. ..   

 

Nasir al-din al-Tusi
(1201 - 1274 e.r)


Al-Tusi eshte nje nga shkencetaret, matematicienet, astronomet, filozofet, teologet dhe fizikantet me te medhenj te kohes se tij. Ai ishte nje shkrimtar prodhimtar i cili shkruajti shume traktate ne fusha te vecanta si agjebra, trigonometria, gjeometria, logjika, metafizika, etika dhe teologjia.

Abu Xhafar Muhamed Ibn Muhamed Ibn al-Hassan Nasir al-Din al-Tusi lindi ne Tus, Khurusan (Irani i sotem) ne vitin 1201 e.r ai studioi shkenca dhe filozofi nen mbikqyrjen e Kamal al-Din Ibn Yunus. Al-Tusi u rrembye nga agjentet e Isma'ili Hasan Bin Sabah dhe u dergua ne Alamut ku qendroi deri ne kapjen e tij prej mongolit Halagu Kan ne vitin 1256 e.r.

I befasuar nga aftesite e vecanta dhe kompetenca e tij ne astrologji, Ilkanid Halagu Kan e caktoi Al-Tusin si nje nga ministrat e tij. Me vone ai sherbeu si administrator i Aukafit. Ne vitin 1262 ai ndertoi nje observatorium ne Meraga dhe drejtoi aktivitetet e ketij observatoriumi i cili ishte pajisur me pajisjet me te mira te sjella prej Bagdatit dhe disa qendra te tjera islame te njohura per perhapjen e diturise. Ky observatorium mes te tjerash permbante nje mur 10 kembe te larte i cili ishte bere prej bakri, dhe nje azimuth ne forme katrore te krijuar prej vete Al-Tusit. Instrumente te tjera perfshinin astrolabet, prezantime te sistemit te yjeve dhe forma sferash. Al-Tusi vizatoi disa instrumente te tjera per kete observatoriumi.

Al-Tsui prodhoi nje tabele shume te sakte te levizjeve planetare dhe nje katalog yjesh. Gjithashti ai e publikoi kete ne nje liber me titullin "Al-Zij-Ilkani", liber i cili i ishte kushtuar Ilkanit, Halagu Kan. Tabelat ishin ndertuar duke u bazuar ne vrojtimet e bera prej nje periudhe kohore per mese 12 vjetesh. Al-Tsui llogariti vleren e 51' per saktesine e ekuinokseve. Al-Tusi ishte ndermjet te pareve muslimaneve astronome qe dalluan disa te meta ne modelin e Ptolemeut bazuar ne principet mekanike dhe rregulluan keto te meta. Kritika e tij per teorite e Ptolemeut bindi astronomet e ardhshem per nevojen e zhvillimit te nje modeli tjeter te cilin e mbaroi ne vepren e famshme te Kopernikut. Al-Zij Ilkani ishte libri me i famshem midis astronomeve deri ne shekullin e 15-te. Perkujtimorja e tij e titulluar "Tadhkira Fi Ilm Al-Haja" perfshin projektin e tij gjenial per gjenrimin rektilinear pergjate diametrit te rrethit te jashtem prej dy levizjeve rrethore. Ne fund te karieres se tij ai u transferua ne Bagdat dhe vdiq brenda nje viti ne 1274 ne Kadhiman ( afer Bagdatit , Iraku i sotem)

Al-Tusi ishte nje nga iniciatoret e trigonometrise sferike e cila perfshinte 6 formula themelore per zgjidhjen e trekendeshit sferik me kende te drejta. Nje nga kontributet e tij matematikore me te rendesishme ishte trajtimi i trigonometrise si nje disipline e re matematikore. Ai shkruajti rreth koeficienteve binominale te cilat paskali prezantoi me vone.

Al-Tusi ringjalli filozofine e Avicenes. Libri i tij "Ahlak-i-Nasri" (Etikat Nasiriane) ishte nje nga libra me te rendesishem mbi etikat dhe ishte i famshem per shekuj me radhe. Taxhrid -al-'Akaid ishte nje veper e shkelqyer ne filizofine islame. Ai gjithashtu krjoi disa vargje poezie. 

Al-Tusi shkruajti veprat e tij ne arabisht dhe persisht. Sipas Xhorxh Sartonit 64 traktate jane njohur te kene mbijetuar. Keto u perkthyen ne latinisht dhe disa gjuhe te tjera Evropiane ne kohet e mesjetes. Libri i Al-Tusit, "Shaq al-Kata" u perkthye ne latinisht me titullin "Figura Cata". Disa nga studentet e njohur te Al-Tusit jane Nizam al-Araj i cili shkruajti nje komentim rreth Almagestit, dhe Kutb ad-Din ash-Shirazi i cili dha shpjegimin e pare matematikor te kenaqshme te ylberit. Kontributet e Al-Tusit u vleresuan per shume shekuj me radhe. 

 

Index | - | Informacion | - | Dijetare | - | Shkence | - | Civilizim | - | Religjion | - | Te tjera | - | Kontakt | - | Lidhje

Copyright © Civilizimi Islam 2000