. ..   

 

Ibn el-Nafis Damashku

Ibn el Nafis ka qenė fizikant me reputacion si dhe expert i shquar i shkollės juridike shafi`i. Ai ėshtė i famshėm pėr zbulimin e sistemit tė qarkullimit tė gjakut dhe gjithashtu ai ishte i pari i cili pėrshkruajti strukturėn e mushkrive, bronkes dhe arteries brerore. Ala-el-Din ebu el-Hasan Ali ibn ebi el-Hazm el-Karshi ibn el-Nafis el-Damashku lindi mė 1213 nė Damaskė. Edukatėn e mori nė Kolegjin Mjekėsorė (dhe spital) tė themeluar nga Nur el-Din Zangi. Ibn el-Nafis studioi mjekėsinė pran dijetarit tė njohur Muhazzab el-Dinj Abd el-Rrahim. Ai gjithashtu studioi jurisprudencė, letersi dhe teologji.

Ekspertiza dhe reputacioni i tij nė mjekėsi dhe jurisprudencė u shperblye me emėrimin e tij si Principal i spitalit tė famshėm Nasir nė Kajro. Aty, ai ushtroi shumė shpecialist mjekėsor duke pėrfshirė edhe kirurgun e famshėm Ibn el-Kuff el- Masihi. Mė pas ai shėrbeu nė shkollėn Mensurije nė Kairo. Me vullnetin e tij ai i dhuroi Spitalit Mansurija shtėpinė e tij, librarinė dhe klinikėn. Ibn el-Nafis ka vdekur mė 678 H. (1288 M.)

Ibn el-Nafis dha kontribut tė ēmuar nė mjekėsi.. Ai shkruajti komente dhe kritika tė detajuara mbi njohuritė mjekėsore qė ekzistonin nė kohėn e tij dhe shtoi shumė kontribute origjinale. Kontributi mė i madh i tij ishte zbulimi i sistemit qarlullues tė gjakut i cili u rizbulua tre shekuj mė mbas. Ibn el-Nafis ishte i pari qė bėri pėrshkrimin e saktė tė strukturės sė mushkrive dhe pėrshkrimin e bronkes si dhe ndėrlidhjen ndėrmjet enėve tė trupit pėr ajr dhe gjakė. Gjithashtu ai elaboroi funksionimin e arterjeve brerore si ushqyes tė muskujve kardiak.

El-Shami fi el-Tibb ishte enciklopedia e Ibn El-Nafis e pėrbėrė prej 300 volumesh e cila nuk u kompletua sipas planifikimit pėr shkak tė vdekjes sė autorit. Ky dorėshkrim ruhet si pėrmbledhje speciale nė Damask. Libri nė ofthamologji kryesisht ėshtė kontribut i tij origjinal i cili poashtu ekziston. Nga mesi i librave tė tij Muxhaz el-Kanun u bė mė i famshmi dhe mė pas disa komentime u shkruan mbi tė. Ai shkruajti edhe njė libėr tė famshėm Kitab el-Muhtar fi el-Agdhija qė merret me efektet e djetės nė shėndet. Ai poashtu shkruajti disa komente nė librin e Hipokrates dhe Kanunit tė Ibn Sinas tė cilėt ende ekzistojnė.

Veprimtaria e Ibn el-Nafis pati influencė tė madhe nė zhvillimin e shkencės mjekėsore si nė botėn Islame ashtu edhe nė atė Perėndimore. Ajo shtoi njohuritė mjeksore me qartėsi tė madhe dhe theksoi precizitetin. Fillimisht vetėm njė libėr i tij u pėrkthye nė gjuhėn latine. Mė pas shumica e veprimtarisė sė tij ngeli e pa njohur pėr Evropėn me shekuj tė tėrė.

 

 

Index | - | Informacion | - | Dijetare | - | Shkence | - | Civilizim | - | Religjion | - | Te tjera | - | Kontakt | - | Lidhje

Copyright © Civilizimi Islam 2000