. ..   

 

Thabit Ibn Kurrah (Thebit)
(836 - 901 e.r.)



Thabit Ibn Kurrah, i njohur ne perendim me emrin Thebit, njihet per kontributin e tij ne mekanike, astronomi, metametike dhe gjeometri. Thabit Ibn Kurrah Maruan al-Harrani lindi ne Harran (Turqia e sotme ) ne vitin 836 e.r. dhe vdiq ne Bagdat ne vitin 901 e.r. Ai u bashkua me matematicienin e madh musliman Muhamed Ibn Musa Ibn Shakir ne Bagdat i cili ishte vendosur aty me urdher te kalifit abasid.

Thabit ishte nje pionier ne zgjerimin e konceptit te gjeometrise tradicionale ne algjebren gjeometrike dhe propozoi teori te cilat cuan ne zhvillimin e gjeometrise jo-Euklidiane, trigonometrise sferike, llogaritmit integral dhe numrave reale. Ai perdori terminologjine aritmetike per te studiuar aspekte te ndryshme te paraboles dhe eklipsit. Teoria e tij rreth llogaritjes se siperfaqes the volumit te trupave te ngurte eshte ne fakt ajo qe me vone u njoh si llogaritmi i integralit.

Veprat origjinale te Thabit mbi mekaniken dhe fiziken pershijne ekzaminimin e gjendjes se ekulibrit te trupave, rrezeve dhe leves. Disa historiane e kane njohur ate themeluesi i statistikes. Ai ishte nje nga kritiket e pare te pikepamjeve te Ptolemeut mbi astronomine. Ai kritikoi gjithashtu disa teorema te Euklidit rreth elementeve dhe propozoi permiresime te rendesishme. Thabit shtoi sferen e nente astronomise se Ptolemeut. Disa hetime te hershme e kane kritikuar vepren e tij "Shqetesimi i Ekuinoksit"dhe disa shekuj me vone Tycho Brahe ( 1546-1601 ) e permiresoi kete veper.

Thabit analizoi disa probleme mbi levizjen e Diellit dhe ate te Henes dhe shkruajti pakte rreth ores diellore. Ne vepren e tyre te famshme "Der Mond", Bir dhe Madler permendin nje siperfaqe ne hene pasi Thabiti e kishte permendur kete kohe me pare. Eshte nje rreth me nje diameter prej rreth 8 miljesh ne seksionin e tete. Nderhyrja e nje rrethi tjeter e kane ndryshuar formen e mureve te tij ne forme rrethi. Nje krater i vogel eshte hedhur ne ne pjesen lindore te kesaj rrafshine.

Librat e Thabitit rreth matemetikes, astronomise dhe mjekesise kane mbijetuar. Gjate kohes qe ai sherbente per kalifin Al-Mutadid ai perktheu shume libra nga gjuha greke dhe ajo siriane ne ate arabe. Midis perkthimeve te tij mund te permenden "Almagesti" i Ptolemeut, "Elementet e gjeometrise" se Euklidit, "Libri i Seksioneve Konike" te Apollonit dhe disa vepra te Arkimedit. Ne mesjete, Gerardi i Kremones perktheu disa nga librat e e tij ne latinisht.
Djemte, niperit dhe sterniperit e tij kontribuan ne shkencat e gjeometrise, astronomise dhe mjekesise. Djali i tij Sinani perfundoi certifikata te rregullta te praktikuesve te mjeksise ne fillim te 931 e.r. dhe mori 800 certifikata prej shume doktoresh. Sinan gjithashtu themeloi spitale levizese dhe hetoi neper burgje ne menyre qe te siguronte nje sherbim shendeti te pershtatshem

 

Index | - | Informacion | - | Dijetare | - | Shkence | - | Civilizim | - | Religjion | - | Te tjera | - | Kontakt | - | Lidhje

Copyright © Civilizimi Islam 2000