Kur’ani
i Mrekullueshem
nga Dr. Gary Miller
Kur’ani
nuk eshte quajtur i mrekullueshem vetem nga muslimanet te cilet e
vleresojne ate, e besojne dhe jane te kenaqur me te: ai eshte
quajtur i habitshem edhe nga jo-muslimanet. Ne fakt, edhe vete ata qe e
urrejne Islamin aq shume e kane quajtur ate te tille.
- Hyrje
- Marina
tregtare
- Grimca
me e vogel
- Mjalti
- Profeti
Muhamed (s) dhe Kur’ani
- Nje
trajtim shkencor i Kur’anit
- Testi
i Falsifikimit
- Pyeti
ata qe kane dije
- Embriologjia
- Reagimi
i Skeptikut
- Gjeologjia
- Ju
nuk e dinit kete me pare
- Prova
e Vertetesise
- Nje
trajtim
- Duke
provuar alternativat
- Rruga
e Kritikut
- Nje
shpallje – Ebu Lehebi
- Largimi
- Takim
me nje minister
- Burimi
i Kur’anit
- Mitomania
- Enciklopedia
e Re Katolike
- Deshmia
e nje Intelektuali
- Pesha
e proves mbi Kritikun
- Origjina
e Universit dhe Jetes
- Me
gjere mbi testin e falsifikimit
- Nje
trajtim matematikor
- Bleta
Femer
- Dielli
- Zonat
Kohore
- Mbyllje
- Shtojce
I
- Shtojce
II – ‘Iram
Hyrje
Cudia me e madhe per ata jo-muslimane
te cilet e kane pare Kur’anin me nje sy kritik, ka qene qe
Kur’ani nuk ka qene kurre ashtu sikurse ata
mendonin. Cfare ata mendojne eshte qe Kur’ani eshte nje
liber i vjeter i cili u e ka origjinen rreth 14 shek. me pare nga
shkretetirat Arabe; keshtu qe ata presin qe libri te kete nje pamje
te tille; nje liber i vjeter nga shkretetirat. Me vone ata zbulojne
qe libri nuk i ngjante aspak atij qe ata kishin pritur. Per me
teper, nga mendimet e para qe disa njerez kane eshte qe, perderisa
ai eshte nje liber i vjeter qe vjen nga shkretetira, ai duhet te
flase per shkretetirat vete. Ne fakt eshte e vertete qe Kur’ani
flet per shkretetirat – imagjinata e tij pershkruan edhe
shkreterirat; por ai gjithashtu flet per deterat – apo cdo te
thote te jesh ne nje shtrengate ne mes te detit.
Marina
tregtare
Disa vite me pare, ne Toronto tregohej
historia e nje njeriu i cili punonte ne marinen tregtare per te
siguruar jetesen. Nje musliman i dha atij nje kopje te perkthimit te
Kur’anit per ta lexuar. Tregtari i detit nuk dinte asgje per
Islamin, megjithate ai ishte shume i interesuar ne leximin e
Kur’anit. Kur ai e mbaroi ate se lexuari, ai i ktheu librin
muslimanit dhe pyeti: “A ishte Muhamedi detar?” Ai kishte ngelur
shume i mahnitur nga menyra se si Kur’ani pershkruante nje
shtrengate ne mes te detit. Kur atij ju tha “jo, ne fakt Muhamedi
ka jetuar vetem ne shkretetire”, ajo ishte mese e mjaftueshme per
te. Ai e pranoi Islamin menjehere.
Ai
ishte mahnitur me pershkrimin e shtrengates ne Kur’an sepse ai e
kishte provuar nje dicka te tille, dhe e dinte qe ai qe e ka shkruar
ate pershkrim, e ka provuar cdo te thote nje stuhi ne mes te detit.
Pershkrimi “ nje dallge, mbi te nje tjeter dallge dhe mbi te rete
ne qiell” (Sure En-Nur, 24:40) nuk mund te kishte qene ajo cka nje
person duke imagjinuar stuhine ne det do te kishte shkruar; ajo pa
tjeter ishte shkruar nga dikush qe e dinte cdo te thote nje stuhi ne
det. Ky eshte vetem nje shembull i cili tregon ate qe Kur’ani nuk
ishte i lidhur me nje vend apo kohe te caktuar. Pa dyshim, idete
shkencore te shprehura ne te gjithashtu, nuk e kane origjinen nga
shkretetirat e 14 shek. me pare.
Grimca
me e vogel
Shekuj te tere, perpara ardhjes se
Muhamedit si profet, ka ekzistuar nje teori shume e njohur e
atomizmit e avancuar nga filozofi Grek, Demokritius. Ai dhe ata qe e
ndoqen ate, mendonin qe materia perbehej nga grimca te pandashme dhe
te padallueshme qe quheshin atome. Arabet gjithashtu e kishin
pervetesuar nje koncept te tille, ne fakt fjala Arabe “Dharrah”
i referohet grimces me te vogel qe njerezit njohin. Tani, shkenca
moderne ka zbuluar qe kjo grimce e vogel (atomi) mund te shperbehet
ne pjeseza me te vogela. Kjo eshte nje ide e re qe i perket shek. te
kaluar; megjithate, ky dokument na paraqitet me mjaft interes ne
Kur’an, ne Sure Es-Sebe’, 34:3 e cila thote:
“Ai
(Allahu) di edhe per ate qe peshon sa nje atom ne qiej dhe ne toke,
bile edhe per ate qe eshte me e vogel se ajo...”
Pa dyshim, para 14 shekujsh kjo fraze
do te dukej e cuditshme edhe per nje Arab. Per te, “dharrah”
ishte gjeja me e vogel qe ekzistonte. Me te vertete, kjo eshte nje
prove qe tregon qe Kur’anit nuk i ka kaluar koha.
Mjalti
Nje tjeter shembull i asaj qe dikush
pret te gjeje ne nje “liber te vjeter” qe flet per shendetin apo
kurimin e semundjeve, jane mjekimet apo kurimet te cilave u ka
kaluar koha. Shume burime historike trensmetojne qe Profeti (s) ka
dhene keshilla mbi shendetin dhe higjenen, megjithate shume nga keto
keshilla nuk jane te perfshira ne Kur’an. Ne pajme te pare, per
nje jo-musliman, ky duket si nje perjashtim neglizhent. Ata nuk mund
ta kuptojne perse Allahu nuk do te “perfshije” keto informacione
me vlere ne Kur’an. Disa Muslimane perpiqen ta shpjegojne kete
mungese me argumentet e meposhtme: “Megjithese keshillat e
profetit ishin te qendrueshme dhe te aplikueshme ne kohen ne te
cilen ai jetonte, Allahu, me dijen e Tij pa kufij, e dinte qe do te
vinte nje kohe kur zbulimet e reja mjeksore dhe shkencore do ti
benin keshillat e profetit te dukeshin jashte kohe. Kur u bene
zbulime te reja, njerezit do te thonin qe keto zbulime bien ne
kontradikte me keshillat e Profetit. Per kete, perderisa Allahu nuk
do te lejonte asnje shans per jo-muslimanet te thonin qe Kur’ani
bie ne kontradikte me vetveten apo me mesimet e Profetit (s), Ai
perfshiu ne Kur’an nje informacion qe do ti rezistonte
koherave.” Megjithate, nese do te ekzaminonim realitetin e vertete
te Kur’anit persa i perket ekzistences se tij si nje revelate
qiellore, do te vinim re qe
i gjithe problemi do te qartesohej, dhe gabimi i ketyre lloj
argumentimesh do te behej i qarte dhe i kuptueshem.
Duhet te kuptohet qe Kur’ani eshte
nje revelate nga Zoti, dhe si i tille, i gjithe informacioni qe
perfshihet ne te ka nje origjine te tille. Allahu e zbriti
Kur’anin nga Vetja e Tij. Ato jane fjalet e Allahut, te cilat
ekzistonin qe para krijimit, dhe per kete asgje nuk mund te shtohet,
hiqet apo ndryshohet. Ne thelb, Kur’ani ekzistonte dhe ishte i
kompletuar perpara ardhjes se Profetit Muhamed (s), keshtu qe nuk ka
sesi te perfshije ndonje fjale
apo keshille te vete Profetit. Perfshirja e nje informacioni te
tille do te binte ne kundershtim te hapur me qellimin per te cilin
Kur’ani ekziston. Ajo do te tundte autoritetin e tij dhe do ta
bente ate jo-autentik si nje revelate nga Zoti.
Si rezultat i kesaj, ne Kuran nuk
perfshihen “mjekimet popullore”, te cilat
nuk mund te konsideroheshin te kohes; po ashtu ne te nuk
perfshihen mendimet e njeriut persa i perket asaj qe eshte e
vlefshme per shendetin, cili ushqim eshte i mire per tu konsumuar,
apo cfare do ta kuronte kete apo ate semundje. Ne fakt, Kur’ani
permend vetem nje produkt i cili sherben si trajtim mjeksor i cili
nuk eshte kundershtuar nga askush. Thuhet qe ne mjaltin njerezit
gjejne sherim. Dhe sigurisht, nuk besoj se do te jete dikush qe do
ta kundershtoje kete.
Profeti
Muhamed (s) dhe Kur’ani
Nese dikush mendon qe Kur’ani eshte
produkt i mendjes se njeriut, atehere do te pritej qe ky liber te
reflektonte dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e atij qe e
“kompozoi” ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe enciklopedi
shkruajne qe Kur’ani eshte produkt i alucinacioneve qe Muhamedi
kishte. Nese kjo eshte e vertete – nese Kur’ani vertete eshte
pjelle e disa problemeve psikologjike ne mendjen e Muhamedit –
atehere evidencat per kete do te shfaqeshin te qarta ne Kur’an. A
ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate perpara se te
vertetojme nese ekziston ndonje evidence e tille apo jo, me pare
duhet te identifikojme cfare duhet te kete ndodhur ne mendjen e tij
ne ate kohe, dhe me pas te kerkojme keto mendime dhe reflektime ne
Kur’an.
Eshte mese e ditur qe Muhamedi (s)
pati nje jete te veshtire. Te gjitha vajzat e tij nderruan jete
pervec njeres. Ai gjithashtu kishte nje grua lidhjen me te cilen ai
e kishte shume per zemer dhe e konsideronte shume te rendesishme.
Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe shume kritike te jetes se
tij. Faktikisht, ajo duhet te kete qene nje grua e forte sepse kur
atij ju shpall revelimi i pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek
ajo. Sigurisht, edhe ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire
te gjeje nje Arab qe do te thoshte “isha aq i frikesuar, saqe
vrapova ne shtepi per te gruaja ime”. Kjo ndodh sepse ajo eshte
natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi (s) duhet te jete ndier shume
komfort me gruan e tij perderisa ai e beri kete. Kjo tregon qarte sa
e forte dhe sa influence ajo grua kishte. Megjithese keto shembuj
jane vetem disa nga subjektet qe do te kene qene ne mendjen e
Muhamedit ne ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken
time.
Kur’ani nuk permend asnje nga keto
gjera – as vdekjen e femijeve, as vdekjen e gruas dhe shoqes me te
dashur, as friken nga shpallja e pjeses se pare te revelates, te
cilen ai aq bukur e ndau me gruan e tij – asgje; dhe keto ndodhi
duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar dhembje dhe
hidherim gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese Kur’ani do te
ishte nje produkt i refleksionit te tij psikologjik, atehere keto
subjekte, ashtu sikurse dhe shume te tjera, do te ishin te qarta apo
te pakten do te ishin permendur ne Kur’an.
Kur’ani
nga pikpamja shkencore
Analiza e Kur’anit nga nje pikpamje
shkencore do te ishte shume e mundur sepse Kur’ani ofron dicka qe
nuk eshte ofruar nga asnje skript tjeter religjoz ne vecanti dhe
asnje fe tjeter ne pergjithesi. Kjo eshte cka shkencetaret kerkojne.
Sot, ka shume njerez me mendime dhe teori te ndryshme mbi universin.
Keto njerez jane pothuajse gjithkund, por komuniteti shkencor as nuk
do te tentonte tu vinte veshin atyre. Kjo ndodh per arsye se
komuniteti shkencor ka kerkuar nje prove te falsifikimit. Ata thone,
“nese ke nje teori, mos na e dergo ate neve perderisa nuk sjell
bashke me te menyren se si ne te provojme nese ajo qe thua eshte e
drejte apo e gabuar.”
Ky ishte testi te cilit Ainshtajni ju
nenshtrua. Ai erdhi me nje teori te re dhe tha: “Une besoj qe
universi eshte ky; dhe keto jane tre menyra per te provuar nese ajo
qe une them eshte e drejte apo e gabuar!”
Nen mbikqyrjen e komunitetit shkencor,
teoria iu nenshtrua ketij testi, dhe brenda gjashte vitesh teoria i
kaloi te tre menyrat. Natyrisht, kjo nuk provon qe ai ishte i madh,
por provon vetem ate qe ai e meriton te degjohet sepse ai tha, “
kjo eshte ideja ime, dhe nese ju doni te perpiqeni te vertetoni qe
une jam gabim, beni kete apo provoni kete tjetren”.
Kjo eshte tamam ajo qe Kur’ani ka
– testin e falsifikimit. Disa jane te vjeter (ne sensin qe ata tashme
jane provuar te verteta) dhe disa ekzistojne edhe sot e kesaj dite.
Shume thjeshte ai thote: “Nese ky liber nuk eshte cfare
pretendohet, atehere cfare ju duhet te beni eshte kjo, apo kjo, apo
ajo tjetra qe te kundershtoni ate”. Natyrisht, per 1400 vjet
askush nuk ka mundur ta beje asgje keshtu qe ai akoma konsiderohet i
vertete dhe autentik.
Testi
i falsifikimit
Cfare une ju sugjeroj eshte qe heren
tjeter, kur te debatoni me dike rreth Islamit dhe ai pretendon qe ai
eshte me te verteten dhe ju ne erresire, lerini te gjitha argumentet
menjeane dhe pyeteni personin: “A ka ndonje test falsifikimi ne
fene tuaj? A ka ne fene tuaj dicka, cfaredo qofte ajo, qe nese do te
ekzistonte do te provonte qe ju jeni gabim? Une ju premtoj qe ne
kete moment qe askush nuk do te jete ne gjendje te sjelle dicka te
tille – asnje test, asnje prove, asgje. Kjo sepse ata nuk mendojne
qe ata nuk duhet te tregojne cfare ata besojne por ata duhet tu
japin te tjereve nje shans per te provuar qe ata nuk jane gabim.
Megjithkete, Islami e ben kete.
Nje shembull perfekt qe tregon si
Islami i ofron njeriut nje shans per te provuar vertetesine tij,
jepet ne kapitullin e katert. Te them te drejten vertete u cudita
kur e zbulova kete sfide per
here te pare. Sure En-Nisa, 4:82, thote:
“
A nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter,
pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie”.
Kjo
eshte nje sfide e qarte per nje jo-musliman. Ai eshte i ftuar te
gjeje nje gabim. Faktikisht, serioziteti dhe veshtiresia e kesaj
sfide,dhe paraqitja e saj ne vend te pare nuk eshte ne natyren
njerezore dhe nuk eshte pjese e personalitetit te njeriut. Nuk mund
te ndodhe qe dikush ulet ne provim, dhe pasi e mbaron ate, i le
profesorit nje mesazh ku thuhet: “Ky provim eshte perfekt. Nuk ka
asnje gabim ne te. Gjejeni nje, nese mundeni!” Askush nuk e ben
kete. Profesorin nuk do ta zinte gjumi naten derisa ai te gjente nje
gabim. Por perseri, kjo eshte menyra me te cilen Kur’ani i
drejtohet njerezimit.
Pyeti
Ata qe kane dituri
Nje tjeter e vecante interesante qe
ekziston ne Kur’an vazhdimisht
merret me keshillat qe ai i ofron lexuesit. Kur’ani e informon
lexuesin per fakte te ndryshme dhe me pas keshillon, “nese kerkon
te dish me teper per kete ose ate, apo nese dyshon ne ate qe thuhet,
atehere pyet ata qe kane dituri”. Kjo eshte nje tjeter
karakteristike qe te cudit. Nuk eshte normale per dike qe nuk ka
eksperience ne gjeografi, botanike, biologji, etj., - te diskutoje
per keto tema, dhe me pas te keshilloje te tjeret te pyesin ata qe
kane dituri nese informacioni eshte i dyshueshem. Gjate te gjitha
koherave, shume muslimane kane ndjekur keshillat e Kur’anit dhe
kane bere zbulime te shumta. Nese do te hidhnim nje sy mbi punen e
shkencetareve muslimane te shume shekujve me pare, do te shikonim qe
ata kane perdorur shpesh kuota nga Kur’ani. Punet e tyre tregojne
qe ata bene studime ne nje vend te caktuar, sepse ata kerkonin te
arrinin diku. Dhe ata do te na siguronin qe arsyeja qe i beri ata te
studionin mbi dicka te tille ishte sepse Kur’ani i tregoi atyre
drejtimin e duhur. Pershembull, Kur’ani flet per origjinen e
njeriut dhe me pas i thote lexuesit: “Bej kerkim mbi te”. Ai i
jep lexuesit nje shenje dhe me pas thote qe ka akoma dicka per te
zbuluar. Kjo eshte ajo mbi te cilen Muslimanet nuk tregojne interes
– por kjo nuk ndodh gjithmone dhe paragrafet e meposhtem e
vertetojne kete.
Embriologjia
Disa vite me pare, nje grup
studiuesish ne Riad, ne Arabine Saudite, mblodhen te gjitha versetet
e Kur’anit qe diskutonin embriologjine – krijimin e njeriut ne
miter. Ata thane “kjo eshte cfare Kur’ani thote. A eshte kjo e
vertete?” Per te vertetuar kete ata ndoqen keshillen e Kur’anit
qe thote “pyeti ata qe kane dituri”. Qelloi qe ata zgjodhen nje
jo-musliman i cili ishte profesor i embriologjise ne Universitetin e
Torontos. Emri i tij ishte Keith Mur, dhe ai eshte autore i nje sere
librash mbi embriologjine – nje ekspert boteror mbi kete lende.
Ata e ftuan ate ne Riad dhe thane: “Kjo eshte cfare Kur’ani
thote per kete teme. A eshte kjo e vertete? Cfare mund te na thoni
per kete?”
Gjate qendrimit te tij ne Riad, ata i
dhane profesorit ndihmen e duhur me perkthimet dhe bashkepunimin qe
ai kerkoi. Ne fund ai u cudit aq shume me ate qe zbuloi, saqe ai
nderroi edhe disa pjese nga librat e tij. Ne fakt, ne edicionin e
dyte te njerit nga librat e tij, qe titulohet ‘Perpara se te ishim
Lindur’...ne seksionin e historise se embriologjise ai perfshiu
disa materiale qe nuk ishin ne edicionin e pare sepse cfare ai gjeti
ne Kur’an ishte me e avancuar sesa dija e tij dhe se ata qe
besojne ne argumentet e Kur’anit dine ate qe te tjeret nuk e dine.
Une pata kenaqesine ta intervistoja Dr. Keith Mur per nje prezantim
televiziv ne te cilin folem gjate mbi kete teme – pati gjithashtu
ilustrime te ndryshme me ane te projektorit etj. Gjate prezantimit
ai tha qe shume nga ato cka Kur’ani thote mbi krijimin e njeriut
nuk diheshin deri para 30 vjeteve. Ne fakt, ai tha qe pershkrimi i
Kur’anit per embrionin ne nje nga gradat e zhvillimit
si ‘gjak i ngjizur’ (si shushunje) ishte dicka e re per
te, (Sure el-Haxh, 22:5; el-Mu’minune, 23:14; El-Gafir, 40:67) por
pas kerkimit ai pa qe ajo ishte e vertete, dhe e shtoi ate ne librin
e tij. Ai tha qe nuk e kishte menduar kurre nje dicka te tille. Me
pas ai shkoi ne departamentin e zoologjise dhe kerkoi fotografine e
nje shushunje. Kur ai e gjeti ate, e pa qe ajo dukej tamam si
embrioni i njeriut, dhe per kete vendosi ti paraqese te dy
fotografite ne nje nga librat e tij.
Megjithese shembulli i mesiperm i
kerkimit te metejshem mbi informacionin e dhene ne Kur’an i perket
eksperiences se nje jo-muslimani, ai eshte perseri i vlefshem sepse
vete profesori eshte nje nga ato qe kane dituri ne subjektin mbi te
cilin behet studimi. Sikur nje njeri i thjeshte te thoshte qe ajo
cka Kur’ani thote per formimin e njeriut eshte e vertete, ndoshta
fjalet e tij nuk do te pranoheshin. Por, per arsye te posites se
larte, respektit dhe vleresimit qe njerezit ja shoqerojne
studiuesve, do te ishte e natyrshme te mendohet qe nese ata do te
benin nje kerkim dhe do te dilnin ne perfundime te bazuara ne kete
kerkim, atehere perfundimet do te ishin te vlefshme.
Kurnderpergjigja
e Skeptikut
Dr.
Muri shkroi gjithashtu nje liber mbi embriologjine klinike, dhe kur
ai e prezantoi materialin e tij ne Toronto, ai u ndesh me nje reagim
te ashper ne te gjithe Kanadane. Kjo u publikua ne faqet e para te
gazetave ne te gjithe vendin, bile disa nga titujt ishin me te
vertete qesharake. Per shembull, njeri nga titujt lexonte “DICKA E
CUDITSHME E GJETUR NE LIBRIN E LASHTE TE LUTJEVE!” Ky shembull
tregon qarte qe njerezit nuk e kuptojne qartesisht ate per te cilen
behet fjale. Faktikisht, nje reporter i nje gazate e pyeti profesor
Murin: “Anuk mendoni qe Arabet mund te kene pasur dije rreth
gjithe kesaj – pershkrimin e embrionit, pamjen e tij dhe si ai
ndryshon e rritet? Ndoshta ata nuk ishin shkencetare, ndoshta ata
kane bere operacione duke i care njerezit per te pare keto gjera.”
Profesori menjehere theksoi se ai (reporteri) kishte humbur nje pike
shume te rendesishme – te gjitha pamjet e perdorura gjate
prezantimit ishin fotografuar nepermjet mikroskopit. Ai vazhdoi duke
thene qe “nuk eshte e rendesishme nese dikush eshte munduar te
zbuloje embriologjine 14 shek. me pare. Ata nuk mund ta kishin pare
ate!”
Te gjitha pershkrimet e Kur’anit mbi
embrionin i perkasin kohes kur ai eshte shume i vogel per tu pare me
syrin e lire; keshtu qe duhet nje mikroskop per ta pare ate. “Nje
mjet i tille u zbulua vetem rreth 200 vjet me pare” - vazhdoi Dr.
Muri – “Ndoshta 14 shekuj me pare dikush mbante te fshehur nje
mikroskop dhe beri kete kerkim, duke mos bere asnje gabim. Me pas,
ne nje menyre apo nje tjeter ja mesoi ate Muhamedit (s) dhe i mbushi
mendjen atij ta perfshinte kete informacion ne librin e tij. Pas
kesaj ai i shkaterroi mjetet e tij te punes duke e mbajtur ate
pergjithmone sekret. A e beson ti kete? Ne fakt nuk duhet ta besosh
perderisa te sjellesh prova te sakta sepse kjo me te vertete eshte
nje teori qesharake.” Kur ai u pyet ‘si e shpjegonte ai kete
informacion ne Kur’an?’, Dr. Muri u pergjigj: “Ajo shpjegohet
vetem me nje revelate nga Zoti!”
Gjeologjia
Nje nga koleget e Dr. Murit, Marshall
Xhonson, merret me studimin e Gjeologjise ne Universitetin e
Torontos. Ai tregoi nje interes te vecante ne faktin qe informacioni
qe Kur’ani jepte mbi embriologjine ishte i sakte, dhe per kete, ai
i kerkoi muslimaneve te mblidhnin cdo gje nga Kur’ani qe kishte te
bente me specialitetin e tij. Perseri njerezit ngelen te habitur nga
rezultatet. Perderisa ne Kur’an trajtohen tema te shumta, do te
duhej nje kohe e gjate per tu marre me gjithshka. Do te mjaftonte
per qellimin e ketij diskutimi te thonim qe Kur’ani ofron
informacion te qarte dhe te sakte per tema te ndryshme dhe ne te
njejten kohe ai keshillon lexuesin te verifikoje vertetesine e tyre
me studime te ndrshme nga specialiste te ketyre subjekteve. Ashtu
sikurse u tregua nga shembujt e mesiperm te embriologjise dhe
gjeologjise, Kur’ani ka qene gjithmone nje burim autentik ne te
cilin kushdo mund te mbeshtetet.
Ju
nuk e dinit kete me pare
Pa dyshim, nje tjeter menyre
interesante e te shprehurit e cila nuk gjendet askund tjeter pervec
se ne Kur’an, eshte ajo kur Kur’ani informon dhe me pas shpesh
here i drejtohet lexuesit me fjalet “Ju nuk e dinit kete me
pare”. Asnje shkript tjeter nuk e ben kete. Te gjitha shkrimet e
lashta dhe skriptet qe njerezit kane japin nje informacion te gjere,
por ato gjithmone e tregojne burimin e informacionit.
P.sh:, kur Bibla diskuton per
historine e te lashteve, ajo tregon qe ky mbret ka jetuar ketu, ky
tjetri luftoi ne kete beteje, nje tjeter kishta kaq djem, etj.
Megjithate, Bibla thote qe nese lexuesi kerkon nje infromacion me te
zgjeruar, ai duhet te kerkoje ne kete liber apo ate liber te caktuar
sepse ai eshte libri nga ku informacioni eshte marre. Ne kontrast me
kete koncept, Kur’ani e furnizon kexuesin me informacion dhe me
pas thote qe ky informacion nuk ka qene i njohur me pare. Eshte me
shume interes te permendim qe ky koncept nuk u sfidua kurre nga
jo-muslimanet, gjate ketyre 14 shekujve. Me te vertete Mekasit i
urrenin aq shume muslimanet, por megjithese ata degjuan revelimet e
ndryshme qe sillnin dicka te re, perseri ata kurre nuk folen e thane
qe “kjo nuk eshte e re. Ne e dime ku Muhamedi e gjeti kete
informacion. Ne e kemi mesuar kete ne shkolle.” Ata nuk munden
kurre ta sfidonin autenticitetin e ketyre informacioneve sepse
megjithmend ato ishin te verteta!
Per te ndjekur keshillen e Kur’anit
per kerkim te informacionit, (edhe nese ai eshte i ri), gjate kohes
se tij si udheheqes i muslimaneve, Omeri caktoi nje grup studiuesish
per gjetjen e murit te Dhulkarneinit. Perpara se Kur’ani te
zbriste, Arabet nu kishin degjuar kurre per nje mur te tille, por
vetem pse Kur’ani e pershkruante, ata qene ne gjendje ta gjenin
ate. Ai ndodhet ne nje vend te quajtur Durbend, ne ish Bashkimin
Sovjetik.
[ Shenim: Qyteti i Derbendit (Durbend,
Derbend, Derband) gjendet ne Dagestan, ne brigjet perendimore te
Detit Kaspik, rreth 150 milje ne jug-lindje te Groznit, ne Ceceni
dhe 140 milje ne veri-perendim te Bakut, ne Azerbaixhan. Derbandi
njihej gjithashtu me emrin Bab el-Ebuab ne historine e hershme te
Islamit. Et-Tabariu e ka permendur ate ne vepren e tij “Tarik
er-Rusul ue’l Muluk” kur diskutonte per ngjarjet e vitit 14 ne
kalendarin musliman (ose 646 e.r.) gjate periudhes se udheheqesit te
drejte Kalifit Omer ibn el-Katab (r.a.). Qyeteti gjithashtu
permendet nga Jakuti ne vepren Mu’xham El-Buldan. Qyteti ishte i
rrethuar me fortifikata me qellim qe ti mbrohej sulmeve nga veriu i
Kaukazit, kur gjate nje kohe sundohej nga mbreteria e fuqishme e
Kazarit. Hitoria e Kazarajve dokumentohet qe nga mesi i mijevjecarit
te pare e.r., dhe mbreteria e tyre u shperbe ne 966 e.r. Derbendi
ishte pika strategjike qe lidhte Veriun e Kaukazit me Jugun apo
zonat Perse.
Abdullah Jusuf Ali, perkthyesi i
famshem i kuptimit te Kur’anit diskuton disa opinione mbi
Dhulkarneinin ne shtojcen VII ne fund te sures “Kehf” apo
“Shpella”. Historiani i famshem, Ibn Kethiri permend qe
Dhulkarneini ishte nje mbret besimtar i cili jetoi gjate kohes se
profetit Ibrahim (Abraham s.) dhe ai beri peligrimazhin rreth
Ka’bes bashke me profetin Ibrahim (s) kur ai e ndertoi ate. Shiko
faqen “Minoritetet Muslimane” per nje harte qe tregon Derbendin]
Prova
e autenticitetit: Nje Trajtim
Duhet
te theksohet qe Kur’ani eshte i sakte per gjerat qe thote,
megjithate saktesia nuk do te thote qe ai eshte nje liber i shenjte.
Ne fakt, saktesia eshte vetem nje nga kriteret qe nje revelate e
shenjte duhet te plotesoje. P.sh., libri telefonik eshte i sakte por
kjo nuk do te thote qe ai eshte i shenjte. Problemi i vertete
qendron aty ku provat duhet te paraqesin burimet e informacionit te
Kur’anit. Por theksi bie ne krahun tjeter, ne ate qe prova duhet
te gjendet nga lexuesi. Dikush nuk mund ta mohoje vertetesine e
Kur’anit pa pasur prova te mjaftueshme. Nese dikush gjen ndonje
gabim, atehere personi mund ta diskualifikoje ate. Kjo eshte tamam
ajo qe Kur’ani inkurajon.
Nje here nje burre erdhi tek mua, pas
nje fjalimi qe kisha dhene ne Afriken e Jugut. Ai ishte
shume i inatosur me ato qe une kisha thene dhe me tha: “Sot
une do te shkoj ne shtepi dhe do te gjej nje gabim ne Kur’an”.
Pa dyshim – thashe une – une do te pergezoje per kete. Kjo eshte
gjeja me e zgjuar qe dikush mund te bente”. Sigurisht, ky ishte
trajtimi qe muslimanet duhet ti bejne Kur’anit me ata qe dyshojne
ne vertetesine e tij, sepse vete Kur’ani ofron nje sfide te tille.
Nje fakt thelbesor qe duhet perseritur per sa i perket vertetesise
se Kur’anit eshte qe pamundesia e dikujt per te shpjeguar nje
fenomen nuk i kerkon personit te pranoje ekzistencen e fenomenit apo
shpjegimin e nje personi tjeter persa i perket te njejtit fenomen.
Per te qene me specifik, nese dikush mund mund te shpjegoje dicka,
kjo nuk do te thote qe personi duhet te pranoje versionin e dikujt
tjeter. Por, nese personi e kundershton shpjegimin e dikujt tjeter,
atehere eshte detyra e tij te gjeje nje prove te sakte. Kjo teori
gjenerale ishte e aplikueshme per koncepte te ndryshme per jeten,
por ajo gjithashtu i
pershtatet shume bukur sfides se Kur’anit, sepse ajo krijon nje
veshtiresi per ate qe thote “Nuk e besoj”. Ne momentin kur
dikush refuzon te besoje dicka, ai merr mbi vete obligimin per nje
shpjegim tjeter nese ai mendon qe tjeteri eshte gabim.
Ne fakt, ne nje ajet te vecante te
Kur’anit i cili gjithmone eshte keqinterpretuar nga perkthyesit e
Kur’anit, Allahu permend nje njeri te cilit ju shpjegua e verteta.
Thuhet qe ai nuk e kreu mire detyren sepse ai nuk i shqyrtoi mire te
gjitha variantet qe ai kishte degjuar. Me nje fjale, eshte fajtor ai
i cili degjon dicka dhe nuk e shikon ate me sy kritik per te pare
nese ajo eshte e vertete apo jo. Menjefjale, cfare duhet bere eshte
qe informacioni te merret, te procesohet, te vendoset per ate qe
eshte e sakte apo jo e sakte dhe me pas personi te perfitoje nga
informacioni qe mori.
Informacioni duhet te organizohet dhe
ndahet ne kategori te vecanta ne menyre qe te trajtohet ne menyra te
ndryshme. P.sh. nese dikush mendon qe informacioni eshte spekulues,
atehere personi duhet te shikoje ne cilin krah informacioni anon me
teper, eshte ai i drejte apo i gabuar. Por, nese te gjitha faktet
jane ofruar atehere personi eshte i detyruar te zgjedhe vetem njerin
nga keto dy opsione. Edhe nese dikush nuk eshte pozitiv per sa i
perket vertetesise se informacionit, ai eshte i detyruar ta
procesoje informacionin, dhe te bindet qe ai nuk mund te vendose mbi
te. Megjithese pika e fundit mund te duket pa kuptim, ajo ishte e
rendesishme ne ate qe personi arrin ne nje konkluzion pozitiv qe
bazohet ne analize te fakteve. Ky familjaritet me iformacionin do ti
tregoje personit “kufirin”. Kur ai te perballohet me zbulime te
reja apo infromacione te reja. E rendesishme ketu eshte ajo qe
dikush nuk mund te mohoje faktet vetem pse personi nuk eshte i
interesuar ne to.
Duke
Provuar Alternativa te ndryshme
Siguria
e vertete persa i perket vertetesise se Kur’anit shfaqet ne
konfidencen qe eshte e pranishme ne te; dhe kjo konfidence vjen me
nje trajtim te vecante qe quhet “Duke Provuar Alternativat”. Ne
thelb Kur’ani thote; “Ky eshte nje revelate e shenjte, nese ju
nuk besoni atehere cfare eshte kjo?” Me fjale te tjera, lexuesi
eshte i ftuar te sjelle shpjegime te tjera. Ja ku eshte nje liber i
shkruar me boje mbi leter. Nga erdhi ky liber? Ai thote qe eshte nje
revelate e shenjte; nese jo, atehere cili eshte burimi i tij? Fakti
me interesant eshte qe asnje nuk ka ardhur me nje shpjegim qe
qendron. Ne fakt te gjitha alternativat jane provuar. Ashtu sikurse
jo-muslimanet e kane trajtuar kete problem, alternativat jane
pothuajse reduktuar ne dy drejtime mendimesh.
Ne njerin krah qendron nje grup
njerezish qe e kane studiuar Kur’anin per qindra vjet te cilet
thone: “Nje gje eshte e qarte – ai njeri, Muhamedi (s), kujtonte
se ishte profet. Ai ne fakt ishte i cmendur.” Ndersa ne krahun
tjeter qendron nje tjeter grup njerezish qe thone “ Per kete apo
ate evidence, ne jemi te sigurte qe Muhamedi (s) ishte nje
genjeshtar!” Ironikisht, keto dy grupe nuk arrijne kurre te
bashkohen pa kontradita. Ne fakt shume libra i pranojne te dy
alternativat duke filluar me ate qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe
duke perfunduar me ate qe ai ishte genjeshtar. Ata asnjehere nuk e
kuptuan qe ai nuk mund te kishte patur te dyja. P.sh. nese dikush
eshte i manget dhe mendon qe eshte profet, nuk ulet gjithe naten
duke bere plane se si do ti mashtroje njerezit
te nesermen, keshtu ata do te mendojne qe ai eshte profet?”
Ai beson ne ate ashtu sikurse beson qe pergjigja do te vij me ane te
revelates.
Rruga
e Kritikut
Faktikisht, nje pjese e madhe e
Kur’anit zbriti si pergjigje per shume pyetje. Dikush do te pyeste
Muhamedin (s) dhe revelata do te vinte me pergjigjen e pyetjes.
Sigurisht, nese dikush eshte i cmendur dhe beson se nje engjell i
peshperit ne vesh, atehere kur dikush ben nje pyetje, ai kujton se
engjelli do ti sjelle atij pergjigjen. Ai eshte i cmendur prandaj
dhe ai e beson kete. Ai nuk i thote pyetesit te prese per nje moment
dhe me pas vrapon tek shoket e tij per te pyetur, “a e di ndonjeri
prej jush pergjigjen?” Kjo lloj sjellje eshte karakteristike e
dikujt qe nuk beson qe ai eshte profet. Cfare jo-muslimanet nuk
pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja. Njeri mund te
jete i manget ose genjeshtar. Fakti eshte qe ato jane te dyja
karakteristika reciproke te personalitetit.
Skenari i meposhtem eshte nje shembull
ideal per te pershkruar ate qark te mbullur qe jo-muslimanet
pershkojne vazhdimisht. Nese i pyet ata “cila eshte origjina e
Kur’anit?” Ata thone qe ai eshte pjelle e nje personi qe ishte i
cmendur. Me pas i pyet: “Nese ai vjen nga ky person, ku e gjeti ai
ate informacion qe perfshihet ne te? Pa dyshim Kur’ani permend
shume gjera qe ishin te reja per Arabet.” Meqe ata duhet te
shpjegojne kete fakt, ata nderrojne pozicion duke thene: “Ndoshta
ai nuk ishte i cmendur. Ndoshta ndonje i huaj ja mesoi atij te
gjitha keto. Keshtu qe ai genjeu dhe i tha njerezve qe ai ishte
profet.” Ne kete pike ju duhet te pyesni: “Ku e gjeti Muhamedi
konfidencen e tij, nese ai ishte mashtrues?” Te zene ne nje qoshe,
si nje mace e egersuar, ata do te vijne me pergjigjen e pare qe u
vjen ne mendje. Duke harruar qe ajo mundesi u konsumua nje here ata
thone: “Epo, ndoshta ai nuk ishte mashtrues. Patjeter duhet te
kete qene i cmendur qe vertet besonte se ishte profet”. Keshtu ata
fillojne nga e para te pershkojne ate qark te mbyllur.
Ashtu sikurse eshte permendur edhe me
pare, Kur’ani perfshin nje infromacion te gjere burimi i te cilit
nuk mund ti takoje askujt pervec Allahut. P.sh. kush i tregoi
Muhamedit (s) per murin e Dhulkarneinit – nje vend qindra milje
larg ne veri. Kush i tregoi atij per embriologjine? Kur njerezit
mbledhin fakte te tilla, nese ato nuk duan qe tia atribuojne
ekzistencen e tyre ndonje burimi te qiellor, ato automatikisht
kthehen ne pretendimin qe dikush ja mesoi Muhamedit (s) keto
infromacione i cili i perdori ato per te mashtruar njerezit.
Megjithate, kjo teori mund te kundershtohet me nje pyetje te
thjeshte: “Meqe Muhamedi ishte mashtrues, ku e gjeti ai
konfidencen e tij? Perse ai i tregonte njerezve ne fytyre ate qe
askush tjeter nuk mund ta thoshte? Kjo konfidence mund te shpjegohet
vetem me faktin qe personi beson qe atij i eshte zbritur nje
revelate qiellore.
Nje
Revelate – Ebu Lehebi
Profeti Muhamed kishte nje xhaxha emri
i te cilit ishte Ebu Leheb. Ky person e urrente Islamin aq shume,
saqe ai e ndiqte Profetin per ta tallur dhe diskretituar. Nese ai e
shikonte profetin duke folur me nje te panjohur, ai do te priste
derisa ata te ndaheshin dhe me pas ai do te shkonte tek i panjohuri
dhe do ta pyeste: “Cfare te tha ai? A tha ai e zeze? Ne fakt eshte
e bardhe. A tha ai mengjes? Ne fakt eshte mbremje.” Ai thoshte
gjithmone te kunderten e asaj qe ai degjonte Muhamedin (s) dhe
muslimanet te thonin. Pamvaresisht nga kjo, pothuajse 10 vjet me
pare se Ebu Lehebi te vdiste, u shpall nje kapitull i vogel nga
Kur’ani qe fliste per te (Sure El-Leheb, 111). Ajo tregonte hapur
ate qe ai nuk do te behej kurre nje musliman dhe per kete do te
denohej perjete. Per dhjete vjet cfare Ebu Lehebi mund te kishte
bere ishte te thoshte: “Kam degjuar qe Kur’ani thote une nuk do
te ndryshoje kurre – une nuk do te behem kurre nje musliman keshtu
qe do te perfundoj ne zjarr. Epo, une dua te behem musliman tani. Si
ju duket kjo? Cfare mendon per revelaten nga Zoti juaj?” Por ai
nuk e beri kurre kete. Dhe perseri, kjo do te ishte pikerisht
sjellja e tij, perderisa ai kundershtonte cdo gje qe Islami thote.
Ne nje fare menyre ajo cfare Muhamedi (s) tha ishte: “Ti me urren
dhe ti kerkon zhdukjen time. Atehere thuaj keto fjale dhe une jam i
mbaruar. Hajde pra, thuaji keto fjale.” Por Ebu Lehebi nuk i tha
kurre ato fjale. Dhjete vjet te tera, dhe gjate gjithe asaj periudhe
ai nuk e pranoi dhe nuk e mbeshteti kurre ceshtjen e Islamit.
Si mundet Muhamedi (s) ta kishte ditur
dhe te ishte i sigurt qe Ebu Lehebi do ta vertetonte revelaten
Kur’anore nese ai (Muhamedi s.) nuk ishte lajmetari i vertete i
Allahut? E si mund te kishte qene ai aq konfident sa ti kishte dhene
dikujt 10 vjet kohe per per disktretituar figuren e tij si Profet?
Pergjigja e vetme eshte qe ai ishte i derguar i Allahut; sepse te
ofrosh nje sfide kaq te rezikshme, duhet te jesh me te vertete i
bindur dhe te mbeshtetesh ne nje revelate nga Zoti.
Largimi
Nje tjeter rast qe flet per
konfidencen e Muhamedit (s) ne profetesine e tij dhe ne nje force
qeillore qe do ta mbronte ate
dhe mesazhin e tij ishte kur ai la Meken dhe u fsheh bashke me Ebu
Bekrin ne nje shpelle gjate emigrimit te tyre per ne Medine. Qe te
dy i pane disa njerez qe po vinin per ti vrare, bile Ebu Bekri ishte
shume i frikesuar. Padyshim, nese Muhamedi (s) ishte nje mashtrues
qe perpiqej tua hidhte te tjereve ne ate qe ai ishte profet,
gjithkush do te priste qe ne nje rast te tille ai do ti thonte
shokut te tij: “Ej Ebu Beker, shiko mos ka ndonje dalje tjeter nga
kjo shpelle,” apo “Ulu, zer nje qosh dhe mos bej zhurme”.
Megjithate ajo cfare ai i tha Ebu Bekrit illustroi konfidencen e
tij. Ai tha: “Qetesohu, Allahu eshte me ne, dhe Allahu do te na
shpetoje”. Nese dikush mundohet te mashtroje te tjeret, ku e gjen
ai kete natyre te shprehuri? Ne fakt, kjo strukture mendimi nuk
eshte aspak karakteristike e mendjes se nje genjeshtari e
mashtruesi.
Pra, ashtu sikurse eshte permendur
edhe me siper, jo-muslimanet vijne rrotull e rrotull nje qarku te
mbyllur, duke kerkuar nje shpjegim – nje menyre qe shpjegon te
dhenat ne Kur’an pa ia atribuar ato origjines se tij te vertete.
Ne njeren ane, te henen te merkuren dhe te premten ata thone qe ai
ishte nje genjeshtar, dhe ne anen tjeter, te marten, te enjten dhe
te shtunen ata thone qe ai ishte i cmendur. Cfare ata refuzojne te
pranojne eshte qe personi nuk mund ti kete te dyja; por pamvaresisht
nga kjo, ata kane nevoje per te dy teorite per te shpjeguar
permbajtjen e Kur’anit.
Takim
me nje Minister
Rreth shtate vjet me pare, nje
minister vizitoi shtepine time. Pikerisht ne dhomen ne te cilen ne
ishim ulur, mbi tavoline, i kthyer mbrapsht, qendronte nje Kur’an.
Ministri nuk mund ta shikonte se cili liber ishte. Ne mes te nje
diskutimi, une i tregova librin dhe i thashe: “Une kam besim ne
kete liber.” Duke pare nga Kur’ani dhe duke mos ditur se cili
liber ai ishte, ai u pergjigj: “Degjo, nese nuk eshte Bibla,
atehere ai eshte shkruar nga nje njeri”. Si pergjigje te asaj qe
ai tha, une vazhdova: “Me ler te them se cfare ka ne kete
liber”, dhe brenda 3 apo 4 minutash, une i tregova atij per disa
gjera qe Kur’ani permend. Tamam, fill pas atyre 3 apo 4 minutave,
ai ndryshoi pazicionin e tij duke thene: “Ke te drejte. Ate liber
nuk e ka shkruar njeriu. Ate e ka shkruar Djalli”. Ne te vertete,
nje person me mendime te tilla eshte shume i pafate per nje arsyetim
te shendoshe. Se pari, ajo eshte nje kunderpergjigje e shpejte dhe e
pa matur mire. Ajo eshte nje dalje e shpejte nga nje situate aspak
komforte.
Faktikisht, eshte nje histori ne Bibel
qe permend se si disa cifute ishin deshmitare kur Jezusi (s) ngjalli
nje te vdekur. Personi kishte 4 dite qe kishte vdekur, dhe kur
Jezusi mberriti ne vend, ai tha ‘ngrihu” dhe personi u ngrit dhe
shkoi. Ne nje situate te tille, disa cifute qe ishin prezent thane
me mosbesim: “Ky eshte Djalli. Djalli e ndihmoi ate”. Sot kjo
histori perseritet shume shpesh neper kisha, ne te gjithe boten dhe
njerezit derdhin lote duke thene: “Ah, te kisha qene i pranishem,
nuk do te kisha qene aq budalla sa cifutet.” Por ironikisht, keto
persona bejne te njejten gje qe cifutet bene, kur, per tre minuta,
ti u tregon atyre vetem nje pjese te vogel nga Kur’ani. Ata thone:
“Djalli e beri ate. Djalli e shkroi ate liber”. Vetem sepse ato
zihen ngushte ne nje qosh dhe nuk kane se cfare te thone, ata i
kthehen rrugedaljes me te lehte dhe te pamatur.
Burimi
i Kur’anit
Nje tjeter shembull qe flet per
adoptimin e ketyre rrugedaljeve ne situata te tilla, eshte shpjegimi
i burimit te mesazhit te Muhamedit nga Mekasit. Ata shpesh here
thonin: “Djajte i sjellin Muhamedit Kur’anin”. Dhe ashtu
sikurse dhe ne shume raste te tjera, Kur’ani e jep pergjigjen per
kete: Nje verset ne Kur’an (Sure El-Kalem, 68:51-53)
“E
ata qe nk besuan gati sa nuk te zhduken ty me shikimet e tyre, kur e
degjuan Kur’anin thane ‘Ai eshte i marre!’
Por
ai nuk eshte tjeter vetem se keshille per boten”
Keshtu ai ofron nje argument per tu
pergjigjur kesaj teorie. Ne fakt ka shume ajete ne Kur’an qe
kendershtojne haptas sugjerimin qe Muhamedi e merrte kete mesazh nga
djajte. Per shembull, ne kapitullin 26, Allahu (swt) haptazi
afirmon:
“Ate
Kur’anin nuk e sollen djajte.
Atyre
as nuk u takon e as nuk kane mundesi.
Pse ata jane penguar edhe per ta degjuar!”
(Sure
Esh-Shuaraë)
Ne nje vend tjeter (Sure En-Nahl,
16:28) ne Kur’an, Allahu ne meson:
“Kur
te lexosh Kur’anin, kerko mbrojtjen e Allahut prej shejtanit te
mallkuar.”
A eshte kjo menyra qe shejtani e
shkruan nje liber? Ai i thote personit: “Para se te lexosh librin
tim, kerkoi Zotit te te mbroje nga une.” Kjo eshte vertet shume e
ngaterruar. Vertet nje njeri mund ta kishte shkruar dicka te tille,
por jo Djalli. Shume njerez thone qe ata nuk mund ti japin nje
zgjidhje ketij problemi. Ne njeren ane ata thone qe Djalli nuk do ta
bente dicka te tille, bile edhe nese do te mundte, Zoti nuk do ta
lejonte ate, por ne te njeten kohe, ata e vene Djallin pothuajse ne
te njejten pozite me Zotin. Ne nje fare menyre ata thone qe Djalli
mund te beje cdo gje qe Zoti ben. Si rezultat, kur ata shikojne
Kur’anin, ndonese te mahnitur me mrekulline e tij, ata akoma
insistojne qe “Djalli e shkroi ate!”
Falenderimet i qofshin Allahut (swt)
qe muslimanet nuk kane te njetin qendrim. Ndonese Djalli mund te
kete disa mundesi, ato perseri qendrojne shume larg nga mundesite e
Allahut. Dhe asnje musliman nuk do te jete i tille derisa nuk e
beson kete. Dihet nga te gjithe, bile edhe nga jo-muslimanet qe
Djalli shume thjesht mund te gaboje dhe do te ishte shume e mundur
qe ai do te binte ne kontradikte me vetveten nese ai do te shkruante
nje liber. Per kete Kur’ani thote:
“A
nuk e perfillin ata Kur’anin? Sikur te ishte prej dikujt tjeter,
pervec prej Allahut, do te gjenin ne te shume kunderthenie.”
Mitomania
Nje tjeter sulm qe ka lidhje me
arsyetimet e jo-muslimaneve ne perpjekjet e tyre te kota per
shpjegimin e disa ajeteve ne Kur’an, eshte edhe nje kombinim i te
dy teorive qe Muhamedi (s) ishte i cmendur dhe genjeshtar. Keta
njerez propozojne qe Muhamedi ishte i cmendur dhe si rezultat i
kesaj ai mashtronte dhe i shtynte njerezit ne rruge te gabuara. Ka
nje emer per kete ne psikologji dhe ai eshte Mitomania. Personi qe
vuan me kete lloj semundje thote genjeshtra dhe me pas i beson edhe
vete ato. Kjo sipas jo-muslimaneve, eshte semundja nga e cila
Muhamedi (s) vuante. Por problemi me kete propozim eshte qe personi
qe vuan nga mitomania, absolutisht nuk mund te flase me fakte, dhe
Kur’ani eshte i teri i bazuar ne fakte. Cdo gje qe perfshihet ne
te mund te provohet si e vertete. Perderisa faktet jane problemi
kryesor per nje mitomaniak, terapia qe perdoret per kurimin e saj
eshte ballafaqimi i personit me fakte.
P.sh. nese dikush eshte i cmendur dhe
thote “une jam mbreti i Anglise” psikologu nuk e kundershton ate
duke i thene , “jo ti nuk je mbret. Ti je i cmendur”. Ne fakt ai
e ballafaqon ate me fakte dhe thote: “Dakort. Ti thua qe je mbret
i Anglise. Atehere nuk me thua ku ndodhet mbreteresha sot? Ku eshte
kryeministri yt dhe ku jane turperojet?” Ne kete rast, kur personi
ka probleme per tja dale me faktet, atehere ai do te filloje te
nxjerre arsye te kota, duke thene: “Mmm...mbreteresha...ajo ka
shkuar ne shtepine e se emes. Nnnndersa...kryeministri...ne fakt ai
vdiq”. Eventualisht ai kurohet sepse nuk mund tja dale dot me
faktet. Nese psikologu vazhdon ti paraqese atij fakte, ai ndeshet me
realitetin dhe thote: “Mendoj qe une nuk jam mbret i Anglise”.
Ne Kur’an eshte perdorur pothuajse e
njejta menyre qe psikologu perdor per te kuruar mitomanine. Nje ajet
ne Kur’an (Sure Junus, 10:57) thote:
“Oh
ju njerez! Juve ju erdhi nga Zoti juaj keshilla (Kur’ani) dhe
sherimi i asaj qe gjendet ne kraharoret tuaj, edhe udhezim e meshire
per besimtaret.”
Ne pamje te pare ajeti duket i pa
qarte, megjithate, per dike qe e shikon ate nen driten e shembullit
qe permendem me larte, kuptimi i ajetit del mese i qarte. Ai qe e
lexon Kur’anin sherohet nga deziluzionet. Ai eshte nje terapi ne
thelb. Literalisht, ai i kuron njerezit e deluzionuar duke i
paraqitur atyre fakte. Nje menyre trajtimi qe te bie ne sy ne
Kur’an eshte ajo qe thote: “Oh ju njerez, ju thoni kete e kete
per kete gje; e c’mendoni per kete tjetren? Si mund ta thoni kete
gje kur dini ate tjetren?” e keshtu ne vazhdim. Kjo e detyron dike
te shikoje cfare eshte e rendesishme dhe ne te njejten kohe ajo e
cliron personin nga iluzione qe e bejne ate te mendojne qe faktet e
prezantuara nga Allahu mund te shpjegohen shume thjesht me teori dhe
arsyetime te kota.
Enciklopedia
e Re Katolike
Eshte pikerisht kjo gje –
konfrontimi me fakte – qe ka terhequr vemendjen e shume
jo-muslimaneve. Ne fakt, ne Enciklopedine e Re Katolike, ekziston
nje reference e re qe flet per kete subjekt. Ne nje artikull qe flet
per Kur’anin, Kisha Katolike thote:
Pergjate
shekujve, shume teori jane ofruar per te shpjeguar origjinen e
Kuranit...Sot asnje njeri i arsyeshem nuk i pranon keto teori...
Ja
pra, se si Kisha Katolike, qe ka ekzistuar per kaq shekuj, i mohon
te gjitha ato perpjekje per shpjegimet e kota te Kur’anit.
Ne te vertete, Kur’ani eshte nje
problem serioz per Kishen Katolike. Ajo thote qe Kur’ani eshte nje
revelate dhe per kete ata e studiojne ate. Pa dyshim ata do te donin
te gjenin prova qe ai nuk eshte, por nuk munden. Ata nuk mund
te gjejne nje shpjegim qe qendron. Por te pakten ata jane te drejte
ne kerkimet e tyre dhe nuk i pranojne interpretimet jo-thelbesore me
te cilat ata mund te ndeshen. Kisha thote qe gjate ketyre 14
shekujve nuk eshte prezantuar asnje shpjegim i arsyeshem. Te pakten
ajo pranon qe Kur’ani nuk eshte dicka qe mund te kalohet pa i
kushtuar vemendjen. Ndersa ka njerez qe jane shume me pak te
sinqerte dhe qe menjehere thone: “Kur’ani vjen nga kjo,
Kur’ani vjen nga ajo.” Bile ne pjesen me te madhe te rasteve ata
as qe e ekzaminojne kredibilitetin e asaj qe thone.
Natyrisht, nje thenie e tille nga
Kisha Katolike e ben nje kristian te sotem te ndeshet me veshtiresi
te shumta. Situata mund te jete qe nje person ka nje ide te veten
per sa i perket origjines se Kur’anit, por si pjestar i Kishes, ai
nuk mund te veproje sipas asaj qe ai mendon. Kjo, sepse nje veprim i
tille do te ishte ne kundershtim me bindjen, betimin dhe besnikerine
qe Kisha kerkon. Per sa kohe qe ai eshte pjestar i saj, personi
duhet te pranoje pa pyetje dhe te praktikoje si pjese e rutines se
perditshme ate qe Kisha Katolike deklaron. Ne thelb, nese Kisha
Katolike thote: “Mos i besoni keto informata te pa konfirmuara per
Kur’anin, cfare mund te themi atehere per pikeveshtrim Islamik”.
Nese, vete jo muslimanet e pranojne qe ka dicka per Kur’anin –
dicka qe duhet konsideruar – pse atehere njerezit behen aq
kokeforte dhe armiqesor kur Muslimanet avancojne pikerisht te
njejten teori? Pa dyshim, kjo eshte per tu thelluar dhe per ata qe
jane te arsyeshem dhe te zotet e mendjes.
Deshmia
e nje intelektuali
Kohet e fundit, nje nga intelektualet
me ne ze te Kishes Katolike – nje person i quajtur Hans –
studioi Kur’anin dhe opinionin e tij per ate qe kishte lexuar.
Hansi eshte nje figure e njohur dhe shume i respektuar ne Kishen
Katolike. Pas nje studimi te kujdesshem ai prezantoi rezultatet duke
perfunduar: “Zoti i foli njeriut nepermjet njeriut, Muhamedit.”
Perseri ky eshte nje konkluzion i arritur nga nje jo-musliman –
pikerisht nga nje intelektual shume i njohur ne Kishen Katolike.
Une nuk besoj qe Papa bie dakort me
kete, megjithate opinioni i nje figure kaq te njohur per publikun
duhet te peshoje disi ne krahun e Muslimaneve. A duhet te
duartrokitet per ate qe ai u ndesh me realitetin dhe Kur’ani nuk
eshte dicka qe mund te lihet menjeane dhe qe, ne fakt Zoti vete
eshte origjina e atyre fjaleve.
Ashtu sikurse edhe u be e qarte nga
informacioni i permendur me larte, te gjitha alternativat u
konsumuan, keshtu qe shansi per gjetjen e ndonje shpjegimi tjter per
mohimin e Kur’anit eshte i pa mundur.
Pesha
e proves mbi kritikun
Nese libri nuk eshte revelate, atehere
ai eshte mashtrim; dhe nese eshte mashtrim ne duhet te pyesim,
“Cila eshte origjina e tij? Cfare eshte ajo me te cilin ne po
mashtrohemi?” Vertet, pergjigjet e verteta te ketyre pyetjeve
hedhin drite mbi vertetesine e Kur’anit dhe bejne te heshtin ato
thenie te paqendrueshme te pabesimtareve.
Tek e fundit, nese njerezit insistojne
ne ate qe Kur’ani eshte nje mashtrim, ata duhet te ofrojne
evidenca per kete. Pesha e proves bie mbi ta, dhe jo mbi ne. Askush
nuk mund te avancoje nje teori nese nuk mund ta shoqeroje ate me
fakte; keshtu qe une i them: “Me trego ndonje mashtrim. Me trego
cfare eshte ajo me te cilen Kur’ani me mashtron mua. Me
trego...ose perndryshe mos thuaj qe ai eshte nje mashtrim!”
Origjina
e Universit dhe Jetes
Nje
karakteristike e vecante e Kur’anit eshte menyra se si ai shqyrton
fenomene qe i perkasin jo vetem te kaluares por edhe diteve te
sotme. Ne fakt, Kur’ani nuk ishte vetem nje problem i vjeter. Ai
akoma paraqet nje problem – problem per jo-muslimanet. Sepse cdo
dite, cdo jave, cdo vit sjell evidenca te reja per ate qe Kur’ani
eshte nje force qe duhet ta pranojme – qe eshte i vertete dhe kjo
vertetesi nuk mund te sfidohet.
P.sh. nje ajet ne Kur’an (Sure
El-Enbija, 21:30) thote:
“A
nuk e dine ata te cilet nuk besuan se qiejt e toka ishin te
ngjitura, e Ne i ndame ato te dyja dhe ujin e beme baze te jetes se
cdo sendi; a nuk besojne?”
Si per ironi, ky ishte informacion per
te cilin – nje cift pabesimtaresh – u nderuan me Cmimin Nobel ne
1973.
Kur’ani shpalos te verteten mbi
origjinen e universit – se si filloi nga nje pjese e vetme – dhe
njerezit vazhdojne ta verikikojne kete deri ne ditet e sotme. Per me
teper, fakti qe baza e jetes eshte uji nuk do te mund te perdorej
lehte per te bindur njerezit 14 shekuj me pare. E si mund te
qendronte dikush para 1400 vjetesh ne shkretetire dhe ti tregonte
shokut te tij: “I gjithe ky (duke bere me shenje nga trupi i tij)
eshte i perbere ne pjesen me te madhe prej uji. Askush nuk do ta
besonte. Nuk kishte asnje prove derisa u arrit zbulimi i
mikroskopit. Ata duhet te presnin derisa te zbulonin qe citoplazma,
substanca baze e qelizes, ishte e perbere prej 80% uje. E pra
evidenca erdhi, dhe Kur’ani perseri i qendroi proves se kohes.
Me
gjere mbi Testin e Falsifikimit
Ne lidhje me testin e falsifikimit qe
kemi permendur me siper, duhet te theksojme qe edhe ato i kane
rezistuar te kaluares dhe te tashmes. Disa nga ato jane permendur si
ilustrime te fuqise dhe dijes se Allahut, ndersa disa te tjere
vazhdojne ti rezistojne sfidave te ndryshme te diteve tona. Nje
shembull i te parit eshte c’ka Kur’ani thote per Ebu Lehebin.
Kjo, fare qarte ilustron ate qe Allahu, I Cili e njeh te fshehten, e
dinte qe Ebu Lehebi nuk do te nderronte kurre mendim dhe te pranonte
Islmain, dhe per kete Allahu lajmeroi qe ai do te denohet
pergjithmone ne Zjarr. Ky kapitull ishte nje ilustrim i dijes
madheshtore te Allahut ashtu sikurse ishte nje paralajmerim per te
gjithe ata qe ishin si Ebu Lehebi.
Idhtaret
e Librit
Nje
tjeter shembull interesant i testit te falsifikimit qe gjendet ne
Kur’an eshte pjesa qe permend mardheniet ndermjet muslimaneve dhe
cifuteve. Ky verset eshte dhene ne menyre te atille qe te mos preke
mardheniet ndermjet individeve te te dy feve. Ne fakt ai ben nje
permbledhje mbi mardheniet midis dy grupeve perkatese. Ne thelb,
Kur’ani thote qe Kristianet gjithmone do ti trajtojne Muslimanet
shume me mire sesa Cifutet i trajtojne ato. Ne te vertete, influenca
e plote e ketij verseti mund te vihet re vetem duke veshtruar ate me
nje kujdes te vecante. Eshte e vertete qe shume Kristiane dhe shume
Cifute kane pranuar Islamin, por ne pergjithesi, komuniteti Cifut
eshte per tu pare si nje armik i rezikshem i Islamit. Per me teper,
vetem pak njerez e kuptojne qellimin e nje deklarate te tille ne
Kur’an. Kjo do te kishte qene nje shans i mire per Cifutet te
sfidonin vertetesine e Kur’anit – ate qe ai nuk eshte nje
revelate e shenjte. Ajo cka ata duhet te bejne eshte te organizohen,
ti trajtojne muslimanet mire per disa vjet dhe me pas te thone:
“Cfare atehere thote libri juaj i shenjte per miqte tuaj – jane
ata Kristianet apo Cifutet? A e shikoni se cfare kane bere Cifutet
per ju? Kjo eshte cfare ata mund te kishin bere per ta mohuar
vertetesine e Kur’anit. Por kjo nuk eshte bere per 1400 vjet me
rradhe. Megjithate oferta eshte gjithmone e hapur.
Nje
trajtim matematikor
Te
gjithe shembujt e dhene deri tani, te cilet propozonin pikmamje te
ndryshme per shqyrtimin e Kur’anit, kane patur pa dyshim nje
natyre subjektive: Sidoqofte mbetet akoma per tu diskutuar nje
tjeter alternative, e cila vjen me me objektivitet dhe eshte me baze
matematikore.
Dikush qe do ti mblidhte ato qe ne
mund ta quanim nje ‘liste hamendjesh’, do te habitej me faktet
qe Kur’ani eshte shume autentik. Me hamendje, ashtu sikurse me
perdorimin e shembujve predikues, Kur’ani mund te shpjegohej
matematikisht. Nese per shembull kemi nje person te cilit i eshte
kerkuar te zgjedhe midis dy pergjigjeve (njera e drejte dhe tjetra e
gabuar) dhe duke mbyllur syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte
1 me 2, qe do te thote ai mund te zgjedhe ose te drejten ose te
gabuaren. Por nese i njejti person ndeshet me dy situata te tilla
(pra ai mund te zgjedhe te drejten ose te gabuaren ne situaten e
pare dhe te drejten ose te gabuaren ne te dyten) dhe duke mbyllur
syte ai zgjedh, atehere shansi i tij eshte nje me kater sepse ka
vetem nje pergjigje te cilen nese e zgjedh ai do te ishte i drejte
dhe 3 te tjerat do te ishin te gabuara. Me fjale te tjera personi
mund te beje nje zgjedhje te gabuar si ne situaten e pare ashtu edhe
ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te gabuar ne te paren dhe te
sakte ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte ne te paren dhe
te gabuar ne te dyten; ose te beje nje zgjedhje te sakte si ne te
paren ashtu edhe ne te dyten.
Pa dyshim, i vetmi rast ne te cilin
personi do te ishte plotesisht i sakte do te ishte skenari i fundit,
kur ai ben zgjedhje te sakta per te dyja situatat. Veshtiresia per
dhenien e nje pergjigje plotesisht te sakte eshte rritur sepse numri
i situatave per te cilat ai eshte kerkuar te zgjedhe eshte rritur;
ekuacioni matematikor qe perfaqeson kete skenar do te ishte ˝ x ˝
(qe do te thote 1 nga dy zgjedhje per situaten e pare dhe nje nga dy
zgjedhje per te dyten).
Nese do te bazhdonim me nje shembull
te tille, nese personi ndeshet me tre situata per te cilat ai
kerkohet te zgjedhe, atehere ai do te jete i sakte vetem ne 1/8 e
rasteve (ose ˝ x ˝ x ˝). Perseri shanset qe ai te jete korrekt ne
te tre situatat jane ulur akoma me teper duke e cuar ate ne 1 me 8.
Duhet te kuptojme qe sa me teper rritet numri i situatave aq me
teper ulen shanset per te qene i sakte sepse te dyja jane ne
proporcion te zhdrejte.
Duke aplikuar kete shembull ne
situatat e Kur’anit, do te shohim qe nese ndertojme nje liste me
subjekte per te cilat Kur’ani ka ofruar
thenie te sakta, atehere mundesia qe ato te kene qene
hamendje te verbera eshte shume e vogel. Ne te vertete subjektet e
diskutuara ne Kur’an jane te shumta (disa nga ato jane te
rreshtuara ne Kur’ani dhe Dija Shkencore), keshtu qe probabiliteti
qe dikush te vije me hamendje te sakta behet zero. Nese jane 1
milione menyra per ta quajtur Kur’anin te gabuar, por perseri ai
cdo here eshte i drjete, atehere nuk eshte e mundur qe dikush ka
qene duke folur me hamendje.
Tre shembujt e meposhtem bejne fjale
per subjekte te cilat Kur’ani ka ofruar thenie te sakta. Ato se
bashku ilustrojne ate qe rruget per te kundershtuar vertetesine e
Kur’anit nuk kane qene te mundura.
Bleta
femer
Ne kapitullin e 16 (Sure En-Nahl,
16:68-69) Kur’ani thote qe bleta femer e le folene ne kerkim te
ushqimit. Por nje person do ta kete te veshtire te gjeje me hamendje
nese bleta qe fluturon eshte mashkull ose femer. “Ma do mendja ajo
eshte femer” thote ai. Padyshim, shanset qe ai te kete dhene nje
hamendje te sakte jane nje me dy. Qellon qe Kur’ani ka dhene nje
informacion te sakte. Por qellon qe kjo nuk eshte ajo qe shume
njerez besonin perpara zbritjes se Kur’anit. Si mund te dallohet
nje blete femer nga nje blete mashkull. Ne fakt duhet nje specialist
ta beje ate, megjithate eshte zbuluar qe bleta mashkull nuk del
kurre nga foleja per te siguruar ushqimin. Por ne dramen e
shekspirit, Henri IV, disa nga karakteret pershkruajne bletet dhe
ata thone qe bletet jane ushtare dhe kane nje mbret. Kjo eshte ajo
cka njerezit mendonin ne kohen e Shekspirit – qe bletet te cilat
ne i shikojme duke fluturuar jane meshkuj dhe ato japin llogari
perpara nje mbreti. Sidoqofte kjo eshte totalisht e gabuar. Ato jane
femra dhe japin llogari perpara nje mbretereshe. Dhe per te arrtur
ketu duheshin zbulimet shkencore te vetem 300 vjeteve me pare.
Pra ne listen e hamendjeve, Kur’ani
kishte nje shans pre 50/50 per te qene drejte ndersa parashikimet
ishin nje me dy.
Dielli
Kur’ani, pervec bletes, ka dhene
informacion edhe per diellin dhe menyren se si ai leviz ne hapesire.
Kur dielli leviz ne hapsire, ka dy opsione; ai ose mund te levize
ashtu sikurse leviz nje gur i hedhur nga dikush ose ai mund te
levize ne nje menyre te caktuar. Kur’ani ofron te dyten duke thene
qe dielli leviz per shkak te levizjes se tij (Sure El-Enbija 21:33).
Per kete, Kur’ani ka perdorur fjalen “sabaha” e cila
pershkruan levizjen e diellit ne hapsire. Per ta bere kete fjale
Arabe me te kuptueshme per lexuesin ne po japim nje shembul.
Nese dikush eshte ne uje dhe ne
perdorim fjalen sabaha per te pershkruar levizjen e tij, atehere
kuptohet qe personi eshte duke notuar ne nje drejtim te caktuar dhe
jo si rezultat i ndonje force qe e shtyn ate. Menjefjale ai leviz
vete. Keshtu qe kur fjala sabaha perdoret per te pershkruar levizjen
e diellit, atehere kjo nuk do te thote qe dielli eshte duke
fluturuar jashte kontrollit ne hapsire sepse ai eshte hedhur apo
shtyre nga dicka. Ajo thjesht do te thote qe dielli kthehet dhe
rrotullohet ndersa liviz. Kjo eshte ajo per te cilen Kur’ani na
siguron, por a ishte kjo e lehte per tu zbuluar? A mundet nje person
i thjeshte te thote qe dielli rrotullohet? Vetem kohet e fundit u be
e mundur shpikja e nje pajisje qe mund te projektonte imazhin e
diellit ne kompjuter ne menyre qe studiuesit ta shikonin ate pa u
verbuar. Nepermjet ketij procesi u arrit te zbulohej qe ne diell ka
shenja dhe qe keto shenja levizin cdo 25 dite. Kjo levizje i
referohet rrotullimit te diellit ne aksin e tij dhe provon, ashtu
sikurse Kur’ani tha me teper se 1400
vjete me pare, qe me te vertete dielli
rrotullohet dhe leviz ne hapsire.
Pra ne listen e hamendjeve, shanset
per gjetjen e pergjigjeve te sakta ne te dy situatat – bleta
mashkull apo femer dhe levizja e diellit – jane nje me kater.
Zonat
Kohore
Nese do ta hidhnim veshtrimin tone ne
historine e 1400 vjeteve me pare do te kishim pare qe njerezit ne
ate kohe nuk dinin shume persai i perket ndryshimit te kohes/ores ne
vende te ndryshme, dhe ajo cka Kur’ani ka ofruar per kete subjekt
eshte megjithmend per tu habitur. Fakti qe nje familje eshte duke
ngrene mengjesin kur dielli eshte duke lindur, ndersa nje familje
tjeter eshte duke shijuar ajrine fresket te nates eshte megjithmend
dicka qe te mrekullon, bile edhe ne diten tona. Eshte mese e vertete
qe, para 1400 vjetesh, nje person nuk mund te udhetonte me teper se
30 mijle ne dite, dhe per kete nje udhetim nga India per shembull
per ne Marok do te merrte muaj te tere. Dhe padyshim, ndersa ishte
duke ngrene darke ne Marok, personi mendonte “Ashtu sikurse une
dhe famijla ime duhet te jete duke ngrene darken ne kete moment”.
Kjo ndodh sepse ai nuk e kuptonte qe kur udhetonte, ai levizte ne
kohe dhe hapsire. Perseri, vetem sepse ato jane fjalet e Allahut, te
Gjithedijshmit, Kur’ani e paraqet dhe informon per kete fenomen.
Ne nje verset shume interesant thuhet
qe kur historise ti kete ardhur fundi dhe Dita e Gjykimit te kete
arritur, gjithshka do te ndodhe brenda nje momenti. Ky moment do ti
kape disa gjate dites e disa gjate nates. Kjo ilustron dijen e gjere
te Allahut dhe ate qe Ai e dinte qe me pare ekzistencen e koheve te
ndryshme ne zona te ndryshme, megjithese kjo ishte dicka qe nuk
dihej 14 shekuj me pare. Pa dyshim ky fenomen do te mjaftonte si nje
prove per vertetesine e Kur’anit.
Mbyllje
Per tju kthyer edhe nje here listes se
hamendjeve, parashikimet apo shanset per dhenien e nje informacioni
te sakte ne te tre subjektet – bletet, livizja e diellit dhe
ekzistenca e zonave kohore – ishin nje me tete.
Keto shembuj mund te vazhdonin e
vazhdonin, duke ndertuar nje liste te gjate hamendjesh te sakta; dhe
pa dyshim raporti do te rritej me rritjen e numrit te cdo subjekti
qe diskutohet ne Kur’an. Por ajo qe asnjeri nuk mund te mohoje
eshte qe probabiliteti qe Muhamedi (s), nje i pashkolluar, te jepte
me hamendje nje infromacion te sakte per mijera e mijera subjekte pa
bere asnjehere asnje gabim, eshte aq i vogel saqe te gjitha teorite
qe flasin per autoresine e tij ne Kur’an, duhet te hidhen poshte
– bile edhe nga armiqte me te ashper te Islamit!
Ne fakt Kur’ani e pret nje sfide te
tille. Nuk do te ishte cudi qe nese nje person, ne momentin qe ai
shkel ne nje toke te huaj, i thote nje tjetri: “Une e njoh babane
tend”, personi tjeter do te dyshonte ne fjalet e te huajit, duke
thene; “Ti sapo ke ardhur ketu. Si mund ta njohesh ti babane
tim?” Si rezultat ai do te filloje te pyese; “a nuk me thua,
eshte babai im i shkurter apo i gjate, bjond apo brun? Si ngjan
ai?” Natyrisht, nese vizitori vazhdon duke dhene pergjigje te
sakta, atehere skeptiku nuk ka asnje rruge tjeter por te thote:
‘Ma do mendja qe ti vertete e njeh babane tim, ndonese une nuk e
di se si.”
Situata eshte e njejte edhe me
Kur’anin. Ai thote qe ai vjen nga Ai qe krijoi cdo gje. Keshtu qe
cdo kush ka te drejte te thote: “Me bind mua! Nese autori i ketij
libri me te vertete krijoi jeten dhe cdo gje ne qiej dhe ne toke,
atehere Ai pa dyshim duhet te dije per kete apo ate tjetren.” Dhe
dikush qe do te studionte Kur’anin do te arrinte ne te njejtat te
verteta. Per me teper ne duhet te dime dicka: Jo te gjithe ne duhet
te jemi eksperte per te verifikuar ate qe Kur’ani permban. Besimi
i dikujt shtohet ndersa ai kerkon dhe konfirmon te vertetat ne
Kur’an. Dhe kjo eshte ajo qe duhet bere gjate gjithe jetes.
Lutem qe Zoti ti drejtoje te gjithe
drejt te vertetes.
Shtojce
I
Nje inxhinjer ne Universitetin e
Torontos, i cii ishte i interesuar ne psikologji dhe kishte lexuar
dicka rreth kesaj lende, beri nje studim dhe shkroi nje dezertacion
mbi Efektivitetin e Diskutimeve ne Grup. Qellimi i ketij studimi
ishte te gjendej se sa ishin arritjet e njerezve kur ata
bashkoheshin ne grupe prej dy, tre, dhjete apo me teper personash.
Grafiku qe paraqet rezultatet leviz ne pika te ndryshme, megjithate
pika me e larte e ti perfaqeson grupin prej dy personash. Pa
dyshim ky rezultat ishte pertej perashikimeve te tija megjithate kjo
ishte nje keshille e vjeter e dhene ne Kur’an (Sure Es-Sebe
34:46):
“Thuaj:
- Une ju keshilloj vetem per nje gje. Per hir te Allahut te
angazhoheni sinqerisht, dy e nga dy ose nje e nga nje, e pastaj te
mendoheni thelle...”
Shtojce II –
‘Iram
Per me teper, ne kapitulin e 89 te
Kur’anit (Sure El-Fexhr, 89:7) eshte permendur nje qytet me emrin
‘Iram (nje qytet prej kolonash) i cili nuk eshte njohur ne
historine e lashte dhe qe sipas historianeve nuk kishte ekzistuar
kurre. Por ne dhjetor te 1978, National Geografic (nje kanal
televiziv filmash dokumentare) sjell disa informacione me interes qe
thonin qe ne 1973, ne Siri ishte germuar dhe zbuluar qyteti i Elbas.
Qyteti mendohet te jete 43 shekuj i vjeter, por kjo nuk ishte lajmi
me me interes. Cfare ishte edhe me interesante ishte qe kerkuesit
kishin gjetur ne biblioteken e Elbas nje liste te te gjithe
qyeteteve me te cilat Elba kishte lidhur mardhenie tregtare. Mund te
duket e veshtire per ta besuar por, ne liste u gjend edhe emri
‘Iram. Banoret e Elbas kishin patur mardhenie tregtare me banoret
e ‘Iramit!
Ne mbyllje dua tu kerkoj ti kushtoni
nje vemendje dhe kujdes te vecante rreshtave te meposhtem (Sure
29:50-51).
“Ata
thane: ‘Perse te mos i kete zbritur atij nje mrekulli nga Zoti i
tij?’ Thuaj: ‘Ceshtja e mrekulive eshte vetem ne duar te
Allahut, e une nuk jam tjeter pos terheqes i verejtjes dhe
shpjegues.’
Po
a nuk u mjaftoi atyre qe Ne ta shpallem ty librin, i cili u lexohet
atyre, e s’ka dyshim se kjo eshte dhurate e perkujtim per njerez
qe duan te besojne!”
|