
|
. |
.. |
Nur Al-Din Ibn Ishak Al-Bitruxhi
(Vdiq 1204 e.r)
Nur al-Din Ibn Al-Bitruxhi, i njohur ne perendim me emrin Alpetragius, lindi ne Marok. Me vone ai emigroi ne Spanje dhe jetoi ne Sevilje. Ai vdiq ne fillim te shekullit te 13-te rreth 1204 e.r.
Al-Bitruxhi ishte nje nga astronomet me te famshem te kohes se vet. Libri i tij me titullin "Kitab-al-Haj'ah" ishte shume i njohur ne Evrope gjate shekullit te 13-te. Ne fillim ky liber u perkthye ne hebraisht dhe me vone nga kjo gjuhe u perkthye ne latinisht. Edicioni latinisht i ketij libri u printua ne Viene ne vitin 1531 e.r. Ai tentoi te modifikonte systemin e levizjes se planeteve te Ptolemeut, por nuk mundi sepse ndoqi nocionin e levizjes perfekte nga Aristoteli. Megjithate, disa astronome arabe spanjolle sugjeruan nje orbite eliptike per levizjen e planeteve.
Ne vepren e tyre te famshme, "Der Mond (1837)" Beer dhe Madler permendin nje vecori te siperfaqes se Henes pas Al-Bitruxhit. Eshte nje krater me nje diameter prej 26 miljesh ne seksionin e 8-te te diagrames henore dhe ka nje kulm ne forme konike ne qender te tij. Muret e tij pingule dhe rrafshina e tij rrethuese shkelqejne me nje ndricim te
dallueshem.
|