El HAITHAMI (ALHAZEN)
[965 - 1040]
Nga DR. A. Zahur (Zahoor)
Ebu Ali Hasan Ibn El
Haitham, i njohur nė perėndim me emrin Alhazen, konsiderohet si babai i optikės
moderne. El - Haithan ishte njė nga shkencėtarėt mė tė shquar tė kohės dhe kontributet e tij nė optikė dhe nė metodat shkencore janė tė
pakrahasueshme. Ka lindur mė 965 nė Basra (Iraku i sotėm) ku dhe i mori mėsimet e
para. Ai studioi gjthashtu edhe nė Bagdad si dhe udhėtoi nė Egjypt dhe
Spanjė. |

|
Pjesėn mė tė madhe tė jetės sė tij e kaloi nė Spanjė ku dhe bėri hulumtime nė
optikė, matematikė, fizikė, mjekėsi si dhe nė zhvillimin e metodave
shkencore.
El-Haithami bėri eksperimente nė pėrhapjen e dritės si dhe ngjyrat, iluzionet optike dhe refleksionin. Ekzaminoi thyerjen e rrezeve tė dritės pėrmes mjetit transparent (ajrit dhe ujit) dhe zbuloi kėshtu ligjet e thyerjes sė dritės. Gjithashtu ai bėri eksperimentet e para nė shpėrndarjen e dritės nė ngjyrat e saj pėrbėrėse. Nė detajimin e eksperimentit tė tij me segmentet sferike
(enė qelqi tė mbushtura me ujė), iu afrua shumė zbulimit tė teorisė sė lenteve zmadhuese e cila u zbulua 3 shekuj mė pas nė
Itali. Ligji i sinusit do tė merrte edhe tre shekuj tė tjerė pėr t`u propozuar nga Snell dhe Dekart.
Libri i tij "Kitab el-Manazir" i cili ėshtė pėrkthyer nė Latinisht nė epokėn e mesjetės ka tė bėjė me ngjyrat e muzgut. Gjerėsisht trajton teoritė e fenomeneve tė ndryshme fizike si : ylberi, hijet, eklipset, dhe spekulon rreth natyrės fizike tė dritės. Roxher Bakon (shekulli 13), Polo Vitelio si dhe studjuesit e tjerė perėndimor tė kohės sė mesjetės qė u morėn me studimin e optikės, kryesisht u bazuan nė
"Opticae Thesaurous" tė El-Haithamit. Vepra e tij gjithashtu influencoi Leonardo Da Vinēin dhe Johan Kepler.
El-Haithami ishte i pari i cili pėrshkroi saktėsisht pjesėt e ndryshme tė syrit dhe i dha shpjegim shkencor proēesit tė
shikimit. Ai kundėrshtoi teorinė e Ptolomeut dhe Euklidit se sytė lėshojnė rreze vizuale nė objektin qė
shikohet; sipas tij rrezet burojnė nga objekti qė shikohet dhe jo nga syri. Ai gjithashtu tentoi tė shpjegojė shikimin binokular dhe dha shpjegim tė saktė pėr zmadhimin e dukshėm nė madhėsinė e diellit dhe hėnės kur ato janė afėr horizontit. El-Haithami njihet pėr pėrdorimin e hershėm tė "camera obscura". Pėrmes kėtyre hulumtimeve ekstensive nė optikė ai njihet si babai i optikės moderne.
Nė shkrimet e El- Haithamit gjenden shpjegimet e qarta tė zhvillimit tė metodave shkencore tė aplikuara nga dijetarėt muslimanė tė asaj kohe, vrojtimit sistematik tė fenomeneve fizike dhe lidhshmėrisė sė tyre me teoritė shkencore.Kjo ishte njė arritje e madhe nė metodologjinė shkencore nė dallim nga puna e hamendjes qė i dhuroi studimit shkencor njė vend tė lartė duke pėrfshirė lidhjen sistematike ndėrmjet vėzhgimit, hipotezės dhe verifikimit.
Hulumtimet e tij nė katoptrikė fokusohen nė pasqyrat sferike dhe parabolike si dhe larguesit sferik. Ai bėri vėzhgim tė rėndėsishėm duke vėrejtur se pėrpjestimi nė mes kėndit tė pjerrėsisė dhe thyerjes nuk ngel konstant. El Haithami gjithashtu hulumtoi fuqinė zmadhuese tė
lenteve.
Nė librin e tij "Mizan-el-Hikmah", El Haithami diskutonte rreth dendėsisė sė atmosferės dhe nxirrte lidhshmėri ndėrmjet saj dhe lartėsisė. Ai gjithashtu studioi thyerjet atmosferike. El Haithami zbuloi se muzgu ndėrpritet kur dielli mbėrrin nė shkallėn 19 mbi horizont si dhe tentoi tė masė lartėsinė atmosferike duke u bazuar nė kėtė. Ai konkludoi se lartėsia e atmosferės homogjene ėshtė rreth 90 km.
Kontributi i El Haithamit nė matematikė dhe fizikė ėshtė shumė i gjerė. Nė matematikė ai themeloi gjeometrinė analitike duke krijuar lidhje ndėrmjet algjebrės dhe gjeometrisė. Nė fizikė, ai studioi mekanikėn e lėvizjes sė trupave dhe ishte i pari qė propozoi teorinė se trupat lėvizin vazhdimisht pa ndėrprerje pėrveēse nėse ndonjė forcė nga jashtė e ndalon apo ja ndryshon drejtimin. Kjo ėshtė shumė e ngjajshme me ligjin e parė tė lėvizjeve. Ai gjithashtu diskutoi teoritė e tėrheqjės ndėrmjet trupave dhe duket se ai kishte njohuri rreth magnitudės sė pėrshpejtimit gjatė
gravitacionit.
El-Haithami shkruajti mėse dyqind libra nga tė cilėt vetėm disa janė ruajtur deri mė sot. Traktatet mbi optikėn si dhe librat etij pėr kozmologjinė u ruajtėn si rezultat i pėrkthimeve tė tyre nė gjuhėn latine, hebreje dhe gjuhėt tjera evropiane gjatė epokės sė mesjetės. Ai gjithashtu shkruajti njė libėr pėr evolucionin, idetė e tė cilit janė tė pasura dhe shėrbyese.
Influenca El Haithamit nė shkencat fizike nė pėrgjithėsi dhe optikė nė veēanti ėshtė mbajtur nė nderim tė lartė dhe idetė e tij paralajmėrojnė epokė tė re nė hulumtimet teoretike dhe eksperimentale nė optikė. Ai shkruajti komente mbi Aristotelin, Galenin, Euklidin dhe Ptolomeun. Bir dhe Medler nė veprėn e tyre famoze "Der Mond" (1837) e emėrtuan njė nga veēoritė sipėrfaqėsore tė hėnės me emrin Alhazen. Alhazen ėshtė emri i njė rrafshnalte nė formėn e unazės qė ndodhet nė perėndim tė hipotetikės Mare Crisium nė seksionin e dymbėdhjetė.
|