. ..   

 

Ebu Raihan Muhamed El - Biruni
(973 - 1048 e.r.)
nga: Dr. A. Zahur

El-Biruni ishte nje astronom, matematicien, fizikant, gjeograf,gjeolog dhe historian i shquar. Bile, sipas Maks Majerhof, el-Biruni ishte me i shquari i atij grupi te pathyeshem te studiuesve universal musliman qe e karaktrerizuan aq denjesisht Kohen e Arte te Shkences Islamike. Ai fitoi edhe graden "el-ustadh" apo mjeshter ose profesor ne ekselence per kontributin qe ai dha ne fusha te ndryshme te shkences. Disa historiane e kane quajtur periudhen ne te cilen el-Biruni kontriboi me punen e tij studimore si "Periudha e El-Birunit". 

Ebu Raihan Muhamed el-Biruni lindi ne Kuarizem (Kara-Kalpakskaja ne Uzbekistanin e sotem) ne 973 e.r.. Ai studioi Arabisht, Ligjin Islam dhe shume dege te tjera. Me vone ai mesoi Greqisht, Siriak dhe Sanskrit. Gjuhet e ndryshme ndihmuan ne kuptimin me te qarte te studimeve deri ne ate kohe dhe me pas ne nje pune vertet origjinale nga vete ai. El-Biruni ishte i mendimit qe pamvarsisht nga subjekti ne fjale, studiuesi duhet te perdori te gjitha burimet ne formen e tyre origjinale, te investigoje me objektivitet dhe te kryeje studime te bazuara ne eksperimente dhe obzervime direkte. 

Si bashkekohes i fizikantit te madh Ibn Sina (Avicena) dhe thuhet qe ai mbante korespondence me te. Kontributi i el-Birunit eshte aq i madh saqe permbledhja e titujve te librave qe ai ka shkruar ze me teper se 60 faqe. Puna e tij skencore e gershetuar me kontributin e dhene nga el-Hajtham (Al-Hazan) dhe shume shkencetare te tjere muslimane hodhi themelet e shkences moderne. El-Biruni vdiq ne 1048 e.r. ne Gazna (Afganistan) pas nje kariere te suksesshme 40 vjecare.

Kontributi i el-Birunit ne shkence ishte vertet i rendesishem dhe origjinal. Ai zbuloi shtate menyre te ndryshme per gjetjen e Veriut dhe Jugut dhe gjithashtu zbuloi disa teknika matematikore per percaktimin e fillimit te stineve. Pervec kesaj ai shkroi per diellin, levizjen e tij, eklipsin dhe shpiku nje sere tnstrumentesh astronomike. Shekuj me pare se te tjeret ai jo vetem diskutoi idene qe toka rrotullohet ne boshtin e saj por beri llogaritje te sakta mbi gjatesine dhe gjeresine gjeografike. Keto obzervime perfshihen ne librin e tij "El-Athar El-Bakia". Ai gjithashtu prezantoi nje shkrim mbi matjen e kohes ne 1000 e.r..

El-Biruni ishte i pari qe zhvilloi eksperimete mbi fenomenet astronomike. Ai tha qe shpejtesia e drites eshte jashtzakonisht me e madhe se shpejtesia e zerit. Ai e pershkroi Rrugen e Qumeshtit si fragmente te panumerta dhe te paqarta yjesh. El-Biruni pershkroi obzervimin e tij mbi eklipsin djellor ne 8 prill 1019 dhe eklipsin henor ne 17 shtator 1019. Ne eklipsin djellor te cilen ai e pa ne Lamgan, nje zone e rrethuar me male midis qytetit te Kandaharit dhe Kabulit, ai shkroi: ...ne lindjen e djellit ne pame qe perafersisht nje e treta e djellit ishte zene dhe eklipsi po behej me i dobet. Ai gjithashtu e pa eklipsin henor ne Gazna dhe dha llogaritje te sakta te pazicionit te disa nga yjet me te njohura gjate kontaktit te pare. Vepra e el-Birunit me titull "El-Tefhim-li-Auail Sina'at al-Tanxhim" eshte nje permbledhje e studimeve te tij ne matematike dhe astronomi. Ajo u perkthye nga Ramsei Rait ne 1934 ne Luzak. 

Kontributi i el-Birunit ne Fizike perfshin zbulimet e burimeve te ndryshme dhe gjithashtu percaktimin e sakte te peshes se 18 elementeve dhe perzierjeve qe perfshijne metale te ndryshme dhe gure te cmuar. Libri i tij me titull "Kitab-el-Xhamatir" diskuton vleren dhe perberjen e gureve te cmuar. Ai ishte gjithashtu peonier ne studimin e kendeve dhe trigonometrise. Ai punoi me hijen, figurat te ndryshme gjeometrike dhe vendosjen e tyre. Ai gjithashtu diskutoi numratorin Indian. 

Ne fushen e gjeologjise dhe gjeografise, kontributi i el-Birunit perfshin shperthimet gjeologjike dhe metalurgjine, matjet e gjatesise dhe gjeresise gjeografike dhe metodat per percaktimin e largesise relative te nje vendi nga nje tjeter. Ai shpjegoi natyren e burimeve dhe te puseve artizane (nga ku uji del me presion ne drejtim vertikal) me parimet hidrostatike te komunikimit te shkencave te ndryshme dhe kanaleve nen-tokesore. Libri i tij "El-Athar El-Bakija fi Kanun el-Kalija" i cili merret historine e lashte dhe gjeografine e perkthye nga Eduard Sashan. El-Biruni gjithashtu zbuloi qe lulet mund te kene 3,4,5,6 ose 18 petale por asnjehere 7 ose 9.

El-Biruni njihet gjithashtu per miqesine e tij me Mahmud Gaznavi, nje mbret musliman qe udhehoqi indine, dhe djalin e tij Sultan Masudi. I impresionuar nga dija dhe fama e tij, sultan Gaznavi e mori el-Birunin disa here ne udhetimet e tij ne Indi. El-Biruni vizitoi shume vende gjate 20 vjeteve ne Indi ku ai studioi filozofine, matematiken, gjeografine dhe fene Hinduiste, dhe te dhenat per keto ai i merrte nga Punditet. Si shperblim ai u mesonte atyre Greqishten, shkencat islame dhe filozofine. 

Libri i el-Birunit i titulluar "Kitab-el-Hind" perfshin te dhena te shumta mbi jeten, fene, gjuhet dhe kulturen indiane po ashtu sikurse obzervime te ndryshme gjeografike. Ai ishte i mendimit qe dikur India ka qene e mbuluar nga deti. Ne kete leber ai permend titujt e dy librave, perkatesisht Patanxhal dhe Sakaja. Ai i perktheu keto libra nga Sanskriti dhe Arabisht. Libri i pare diskuton jeten pas vdekjes ndersa i dyti flet per krijimin dhe llojet e krijesave. Ebu-el-Fadal u influencua shume nga el-Biruni, kur ai shkroi librin e tij "Ein-i-Akbari", gjashtu shekuj me vone, gjate sundimit te Akbarit. 

Vepra e famshme e el-Birunit, "El-Kanun El-Mesudi Fi El-Hai'a Ve-el Nuxhum" u shkrua ne 1030 e.r.. Ky liber u shkrua kur ai u kthye nga India dhe iu dedikua Sulltan Mesudit. Libri diskuton disas teorema mbi trigonometrine, astronomine, levizjen e djellit, henes dhe planeteve dhe gjithashtu perfshin nje permbledhje te 23 obzervimeve te ekuinokseve (dy ditet ne vit kur ne te gjithe vendet e botes dita dhe nata jane te barabarta). Disa libra te tjere te njohur jane El-Athar El-Bakia dhe Kitab-el-Seidana. Libri i pare merret me historine e lashte te popujve dhe i dyti me ate Indiane. Investigimet e tij perfshijne gjithashtu pershkrimet e binjakeve Siameze. Ai gjithashtu shkroi nje kelendar te yjeve dhe nje tjeter mekanik. 

El-Biruni ishte nje shkencetar i vertete musliman qe nxorri mesim nga feja dhe obzermivet shkencore. Ai tha: "Eksperienca ime ne studimin e astronomise, gjeometrise dhe eksperimentet e ndryshme ne fizike me mesuan Ekzistencen e nje Mendje Perfekte te nje Fuqie Pa Fund. Zbulimet e mia ne astronomi treguan qe ka elemente fantastike ne univers qe vertetojne natyren kreative dhe te vecante te nje sistemi qe nuk mund te ekzistoje nga shkaqe te pastra fizike dhe materiale". Ai kurre nuk e perdori punen e tij si mjet per te arritur fame, autoritet apo perfitime materiale. Kur Sulltan Mesudi dergoi tre deve te mbushura me argjend si shenje falenderimi per vepren e tij encilklopedike "Ligji i Mesudit", el-Biruni me shume miresjelljei ktheu ato duke thene: "Une i sherbej dijes per hir te dijes dhe jo per hir te pasurise".

El-Biruni konsiderohet si nje nga shkencetaret me te medhenj te koherave.


 

Index | - | Informacion | - | Dijetare | - | Shkence | - | Civilizim | - | Religjion | - | Te tjera | - | Kontakt | - | Lidhje

Copyright © Civilizimi Islam 2000