
|
. |
.. |
Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd
(Averroes)
(1128 - 1198 e.r)
Ibn Rushdi ishte nje gjeni i hapesirave
enciklopedike. Pjesen me te madhe te jetes ai ishte gjykates dhe fizikan
ne te njejten kohe. Megjithate ne Perendim ai njihet si komentatori
i madh i filozofise se Aristotelit, influenca e se ciles depertoi deri ne mendjet e konservatoreve te
klerikeve kristiane ne mesjete perfshire ketu edhe njerez si St.
Tomas Akuinas. |

|
Shpesh ai kishte vizita nga
njerez qe kerkonin keshilla prej tij rreth fushes se mjekesise dhe ceshtje
ligjore. Abul-Velid Muhamed Ibn Rushd ( i njohur ne Perendim me emrin Averroes ) lindi ne
Kordove, Spanje ne vitin 520 v.h. (1128 e.r). Babai dhe gjyshi i tij ishin gjykates te ngritur. Familja e tij ishte
e njohur per dituri dhe kjo i dha atij mjedis te pershtatshem per te te dallohej ne mesime. Ai studjoi ligj
fetar, mjekesi, metematike dhe filozofi. Mesuesit e tij te filozofise dhe ligjit ishin Abu J'afar Haroon dhe Ibn Baja.
Ne moshen 27 vjecare, Ibn Rushdi u ftua ne Gjykaten e Mohavid ne Marakesh ( Marok), per te
ndihmuar ne krijimin e institucioneve te edukimit Islamik. Nen ndikimin e fuqishem
te Yousuh, ai ishte prezantuar me nje tjeter filozof te
madh musliman qe quhej Ibn Tufail. Te dy ata perkthenin, permblidhnin dhe komentonin disa vepra te Aristotelit (1169
e.r.)
Ne moshen 44 vjecare Ibn Rushdi u caktua gjykates ne Seville. Ate vit ai
perktheu dhe permblodhi nje nga librat e Aristotelit me titullin "de
Anima". Ky liber ishte perkthyer ne latinisht nga Mitchell Skocezi. Dy vjet me
vone Ibn Rushdi shkruajti komente mbi veprat e Aristotelit perfshire ketu edhe
metafiziken. Me vone ate e thirren perseri ne Marrakesh me qellimin qe te punonte si fizikant
per Kalifin.
Ibn Rushd ishte me pervoje ne ceshtjet e besimit dhe ligjit dhe kjo e kualifikoi ate per te zene postin e
Gjykatesit. Pervec kesaj ai ishte i interesuar ne filozofi dhe
logjike. Ne veprat e tij ai u perpoq te shkrinte filozofine dhe fene. Gjithashtu ai ishte
i interesuar ne mjekesi. Sipas filozofit francez Renan, Ibn Rushdi ka shkruar 78 libra me
subjekte te ndryshme.
Nje shqyrtim i kujdesshem i veprave te tij tregon qe Averroes ishte nje njeri shume fetar. Psh ne nje nga veprat
e tij eshte gjetur kjo fraze:" Cilido qe studjon anatomi do te rrise besimin e tij ne pushtetin e plote dhe njesimin e
Zotit". Ne veprat e tij mjekesore dhe filozofike shihet thellesia e besimit te tij dhe njohurite qe kishte ai rreth
Kur'anit and zakoneve Profetike te cilat ai shpesh i permend per te mbeshtetur pikepamjet e tij ne lidhje me
ceshtje te ndryshme. Ibn Rushdi ka thene qe gezimi i vertete per njeriun mund te arrihet me te vertete nepermjet
shendetit shendetit mendor dhe psikologjik, dhe njerezit nuk mund te gezojne shendet psikologjik nqs nuk ndjekin
rruget qe te cojne ne gezim ne jeten tjeter dhe nqs nuk besojne ne Zot dhe Njesine e tij.
Ibn Rushd ka komentuar se Islami ka si qellim diturine e vertetet e cila eshte dituri e Zotit dhe e Krijesave te
Tij. Kjo dituri e vertete perfshin gjithashtu te njohurit e menyrave te ndryshme qe te cojne ne kenaqesine e kesaj bote
dhe largimin prej mjerimit ne Boten Tjeter. Kjo lloj diturie praktike mbulon dy
dege:
(1) Njohjen e ligjeve lidhur me aspektin material ose te prekshem te jetes
njerezore dhe
(2) shkencat shpirterore te cilat kane te bejne me ceshtje si psh durimin, mirenjohja ndaj Zotit dhe
morali. Ai krahasoi ligjet shpirterore me mjekesine ne
efektin qe ato kane mbi njerezit nga aspekti fizik ne nje ane dhe moral e shpirteror ne anen tjeter. Ai shpjegoi qe
shendeti shpirteror quhet "Takua" ( i drejte dhe i frikesuar ndaj Zotit) ne Kur'an.
Ibn Rushd ka dhene nje ndihmese te madhe ne filozofi, llogjike, mjekesi dhe ligj. Veprat e tij numerohen ne me
teper se 20,000 faqe, prej te cilave me te famshmet jane te lidhura me
filozofine, mjekesine dhe ligjin. Ai shkruajti
20 libra per mjekesine.
Vepra e tij me e rendesishme ne filozofi "Tuhafut al-tuhafut" eshte shkruar ne pergjigje te vepres se
al-Gazalit. Ibn Rushdi eshte kritikuar prej shume
dijetareve muslimane lidhur me kete liber i cili megjithate ka nje influence te thelle ne mendimin Europian, te pakten
deri ne fillimin e filozofise moderne dhe shkencave eksperimentale.
Pikepamjet e tij mbi fatin jane qe njeriu nuk eshte as nen kontroll te plote te fatit te tij dhe nuk
eshte parashikuar plotesisht rreth tij. Ai shkruajti tre komentime per veprat e Aristotelit te cilat ishin te
njohura ne ate kohe nga perkthimet arabe te ketyre veprave. Me e shkurtra e njohur me emrin
Xhami mund te konsiderohet si nje permbledhje rreth subjektit. E mesmja njihet me
emrin Talkhis dhe me e gjata me emrin Tefsir. Keto tre
komentime korrespondojne me tre nivelet e ndryshme ne edukimin e nxenesve; e shkurtra ishte per fillestaret, e
mesmja per studentet qe ishin njohur me subjektin dhe e gjata per studime te avancuara. Komentimi me
i gjate ne fakt ishte nje kontribut origjinal i bazuar me teper ne analizen e tij perfshire
te interpretimit te koncepteve te Kur'anit.
Ibn Rushd shkruajti shume libra rreth teologjise, ne te cilat ai u perpoq te perdorte njohurite e tij rreth
filozofise dhe llogjikes. Nuk eshte per t'u habitur qe
veprat e tij influencuan mesimet fetare Europiane megjithese Averroes eshte
i pafajshem ne shume pikepamje te te ashtquajturit Averroism. Profesor Bammate ne librin e
tij "Kontributi i Muslimaneve ndaj Civilizimit" citon
Renanin: St. Tomas Akuinas ishte "dishpeulli i pare i
komentatoreve te medhenje si psh Averroes. Albert Alagnusi i eshte
borxhli Avicennas, St. Thomas i eshte borxhli per gjithshka
Averroes." Profesor Bammate vazhdon:" I perhireshmi At Asin Palacios, i cili beri studime intensive rreth
teologjise Averroiste te St.Thomasit, dhe ne anje menyre nuk e klasifikon Averroes me Averroist Latin, merr disa
tekste te filozofit Cordovian dhe I krahason ato me
Doktorin Angjelik te (St. Thomas). Ngjashmeria ne mendimet
e tyre konfirmohet nga perdorimi I shprehjeve te ngjashme
me ato te Ibn Rushdiut. Nuk ka me vend per asnje dyshim
rreth influences qe Filozofi Musliman ( Averroes ) kishte
mbi Teologet me te medhenj Katolike."
Libri I tij I njohur Kitab al-Kulyat fi al-Tibb kushtuar
mjekesise eshte shkruar perpara 1162 C.E. Perkthimi
Latinisht I ketij libri njihet me emrin "Colliget". Ne kete
liber Ibn Rushdi ka shtjelluar ne shume aspekte te
mjekesise, duke perfshire ketu edhe diagnozat perkatese,
kura dhe parandalime te semundjeve te ndryshme. Ky liber
fokusohet ne disa pjese ne krahasim me librin e Ibn Sina te
titulluar "al-Qanun" por permban disa vrojtime origjinale
te bera nga vete Ibn Rushdi. Ne Astronomi, ai shkruajti nje
traktet mbi levizjen e sferes, Kitab fi-Harakat al-Falak.
Sipas Draper, Ibn Rushdi njihet me se miri me zbulimin
njollave te Diellit. Ai gjithashtu perblodhi Almagst dhe e
nadu ate ne dy pjese: pershkruarja e sferave, dhe levizja e
sferave. Kjo permbledhje e Almagest u perkthye nga
Arabishtja ne Hebrew nga Jakob Anatoli ne vitin 1231.
Libri I tij rreth njohjes se ligjeve "Bidayat al-Mujtahid
wa-Nihayat-al-Muqtasid" eshte konsideruar nga Ibn Jafar
Zahabi si nje nga librat me te mire ne shkollen e
Malikijve. Veprat e Ibn Rushdiut u perkthyen ne shume gjuhe
te huaja perfshire Latinishten, Anglishten, Gjermanishten
dhe Hebraishten. Pjesa me e madhe e komenteve te tij rreth
filozofise jane ruajtur ne perkthimin Hebraisht ose ne
perkthimet Hebraishte nga perkthyes Hebrenj dhe nje pjese e
vogel ne Arabishten origjinale. Komentimet e tij rreth
zoologjise kane humbur teresisht. Ibn Rushdi gjithashtu ka
shkruar komentime rreth Republikes se Platos, Traktatit te
Galen rreth dridhjeve, llogjikes se al-Farabit dhe shume te
tjera.
Ibn Rushdi eshte konsideruar nje nga mendimtaret dhe
shkencetaret me te medhenj te shekullit te 12. Sipas Filip
Hittit, Ibn Rushdi infuencoi Perendimin nga shekulli I 12
deri ne shekullin e 16. Komentet e tij jane perdorur si
tekste standarte per traktatet e Aristotelit ne shekullin e
14 dhe ate te 15. Librat e tij jane perfshire ne shume
universitete Perendimore deri ne ardhjen e shkencave
eksperimentale moderne. Ibn Rushdi eshte studiuar ne
universitetin e Mexicos deri ne vitin 1831.
|