. ..   

 

Xhabir Ibn Haijan (Geber)
(Vdiq 803 e.r)
Nga Dr. A. Zahur


Xhabir Ibn Haijan, i njohur ne mesjete me emrin Geber, njihet si babai i kimise. Emri i tij i plote ishte Abu Musa Xhabir Ibn Hajan. Ai renditej si nje nga shkencetaret e pare gjate kohes kur praktikonte mjekesine dhe alkimine ne Kufa (Iraku i sotem) rreth vitit 776 e.r. ne fillim ai ishte nen patronazhin e vezirit te Barmakit gjate Halifatit Abasit te Harun al-Rashidit. Xhabir vdiq ne Kufa ne vitin 803 e.r

Kontributi i tij me i madh ishte ne fushen e kimise. Ai eshte i famshem per shkrimin e me shume se 100 librave prej te cilave 22 ishin rreth kimise dhe alkimise. Ai prezantoi hetime eksperimentale ne alkimi ( vjen nga fjala al-kimija ne arabisht), duke krijuar keshtu nje vrull per kimine moderne. Xhabir theksoi perdorimin e eksperimentit dhe zhvillimit te metodave ne menyre qe te arrihej prodhueshmeri ne punen e tij. Ai i kushtoi mundin e tij zhvillimit te metodave baze ne kimi dhe studimit the mekanizmave te ndryshem te reaksoneve kimike duke ndihmuar keshtu zhvillimin e kimise si shkence qe nga kohet e alkimise. Ai gjithashtu theksoi qe sasi te caktuara te substancave te ndryshme perfshihen ne reaksione kimike. Prandaj, mund te thuhet qe ai hapi rrugen per ligjin e raporteve konstante.

Kontributi i tij me rendesi me te madhe ne fushen e kimise perfshin perfeksionimin e teknikave shkencore si psh: kristalizimit, distilimit, avullimit, kalcinimit dhe zhvillimit te disa pajisjeve per kryerjen e ketyre eksperimenteve. Arritja e tij me e madhe ishte zbulimi i mineraleve dhe acideve te cilat ai i pregatiti per here te pare ne alembikun e tij. Shpikja e tij e alembikut beri procesin e distilimit me te lehte dhe me sistematik. Midis arritjeve te tjera te tij eshte edhe pergatitja e nitrikut, hidroklorikut, citrikut, dhe acideve tartarike. Ishte ne saje te ketyre veprave qe ai njihet si babai i kimise. Sipas Maks Majerhafit zhvillimi i kimise ne Evrope mund te gjendet direkt te Xhabir Ibn Haijani.

Xhabir ishte nje nga nismetaret ne zhvillimin e nje mundi te madh te proceseve kimike te aplikuara. Kontributi i tij perfshin zhvillimin e celikut, pergatitja e nje sere metalesh, parandalimi nga ndryshkja, perdorimi i dioksidit te magnezit ne berjen e xhamit, ngjyrosjen e rrobave dhe ngjyres se trupit, identifikimin e ngjyrave dhe yndyrnave. Per me teper ai zhvilloi sistem per shkrirjen e arit.

Idete e tij eksperimentale hapen rrugen per nje sere klasifikimi te substancave te cilat jane mese te zakonshme ne ditet e sotme. Ai i ndau substancat ne metale, jo-metale dhe substanca avulluese dhe i ndau ato ne: a)shpirtra te cilat avullojne nen ndikimin e nxehtesise si psh: Kamfori, Arseniku dhe Amoniumi; b)metale si psh: Argjendi, Ari, Bakri, Hekuri dhe c)perzjerje qe mund te kthehen ne pluhura.

Veprat e tij ne fushen e kimise perfshire ketu edhe librat Kitab al-Kimja dhe Kitab al-Sab'in u perkthyen ne latinisht ne mesjete. Perkthimi i Kitab al-Kimija u publikua nga anglezi Roberti i Cesterit ne vitin 1144 e.r. dhe mori titullin "Libri i Perberjes se Alkimise". Libri i dyte u perkthye nga i famshmi Gerardi i Kremones. Bertelot perktheu disa nga veprat e tij te njohura me titujt "Libri i Mbreterise", "Libri i Ekuilibrit","Libri i Merkurit Lindor", dhe eshte e padyshimte qe ai nuk perdori titujt e sakte per librat e Xhabirit. Anglezi Richard Russel perktheu dhe publikoi ne vitin 1678 nje tjeter liber te xhabirit duke e titulluar ate "Shuma e Perfeksionit". Ai pershkruajti Xhabirin me emrin Geber, princi dhe filozofi arab me i famshem. Keto perkthime ishin te njohura ne Evrope per shekuj me radhe dhe influencuan zhvillimin e kimise moderne. Disa nga termat teknike te perdorura prej Xhabirit si Alkali gjenden ne shume gjuhe Evropiane dhe jane pjese e fjaloreve shkencore. Vetem disa nga librat e tij jane edituar dhe publikuar, kurse shume te tjere ruhen ne gjuhen arabe. Ai gjithashtu ndihmoi ne shkenca si mjekesia dhe astronomia.

 

Index | - | Informacion | - | Dijetare | - | Shkence | - | Civilizim | - | Religjion | - | Te tjera | - | Kontakt | - | Lidhje

Copyright © Civilizimi Islam 2000