Libri
Nga Abul A’la Maududi
Kurani eshte libri unik si asnje liber tjeter ne te gjithe boten.
Kurani nuk eshte nje liber rreth “fese” ne kuptimin qe kesaj
fjale i jepet gjeneralisht. Kjo eshte edhe arsyeja qe kur nje lexues
i afrohet Kuranit me nocionet e zakonshme te nje libri ne mendjen e
tij ai habitet nga stili dhe menyra e prezantimit te tij. Shpallja e
Kuranit zgjati 23 vjet. Pjeset e ndryshme te Kuranit u shpallen ne
perputhje me kerkesat e fazave te ndryshme te Islamit. Ne kete
menyre eshte mese e kuptueshme qe nje liber i tille nuk mund te kete
uniformitetin e stilit i cili ndiqet nga librat formale rreth fese.
Hyrje
-
Udhezimi i shenjte
-
Stili
-
Perpilimi
-
Universaliteti
-
Nje kod i plote
-
Sugjerime per studim
-
Libri i jetes
Hyrje
Perpara se lexuesi te filloj studimi
e Kuranit ai duhet te kete parasysh faktin se ai eshte nje liber i
vecante; Kurani nuk permban informacion, ide dhe argumente rreth
temave te vecanta te renditura sipas rendit letrar. Pikerisht per
kete arsye nje i panjohur me Kuranin ne takimin e pare te tij me
kete liber habitet kur nuk zbulon emertimin e nje teme ose nje
ndarje ne kapituj dhe seksione apo nje trajtim te vecante per tema
te ndryshme te jetes, te gjitha keto te renditura sipas nje rendi
serik. Kjo eshte dicka me te cilen ai nuk ka qene i njohur me pare
dhe e cila nuk koincidon me konceptimin e tij rreth nje libri.
Ai zbulon se libri trajton kredo, jep
udhezime morale, formeson ligje, fton njerezit drejt Islamit,
paralajmeron mosbesimtaret, nxjerr mesime nga ngjarjet historike,
paralajmeron, jep lajme te mira; te gjitha keto te kombinuara me nje
menyre terheqese. E njejta teme perseritet ne menyra te ndryshme dhe
nje teme ndjek tjetren pa ndonje lidhje te dukshme. Ne disa raste
nje teme e re trajtohet ne mes te nje teme tjeter pa ndonje arsye te
dukshme. Folesi dhe i adresuari, drejtimi dhe adresa, qe te gjitha
keto ndryshojne pa asnje lajmerim.
Ngjarjet historike prezantohen
megjithate jo ne menyren qe ndiqet ne librat tradicionale te
historise. Ceshtjet e filozofise dhe metafizikes trajtohen ne nje
menyre te ndryshme nga ajo e teksteve te ketyre lendeve. Njeriu dhe
universi permenden ne nje gjuhe te ndryshme nga ajo e shkencave te
natyres. Ne te njejten menyre ai ndjek metoden e vet te zgjidhjes se
problemeve kulturore, sociale dhe ekonomike. Ai gjithashtu trajton
principet dhe vendimet ligjore ne nje menyre te ndryshme nga ajo e
sociologeve, avokateve dhe juristeve. Morali mesohet ne nje menyre
qe nuk e ka shoqen ne te gjithe literaturen e kesaj lende. Kurani
nuk eshte nje liber rreth “fese” ne kuptimin qe kesaj fjale i
jepet gjeneralisht. Kjo eshte edhe arsyeja qe kur nje lexues i
afrohet Kuranit me nocionet e zakonshme te nje libri ne mendjen e
tij ai habitet nga stili dhe menyra e prezantimit te tij. Ai zbulon
se ne shume vende prapaskena nuk permendet ashtu sic nuk permenden
kushtet ne te cilat nje pasazh i vecante eshte shpallur. Lexuesi i
rastit mbetet, ne kete menyre, i paafte per te perfituar plotesisht
nga thesaret me te shtrenjta qe permban Kurani, megjithese
ndonjehere ai mund te kete sukses ne zbulimin e disa gureve te
cmueshem atje ketu. Por vetem ata njerez te cilet jane te pamesuar
me keto krakteristika dalluese te Kuranit bien viktima te dyshimeve
te tilla.
Lexuesi mund te shpetohet nga te
gjitha keto veshtiresi, nese ai paralajmerohet qe ne fillim per kete
pike thelbesore: libri qe ai do te lexoje eshte i vetmi i llojit te
tij ne te gjithe boten; stili i tij letrar eshte mjaft i ndryshem
nga ai i librave te tjere. Atehere dhe vetem atehere ai mund ta
kuptoje ate.
Udhezimi i shenjte
Para se gjithash, lexuesi duhet te kuptoje natyren e vertete te
Kuranit. Pavaresisht nese dikush beson apo jo se eshte nje liber i
shpallur, ai duhet te konsideroje, si nje pike nisjeje, deklarimin
qe libri ashtu si dhe mbajtesi i tij Muhamedi (as) ben, se eshte nje
udhezim i shenjte.
Allahu, mbreti i universit, krijuesi,
zoteruesi dhe sovrani, krijoi njeriun dhe i dhuroi atij aftesite e
te mesuarit, folurit, kuptuarit dhe te dallimit te se mires nga e
keqja. Ai i dhuroi njeriut lirine e zgjedhjes dhe veprimit. Ai i dha
atij autoritet te zoteroj dhe perdor gjerat rreth tij. Shkurtimisht
Allahu i dhuroi atij nje lloj autonomie dhe e caktoi ate si
perfaqesuesin e tij ne toke dhe e urdheroi te jetonte ne perputhje
me udhezimin e tij.
... Ai i organizoi te gjithe ata qe
pranuan udhezimine shenjte ne nje komunitet , te cilit nga ana e vet
iu kerkua te riformesonte menyren kolektive te jeteses duke u bazuar
ne udhezimin dhe te perpiqet per te reformuar boten, e cila eshte ne
nje rruge te mbrapshte. Kurani, i cili iu shpall Muhamedit (as),
eshte libri i cili permban ate ftese dhe udhezim te shenjte.
SUBJEKTI te cilin ai shqyrton eshte
NJERIU: ai dikuton ato aspekte te jetes njerezore qe cojne ose ne
suksesin e vertete ose ne humbje. TEMA QENDRORE qe gjendet ne te
gjithe Kuranin eshte ekspozimi i realitetit dhe ftesa ne rrugen e
drejte qe bazohet ne te.
Ai deklaron se ky realitet eshte i
njejti qe iu shpall nga vete Allahu Ademit, ne kohen e caktimit te
tij si perfaqesues i zotit, dhe te gjithe lajmetareve pas tij.
QELLIMI DHE OBJEKTI i shpalljeve eshte te ftojne njeriun ne rrugen e
drejte dhe te prezantojne qarte udhezimin te cilin ai e ka humbur
per shkak te neglizhences se tij ose eshte shtremberuar nga
imoraliteti i tij. Nese lexuesi ka parasysh keto tre gjera kryesore
ai do te zbuloje se ne liber nuk ka mospajtim ne stil, zbrazeti ne
kontinuitet dhe as mungese nderlidhjesh ndermjet termave te tij te
ndryshme.
Faktikisht ky liber nuk eshte
asnjehere jorelevant persa i perket subjektit, temes qenrore dhe
qellimit te tij...kjo eshte arsyeja qe deklaron diskuton ose permend
nje teme vetem ne masen aq ajo i mbetet besnike qellimit te saj dhe
le jashte detajet jorelevante dhe te panevojshme duke u kthyer here
pas here tek tema qendrore dhe ftesa rreth te ciles c’do teme
tjeter sillet. Kur Kurani studiohet ne kete prizem, asnje dyshim nuk
se i gjithi ai eshte nje argument llogjik dhe se ka nje vazhdimesi
temash ne liber.
Stili
Shpallja
eKuranit zgjati 23 vjet. Pjeset e ndryshme te Kuranit u shpallen ne
perputhje me kerkesat e fazave te ndryshme te Islamit. Ne kete
menyre eshte mese e kuptueshme qe nje liber i tille nuk mund te kete
llojin e uniformitetit te stilit qe ndiqet ne librat formale fetare.
Duhet, gjithashtu, te kihet parasysh se pjese te ndryshme te
Kuranit, qofshin ato te gjata apo te shkurtra, nuk ishin paramenduar
per t’u publikuar ne forme pamfletesh ne kohen e shpalljes se
tyre, por duhet te shperndaheshin si adresa dhe te beheshin te
njohura si te tilla. Ne kete menyre ato nuk mund te ishin ne stilin
e fjales se shkruar. Per me teper keto adresa ishin domosdoshmerisht
te nje natyre tjeter nga ato te leksioneve te nje profesori.
Profetit (as) i ishte besuar nej mision i vecante dhe iu desh qe te
prekte njekohesisht emocionet dhe intlektin; atij iu desh te bente
me njerez me mentalitetet te ndryshme dhe te perballej me situata
dhe eksperienca te ndryshme gjate misionit te tij. Gjithashtu atij i
duhej te sterviste dhe reformonte ndjekesit e tij dhe t’i
frymezonte ata me shpirt dhe kurajo per te refuzuar argumentet e
kundershtareve dhe per te ekspozuar dobesine morale te tyre.
Kjo, gjithashtu, shpjegon pse
ceshtjet e njejta perseriten here pas here ne Kuran. Nje mision dhe
levizje kerkojne natyrisht qe te prezantohen vetem ato tema te cilat
kerkohen ne nje faze te caktuar dhe asgje nuk duhet te thuhet per
kerkesat e fazave te tjera. Keshtu qe te njejtat udhezime perseriten
here pas here per sa kohe qe Islami qendron ne te njejten faze.
Sigurisht qe ato jane formuluar me fjale dhe stil te ndryshem ne
menyre qe t’u evitonte monotonia dhe te shprehura ne nje gjuhe te
bukur dhe te nderuar per t’i bere sa me efektive dhe mbreselenese.
Per me teper perseriten ne vendet e pershtatshme kredoja baze dhe
pricipet ne menyre qe Islami te mbetet i forte ne c’do faze.
Te gjithe kapitujt e Kuranit i
referohen kredos baze: unitetit te Allahut, atributeve te tij, jeta
pas vdekjes, pergjegjesise, ndeshkimit dhe shperblimit, profetesise
dhe besimit ne liber. Ata te gjithe mesojne devocion, fuqine
shpirterore, durim dhe besim tek Allahu sepse keto virtyte nuk mund
te neglizhohen ne cfaredo faze te Islamit. Nese ndonje nga keto baza
do te ishte dobesuar sado pak ne cfaredo faze, levizja Islame nuk do
te kishte bere asnje progres ne shpirtin e saj te vertete.
Perpilimi
Allahu
i cili shpalli Kuranin eshte kujdesur per ruajtjen dhe sigurine e
perhereshme te tij. Menjehere pasi nje pasazh i Kuranit shpallej ai
u shkruante ne gjethet e drurit te hurmes, levoret e pemeve, kocka,
nen diktimin e profetit, dhe te gjitha keto copeza futeshin ne nje
traste. Pervec kesaj disa nga shoqeruesit i shkruan keto pjeseza per
t’i perdorur edhe vete. Ne te njejten kohe muslimanet i
memorizonin keto pasazhe sepse atyre iu duhej t’i lexonin ato
gjate faljeve, nje praktike e caktuar qe ne fillim te Islamit. Po
menjehere pas vdekjes se profetit nje ngjarje ndodhi qe e beri te
domosdoshme perpilimin e librit.
Nje stuhi e terbuar renegimi u perhap
dhe shume nga shoket e profetit te cilet shkuan ne lufte per ta
shtypur ate u vrane. Mes ketyre martireve kishte prej atyre te cilet
e kishin memorizuar te gjithe Kuranin. Omari (ra) kuptoi se duhet te
merreshin hapa te domosdoshme per te ruajtur Kuranin te pacenuar ne
formen e tij origjinale dhe kundra cdo rreziku. Gjithashtu ai
llogjikoi se nuk ishte shume e mencur te vareshin plotesisht nga ata
te cilet ishin memorizues te Kuranit. Ai u perpoq te bindte per
domosdoshmerine e ketij hapi Ebu bekrin (ra) [i cili vdiq 2 vjet pas
profetit], por ai hezitoi te bente dicka qe profeti se kishte bere.
Por pas disa diskutimeve edhe Ebu Bekri pranoi. Ne kete menyre ai ia
beson punen Zeid bin Thabit (ra) i cili gjithashtu ashtu si Ebu
Bekri hezitoi ne fillim po per te nejten arsye. Por me ne fund ai u
bind dhe morri persiper kete pune historike.
Zeid (ra) ishte personi me i
kualifikuar per kete pune. Ai kishte sherbyer si shkrues per
profetin (as) dhe ishte nje nga shoqeruesit te cilet e kishin mesuar
Kuranin drejtpersedrejti nga ai. Ai ishte gjithashtu prezent ne
rastin kur profeti ia recitoi te gjithe Kuranin e plotesuar
engjellit Gabriel. Pergatitjet u bene per te mblledhur te gjitha
pjeset e shkruara te Kuranit te lena nga profeti si edhe ato te
zoteruara nga shoket e tij. Me pas me bashkepunimin e atyre
shoqeruesve te cilet e kishin memorizuar nje pjese ose te gjithe
Kuranin fjale per fjale, te gjitha pjeset e shkruara u krahasuan me
njera-tjetren per t’u verifikuar; Zeid (ra) nuk do te pranonte ne
doreshkrimin e tij asgje persakohe qe tre burimet nuk perputheshin
me njera-tjetren. Ne kete menyre u perpilua nje kopje korrekte
autentike dhe komplete. Kjo kopje autentike e Kuranit te plote u
mbajt ne shtepine e Hafses (ra; ajo ishte e bija e Omarit dhe nje
nga grate e profetit).Gjithashtu u shpall se kushdo qe deshironte
mund te bente nje kopje ose ta krahasonte ate me kopjen qe ai
kishte...
Ne disa vende, Kurani flet per veten
si liber. Per shembull ne Suretun Muzammil, nje shpallje e heret
Mekase, Allahu i drejtohet profetit (as) “...dhe Kuranin lexoje me
rend...” (LXXIII:4). Kjo gjithashtu tregon se Kurani supozohej te
ishte nje liber qe nga fillimi i shpalljes dhe nje liber duhet te
ndjeki njefare rregulli.
Kurani, i cili eshte tashme ne
perdorim ne te gjithe boten, eshte nje kopje ekzakte e Kuranit qe u
perpilua me urdherin e Ebu Bekrit dhe kopjeve te te cilit u derguan
ne vende te ndryshme nga Omari (ra). Edhe sot shume nga kopjet mjaft
te vjetra gjenden ne bibliotekat e medha ne pjese te ndryshme te
botes. Nje skeptik mund te dyshoj per shpalljen e tij nga Allahu por
askush nuk mund te kete ndonje dyshim persa i perket autenticitetit
, imunitetit dhe pastertise se tij nga c’do lloj shtese, shkurtimi
apo ndryshimi, sepse nuk ka asgje me autentike ne te gjithe
historine njerezore sesa ky fakt rreth Kuranit; qe eshte i njejti
Kuran i cili u prezantua nga profeti (as)
Universalizmi
C’dokush
e di se Kurani deklaron per te siguruar udhezim per te gjithe
njerezimin. Por kur e lexon ate dikush zbulon se ai i adresohet
kryesisht arabeve te cilet jetuan ne kohen e shpalljes se tij.
Megjithese here-here ai i adresohet njerezve te tjere dhe njerezimit
ai kryesisht diskuton ato gjera te cilat ishin relevante per shijet
e arabeve dhe ishin te lidhura me ambientin, historine dhe zakonet e
tyre. Fakti i vetem qe Kurani refuzon kredot blasfemike dhe denon
zakonet e liga te njerezve te caktuar, qe jetojne ne nje kohe dhe
vend te caktuar, dhe bazon argumentet per unitetin e Allahut ne
materialin e grumbulluar nga ambjenti i tyre, nuk eshte prove e
mjaftueshme per te pohuar se ftesa dhe thirrja e tij ishin lokale
dhe te perkoheshme.
Ne duhet ta shqyrtojme pyetjen me
kujdes dhe te vendosim nese cfare ai thote rreth njerezve blasfemike
te Arabise eshte apo nuk eshte i vertete per c’do periudhe dhe
vend, dhe nese a mundemi te perdorim apo te mos perdorim kudo, me
ndryshime te vogla, te njejtat argumente qe Kurani parashtron per
unitetin e Allahut. Nese pergjigjia e ketyre pyetjeve shte pozitive
atehere nuk ka arsye qe nje shpallje e tille universale te quhet
lokale ose e perkoheshme, vetem sepse iu adresua nje komuniteti te
vecante gjate nje periudhe te vecante. Nuk ka asnje filozofi, menyre
jetese e religjion ne bote qe te shtjelloj c’do gje qe nga fillimi
deri ne fund pa iu referuar rasteve te caktuara dhe konkrete, sepse
eshte e pamundur te ndertosh nje model jete vetem ne abstrakt. Edhe
nese paramendojme per hir te argumentit se nje gje e tille do te
ishte e mundur me siguri nje sistem i tille do te mbetej nje teori
ne leter dhe nuk do te merrte kurre nje forme praktike.
Nje sistem ideologjik i caktuar nuk
kthehet nacional vetem sepse i eshte prezantuar ne fillim nje kombi
te caktuar dhe se argumentet e tij i jane drejtuar njerezve te
caktuar. Faktikisht ajo cfare e dallon nje sistem kombetar nga
nderkombetar dhe nje sistem te perkohshem nga te perjetshem eshte
kjo: nje sistem kombetar ose synon formesimin e superiorotetit te
tij ose pretendimet e vecanta te tij per vendet e tjera ose
prezanton principe dhe teori te cilat nga vet natyra e tyre nuk mund
te aplikohen ne vendet e tjera. Ne anen tjeter nje sistem
nderkombetar siguron status dhe te drejta te barabarta per te gjithe
njerezit dhe parashtron principe te aplikimit universal. Pricipet e
nje sistemi te perkohshem behen jopraktike me kalimin e kohes,
ndersa principet e nje sistemi te perhershem jane te aplikueshme ne
te gjitha kohet.
Nje
kod i plote
Nje
aspekt tjeter qe shkakton konfuzion eshte theksimi i shpeshte se
Kurani eshte nje kod i plote i jetes. Por kur dikush e lexon ate, ai
nuk gjen rregulla te detajuara persa i perket problemeve sociale,
kulturore, politike dhe ekonomike. Dikush mund te habitet kur shikon
se ai nuk permban ndonje rregull te detajuar persa i perket namazit
dhe zekatit, te cilat jane detyra aq te rendesishme saqe Kurani
streson here pas here praktikimin e tyre. Nje lexues i rastesishem
nuk mund ta kuptoje sesi ky liber mund te quhet nje kod i plote. Ky
konfuzion shkaktohet sepse lexuesi anashkalon faktin se Allahu jo
vetem qe dergoi librin por gjithashtu caktoi edhe lajmetarin e tij
per te demonstruar mesimet e tij duke i vene ato ne praktike. Per te
ilustruar kete mund te marrim shembullin e ndertimit te nje
ndertese.
Nese per ndertimin e saj parashtrohet
vetem nje plan dhe asnje inxhinier nuk do te marre pjese per
drejtimin e punimeve, atehere cdo hollesi duhet te jepet. Por nese
nje inxhinjer caktohet gjithashtu bashke me planin per te ndertuar
ndertesen atehere nuk ka nevoje per nje plan te hollesishem. Ne kete
rast vetem nje skec me pikat me thelbesore do te ishte mese i
mjaftueshem. Ne kete menyre do te ishte gabim te quaje nje plan te
tille jo te plote. Qe kur Allahu dergoi lajmetarin e tij bashke me
Kuranin vetem principet kryesore dhe udhezimet thelbesore
nevojiteshin, jo hollesirat e tyre.
Funksioni kryesor i Kuranit eshte te
prezantoj qarte bazat intelektuale dhe morale te rruges islame te te
jetuarit dhe t’i perforcoj ato me argumente dhe thirrje zemres.
Persa i perket anes praktike te ndertimit te rruges islame te se
jetuarit, ai mjaftohet me perkufizimin e kufijve te c’do aspekti
jetesor pa dhene rregulla te hollesishme. Per me teper ai fikson
tabela per udhezim ne disa vende te rendesishme per te treguar sesi
ato duhen te ndertohen ne perputhje me vullnetin e Allahut.
Perpjekja aktuale e te ndertuarit te menyres islame te jeteses ne
perputhje me udhezimet qe gjenden ne liber, iu besua profetit (as) i
cili u dergua posacerisht per te themeluar modelin e jeteses: nje i
vlefshem per individin, shoqerine dhe shtetin islam per t’u
ndertuar ne vija praktike me principet e Kuranit.
Nje pyetje tjeter e cila shkakton
konfuzion tek disa eshte ajo e divergjences ne interpretimin e
Kuranit. Njerezit thone se ne njeren ane Kurani denon shume ashper
ata njerez te cilet krijojne ndryshime ne librin e Allahut dhe
shkaktojne ndarje ne religjionin e tyre; nga ana tjeter ekziston nje
numer i madh i interpretimeve te ndryshme rreth urdherave te Kuranit
saqe mezi mund te gjesh nje urdher i cili ka vetem nje interpretim
qe pranohet universalisht. Dhe nuk jane vetem njerezit e periudhave
te ndryshme kohore te cilet ndryshojne nga njeri-tjetri por edhe
shkollaret e periudhes se hershme duke perfshire edhe shoqeruesit e
profetit (as) dhe ndjekesit e tyre, te cilet nuk rane dakort
unanimisht ne c’do hollesi sesi te interpretonin urdherat dhe
ndalimet. A meritojne te gjithe keta njerez denimin e shprehur ne
Kuran per interpretime te ndryshme?
Ketu mjafton te permendim se Kurani
nuk eshte kundra ndryshimeve te shendosha ne opinione dhe
interpretimin e urdherave te tij persa kohe qe a) ka nje pajtim ne
principet baze te Islamit ndermjet atyre te cilet kane interpretime
te ndryshme dhe b) ata qendrojne te bashkuar perbrenda komunitetit
musliman. Kurani kundershton ate lloj divergjence qe fillon me
vet-adhurim dhe pandershmeri dhe te con drejt grindjeve dhe te
sektarianizmit. Meqenese keto dy lloje ndryshimesh nuk jane te
ngjashme as ne natyren e tyre as ne rezultatet e tyre, ato nuk duhen
te vendosen ne te njejten kategori. Ndryshimi i pare eshte thelbesor
per progres dhe eshte vete shpirti i jetes dhe c’do komunitet
njerezish mendues dhe inteligjente duhet ta inkurajojne ate.
Ekzistimi i tij eshte nje shenje vitaliteti dhe vetem ai komunitet
qe deshiron te kete budallenj ne gjirin e tij mund ta shtyp ate.
Sugjerime
per studim
Nje
kusht per kuptimin e Kuranit eshte ta studiosh ate mendjehapur.
Pavaresisht nese dikush beson apo jo qe ai eshte nje liber i
shpallur, ai duhet qe sa me shume te jete e mundur te cliroje
mendjen e tij nga animi pro ose kunder tij, ta cliroje nga te gjitha
opinionet paraprake dhe me pas t’i qaset atij me deshiren e vetme
per ta kuptuar ate.
Nese dikush deshiron te kete nje
njohuri te thelle te tij, atij do t’i duhet te lexoje ate disa
here dhe c’do here nga nje pikeveshtrim i ndryshem. Ata te cilet
deshirojne te bejne nje studim te plote te Kuranit duhet ta lexojne
ate te pakten dy here me qellimin e vetem per te kuptuar teresisht
sistemin e jetes qe ai prezanton. Ai duhet te perpiqet te zbuloje
principet baze dhe rrugen e jetes qe Kurani syon te ndertoje mbi to.
Gjate ketij studimi paraprak nese disa pyetje vijne ne mendjen e
lexuesit ai duhet t’i shenoje ato dhe te vazhdoje durimisht
studimin e tij sepse ai mund t’i gjej pergjigjet e pyetjeve diku
ne vet Kuranin. Nese ai i gjen pergjigjet e pyetjeve ai duhet t’i
shenoje ato ne nje vend me pyetjet. Por nese ai nuk gjen asnje
pergjigje per te gjitha pyetjet qe ne leximin e pare ai duhet me
durim te filloj rileximin e tij. Une mund te them duke u bazuar tek
eksperienca ime se me leximin e dyte zorr se ngelet pyetje pa
pergjigje.
Pasi ka formuar, ne kete menyre, nje
mendim te pergjithshem per Kuranin lexuesi duhet te filloj studimin
e hollesishem dhe duhet te mbaj shenime rreth aspekteve te shumta te
mesimeve te Kuranit. Per shembull ai duhet te shenoje cilen menyre
jetese Kurani aprovon dhe cilen nuk aprovon. Lexuesi duhet te
shenoje cilesite e nje njeriu te mire dhe atij te keq, afer njera
tjetres, ne menyre qe te krijoje nje opinion per te dy menyrat ne te
njejten kohe. Ngjashmerisht ai duhet te shkruaje perbri njera
tjetres ato gjera qe cojne drejt suksesit dhe shpetimit nje njeri
dhe ato te cilat cijne drejt humbjes dhe shkaterrimit. Ne te njejten
menyre ai duhet te shenoje nen tituj te ndryshem mesimet dhe
udhezimet e Kuranit rreth kredos, moralit, detyrave, obligimeve,
civilizimeve, kultures, ekonomise, politikes, ligjit, sistemeve
sociale, paqes, luftes dhe problemeve te tjera njerezore.
Libri
i jetes
Por,
megjithe ndihmen e ketyre mjeteve, dikush nuk mund ta kape shpirtin
frymezues te Kuranit vetem neqoftese ai fillon ta veje ne praktike
mesazhin e tij, sepse Kurani nuk eshte as nje liber idesh dhe
teorish abstrakte te cilat mund te studiohen lehtesisht ne karrige,
as nje liber i enigmave religjioze te cilat mund te zgjidhen vetem
ne universitete dhe manastire. Ai eshte nje liber i cili eshte
derguar per te ftuar njerezit drejt fillimit te nje levizjeje dhe
per te udhehequr aktivitetet e tyre drejt arritjes se misionit te
tij. Dikush duhet, ne kete menyere, te shkoj ne sheshbetejen e jetes
per te kuptuar kuptimin e tij real.
Eshte ne kete menyre afermendsh qe
dikush nuk mund ta kuptoj te verteten qe permban Kurani thjesht me
leximin e fjaleve te tij. Per kete qellim ai duhet te marre pjese
aktive ne kpnfliktin ndermjet besimit dhe jobesimit, Islamit dhe
joIslamit, te vertetes dhe mosvertetes. Dikush mund ta kuptoje ate
vetem nese ai kupton mesazhin e tij, fton boten ta kuptoje ate dhe
vepron sipas udhezimeve te tij.
|