'Ali Ibn Rabban El - TABARI
[838 - 870]
Nga Dr. A. Zahur (Zahoor)
El-Tabari ishte mėsuesi i fizikantit tė shquar Zekerija
El-Razi (Rhaze). Ali Ibn Rabban El-Tabari lindi nė vitin 838. Gjithashtu njihej me emrin Ebu
el-Hasan. Ai u bė i famshėm me traktatin e tij mjekėsor
"Firdeus El-Hikmah". Pėrveē njohurive nė shkencat mjekėsore ai gjithashtu ishte edhe
filozof, matematikan dhe astronom. Vdiq nė vitin 870. |

|
Prindėrit e Ali Ibn Rabanit i pėrkisnin qytetit Marv (Tabristan). Babai i tij Sahli rridhte nga njė familje e respektuar dhe bashkėkohasit e tij e thėrrisnin atė "Rattan", titull i lartė respekti qė do tė thotė
"lideri im". Ai ishte fizikant i suksesshmėm dhe ishte i njohur pėr punimet e tij tė mrekullueshme nė artin e kaligrafisė. Kishte njohuri tė gjėra nė
astronomi, filozofi, matematikė dhe letėrsi. Gjithashtu ka shkruar njė koment shkollor mbi librin e Batlemusit "El-Mijasti" duke sqaruar disa nga pikat kryesore tė cilat nuk kuptoheshin mirė nga pėrkthyesit e mėparshėm.
Ali El-Tabari u edukua nė shkencat e mjekėsisė dhe kaligrafisė nga babai i tij Sahli. Ai mori dėshmi pėr kėto lėmi qė nė moshė tė re. Pėrveē kėsaj, ai gjithashtu mėsoi gjuhėn greke dhe siriane.
Traktati i tij i njohur nė mbarė botėn nė shtatė volume
"Firdeus El-Hikmah" ėshtė enciklopedia e parė mjekėsore qė pėrmban shumė degė nga shkenca e mjekėsisė. Kjo vepėr ėshtė pėrkthyer dhe botuar pėr herė tė parė nė shekullin e njėzetė. Pėrpara kėtij pėrkthimi vetėm pesė dorėshkrime tė tij origjinale janė gjetur nė bibliotekat e perėndimit. Dr. Sidiku, nė kohėt e fundit, ka botuar tė gjitha vėllimet e librit "Firdeus El-Hikmah" dhe nė parathėnie ka dhėnė informacione tė rėndėsishme pėr enciklopedinė si dhe El-Tabariun. Aty ku ishte e nevojshme ai ka shtuar shėnime sqaruese pėr tė lehtėsuar kuptimin e kėsaj vepre. "Firdeus El-Hikmah" mė pas u botua gjithashtu edhe nė Evropėn Pėrėndimore. Pėrmbajtja e shtatė vėllimeve ėshtė si mė poshtė:
Vėllimi i parė: Kulijat et-Tibb. Nė kėtė vėllim shqyrtohen njohuritė bashkėkohore tė shkencės sė mjekėsisė.
Vėllimi i dytė: Pėrshkrim i organeve tė trupit tė
njeriut, rregulla pėr tė mbajtur shėndetin dhe tė dhėna tė pėrgjithshme pėr sėmundje tė caktuara muskulore.
Vėllimi i tretė: Diskutime dhe pėrshkrime dietash pėr mirėmbajtjen e shėndetit dhe parandalimin e sėmundjeve ngjitėse.
Vėllimi i katėrt: Diskutime rreth tė gjitha sėmundjeve nga koka deri tek kėmbėt. Ky ėshtė vėllimi mė me vlerė nga tė gjithė vėllimet e
tjera. Ėshtė i gjatė dhe afėrsisht pėrmban gjysmėn e volumit tė enciklopedisė. Ky vėllim ėshtė i ndarė nė dymbėdhjetė pjesė:
1.Shkaqet e pėrgjithshme tė shpėrthimit tė sėmundjeve;
2. Sėmundjet e kokės dhe tė trurit;
3. Sėmundjet lidhur me syrin, hundėn, veshin, gojėn dhe dhėmbėt;
4. Sėmundjet muskulare (paraliza dhe spazma).
5. Sėmundjet e pjesėve tė gjoksit, grykės dhe mushkėrive;
6. Sėmundjet e barkut;
7. Sėmundjet e mėlēisė;
8. Sėmundjet e tėmthit dhe shpretkės;
9. Sėmundjet e zorrės;
10. Llojet e ndryshme tė etheve;
11. Sėmundje tė ndryshme - pėrfshin njė pėrshkrim tė shkurtėr tė organeve tė
trupit;
12. Kontrollimi i pulsit dhe urinės.
Vėllimi i pestė: Tė
shijuarit, nuhaturit dhe ngjyrat.
Vėllimi i gjashtė: Drogat dhe helmi.
Vėllimi i shtatė: Tema tė ndryshme mbi kujdesin shėndetėsor. Pėrmban gjithashtu diskutime mbi klimėn dhe astronominė dhe njė pėrmbledhje e shkurtėr e mjekėsisė
indiane.
El-Tabari librin "Firdeus el_Hikmah" e shkruajti nė arabisht dhe gjithashtu u pėrkthye nė gjuhėn siriane. Gjithashtu ai shkruajti dy vepra tė
tjera, "Din-e-Deulat" dhe "Hifz el-Shehhat". Dorėshkrimet e fundit gjenden nė bibliotekėn e Universitetit tė
Oksfordit.
|