. ..   

 

Al-Idrisi (Dreses)
(1099 - 1166 e.r)


Al-Idrisi njihet ne perendim si nje gjeograf qe beri per Mbretin Roxher II te Sicilise, nje glob prej nje sfere prej argjendi qe peshonte 400 kg. Disa shkollare e shohin si gjeografin dhe kartografistin me te madh te mesjetes. Ai gjithashtu dha ndihmese te madhe ne bimet mjekesore. Abu Abdullah Muhamed Ibn Muhamed Ibn Idris Ash-Sharif lindi ne vitin 1099 e.r. ne Ceuta te Spanjes. Ai njihet edhe me emrin e tij te shkurter Al-Shafir Al-Idrisi al-Kurtubi.

Al-Idrisi u edukua ne Kordova. Ai udhetoi neper shume vende te largeta pershi edhe Evropen per te mbledhur data gjeografike. Gjeografet muslimane te asaj kohe kishin bere matje te sakta te siperfaqes se Tokes, dhe disa harta te te gjithe botes. Al-Idrisi bashkoi keto njohuri me njohurite e tij. Ishte per arsye te ketyre njohurive qe ai filloi te terhiqte vemendjen e shume lundertareve evropiane.

Fama dhe kompetenca e tij terhoqen vemendjen e Roxherit II, mbretit norman te Sicilise i cili e ftoi ate te bente nje harte te perpikte te botes. Duhet te permendet ketu qe perpara mbretit Roxher Sicilia qeverisej nga muslimanet dhe ku njohurite e muslimaneve ishin ne dispozicion te Evropes nepermjet perkthimit latinisht. Al-Idrisi beri nje top prej argjendi me peshe prej 400 kg ne te cilin hollesisht regjistroi shtate kontinete dhe rruget e udhetimit, liqenet dhe lumejte, qytetet me te medha dhe rrafshnaltat dhe malet. Ai gjithashtu perfshiu informacion te tille si largesia, gjatesia dhe lartesia. Ky top u shoqerua nga libri i tij "Al-Kitab al-Ruxhari (Libri i Roxherit). 

Libri i Al-Idrisit me titullin "Nuzhat al-Mushtak fi Ikhtirak al-Afak" (Entuziazmi i atij qe deshiron te udhetoje midis klimave) eshte nje enciklopedi gjeografike e cila permban harta te detajuara dhe iformacion rreth vendeve evropiane, Afrikes dhe Azise. Me vone ai perpiloi nje enciklopedi me te kuptueshme te titulluar "Raud-Unas ua-Nuzhat al-Nafs" (Kenaqesia e njeriut dhe entuziazmi i shpirtit). Njohurite e tij rreth Nigerit, siper Timbuktuse, ne Sudan, dhe te ujrave te Nilit ishin te njohura per saktesine tyre. 

Al-Idrisi gjithashtu dha kontribut te madh ne shkencen e bimeve mjekesore dhe shkroi disa libra. Libri me i njohur midis ketyre librave eshte "Kitab al-Xhami-li-Sifat Ashtat al-Nabatat". Ai rishikoi dhe sintetizoi gjithe literaturen rreth fushes se bimeve mjekesore dhe u shtoi edhe kerkimet tij te bera gjate udhetimeve. Ai pershkruan emrat e disa ilaceve ne disa gjuhe te botes perfshire ketu gjuhen berbere, siriane, persiane, hindu, greke dhe latine. Idrisi shkruajti gjithashtu rreth zoologjise dhe faunes. Al-Idrisi vdiq ne vitin 1166 e.r.

Al-Idrisi u be shume me i famshem se sa disa gjeografe te tjere muslimane dhe kjo per arsyen sepse anije dhe lundertare nga detrat e veriut, Atlantiku dhe Mesdheu frekuentonin Siciline e cila eshte pothuajse ne mes te Mesdheut. Disa nga librat e tij u perkthyen ne latinisht dhe librat e tij rreth gjeografise ishin te njohur per shume shekuj me radhe. Perkthimi i njerit prej librave te tij u publikua ne Rome ne vitin 1619. K׻sNwe Gs„IZg-fOS-\W Ny~,ՐZסFg79 glrN "uNLb*o