte nga spitali atij I jepej nje veshe e re dhe se
bashku me kete nje shume parash qe do te mjaftonte atij te
rifillonte jeten e tij normale. Dhomat dhe pavionet e spitalit ishin
te pastra, te rregulluar mire dhe uji ishte I bollshem. Keto dhoma
ishin te shtruara me tapete te paster. Cdo spital
kishte nje inspektor per pastertine, llogaritare dhe stafin
ekzekutiv. Udheheqesi I shtetit shpesh vizitonte keto spitale,
takonte pacientet dhe tregonte interes per problemet e tyre.
I
tille ishte ndertuar ky sistem I shkelqyer pune ne spitalet e botes
islame, si ne perindim ashutu edhe ne lindje. Dhe ky sistem ishte I
njete ne Bagdad, Damask, Kairo, Jeruzalem, Meka, Medina, Spanje dhe
kudo.
Tani
le ti hedhim nje veshtrim me nga afer kushteve qe ofronin spitalet
ne qytetet kryesore te botes islame.
"Spitali Adzi" Bagdad
Ky
spital u ndertua nga Azd-ad-Daulah bin Buwaih ne 981 e.r. Vendi ku
do te ndertohej spitali u vendos nga mjeku i famshem Razi (i njohur
ne Evrope si Rhazes). Per kete ai vendosi nga nje cope mishi ne
keter vendet e propozuara ne qytetin i Bagdadit. Pas ekzaminimit te
mengjesit te se nesermes u vendos qe vendi ne te cilin mishi do te
ishte me pak i prishur do te ishte me i pershtatshmi per te ndertuar
kete spital keshtu qe punimet filluan. Godina ishte madheshtore dhe
pervec shpenzimeve qe arrinin shume ta medha, stafi perbehej nga
24 dotktoret me te afte. Spitali u pajis me nje biblioteke,
farmaci nje magazine dhe nje nje guzhine te gjitha keto me te tera
pajiset e nevojshme. Ne vitin 1057 e.r.
kalifi Kaim bi Amrallah beri riorganizimn e spitalit qe
perfshinte dhe shume mjekime dhe ilace te lengshme,
bime medicinale, rrenje bimesh dhe shume mjekime te tjera te
rralla. Pacientet ishin pajisur me carcafe dhe batanije. Pervec
ketyre pacienteve u jepej parfume te ndryshme, akull, ndihmesa, roje
dhe doktore qe do te ishin ne sherbim te tyre ne cdo kohe. Nje banje
publike ( nje kompleks me dushe me uje te ftohte dhe te ngrohte, u
ndertuadhe bashke me te edhe nje kopsht me lule dhe fruta te te
gjitha llojeve. Ata paciente qe ishin te dobet dhe nuk mund te
leviznin shoqeroheshin rregullisht per ne kete spital dhe u behej
sherbimi i duhur pergjate orarit te punes mengjes e mbremje.
___________________
Spitali
Nuri, Damask
Ky
spital u ndertua nga, sulltani i drejte Malik Nurudin qe me vone ra
deshmor. Spitali i mbarua me parate e paguara per lirimin e nje
breti kristian. Gjate kohes se ndertimit ky ishte spitali me
shkelqyer dhe i bukur
ne te gjithe boten islame. Te pasurit ndaloheshin te pranoheshin ne
kete spital dhe sherbimet i dedikoheshin vetem te varferve dhe atyre
me te ardhura te pakta. Megjithate ne rastet urgjente dhe kur nuk
kishte tjeter rruge dalje, te pasurve u behej sherbimi i nevojshem.
Pacientet
i merrnin mjekimet e tyre vetem gjate oreve te mengjesit. Nje
udhetar i quajtur Ibn Xhubair vizitoi spitalin ne vitin 1184 e.r..
Ai vleresoi kujdesin e madh te treguar nga doktoret dhe gjithashtu
devotshmerine e tyre ne administrimin e mjekimeve dhe faciliteteve
te tjera. Ne kete spital ishte thmeluar nje departament
i vecante qe merrej me trajtimin e semundjeve mendore. Ne
rastet kur pacientet ishin ne gjendje te rende, ata lidheshin dhe
kjo behej per sigurine e tyre dhe ate te te tjereve. Megjithate ate
ushqeheshin rregullisht dhe trajtoheshin me kujdes gjate kurimit te
tyre.
Ne
shkrimet historike thuhet qe ne vitin 1428 e.r. nje vizitor i huaj
erdhi ne Damask. Ai ishte jo vetem nje njeri shume i ditur por i
shquar per shijet e tij te holla. Gjate vizites se tij, spitali
ishte njeri nga vendet ku ai ndaloi. Vizitori u mahnit me numrin e
madh te doktoreve, devotshmerine dhe kujdesin e tyre per pacientet,
ushqimin dhe te gjithe facilitetet qe iu ishin dhene pacienteve.
Cfare te cudiste me teper ishte qe pervec ketyre lehtesimeve,
pacienteve u jepeshin dekoracione, zbukurime dhe sende luksi.
Vizitori mendoi te provonte aftesite e diktoreve ne kete spital dhe
u shtir sikur te ishte I semure, gje qe I dha mundesine te shtrohej
ne spital per 3 dite. Gjate tre diteve koktoret I measnin pulsin dhe
dukeshin sikur po percaktonin diagnozen e tij. Por ata e kishin
kuptuar qe ne fillim qe vizitori gezonte shendet te plote dhe donte
vetem te provonte aftesite e tyer. Per kete ata leshuan per
pacienten nje djete te pasur me mish shpendesh, embelsira dhe
freskuese te ndryshme frutash. Pas tre ditesh shefi I pavionit I la
vizitorit nje shenim me fjalet: “Mikpritja ketu ka nje limit prej
tre ditesh”. Kjo I tregoi vizitorit te huaj qe ata e kishin
trejtuar ate si mik pergjate ketyre tre diteve.
Spitali
fundsionoi deri ne vitin 1900 e.r.. Me pas ai u shnderrua ne nje
spital per te huajt. Prane ketij spitali ndodhet edhe kolegji I
Tibias, dege e Universitetit te Sirise. Pasi spitali ishte
perfunduar nje kolegj mjeksor dhe nje shkolle lokale u ndertuan atje.
Spitali
Mansuri
Spitali
njihej me emrin “Bimaristan Kaladun”. Me pare kishte qene pallati I nje fisniku.
Malik Mansur Saifudin Kaladuni, ne vitin 1284 e.r. e ktheu ate ne
spital dhe caktoi per te nje shume vjetore prej 1000 dirhamesh. Se
bashku me te u ndertuan nje xhami, nje shkolle dhe nje biblioteke
per jetimet. Historianet thone qe shkaku per thmelimin e ketij
spitali ishte qe kur Amir Kaladuni u semur ne Damask gjate periudhes
se Zahir Baibar, kur luftonte si komandant ushtrie kunder ushtrise
Romake. Mjekimet u moren nga Spitali Nuri. Pasi ai e mori veten
plotesisht, vendosi te vizitoje spitalin Nuri. Ai u impresionua aq
shume saq u betua qe nese Zoti do te bente te mundur qe ai te behej
lider, ai do te ndertonte nje spital te tille.
Nese
do ta analizonim aspektin organizativ, do te shihnim
qe ky spital ishte vertet I vecante. Gjate oreve te mengjesit
te gjithe pa perjashtim, zoteria dhe skllavi, mbreti dhe sherbetori,
burrat dhe grate, trajtoheshin aty. Pacientet qe dilnin nga spitali
pas sherimit, ndihmoheshin me veshmbathje ndersa ne rast vdekje
varrimet kryheshin me shpenzimet e spitalit. Aty kishte specialiste
te vecante per te gjithe fushat e mjeksise. Pervec doktoreve, aty
kishte infermiere dhe ndihmesa qe merreshin me rregullimin dhe
pastrimin e dhomave dhe krevateve, dhe kujdeseshin per pacientet.
Kishte dy ndihmesa per cdo pacient qe kryenin cdo
pune per rehatine e tij.
Cdo pacient kishte krevatin e tij dhe pacientet ishin te
ndare neper pavione te vecanta sipas diagnozes. Kishte gjithashtu
salla te venanta ku zhvilloheshin diskutime dhe leksione ndermjet
studenteve dhe mesuesve. Nje e vecante tjeter e ketij spitali ishte
qe ata trajtonin me ilace dhe ushqim jo vetem pacientet e tyre por
edhe te semure te tjere qe quheshin paciente te jashtem. Ne kete
menyre spitali kryente funksionin e tij. Nje nga okulistet tha qe
numri I pasienteve te jashtem dhe te brendshem I kalonte 4000 ne
dite. Kujtdo qe dilte na spitali I jepeshin veshmbathje dhe para te
mjaftueshme per te nisur ndonje beznes te vogel keshtu qe personi
nuk do te vuante per buken e gojes kur te dilte nga spitali.
Dokumentet
qe kane lidhje me kushtet e spitalit na tregojne qe cdo pacient
kishte enet e tij qe askush tjeter nuk mund ti perdorte dhe ashqimi
servirej gjithmone I mbuluar. Nje e vecante tjeter e ketij spitali
ishte trejtimi I atyre qe vuanin nga pagjumesia. Ata kishin nje vend
te vecante ku argetoheshin me muzike magjepese dhe tregime
interesante. Pervec muzikes dhe tregimeve, per pacientet me te dobet
kishte argetim ne forme shakash dhe vellezime vendase qe pelqeheshin
aq shume nga populli I thjeshte. Muezinet e zonave perreth ishin
urdheruar qe te benin thirrjet per falje dy ore para afatit te
caktuar dhe te recitonin vargjet e Kuranit me nje intonacion te
embel, gje qe do ti gezonte pacientet dhe do t’ia ulte merzine
meqe pagjumesia dhe netet e gjata ishin vertet te renda per ta.
Ishte pikerisht ne kete kohe, ne vitin 1798 kur Francezet hyne ne
Egjipt dhe pane me syte e tyre ate cda ata me vone e pershkruan ne
detaje.
O
Zot, ky ishte ai sandart I larte I njerezimit qe bota moderne e arriti me shume
veshtiresi. Ne lidhje me kete, mu kujtua dicka qe kam degjuar ne
Tripoli: “Kishte nje pasuri qe aty qytet qe ishte rezervuar per
ata dy persona qe duhet te shkonin neper spitale cdo dite per te
takuar pacientet dhe per te inkurajuar ata per nje sherim te shpejte.
Dhe evidence qarte e mendimit qe ata po permiresoheshin tregohej ne
fytyrat e tyre te
shendetshme dhe ne shkelqimin e syve te tyre.
Veprat
humanitare te Spitalit Mansur
Menduam
se do te ishte me interes te paraqitnim apo prezantonim veprat
humanitare te ketij spitali ne teresine e tyre, ashtu si I ka
paraqitur autori ne “Historia e spitaleve ne boten islame”.
Eshte e vertete qe nje nga veprat me te vleresuara, qe bazohet ne
njehsimin e Zotit Nje, qe ben shume njerez e lumtur dhe qe
shperblimin ne boten tjeter e ka te pafund eshte dhenja e pasurise
qe behet vetem per kenaqesine e Zotit. Mendohe se cfare akti human
eshte ky qe ben nje pacient te pashprese te gjeje ate qe ai ka
humbur. Si do te ndryshonte nje zemer e thyer kur me sherimin, atij
ti ofrohej edhe streha, ndihma dhe gjithcka qe do ta bente ate te
ndihej I pamvarur. Dhe shperblimi per kete eshte kaq I madh sa nuk
mund te pershkruhet me fjale.
“Vertet
fatlume eshte ai qe beri kete tregti me Mekatfalesin,
Meshiruesin dhe Zotin e kesaj bote. Dhe ai e beri kete me pasurine e
tij. E beri kete me Ate qe di te dukshmen dhe te fshehten. Eshte ai
qe I dha Zotit te tij ate qe kishte mundesi dhe garoi me shoket e
tij per virtyte. Ai ndihmoi vellane e tij te semure dhe jo largoi
atj pikellimin dhe per kete Neser ne Gjygjin Qiellor ai do te
shperblehet me shpetim nga tortura e zjarrit. Pervec kesaj ai
shpreson qe kjo do te ngreje ate dhe do ta afroje tek Zoti I tij, ku
ai do te gjeje paqe dhe nuk do te kete me friken e shtypjes dhe
tiranise. Ky pra eshte ai akt virtuoz qe do te sherbeje per te falur
te gjithe mekatet dhe do ta mbaje personi larg nga cdo pikellim”.
Keshtu
nga deshira per te
arritur keto shkalle te larta, Malik Adil Mansuri e ktheu kete
spital ne nje bamires gjigand.
“Ky
spital I dedikohet mjekimit te te pasurve dhe te varferve, vurrave
dhe grave, pa pasur parasysh, se ku ata jetojne, ne Kajro dhe tokat
Egjiptjane apo ne vende te tjera, racen dhe ngjyren e tyre, natyren
e semundjes se tyre qofte kjo nervore apo fizkike, e rende apo I
lehte, e dukshme apo e fshehur. Pacientet mund te kene shqetesime te
ndryshme dhe objektiva kdryesore eshte trejtimi I tyre ne menyrat me
te mira dhe duke perdorur edhe bime medicinale po te ishte e
nevojshme. Doktoret e punesurar ketu jane studiues te kesaj shkence
dhe eksperienca e tyre praktike do te ndihmoje keta paciente. Ketu
njerezit e thjeshte, individe ose ne prupe, te rinj apo te vjeter
dhe femije do te trajtohen deri ne fund. Atyre u takojne te gjitha
mundesite, lehtesimet dhe komoditetet per nje sherim sa me te
shpejte dhe per kete nuk do te kete dallime si paer ata qe njihen
apo te huajt, per vendasit apo vizitoret, te fortet apo te dobetit,
te klasave te uleta apoatyre te larta, te pasurve apo te varferve,
atij qe shikon dhe atij qe eshte I verber, superiorit apo inferiorit,
te vlefshmit apo te pavlefshmit, kapitalistit apo skllavit. Te
gjithe do te kurohen fals dhe asnjeri nuk do te protestoje per kete.
Ky trjatim do te behet vetem per kenaqsine e Zotit dhe per tu
shperblyer ne boten tjeter nga bujaria e te madhit Zot, perderisa
Allahu ka urdheruar per shpenzime ata qe kane nen kujdesin e tyre te
semuret. Ketu perfshihen
doktoret, okulistet, kirurget, grupet e vezhgimit, ata qe gatuajne
ushqim te shijshem, ata qe pergatisin barnat dhe ilacet, peonet dhe
arketaret bashke me ata qe e ruajne ate, kujdestaret5 dhe bahske me
keto te gjithe ata qe
jane punesuar ne spital per arsye te ndryshme. Jane keta njerez qe
kujdesen per shendetin e pacienteve te tyre duke I plotesuar te
gjitha nevjat e tyer per ashqim dhe veshmbathje, barna te ndryshme,
kremra, vajra, shurupe, barna te koncentruara, tapete dhe mbuloja,
ene te ndryshme dhe gjithcka qe nevojitej. Manaxheri ka te drejten
te shpenzoje per nevojat ditore qe perfshijne jo vetem ushqimin por
edhe pjatat dhe enet e gatimit, jo vetem ilacet por edhe enet e
qelqit ne te cilat ato
pergatiteshin, jo vetem ujin por edhe mjetet per ta distiluar ate qe
me pas do te perdorej per pije te ndryshme, ilace, pastrim apo
ndricim, si dhe freskuese me gjethe te palmes qe perdoreshin gjate
veres. Kujdestari apo manaxheri do ti bente keto shpenzime me parate
e arkes por kjo nuk do ti kalonte ekstremet per shpenzime te kota
dhe te pa nevojshme, me qellim qe te arrihej nje shperblim sa me I
larte.
“Kontrollori
I arkes duhet te punesoje dy persona qe do te paguhen nga kjo arke
dhe qe duhet te jene muslimane, te besueshem dhe te ndershem. Njeri
nga keta do te beje sherndarjen e artikujve apo komoditeteve te
ndryshme, dhe ky duhet ti leshoje ato me nje kerkese te leshuar nga
ai qe eshte I interesuar. Ndersa tjetri do te sherbeje per
shperndarjen e gotave te pacientee dhe ilacet qe ata do te
konsumojne. Ky I fundit do te kujdeset gjithashtu per shperndarjen e
ushqimit neper enet personale te pacienteve.
Asnje
pacient nuk duhet te haje ushqimin e tjeterit. Ushqimi duhet te jete
I mbuluar dhe personi do te kujdeset per shperndarjen deri sa te
gjithe ta kene marre ushqimin sipas recetes se caktuar per to.
Kontrollori ka gjithashtu autoritetin te vendose per pagat e larta
te doktoreve dhe kjo behet pasi eshte pare gjendja ekzistuesedhe
nevojat e pacienteve. Ai eshte plotesisht I autorizuar te vendose
per pagat fikse dhe per numrin e stafit duke mos lene manget dhe as
tejkaluar. Rruga e mesme duhet te jete ajo cka ai mendon. Per sai
perket orarit te punes, per stafin, ata
jane te lire te nderrojne turnet apo te jene present gjate
gjithe kohes. Eshte detyre e tyre te interesohen duke peytur
pacientet per shendetin,
permiresime apo keqesime te semundjeve. Receta e ilaceve dhe dietes
pasi eshte pare nga knotrollori duhet te mbahet shenim dhe
shperndarja te behet ne baze te ketij shenimi. Stafi duhet te jete
present edhe gjate nates, qofte te gjithe bashke qofte me nderrime.
Okuliste duhet te punoje ne departamentin e jashtem. Ai do te prese
te gjithe pacientet qe vijne
gjate diteve te javes dhe asnje nga keto te fundit nuik duhet te
kthehet I zhgenjyer. Okulistet duhet te trajtojne pacientet e tyre
me shume kujdes dhe nese ka raste plagesh okulisti duhet te
konsultohet me kirurgun, ne rastin tone,
ta marre pacientin
dhe ta shoqeroje ate vete tek kirurgu. Edhe pas kesaj, kujdejsa e
okulistit nuk duhet te mungoje…Kontrollori I arkes duhet
gjithashtu te emeroje kujdestarin e spitalit, qe do te paguhet nga
kjo arke dhe qe do te meret me pune studimore ne fushen e mjeksise
dhe sidomos te problemeve te befasishme qe mund te lindin.
Eskperimentete ndryshme dhe studimet e degeve te ndryshme te
mjeksise do te shzillohen ne dhomen e konsultimit, dhome kjo e
caktuar posacerisht per kete person. Ashtu sikurse edhe anetaret e
tjere te stafit, edhe person do te punoje dhe paguhet per nje orar
fiks, qe duhet respektuar rreptesisht.
Pagat huhet te pershtaten natyres se punes dhe pervec ketyre duhet
aplikuar edhe shperndarja e stimujve materiale qe do te basohet ne
perpjekjet e anetareve te stafit per permiresimin e gjendjes
shendetesore te pacienteve. Pervec kesaj, stafi duhet te merret me
pastrimin dhe rregullimin e ambjenteve ne spital… Eshte detyre e
kontrollorit te organizoje dhe planifikoje kohen, nevojat dhe
shpenzimetper varrimin e pacienteve q do te vdesin ne spital. I
vdekuri duhet te lahet, parfumoset, mbeshtillet dhe varroset me nder
dhe sipas menyres qe ka praktikuar profeti. Cdo shpenzim do te
mbulohet nga arka. Kontrollori duhet gjithashtu te furnizoje me
ilace pacientet e semure qe jane ne regjim shtepie ne rast se ata
kane nevoje por nuk kane mundesi, por kjo duhet te ndodhe vetem
athere kur te plotesohen kerkesat e pacienteve te pranuar ne spital.
Nese nje pacient I tille I jashtem vdes, eshte detyree spitalit te
paguaje per veshjen, pastrimin, transportin dhe varrojsen e te
vdekurit sipas nje statusi te caktuar. Te gjithat shpenzimet e
lart-permendura duke perfshire edhe ato shpenzime qe do te behen per
pacientet e kuruar nuk do te kalojne ne ekstreme dhe nuk duhet te
cenojne nevojat e brendeshme te spitalit. Eshte gjithashtu
pergjegjesi e kontrollorit… qe ai ti frikesohet Zotit dhe te
nguliti ne mendej qe trejtimi te jete i njejte per te gjithe. Keshtu
nuk ka dhe nu do te kete dallime dhe diskriminime ne baze
te pasurise. (Ata qe e duan dhe e mbajne fort civilizimin
modern duhet te perqendrojne vemendjen e tyre. A nuk jane kthyer
spitalet e tyre ne shtepi gjigande komerciale, ku do te gjenim shume
vende per VIP-te por asnje vend per ato qe nuk kane mundesi?)
Ai nuk do te jape perparei nje vendasi perpara nje te huaji
dhe cdo shpenzim duhet bere per tu shperblyer ne boten tjeter dhe
per tu afruar te Zoti I Cili eshte Mbrojtesi dhe Shpresedhenesi me I
mire.
Spitali
Maroken
Ky
spital u ndertua nga lideri I njohur I dinastise se Maualidineve ne
perndim, Sulltan Mansur Ebu Jusuf. Per ndertimin e ketij spitali u
zgjodh nje vend I madh, nga vendet me te mira ne Marok, dhe
arkitektet u urdheruan te ndertonin projektin me te bukur qe ata
kishin pare apo imagjinuar ndonjehere. Peme, fruta dhe lule te
ndryshme u mbollen perreth tij. Brenda cdo dhome kalonte nje perrua
me uje gurgullues. Kater rezervuare te mrekullueshem uji u ndertuan
dhe njeri I teri ne mermer te bardhe. Krevatet dhe mbulesat u punuan
me materialet me te mire si lesh, lino, mendafsh dhe lekure, nje
bukuri qe nuk mund te pershkruhet. Veshjet e pacienteve ishin te
cecanta per diten dhe naten, veren dhe dimrin. Farmacia ishte e
mbushur plot me ilace nga me te ndryshmet. Kur pacienti sherohej, ne
rast se ishte I varferatij do ti jepej nje sasi e mjaftueshme parash
per te filluar nje aktivitet qe do te siguronte jetesen. Edhe nese
ishte I pasur sasia e caktuar sido qe te ishte do ti jepej. Si te
varferit ashtu edhe te pasurit pranoheshin ne kete spital. Bile
kishte raste qe nje I panjohur do te gjendej I semure. Ai do te
sillej dhe kurohej ne kete spital. Vete Sulltani shkonte cdo te
premte per tu interesuar per shenetin e pacienteve dhe per te
kontrolluar punen e doktoreve ne kete spital.
Zilia
e nje orientalisti Gjerman
Per
te mos u zgjatur me teper, keto ishin vetem kater nga ato qindra
spittle qe funksiononin ne boten islame nga lindja ne perndim. Dhe
ata junksiononin ne nje kohe kur evropa endej ne egersine e
injorances, ne shtrojat e erresires, larg nga sinqeriteti dhe e
pavetedijshme per keto spitale, delikatesen e tyre, pastertine dhe
shpirtin e madh te humanizmit qe tregohej ne to. Le te japim nje
citim te orientalistitte njohur Gjerman Marks Mejerhof, per sa I
perket gjendjes se spitaleve Evropjane, ne krahasim me ato qe u
pershjruan me siper. Dr. Marks thote:
“Spitalet
Arabe dhe rregullat e ekzistonin ne vendet Islamike ne te kaluaren
ne japin nje mesim te mire por te hidhur per buzet tona. Ne nuk do
te arijme kurre te vlersojme nese nuk bejme nje krahasim te ketij
stistemi me ate te spitaleve Evropjane te asaj kohe.“
Gjendja
e mjeruar ne nje spital te Parisit
Deri
para 300 vjetesh, apo ndoshta dhe me vone, Evropa ishte ne nje
gjendje injorance per sa i perket spitaleve. Bile nuk do ta
ekzagjeronim nese do te thonim qe der ne 1710 e.r. evropjanet
jetonin ne kushte te tilla. Pacientet kuroheshin ne shtepite e tyre
ose ne ato qe evropa i quante shtepi te varfera ku dergoheshin ato
qe nuk kishin asnje te ardhur apo shtepi. Keto vendbanime ishin si
per te semuret ashtu edhe per ata qe ishin ne shendet te plote.
Shembulli me tipik qe do te tregonte per ate gjendje te mjeruar
ishte shtepia parisiane e quajtur “Otel View” e njohur si
spitali me i mire i asaj kohe. Maksi Tordo dhe Tenon e kane
pershkruar kete spital me keto fjale:
“Ka
1200 shtreter ne kete spital. Nga keto, vetem 486 jane krevate teke,
per nje pacient. Ndersa te tjeret (714) qe nuk ishin me teper se 5
hapa (njesi matese) ne gjeresi, ishin per 3 deri ne 6 paciente.
Pavionet ishn te gjate, te papaster dhe te erret nga mungesa e
dritareve dhe ventilimit dhe ne dysheme shtriheshin rreth 800
paciente qe kishin ngelur pa shtreter. Nuk kishte vend qe ata te
gjenin rehati, keshtu qe ata ngushtoheshin dhe qendronin ne dysheme
ose mbi ndonje grumbull plehrash. Vertet nje pamje renqethese per
kedo qe kishte nje shpirt njeriu. Kembet e njerit mbi koken e
tjetrit, i riu me te vjetrin, grate me burrat. E veshtire per te
besuar por e vertet. Ne njerin krah eshte nje grua qe menstruacionet
e saj dhe prane saj nje femije qe digjet nga temperatura e larte.
Dhe te dy keta jane shtrire ne te njejtin vend me nje te semure me
infeksion lekure i cili kruan plaget e tij me thonj te njollosur me
gjak e qelbi i derdhet mbi dyshekun e cili nuk mund te behej me pis.
Cilesia e keqe e ushqimit qe sherbehej eshte e veshtire te
imagjinohej, lera pastaj qe ky sherbehej ne nje mase te vogel dhe ne
intervale te gjate kohore.”
“Infermieret
qe sherbenin ketu preferonin pacientet e pasur dhe u sherbenin atyre
vere ne kurrizin e te varferve. Ndodhte qe embelsirat qe vinin si
ndihma u jepeshin te semureve rende. Por keto ishin shkaterrim per
keta te semure keshtu qe disa vdisnin nga ngrenia e tepert ndersa te
tjeret nga uria. Dyert e spitalit ishin te hapura dhe kushdo mund te
hynte apo te dilte lirisht. Kjo ishte me rrezik sepse semundjet do
te perhapeshin jashte spitalit. Kudo shikoje grumbuj te jashteqitjes
qe jepnin nje ere te llahtarshme. Ushqimi sigurohej vetem nga
ndihmat. Nese te pasurit nuk dergonin ushqim pacientet do te vdisnin
nga uria. Shtrojat ishin plot me insekte dhe krimba. Atmosfera ne
keto pavione ishte aq e renduar saqe edhe infermjeret e kishin te
veshtire te hynin ndoneese maskoheshin me copa te lagura me uthull.
Nese pacienti vdiste, trupi nuk levizej nga krevati te pakten per 24
ore. Kishte raste qe trupi i te vdekurit kalbej dhe vinte ere, por
perseri prane tij shtrihej nje pacient tjeter qe e ndejte vdekjen me
afer nga kjo gjendje”
Ky
eshte nje krahasim i shkurter i spitaleve tona gjate kohes se
Civilizimit Islam dhe spitaleve te vendeve perendimore. Kjo tregon
gjendjen e mjeruar qe u shkaktua nga injoranca, mungesa e dijes,
parimeve, ligjeve dhe rregullave per drejtimn dhe manaxhimin e
spitaleve dhe qe perendimi kishte rene. Ato as qe e kishin idene e
ekzistences se dickaje qe quhej shendeti publik apo higjene. Bile
ata ishin injorante edhe per ato parime qe lindin nga logjika e
thjeshte dhe qe nuk ka nevoje te mesohen. Fizikante i njohur Usma
bun Mankaz na tregon ne librin e tij Al-Tibar per dy ngjarje qe
flasin qarte per nivelin e mjeksise te kristjaveve te perndimit. Ai
thote:
“
Nje nga skandalet e mjeksise ishte incidenti qe ndodhi kur Salib
Munitrah i kerkoi xhaxhait te tij nje doktor qe do te kuronte shoket
e tij. Xhaxhai im dergoi Thabit, nje doktor kristian por ai u kthye
brenda 10 diteve. Ne e pyetem nese ai kishte qene ne gjendje te
kuronte te gjithe te semuret brenda nje periudhe kaq te shkurter. Ai
tha qe ata me sollen nje ushtar qe kishte nje plage te infektuar ne
kemben e tij. Kur plaga u fashua m nje ilac te quajtur linjah(lloj
bime) plaga e infektuar shpertheu duke ncjerre qelbin. Ishte edhe
nje paciente tjeter lekura e se siles ishte thare dhe i jepte asaj
te kruara qe e shqetesonin. U perpoqa te mbaja ate ne nje diete te
forte qe lekura e saj te zbutej. Por papritur atje mberriti nje
doktor Anglez i cili u tha njereve per mua, ‘ ai nuk di asgje nga
mjeksia dhe trajtimi i te semureve’. Me pas ai pyeti ushtarin me
kemben e semure nese ai preferonte te jetonte me nje kembe apo te
vdiste me te dyja. Ushtari preferoi te paren dhe ai do te behej
viktime e nje kasaphane deshmitar i se ciles isha une vete. Doktori
i kerkoi ikzekutuesit te priste kemben me nje te goditur por edhe
pse sepata ishte e mprehte, goditja e pare deshtoi. Me te dyten
kockat uthyen por ushtari vdiq menjehere”.
Me
pas autori tregon se si doktori anglez vendosi te derdh uje te
valuar mbi gruan e semure, gje qe shkoktoi vdekjen e asaj krijese te
shkrete.
Rezultatet
e ketij krahasimi
1-
Para se ta mbyllim kete teme, dua te teheqe vemendjen e
lezuesve per kete krahasim. Civilizimi Islam themeli standertet me
te larta me te larta ne manazhimin e spitaleve dhe e beri kete 900
vjet para civilizimit perendimor.
2-
Spitalet tona u ndertuan dhe paten per baze ndjenjat
njerezore, parimet e meshires dhe drejtesise midis njerezve. Parime
dhe ndjenja te tilla as nuk kane ekzistuar dhe as nuk ekzistojne ne
ditet e ketij civilizimi modern.
|