
|
. |
.. |
Abu Hamid Al-Gazali
(1058 - 1128 e.r.)
Al-Gazali
njihet me teper per kontributin e tij ne
filozofi, fe dhe sufizem. Ne Perendim ai njihet edhe si Algazel. Abu Hamid Ibn
Muhamed Ibn Muhamed al-Tusi al-Sahfi'I al-Gazali
lindi ne vitin 1058 e.r. ne
Khorman, Iran. Ai mbeti jetim qe ne moshe te re por pati fatin te studionte ne nje standart mesimor te nje cilesie te
larte ne Nishapur dhe Bagdat. Shpejt ai morri shume njohuri rreth fese dhe filozofise dhe u nderua duke u ngarkuar me
detyren e profesorit ne universitetin e Nizamijas ne Bagdat. Ky universitet njihej si nje nga institucionet me
me reputacion ne periudhen e arte te historise muslimane.
Megjithate, pas disa vitesh, Al-Gazali
dha doreheqjen nga kjo detyre dhe u kthye ne nje endes
asketik. Kjo ishte periudhe e nje transformimi mistik per te. Me vone ai
iu kthye detyres se tij si profesor por perseri e la kete detyre. Jeta e tij u pasua nga nje vetmi e kushtuar
meditimit dhe shkrimit e cila e coi ne botimin e disa librave te perjetshem.
Al-Gazali vdiq ne Bagdat ne vitin
1128 e.r.
Al-Gazali shquhet per kontributin e tij te madh ne fushat
e fese, filozofise dhe sufizmit. Disa filozofe muslimane ndoqen dhe zhvilluan disa pikepamje te
filozofise greke, perfshire ketu edhe filozofine neoplatonike dhe kjo po
conte ne nje konflikt me shume mesime Islame. Nga ana tjeter, levizja sufiste po kalonte shume kufij te vena nga
ligjet e Islamit si psh: anullimin e ruajtjes se namazeve
farz dhe detyrave te tjera te Islamit. Duke u bazuar ne dijen dhe
eksperiencen e tij mistike, Gazali vendosi te korrigjonte keto tendenca, si ne filozofi ashtu edhe ne
sufizem.
Ne filozofi, Al-Gazali mbrojti qendrimin e matematikes dhe shkencave ekzakte si shkenca te
sakta. Megjithate, ai adoptoi teknikat e logjikes Aristoteliane dhe procedurat
neoplatonike dhe shfrytezoi pikerisht keto mjete per te treguar hapur te metat e filozofise
neoplatonike, mbizoteruese ne ate kohe, dhe te pakesonte influencen negative
Aristoteliane. Ne ndryshim nga disa filozofe te tjere muslimane si
psh: Farabi, Al-Gazali paraqiti paaftesine e arsyes te kuptonte absolutizmin dhe
pafundshmerine. Arsyeja nuk mund te tejkalonte te
kufizuaren dhe ishte kufizuar vetem me vrojtimin e relatives.
Gjithashtu, disa filozofe muslimane ishin te mendimit qe universi ishte
i kufizuar ne hapesire por ishte i pakufizuar per sa i perket kohes.
Al-Gazali provoi qe nje kohe e pakufizuar ishte e lidhur me nje hapesire
gjithashtu te pakufizuar. Me qartesine e mendimit te tij dhe forcen e argumentit, ai ishte
i afte te kijonte nje balance midis fese dhe arsyes, dhe identifikoi sferat e tyre
perkatese si e pakufizuara dhe e kufizuara.
Per sa i perket fese, ai qartesoi hyrjen e sufizmit, te tejkalimeve te tij dhe rivendosi autoritetin e fese
ortodokse (strikte Islame), te cilen ai e konsideronte si e vetmja rruge
per te arritur te verteten absolute.
Al-Gazali ishte nje shkrimtar i madh. Disa nga shkimet e tij te pavdekshme perfshijne
Tuhafat al-Falasifa, Ihja al-'Ulum al-Islamjia ( Ringjallja
e shkencave fetare )," Fillimi i Udheheqjes dhe Autobiografia e Tij", "Shpetimi
nga Gabimi". Disa nga punet e tij u perkthyen ne gjuhet europiane te kohes mesjetare. Ai gjithashtu shkruajti nje
permbledhje per austronomine.
Influenca e Gazalit ishte e thelle dhe e perjetshme. Ai eshte nje nga teologet me te medhenj te Islamit. Doktrinat
e tij teologjike depertuan Europen, influencuan shkollat Cifute dhe Kristjane dhe disa nga argumentet e tij
mendohet te jene adoptuar edhe nga St. Tomas Akuinas ne menyre qe te rivendosej autoriteti
i ortodoksise se fese kristjane ne Perendim. Argumenti i tij ne favor te fese ishte
i fuqishem deri ne ate mase sa ai u akuzua per demtimin e qellimit te filozofise dhe ne Spanjen Islame. Ibn Rushd
(Averroes) shkruajti nje kundershtim Tuhafut-it the tij.
|