
|
. |
.. |
Autori
Armiqte bashkekohore te Profetit (s) perdoren cdo mjet per te hedhur poshte profecine e tij, sepse shihnin ne te nje kercenim te madh te pushtetit te tyre si drejtues te komuniteteve. Nuk eshte e cuditshme te vesh re se orientalistet moderne imitojne te njejtat akuzime te bera katermbedhjete shekuj me pare, ata thjesht i shprehin me fjale te tjera. God's Composition under challenge- sic paralajmeron Libri i Tij. Dijetaret njerez refuzuan.
*
* *
Parathenia
Kjo eshte nje nga pikat me te diskutueshme rreth librit te shenjte. Muslimanet jane te nje besimi te forte qe libri eshte kompozimi i Zotit, fjale per fjale dhe germe per germe; Nje revelate hyjnore qe zbriti poshte pergjate misionit te krye engjellit Gabriel (Xhibril) tek profeti Muhamed (s) pjese-pjese. Menjehere pas cdo revelate Profeti (s) iu perseriste fjalet hyjnore me ze te larte admiruesve te vet dhe shkruesve te cilet i shkruanin.
Sidoqofte, ne anen tjeter, per jo-muslimanet eshte e papranueshme ideja e ekzistences se nje libri i cili eshte kompozuar nga vete Zoti. Librat e shenjte per jo-muslimanet jane shkruar nga njerez te cilet ishin te shenjte dhe kishin nje vlere te madhe shpirterore, por te cilet megjithate ishin qenie njerezore. Kjo vlen edhe per Dhiaten e Re dhe te Vjeter dhe po ashtu per librat e besimeve te tjera.
*
* *
Orientalistet
Islami eshte i vetmi besim fetar ndjekesit e te cilit besojne plotesisht se libri i tyre i shenjte eshte krijuar nga Zoti. Kjo sidoqofte, ka qene mohuar vazhdimisht nga shkrimtaret jo-muslimane gjate koherave, te cilet pretendojne kategorikisht se Kur'ani u krijua nga Muhamedi (s) me ose pa ndihmen e te tjereve. Disa nga theniet e ketyre shkrimtareve jane jashtezakonisht siperfaqesore dhe per me teper nuk japin prova per ato qe shprehin.
Per shembull, Sale ne Diskutimin Preliminar, i botuar fillimisht ne shekullin e tetembedhjete, deklaroi: "Qe Muhamed (s)i ishte me te vertete autori dhe kryesori ne rregullimin e Kur'anit kjo eshte jashte cdo dyshimi; megjithese ka shume mundesi qe ai pati edhe ndihme ne kete krijim nga persona te tjere." [ Profeti Muhamed (s) asnjehere nuk pretendoi se ai ishte autori i Kur'anit]. Sir William Muir ne shekullin e fundit, Wollaston me 1905, Lammens me 1926, Champion dhe short me 1959, Glubb me 1970 dhe Rodinson me 1977 vazhduan te mbronin kete supozim jo logjik.
Po ashtu gjejme edhe shprehje te tjera te zhurmshme nga orientalistet e tjere: nga Menzees, "Asgje tjeter vecse nje krijim i paster dhe perzierje e Muhamedit dhe bashkepunetoreve te tij;" dhe nga Draycott, " Neper te ndihet zjarri i gjenialitetit te tij; ne suret (kapitujt) e fundit duket pasqyrimi i energjise se tij qe duket qarte neper cdo faqe." Shume orientaliste pretendojne se Profeti (s) ka qene nje poet, nje mendimtar, nje epileptik apo i magjepsur, apo te jete mbeshtetur ne burimet kristiane dhe cifute per krijimin e librit. Pak shkrimtare gjate mesjetes arriten ne perfundimin fantastik se ai u krijua nga kristianet apo cifutet e paguar per kete pune, duke e mbushur ate me pjeseza nga Bibla ne menyre qe te kenaqnin kerkesen e popullit!!! Sigurisht, kjo ide mesjetare eshte provuar totalisht si e pavertete dhe u hodh poshte pasi Perendimi shtiu ne dore te dhena me te sakta.
Ne fakt, shumica e ketyre ideve nuk jane ne pergjithesi shpikjet e orientalisteve, sepse ato kane qene shpallur me pare nga kryetaret e fiseve mes jobesimtareve ne kohen e Profetit (s). Natyrisht, kundershtare te tille ishin te pergatitur te perdornin cdo lloj menyre per te hedhur poshte profecine e tij, pasi shihnin ne te nje kercenim te madh te pushtetit te tyre si udheheqes te ketyre komuniteteve. Shpifjet dhe akuzat e tyre kunder Profetit (s) vijne te gjalla deri ne ditet tona neper fjalet e Kur'anit:
Kur atyre iu tha: Nuk ka zot tjeter pervec Allahut, ata u sollen perbuzes dhe thane: A do t`i braktisim ne zotat tane per nje poet te cmendur? Jo, por ai solli te Verteten dhe konfirmoi te derguarit para tij. (52:29 - 34)
Dhe kur revelatat Tona u recitohen atyre ata thone: ne kemi degjuar, neqoftese ne do te deshironim ne mund te thonim te njejten gje, keto nuk jane gje tjeter vecse perralla te te vjeterve. (8:31)
Pra nuk eshte e cuditshme te shohesh se kur orientalistet moderne u bejne jehone ketyre akuzave te bera katermbedhjete shekuj me pare, ata thjesht i shprehin ato me fjale te tjera.
*
* *
Poet, Subkoshient?
Nje pretendim i nxjerre nga Stobarti rreth nje qind vjet te shkuara u riperserit nga Belli me 1920, dhe iu be dhe me teper jehone nga Rodinsoni. Mbasi lexoi nje perkthim te Kur'anit, Stobarti arriti ne perfundimin se ai mund te ishte shkruar nga nje arab i cili ishte "familiar me vijat e pergjithshme te historise cifute dhe te traditave te vendit te tij, si dhe zoteronte pak zjarr poetik dhe fantazi." Belli pak me ndryshe pershkruan Profetin (s) si nje poet, "por jo te nje tipi arab," sepse temat e tij te besimit dhe drejtesise pothuajse nuk ishin trajtuar fare nga poetet e tjere. Rodinsonin nuk mund ta vleresonte Kur'anin per me teper se nje poeme e krijuar ne mendjen jokoshiente te Muhamedit (s).
Lexuesit familiare me poezine arabe menjehere mund te kuptojne se ajo dallohet nga vazni, bahri dhe aafijah - masa ekzakte te tingujve dhe rimes, te cilat duhet te ruhen te pandryshuara dhe neqoftese prishen sadopak rregullat e gramatikes apo ndryshon kuptimi. E gjitha kjo eshte totalisht ndryshe nga stili letrar i Kur'anit.
Me 1960 Andersoni dhe Watti nxorren te pavarur nga njeri tjetri pothuaj te njejten teori. Andersoni e pershkruante Kur'anin si "resultat i mendimit te bazuar ne deshire," duke pretenduar se fjalet, mendimet dhe mendja subkoshiente e Profetit (s) arriten te krijonin Kur'anin. Watti, aplikon metoda moderne te analizes letrare, dhe arrin ne perfundimin se ai mund te jete gabuar ne besimin e tij se Kur'ani mund te jete nje mesazh hyjnor: "Cka mund te duket per nje njeri sikur vjen nga jashte tij, aktualisht mund te vije nga jo koshienca e tij." Sidoqofte ai e pershkroi Kur'anin si "produkt i nje imagjinate krijuese."
Por kjo teori e Andersonit dhe Wattit bie nen peshen e faktit te thjeshte se asnje "imagjinate" tjeter - sado "krijuese" te kete qene - nuk ka qene ne gjendje kurre per te prodhuar nje kryeveper te ngjashme apo qofte edhe nje grimce te saj.
Mund te thuhet ketu se kjo teori e Andersonit dhe Wattit eshte per me teper jo origjinale, meqenese ajo permended edhe ne Kur'an si nje nga pretendimet qe do te ngriheshin kunder Profetit (s) nga jobesimtaret te cilet perdoren termin, "enderra te ngaterruara" ne vend te "imagjinates" (21:5)
*
* *
Epileptik, i Mesuar?
San Pedro dhe orientaliste te tjere te Mesjetes dhe me pas kane mbrojtur idene se Profeti (s) ishte epileptik apo i pushtuar nga shpirterat e keqinj, ne nje perpjekje per te shpejguar revelatat hyjnore. Shume me vone Rodinsoni shprehet se kjo me teper eshte nje halucinacion i te parit dhe te degjuarit. Por ky pretendim i pa baze eshte hedhur poshte nga shkrimtare me objektive dhe racionale. Daniel, per shembull, komentonte se "epilepsia neqoftese i mvishet Profetit, perben thjesht nje shpjegim nga ana e atyre qe duan me teper te zbavitin se sa te mesojne." Nje pyetje mund te shtrohet ne kete pike: A ka mundesi qe epilepsia - kjo semundje e keqe dhe dobesuese - te beje te mundur qe viktima e saj te behet nje profet apo ligjvenes, apo ky njeri te ngrihet ne nje pozicion te vlerave me te larta dhe fuqi?
Si eshte e mundur, kur dihet qarte se nje semundje e tille njihet shkencerisht se con ne nje shkaterrim mendor duke dobesuar shume kujtesen, zbehjen e inteligjences dhe crregullime ne temperament? Persa i perket anes fizike, dihet mire se efektet e krizave epileptike jane shkaterruese si per ate qe vuan por edhe per spektatorin. Nuk ka as edhe nje shenje te kesaj gjeje ne te gjitha detajet e jetes se Profetit (s) e cila ka ardhur deri ne ditet tona. " Perkundrazi, ai duket qarte qe ka qene nen kontroll te plote te vetes se tij deri ne castet e fundit te jetes." Per me teper, Muhamedi (s) ishte nje njeri mendja e te cilit asnjehere nuk deshtoi - dhe po keshtu fuqia e tij fizike. Ne qofte se ai ndonjehere do te ishte rrezuar nga ngarkesa e luftes apo ngaterresat apo do te kishte humbur ndjenjat kur priteshin nga ai veprime vendimtare, vetem atehere mund te qendronte ideja e nje epilepsie. Por ne menyren se si kjo akuze behet, "te bazosh nje teori te tille epilepsie mbi nje legjende e cila nuk ka asnje themel nga ana historike, eshte nje mekat kunder kriticizmit historik."
Dhe tani te trajtojme nje akuze te shume perseritur, e cila thote se Profeti e krijoi Kur'anin ose me ndihme direkte nga te tjeret, mbas leximit te librave ( megjithese shume here eshte perseritur fakti se ai nuk dinte shkrim e kendim), apo mbasi mori mesime nga ndonje person me origjine cifute apo kristiane ( kjo eshte permendur teper gjate Mesjetes por edhe me vone). Edhe nje here, keto ide nuk ishin origjinale per vete faktin se keto akuza ishin ato qe u ngriten edhe nga jo besimtaret ne kohen e Profetit (s) dhe te cilat testohen edhe ne Kur'an, (10:38; 11:13; 16:103). Profeti (s) supozohej se ka marre instruksione mbi kristianizmin dhe judaizmin ose gjate udhetimeve te tij ose gjate kohes qe ka ndenjur ne Meke dhe Medine. Ai udhetoi per ne Siri dy here, nje here kur ishte trembedhjete vjec dhe njezet e pese, por keto udhetime ndodhen shume kohe para misionit te tij dhe dhe nuk jane nje justifikim per Bodleyn dhe te tjeret, qe e pershkruajne ate si "nje neri i cili kaloi kohen e tij me te madhe ne rruge;" dhe as "udhetimet e tij te shumta" pershkruhen si nje burim i madh i njohurise se tij.
Nje histori e thate arabe, sipas Sales, permend se udhetimi i pare i Muhamedit (s) per ne Siri u be kur ai ishte trembedhjete vjec, me xhaxhain e tij, Ebu Talibin. Ata paten nje takim te shkurter me nje murg i cili quhej ose Sergius apo Bohaira. Jo vetem qe ky takim ishte shume i shkurter por ai ndodhi shume heret per te shpresuar tek ndihma e dhene nga ky murg per te krijuar revelatat, te cilat filluan rreth tridhjet vjet me vone. Nje tjeter pretendim ishte se Muhamedi (s) kishte krijuar nje ide mbi kristianitetin kur ishte ne Meke per shkak te atyre qe mund te kishte degjuar nga bishopet dhe murgjerit. Keta burra, te cilet kane jetuar ne kufijte Siriane me shkretetiren arabe ka shume mundesi qe te kene kryer aktivitete misionare ne afersi te Mekes. Bodley dhe Gibbi permendin bishopet te cilet predikonin kristianitetin mbi kurrizet e gamileve gjate panaireve qe beheshin cdo vit ne Okadh afer Mekes, midis tyre Khissben - Sa'idah dhe nje tjeter bishop i quajtur Assad-ben-ka'b i cili ka mbajtur shume fjalime per arabet gjate ketyre panaireve. Fatkeqesisht fakti qe hedh totalisht poshte teorine se ata paten influence mbi Profetin (s) eshte se te dy bishopet vdiqen nje shekull para se te lindte Muhamedi (s).
Pas bishopeve dhe murgjerve, lista e atyre qe mesuan Muhamedin (s) shtohet me dy kovace kristiane - te dy keta permenden nga bashkekohesit jobesimtare dhe ne kohet me te vona (fillimi i shekullit te njezet) nga Zwemer. Xhabiri dhe Jasiri (r.a)ishin skllever Abisinas te cilet paten pranuar Islamin; pronari i tyre, nje anetar i Beni Hadramit, i godiste shume ata duke thene, "Juve mesoni Muhamedin (s)!" Ata kundershtonin, "Jo per Allah! Ai na meson ne dhe na drejton!" Duket qarte se Zwemeri favorizon mendimin e pronarit te tyre. Nderkohe Menezes, dhe Gardner, hedhin idene per nje mesues tjeter te Profetit (s). Ata mbrojne idene se Selmani, nje persian, pati ndihmuar ne shkrimin e Librit te shenjte. Ky Selman, nje Zoroastrian para se te pranonte kristianitetin ne Siri, ai kaloi ne Medine ku dhe takoi Profetin dhe pranoi Islamin. Jeta e Selmanit (r.a) dokumentohet ne historine islame, si njeriu i pare qe propozoi hapjen e nje llogoreje per mbrojtjen e Medines kur qyteti kercenohej nga pushtimi i jobesimtareve te Mekes dhe aleateve te tyre. Sugjerimi i shkelqyer i tij, se bashku me ererat e forta te dimrit, shpartalluan armikun plotesisht.
Dihet mire nga muslimanet se pjesa me e madhe e Kur'anit, rreth dy te tretat e tij, zbriti ne Meke para se Profeti (s) migroi ne Medine, ku u takua me Selmanin. Per me teper stili letrar i Librit eshte kaq sublim sa edhe gjuhetare arabe te lindur te cilet jane perpjekur ta imitojne gjate kohrave nuk ia kane arritur - e jo me teper nje persian.
Disa here Muhamedi (s) u akuzua se pati marre mesime nga nje mesues emri i te cilit nuk dihej, kjo akuze ne terma te pergjithshme thoshte, " Historite e gjata te patriarkeve cifute dhe profeteve (ne Kur'an) korrespondojne ne shume detaje me Talmudin, keshtu qe per origjinen e tyre cifute nuk mund te kete ndonje dyshim." Shume me vone Rodinsoni, duke ndjekur te njejten rruge, hodhi idene naive se Muhamedi (s) thjesht arabizoi Judao-Kristianitetin per shkak se keto kishin terhequr shume njerez qe pelqenin te beheshin pjese e civilizimeve me te larta. Por kunder ketyre shpifjeve Belli shkroi, " Nuk ka asnje evidence bindese per ndonje njohuri te thelle nga ana e Profetit (s) per asnjeren nga keto dy besime apo edhe Biblen. Sura 'El-Ikhlas' e Kur'anit disa here citohet si nje nga hedhjet poshte te njeres nga doktrinat me kryesore te Kristianitetit." Teoria e Bellit u mbeshtet edhe me teper me vone nga kontrasti i madh midis Kur'anit dhe Bibles sic tregohet nga Bucaille ne librin e tij, "Bibla, Kur'ani dhe Shkenca."
Ne qofte se konsiderojme gjithshka si per shembull, ndryshimet midis koncepteve biblike dhe Kur'anit per Zotin, kontrastin midis legjendave biblike dhe raportve te sakta te Kur'anit, pa permendur sjelljen totalisht armiqesore te komunitetit cifut ne Medine ndaj Profetit (s) atehere pa dyshim qe keto jane prova te pakundershtueshme kunder idese se cifutet dhe kristianet e ndihmuan ate. Prova te tjera objektive ekzistojne edhe nga Bucaille. Para disa kohesh, u diskutua ideja se duke aplikuar principet e kriticismit te rrepte, behet e qarte se, "Muhamedi (s) pati grumbulluar, rishfaqur dhe ripare ne forme te shkruar materialet e planifikuara per nxjerrjen e librit te tij." Ibn Teimijah, i cili shkroi nje liber me te njejten teme ne mesjete, permend midis gjerave te tjera se Profeti (s) ishte analfabet. Se dyti, ai argumenton se stili sublim i Kur'anit mbeti i njejte gjate gjithe kohes se revelatave. Asnje autor njerezor nuk mund te ruante nje perfeksion te tille te stilit, qendrueshmerise, per nje kohe aq te gjate.
Asnje sure, asnje varg, madje as edhe nje fjale e vetme nuk jane rishikuar apo korrigjuar, ne qofte se bazohemi ne histori.
-
"The Holy Kur'an", Tekst, Perkthim dhe Komentim nga Abdullah Yusuf Ali, 1934. (Botuesi me mbrapa: Amana Publications, Beltsville, Md, USA; Titulli "Kuptimi i Kur'anit te Shenjte," (The meaning of the Holy Kur'an) 1992)
-
"The meaning of the Glorious
Koran", Nje perkthim shpejgues nga Muhamed (s) Marmaduke Pickthall, Mentor Book Publication. (Po ashtu: "The meaning of the Glorious Koran" nga Marmaduke Pickthall, dorset Press N.Y.; botuar nga botues te ndryshem qe me 1930).
-
"Bibla, Kur'ani dhe Shkenca (Le Bible, le Coran et la
Science)", Shkrimet e Shenjta te Shpjeguara ne Driten e Njohurise Moderne, nga Maurice Bucaille, versioni anglisht i botuar nga North American Trust Publication, 1978.
|